Arbëri wrote:Hapet gjigandi “Shkupi City Mall”
Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... NbiTsKtYpI
Shkupi bëhet me qendrën më të madhe tregtare në rajon Skopje City Mall. Në praninë e kreut më të lartë shtetëror, të ftuarve të shumtë, fytyrave të njohura politike dhe të jetës publike u hap qendra më e madhe tregtare në Ballkan dhe e para e këtij lloji në Maqedoni. Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane, një nga investitorët kryesor në këtë qendër tha se ky projekt i realizuar, në vetvete ka disa veçanti dhe si i tillë do të jetë tërheqës për gjithë qytetarët.
Kryeministri Nikolla Gruevski përgëzoi investitorët për guximin e marrë për një investim kaq të madh. Ai tha se Skopje City Mall do të bëhet shenjë njohëse e Maqedonisë.
“Sot jemi dëshmitarë të një realizimi të një ëndrre biznesi, e një vizioni të biznesit dhe një investimi të ri në Republikën e Maqedonisë, qendrës së re tregtare Skopje City Mall. Skopjë city mall sipas të gjitha parametrave sjellë efekte të mëdha pozitive për vendin tonë. Investimi i tejkalon 100 milion euro dhe për këtë dua që edhe njëherë publikisht të falënderoj dhe të përgëzoj investitorët Samir Mane dhe Zoran Antiq për këtë investim, për rreziqet me të cilat përballen sepse çdo biznesmen që hyn në një projekt të këtillë të madh bart dhe rrezikun në vete, dhe kjo është për respekt. Jo gjithkush merr një guxim të këtillë”, u shpreh ai.
Të pranishmit e shumtë nga të gjitha vendet e rajonit thanë se ky investim i biznesmenit Mane paraqet krenari për të gjithë shqiptarët
Hapja e Skopje City Mall është një ngjarje shumë e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë, meqë bëhet në një kohë kur ka mungesë të investimeve kapitale dhe kur në Maqedoni për shkak të krizës ekonomike është shënuar rritje e numrit të papunëve. Në këtë qendër moderne punësohen më shumë se 2000 vetë. Ministri i cili merret drejtpërdrejt me investimet e huaja, u shpreh se Maqedonia është bërë destinacion i vërtetë i shumë kompanive dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Skopje City Mall është një eksperiencë shumë e mirë për të gjithë investitorët e tjerë, pasi ata gjithmonë ndjekim hapin e të tjerëve. Skopje City Mall është qendra më e madhe tregtare në rajonin e Ballkanit. Është kënaqësi të shihen kaq shumë brende të njohura. Shpresoj se qendra do të bëhet destinacion shopingu jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë por edhe për gjithë rajonin”, deklaroi ministri.
Kjo qendër tregtare është dhe një dëshmi për bashkëpunimin e mirë ekonomik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Dizajni i Skopje City Mall është bashkëkohor dhe i veçantë në pamjen e saj. Qendra më moderne tregtare është në vlerë prej më shumë se 70 milionë euro dhe me një sipërfaqe prej 90 mijë metra katrorë. Së bashku me këtë qendër bashkëkohore tregtare në Maqedoni për herë të parë vijnë dhe brende të njohura botërore midis të cilave- zinxhiri francez i supermarketeve Carrefour me një sipërfaqe prej 4500 metra katror, iSTYLE, rrjeti më i madh për shitjen e produkteve të gjigantit botëror Apple për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Për herë të parë në Maqedoni në Skopje City mall do të jetë edhe Zara në një sipërfaqe prej 2.190 metra katrorë, me hapësirën më të madhe në Ballkan. Nuk mungojnë as brende të tjera të njohura si Masimo Duti, Stradivarius, Pul end Bear, Bershka. Neptun- kompani e njohur e cila ofron shitjen e produkteve elektronike nga TV dhe kompjuterë deri në pajisje elektroshtëpiake. si lider në tregjet në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, në Skopje City Mall shtrihet në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.
Përveç shopingut në Skopje City Mall nuk do të mungojë as argëtimi pasi, qendra disponon me kinema multipleks me 3D teknologji dhe salla të posaçme për bouling si dhe qendër të posaçme për më të vegjlit.
Këtë qendër tregtare më tërheqëse e bën edhe fakti që objekti ndodhet në komunën Karposh, në një vend shumë të përshtatshëm për vizitorët jo vetëm nga e gjithë Maqedonia, por sidomos edhe për ata nga Kosova dhe vendet e tjera më të afërta.
p.s. Nuk po i nxjerr videot nga youtube si me pare !?
mir kju biznesman i fort po e vendos tregtin ne mal e slaveve edhe jo ne mal e Shqiptarve
whats up with that ?