Sa për Despotin Niqifor, me gjithë që e dinin se si nuk do ta duronte qetësisht përcjelljen dhe brohoritjen, jo vetëm që nuk e çanin kryet për të fare, por dhe sheshit e shanin si njeri që kishte dalur menç fare sepse, siç thotë fjala, dha atin dhe mori bakrin. Prandaj, pak më vonë, nga ky shkak, arbëreshët u shkëputën sheshit nga Despoti duke thënë se do të luftonin me gatishmëri si për veten e tyre, në qoftë se nuk e prish krushqinë me Tribalët dhe nuk e thërret përsëri prej Peloponezit bijën e mbretit për të jetuar bashkë me të...
Niqifori donte përmes rivendosjes me përdhunë t’i kthente feudet e veta në gjendjen që ishin tetë vjetë më parë. Porse plasi shpejt një kryengritje e arbëreshëve. Despoti Niqifor me stratiotët e tij grekë dhe me mercenarët turq, u mund në lumin Aheloos prej fisnikëve arbëreshë me ushtritë e tyre që lëviznin shpejt dhe ra i vrarë.
________________
1. Despoti i Epirit - Niqifori.
2. Kantakuzeni quan Tribalë serbët.
Kantakuzenos, IV, 43, Origjinal, greqisht, në Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vëll. II, shek. VIII-XV, f. 188-189
http://vargmal.org/dan7233sh-n1