Eshte viti i pare per mua qe ngrihem heret ( kete vit me ndihmuan femijet ), deri me tani kam humbur duke cokitur 11 kokra vez te gjitha me jane thyer (pra nuk do jem e forta e ketij viti), por nuk ka gje jam ngritur e para dhe kam fituar me kryesoren ). Pas pak ketu do fillojne edhe disa lojra popullore te lashta, shpresoj te fitoj ndonjeren. Shpresoj te fitoj edhe monedhen qe kemi fshehur ne embelsire . Ne Mallakaster eshte krijuar nje gjalleri me plot kuptimin e fjales... edhe njehere Ju uroj GEZUAR!!!
Mallakastriot: Gezuar Ditelindjen!!! (edhe pse e ke te shenuar me 15 Mars mbaj mend qe na shpjeguar njehere qe ke lindur me 14-Mars)
Re: GEZUAR DITEN E VERES (14-Marsin )
Posted: Thu Mar 14, 2013 6:02 pm
by Hymniarber
Gezuar kete feste te natyrshme shqiptare, feste e tradites sone te vecante. Ardhja e Veres(Pranveres) simbolizon ardhjen e DRITES dhe DIELLIT te adhuruar prej te pareve tane, nga kohe qe nuk mbahen mend.
Re: GEZUAR DITEN E VERES (14-Marsin )
Posted: Thu Mar 14, 2013 7:27 pm
by Mallakastrioti
Gezuar te gjitheve diten e Veres.
Faleminderit per urimet Adriana ,po lindja ime eshte 14-Mars edhe pse regjistrimi eshte bere (shkruar) gabimisht prej nepunesit te atehershem me 15 dhe keshtu ngeli
Re: GEZUAR DITEN E VERES (14-Marsin )
Posted: Thu Mar 14, 2013 8:26 pm
by Arbëri
Gezuar te gjitheve diten e Veres edhe nga une .
Re: GEZUAR DITEN E VERES (14-Marsin )
Posted: Sat Mar 14, 2015 5:02 pm
by rrëqebull
Tradita Shqiptare është ushqimi më i pastër dhe më i shëndetshëm për mendjet e shqiptarushëve tanë. Çdo prind shqiptar e ka për detyrë t'i rrisë fëmijët e vet në gji të kulturës sonë natyrore, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojë, për asnjë arsye, që kjo pasuri mijëravjeçare autoktone të zëvendësohet apo të humbasë.
Gëzuar Shqiptarë! Rrofshin Traditat tona për jetë e mot!
Duam të shprehim një mirënjohje të thellë për më të mirin e mbarë televizionit shqiptar, për dashurinë që ai shpreh për Kombin vazhdimisht, porsi në rastin e këtyre fjalëve në frymën e Pashko Vasës dhe të gjithë Rilidnësve tanë, me anë të së cilave e ka pasqyruar shkurt e shqip dhe plotësisht dëlirësinë dhe çiltërsinë e festave tona dhe të kulturës sonë mijëravjeçare.
Faleminderit Besim Dina për shqiptarësínë që rrezaton në kohëra kaq të vështira si këto, ku çdo gjë burimore autentike shqiptare ose shpërfillet ose përçmohet e luftohet! Je Dielli i televizionit shqiptar!
Gëzuar Ditën e Verës Bashkëkombës!
Plotë fëmijë, shëndet e shqiptarësí u rritshin Familjet tuaja!
E duam Diellin! E duam Flamurin! E Duam Kombin!