ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Sat Nov 01, 2014 12:53 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 5 posts ] 
Author Message
 Post subject: Dyshime per vrasje, ne aksidentin e te ndjerit S.Olldashi.
Post Number:#1  PostPosted: Mon Nov 25, 2013 7:25 pm 
Offline
Universe Member
Universe Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Posts: 3543
Location: CANADA
Gender: Male
Disa media, kane hedhur dyshimin, qe aksidenti i zotit S. Olldashi ka qene nje vrasje.
Quote:
Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë.Qartazi, Ata e vranë Sokol Olldashin. Pas disa ditësh analizash, ekspertizash dhe komentesh mediatike mund të gjykojmë se Sokol Olldashi është bërë preh e një rrjeti mafioz politik që po pengon hetimin e ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik. Faktet për vrasjen e Sokol Olldashit janë tronditëse.

Policia shqiptare njoftoi mbrëmjën e së mërkurës se Sokol Olldashi së bashku me një person tjetër kanë humbur jetën në një aksident rrugor. Për më shumë se dy orë në vend ngjarje mbëriti i gjithë shteti, media, deputëtët miqtë e tij por edhe familja. Ndërkohë lajmi se në makinë ndodheshin dy persona dominonte në krye të gjitha transmetimeve live.

Nga ekspertiza e fundit e policisë rezulton se: “Sipas verifikimeve të kryera nga aparatura e posaçme të lidhjes me kompjuter, ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima. Nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 45 km në orë përgjatë rrugës që ka përshkuar në tunel. Por pasi ka dalë nga tuneli nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave”.

Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund të themi se rrethanat e kësaj vdekje nuk janë aksidentale për këto arsye:

- Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjë provë se me kë person është takuar dhe sa kohë ka qëndruar, si dhe cfarë është biseduar mes tyre.

- Mungon një kronologji e aktivitetit ditor të Sokol Olldashit dhe veprimeve që ka kryer atë ditë.

- Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën

- U ngrit një alibi e paqënë nga media se mund të ishte i shoqëruar me një vajzë por që ra si version për shkak se vajza nuk ishte aksidentuar

- Versioni që shoqërohej me një vajzë bie për shkak të jetës që bëte vitin e fundit Olldashi

- Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.

- Një person i dytë “e dashur” përjashtohet si hipotezë sepse Olldashi nuk kishte nga kush të fshihej nëpër tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarë nga bashkëshortja prej më shumë se një viti.

- Nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë se ishte i pirë dhe asnjë provë që të ketë qënë duke darkuar më parë diku në Elbasan

- Ka qënë më një shpejtësi krejt normale dhe krejt të pranueshme 45 km në orë që pavarësisht kthesave një makinë Mercedes e klasit 5000 S nuk mund të dalë jashtë rrugës në asnjë rast.

- Ishte me një makinë nga më të shtrenjtat dhe më të sigurtat në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit shumë të lartë. (cmimi 127.000 Euro)

- Viktima nuk e ka ngarë makinën me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima.

- Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak në momentin e aksidentit duke lënë të kuptohet se ka qënë i pavetëdijshëm ose jo i gjallë në ato momente, pra mund të ketë qënë i vdekur gjatë tunelit dhe më pas.

- Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.

- Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nëse goditjet në kokë janë nga aksidenti apo të shkaktuara në kafkë më parë nga pesona të tjerë.

- Nuk ka ekspertizë nga autopsia nëse kishte pirë lëndë alkolike apo toksike dhe nëse është helmuar nga persona të tretë dhe nëse po deri në në cfarë sasie.

- Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orë dhe janë të paqarta arsyet e kësaj ngutje.



Për të gjitha këto pikëpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.

Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës. Ata e mjergulluan mes të qënit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qënit esëll apo i rrafshuar, mes të qënit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private. Ata nuk guxuan kurrë të thonë se cilët ishin armiqtë e Sokol Olldashit dhe nëse ata e vranë pasi e helmuan, rrahën, goditën, masakruan, dhunuan dhe nëse ai ishte marr peng për disa orë apo jo. Ata heshtën dhe kurrë as e menduan që Sokoli ra në detyrë dhe prej detyrës sepse deshën të besonin ndryshe që Sokoli vdiq në aksident jo si Sokol i shqiptarve por si shok i gazetarve. E fundja edhe sikur vërtët të ishte ashtu sic ata gënjyen për aksidentin e tij, nuk bënë gjë tjetër vecse e vranë shumë rëndë madje më keq se një vrasje që mafia mund tia bëjë një politikani. Ata e vranë! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë.

http://www.pakufije.com/2013/11/25/ata- ... e-te-reja/

_________________
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Dyshime per vrasje, ne aksidentin e te ndjerit S.Olldash
Post Number:#2  PostPosted: Tue Nov 26, 2013 2:26 am 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 460
Gender: Male
Zeus10 wrote:
Disa media, kane hedhur dyshimin,...


Duke lexuar shkrimin më lartë, pyetja e parë që më vjen në mendje është nëse shkruesi e ka lejen e drejtimit të mjeteve apo jo?

