[quote=Zeus] Ne kete, megjithese e ke thene vete qe au-->av dhe me pas je munduar te shkasesh me artificen sofiste te "shtresave"(ne nje kohe qe te pakten, per nje prej gjuheve, shqipes, ti nuk ke informacion historik), perseri je gabim, sepse nje zanore si u-ja e latinishtes eshte produkti i shkruar i shnderrimit te gjysemzanores j-ë te shqipes, ne fjalen origjinale gajz apo gëjzim, e cila nga ana e saj sherben, per te bere nje kalim te bute nga zanore e hapur si a-ja ne nje bashketingellore aq te larget si z-ja.
Prezenca e j-se e ben kalimin jo "dramatik" duke e bere shqiptimin te lehte duke afruar tingujt:
Kaq e vertete eshte kjo, sa ne nje gjuhe neolatine(gjysem) si anglishtja fjala gau-dum e latinishtes eshte bere gay(lexohet gej).
Vete fjala shqip, qe shpeshere ne zonat rurale, gjendet akoma gejzim apo gajz, ka nje pararendese vepruese aktive, fjalen gajas:
GAJAS kal.
1. E lodh shumë, e mundoj dikë jashtë mase derisa t'i pritet fuqia dhe t'i zihet fryma; bëj që të meket nga të qeshurit ose nga të qarët. Na gajasi me ato që na tregoi.
2. jokal. Gajasem. Gajasi së qari (së qeshuri). Gajasi së ecuri (së bërtituri).
3. jokal. Më thahet goja (nga etja, nga ethet etj.), mjakem. Gajasën për një pikë ujë.
Pra fjala vjen ne shqip me nje set te plote aktiv foljesh dhe emrash te ngjashem, perse duhet te huazojme kete nga latinishtja?
Dhe nje pyetje, qe do ta bej ne te gjitha shpjegimet e mia:
VALLE NUK KISHIN FJALE SHQIPTARET PER GAZIN, QE DUHET TE HUAZONIN DHE NDRYSHONIN NJE FJALE TE HUAJ????
Po vajin( antonimi i gazit) e morren prape prej latineve? Po gazavajin?
GAZAVAJ m.
1. Gëzim dhe hidhërim bashkë, gjendje e gëzueshme dhe e vajtueshme njëkohësisht.
U shkreh në gazavaj.
2. përd. mb. Që shpreh gëzim dhe vajtim. Iso gazavaj.
3. përd. ndajf. Me të qeshur e me të qarë, me gëzim e me hidhërim njëkohësisht.
E përcolli gazavaj.[/quote]
nuk e kam vene un, esht fenomen qe ndodh me diftongun au/ou, ose kur ka renie te nje bashketingellore ne fillim o fund te fjales(shih greqishten idea<hidea<Fidea-lat.video), ai mund te dali si va/fa, v/f ose u(ne shqip del qarte ne shoh/shof, leh/lef, shpih/shpif etj.). vetem nje shemb.te thjesht ne gjuhet e tjera, toponimet te lexuara sllavishte dhe gjermanishte, p.sh. sll.BreslaV-gjerm.BreslAU,sll.moskVa-gjerm.moskAU, etj. ndodh ne kondita te caktuara fonetike, ne rastin shqip del Lavde jo *laud<lat.laudem ashtu si kafshe jo *kaush<lat.causa, sepse gjuha zhvilloj me kalimin e kohes(keto jane hua me te vonta,ne aurum-ar,laurus-lar etj nuk ndodh) nje "retained consonant"(s'di ta perkthej shqip, "bashketingellore frenuese"?) mbase per te shmangur theksin tek rrokja e fundit *Laudì, *kaushì (po ndertoj me vone kafsherì, lavderì kunder làvde,kàfshe). mendohet qe ne shqipen e lashte theksi binte ne madhesine e rasteve ne rrokjen e pare a te dyte,kjo shihet lehte ne dialektin gege qe ka kete tendenc. fjala lufte (krahas.rum.lupta,spagn.lucha,it.lotta) edhe pse rrjedh nga lat.lucta ka gjase te kete kaluar ne nje *leuhta>lufta, ku zhvilloj F-ne ne menyre te ngjashme me v-ne e lavdes o f-ne e kafshes.
u-te latine nuk shoh si te jene "produkt" i j-ve shqipe. fjala gajas qe ka nje paralel grek te ngjashem(tani sme kujtohet, besoj gagati o diçka e tille) mund te kete lidhje etimologjike me te po me duket e veshtire me fjalen gezim(qe madje ruan edhe mbrapashtesen kallezore latine -m).
keto fjale jane hua latine Zeus, pa asnje dyshim, dhe gjehen ne te gjitha gjuhet romanxe. si e shpjegon kete, jane veikoluar nepermjet shqipes dhe jo latinishtes gjuha meme e tyre?