Page 1 of 1

Gëzuar Mesdimrin! Buzmi Bujar o Shqiptarë!!

Posted: Wed Dec 24, 2014 11:01 pm
by rrëqebull
Gëzuar, Motra e Vëllezër!
GËZUAR MESDIMIRIN!
BUZMI BUJAR! u qoftë o Shqiptarë që me Ndezulli të pashueshme
i ruani dhe ndiqni Traditat Tona natyrëplota e mijëravjeçare! e që me Vrull të pandalshëm
i kryeni Porositë Kombëtare që na kanë lënë për të përmbushur të Parët Tanë!
Gëzuar pra! këtë ditë të shenjtë ku Dielli i Ripërtërirë
Bekon rrezatishëm Besëdhënien Tonë për Liri! për Bashkim! e për Çlirim nga të gjitha ato shushunjat kulturore,
që janë religjionet abrahamike të ardhura me pushtuesit shkretinorë, të cilat prej shekujsh po na përçajnë e shkombëtarizojnë!

Gëzuar Shqiptarë, Bij të Hyllit!
Me Këngë e Valle Fitoresh e pritshi Pranverën!
Si Bora n'Mal: e paçi Fatin - si Zjarri e Rrufeja: Vullnetin!


Image

Re: Gëzuar Mesdimrin! Buzmi Bujar o Shqiptarë!!

Posted: Thu Dec 24, 2015 11:18 pm
by rrëqebull
Po vjen Buzmi Bujar me gjethe e me bar, me edha e me shtjerra e mbas tyre vjen Vera!

Gëzuar Buzmin, o Bashkëkombës!
Festoni e gëzoni Shqip, se vetëm kështu do të mund të ketë festa e gëzime për Kombin Tonë edhe në të ardhmen!:
Vetëm nëse do të (ri)mësojmë e do të dimë të festojmë si të Parët Tanë: vërtetë, natyrshëm, bukurisht, besnikërisht, shqiptarisht!

Të kemi besim vetëm në Diellin që ruhet brenda Traditave Tona se prej Diellit Ato janë gatuar dhe me Diell vetëm Ato mund të na ushqejnë!

Mbarësi e mbrothësi, o Bashkëkombës!
Rroftë Shqipnia! Rroftë Shqiptaria!

Sa Dielli të jetë Diell, Shqiptari qoftë Shqiptar!



#‎trashëgimi‬ ‪#‎mirësi‬ ‪#‎bukuri‬ ‪#‎pjellori‬ ‪#‎Shqiptarësí‬ ‪#‎Diell

Re: Gëzuar Mesdimrin! Buzmi Bujar o Shqiptarë!!

Posted: Fri Dec 25, 2015 2:40 pm
by Hymniarber
Gezuar gjithe shqiptareve festat e vjetra dhe te reja, nen emrat e pelqyer prej tyre. U begatofshi ne menyre qe te duam njeri-tjetrin.