"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Obama: Peace Peace Peace

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Obama: Peace Peace Peace

#1

Post by Sally »

Nuk guxojm te lexojm lajmet ditore se cdo dite artikulli i pare eshte per Obama-Peace.
Na eshte bere si PAPA Romes Ky, cdo te diel duke then Peace...Peace, po ama vetem flasin e flasin dhe nuk veprojn.
Dhe kur populli nuk e ka mendjen aty vin keta dhe ja rikujtojn luften fetare, sistem i ri amerikan mbas luftes se G.Bush.
Mbasi vran e pren ne shtepit Myslimane, tani kerkojn te rrifillojn mardhenje te reja me Myslimanet.
Le te shpresojm qe Amerikanet do zbatojn nje here kuptimin e kesaj fjale ''Peace''


Image

Presidenti Obama bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes SHBA dhe botës myslimane


Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe një miliardë myslimanëve të botës, duke thënë se duhet të marrë fund cikli “i dyshimeve dhe përplasjeve”.

Gjatë një fjalimi që mbajti sot në Universitetin e Kajros, presidenti Obama tha se ekstremistët e dhunshëm kanë shfrytëzuar tensionet midis myslimanëve dhe Perëndimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe bota myslimanve duhet të punojë së bashku për të konfrontuar ekstremizmin në të gjitha format.

Zoti Obama vuri në dukje planet e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku dhe për t’ia lënë Irakun irakianëve. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që trupat amerikane në Afganistan të kthehen në atdhe, por përsëriti angazhimin e tij për të vazhduar luftën kundër ekstremistëve në atë vend, të cilët janë të vendosur të vrasin amerikanë dhe shtetas të tjerë.

Ai e cilësoi konfliktin izraelito-palestinez si një burim kryesor tensionesh, madje përsëriti nevojën e një shteti të veçantë palestinez, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit.

Presidenti Obama tha se palestinezët duhet të braktisin dhunën dhe izraelitët duhet të njohin të drejtat e palestinezëve për të ekzistuar.

Zoti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gati të avancojnë për sa i përket çështjes së Iranit dhe të kapërcejnë dekada të tëra mosbesimi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#2

Post by Sally »

Presidenti Obama bën thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes SHBA dhe botës myslimane


Presidenti amerikan Barak Obama bëri thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe një miliardë myslimanëve të botës, duke thënë se duhet të marrë fund cikli “i dyshimeve dhe përplasjeve”. ( pse nuk i vuren fund keture debateve perpara se te pushtonin NAFTEN e IRAKUT) ???


Gjatë një fjalimi që mbajti sot në Universitetin e Kajros, presidenti Obama tha se ekstremistët e dhunshëm kanë shfrytëzuar tensionet midis myslimanëve dhe Perëndimit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe bota myslimanve duhet të punojë së bashku për të konfrontuar ekstremizmin në të gjitha format. ( perseri them qe pse nuk vepruan me perpara ne kete menyre)???


Zoti Obama vuri në dukje planet e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Iraku dhe për t’ia lënë Irakun irakianëve. ( -pis- sa te meshirshem qe jan mbasi vodhen ate qe donin, dhe lan dhe grupin qe te punoj atje tani thon po ja lem shtetin Irakut, ashtu sic kan ber dhe me shume shtete te tjera)

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që trupat amerikane në Afganistan të kthehen në atdhe, por përsëriti angazhimin e tij për të vazhduar luftën kundër ekstremistëve në atë vend, të cilët janë të vendosur të vrasin amerikanë dhe shtetas të tjerë. ( -waiting- arsyja qe duan te rrin akoma aty mos eshte qe duan te ken ne vezhgim Iran?)

Ai e cilësoi konfliktin izraelito-palestinez si një burim kryesor tensionesh, madje përsëriti nevojën e një shteti të veçantë palestinez, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit. ( :o Izlareli krah per krah me Palestinen? Ne ke film vizatimor e ka par President Obama kete mrekulli ;) ? Ky eshte sekreti/qellimi tyre?)

Presidenti Obama tha se palestinezët duhet të braktisin dhunën dhe izraelitët duhet të njohin të drejtat e palestinezëve për të ekzistuar. (te drejtat e Palestinezeve apo te Izraelit duan keta? se Palestina njihet me pare ne hart se sa Izraeli, apo jo?)

Zoti Obama tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë gati të avancojnë për sa i përket çështjes së Iranit dhe të kapërcejnë dekada të tëra mosbesimi. ( -hahaha- -hahaha- e po ketu dil o President mos i le gjerat qe do te thuash ne fillim per ne fund, se ne jemi te zgjuar tani dhe e kuptojm politiken Tuaj, thuaj me mire qe eshte radha e Iranit tani, po me menyre statik tjeter kesaj rradhe, jo si e beri G.Bushi me shpat ne dore, Ti do ta besh me gjuhe mashtrimit. Pse them ne gjuhen e mashtrimit? Sepse keta kerkojn bashkpunim me Iranin, por ama e kan shume te qart qe Irani nuk pranon bashkpunimin me Ameriken, keshtu qe neser pasneser Amerikani shprehet: Ne i dolem borxhit i tham te bashkpunonte me ne..... sic e ken ber me shume shtete qe e kan ditur qe nuk do bashkpunonin)


(H) A___MER___IK
Perkthehet mire ne shqip emri Amerika, mos kan qen Shqipetar ata qe ja vendosen emrin? :lol:
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#3

Post by Sally »

Ai e cilësoi konfliktin izraelito-palestinez si një burim kryesor tensionesh, madje përsëriti nevojën e një shteti të veçantë palestinez, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit. ( Izlareli krah per krah me Palestinen? :o Ne ke film vizatimor e ka par President Obama kete mrekulli :roll: ? Ky eshte sekreti/qellimi tyre?)

