Page 1 of 1

Tour de France 2010

Posted: Mon Jul 05, 2010 6:11 am
by Tan-Tirana
Nëpër një mot me riga shiu, aty këtu shteg të lagur dhe të thatë, 219 biçiklistë të 22 skuadrave, të shtunën në Rottredam kanë nisur garën për të fituar titullin e edicionit të 97-të garës më me nam në botë Tour de France.

Ndonëse gara e djeshme ishte një prolog, disa nga mëtuesit për titull nuk u treguan edhe aq të mirë, të paktën është pritur më shumë nga Andi Schlicek dhe të tjerë. Shtegu diçka më i mirë ishte për biçiklistët që nisën garën të fundit, sepse shiu pushoi dhe shtegu u tha.

Si do që të jetë në fund më i mirë në garën e djeshme individuale ishte biçiklisti zviceran Fabian Cancelara, i cili në etapën e parë do të vesh fanellën e verdhë ka lënë prapa gjermanin Martin, Anglezin Milarr dhe fituesin e shtatëfishtë të rikthyerin amerikanin Armstrong.

Ndërsa, fituesi nga viti i kaluar Alberto Contador u rendit i gjashti. Biçiklistët të dielën fillojnë me betejën për të fituar etapën e pare në shtegun Rotterdam-Bruksel të gjatë 223.5 kilometra e gjatë.

Rezultatet e prologut

1.CANCELLARA F.SAX(Zvic) 15 pikë

2.MARTIN T.THR (Gjer) 12

3.MILLAR D.GRM (Ang) 10

4.ARMSTRONG L.RSH (SHBA) 8

5.THOMAS G.SKY (SHba) 6

6.CONTADOR A.AST (Spa) 5

7.FARRAR T.GRM (SHBA) 4

9.BOASSON HAGEN E.SKY (SHBA) 2

10.GERDEMANN L.MRM (Gjer) 1


Image