Page 1 of 2

Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 12:08 pm
by Hymniarber
Miq dhe bashkëatdhetare.
Sot eshte 2 Qershor dhe mbushet plot një vit, qekur u shkrua postimi i pare ne kete forum. Nje vit me pare, ky forum lindi, per te shprehur zerin tone pa censure, pa frikën se mendimi yt, do te kalonte ne sitat e censures dhe interesave . Ne te u bashkuan djem e vajza, te rinj e te moshuar, me pikepamje dhe interesa te ndryshme dhe sot numeron 577 anetare, duke pasur nje maksimum prej 223 vizitore online dhe percjell ze shqiptarie. Une jam i sigurte, qe ky ze do te forcohet ne te ardhmen, dhe do te behet ndoshta nje nga zerat me te spikatur ku dashuria per token, racen prej nga kemi origjinen, do te sundoje mbi gjithe ndjenjat e tjera. Kjo dashuri do te na beje ne te studjojme, hulumtojme, hetojme rrenjet tona te lashta, dhe do te jete ndjenja qe do te na mbaje ne bashkuar, per te lene menjane interesat personale partiake dhe klanore, dhe te prezantohemi ne boten e madhe me nje ze, zerin ARBEROR. Ju falenderoj te gjitheve, per kontributin e paçmuar qe keni dhene, qe zeri yne te degjohet, me i qarte se kurre, me i artikuluar se kurre dhe me me besim se kurre. Nepermjet faqeve te ketij forimi, ne kemi provuar historine tone, kulturen tone, si asnje grumbullim shqiptaresh para nesh, dhe per kete duhet te jemi krenare, sepse provuam ne te njejten kohe qe races sone nuk i mungon mençuria.
Pershendetje te gjitheve.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 12:53 pm
by Mallakastrioti
Ta gezojme ditelindjen e nje vjetorit te Forumit tone atehere, te gjithe vellezer dhe motra.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 1:55 pm
by Arbëri
Gëzuar .

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 2:00 pm
by Aurena
Gezuar nje vjetorin dhe mbaheni gjalle punen e mahnitshme qe po beni.

Nje falenderim te vecante dua te bej per autorin e kesaj video impresionuese, qe na ben krenare per origjinen tone


Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 2:02 pm
by misteralb
Gezuar 1 vjetorin e ketij kuvendi.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 2:05 pm
by Ani i Ri
Keni te drejte te krenoheni.
Arjani

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 2:45 pm
by Mendi
Pershendetje dhe gezuar 1 vjetorin. Keni kryer me te vertete pune te lavderueshme.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 7:47 pm
by alfeko sukaraku
Urime urime....mos u shuajt kurre nder shekuj ky ze qe po lidhe rilindjen me te sotmen!

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 8:29 pm
by RapsoD
Gezuar 1- vjetorin , ka me ju dasht gjithe shqiptaria.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 8:31 pm
by Phoenix
Urime të përzemërta për të gjithë ju që hapet këtë vend, ku shqiptarët bëhen krenarë!
Për mua është një shkollë e dytë. Këtu nuk mësohet padija, dogma. Mendja nuk ngurtësohet, por bëhet më e zhdërvjelltë se më parë. Në fund nxënësi nuk është i detyruar me blerë (pa) dijëplomën!
Kur të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se feja jonë është DIJA, se partitë janë bunkerë që burgosin shpirtin dhe inteligjencën e shqiptarëve, se jeta është gjëja më çmuar dhe të tjerat janë shërbyeset e saj, atëherë do të fillojmë t'i japim përsëri kësaj bote. Do të detyrohen të bëhen "miq" edhe ata që janë përbetuar si kundërshtarë.
Ky kuvend e ka nisur këtë udhë!
-itsok-

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 8:39 pm
by ErjonH.
ARBERIAONLINE eshte nder te paktit forume i cili mban me vete vlera te medha dhe unike, me vjen mire qe shqiptaria ka nje forum si ky.
Urime, nje vjetori.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 8:58 pm
by Protoalbanian
Gezuar pervjetorin dhe zhvilloheni kete iniciative te vecante.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 9:26 pm
by qiellikaltër
Urime Arbëria!

Dëshirojmë që dijet e sjella këtu të hyjnë në sa më shumë vatra shqiptare. Kështu, më pas dituria do nxisë edhe ndryshimin e përparimin, për të cilat kemi aq shumë nevojë!

Të falemi Shqipëri!

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 9:43 pm
by Hyu
Suksese ne ket pune qe keni nis per me permbush misionin e forumit.

Re: Arbëria online sot feston përvjetorin.

Posted: Wed Jun 02, 2010 9:51 pm
by Illyrian
Mirembrema dhe urime Arberia [dhe sigurisht anetareve te palodhur te ketij forumi serioz (i cili eshte i vetmi i kesaj kategorie ne internet)].