Presidenti Obama tha se palestinezët duhet të braktisin dhunën dhe izraelitët duhet të njohin të drejtat e palestinezëve për të ekzistuar. (te drejtat e Palestinezeve apo te Izraelit duan keta? ;) se Palestina njihet me pare ne hart se sa Izraeli, apo jo?)



Image

Po te njeten thirje PEACE beri dhe Presidenti Bush, ( Peace = i kill you )


Lideri palestinez thote se marreveshja e Anapolisit ishte nje hap perpara. Por, Olmert duhet te marre nje vendim historik. Dhe Hamasi duhet t’i jape pushtetin Abu Mazenit


Asgje. Izraeli nuk ben asgje per te inkurajuar procesin e paqes. Dhe nje sjellje e tille mund te anulloje efektet e atij “hapthi” qe u arrit me Konferencen e Anapolisit. Marvan Barguti, lideri palestinez qe ka nje popullaritet te madh mes njerezve te tij, leshon alarmin mbi deshtimin e mundshem te rradhes te planit te paqes. Fjalet e tij kumbojne nga burgu izraelit, ne te cilin mbahet si i denuar, dhe kerkojne te mberrijne, ne rastin me te mire, deri ne veshet e Xhorxh Bushit, njeriut qe ka shpenzuar prestigjin e vet pikerisht per te rinisur bisedimet dhe qe para pak ditesh u impenjua ne nje udhetim ne Lindjen e Mesme, i pari ne Izrael dhe ne Palestine. Ne kete interviste, Barguti rendit, pike per pike, ato qe sipas tij jane kushtet minimale per te arritur nje marreveshje. E fton Hamasin te dorezoje pushtetin e Gazas ne duart e Abu Mazenit. Pastaj rrefen, me detaje, ditet e tij ne burg. Dhe jeton me shpresen se denimi i tij do te mbaroje shpejt.


-Marvan Barguti, e beson vertet te mundshme paqen brenda 2008, sic nenvizoi ne Konferencen e Anapolisit presidenti Bush?


Me vjen keq kur konstatoj se Izraeli nuk ka nisur asnje procedure per t’u dhene njefare mbeshtetje dhe besimi palestinezeve, qe t’i inkurajoje te mbeshtesin konferencen e Anapolisit. Nuk u leviz asnje nga 623 pengesat qe interesojne mbi 6 mije kilometra katrore territor. Nje gje e tille nuk ekziston ne asnje vend tjeter te botes. E gjitha kjo sjell vec vuajtje, torture dhe turperim. Izraeli nuk liroi nje numer domethenes te denuarish, por vetem 400 njerez qe e kishin perfunduar denimin e tyre ose qe kishin ende pak muaj per te shlyer. Ne burgjet izraelite ka mbi 11 mije te burgosur. Nderkohe, Izraeli cdo dite kap 300-400 palestineze. Megjithate ne Anapolis nje hap, ndonese shume i vogel, u hodh dhe kjo i jep nje rendesi kombetare ceshtjes palestineze. Por, kjo rruge eshte e gjate, e veshtire dhe plot me pengesa. Marreveshja do te arrihej brenda 2008 vetem nese qeveria izraelite do te merrte disa vendime kurajoze, si per shembull t’i jepte fund pushtimit. Ama, duket se sjellja e qeverise izraelite nuk shkon sipas kesaj rrjedhe. Me cdo kusht palestinezet do te bejne te pamunduren qe bisedimet te kene sukses, edhe pse shpresat e tyre jane te vaketa.


-Le ta marrim me rradhe. Cila do te ishte zgjidhja e pranueshme per Jeruzalemin?


Ka vetem nje zgjidhje: Terheqja nga Jeruzalemi lindor, qe eshte pushtuar nga Izraeli qe prej vitit 1967, qe qyteti te behet kryeqyteti i nje shteti palestinez te pavarur dhe demokratik. Pas terheqjes se Izraelit, Jeruzalemi do te behet kryeqyteti i shtetit palestinez, do te jete simboli i paqes. Shteti do te jete garant i te drejtave te te tre besimeve monoteiste.


-Rikthimi i refugjateve. Sipas te dhenave jane 4 milione. A mund te mendohet qe do te kthehen te gjithe, duke permbysur ne menyre te pakthyeshme perberjen etnike te shtetit hebraik?


Izraeli, ne castin e shpalljes se shtetit te tij, deboi qindra mijera banore nga vendi, shkaterroi qindra qytete dhe fshatra, i detyroi palestinezet te jetonin ne nje prej kampeve me te medhenj te refugjateve dhe per kaq shume kohe, sa historia moderne nuk ka njohur me pare. Ne te gjithe kerkojme zbatimin e Rezolutes 196 te OKB-se, qe lidhet me refugjatet palestineze, te drejten e tyre per t’u kthyer ne shtepi dhe demshperblimin.


- Do ta pranonit hipotezen e kembimit territorial per te garantuar homogjenitetin etnik ne te dy shtetet, ne Izrael dhe Palestine?


Territoret e pushtuara me 1967-en perfaqesojne vetem 22 perqind te Palestines historike. Pervec kesaj, pranuam te themelojme Shtetin ne ate territor te paket, afer shtetit te Izraelit. Kur Izraeli te vendose terheqjen e plote dhe do te njohe te drejtat e popullit palestinez, atehere mund te diskutohet per nje projekt a ide te ketille.


-Si mund te ndahet nje mall jetesor si uji?


