Zeus10 wrote:
Shiko Alfeko, nuk duhet tju kushtojme rendesi primare ngjashmerive te emrave dhe vendeve me fjalet shqip, pavaresisht se ato jane nje monopat qe mund te na nxjerre tek e verteta. Puna qendron se mbiemri
i madh ose
e madhe, mund te shqiptohen edhe
i math apo
e mathe. Tani sapo te japesh kete version, do te shfaqen disa ""mendimtare"" greke dhe do thone jo, kjo eshte fjale greke, dhe buron nga fjala ""greke"" mesoj, mesuar etj, dmth emathos, polimathes etj:

Sigurisht qe kjo do ta gjente te papergatitur nje shqiptar qe beson qe "greket" flasin 'greqisht'.
Kjo sepse, pak veta e dine qe kjo fjale ""greqisht", buron nga folja shqipe
mat ose
mas, ashtu si nje dyzine fjalesh te tjera ""greqisht"" rrjedhin pikerisht prej saj.
Pra debati reduktohet ne:' Eshte kjo fjale shqip apo fjale greke qe rrjedh prej shqipes?'. Ne kete pike te debatit greket fusin me ""finese"" teorine e gjuhes Indo-Europiane dhe gjuhes se perbashket PIE.
Debatuesit shqiptar ne kete moment, do i duhet te perballet me nje problem akoma me te veshtire: 'Kundershtimin e teorise IE dhe gjuhes PIE', nje detyre kjo gati e pamundur duke pasur parasysh qe gjithe universitet dhe dija boterore e pranojne kete teori si te pamohueshme.
Si perfundim debatin e fiton ""dija greke"", per te cilen punoi gjithe Kristianizmi gjate 1000 vjeteve te fundit.
Po filloj nga fundi i paragrafit tuaj. Eshte shume e vertete qe ne nje debat mbi etimologjine e cfaredofjale qe pretendohet te jete 'greke', debatuesi grek per te treguar 'siperine' e pseudo-tezes se tij nis e shton ne debat; 'rrenjet e perbashket te indo-europianes; pastaj edhe nje mizeri materialesh te perzgjedhura nga indo-europianiste te degjuar, etj etj. Shkurt, ata permes kesaj 'strategjie' mundohen ta genjejne veten per 'superioritetin' e tezave te tyre.
Mirepo, do te vije koha qe nje elite e re gjuhetaresh te huaj ose edhe shqiptare, tekefundit, qe ne menyre te sistematizuar do ti pervishen nje zhbirimi te holle te toponomastikes pellazge-ilire jo vetem ne Greqi, por edhe ne Maqedoni, e gjithkah tjeter ku qe e dokuemtuar shtrirja e tyre. Teorite 'e gjithpranuara' nga qarqet moderne te gjuhesise, shpeshehere edhe kane te meta te shumta, ndaj marr me mend, se shkenca e gjuhesise boterore nuk do t'ia vonoje dhe do ta revizionoje/revidoje qendrimin e saj per shume gjera qe kane mbetur ne pellgun e dyshimeve. Si e tille, shkenca e gjuhesise, kujtoj, qe do ta marr qendrimin qe ta rishikoje edhe njehere teorite rivale te ketyre qe tani jane ne mode, dhe pse jo nga ato teori qe i ka anashkaluar, te marre thelbin dhe kesisoj te arrije ne rezultate te reja, me te kenaqshme e me te sigurte per shkencen e gjuhesise. Por, e para e punes do te ishte qe edhe shkenca e gjuhesise shqiptare te emancipohet me tutje, duke i thelluar studimet e lena ne gjysme (ah, sa padrejtesisht) te botes pellazge dhe perkimeve te drejterdrejta me ate shqiptare.