Pastaj pyetjet e tjera rrjedhin vetvetiu, si më poshtë:

A e di media se me 45 km/h mjeti në 1 sekondë përshkon rreth 14 m në 1 sekondë?

Kjo është koha e kundërpërgjigjes në kushte ideale, që kalon nga çasti kur një drejtues vë re një rrezik dhe përpiqet të ndalojë mjetin duke shkelur këmbëzën e frenimin. Zakonisht, vështirë se është nën 1,25 sekonda!

A e di media se të flasësh në celular bën që koha e kundërpërgjigjes prej 1-2 sekonde të jetë më e madhe?

A e di media se çfarë është koeficienti i fërkimit dhe si mund të jetë ai kur bie shi?

A e di media se pa rrip sigurimi të mbërthyer, drejtuesi plaset në timon dhe mund të fluturojë jashtë mjetit?

A di media se pa rripin e sigurimit të mbërthyer, thasët me ajër në vend që të mbrojnë, të vrasin?

A di media parimin e inercisë së trupave dhe çfarë thotë ai?

A e di media se për çfarë shërben gardhi anësor në rrugët automobilistike?


Pyetja që mungon është nëse janë bërë apo jo analizat toksikologjike, për përqindjen e alkoolit apo ndonjë lënde tjetër në gjak dhe si janë përgjigjet?

Të tjera më duken fantazira si ato vrasjet nga afër të 21 janarit!





Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Dyshime per vrasje, ne aksidentin e te ndjerit S.Olldash
Post Number:#3  PostPosted: Fri Nov 29, 2013 11:35 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2781
Location: Tirana
Gender: Female
"Një mjek kërkon zhvarrimin dhe riekspertizën e trupit të Sokol Olldashit" wrote:
“Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u citua një mjek nga media në Tiranë, por në kushte anonimiteti.


Ngjarja e 20 nëntorit ku humbi jetën në aksident rrugor ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi njohu një zhvillim të ri befasues kur një mjek kërkon rizhvarrimin e kufomës dhe riekspertimin e menjëhershëm të saj.

Një mjek që ka folur në kushte anonimiteti ka kundërshtuar raportin se baxha e makinës solli goditjen vdekjeprurëse të ndjerit Sokol Olldashi, i cili kishte një plagë të madhe në kokë.

Lajmin e dha gazeta e përditshme “Shekulli” në Tiranë me një publikim online rreth orës 15 lokale.

“Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës”-shkruan gazeta

Mandej, paraqitet me detaje pikëpamja e mjekut: “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”.

Më tej, gazeta shkruan se mjeku është pyetur mbi mundësinë që një plagë e tillë e rëndë vdekjeprurëse të jetë shkaktuar prej xhamit të baxhës së makinës që drejtonte i ndjeri Olldashi, një “Benz Mercedez”.

“Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”–i tha mjeku të njejtës gazetës.

Po ashtu raportohet se dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë: “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”. Mjeku thotë se përgjigje më të qartë dhe të saktë do ta ketë raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit.

Shkrimi

“Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë I ndjeri Sokol Olldashi kishte një plagë të madhe në kokë. Dëshmia është e një mjeku, që ka dijeni për ngjarjen e 20 nëntorit 2013, që i mori jetën ish-deputetit të PD-së, në një rrugë dytësore të segmentit Tiranë-Elbasan. Deklarimi i mjekut, që dëshiron të mbetet anonim, u bë pas publikimit të akt-ekspertimit autoteknik të automjetit me të cilin udhëtonte i ndjeri gjatë të ashtuquajturit aksident automobilistik, mbrëmjen e 20 nëntorit në rrugën e Kërrabës. “Ishte një plagë gjatësore e madhe. Kafka ishte e hapur nga prapa deri përpara dhe mungonte një masë trunore. Normalisht një plagë e tillë nxjerr mbi dy litra gjak, që do të thotë pellg gjaku në makinë dhe përreth, por çuditërisht makina, siç tregohet në akt-ekspertim, ishte e pastër brenda”-u shpreh mjeku.

I pyetur nëse një plagë të tillë të thellë dhe vdekjeprurëse mund ta ketë shkaktuar xhami i baxhës së automjetit tip “Benz Mercedez”, mjeku u shpreh skeptik: “Xhami pret lëkurën, por jo kockën e kafkës që është shumë e fortë, siç quhet në gjuhën mjekësore. E përsëris që kafka ishte e hapur nga maja e kokës deri në nivelin e syrit me hundën si dhe kishte mungesë të masës trunore”-deklaroi ai për “Shekulli”. Dyshimet e mjekut përforcohen nga mungesa e gjakut në brendësi të makinës nuk kishte asnjë shenjë. “Të gjitha airbagët e hapur, asnjë vegël e gjatë që mund të ketë shkaktuar plagën, kjo është pika dyshuese për mua”- u shpreh mjeku, duke shtuar se një përgjigje të qartë dhe të saktë do ta jete raporti i Mjekësisë Ligjore, i cili përmban edhe filmimet dhe fotot e kqyrjes së kufomës së të ndjerit. “Shekulli” tentoi dje të merrte raportin e Mjekësisë Ligjore për ish-deputetin Olldashi, raport që duhej të ishte bërë publik të paktën brenda 24 orëve, por drejtues të saj thanë se ai mund të jetë në dispozicion nga java tjetër, duke qenë se në këtë kohë qëlluan edhe festat e nëntorit. Në raportin e ekspertëve autoteknik fjala gjak nuk përmendet në asnjë vend. “…gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët.

Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit, për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritare në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit”-thuhej ndër të tjera në akt-ekspertim. Mjeku që pranoi të flasë për “Shekullin” u shpreh se: “Po të ketë dyshime të arsyeshme, atëherë duhet të kërkohet zhvarrosja e trupit dhe një riekspertim tjetër, por kjo nuk duhet të kalojë kohë sepse bëhet dekompozimi i kufomës”.

Vdekja e Sokol Olldashit la pas një mori pikëpyetjesh, si në shumë prej ngjarjeve ku viktima ishin figura të njohura të politikës, apo të biznesit. Ende nuk ka një përgjigje, se çfarë rregjistruan kamerat e tunelit Tiranë- Elbasan, ku pretendohet se kaloi makina ku udhëtonte ish-deputeti i PD-së, që do të tregonin, orën e kalimit dhe sa persona ishin në të; pse makina më e sigurtë në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit dhe nuk frenoi edhe pse ecte me shpejtësi normale dhe të pranueshme 45 km në orë; pse varrimi u zhvillua me ngut, rreth 13 orë pas çuarjes së kufomës te Mjekësia Ligjore, siç ndodhi me 4 policët e vrarë në Durrës në 2009, ndërsa sot thuhet se ka dyshime për autorët e vrasjeve dhe së fundi a do të ketë edhe kjo ngjarje, fatin e dosjes “Xhindi”, mëse katër vite më parë.

Raporti i plotë, pikat e errëta të ekspertizës për Olldashin

Kur kanë kaluar më shumë se 7 ditë nga vdekja e deputetit Olldashi në një aksident të mistershëm mbrëmjen e 20 nëntorit, të tjera fakte dalin në dritë nga ekspertiza e plotë e kryer nga katër ekspertët autoteknikë të kontaktuar nga Prokuroria e Tiranës. E mistershme mbetet rrjedhja e alkoolit të frenave nga automjeti tip Benz i deputetit Olldashi, ndërkohë që dëmet e mjetit janë minimale. Dyshimet shtohen e dhe më shumë me shpejtësinë e ulët të mjetit, për të shkuar më pas tek momenti fatal që solli dhe humbjen e jetës.

Sipas katër inxhinierëve, të ndihmuar edhe nga koncensionari i Benzit në Tiranë, në momentin e rrotullimit të Benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së parë pa pasur mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët. Sipas ekspertëve, ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritareje në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit. Por ende ngjarja mbetet një mister edhe për vetë ekspertët. Ata deklarojnë se “edhe pse devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit”.

Raporti i plotë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë Akt ekspertimi autoteknik si pasojë e daljes jashtë rruge në kushtet e errësirës dhe mot me shi.

Hyrje

Në datën 20 Nëntor 2013 rreth orës 22:00, në segmentin rrugor të rrugës interurbane dytësore Elbasan- Tiranë në Krrabë, pranë vendit të quajtur fshati Mushqe- ta, tek Lapidari pranë varrezave të këtij fshati, ka ndodhur një aksident ku është i përfshirë: Automjeti tip autoveturë e markës Mercedes Benz, me targa AA 003 HN, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi dhe që lëvizte në segmentin rrugor të rrugës interurbane dytësore Elbasan – Tiranë. Procesverbali i këqyrjes së mjetit Automjeti është autoveturë e tipit Mercedes Benz, me targë AA 003 HN, me ngjyrë të zezë, i drejtuar nga shtetasi Sokol Olldashi. Nga këqyrja e këtij automjeti vihen re këto dëmtime:Për të patur elementë të plotë për gjykim, Prokurori pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z.Ramadan Troci vendosi të caktonte si ekspertë Ing.Artur Sulçe dhe Ing.Kastriot Yzeiri, Ing.Arjan Janku dhe Ing.Donetin Papa për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

1. Cila është gjendja teknike e automjetit me targë AA 003 HN para dhe pas ndodhjes së aksidentit, referuar këqyrjes së mjetit, këqyrjes së vendit të ngjarjes si edhe dokumentacionit të mjetit?

2. Cila është kinematika dhe dinamika e aksidentit ku ka mbetur i vdekur shtetasi Sokol Olldashi?

3. Referuar të dhënave teknike të automjetit, e pajisjeve elektronike të inkorporuara në të, a ka lënë gjurmë në spidometrin e tij se sa ka qenë shpejtësia e lëvizjes së tij në momentin e ndodhjes së aksidentit?

4. Cila është sjellja e drejtuesit të mjetit në raport me sinjalistikën vertikale dhe horizontale të ndodhur në këtë segment rrugor ku është vërtetuar aksidenti?

5. Cila prej shkeljeve ka lidhje të drejtpërdrejtë me ardhjen e pasojës, pra cili është shkaku determinant i shkaktimit të aksidentit?

