"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lapidari në Preshevë

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lapidari në Preshevë

#31

Post by Arbëri »

Dacic: Pse nuk pati flamuj te Kosovës në Preshevë?

video :

Beograd, 21 janar - "I takon Shqipërisë apo Kosovës, Presheva?", pyeti kryeministri serb, Ivica Dacic gazetarët ne Beograd. "Pse nuk pat flamuj te Kosovës?", vazhdoi Dacic, duke deklaruar se ju ka thënë atyre më herët që duhet të bisedojnë me Shqipërinë, por që atij iu është zënë për të madhe. "Kam thënë të flasim për këmbim territoresh nuk keni dashur të bisedoni, tash çka kërkoni ne Preshevë? Si mund te tolerohet përmendorja e atyre qe kanë vrarë policë te këtij shteti?", theksoi ai. Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar sot në Beograd se situata e sigurisë në Preshevë është e qetë dhe se ngjarjet atje janë “çështje të brendshme". “Situata e sigurisë është e qetë. Mendoni se ajo mund të varet nga një lapidari Do të ishte një shtet i shkretë sikur të varej”, ka thënë Dacic.
buron nga: zhurnal.mk
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lapidari në Preshevë

#32

Post by Sally »

Xhandarmeria mban të rrethuar Preshevën

Preshevë, 22 janar - Forca të mëdha të xhandarmerisë serbe vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuara në zonën e gjerë të Preshevës, pas aktit vandal të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së.

Banorë lokal i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se prania e shtuar e forcave serbe vijon në këtë zonë, kryesisht në zonën me kufirin me Kosovën, ku janë shtuar lëvizjet e njësiteve të xhandarmerisë.

“Në zonën malore ku kam shtëpinë tashmë është rrezik për të lëvizur, për shkak të pranisë së shtuar të xhandarëve dhe kjo na rrezikon edhe neve jetën, për shkak se në këtë situatë nuk i dihet dhe mund të pësosh”, theksoi një banorë nga fshati Caravajkë i komunës së Preshevës.
Banorët theksojnë se ndjejnë frikë nga kjo prani e shtuar dhe se apelojnë që të reagohet urgjentisht që Serbia të tërheq këto njësite speciale nga kjo zonë, për të krijuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në deklaratën e përbashkët të liderëve politik, ndër pikat kryesore është edhe tërheqja e njësiteve speciale dhe të xhandarmerisë serbe nga rajoni i gjërë i Luginës së Preshevës.
"Kërkojmë nga qeveria e Beogradit që urgjentisht të liroj logjikën e dhunës, ultimatumeve dhe arbitraritetit në komunikim me shqiptarët, konform kësaj largimin e forcave speciale,nga Lugina e Preshevës dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtarisht të marra ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjen e Konçulit", theksohet në deklaratë.

Dy ditëve të fundit janë shmangur edhe lëvizjet e shtuara të njësiteve të xhandarmerisë përskaj rrugës kryesore të qytezës së Preshevës, por dëshmitarë okularë kanë parë lëvizje të shtuara të makinave civile të shërbimeve policore serbe, të cilët po ndjekin në hollësi situatën në Preshevë.

Pas protestës së djeshme të shqiptarëve të Luginës është miratuar një deklaratë e përbashkët përmes së cilës kërkohet vëmendje ndaj shqiptarëve në këtë rajon dhe ndërprerjen e masave represive serbe, që kulmuan me heqjen e monumentit historik të shqiptarëve që përkujtonte dëshmorët e UÇPMB-së.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Prespar
Senior Member
Senior Member
Posts: 101
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Lapidari në Preshevë

#33

Post by Prespar »

don't know how reliable source is ....


http://prizrenpost.com/al/?p=3696
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lapidari në Preshevë

#34

Post by Arbëri »

Prespar wrote:don't know how reliable source is ....


http://prizrenpost.com/al/?p=3696
Edhe TV shteteror e thote te njejten :

Varrezat ortodokse janë dëmtuar nga struktura serbe
Burime brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës kanë thënë për RTK-në se ka elemente serioze dhe të besueshme të informacionit se vetë grupe të caktuara të serbëve kanë dëmtuar varrezat e tyre këto ditë në Kosovë, si pjesë e skenarit politik të Serbisë për t’ua lënë fajin shqiptarëve, njësoj siç kishte vepruar Serbia në vitin 1981.
http://www.rtklive.com/new/index.php?ci ... eix6iDVw*D
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lapidari në Preshevë

