"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Etimologjia e fjales.

Diskutim profesional për gjuhën.
Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#436

Post by Zeus10 »

Hades ka dhe nje emer tjeter: Πλούτων. Cfare do te thote ky emer? Tradicionalisht, ne te gjitha kulturat, bota e te vdekurve ku Hades ishte sundimtar, eshte bota e te shumteve. Kjo per arsyen, sepse te vdekurit jane shumefish si numer krahasuar me te gjallet. Ne shqip sinonimi i shume eshte fjala plotë:
PLOT ndajf.
1. Aq sa nxë, deri në buzë, mbushur; aq sa merr, pa asnjë vend të pazënë ose hapësirë të zbrazët (për enët, hapësirat etj.); kund. bosh; zbrazët. Me gojën plot. Me xhepat plot. E mbushi gotën plot, ia çoi pushkën plot. Dhoma (shtëpia, salla) ishte plot. E ngarkoi qerren plot me dru (me gurë, me tulla). E mbushi koshin plot me rrush. Është plot, s`nxë më. Plot e përplot. Plot e për majë.
2. Më shumë njerëz, kafshë a sende, mbushur. Oborri ishte plot me njerëz. Kopshti ishte plot me lule. Molla ishte plot me kokrra. Vendi ishte plot me ujë (me baltë, me moçale, me drurë, me gurë). Ishte plot me morra (me krimba).
3. Shumë, sa të duash; mjaft. Ka plot. Kishin ardhur plot. U bëmë plot. Vajtën plot.
-A ka shumë? - Plot.
4. Me të gjitha, pa i munguar asgjë. Tryeza ishte plot. E ka shtëpinë plot.
5. Me pamje të plotë, duke e parë të tërë. Është hëna plot është hënë e plotë. S`e shoh plot. Duket plot.
6. bised. Në shenjë; me sukses, duke arritur qëllimin, jo kot; kund. bosh. Shtiu (qëlloi) plot. Më doli rruga plot.
7. përd. pakuf. Tërë, gjithë. Plot me (bar). Plot ujë. Fytyrë plot rrudha. Plot gëzim (kënaqësi). Plot inat (urrejtje, dashuri). Plot vetëmohim. Plot gjallëri. Plot shëndet.
8. përd. pj. Pikërisht, tamam. Plot dy orë. U mbush plot një vit. Qëndroi plot një muaj. E them me plot të drejtë. Plot në orën nëntë.
* Me barkun plot i ngrënë, i ngopur. Rrafsh e plot shih te RRAFSH. Me zemrën plot me gëzim e me kënaqësi. Flas (them, kërkoj) me plot gojën (plot gojën) shih te GOJ/Ë,~A. E ka kokën plot
a) është i ditur, i mësuar; është i mençur;
b) është i bindur plotësisht për diçka. E ke lejen plot pashin (me pash) shih te PASH,~I. E ka syrin plot është i kënaqur plotësisht me diçka; i ka të gjitha. E ka xhepin plot ka shumë para; është në gjendje të mirë ekonomike. Me plot (me tërë) kuptimin e fjalës shih te FJAL/Ë, ~A. E shikon me syrin plot dikë a diçka e shikon me lakmi; e heton mirë. Vjen me duar plot vjen me arritje të shumta. Djepi plot e këmbët jashtë iron. shih te DJEP,~I. Syri plot e dora thatë shih te SY,~RI. Urtë e butë e plot tiganin fj. u. shih tek URTË.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#437

Post by Zeus10 »

Ne fakt ne ""greqisht"" fjala plout-os do te thote i pasur, qe ka shume para ose te mira materiale:

Image

por eshte tej cdo dyshimi, qe i pasur eshte ai qe ka shume/plote. Kjo eshte arsyeja qe """greket""" e vjeter, perdornin plot-os, per ate qe kishte shume pasuri, qe ne rastin e Hadesit ishin te vdekurit qe kishin mbushur plotë, boten e nendheshme.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#438

