video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... Vg1Sh3z2B8

Sulmet raciste të tifozëve serbë duket se nuk janë vetëm ndaj shqiptarëve. Një incident tjetër është shënuar në Angli, ku serbët kanë sulmuar lojtarët me ngjyrë të Anlgisë.
Anglia ka paditur Serbinë para Federatës Evropiane të Futbollit për shkak të incidenteve raciste nga ana e tifozëve serbë në një ndeshje të zhvilluar në këtë shtet.
Shoqata Angleze e Futbollit, përmes një deklarate ka theksuar se ka njoftuar UEFA-n për “disa incidente raciste kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë.
Serbia mund të përballet me ndëshkim nga UEFA nëse shpallet fajtore.
Në ndeshjen e zhvilluar në Krueshevc, Anglia ka mundur Serbinë me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin evropian nën 21 vjeç. Menjëherë pas lojës, serbët thuhet se kanë sulmuar lojtarët anglezë, duke hedhur objekte të ndryshme dhe duke thirrur parulla raciste.