#35

Post by Sally »

  Spahiu me studentët e Preshevës: Monumentin e UÇPMB-së ''DO'' e rindërtojmë së bashku


“Monumenti i dëshmorëve të lirisë në Preshevë ishte dhe mbetet simboli i luftës së drejtë për liri e demokraci të popullit të Luginës së Preshevës kundër sistemit diktatorial të Sllobodan Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, që përfunduan në gjyqin ndërkombëtare për krime e gjenocid kundër popujve të Ballkanit, përfshirë edhe popullin shqiptar.

Presidenti e qeveria e Serbisë me këtë akt vandal dhe fyes për ndërgjegjen kombëtare e qytetare të mbarë popullit shqiptar ka treguar se është vazhduese e politikës se Millosheviçit. Tensionet politike të përkeqësuara në Luginën e Preshevës, rezoluta famëkeqe e parlamentit serb për shndërrimin e veriut te Kosovës në “Republika Srpska” si në Bosnje dhe vandalizmi mbi një monument lirie dëshmojnë qartë se politika dhe diplomacia serbe janë kthyer mbrapa në kohën e Millosheviçit. Aleanca Kuqezi, si një forcë politike konstitucionaliste, konstruktive e thellësisht demokratike u kujton autoriteteve të larta të Beogradit dhe kryeministrit Daçiç se duhet të heqin dorë nga pazaret me shtetasin Berisha për shkëmbim territoresh,” tha Spahiu.

Spahiu u kërkoi studentëve të Preshevës që të jenë të vendosur sepse monumentin e dëshmorëve për liri do ta rivendosin përsëri së bashku, jo vetëm në Preshevë, por edhe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

“Autoritetet e Beogradit nuk janë luajal me aktet juridike ndërkombëtare dhe ato vendore, që janë në të drejtë të popullit shqiptar në Luginën e Preshevës. Për këtë nuk janë jashtë përgjegjësisë edhe institucionet ndërkombëtare të akredituara në Beograd e Preshevë. Aleanca Kuq e Zi së bashku me studentët nga Presheva paralajmëroi Serbinë dhe politikanët vazhdues të Millosheviçit se do përballen me drejtësinë ndërkombëtare dhe mbarë kombin shqiptar ashtu sikundër janë përballur me humbje deri tani,” deklaroi Spahiu.

“Ai, i cili premtoi që do mbronte shqiptarët nga Preveza në Preshevë nuk ka bërë gjë tjetër vese i ka dhuruar për 1 euro Beogradit dhe mafies serbe daljen në Adriatik nëpërmjet sekserit Damir Fazlliç dhe i ka dhuruar kompanive serbe disa sektor strategjik dhe pasuri kombëtare të shqiptarëve”, përfundoi Kreshnik Spahiu.

Nga ana e tyre studentët e Preshevës, të pranishëm në takimin me kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, shprehën solidaritetin me Aleancën Kuq e Zi për nismën e rivendosjes së memorialit të UÇPMB-se atje ku xhandarmeria serbe e hoqi me vandalizëm. “Heqja e memorialit nuk është akti as i parë dhe as i fundit nga qeveria serbe. Qeveria serbe gjithmonë e më shumë ka cenuar të drejtat shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe i diskriminon sistematikisht ata. Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcakton se “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mbron të gjitha të drejtat e shqiptarëve brenda Shqipërisë dhe jashtë kufijve të saj, nëse nevojitet siguron edhe ndihma”, por kjo kurrë nuk ka ndodhur dhe ne as nuk presim të ndodhe nga Tirana zyrtare. Shteti amë i Luginës së Preshevës është Shqipëria dhe jo Serbia,” deklaruan studentët e Preshevës, që studiojnë në Tiranë.  


Pse z.Kreshnik nuk te pelqeu aji Lapidar qe kishin vendosur, ''do'' u besh nje me te bukur?
Pse nuk shkuat ta mbronit ate qe ishte, po tani premtoni gjepura, dhe luani me dhimbjen e popullit?
Pra cdo gje me "DO", dhe si perfundim keto ''do-te'' do dalin si ato ''do-te'' e tjera..