Post by Zeus10 »

Floke te gjate dhe te thurur(zakonisht gershete) ne "greqisht" jane θρίξ:
Image

Burimi eshte folja shqipe thur:
THUR kal.
1. Bashkoj, tërheq e shtrëngoj fort dy a më shumë fije, degë, thupra etj., duke i gërshetuar njërën me tjetrën; i bëj si gërshet; i lidh në një të vetme e bëj diçka me to; kund. shthur. Thurin kosha (rrogoza, litarë, shporta). Thur kurora. Thur flokët gërsheta. Thur një cigare pleks një cigare, mbështjell duhanin me letrën e tij në një cigare.
2. E rrethoj diçka me gardh, i vë gardh një vendi, i bëj një thurimë, gardhoj.
Thur me gardh. Thuri livadhin (kopshtin) me driza. I thurën pemët me kallama.
3. Bëj çorape, triko a një veshje tjetër me fije leshi, pambuku, mëndafshi etj., punoj çorape triko etj. me shtiza, me grep, me makinë; kund shthur.
Thur çorape (triko, fanella). Thur me shtiza. E thuri lirshëm (shtrënguar).
4. fig. Lidh në mënyrë të harmonishme dy a më shumë pjesë përbërëse, dukuri a veprime, ndërthur, gërshetoj; bashkoj mirë disa pjesë në një të tërë të vetme; ndërtoj a sajoj diçka duke bashkuar në një të vetme pjesët përbërëse. Thur ngjarjet. I thur bukur mendimet.
5. fig. Krijoj me gojë a me shkrim diçka, shkruaj një vepër letrare, artistike etj., hartoj; e sajoj, e nxjerr vetë i pari një gjë. Thur një histori (një përrallë, një tregim, një hartim, një legjendë). Thur një këngë. Thur me mend. I thur lavde dikujt e lavdëron shumë dikë, e ngre në qiell.
6. fig. Krijoj diçka të ngatërruar e djallëzore për të dëmtuar dikë, për ta shkatërruar etj.; kurdis një gjë të keqe për një tjetër. Thuri një intrigë.
Thurnin komplote (plane kriminale).
7. bised. përçm. E mbyll; i vë gardh, nuk e lë hapur. Ia thuri gojën! Thure grykën!
U thurtë ajo shtëpi! mallk. u mbylltë, u shoftë e u shkretoftë ajo shtëpi!
* Thur e shthur bën e prish, nuk e rregullon, s'e ndreq (për një punë që s'mbaron).
Thur livadhin e lë shtegun hapur bën një punë, po s'e çon deri në fund; s'ka vlerë puna që s'përfundohet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#439

Post by Zeus10 »

PLEKS kal.
1. Thur; gërshetoj; kund. shplekset. Pleks gërshetin. Pleks gardhin. Pleks një cigare.
2. fig. keq. Thur; ngatërroj. Pleksin plane djallëzore.
ja ku eshte dhe ne ""greqisht"":

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#440

Post by Arban Blandi »

[col]Etimologji: gr. ελαχιστοποιώ, ελάχιστος

Shqipja zgërlaq (dhe zgërlaqem) dhe shprehja 'bëj elaq' kanë lidhje me greqishten ελάχιστος "shumë i vogël". Kjo duket më se e qartë.|[/col]
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#441

Post by Mallakastrioti »

FJALË TË RRALLA QË PËRDOREN NË FTERRË (Laberi)

1. Adhá - aq adhá - mjaft

2. adháp: - na bëre adhap: na bezdise (kalon ne ekstrem)

...
"greqishte e lashte"

Image
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#442

Post by Mallakastrioti »

FJALË TË RRALLA QË PËRDOREN NË FTERRË



1. Adhá - aq adhá - mjaft

2. adháp: - na bëre adhap: na bezdise

3. anagjoré - njëlloj

4. Anagjoré - ana tjetër

5. Argalíi - tezgjah

6. Avdeshané - nevojtore

7. Axhaíp – habi, çudi e madhe

8. Axhalé –nxitohem – kam axhalé – nxitohem nuk kam kohë.

9. bajganùle: litar i lidhur në një trung të lartë me të cilin lozin fëmijët duke u përkundur

