Page 1 of 1

Zhgenjimi i madh

Posted: Thu Dec 11, 2014 9:36 pm
by Zeus10
Daniel Godelli, kampion bote për herë të parë në historinë tonë, po shndërrohet në një gënjeshtër të madhe botërore.

Përmirësimet e Godellit nga Europiani i fundit ishin mahnitëse për këdo; një sportist që rikuperon rreth 20 kilogramë brenda 6 muajsh, në të njëjtën kategori gare, është vërtetë e rrallë. Por tashmë po na konfirmohet se vetëm me punë sportive është thuajse e pamundur.

Prej mëse gjashtë muajsh të gjithë anëtarët e skuadrës përfaqësuese, përjashto Erkand Qerimajn, janë stërvitur në Greqi, për të patur kushte dhe metoda më të mira, por njoftimi i Federatës Botërore që rrëzon çdo përpjekje, të paktën në bazë të analizës A.
Se ckam nje pershtypje, qe ketu kemi te bejme me nje prapaskene, per te demtuar imazhin e Shqiperise.

Re: Zhgenjimi i madh

Posted: Thu Dec 11, 2014 10:29 pm
by Adriana
Zeus10 wrote:
Se ckam nje pershtypje, qe ketu kemi te bejme me nje prapaskene, per te demtuar imazhin e Shqiperise.



Godelli në fb: S’kemi lidhje me dopingun, na mbështesni deri në fund


Përmes faqes së tij zyrtare në fb, Godelli shpreh shqetësimin që ai vetë dhe kolegët e tij kanë pas rezultateve të bëra publike nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, sipas të cilave Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku kanë rezultuar pozitivë në analizat e anti-dopingut.

“Falenderoj te gjithe njerzit qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojn te me mbeshtesin.Flas ne emer te gjith ekipit kombetar te peshengritjes dhe kolegeve te mij qe ndjejn te njejtin siklet. Jemi te vetedijshem qe jemi nje shtet i vogel dhe i varfer,duhet te kuptoni qe nje kampion bote per shtetin tone eshte shume me e madhe se nje investim qe bejn shtetet e tjera dhe jam i merzitur vetem per nje gje,qe ndoshta shume njerez ndjehen te zhgenjyer nga une dhe koleget e mi”.

Medalisti shqiptar në peshëngritje në këto ditë të vështira për të ka vetëm një kërkesë:

“Sot ju bej nje kerkese nga gjithe komuniteti i peshengritjes te na mbeshtesni deri ne momentin e fundit sepse dopingu nuk eshte pjese e jona,keto rezultate i arritem me mund dhe djerse,ju falenderoj dhe dua nje mbeshtetje si kur isha para gares. Mos e beni per mua por per flamurin shqipetar”.

Botërori i Kazakistan po rrezikon të shndërrohet në botërorin e Stanozololit për shqiptarët, pasi është pikërisht e njëjta substancë që u gjet në analizat e tre peshëngritësve tanë./news24/

Re: Zhgenjimi i madh

Posted: Fri Dec 12, 2014 2:12 pm
by rrëqebull
Zeus10 wrote:
Prej mëse gjashtë muajsh të gjithë anëtarët e skuadrës përfaqësuese, përjashto Erkand Qerimajn, janë stërvitur në Greqi, për të patur kushte dhe metoda më të mira
Se ckam nje pershtypje, qe ketu kemi te bejme me nje prapaskene, per te demtuar imazhin e Shqiperise.
Më tej Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, tregon se gjatë takimit me trajnerin Luan Shbani i ka kërkuart ë dijë arsyen se si është e mundur që kanë dalë tre sportistë shqiptarë pozitivë dhe pse jo sportistët grekë, të njëjtat vitamina që ka marrë ekipi shqiptar ka marrë dhe ekipi grek.
Dopingu, Gjoza: Përgjegjës për vitaminat,trajneri Luan Shabani


Image

Re: Zhgenjimi i madh

Posted: Sat Dec 13, 2014 7:22 pm
by Arbëri
PESHËNGRITËSAT ME DOPING, DYSHOHET PËR `KOMPLOT GREK`
Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka vendosur që për momentin të shkarkojë çdo përgjegjësi mbi Luan Shabanin, personin që ka përgatitur Daniel Godellin, Romela Begajn dhe Hysen Pulakun për Botëror.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=13372