Përgjigje nr.1

Për të gjykuar mbi gjendjen teknike të mjetit para aksidentit, do të gjykojmë mbi bazën e certifikatës së kontrollit teknik e cila rezulton brenda afateve ligjore, çfarë do të thotë se automjeti para aksidentit ka qenë në gjendje të rregullt teknike. Mjeti pas aksidentit u gjet i pa lëvizur në vendin e ngjarjes. Nga ana jonë u kontrollua dhe u provua funksionimi i sistemit të drejtimit dhe shoqëruar dhe me fotografi, u konstatua se i gjithë sistemi i drejtimit në të gjithë elementët përbërës të tij volanti, grupi i timonit, kokat paralele të zbarave janë të rregullta. Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit, pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemit të frenimit të mjetit, u kontrolluan elementët e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatë manovrës të bërë nga ana e manovratorit të kareotrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosja e ganxhës në paralelin e anës së djathtë, kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes, kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal.

Përgjigje nr.2

Drejtuesi i mjetit lëvizte në një rrugë interurbane dytësore nga qyteti i Elbasanit në drejtim të qytetit të Tiranës. Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti ishte një kthesë në të majtë, ku siç thuhet dhe në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, rruga ishte e gjerë 7 metra me asfalt dhe me lagështi në kushtet e errësirës. Kthesa nuk kishte gardreil (gardh mbrojtës metalik) në mënyrë që të mos lejonte mjetet që dalin nga kthesa në të djathte. Për të kuptuar fenom- enin e humbjes së kontrollit të mjetit dhe daljen e tij jashtë rruge në të djathtë (gjithmonë duke iu referuar drejtimit të lëvizjes së mjetit) po e sqarojmë në fillim nga ana teknike e cila rezulton: Në aksidentet rrugore, përkufizohen katër tipe të lëvizjeve rravguese: humbja e drejtimit, përmbysja, rravgim (shmangie, devijim) dhe devijim anësor. Fenomenet përkatëse të rravgimit të lëvizjes së automjeteve (ose kur ndodh veç mbajtjes së rrugës), shumë shpesh, ngatërrohen midis tyre ose më të tjera të natyrës së ndryshme, si, për shembull, ato të devijimeve të papritura, më pas me humbjet e kontrollit të mundshme të automjetit, të kryera nga shoferi që të shmangë një pengesë. Përsa i takon humbjes së drejtimit, është për t’u saktësuar që kjo vërtetohet vetëm në rrugë vijëpërkulur (por jo domosdoshmërisht në kthesa rrugore), kur automjeti i shqyrtuar nxitet (shtyhet) që të devijojë nga ana e jashtme e kthesës (d.m.th. të zhvendoset anash, për shkak të epërsisë së forcës centrifugale mbi forcën aderente, që, nga ana e saj, kundërvë rezistenca më parë në bazë të fërkimit në drejtimin e tërthorë me lëvizjen. Automjeti, si pasojë, mund të jetë çuar edhe jashtë rrugës. Fenomeni i përmbysjes që mund të jetë edhe i njëkohshëm me humbjen e drejtimit shfaqet kur qëndrueshmëria e automjetit kompromentohet në mënyrë të tillë që të përmbyset (rrëzohet) në një krahë (ai drejt të cilit fillimisht ka humbur drejtimin), sepse projektimi i qendrës së tij të rëndesës del nga baza e mbështetjes, zonë kjo e kufizuar nga rrotat.

Kjo gjë mund të vërtetohet sepse, gjatë lëvizjes anësore, automjeti ka takuar dhe përplasur një pengesë të pakalueshme (për shembull, kordoni i një trotuari, një lehe, etj.), ose nga shembja e rrugës (pjerrësia e shpatit të rrugës ). Nisur nga fakti që në këqyrjen e vendit të ngjarjes rruga ka qenë kthesë me asfalt të lagësht dhe meqë aksidenti nuk ka ndodhur si pasojë e një përplasje midis dy automjeteve, por si pasojë e daljes anësore në të majtë të një automjeti Benz me targa AA 003 HN që përshkonte një pjesë vijëpërkulur të kthyer në të majtë, vërtetimi më përcaktues nga ana kinematike është ai i vërtetimit të shpejtësisë së zotëruar nga mjeti.

Që shpejtësia ishte mbajtur e tregojnë: hapësira e përshkuar nga autovetura në momentin në të cilin ka filluar devijimi (rreth 10,9 metra), madhësia e dëmeve të vërtetuara nga autovetura për më tepër ato të përplasjeve të pësuara, nga e cila më e pranueshme është ajo me një pengesë fikse siç ishte rruga për në varrezat e fshatit pas përmbysjes dhe rënies në krahun e djathtë, kjo dhe për shkak të energjisë që zotëronte dhe momentit të rrotullimit për shkak të pjerrësisë së shpatit dhe diferencës së lartësisë së rrugës së varrezave me shpatin mjeti përmbyset dhe drejtuesi goditet në dritaren e ndodhur në tavanin e mjetit dhe merr dëmtime të mëdha në kokë.