10. Bané – copë e leshtë që hidhet në kokë për tu mbrojtur nga shiu

11. baxhgallómë: një gjë e vjetër, e prishur

12. Bazhdila – Mbeturina

13. bazhdíla - mbeturinat e shtëpisë, kryesisht të oborrit, përdoret më shpesh për mbeturinat e druve

14. Berduvéle – Menteshe

15. berduvéle: menteshe,zakonisht përdoret për dyer

16. Biçim – Rracë, biçimsëz – rracë e keqe

17. Bihùc – Ktheu këmbët përpjetë, vdiq, ngordhi

18. Bírko – mirë

19. bitùn: njëlloj

20. bobolíshte - dru të shkurtëra, të holla

21. boxhùrre - kokërr arre e krimbur

22. Boxhùrre – kokërr arre e krimbur

23. branè - tërheq zvarrë, përdoret zakonisht për të tërhequr drutë e gjata nga një rrëpirë.

24. Brané – zvarritje, e hoqi brané – e hoqi zvarrë

25. Buharí – pjesa sipër oxhakut ku vendosen sende të ndryshme

26. Çakí – brisk, biçak

27. cangádhe - tufë e vogël dhish e dhensh që mbahen për qumësht

28. Çekmexhé - sirtar

29. Cekùre – sëpatë

30. cekùre - sëpatë e vogël

31. Cen - difekt, mungesë

32. cërmëlí - zog shumë i vogël (cinxami, çerr, ferracak)

33. cimbídh - pajisje për të marrë ose trazuar zjarrin (mashë për zjarr)

34. çingané - fëmijë zevzek, i lëvizshëm

35. Çingané – mistrec

36. Cingrís - ngacmoj

37. cingrís: ngacmoj

38. Cipál – shkop shumë i hollë

39. cipál - spicë e hollë dhe e gjatë druri, kleçkë, cifël

40. çit - kur do të ndjekësh macen

41. Çitján – veshje grash midis fustanit e pantallonave me shumë pala

42. ckullubíq: përdoret kur ka shumë fëmijë (gjithë ata ckullubiqër)

43. Çoç – diçka. Çoç bëri – diçka bëri

44. çok - çekiç - lloj çekani për të thyer gurë

45. Cóqe – trastë e vogël

46. cóqe: qese e vogël prej pëlhure ku mbaheshin ushqime

47. Cùlë – fyell me një grykë

48. Deej - mbas nesër

49. Dellêngu – apostafat

50. derëshùar - shtëpi e mbyllur pa njeri

51. Derëzí – mallkim (derë e zezë)

52. dhárte - dy shkopinj të lidhur më një litar që përdoreshin për shirjen e grurit

53. Dhárte – shkop që përdoret për shirjen e grurit , janë dy shkopinj të lidhur me njëri – tjetrin me një litar të hollë po të fortë

54. Dhjakonár – lypës, përdoret edhe si fjalë fyese kur do të karakterizosh një njeri që vetëm kërkon të marrë.

55. Dhógë – Dërrasë

56. Dhokán – çark

57. Dragáç – shkop big që varen sende, kryesisht shkarpat

58. e cíci - e ngop me ushqim

59. E shofsh me mavri – shprehje, mallkim

60. E shofsh me ujë – shprehje, mallkim

61. Eksíq – mangët

62. erimí - vend i humbur, i shkretë

63. Erimí – vend i pa njohur

64. Fagádha – bisha , ajo që ha bagëtitë, përdoret edhe për të mallkuar një njeri: të hëngrët fagadha – sëmundje e keqe, aludohet për kancerin

65. Faí – gjellë

66. Faidê – efekt, nuk bëri fajde – nuk bëri efekt.

67. faní: pis ( u bë faní u bë pis)