-do perzeme greket ne tetor po te vijne ne shqiperi ( erdhen iken si kokrra e molles)
-do prishim murin kufirit shqiperi - kosove me 28-Nentor (muri eshte aty ku ishte )
-do ...
-do ...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lapidari në Preshevë

#36

Post by bardus »

Sally wrote:

-do perzeme greket ne tetor po te vijne ne shqiperi ( erdhen iken si kokrra e molles)
-do prishim murin kufirit shqiperi - kosove me 28-Nentor (muri eshte aty ku ishte )
-do ...
-do ... [/b]

Eshte fushata e zgjedhjeve tani dhe te gjithe politikanet tane profesioniste behen me patriote,patriote plus,secili me patriot se shoku,ky fenomen eshte i zakonshem sidomos ne Shqiperi qe kush bertet dhe shan me mire e me shume ai eshte edhe burre i zoti.

Ajo qe me bie ne sy per gjendjen ne Presheve dhe qe s`para permendet se popullsia e asaj zone po shperngulet ne menyre masive drejt Europes apo ku te munden dhe thuhet se keto dhjete vitet e fundit kjo popullsi eshte eshte pergjysmuar. Me nje arithmetike te thjeshte duhet edhe dhjete vjete te tjera qe ajo zone te serbizohet.Ky eshte nje "eksod i bute" pa zhurme, qe Serbia me kushtet e veshtira te jeteses qe i imponon asaj zone eshte shkaktari dhe perfituesi kryesor.Te njejten gje e bene fyromsat me qytetin eOhrit. Në 100 vitet e kaluara, shqiptarët përbënin rreth 80 për qind të banorëve të Ohrit, kurse sot mezi se janë 6 për qind.
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lapidari në Preshevë

#37

Post by Zeus10 »

Nderkohe qe kerkojne te drejta te egzagjeruara per serbet ne Kosove, qeveria e Serbise ja ka arritur te :

1. Te zbraze Medvegjen, vetem 8 % e popullsise eshte tashme shqiptare
2. Te zbraze pergjysem Bujanocin, numerohen diku tek 50 % shqiptare
3. Te largoje shume shqiptare nga Presheva

Kercenimet dhe sidomos presioni ekonomik jane arsyet kryesore. Qeveria shqiptare hesht, por zbrazja eshte tashme fakt i kryer.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lapidari në Preshevë

#38

Post by Arbëri »

Une e kuptoj qe ne Shqiperi s'kishte me te mire se Sali Berisha nder politikanet atje ose ne krahasim me Ramen per shqiptaret jashte kufijve , edhe pse ky i pari (Salihu) per shume gjera eshte pergjegjes , por nuk te kuptoj se si nje rrugaq si Thaqi mbajne ne Kosove qe eshte ne gjendje te shes te gjalle e te vdekur vetem te mbaje poziten ky analfabet i korruptuar qe s'la gazete ne bote pa shkruar per te , edhe sot shkruajti gazeta zvicerane .!
Pastaj edhe neve jemi ashtu siq jemi , se nuk u japim shanse atdhedashesve te arrijne aty ku e kane vendin por perkundrazi fillojme ti quajme edhe UDB-ash e lloj -lloj etiketash vejme per ta , nga tjetra ane serbia e ben punen me dinakri ashtu siq ka bere ne tere historine e saj , perdor Veriun e Kosoves (gje qe si inetereson Kosova serbise )per te bere punen pa u verejtur fare ne luginen e Presheves .
I ka dale gjumi me vonese edhe Saliut kur thote " Pasaporta per te gjithe shqiptaret " , ate e ben sllavet qysh para 20 vitesh mko , a ndosha duhet te shpallim Hero siq e kemi tradite neve shqiptaret ..
Last edited by Arbëri on Thu Jan 24, 2013 7:26 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lapidari në Preshevë

#39

Post by Arbëri »

@bardus
Struga ka shumice shqiptare .