Nga fillimi i pushtimit, Izraeli ka patur kontrollin e plote te te gjitha burimeve hidrike te Cisjordanise dhe Gazas. I ka dhene palestinezeve nje sasi uji te barabarte me nje te dhjeten e asaj qe marrin ngulimet izraelite ne territoret palestineze. Shtrenjtimi i cmimit te ujit, sjell natyrisht nje dem te madh si ne perdorimin e perditshem te tij, ashtu edhe industrial. Per te germuar nje pus eshte e nevojshme t’u kerkosh leje autoriteteve izraelite. Ne qytete si Betlehemi, uji vjen nje here ne dhjete dite. Izraeli duhet t’ua lere burimet, prurjet kryesore dhe basenet e pranishme ne Cisjordani, pronareve te ligjshem, palestinezeve, te cilet te mund te bashkepunojne ne lidhje me burimet hidrike mbi bazen e normave nderkombetare.


-Mendoni se Abu Mazen dhe Olmert jane ne gjendje te gjejne ate kompromis, te cilin nuk arriten ta gjenin personazhe si Sharon apo Arafati?


Olmert mbeshtetet nga nje mazhorance e gjere, gje te cilen asnje nga lideret e meparshem nuk e ka patur; nese do te merrte nje vendim historik, e kam fjalen per paqen dhe fundin e pushtimit, pa dyshim do te arrinte te merrte miratimin e nje pjese te madhe te popullit izraelit. Perpara vetes ka nje rast te madh, por nese do ta linte veten ne duart e frikes dhe dyshimit, nuk do te arrinte asnje rezultat. Sa per Abu Mazenin, ai eshte Presidenti i zgjedhur nga populli palestinez. Perpos, mbi bazen e nje akti te firmosur nga te gjitha fraksionet, ka te drejten te trajtoje per te burgosurit ne Izrael. Duhet te gjeje nje zgjidhje perfundimtare per kete problem. Cfaredo akordi qe do te arrihet, do t’i nenshtrohet me pas nje referendumi popullor. Gjithsesi, Abu Mazen ka besimin e popullit palestinez mbi kete pike.


-Cili eshte roli i Sirise ne keto negociata?


Siria, se ciles i jane pushtuar kodrat e Golanit ne vitin 1967, ka nje rol thelbesor ne luften arabo-izraelite. Per rajonin ishte e rendesishme pjesemarrja e saj ne konferencen e Anapolisit, dhe ne konferencen e meparshme ne Madrid. Impenjimi i saj eshte i sinqerte. Nuk mund te injorohet apeli i saj per paqe ne Lindjen e Mesme. Mbeshtetja e saj eshte e madhe ne ceshtjen palestineze.


-Po nese bisedimet do te deshtojne, cfare do te ndodhe? Humbja e shpreses do te prodhoje shperthimin e nje “Intifade” te Trete? Ne kete rast, cfare rebelimi do te ishte?


Nese bisedimet deshtojne, do te perzgjatej konfliktualiteti, dhimbja dhe vuajtja e dy popujve. Ne vecanti populli palestinez nuk do te hiqte dore kurre nga te drejtat e tij, perpos vuajtjes se madhe. Do te rinisnin levizjet dhe luftimet popullore ne shkalle te gjere kunder pushtuesit.


-Sipas sondazheve, Likudi i Netanjahut do te fitoje zgjedhjet e ardhshme ne Izrael. Do te jete e mundur arritja e paqes edhe me te?

Abu Mazen ka njoftuar se do te dialogoje me qeverine izraelite te zgjedhur nga populli. Cdo qeveri izraelite, pavaresisht se kush e drejton, nuk do te kete siguri dhe paqe duke mbajtur pushtimin. Netanjahu u terhoq nga Galilea duke firmosur marreveshjen e “Way River-it”. Heret a vone, cilado qeveri izraelite do te ndjeje detyrimin te njohe te drejtat e palestinezeve. Vete Sharoni, qe me aktet e tij te urrejtjes u tregua nje armik i vertete kundrejt palestinezeve, u detyrua te terhiqej nga Gaza dhe te pergjysmonte ngulimet, fale luftes se ashper te palestinezeve.


-Le te kalojme ne pjesen palestineze. Cila eshte zgjidhja e saj per problemin e Gazes?


Hamasi, me kontrollin e tij ushtarak mbi Gaza, ka kryer nje gabim strategjik, u vu ne kurth dhe e terhoqi levizjen palestineze ne nje krize te paprecedente. E gjitha kjo shkon ne favor te Izraelit dhe dobeson palestinezet. Hamasi duhet ta leshoje kontrollin e Gazas dhe t’ia dorezoje pushtetin Abu Mazenit, t’u ktheje te gjitha te mirat pronareve te ligjshem dhe te nise procedurat per zgjedhjet politike dhe presidenciale derisa te zgjidhen pjesetaret e Keshillit Kombetar Palestinez ne 2008. Uroj qe Hamasi te impenjohet bashke me partite e tjera dhe fraksionet ne respektimin e Kushtetutes provizore, te heqe dore nga dhuna per te zgjidhur problemet e brendshme dhe te respektoje principin demokratik. Nese do te respektoje keto kushte, mund te niset nje dialog strategjik me rreze te gjere.


-Cilat jane raportet, ne burg, mes te denuarve te Fatahut dhe Hamasit?


Pjesa me e madhe e te burgosurve, rreth 5.000, i perkasin Fatahut. Rreth 2.500 te tjere i perkasin Hamasit, 1.300 levizjes se Xhihadit Islamik, 700 te majtes palestineze dhe mbi 1.000 jane funksionare publike. Keta te burgosur gjenden ne kampe te ndryshme, dhe mes tyre kane krijuar raporte te mira ne te gjitha aspektet. Diskutohet, dialogohet dhe shprehen mendime mbi rrugen qe duhet ndjekur per te arritur ne bashkimin e popullit tone.


- Perse Fatah nuk eshte ne gjendje te organizoje kongresin, te cilin e ka njoftuar disa here, por qe asnjehere nuk e ka bere?