68. Fanùa – i çuditshëm, i pa parë

69. fanùa: ngjarje e keqe ( u bë fanùa më dynja)

70. Farfurí - gotë porcelani

71. Fëllíç – shkopi që tund dybekut

72. Fesát – përdoret kryesisht për të karakterizuar fëmijët - i lëvizshëm, trazovaç

73. filaqí - kanali nga del uji i mullirit

74. Filaqí –depo, rezervuar uji

75. filí-filí - copa-copa

76. fol - furrik pulash (vjen nga shkurtimi i “fole”)

77. Fol - shtrati ku bën pula vezët, foleja

78. furkáçe - shufër e gjatë ose dru me dy veshë

79. Furmí – infeksion, plaga hodhi furmi – u infektua

80. furqís: ngacmoj, bezdis, “mos na furqis”

81. Gajrét - kurajo

82. Garbì – erë e fortë

83. Gargallós –bëhet diçka

84. Garganáqe –vezë e skuqur, omlet

85. Gaxhgaùlle – gaxhgallómë – copë - copë

86. Gjuvéçe –Tepsi e vogël

87. Gruxg –Trung i vjetër, kuckë

88. gugurrimë: vend i tatëpjetë

89. Guxhumên – Lëmsh në fyt, mu bë guxhumar në grykë

90. Haír – i dobishëm, bëri hair – i vajti mbarë, fëmijë i hairit – fëmijë i mirë, i dobishëm

91. hallastár - zhavor

92. Hamêm,– nevojtore

93. Harápa – pjese toke me gurë e pa qëndrueshme që shpesh rrëshqet e shoqëruar me zhurmë

94. Haráqe – Shkop që mban bimët, domate, fasule etj.

95. harmoqéllë: një gjë pa formë

96. heej - ushqim

97. hej hej - kur ndjek skifterin

98. Hejbé – Dy trasta të ngjitura që varen në samarin e kafshës

99. Helçí – ai që merret me ndarjen e mishit të pjekur, sidomos në dasma e gëzime

1. Herí – lart në mal

2. hóvol - hi i nxehtë

3. Humaméno – i humbur, i pa aftë për asgjë

4. ish - kur do të ndjekësh pulat

5. Kacaùle – pipëz, zakonisht bëhej me lëkurë lofate. Përdoret dhe si shprehje figurative, njeri pa mendje

6. kakáve - kusi e vogël

7. kallóçe - e mirë (ç’bën a kalloçe?)

