Page 1 of 1

'GEZUAR' Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit!

Posted: Thu Jun 09, 2011 3:52 pm
by Adriana
GEZUAR Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit kudo qe jeni! ''LIDHJA ESHTE GJALLE''


Image

Re: 'GEZUAR' Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit!

Posted: Fri Jun 10, 2011 1:14 pm
by Arbëri
Arrestohen për flamur

Image
Gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët simbolet shtetërore po i zëvendësonin me ato kombëtare.
Bëhet e ditur se të arrestuar janë, Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi.
Përmes një kumtese për media, Lëvizja Vetëvendosje këtë arrestim e ka cilësuar politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit.
“Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tonë gjatë viteve të persekutimit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Më tutje, Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve të saj.

http://alsat-m.tv/index.php/lajme/rajoni/68505.html

Re: 'GEZUAR' Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit!

Posted: Sat Jun 11, 2011 11:42 am
by Arbëri
Prizren, Vetëvendosje heq flamujtë kosovar, vë ato shqiptar, 6 në pranga


PRISHTINE - Gjashte aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan sot në orët e para të mëngjesit teksa po dekoronin qytetin me flamuj kombëtarë duke i hequr ata të shtetit të Kosovës, për nder të 133 vjetorit te Lidhjes së Prizrenit. Aktivistet e arrestuar janë, Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdul Camaj, Gezon Kastrati, Memli Balaj dhe Lumbardh Bukoshi.

Sipas policisë së Kosovës "personat e dyshuar kanë hequr flamujt të Kosovës dhe se rasti i është dërguar gjykatës komunale për kundërvajtje në Prizren".

Sipas lëvizjes Vetevendosje, arrestimi i tyre u bë për shkak se ata po vendosnin simbolet kombëtare duke hequr ato antikombëtare, në pervjetorin e ngjarjes më të rendesishme politike për identitetin dhe politiken shqiptare.

Nga ana e saj lëvizja Vetëvendosja e cilëson “arrestimin politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat prej kohesh ja kanë shitur shpirtin djallit”.

"Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit. Lëvizja Vetëvendosja kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve” bën të ditur në deklaraten e saj lëvizja Vetëvendosje.
(s.g/balkanWeb)

Re: 'GEZUAR' Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit!

Posted: Sat Jun 11, 2011 11:48 am
by Arbëri
Nuk di pse qeveritaret e Kosoves (Thaqi &Co) thirren ne emer te luftes se Kosoves dhe te njejtin u ben multimilionera po ne kete menyre ?
Kjo me aktivistet e LVV qe ndodhi nuk eshte gje tjeter pervetem se tradheti , nuk ka si te quhet ndryshe .