Me vjen keq qe drejtuesit e Fatahut nuk kane bere shume per te thirrur konferencen e pergjithshme te levizjes, qe nuk thirret prej njezet vitesh. Drejtuesit bejne gjoja sikur nuk degjojne, nga casti qe levizja pesoi dy tronditje te forta, humbjen e zgjedhjeve dhe rrezimin e pushtetit ne Gaza. Vetem tani ka nisur pergatitja ne disa rajone per thirrjen e nje konference te Fatahut. Dje ishte rradha e Xheninit, pastaj do te vazhdohet ne rajone te tjera per te mberritur, le ta urojme, ne thirrjen e konferences ne 2008. Pa dyshim do te zgjidhet nje lider i ri. E gjitha kjo duhet te ndodhe perpara zgjedhjeve te Keshillit Kombetar te OCP-se.


-Si jane kushtet tuaja ne burg? Si i ngrysni ditet ketu?


Pas kapjes time, qe ndodhi ne menyre te forte dhe te dhunshme, iu nenshtrova disa seancave hetimore ne kushte mjaft te renda dhe poshteruese per mua. Kalova tre vjet i vetem ne nje qeli te vogel izolimi ku mungonin kushtet minimale humane per te jetuar. Aktualisht jetoj ne nje qeli te vogel bashke me dy te denuar te tjere. Takimet me te afermit jane te ndaluara. Mos flasim pastaj per gjendjen higjieno-sanitare. Ne 2007, vdiqen 5 te burgosur. Cdo dite zgjimi behet ne 6.15, orar i vendosur nga burgu; ne oren 7.30 dalim ne nje korridor te vogel te mbyllur me shufra hekuri dhe me mure te betonuara shume te larta. Duket sikur ecen brenda nje pusi shume te thelle. Ne kete menyre bejme pak gjimnastike. Rihyjme ne qeli ne oren 10.00. Ne 10.30 fillon numerimi. Cdo dite blej dhe lexoj tre gazeta ne gjuhen hebraike. Pasdite dal ne oborr ku takohem me te tjere te burgosur. Pergjithesisht lexoj gjashte ore ne dite. Artikuj arabe dhe nderkombetare, libra kulturore, politike dhe te tjere, edhe libra te ceshtjeve izraelite. Ndjek buletinet e lajmeve dhe programet televizive.


-Here pas here flitet per lirimin tuaj? E besoni kete?


Qe kur jam burgosur degjoj te flitet, permes organeve te informimit, per lirimin tim, por deri me tani jam ende brenda. Jam i bindur se te gjithe te burgosurit do te dalin nga burgjet e Izraelit dhe se tentativa e Izraelit per te na gjunjezuar do te deshtoje. Uroj te lirohem shpejt.


-Si e shihni te ardhmen tuaj dhe te popullit palestinez? Jeni optimist apo pesimist?


E ardhmja ime lidhet me te ardhmen e popullit. Per kete kam luftuar. Jam krenar qe i perkas ketij populli, qe ka treguar se ka shume durim dhe qe, pavaresisht poshterimeve dhe vuajtjeve, do te vazhdoje sakrificat per te arritur te drejtat e veta. Mua me intereson liria e popullit tim, qe eshte edhe liria ime. Une jam optimist. Besoj se fundi i pushtimit, sot ne perendim e siper, do te vije shpejt, perderisa nuk ka me force te vazhdoje pas dyzet vjetesh. E drejta jone mbeshtetet nga solidariteti nderkombetar dhe popujt e lire. Ne fund do te kemi Shtetin tone me lirine e fjales, parti te ndryshme dhe nje shoqeri me te drejta te barabarta mes burrave dhe grave. Une mendoj se dita e fundit e pushtimit do te jete dita e pare e paqes mes dy popujve, izraelit dhe palestinez. Izraelitet nuk do te kete kurre paqe dhe siguri nese do te ekzistoje ky pushtim.

Karizmatiku i burgosur

Ndonese gjendet ne nje burg izraelit prej 15 prillit 2002, Marvan Barguti, 48 vjec, mbetet lideri me ndikimin me popullor mes palestinezeve. I lindur ne Ramallah, pinjoll i nje familje fisnikesh, ishte njeri prej lidereve te “Intifades” se pare dhe te dyte. Si pjesetar i Fatahut te Jaser Arafatit te vdekur, nuk i ka kursyer kurre kritikat ndaj drejtimit te vjeter duke u propozuar si udheheqes i nje gjenerate te re dyzet-pesedhjete vjecaresh qe duan te rinovojne levizjen.

Pas arrestimit, u denua me pese burgime te perjetshme sepse u gjet pergjegjes per disa vrasje izraelitesh gjate Intifades se dyte. Kjo nuk e pengoi te vijonte aktivitetin politik. Nga qelia e tij ka mbeshtetur ngjitjen ne presidence te Abu Mazenit. Ka biseduar me te denuarit e Hamasit per hartimin e “dokumentit te te burgosurve”, nje platforme e perbashket per te gjitha fraksionet palestineze te cilat copetojne njera-tjetren ne terren. Nga perfaqesuesit e Fatahut, ai eshte njeriu me i cmuar nga ithtaret e Hamasit. Me kalimin e kohes, pasi mori nje pozicion pragmatist te hapur nga bisedimeve, u kthye ne nje ndermjetes edhe per shume politikane izraelite. Jane te shumte ata qe e vizitojne ne burg. Shume here eshte folur per nje lirim te tij, pikerisht per te forcuar pozicionin e Fatahut kundrejt integralizmit te Hamasit. Intervista per te parjavshmen italiane L’Espresso u be e mundur nga avokati i tij Khader Shkirat, i cili i coi pyetjet ne burg dhe ktheu pergjigjet. Shkirat nuk eshte vetem nje jurist me repitacion te madh ne Palestine. Komunist prej kohesh (eshte diplomuar ne Moske), iu bashkua pozicionit te Bargutit dhe natyrisht eshte mjaft aktiv ne organizaten qe kerkon lirimin e tij.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Obama: Peace Peace Peace