8. Kalqíno, të hëngërtë kalqinua – kanceri

9. Kam nijét – mendoj, kam ndërmend

10. karkále - këmborë e vogël, ndofta nga tingëllimi kër-kër

11. Katërgáre – me të gjitha të ligat,

12. Katërshór – fletore

13. katërshór - fletore shkrimi për shkollat

14. Katimí – pasuri, zakonisht për pasurinë e pa tundshme

15. Katóq – vend ku strehohen kafshët, zakonisht në katin e parë të shtëpisë

16. katùa - bodrumi i shtëpisë, qilar

17. Këcéj – zbres

18. Kërréj - nxjerr

19. Kërrùs – perkul

20. Kobár – lypës

21. kokodháre - gunga në majë e një shkopi a huri

22. kollóna - shtylla

23. Komodhásh – ecën shtrembër

24. kongjíll - copë nga dru i djegur

25. korrolláje - kokërr mani e pjekur, e madhe që dallon nga të tjerat

26. Korrozí – shumë i zi

27. Kosdej - pas pasnesër

28. kosht – kopsht, koshtra - ngastra toke,

29. kozhók: veshje burrash

30. kremastár - zinxhir metalik që varen enët në zjarr, var dhe rrobat - vargor

31. Kserikùa – i thatë, vend pa ujë

32. Ksoq – kotec

33. Kthéne – kokërr fiku e pjekur shumë që rri e varur

34. kthéne - kokërr fiku e pjekur shumë, që kthehet në degë kokë poshtë

35. kufár - krahëror

36. Kufét – karamele

37. kukunáre: grua e mbetur vetëm pa njeri

38. kulmár - trari i kulmit të një ndërtese

39. kuvét - fuqi

40. Lazêm – dobi

41. Lefterós – liroj, kur zbras nje enë – e lefterosa

42. lëmíshte - shkarpa të holla, karthja

43. Lépe – urdhëro, shprehje kur dikush të flet dhe i përgjigjej

44. Litërví – punishte përpunimit ullirit

45. Lloh - rrebesh, shi i madh

46. Lloí – merak

47. Llostùa – i bëshem, i madh, i gjatë – këmbë llostua

48. Longár – fyell druri me dy gryka

49. Loshník – velenxë - qilim i bërë vet

50. magjerrí - dhomë më zjarr, përdoret si kuzhinë

51. Magjerrí –dhoma e ndenjjes, kuzhinë

52. mahí - secila nga katër gërshërëzat anësore të çatisë që shkojnë nga streha te kulmi -

53. Malína – sëmundje e pa shërueshme, kanceri

54. Mandíle –shami

55. mashán - pajisje për të trazuar zjarrin

56. mastráf: harxhim ( bëri mastraf të madh)

57. mëllê - kafshatë

58. melùn - fëmijë i prapë

59. Melùn – i prapë

60. mën mën - kur thërret bletët

61. Mështêng – shmang

62. Modhís - vonoj

63. Molloís - tregoj

64. monáto: njesoj, tërë ( u bë monato baltë)

65. Moqílë - vend me ujë të ndenjur

66. Mrahamên - peshqir

67. mrahamên: peshqir

68. mùnxë: bravë

69. náro - prit se u kujtova

70. Njëdixaj - pardje

71. Nomé – stan, vend ku mbahen bagëtitë

72. pashtullízma - mbeturina

73. Patáks - çudi e madhe, u patakt – u çudit shumë

74. Péqe – po, mirë

75. përmatár - tregtar ambulant

76. Perónë – gozhdë

77. Përpùsh – trazoj zjarrin

78. Peshlí – xhup grash

79. petávra - dërrasë e hollë, e gjatë dhe e ngushtë, përdoret për të mbuluar çatinë, nën tjegulla

80. pirostí - paisje me tre këmbë për të mbajtur ënet mbi zjarr

81. Pllock - dryn

82. pllóckë: dryn

83. Plotë i paç – shprehje falënderimi kur i jep dikujt diçka, faleminderit

84. Poftáç – shpifje

85. popodhíç - gurë lumi i lëmuar

86. Popodhíçë – gurë i rrumbullakët

87. Portopùllë – derë dytësore, e pasme, kryesisht dera që del nga oborri i shtëpisë në kopshtin ngjitur

88. portopùllë - derë e oborrit të shtëpisë, zakonisht në vath të bagtive

89. póse – postiqe, lëkurë bagëtie e tharë që shtrohet përdhépër të ndejtur

90. Potís – ujis, vadit

91. Proftás – arrij në kohë

92. prokóf: mbulesë leshi

93. prokopí - hair ( bëri prokopi - bëri pasuri)

94. Prokopí – punë mirë e me leverdi, bëri prokopi – bëri pasuri

95. Pulqer – mollëza e gishtit, i hodha një pulqer kripë

96. Qëë –pllakë druri për të bërë petët ose pllakë guri për ti pjekur

97. Qenéf – nevojtore

98. Qepazé - diskreditim, e bëri qepazé – e diskreditoi

99. qépër - secili nga trarët e hollë e të gjatë që mbërthehen mbi gërshetëzat nga të dy anët e kulmarit të çatisë

100. qeresté - lënda drusore e prerë që përdoret për ndërtim.

