Page 1 of 1

Nora e shkatërroi rusen në finale, shpallet Kampione Evropiane

Posted: Sat Nov 15, 2014 8:28 am
by Adriana
-winer- Një javë historike për sportin shqiptar, duke filluar me Daniel Godelli dhe Romela Begaj që u shpallën kampion Bote në Peshëngritje, edhe Xhudisja Nora Gjakova triumfoj...

Xhudistja Nora Gjakova e rrahu në finale rusen, Anastasiia Konkina dhe u shpall kampione evropiane për U-23. Nora tregoi mjeshtëritë e saja dhe e shkatërroi rusen. Xhudisja nga Kosova luftoi si luaneshë dhe për katër minuta e ka mundur rusen, Konkina. Kjo është medalja e artë më e rëndësishmja e saj në karrierë. Një fitore e madhe, një medalje e artë tjetër për shtetin tonë. Nora tashmë solli medaljen e artë, e cila po shkon rrugës së kampiones së dyfishtë të botës, Majlinda Kelmendit (52 kg).