#4

Post by Patush »

Keshilloj qe te shikoni dokumentarin "The Obama deception"
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#5

Post by Sally »

Chavez: Obama ka humbur në hapësirë me politikat e jashtme



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama "ka humbur në galaktikën Andromeda" në lidhje me politikat e tij në amerikën Latine, tha kritiku kryesor I Obamës në rajon, lideri venezuelian Hugo Chavez, ndërsa ishte duke kërkuar mbylljen e bazave ushtarake të Shba-së.
Javën e kaluar Obama tha për kritikët e përfshirjes së Shba-së në Amerikën Latine të cilët tani janë duke kërkuar nga Uashingtoni që të ushtrojë më shumë presion për të vendosur në pushtet presidentin e rrëzuar të Hondurasit, se "ata nuk mund të kenë të dyja rrugët".
" Unë mendoj se ai ka humbur në galaktikën e Andromedës. Presidenti Obama është I humbur, ai nuk mund të shoh horizontin, ai nuk kupton. Unë besoj se Obama po hyn në një labirint të tmerrshëm. Ti japësh atij dobinë e dyshimit, ai është konfuz. Ne nuk po kërkojmë që ti të ndërhysh në Honduras Obama. Në të kundërt, ne jemi duke të kërkuar që 'perandoria' të fusë duart në Honduras dhe të heqë kthetrat e saj jashtë Amerikës Latine"-tha Chavez në një shfaqje të përjavshme televizive dhe në radio.
Chavez përsëriti akuzat ndaj Shteteve të Bashkuara se kishin njohuri paraprake ndaj grushtit të shtetit që rrëzoi Presidentin e Hondurasit Manuel Zelaya më 28 qershor si dhe avioni ushtarak që nxorri Zelayën jashtë vendit kishte përdorur një bazë të Shba-së në Honduras.
Pavarësisht kritikave të shpeshta të Chavez kundër imperializmit amerikan, Shba mbetet klienti kryesor për naftën venezueliane, edhe pse vendi I OPEK-ut është duke rritur gradualisht shitjet në vende të tjera, sidomos Kinën.
Chavez I cili dëboi ambasadorin e Shba-së në Venezuelë në fund të administratës Bush, e lejoi sërish atë të kthehej kur Obama mori detyrën. Ai tha se ende beson se Obama ka synime të mira.
Obama ka premtuar të përmirësojë marrëdhëniet me Amerikën Latine. Zyrtarët thonë se administrata e tij do të ushtrojë më shumë përpjekje për lidhjet me rajonin, për t'u përballur me rritjen e ndikimit Chavez.
Chavez pretendon se Shba kërkon të kontrollojë rezervat e mëdha të naftës të Venezuelës si dhe të gjithë rajonit Amazon.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Obama: Peace Peace Peace

#6

Post by Adriana »

Rritet urrejtja ''rracizmit'' ne Amerik
Obama is een dictator! Een Hitler!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#7

Post by Sally »

Obama premton kryerjen e reformës



Skema publike e sigurimeve shëndetësore e kanë ndarë opinionin
Presidenti Barack Obama ka thënë se ai ka si objektiv të arrijë diçka këtë vit, përsa i takon reformës në kujdesin shëndetësor.
Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, ABC News përpara një fjalimi kyç në Kongres, ai tha se ishte i hapur para ideve të reja dhe nuk do të ishte "i ashpër dhe ideologjik".

Zoti Obama tha se fjalimi do të ofronte "shumë qartësi lidhur me mënyrën më të mirë për të ecur përpara".

Anëtarët e Kongresit janë duke u përgatitur për të luftuar për hollësitë e reformave, teksa kthehen pas pushimit të verës.

Presidenti pritet të flasë për opsionin që e kanë ndarë politikën, atë të një skeme publike sigurimesh.

Zoti Obama tha se fjalimi i tij do t'u drejtohej si amerikanëve, ashtu edhe anëtarëve të Kongresit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#8

Post by Sally »

Karter: Akuzat ndaj Obamës kanë sfond racist





Uashington - Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter deklaron se akuzat ndaj presidentit Obama lidhur me reformat në shëndetësi janë të mbështetura në racizëm.
Karter theksoi se mes amerikanëve ka një ndjenjë të trashëguar se një amerikan zezak nuk mund të drejtojë vendin. Sipas tij, edhe ndërprerja e fjalimit të presidentit Obama në kongres nga një republikan që thirri "ti gënjen" ishte pjesë e një tendencë shqetësuese.

Disa takime lokale të taksapaguesve amerikanë, të shoqëruara edhe me demonstrata, sipas Karterit kanë hedhur baltë ndaj presidentit. “Në këto takime nuk është protestuar vetëm kundër politikave, por ato e kanë akuzuar presidentin për tirani dhe kanë premtuar se do ta rimarrin Amerikën”, thekson ish-presidenti Karter.

Ai thekson se pjesa dërrmuese e antipatisë ndaj presidentit është e mbështetur në faktin se ai është zezak. “Shumë amerikanë të bardhë mendojnë se një afrikano-amerikan nuk mund të drejtojë Shtetet e Bashkuara, gjë që është e neveritshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë, shumë konservatorë mendojnë se kjo çështje e ka kaluar cakun, dhe thonë se janë vetë mbështetësit e presidentit Obama që po luajnë me kartën racore
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#9

Post by Sally »