Serbia kolonizon Bujanocin
Komuna e Bujanocit, së shpejti do të zgjidh çështjen e shumë serbëve të ikur nga ish vendet në luftë me Serbinë.
Sipas mediave në Serbi, këto ditë në komunën e Bujanocit do të fillojë ndërtimi i një ndërtese për të zhvendosurit serbë nga Kosova. Përkitazi me këto ndërtime komplekse, Stojança Arsiq, zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit thotë se është arritur marrëveshje me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, i cili e ka përkrahur propozimin.
Sipas tij propozimi për ndërtimin e një kompleksi banesor vije si kërkesë për të stacionuar në një qendër të gjithë të zhvendosurit, sepse ata tani jetojnë në katër qendra kolektive. Kompleksi banesorë do të përfshijë 25 banesa, ku 5 prej tyre do t’i ndahen kuvendit komunal për raste sociale, ndërsa të tjerat do të dedikohen për të zhvendosurit serb të Kosovës, përcjellë “Presheva jonë”.
Arsiq gjithashtu ka sqaruar se koalicioni i mëhershëm PVD, LPD dhe UDSH nuk ka pranuar një iniciativë të tillë, pasi sipas tyre kjo do të ndryshonte strukturën demografike të numrit të popullsisë.
Duke shtuar se komuna e Bujanocit ka siguruar lokacionin dhe infrastrukturën për këtë ndërtesë dhe se ndërtimi do të financohet nga donatorë të huaj.
Ndërkaq, sa i përket rregullimit dhe zgjidhjes së çështjeve banesore të shumë shqiptarëve të cilët jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike, gjer tani nuk është organizuar një projekt i tillë ose thënë ndryshe nuk janë meremetuar madje shtëpitë e shqiptarëve të shkatërruara nga lufta e fundit në rajonin e Luginës së Preshevës. BS
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Lapidari në Preshevë

#40

Post by bardus »

Arbëri wrote:@bardus
Struga ka shumice shqiptare .
Gabimi im ,e korigjova, eshte qyteti i Ohrit me 6% shqiptare,nga 80% dikur.

http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... t+maqedoni
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Lapidari në Preshevë

#41

Post by CERMENIKASI »

Si mbas nji Strugani qe njof ,në rrethin e Strugës ka mbi 20 katunde me popullësi shqiptare 100% si dhe disa të tjerë me popullësi të përzieme.
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lapidari në Preshevë

#42

Post by Sally »

Berisha: Krahasimi i UÇPMB-së me Al Kaedan, albanofobi e radhës

Tiranë, 30 janar - Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklarateve të kryeministrit të Serbisë, për heqjen e përmendores së heronjëve të Preshevës.

Në një postim në profiling e tij, kryeministri thekson se krahasimi që I bën Daçiç dëshmorëve të UÇPMB-së me terroristët e Al Kaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd, shkruan "Oranews".

Sipas tij, ata që ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk vdesin kurrë.

Luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga rregjimi i Millosheviçit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyre edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!” shkruan Berisha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lapidari në Preshevë

#43

Post by Adriana »

Faleminderit Serbi!


E titullova kështu këtë shkrim jo thjesht për ironi. Mendoj vërtet se me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, ku u hoq në mënyrë të dhunshme monumenti që përkujtonte luftën e ushtrisë çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Serbia dhe dyfytyrësia e politikës së saj, në dukje europiane, por realisht serbomadhe, i bëri një goxha nder komunitetit shqiptar që jeton në territoret brenda kufijve serbë.
Mund të thuhet me plot gojën se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, këto troje shqiptare dhe të banuara ende nga shqiptarë, kanë qenë të harruara nga faktori ndërkombëtar, por fatkeqësisht edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare, të cilat kanë për detyrim të kujdesen për bashkëkombësit që jetojnë në trojet e tyre, por në territorin e një shteti tjetër.Lugina e Preshevës është ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore nga komunistët jugosllavë.

Ndarja pati si qëllim minimizimin e faktorit shqiptar brenda Jugosllavisë. Kjo ndarje suksesin e saj të plotë e ogurzi e pati në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Kosova qe e fundit që u shkëput, por për asnjë çast në luftën e saj nuk u përfshi Lugina e Preshevës, duke bërë që, fatkeqësisht, këto troje shqiptare autoktone të konsiderohen në heshtje si territor serb. Mirëpo shqiptarët e Luginës, duke parë këto zhvillime aspak të favorshme për ta, në vitin 2000 formuan UÇPMB-në dhe u ngritën të luftonin kundër regjimit të Millosheviçit. Kjo luftë, megjithëse e pabarabartë, bëri që çështja e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të ndërkombëtarizohej. Lëvizja e armatosur e shqiptarëve u përmbyll me marrëveshjen e Konçulit të 12 majit 2001. Megjithatë, Serbia kurrë nuk i respektoi aktet e marrëveshjes. Shqiptarët e këtyre trojeve kurrë nuk janë trajtuar me të drejtat dhe liritë që meriton një minoritet sipas standardeve të botës së lirë e demokratike. Shqiptarët e këtyre anëve nuk mund të përdorin lirisht gjuhën dhe simbolet e tyre, nuk kanë shkollim të lartë në gjuhën shqipe, nuk kanë numrin e rënë dakord në marrëveshje të forcave policore e nëpunësve në administratë dhe nuk kanë trupa gjyqësore me kombësi shqiptare. Serbia gjithashtu kurrë nuk krijoji infrastrukturën e nevojshme për rikthimin e 50 mijë banorëve shqiptarë që u larguan si pasojë e luftës.