Ekspertiza: Mjeti doli nga rruga dhe u rrokullis vetëm një herë

Në kuptimin e llogaritjeve dinamike dhe forcave të cilat kanë vepruar gjatë aksidentit, po japim shpjegimin e mëposhtëm: Nga laboratorë të specializuar të automobilave të cilat kanë për qëllim për të parë qëndrueshmërinë e pjesëve të veçanta të makinës, mënyrën e sjelljes së njeriut manekin në rastin e aksidentit, dëmtimet që pëson manekini etj, bëhen teste. Në mjaft goditje në shpejtësi të vogël, pjesëmarrësit pësojnë simptoma të ngjashme me “goditje përplasje” si dhimbje të qafës, shpatullave, krahëve si dhe dëmtimet e automjeteve. Teknikëve rikonstruktorë, në mënyrë frekuente iu kërkohet nëse dëmtimet mund të jenë rezultat i asaj që duket të jetë një ngjarje që ka pak rëndësi. Për të dhënë një përgjigje të përshtatshme, konstruktorët duhet të përcaktojnë “ashpërsinë“ e dëmtimeve, domethënë të evidentojnë ato vlera në nivelet e tolerancës njerëzore në plagosje. Në terma të përgjithshëm, ashpërsia e një goditje në aksidente është e lidhur me intensitetin e dëmeve të mjeteve të përfshirë në aksident. Gjithsesi, ka diferenca sinjifikative midis ashpërsisë së sipërfaqeve të ndryshme të së njëjtës autoveturë dhe të njëjtave sipërfaqe të autoveturave të ndryshme. Në goditjet anësore dhe në brinjë, dëmet janë më të dukshme, duke qenë se strukturat anësore janë të mbuluara me panele mjaftësisht të deformueshëm, kështu që prodhojnë dëme edhe në shpejtësi mjaft të vogla.

Niveli i tolerancës njerëzore në dëmtime

Kur një mjet është goditur në pjesën e pasme, çdo gjë lëviz përpara, duke përfshirë edhe sediljet, trungun dhe kokën e të përfshirëve në aksident. Ata që janë të përfshirë në përplasje vuajnë një ndjenjë fundosjeje në sedilje, ndërsa koka e tyre pëson një rrotullim nga pas (kjo është origjina e mekanizmit të goditjes së ashpër) kur trupi fundoset në sedilje, ky shtypet dhe kur shtypja ndalon, kurrizi arrin shpejtësinë e njëjtë me atë të autoveturës. Sedilja shkarkohet, pra reagon si një sfungjer- sustë. Rezulton një lëvizje e kurrizit nga përpara më shpejt se autovetura. Si rezultat i kësaj ngritje, kurrizi mundet të lëvizë përpara afërisht 1,3 herë më shpejt se ndryshimi i shpejtësisë së autoveturës për efekt të goditjes. Kështu, nëse për efekt të goditjes së marrë në pjesën e pasme autovetura ka një ndryshim të shpejtësisë prej 8 km/orë, do të mund të lëvizë përpara me një shpejtësi prej 10,5 km/ore. Nëse okupuesi i mjetit ndjen këtë rritje shpejtësie, ajo varet nga shumë faktorë dhe në mënyrë të veçantë nga sjellja e rripave të sigurimit. Dëmtimet mund të merren, ndërkohë që koka rrotullohet komplet nga pas (lëvizje e iperstensionuar ), ose ndërkohë që koka rrotullohet përpara (lëvizje e iperflesionuar). Një pozicion i rregulluar i mbështetëses së kokës mund të ulë, të zvogëlojë rrotullimin pas dhe kështu në mënyrë potenciale ul riskun e marrjes së dëmtimeve.

Shqyrtime

Së bashku me planimetritë dhe kërkimet teknike të kryera, lejohet të thuhet sa këtu sillet ne vijim: Automjeti tip Benz i përfshirë përballet me një kthesë në të majtë me rreze të ngushtë afërsisht R = 30 m mbi rrugën dhe në këtë rrethanë zotëronte njëfarë shpejtësie. Në këtë moment ka devijuar në të djathtë duke kapërcyer kthesën duke dalë komplet nga rruga, dhe duke ecur , më pas ka rrëshqitur në shpatin e pjerrët . Mjeti në dalje nga kthesa, nuk kishte shpejtësi të lartë, pasi po të ishte ndryshe mjeti do të kishte fluturuar në ajër dhe do të kishte rënë në rrugën e varrezave të fshatit, por vazhdimi i gjurmës është i vazhdueshëm, pavarësisht pjerrësisë së shpatit. Automjeti bie në krahun e djathtë në rrugën e varrezave të fshatit në fillim me pjesën e parë të krahut të djathtë dhe pastaj me pjesën e pasme dhe më vonë ka ndodhur rrotullimi. Mjeti pasi ka përshkuar rreth 11 m me gomat e krahut të djathtë në bankinë, ka dalë nga rruga e shpatit, pjerrësia e të cilit është mbi 45 gradë. Pasi goma e parë e krahut të djathtë ka dalë nga rruga, mjeti ka pësuar zhvendosje të pjesës së pasme djathtas gjë që shpjegon faktin se përse kemi një degëzim të gjurmëve të këtij krahu. Në këtë moment, gomat e krahut të majtë kanë qenë akoma në rrugë, dhe më pas gomat e krahut të majtë dalin nga rruga. I pozicionuar plotësisht në skarpatën e rrugës mjeti ka vazhduar lëvizjen mbi shkurret e dendura duke i ngjeshur dhe zhveshur ato.