Fokus/Qytetarë transparentë – Presidenti Obama dhe ligjet e sigurisë së Bushit


Që prej 11 shtatorit 2001 shumë gjëra kanë ndryshuar për qytetarët amerikanë. Kontrollet strikte në aeroporte janë vetëm shembulli i dukshëm i masave të marra për kontrollin dhe vëzhgimin që bëhet. Barack Obama pati premtuar në fushatën elektorale që ta fusë Amerikën sërish në rrugë të drejtë "por asgjë nuk po duket nga kjo". Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, SHBA-ja ka dalë nga kursi i politikës së të drejtave të njeriut, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama në maj, në një fjalim në arkivin shtetëror në Uashington.„Në vend që të shfrytëzojmë me strategji vlerat tona, ne kemi lënë mënjanë shumë shpesh principet tona duke i parë ato si lluks që nuk mund ta kemi më". Por kjo do të ndryshojë, premtoi presidenti në një vend ku ruhen fondamentet ligjore të SHBA-së, Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetura me shtesat e saj, që i garantojnë qytetarëve të drejtat e tyre themelore. Këto dokumenta duhet t`i mbrojnë ndër të tjera amerikanët edhe nga vëzhgimi pa baza i shtetit. Por nën presidentin George W. Bush ky princip ligjor u kthye përmbys, deklaron Michael German, këshilltar ligjor i shoqatës qytetare me emër ACLU: “Para se të mbledhë të dhënat e amerikanëve dhe të huajve, qeverisë nuk i duhet më tani dyshimi për ndonjë aktivitet kriminal". Vëzhgimi i të huajve bëhej më parë nën kushte shumë më të forta, por tani ky ndryshim nuk ekziston më. Dhe ajo çka rregullohej më parë me Kodin Penal, u bë papritur çështje e sigurisë kombëtare. Me ligje të reja si për shembull „Patriot Act“, mund të përgjohen pa leje ligjore lidhje telefonike ose interneti dhe mund të merren lidhjet bankare. Sa amerikanë janë spiunuar në këtë kuadër, nuk është bërë saktësisht e ditur. Sepse mbajtja sekret, edhe ndaj vetë Kongresit, është një nga karakteristikat e mënyrës së re te të sjellurit. German thotë se numri i kërkesave për kontroll është rritur nga një mijë në vit më parë në dyfishin tani. Dhe rreth 50 mijë herë në vit janë marrë të dhënat për telefonata dhe konto bankare. Në gjysmën e rasteve të përgjuarit kanë qenë qytetarë me banim në SHBA. Të gjitha këto ligje janë ende në fuqi, cka nuk e cudit German-in.



“Për një qeveri është gjithnjë e vështirë të dorëzojë pushtetin, që ka fituar qeveria e mëparshme".Kështu Presidenti Obama ka refuzuar disa herë dhënien e informacioneve. Megjithëse në fjalimin e tij në maj ai pati premtuar: "Unë nuk do të fsheh të vërtetën asnjëherë, sado e pakëndshme që të jet".Unë do e shoh Kongresin dhe Gjykatën si dy dhuna të barabarta qeverisëse. Unë do u them amerikanëve çfarë di dhe çfarë nuk di dhe kur të publikoj diçka ose ta mbaj sekret, do u them pse”. Kështu në një nga rastet më spektakolare Obama tha se publikimi do të rrezikonte sigurinë e ushtarëve amerikanë. Kur bëhej fjalë për publikimin e fotografive që tregonin të burgosur që torturoheshin nga ushtarë amerikanë. Edhe listën e personave të cilësuar si të rrezikshëm, qeveria e Obamës nuk do që ta publikojë. Ata që ndodhen në këtë listë, kontrollohen shumë në kufi, ose dëbohen. Por duke e mbajtur listën sekret qytetarë që ndodhen pa të drejtë në të e kanë të vështirë të mbrohen. Kamerat tregojnë pika të ndryshme të kufirit Nogales, Mexico, dhe Nogales, Arizona, në SHBA.Bildunterschrift: Çdo gjë nën kontroll. Kamerat tregojnë pika të ndryshme të kufirit Nogales, Mexico, dhe Nogales, Arizona, në SHBA. 400 mijë persona ndodhen në listë, sipas të dhënave të autoriteteve më pak se pesë përqind janë qytetarë amerikanë. Por aktivistët e të drejtave të njeriut janë duke arritur sukseset e para. Kështu qeverisë iu desh të ajroste pak praktikat e autoriteteve hetimore të FBI-së, shpjegon Germani. Kështu janë marrë shumë informacione për shpërdorim të forcës. “FBI nuk e ka përdorur pushtetin e vet për të identifikuar njerëz të fajshëm, por për të bërë që njerëzit të bëjnë faj. Kjo është botë e mbrapshtë. Para hetimeve nuk ekziston dyshimi, sepse ne hetojmë për të vërtetuar se nuk kemi dyshime”. Një sukses tjetër është që qeveria e re e cila nuk i ka zënë ende të gjitha postet, do të punësojë 50 avokatë më shumë në ministrinë e drejtësisë për tu kujdesur për të drejtat e njeriut në vend. Pra, aktivistët e të drejtave të njeriut janë duke pritur. Edhe një herë Michael German:„Tre pikave të ligjit Patriot Act u kalon afati në fund të këtij viti. Ne shpresojmë që Kongresi dhe qeveria ta shfrytëzojnë këtë rast për të vlerësuar si përdoren kompetencat dhe cila të drejta kemi sakrifikuar në përpjekjet tona për të spiunuar sa më shumë njerëz
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#10

Post by Sally »

Mbyllja e Guantenamos nuk do te mbyllet ne janar 2010




Uashington - Duket se burgu i shumëpërfolur i Guantenamo do të vazhdojë të mbetet në rend të ditës edhe për ca kohë.
Sipas lajmit të agjencisë së lajmeve Associated Press, mbështetur te informatat e një autoriteti në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama pati premtuar se Burgu i Guantenamos do të mbyllej në janar të 2010 nuk do të realizohet.