Sa i perket problemit qe shtruat rreth etimonit Emathia, une kam kete pohim i cili vijon:
Pseudo-Greket e sotem kane arritur qe te injektojne madje edhe nje numer te ndjeshem gjuhetaresh te huaj, per te ashtuquajturen ngjashmeri ose rrjedhje te ketij toponimi me fjalen e vjeter greke 'Amathos' qe ka kuptimin e 'reres', pra Emathia e lashte si nje rajon ranor, morfologjia ranore e te cilit qe shkaktuar nga 4 lumenj. Ja pershembull edhe qendrimi pro-grek i Progrekut fanatik N.Hammond:
"... the vast plain of alluvial silt, called Emathia, "the sandy land;"
~Alexander the Great, king, commander, and statesman - Page 8
*
I njejti shpjegim i perseritur me fjale te tjera gjendet edhe ne keta libra te tij:
The Macedonian State: origins, institutions, and history - Page 359
Alexander the Great: king, commander and statesman, page 8 (botim i mevonshem)
Mirepo, a ka qene ne te vertete Emathia dhe a eshte toke ranore? Le t'i hedhim nje sy hartes gjeografike:

Duket qarte, qe perberja gjeomorfologjike e vendit, ku supozohet te jete Emathia e lashte, eshte
terren kokekembe pjellor.
Bazuar, ne keto fakte jetike, pseudo-teoria greke e shpjegimit te Emathise shembet si kulle prej letres. Po cili duhet te jete shpjegimi i vertete dhe i drejte i ketij makro-toponimi, atehere?
Une jam kesaj rradhe ithtar i asaj qe Robert D'Angely tek 'Enigma' e jep si shpjegim te Emathise: 'E madhja' pra territori qe rritet, ose tek Mathiew Aref 'ultesira e madhe', 'fusha e madhe' gje qe kane te dyja vertetesi te barbabarte ne kontekstin per te cilin po flasim. Le te vazhdojme me tej ne shpjegimin e ketyre dy versioneve qe i ofron shqipja:
1. Duket qarte qe shtrirja gjeografike e krahines se Emathise nuk pershkon nje terren zallor sikunder pretendon Hammondi, mirepo nje toke pjellore e pershkuar nga nje ultesire e Madhe. Prandaj, per arsye te thjeshte eshte shumehere me i logjikshem eshte shpjegimi qe ofron gjuha shqipe. Per c'shpjegim behet fjale?
Shqipja ofron nje shpjegim fort te bindshem mbi domethenien e vertete te Emathise. Forme me e perafert me Emathine eshte fjala shqipe ne trajten e dialektit tosk 'E math' gje qe jep te kuptosh per nje madhesi.
Kjo madhesi mund t'i referohet pikerisht
1) FUSHES SE MADHE KU SHTRIHEJ EMATHIA. PRA VENDI I MADH.
2. Nderkaq, versioni i dyte i shpjegimit te kuptimit te etimonit Emath, e gjejme tek kompilimi i Justinit te veprave te Pompei Trogut. Per te qene sa me te drejteperdrejte, Justini thote se:
Macedonia ante a nomine Emathionis regis, cuius prima virtutis experimenta in illis locis exstant....
HISTORIARUM PHILIPPICARUM IN EPITOMEN REDACTI A M. IUNIANO IUSTINOLIBER VII
Dmth, Justini ben fjale per nje mbret shume te guximshem qe quhej Emathius. Shqiptaret shpeshhere perdorin si sinonim te trimerise mbiemrin: I MADH'. Pra, kjo eshte mundesia e dyte e shpjegimit te emrit. Nderkaq, mundesia e trete e shpjegimit te etimologjise Emathia gjendet rishtas nje rresht me poshte ne paragrafin e njejte te Justinit:
Huius sicuti incrementa modica, ita termini perangusti fuere
Nje territor qe vazhdimisht zgjerohej, pra madherohej/rritej ne madhesi pra Emathia vendi qe u be i madh.
---------------------------------
Kesaj hipoteze, qe ngjan te jete 100% me e sakte nga 'teoria' zyrtare e versionit grek, i duhet vetem edhe nje cike perpunim dhe shtjellim i metutjeshem ne menyre qe te jete sa me e kompletuar per 'konkurrim' ne qarqet gjuhesore boterore.