Pasi ka ecur rreth 9 metra, mjeti me gjithë pjerrësinë e shpatit ka ndaluar në vendin ku shkurret janë të pa dëmtuara. I ndodhur në këtë pozicion, duke qenë se në të majtë të tij pjerrësia e shpatit është rreth 90 gradë, pasi është skarpata e kanalit kullues të rrugës së varrzave, mjeti ka filluar rrokullisjen. Pas rënies në krahun e djathtë, mjeti për shkak të energjisë që zotëronte, energjisë kinetike për shkak të lëvizjes drejtëvizore si edhe duke lëvizur në një shpat të pjerrët merr dhe një moment rrotullimi rreth qendrës së rëndesës së tij gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrotat në ajër, ku shkëputet dritarja e tavanit dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia si edhe momentit të rrotullimit.

Nga zotërimi i kësaj energjie potenciale në momentin e rrotullimit të benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së parë pa pasur mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën, koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit ana e djathtë ku kanë mbetur dhe flokët. Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritareje në pjesën e sipërme të kabinës e cila i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës së vetë mjetit. Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktorë të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit: Kufizohemi këtu në shënimin e një shqyrtimi të rëndësishëm.

Makina me shpejtësi të moderuar, nuk u përdor rripi i sigurimit

Përgjigje nr.3

Nga kontrolli i mjetit me kompjuterin e koncensionarit të Benzit konstatojmë se shpejtësia në momentin e rënies përmbys të mjetit në gjendje qetësie ka qenë 11 km/h . Ndërsa shpejtësia minimale e daljes nga kthesa ka qenë e rendit V = 45 km/h.

Përgjigje nr.4

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, konstatojmë vetëm sinjalistikë vertikale e shoqëruar me përvijues të një kthese të ngushtë e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë si edhe përvijues plastik i thyer. Sinjalistika horizontale mungon. Në raport me kthesën dhe përvijuesin, drejtuesi i mjetit e ka marrë informacionin e nevojshëm në raport me gjendjen vijpërkulur dhe gjeometrinë e rrugës, pra drejtuesi i mjetit nuk ka qenë konformë kërkesave të nenit 144 paragrafi “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”, ndërsa në rast se do të ishte gardreili mjeti nuk do të dilte jashtë rruge.

Përgjigje nr.5

Referuar shpjegimeve të mësipërme konstatojmë se shkaku determinant teknik i ndodhjes së aksidentit janë shkeljet e kryera nga drejtuesi i autoveturës dhe konkretisht: Neni 139

Shpejtësia

1. Është detyrë e drejtuesit të mjetit të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që, duke pasur parasysh karakteristikat, gjendjen dhe ngarkesën e mjetit, karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, si dhe çdo rrethanë tjetër të çfarëdo natyre, të mënjanohet çdo rrezik për sigurinë e njerëzve dhe mallrave dhe çdo shkak tjetër që krijon çrregullime për trafikun.

2. Drejtuesi i mjetit duhet të ruajë gjithmonë kontrollin e mjetit dhe të jetë në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kondita të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.

3. Veçanërisht drejtuesi mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa, në afërsi të kryqëzimeve dhe shkollave, ose vendeve të tjera të frekuentuara nga fëmijët, të treguar me sinjale të caktuara, në pjerrësi të forta, në kalime të ngushta ose të rënduara, në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ose për shkaqe të tjera, gjatë kalimit në zona të banuara ose në pjesë të rrugës, anash së cilave ka ndërtesa.

Neni 144

Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor

1. Përdoruesi i rrugës është i detyruar të sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor dhe nga polici i trafikut, sipas normave të neneve nga 38 deri në 43 dhe normave përkatëse të akteve në zbatim të kodit. Neni 170 Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit.


buron nga: http://www.pakufije.com/2013/11/29/nje-mjek-kerkon-zhvarrimin-dhe-riekspertizen-e-trupit-te-sokol-olldashit/

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Dyshime per vrasje, ne aksidentin e te ndjerit S.Olldash
Post Number:#4  PostPosted: Mon Dec 02, 2013 8:56 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2781
Location: Tirana
Gender: Female
Sokol Olldashi nuk ka qënë në Elbasan. Policia gënjeu. Zbardhen kamerat e sigurisë