101. Qësot - qëpari, më përpara

102. Qilé – gëzhoje fisheku, gote e vogël rakie

103. qoshár - gur i gdhendur që përdoret për qoshet e dyerve e të dritareve

104. Qotí – i mefshtë

105. rim - rrugicë e ngushtë, zakonisht shtruar me gurë

106. Rim – kalldrëm

107. Rit - korit, govate druri ku shtypen ullinjtë me këmbë për të bërë vaj

108. Rrêmë – Rrjedhje gjaku, rrëke

109. rrëxós - shtrëngoj në rrëzë të një objekti

110. Rríethi – skifteri, ai që ha pulat

111. Samsá - bakllava

112. Sapundíe – ëmbëlsirë, revani

113. Sëllí – ha mëngjes

114. sëllí - ushqimi i mëngjesit

115. shafaláqe - degëzim nga trungu i pemës

116. Shapllamá – Njësoj si pllazëm, të rëntë shapllamaja - paraliza

117. shatì - tu bëfsha unë ti

118. Shatí –xhan, i dashur

119. sheepráke - prakshuar, pa njeri

120. Sheprák – i katandisur keq, njeri pa njeri

121. shkumáre - lloj luge e improvizuar për të ngrënë shkumë qumështi kur milet bagëtia

122. shóllë - lloj veshje për këmbë me gomë poshtë e lëkurë sipër

123. Shùlthi – shtrirë gjatas, ishte shtrirë shulthi

124. Shuphé – dyshim

125. shushùlle - mbeturina plehrash

126. Siféro – interes, nuk ka lifero – nuk ka interes

127. Sifét – surrat, kryesisht përdoret si fjalë ofenduese

128. Skùrë – ndryshk, zuri skurë – u ndryshk

129. sorùa - stivë drush

130. Sorùa – stivë drush

131. splon - gardh i lartë, pranë kasolleve të bagëtive

132. Strómë – dyshek

133. Sufrán – sofër

134. Tabaqére – pasqyrë

135. tabaqére – pasqyrë, kuti duhani

136. Tabiát – zakon, huq

137. Taín – racion (zakonisht ¼ e bukes), i dhash një tain bukë

138. Taksês – ters, së prapthi, ma bëri ters

139. Të ndjot – pis, të pështirë , më vjen të ndjot kur e shikoj

140. Tehaxhís – shqetësim, mos e bën tehaxhis – mos e shqetëso

141. Terbié – i urtë, i bindur i edukuar

142. Thark – Rrethimi me shkarpa i vendit ku rrinë kecërit

143. thëngjíll - kongjill i shuar

144. Tírqe – veshje tek kërciri i këmbës

145. toídhjo - e njëjta gjë

146. Trohís - mpreh, trohis sëpatën

147. trohís - mpreh

148. Tromáks – tremb shumë

149. Tromopil – makinë

150. Tù – njera këmbë e pantallonave, e çitjanit etj.

151. tullupós - mbështjell

152. Umíth – shpresë, besim, më mban umidhi – kam shpresë

153. ùnjur – ulur

154. Uu - Uri, më vjen U - kam uri, shkurtim i fjalës uri

155. Vé – Vezë

156. Vendùze – Kupa që përdoren për të hedhur në shpatulla kur ftohej

157. Vervelé – Së prapthi, shprehje që përdoret edhe për fëmijë të lëvizshëm

158. vjérre - degët e pemës që ulen drejt tokës

159. vol - kokërr e vogël arre, përdoret për zar

160. vurduné - furtunë

161. Vurg – mbeturina që del nga filtrimi i vajit ullirit

162. xëx në sy - errësirë e plotë

163. Xhelexhaípe – Tortura

164. xhudám - i shëmtuar

165. Xhudám – I shëmtuar

166. Xhumush – grumbull

167. xhumùsh – grumbullim njerëzish, zakonisht përdoret për dasma: Kishte xhumush të madh