Arsyeja e shtyrjes për më vonë të mbylljes së këtij burgu është fakti se aty momentalisht gjenden 225 të burgosur, çështjet e të cilëve do të rishikohen dhe ende nuk është vendosur se ku do të dërgohen ata.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#11

Post by Sally »

Kongresi amerikan kundër të burgosurve të Guantanamos në SHBA


Uashington,Kongresi amerikan ka votuar me një shumicë të madhe kundër një zhvendosjeje të të burgosurve nga kampi i Guantanamos në Kubë në burgjet në SHBA. Në rast se ky projektligj miratohet edhe nga senati, atëherë presidenti Barak Obama do ta ketë edhe më të vështirë te mbaj premtimin dhe realizimin e planeve të tij për mbylljen e Guantanamos në vitin 2010. Qeveria dëshiron që disa nga të burgosurit t'i sjellë në burgjet e SHBA së


-hahaha- -hahaha- nuk paska qen arsyja e me larteshme qe thot:
Arsyeja e shtyrjes për më vonë të mbylljes së këtij burgu është fakti se aty momentalisht gjenden 225 të burgosur, çështjet e të cilëve do të rishikohen dhe ende nuk është vendosur se ku do të dërgohen ata
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#12

Post by Sally »

Ja dhe nje premtim i pa mbajtur nga Obama, ja vetem qe nuk mban premtimin po perdor nje stragjedi te re ( stragjedin qe la presidenti Bush), Obama premtoj heqjen e trupave ne Irak dhe ne Afganistan, jo vetem qe nuk ndodh nje gje e tille po po shtohen 40 mije trupa te reja!

Presidenti Barak Obama i ka thënë udhëheqësve të lartë të Kongresit se rishikimi i strategjisë për Afganistanin nuk do të merret me tërheqje apo pakësim trupash.
Presidenti Obama ka paralajmëruar se strategjia e tij e re në Afganistan nuk do të kënaq të gjithë.

Ai e deklaroi këtë pas një mbedhje me udhëheqës të lartë të Kongresit amerikan për dërgimin e më shumë trupave në Afganistan.

Anëtarë të Kongresit të cilët ishin në takim thanë se dallimet për strategjinë në Afganistan ende qëndronin.

Komandanti amerikan, gjenerali Stanley McChrystal, ka kërkuar 40 mijë trupa shtesë.

Udhëheqësi i pakicës republikane, Mitch McComnnell, tha se politikanët duhet të dëgjojnë ushtrinë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#13

Post by Sally »

Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe






Obama u shpërblye me këtë çmim për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për fuqizimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve.
Presidenti amerikan, Barak Obama, është fitues i çmimit Nobel për Paqë për këtë vit, njoftoi Komiteti për Çmimin Nobel i Norvegjisë në Oslo.Ky komitet njoftoi se për presidentin Obama kishin arritur më tepër se 200 nominime.

Ky komitet njoftoi se për presidentin Obama kishin arritur më tepër se 200 nominime. Presidenti amerikan, që prej marrjes së detyrës në janar, është angazhuar intenzivisht në çarmatim dhe ka punuar në rifillimin e procesit paqësor në Lindjen e Mesme.Komiteti për Çmimin Nobel e ka vlerësuar lart presidentin Obama për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në sforcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”. Çmimi, i cili kap shumën prej 1.4 milionë dollarësh, do të dorëzohet në Oslo më 10 dhjetor.Në arsyetim të Komitetit, pos tjerash, thuhet se po e nderonte zotin Obama me këtë çmim për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve”. Vitin e kaluar këtë çmim e ka fituar ish - Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, i cili ka ndërmjetësuar në negociatat për statusin e Kosovës dhe në konflikte të tjera.

"Barack Obama nderohet me Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve" - kështu u shpreh në Oslo kryetari i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, Thorbjërn Jagland. Në mënyrë të veçantë nderohet angazhimi i Obamës për një botë pa armë atomike. Si president Obama ka krijuar një atmosferë të re në politikën ndërkombëtare - thuhet në argumentimin e Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen. Diplomacia shumëpalëshe dhe rëndësia e OKB-së dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare janë sërish në qendër të vëmendjes. Madje dialogu dhe bisedimet shihen si instrumenta të preferuara edhe për zgjidhjen e konflikteve më të vështira ndërkombëtare. Nën drejtimin e Obamës SHBA po luan një rol konstruktiv edhe në politikën për klimën - sqarohet më tej në argumentim.

Sipas Jaglandit, Obama është zëdhënësi kryesor i botës.

Vetëm dhjetë muaj pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, Barak Obama ka fituar çmimin Nobel për Paqe. Çmimi u dha për përpjekjet e jashtëzakonshme të presidentit, në reduktimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe nxitjes së paqes në Lindjen e Mesme.“Komiteti Norvegjez i çmimit Nobel për Paqe vendosi t’ia japë Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2009 presidentit Barak Obama për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve”, tha Thorbjorn Jagland. “Për 108 vjet, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka synuar të nxisë pikërisht këtë politikë ndërkombëtare e këto qasje, për të cilat Obama është kthyer në zëdhënësin kryesor të botës. Komiteti mbështet thirrjen e Obamës se tani është koha për të gjithë ne që t’i marrim përgjegjësitë tona për përgjigje globale ndaj sfidave globale”, theksoi Jagland.Obama është presidenti i tretë amerikan në detyrë dhe i katërti në mesin e krerëve të Shtëpisë së Bardhë që nderohet me çmimin Nobel për Paqe. Në vitin 1908 ky çmim iu dha Rusveltit, kurse në vitin 1919 e mori presidenti Uillson. Në vitin 2002, ish-presidenti Xhimi Karter u nderua me po këtë çmim. Obama e fitoi çmimin në mesin e 205 kandidatëve të tjerë. Në mesin e kandidatëve më të mundshëm për këtë çmim ishin përmendur kryeministri aktual i Zimbabvesë, Morgan Çvangirai, disidenti kinez Hu Xhia, aktivisti kolumbian Piedad Kordoba dhe mjekja e aktivistja afgane Sima Samar.Por, cilat kanë qenë momentet kyçe të jetës së fituesit të çmimit Nobel për Paqe?Barak Husein Obama, 48-vjeçar, është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.Ai diplomoi në Shkencat Politike në Universitetin Kolumbia, në Nju Jork dhe doktoroi në Shkencat Juridike në Harvard. Në vitet 1992-1995 ishte avokat dhe ligjërues i Të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Çikagos.