Sokol Olldashi nuk ka qënë natën që e vranë në Elbasan. Burime të opozita.com konfirmojnë se kamerat e sigurisë në hyrje të qytetit të Elbasanit janë kontrolluar në të gjitha drejtimet për intervalin e kohës 18.30-21.30 dhe nuk rezulton as hyrje dhe as dalje e ish deputetit Sokol Olldashi me makinën e tij. Policia në versionin e saj zyrtar ka gënjyer publikun duke thënë se Sokol Olldashi vinte nga një aktivitet nga qyteti Elbasanit. Nuk ka asnjë dëshmi apo person që të provojë se Sokol Olldashi të ketë qënë diku në Elbasan. Takimi dhe personi i fundit që është parë Olldashi është gazetari Andi Bejtja i cili në ora 18.35 pm është ndarë nga një kafe me Sokol Olldashin në baret e Hotel Sheraton në Tiranë. Më pas askush nuk e ka parë se nga ka shkuar Olldashi por dyshimet janë që të jetë marrë peng dhe të jetë vrarë pas tunelit të Ellbasanit.\opozita.com\

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Dyshime per vrasje, ne aksidentin e te ndjerit S.Olldash
Post Number:#5  PostPosted: Wed Jan 08, 2014 9:59 am 
Offline
Member
Member
User avatar

Joined: Tue Dec 17, 2013 7:28 pm
Posts: 20
Location: Mallakastër
Gender: Female
Ja vlen te lexohet, eshte nje nga opinionet e pakta per kete qeshtje, qe ka sqaruar shume qarte disa pika te kesaj mjergulle...


Image

Një i cmendur mjergullon vrasjen e Olldashit/ Kastriot Myftari i baltos të gjithë

Njëri prej gazetarëve që shquhet për baltosjen e figurave publike, Kastriot Myftaraj ka shkruar në një koment të tij se deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sokol Olldashi, njëherazi edhe kandidat për kryetar të PD-së, nuk ka vdekur aksidentalisht por është vrarë. I njohur për psikoza anormale dhe probleme mendore serioze ai shpesh merr hapësira mediatike duke u përdorur nga politikanë të ndryshëm. Vini re me vëmendje foton e këtij njeriu dhe do e kuptoni qartë se cfarue përfaqëson.

Për më tepër po e sjellim poshtë tekstin e plotë të gazetarit Myftaraj të cilin ai e ka botuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Që e kanë vrarë nuk ka asnjë dyshim. Nuk dua të përsëris këtu gjithë të dhënat që kanë dalë në shtyp për versionin e vrasjes. Unë e kam vizituar vetë vendin e “aksidentit” para se atë ta tjetërsonin me ekskavator.

Është e sigurt se në atë vend, me atë lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetëm që nuk mund të ketë gjetur vdekjen me ato plagë që pati, por vështirë se do të ishte lënduar më tepër se për të kaluar një natë në spital. Që nuk duan të zbulohen vrasësit as për këtë gjë nuk ka dyshim. Parakushti që të zbulohen vrasësit është që të pohohet zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për “aksident”.

Këtu nuk është problemi tek praktika e punës me pista e Policisë dhe Prokurorisë. Në rastin e vdekjes së Olldashit është e vështirë që të konsiderohet çdo pistë tjetër veç asaj të vrasjes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan që t’ a zbulojnë vrasjen e Olldashit. Pse? Shumë socialistë thonë si nën zë se Olldashin e kanë vrarë, por e vërteta nuk mund të zbulohet se në Polici dhe në Prokurori ka akoma shumë njerëz të Berishës. Kjo më tepër është një alibi për moszbulimin e së vërtetës. Nëse do të donin Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme, të cilët me këtë Polici që kanë mbyllën në një ditë gjithë lokalet e lojërave të fatit të Shqipërisë, shembën pallate me tritol dhe bënë gjithë ato punë të tjera me të cilat mburren çdo ditë, do të kishin krijuar fare lehtë një grup ekspertësh në Polici për të hetuar vrasjen e Olldashit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Prokurorinë. Përderisa Edi Rama gjeti prokurorë që pranuan të lëshojnë urdhër arresti për kryetarin e Bashkisë së Kamzë, në kohën që kryetari i Bashkisë së Vlorës, që është në ndjekje penale gjithashtu, drekon me Kryeministrin, fare lehtë do të kishin gjetur një ekip prokurorësh për t’ u marrë siç duhet me çështjen e Olldashit.

Përse Edi Rama nuk do që të zbulohet e vërteta e vdekjes së Olldashit? Për të njëjtën arsye që nuk do që të zbulohet e vërteta e shpërthimit te shtylla e tensionit të lartë në Kurbin. Këtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit? Vdekja e Olldashit u interesonte njërit nga dy politikanëve kryesorë në vend: Lulzim Bashës (Sali Berishës), ose Edi Ramës. Në pamje të parë duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashës dhe Berishës.

Olldashi qartësisht ishte duke e përçarë PD-në dhe duke krijuar një fraksion, duke pasur mbështetjen e një numri jo të vogël deputetësh brenda grupit parlamentar të PD-së. Ky fraksion do të krijonte një parti të re. Në rrethana të tjera Basha dhe Berisha do ta shihnin këtë gjë si shumë të dëmshme, por në rrethanat që është PD sot, fraksioni i Olldashit do të ishte alibia perfekte për humbjen e paevitueshme të dy palë zgjedhjeve që e pret PD-në: zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Partia e re e Olldashit do të përdorej nga Basha dhe Berisha ashtu siç u përdor partia e Pollos në kohën kur PD ishte herën e parë në opozitë, pra si një alibi për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 dhe të zgjedhjeve vendore të vitit 2003. Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterë ortodoks, pra i përkiste një komuniteti vetëm një pakicë e të cilit e mbështet PD-në.