168. xhuxhùk – tufë – xhuxhuk me trëndafila

169. Záhër –sheqer

170. Zaíf – i sëmurë

171. zangùa – një ngastër e vogël toke

172. Zbetói – pushoi, u pakësua shiu

173. zhápa -opinga të thjeshta prej lëkure të bagëtive të qepur rreth e qark e përshtatur për veshje në këmbë

174. Zhobol – i pa larë
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#443

Post by Mallakastrioti »

pirostí - paisje me tre këmbë për të mbajtur ënet mbi zjarr

Kete mund ta lidhim fare mire me fjalen shqipe "PRUSH" qe do te thote zjarr i ndezur,i forte. jo flaka, por nxehtesia e drurit qe digjet, pra diçka qe rri mbi nje zjarr te ndezur, qe rri mbi prush
----
si dhe ja fjala origjinale "greke" e lashte:

Image

Image
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#444

Post by Zeus10 »

Ashtu eshte Mallakastrioti, gjuha e tyre ka dy sinonime per kete:

τεφρη
dhe
ἀνθρακιά

E para ne fakt eshte hi, kurse e dyta eshte me prane prushit, por eshte vetem per qymyrin.

Ne fakt fjala prush, une mendoj se byron nga folja fry.
Vete fjala ""greke"" τέφρὴ, qe tregon prushin apo hirin, buron nga folja fry, te frysh, me fry, e cila duke qene onomatopeike, eshte pothuajse identike ne "dy" gjuhet:
Image

FRYJ kal.
1. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet gojës.
I fryj zjarrit. I fryn shkrepëses (qiriut, kandilit, llambës) për ta shuar. I fryj kafesë (qumështit, supës, gjellës) për ta ftohur. I fryj pluhurit.
2. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjeti të posaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. Fryj rrotën e makinës. E fryj me gojë (me pompë).
4. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë zë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle frymore. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal. vet. veta III. Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn veriu (tufani). Fryn juga.
6. Bëj që t'i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu djalin. E fryu mushkën (kalin, lopën).
8. bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti dashin derisa e fryu.
9. vet. veta III. E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. vet. veta III. E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Uji (lagështira) i fryn dërrasat. Shiu e ka fryrë tokën.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#445

Post by Zeus10 »

Le ta shohim dhe ne shqip:

PRUSHTË mb. poet.
1. Që ka nxehtësi shumë të madhe, që të djeg si zjarri; që është i kuq si prush, që ka ndriçim të fortë, që shkëlqen; që duket sikur lëshon shkëndija; i zjarrtë. Diell i prushtë. Yje të prushtë. Me sy të prushtë. Me buzë të prushta.
2. fig. Që shpreh një ndjenjë të fuqishme, i fortë; i zjarrtë. Dashuri e prushtë. Urrejtje e prushtë. Vështrim i prushtë. Poezi e prushtë.


PRUSH m.
1. Grumbull thëngjijsh të ndezur, por pa flakë; copa druri që janë djegur në zjarr e që kanë mbetur si thëngjij të ndezur; thëngjill i ndezur, gacë. Prush dushku (lisi, ahu, gështenje, thane, druri, qymyri). Prushi i mangallit. Skuqte prushi. Përziej prushin. Dushku bën prush të mirë. E poqi në prush. I hodhi prush saçit. I qeshtë buza në prush! mallk. u djegtë!


πυρσά----zjarr, prush, djeges
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#446

Post by Zeus10 »

Vete fjala Πύρρος ak nje kuptim te qarte ne shqip PRUSH--> i zjarrte.
Fjala Πύρ eshte nje shprehje e ngurtesuar e nje gjuhe skolastike si greqishtja. Shqipja duke qene gjuha meme e greqishtes, ka elasticitetin per te zhvendosur tingujt ne fjale ne pozicionin me te favorshem per tu shprehur, psh:
PRUSHIT kal.
1. Përpush zjarrin.
Zanoret midis bashtingelloreve p dhe r jane shume te eliminueshme:

i/e para(alb)=protos(""gr"")=primo(it)
prurje(n-alb)= φέρειν(pʰerein)

por jo vetem midis ketyre bashketingelloreve por ne pergjithesi ndermjet cdo kombinimi te tyre, psh:

këput(alb)------κόπτ-ειν(""gr"")
duket qarte qe zanorja eshte reduktuar. Shembujt jane te panumert, bile dhe brenda gjuhes """greke"":

τόμος-----τμημα
μένος--------μνημα

pra Πύρ e ""greqishtes"" perfaqson pru ose fry te shqipes.

Keto jane fragmente onomatemash fërr, fur, phu, phur, fru, fry etj psh:

FURI f.
1. edhe fig. Vrull i fuqishëm që shpërthen në mënyrë të papërmbajtur e që zgjat shumë; forcë e madhe që vepron me shpejtësi e që përlan çdo gjë që gjen përpara; turr i fuqishëm; tërbim. Furia e shiut (e erës). Furia e luftës. Furia e ndjenjave
(e zemërimit). Shpërtheu (buçiti, sulmoi) me furi. U hodhën me furi mbi armikun.
2. kryes. Erë shumë e fortë që fryn me rrëmbim të madh; stuhi, furtunë. Furitë e motit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#447

Post by Zeus10 »

Mallakastrioti wrote:FJALË TË RRALLA QË PËRDOREN NË FTERRË
90. Potís – ujis, vadit
Ποτειδάων (Poteidaōn); and in Doric as Ποτειδάν (Poteidan), Ποτειδάων (Poteidaōn), and Ποτειδᾶς (Poteidas).
POSEIDON GOD-King of the Sea; Water, Rivers, storms; Flood & Drought; Earthquakes


kjo folje eshte etimologjia e kesaj perendie ""greke"":

UJIT kal.
1. Lag me ujë sipërfaqen e një toke ose bimët e mbjella. Ujit tokën (arat). Ujit bimët (lulet).
2. Bëj të gjitha punimet e nevojshme për t'i sjellë ujin një toke të punueshme. Ujitën fushat e tërë krahinës.
UJITET Pës. e UJIT.


UJITËS m.
Ai që sjell ujin në një tokë të mbjellë, punëtor i ujitjes. Punon si ujitës.


UJITËS mb.
Që shërben për të ujitur, që i sjell ujin një toke; që lidhet me ujitjen, i ujitjes. Kanal ujitës. Rrjeti ujitës. Vijë (brazdë) ujitëse. Rezervuar ujitës. Vepër ujitëse. Makinë (pompë) ujitëse. Aftësia ujitëse.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
HylliArbenor
Senior Member
Senior Member
Posts: 108
Joined: Thu Dec 09, 2010 7:50 pm
Gender: Male

Re: Etimilogji e fjaleve...

#448

Post by HylliArbenor »

Health ka lidhje me lat.salutem dhe salus,immagjinoheni pa S (h)alut-em-health, sic esht (s)uper-gjerm.uber-mbi,larte,solo-gjerm.hela,hola-i plote, i gjithte etj..dhe gjithashtu me shq.Gjalle e cila lidhet me gjerm.Heil dhe ang.Hail-i shendosh,ne jete,qe rron, "rrofte".
HylliArbenor
Senior Member
Senior Member
Posts: 108
Joined: Thu Dec 09, 2010 7:50 pm
Gender: Male

Re: Etimilogji e fjaleve...

#449

Post by HylliArbenor »

@Zeus10..Poseidon rrjedh nga rrenja greke pod/pot*-uje o te uijtesh..çfare ka te bej me shqipen??
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Etimilogji e fjaleve...

#450

Post by Mallakastrioti »

HylliArbenor wrote:@Zeus10..Poseidon rrjedh nga rrenja greke pod/pot*-uje o te uijtesh..çfare ka te bej me shqipen??

Po fjala UJ-te a ka lidhje me fjalen P-ot=prej ujit?
Image
Post Reply

Return to “Linguistikë”