Çështja e Kosovës dhe sulmi që bën politika nacionaliste e Beogradit për destabilizimin e shtetit të ri të Kosovës bëjnë që çështja e Luginës së Preshevës të mbetet në hije. Politika e Prishtinës zyrtare në asnjë çast nuk ka menduar që këtë çështje ta përfshijë në bisedimet që po zhvillon me Serbinë si pasojë e detyrimit të kësaj të fundit nga faktori ndërkombëtar.Tirana zyrtare është akoma më larg kësaj çështjeje, e jo vetëm gjeografikisht. Askush nga qeveritarët apo diplomatët shqiptarë nuk është dëgjuar të ngrejë zërin për të drejtat e bashkëkombësve të tyre brenda kufijve serbë.Pra, shtetarë shqiptarë e ndërkombëtarë kanë heshtur për atë që ndodh në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc për hir të asaj që quhet “stabilitet në rajon”. Ndërsa Serbia me politikën e saj “mbrojtja më e mirë është sulmi” ka bërë që këto troje dhe kjo popullsi të mbetën të harruara. Hakmarrja serbe ka rënë në këto troje në shumë forma, por më i dukshëm është disniveli i standardit të jetesës, që është disa herë më i ulët dhe papunësia disa herë më e lartë në trojet e banuara nga shqiptarë me pjesën tjetër të Serbisë.Por vjen një çast që Serbia reagon e turbulluar nga afshi nacionalist. Forcat ushtarake serbe të shumta në numër shkuan dhe hoqën nga Lugina e Preshevës monumentin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së. Kjo dhunë e politikës së Beogradit bëri që Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci të merrnin vëmendjen që meritonin.

Pas kësaj ngjarje të kobshme vijnë dhe reagimet e shumta. Kemi reagim nga Tirana zyrtare. Kryeministri dhe ministri i jashtëm deklarojnë se marrëdhëniet me Serbinë kalojnë nga Presheva.Kemi reagime dhe nga Prishtina zyrtare, ku për t’u përmendur është deklarata e zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, i cili tha ndër të tjera se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të kenë sukses duke përjashtuar shqiptarët e Preshevës.Reagime të ngjashme kemi edhe nga të gjithë faktorët politikë në Shqipëri e Kosovë, që dënuan me forcë aktin e shëmtuar serb në Luginë.Kjo ngjarje bëri që ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Arvizu, të zhvillonte disa takime me krerët e lartë politikë në vend për t’u kërkuar që të mos ndërpritet dialogu me Serbinë dhe situata të mos përshkallëzohet.Pra, nëse hedhim një vështrim të përgjithshëm mbi reagimet që shkaktoi veprimi serb, do të shohim një rritje të ndërgjegjes kombëtare për kujdesin që meriton popullsia shqiptare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Do të shohim një unitet mendimi të palëve politike shqiptare pothuaj të paprecedent. Do të shohim një përpjekje të qeverisë së Kosovës për ta përfshirë këtë çështje në bisedimet që po zhvillohen me Beogradin. Do të shohim një ndërkombëtarizim të çështjes së minoritetit shqiptar brenda kufijve të Serbisë.Me heqjen e atij monumenti shumëkush në Europë e kupton se politika e Beogradit është dyfytyrëshe, pasi s’mund të ketë një perspektivë europiane një shtet që shkel me këmbë të drejtat e minoriteteve.Pra, faleminderit Serbi që me atë veprim të shëmtuar na bashkove si komb rreth një çështjeje që meriton më shumë vëmendje se kaq: çështjen e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!


Shkruan : Albi XHUNGA
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”