Prandaj ai nuk mund të shkëpuste ndonjë gjë të madhe nga anëtarësia dhe votuesit e PD-së. Olldashi mund të bëhej i rrezikshëm nëse bashkohej me partinë e Bamir Topit, por Basha dhe Berisha e dinin se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do të pranonte kurrë që të bëhej nr. 2 në partinë e Topit, gjë që nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siç i shërbeu Berishës dalja më vete në zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shërbente dhe dalja më vete e Olldashit dhe Topit.

Por në lojën politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore që Sokol Olldashi po shkëputej nga PD ishte që ai të siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra që nuk do të arrestohej për shpërdorimet që kishte bërë me detyrën gjatë tetë viteve që kishte qenë ministër, me një ndërprerje prej dy muajsh kur kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë, në 2007. Dhe Olldashi kishte qenë në ministri me shumë para, ku ishin bërë shumë abuzime. Vërtet që nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin që të kandidonte përballë Lulzim Bashës për postin e kryetarit të PD-së, por ishte Edi Rama ai që e nxiti Olldashin të bënte provokatorin, duke thënë se zgjedhjet në PD qenë të manipuluara. Që nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturën dhe deri në nëntor kur vdiq, janë mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramës dhe kuptohet që tema e bisedës nuk ka qenë eksperienca e tyre e përbashkët si kandidatë për Kryetarë Bashkie në Tiranë në 2007. Por Edi Rama për ta nxitur Olldashin i premtoi atij para për të financuar përçarjen e PD-së, si dhe i premtoi që ta lejonte të fitonte bashkinë e Tiranës nëse do të kandidonte në 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumë në premtimet, dhe më tepër donte paratë.

Por Rama kishte plane të tjera, dhe ato nuk ia zbulonte Olldashit që në fillim. Rama, duke e njohur shumë mirë PD-në nuk kishte ndonjë iluzion se Olldashi mund të bënte në këtë parti ndonjë diversion më të madh se ç’ bëri Genc Pollo në vitet 1999-2003. Rama e dinte se për të nxjerrë një rival të vërtetë ndaj Bashës, por edhe Berishës, në PD duhet një politikan që të jetë me origjinë autokton nga pjesa e Shqipërisë sipër Shkumbinit. Rama mendonte dhe ende mendon se këtë rol mund ta bëjë më mirë Bamir Topi. Prandaj Rama i kërkoi Olldashit që me mbështetësit e tij të mos krijonte një parti të re, por të shkonte në partinë e Bamir Topit, së bashku me grupin e mbështetësve të tij në PD.

Olldashi duhet të shërbente më tepër si katalizator që nga PD të shkëputeshin të tjerë njerëz kur të shikonin se Olldashi dhe disa deputetë të PD shkuan te partia e Bamir Topit. Olldashi e kuptoi se Edi Rama donte ta përdorte thjesht për diversion, si “numëror Topi”, siç thuhet në artileri dhe që në këtë rast shkon mirë për shkak të mbiemrit të Bamirit. Prandaj Olldashi kërkoi që së paku t’ i jepeshin paratë që i ishin premtuar për të bëri diversionin. Por Edi Rama donte që paratë t’ i përdorte Bamir Topi që t’ i rritej autoriteti në PD. Rama e dinte se Olldashi ishte maniak i bixhozit dhe se kishte shumë mundësi që paratë e projektit për përçarjen e PD-së të përfundonin në kazinot e Malit të Zi. Kështu që marrëdhëniet mes Ramës dhe Olldashit u tensionuan shumë në javët e fundit para vdekjes së Olldashit. Mes tyre në këtë kohë ka pasur mbi njëqind telefonata dhe shumë sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohët e fundit qëkurse kishte dalë në opozitë po humbte shumë në bixhoz.

Gjithashtu e kishte tepruar shumë edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej të nxirrej nga loja. Dhe Olldashi doli nga loja atëherë kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshëm për ata që duan të shkëputen nga PD. Aq me zell e ka marrë Bamiri këtë punë sa ishte i vetmi politikan që në natën e fundit të vitit, në 31 dhjetor 2013 doli në një intervistë të gjatë televizive ku i ftoi hapur deputetët e PD-së që të shkëputen nga grupi parlamentar i kësaj partie dhe t’ i bashkohen partisë së tij.

Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden në skenën politike me arkivolin e Sokol Olldashit mbi shpinë. Vargan i çuditshëm. Figura më groteske që u shkon pas është një deputete e PD-së e cila që prej vdekjes së Sokol Olldashit bën çmos për të treguar se ajo ka të drejtë të mbajë zi për “Kolin” më tepër se gruaja e të ndjerit. Njeriu që di më shumë përveç këtyre për vdekjen e Olldashit është Mero Bazja i cili ka thënë në një editorial se ai kohët e fundit kishte qenë një shoqërues i pandarë i Olldashit. Merret vesh se për ç’ qëllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetëm natën e “aksidentit”./Kastriot Myftaraj/


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 5 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL