
Rola El-Halabi, 26-vjeçarja me origjinë libaneze, mirëpriti mbrëmë babain në dhomat e zhveshjeve përpara ndeshjes që do të zhvillohej në Berlin, por në vend që ai t’a inkurajonte, e qëlloi tre herë me armë duke e plagosur në krah, këmbë dhe gju.
Arsyeja e këtij akti lidhet me fanatizmin fetar, pasi babai i boksieres ndiente se e bija e adoptuar po distancohej vazhdimisht nga rregullar e ngurta të botës islamike.
Në bazë të kësaj tragjedie duket se është një histori dashurie midis Rolës dhe një djali të ri, marrëdhënie e papranuar nga familja dhe veçanërisht nga babai i saj.
”Babai hyri në dhomat e zhveshjeve me një pistoletë në dorë”, deklaroi nga spitali boksierja për të përditshmen gjermane “Bild”. “Menjëherë më qëlloi në krah. Unë nisja të ulërija, por ai vazhdoi të më qëllonte”.
Libanezi, i cili hapi zjarr edhe mbi dy roje të sigurisë, u arrestua nga forcat e policisë. Të dy truprojat u shoqëruan në spital ku po kurohen për plumbat e marrë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.