Zeus10 wrote:Gardhi i Ondrrave wrote:Por tash menoj per asnji gjuhe nuk mun me pat bindje absolute qe asht evolue ne mnyre natyrore. Anglishtja per mu ka marre aq shume fjale t'huja sepse asht si me ken nji "lingua franca" e nji perandorie te re, asaj anglo-saksone, pranaj ka marr fjal nga tana popujt me t'cilet ka ardh ne kontakt o qe ka sundu. Po natyrisht qe asht gjuhe gjermanike se leksiku dhe gramatika e saj jan t'ngjashme me ato te gjuhve te tjera te s'njajtes familje. Tash nese ka pat nji gjuhe "kulture" (qe hala se kam kuptu mire çfare do me thane), un ket nuk e di, po si t'kallzova, arkeologjia mshtet nji vazhdimisi te pasten, sidomos per gjuht skandinave. Merre me men, qe islandezet mujn me lexu tekstet e lashta te mesjets sikur jan tu lexu gazeten e mnjezit. Nejse, kufiri i sakte midis gjuhe natyrore dhe gjuhe kulture ma duket asht i vshtin me u percaktu historikisht. Te pakten jo per tana gjuht.
Nese asnje gjuhe, nuk do te ishte krijuar, qe ne krye te heres, duke u 'gdhendur' spontanisht prane vatres se familjes, atehere nuk do te kishim fare sot gjuhe te folme, aq me teper nuk do kishim krijimin e gjuheve qe ne termin shkencor quhen : Gjuhe Vehikulare, qe kane cuar ne lindjen e shumices derrmuese te gjuheve te sotme evropiane. Krijimi i gjuheve natyrore, ka ardhur bashke me njeriun dhe nevojen e tij per komunikim dhe gdhendja e gjuhes eshte bere e natyrshme, duke nisur qe nga tulla baze qe eshte rrokja. Kete po ta ilustroj me nje shembull. Sic e dime rrokja si qelize elementare ne strukturen e fjales bart ne vetvete nje kuptim elementar. Ajo shfaqet zakonisht si nje kombinim i nje bashketingellore(kocka) me nje zanore(mishi). Nga vete krahasimi qe kam zgjedhur, kocka eshte e pashformueshme dhe ruan formen e saj gjate perdorimit, kurse zanorja zakonsht transformohet, dhe kjo ndodh sidomos gjate zgjedhimit, kur levizim nga dialekti ne dialekt, por dhe gjate kalimit nga nje figure e ligerates ne tjeter. Shembulli i ilustruar eshte ky i meposhtmi i kombinimit c-v:
Por une do te shkoj me tej dhe do te te shpjegoj, sipas idese time zhvillimin e shume fjaleve ne gjuhe te ndryshme, duke u nisur nga keto qeliza elementare. Gjithshka nisi me foljet dhe pikerisht me ato njerrokeshe, sidomos te struktures c-v, pra kombinimin e bashketingellores me zanoren, qe me vone do e zgjeronin strukturen e tyre te thjeshte, duke na dhene nje seri fjalesh me kuptime paksa te ndryshme, por me burim te njejte, nga kjo qelize baze :
lë(lëshoj, liroj, largoj etj)
vë(vendos)
bë(bëj)
Si ndodh kjo? Psh folja
vë, me
vu dicka, ka format e saj dialektore vo, va:
Du me e vo ket ketu(Tirane)
ose
Du me e va kete ketu(Elbasan).
Kjo vë, vo, ve ose va do te thote:
VENDOS kal.1.
Vë dikë a diçka në një vend të caktuar; vë diçka në vendin e vet; vë. Vendosi librin në raft. Vendose në (mbi) tryezë! I vendosi njërën mbi tjetrën. Vendosën kurora në varret e dëshmorëve.
2. E çoi dhe e lë dikë a diçka në një vend të caktuar ose në vendin që duhet; e vë në një vend a në një gjendje të caktua; i gjej vendin e përshtatshëm, e rregulloj si duhet; vë. I vendosi drutë stivë. I vendosi të ardhurit nëpër dhoma. I vendosi nxënësit në rresht i rreshtoi nxënësit.
3. E vë dikë në një vend me punë a me një detyrë të caktuar. I vendosi njerëzit në punë.
4. Bëj një shenjë me laps a me bojë në diçka, shënoj; shkruaj; vë. Vendos shenjat e pikësimit. Vendos theksin.
5. Ngre në një vend një aparat, një makinë etj. Dhe e bëj të punojë, e mbërthej a e lidh si duhet, në mënyrë që të punojë; vë. Vendosën një aparat (një makineri). Vendosi një radio në veturë.
6. Bëj që diçka të vejë ashtu si duhet, ndërhyj e krijoj kushte të përshtatshme për diçka (për rregull, për disiplinë etj.); vë. Vendos rregull (disiplinë).
7. Vë themelet e diçkaje; vë në fuqi, jap fuqi; nis, filloj një veprim; kryej a mbaroj diçka. Vendosëm pushtetin popullor. Vendosëm marrëdhënie diplomatike. Vendosi lidhje me të. Vendosëm pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit. Vendosëm marrëdhëniet socialiste në prodhim.
8. Arrij, siguroj diçka. Vendosi një rekord të ri. sport.
9. Caktoj përfundimisht diçka, përcaktoj; vë në jetë a në praktikë diçka; zbatoj. Vendosën çmime të reja. Vendosi norma të reja (më të larta).