Anëtar i Senatit të shtetit Illinois u zgjodh në vitin 1996, ndërsa në vitin 2004 u zgjodh anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.Në vitin 2005, revista “Time” e radhiti në mesin e 100 personave më me ndikim në botë. Në shkurt, 2007, Obama shpalli se do të kandidohet për president të Shteteve të Bashkuara.Obama është i martuar, kurse e shoqja, Mishel, është avokate. Ata kanë dy vajza, Malia dhe Sasha.

Biografia

Barack Obama ka lindur në Havai nga një baba kenian dhe një nënë e bardhë amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nënën e tij, Ann Dunham, ndërsa ishte student në Universitetin e Havait. Çifti u nda dy vjet pas lindjes së Obamës. Babai i tij u kthye përfundimisht në Kenia, ku u bë një ekonomist me emër. Ai vdiq në një aksident me makinë në vitin 1982.

Martesa e dytë e nënës së Obamës ishte me një indonezian të quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpërngul në Indonezi dhe Obama qëndroi atje deri në moshën dhjetë vjeç, ndërsa më pas u shpërngul sërish në Havai dhe jetoi me gjyshërit e tij, ndërkohë që kishte fituar një bursë në Akademinë e elitës Punahou.

Ai ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait në Kenia, dhe një motër nga martesa e dytë e nënës, Maya Soetoro-Ng, mësuese në Havai.

KARRIERA: Pasi përfundoi kolegjin në vitin 1983, Obama punoi për një organizatë këshillimore financiare në Nju Jork. Ai gjeti punë në Çikago në vitin 1985 si organizator për Projektet e Zhvillimit të Komuniteteve, një grup me bazë kishën që kërkonte të përmirësonte kushtet e jetesës për periferitë e varfëra.

Pas tri vjetësh, Obama shkoi në Shkollën e Drejtësisë së Harvardit, ku u bë presidenti i parë me ngjyrë i revistës ligjore. Ai punoi si ortak sezonal gjatë kohës së verës në Firmën ligjore Austin të Çikagos, ku u takua edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme. Pas diplomimit në Harvard në vitin 1991, Obama ka ushtruar të drejtat ligjore civile në një firmë të vogël në Çikago, dhe më pas u bë lektor për të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Çikagos në vitin 1993.

KARRIERA POLITIKE: Obama fitoi një vend në Senatin e Shtetit të Ilinoisit në vitin 1996. Gjatë legjislaturës ai punoi për legjislacionin mbi etikën dhe mirëqenien, si dhe për një masë që kërkonte regjistrimin elektronik të seancave pyetëse nga policia dhe rrëfimet në rastet e hetimeve për vrasje.

Obama fitoi një vend mjaft të kontestuar në Senatin e SHBA-së në vitin 2004, duke fituar 53 për qind të votave paraprake demokrate në një garë me tetë kandidatë. Më pas fitoi fare lehtësisht në zgjedhjet e përgjithshme. Në Senat ai ka hartuar një relacion për votimin liberal, por ka qenë një nga demokratët e paktë që mbështeti masën për frenimin e padive kundër vetë të zgjedhurve. Ai kundërshtoi caktimin e kryegjykatësit John Robert dhe gjykatësit Samuel Alito në Gjykatën e Lartë.

Gazeta e pavarur "National Journal" e renditi Obamën si anëtarin më liberal të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, bazuar mbi të dhënat e votimeve të tij në 2007. Ai i u rendit i dhjeti në radhën e më liberalëve në 2006 dhe i gjashtëmbëdhjeti në 2005
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#14

Post by Sally »

-waiting- Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe :o

Mjafton vetem te flasesh per paqen, po nuk ka gje qe premtimet nuk i mban, dhe vjen momenti qe dekorohet me cmimin Nobel... -hahaha- -hahaha-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Obama: Peace Peace Peace

#15

Post by Sally »

Sarkozi: Çmimi Nobel, kthim i Amerikës




Shpallja e presidentit amerikan Barak Obama si fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2009 ka ngjallur befasi, dhe është shoqëruar më reagime të ndryshme, kryesisht vlerësuese.

Dhënja e çmimit shënon “kthimin e Amerikës në zemrat e njerëzve të botës”, tha presidenti francez Nikola Sarkozi.

Kreu i Komisionit Evropian, Zhose Emanuel Barroso uroi ngrohtësisht Obaman për çmimin. “Presidenti Barroso i ka dërguar një mesazh të ngrohtë urimi presidentit Obama. Në mesazh Barroso pranon se ky çmim është për angazhimin e presidentit Obama ndaj vlerave të paqes e përparimit të njerëzimit”, tha Pia Hansen, zëdhënëse e Barrosos.

Autoriteti Palestinez mirëpriti lajmin duke theksuar se çmimi ngjall shpresë se do ta motivojë edhe më shumë për të çpuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Këshilltri i presidentit iranian tha se çmimi i nderuar duhet të bëjë që Obama të fillojë të punojë për t’i dhënë fund padrejtësive në botë.
Çmimi nuk ka kaluar pa kritika. Kritikët kanë thënë se Obama nuk ka arritur shumë në nivel botëror në këto 10 muaj të presidencës.

Vendimi është dënuar nga talibanët, zëdhënësi i të cilëve ka thënë se Obama “nuk ka marrë asnjë hap të vetëm drejt paqes në Afganistan”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”