Ndonëse gara e djeshme ishte një prolog, disa nga mëtuesit për titull nuk u treguan edhe aq të mirë, të paktën është pritur më shumë nga Andi Schlicek dhe të tjerë. Shtegu diçka më i mirë ishte për biçiklistët që nisën garën të fundit, sepse shiu pushoi dhe shtegu u tha.
Si do që të jetë në fund më i mirë në garën e djeshme individuale ishte biçiklisti zviceran Fabian Cancelara, i cili në etapën e parë do të vesh fanellën e verdhë ka lënë prapa gjermanin Martin, Anglezin Milarr dhe fituesin e shtatëfishtë të rikthyerin amerikanin Armstrong.
Ndërsa, fituesi nga viti i kaluar Alberto Contador u rendit i gjashti. Biçiklistët të dielën fillojnë me betejën për të fituar etapën e pare në shtegun Rotterdam-Bruksel të gjatë 223.5 kilometra e gjatë.
Rezultatet e prologut
1.CANCELLARA F.SAX(Zvic) 15 pikë
2.MARTIN T.THR (Gjer) 12
3.MILLAR D.GRM (Ang) 10
4.ARMSTRONG L.RSH (SHBA) 8
5.THOMAS G.SKY (SHba) 6
6.CONTADOR A.AST (Spa) 5
7.FARRAR T.GRM (SHBA) 4
9.BOASSON HAGEN E.SKY (SHBA) 2
10.GERDEMANN L.MRM (Gjer) 1