10. Bëj të mundshëm zhvillimin e mëtejshëm të diçkaje, ndikoj shumë në përfundimin e diçkaje, përcaktoj. Vendos fatin tim përcakton të ardhmen time. Vendos fatin e diçkaje ndikon në mënyrë të theksuar, vendimtare për përfundimin e saj. Ngjarje që do të vendosë për të ardhmen.
11. let. Bëj që të veprojë në një mjedis të caktuar (në romane, në drama etj.).
E ka vendosur heroin e tij në rrethana tipike
.
Sigurisht kjo folje eshte burimi i emrit vend:
VEND m.1. Hapësirë a sipërfaqe tokësore, tokë e kufizuar a pjesë toke që ka veçori të caktuara fizike e gjeografike; truall; zonë. Vend malor (shkëmbor, fushor, moçalor). Vend i sheshtë (i ngritur, i thyer, i hapët). Vende të ulëta (të larta). Vend i bukur
(i butë, klimaterik). Vend i thatë (i zhveshur). Vend djerr. Vendet e nxehta.
2. Pjesë toke a pjesë e sipërfaqes tokësore (fushë, pyll, fshat, krahinë etj.), që ka diçka të veçantë ose që përdoret për diçka, hapësirë a sipërfaqe që shërben për një qëllim të caktuar, truall që caktohet për një punë; pjesë hapësire ose sipërfaqeje tokësore ku është një njeri a një send, ku ka ndodhur diçka, për ku ka marrë drejtimin një lëvizje etj. Vend historik. Vendi i lojës (i takimit). Vendi i burimit. Vendi i ngjarjes. Vendi i nisjes (i mbërritjes). Vendi i shërbimit. Vend për ndërtim (për banesë, për strehim). Vend për kullotë. Vend për fushë sporti. Emra vendesh. gjuh. Ndajfolje vendi. gjuh. Rrethanor vendi. gjuh. Në vendin e aksionit. Në vendin e sulmit (e goditjes). Në një vend të caktuar. Në çdo vend. Në vende publike. Në vende kyç. Në vende të dukshme. Në një vend afër (larg). Në këtë vend ka ndodhur. U nisëm për në një vend të panjohur. Vajtëm deri në një farë vendi. Zgjodhëm një vend të përshtatshëm. E studioi (e zgjidhi) në vend.
3. Hapësirë a sipërfaqe ku është a ku duhet të jetë një njeri, një send etj., pjesë e një hapësire që zë dikush a diçka; pjesa e hapësirës a e sendit ku rri dikush a mbahet diçka. Vendi i plaçkave. Rri (qëndron) në vend. S'lëviz nga vendi. I ndërroi vendin.
E çoi nga një vend në një tjetër. Është në të njëjtin vend. S'rri në një vend lëviz shumë. E mbaj në vend e ndal, nuk e lë të ikë a të largohet. Çdo gjë ka vendin e vet. I vuri gjërat (orenditë) në vendet e tyre. E çoi kockën në vend.
Pra vë+ nd(ë), pra vend quhet ajo njesi(toke, apo cfaredo) qe eshte vendosur nden te.
Nganjehere, folja elementare transmeton kuptim te menjehershem, duke krijuar nje figure tjeter te ligjerates, pa e ndryshuar grafiken e saj. Folja
vë ka lindur emrin
ve:
VE f.Vezë. Ve pule (rose, pate). Ve zogu. Një kokërr ve. Bën ve.
* Lule veje (veze) bot. shih te LUL/E,~JA.
dhe kjo e ka marre kuptimin pikerisht nga vënja. Nuk do ndalem gjate ketu, per te mos ta shperndare debatin.
Sic e permenda dhe me larte, vë-ja shfaqet si vo, ve ose va per shkak te fluiditetit te zanores, prandaj termi vajze shfaqet ne dialekt dhe vojze. Ky emer ka lindur pikerisht nga fjala ve(vezë), pra vajze do te thote vezë dhe kuptimi eshte
njeriu-veze. Ne te vertete, femra eshte ajo qe mban vezen, qenja veze. Prandaj dhe fjala korrespondente ne anglisht, bart te njejtin kuptim:
Woman= wo(ve)+man(njeri)
Ne fakt anglishtja e ka marre WO-n nga latinishtja : 'ovum', nepermjet nje forme tranzicionale te saj, ndoshta prej frengjishtes: "œuf", qe ne italisht ben: "uovo", por ajo qe eshte e padiskutueshme eshte qe folja vë(me vu), eshte e pranishme ne strukture pavaresisht transformimit qe i eshte bere te njejtes fjale, nga gjuha ne gjuhe, per shkak te devijimeve spontane te pashmangshme fonetike:
o
vum
œuf
uovo
dhe te gjitha te mesipermet jane forma te mevonshme, te devijuara te shqipesve(veze).
keto devijime, kane sjelle fjale ne dukje te ndryshme, por nuk ka dyshim, qe ajo qe eshte f-ë ne frengjisht, ka korrespondente v-ënë ne latinisht, shqip dhe italisht. Prandaj fjala
female me orgjine latine FEMINA, eshte ne fakt e njejta gje me WOman:
female=fe +male, ashtu si woman=wo+ man. Ne kete ekuacion fe=wo dhe male=man. Ne te vertete:
fe <=ve=vo> wo
Pra i gjithe ky arsenal fjalesh, qe eshte shume me i gjere se ato qe paraqita une ketu, ka lindur prej nje foljeje elementare te shqipes, duke ndjekur te gjitha rruget, ato natyrore me heret dhe ato artificiale me vone, rruge qe jane te komplikuara dhe detyra jone eshte ti zbulojme.