"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Këtu mund të përshëndesni anëtarët e tjerë të forumit, miq dhe të dashur, mund të uroni personat që ju dëshironi për ngjarje të caktuara si festa, martesa ditëlindje etj.
Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit

#1

Post by Arta »

Image



Mesonjtorja



Sot kjo ditë e shenjtë, e cila nuk na kujton vetëm hapjen eMësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë, por edhe që është futur në kujtesën historike të krejt kombit shqiptar na ngjall mjaft emocion. 7 Marsi nuk tregon vetëm faktin se gjuha shqipe ka shpalosur vlera të mëdha kulturore, por mbi të gjitha kjo ditë na thekson se gjuha jonë e mëmës po bëhet gjuhë e mendimit, e zhvillimit dhe e përparimit. Dhe për këtë të vërtetë të pamohueshme kjo gjuhë ka pasur misionarët e saj të parë që janë mësuesit, të cilët u bënë apostuj të shqiptarizmës dhe të përparimit. Ja përse kjo ditë është e shenjtë dhe me meritë ka marrë emrin Dita e Mësuesit. Por për ne në Vlorë kjo ditë ka kuptim shumëdimensional. Shkolla shqipe ashtu si dhe shteti shqiptar u konsoliduan bashkë me njëri tjetrin. Në ditët që po përjeton Shqipëria sot, askush në Vlorë nuk e harron thirrjen që Ismail Qemal Vlora, u drejtoi shqiptarëve më 1900: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur dhe të varfër, pleq e të rinj duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Evropës se shqiptari ka mbetur evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet.”

Nuk ka gjë më të bukur se sa të shikosh të realizuar këtë ëndërr sot dhe të jesh në mes të atyre që krahas pluhurit të bardhë të shkumësit për ta përçuar dijen kombëtare dhe botërore shtuan edhe thinjat e bardha në flokët e tyre. Nuk ka mirënjohje më të madhe se sa për mësuesit që nuk kursyen as kohën, as përkushtimin dhe as dashurinë për të brumosur tek nxënësit e tyre dijen, kulturën, artin dhe ardhmërinë e vendit tonë. Mësuesit tanë në misionin fisnik të përhapjes së dijes u bënë monument të emancipimit dhe udhërrëfyes të së ardhmes. Ata nuk janë vetëm dhe thjeshtë profesionistë të arsimit, por ata janë njerëzit që na ndriçojnë me idealet njerëzore, ndaj dhe profesioni i mësuesit është nga më njerëzorët dhe më fisnikët.
Duke respektuar mësuesit sot, ne respektojmë vetveten, ardhmërinë e kombit dhe të brezave. E ardhmja e kombit dhe e vendit varet nga arsimi. Ja pse kjo datë lartësohet çdo ditë e bashkë me të dhe emri i mësuesit.
Gëzuar edhe një herë 7 Marsin. Suksese e mbarësi sjelltë përherë!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Përshëndetje dhe urime”