"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Debate Kosove-Serbi

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#31

Post by Sally »

http://www.eulex-kosovo.eu/news/images/EULEXdeploymenet.jpg


What is EULEX?


Introduction:
The European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX) is the largest civilian mission ever launched under the European Security and Defence Policy (ESDP). The central aim is to assist and support the Kosovo authorities in the rule of law area, specifically in the police, judiciary and customs areas. The mission is not in Kosovo to govern or rule. It is a technical mission which will monitor, mentor and advise whilst retaining a number of limited executive powers. EULEX works under the general framework of United Nations Security Resolution 1244 and has a unified chain of command to Brussels

Facts:

Final staff target: around 3,000 (1,900 international, 1,100 local)
Budget: 205 million Euros for the first 16 months
Head of Mission: Yves de Kermabon
Headquarters: Prishtinë/Priština, Kosovo
Contributing states: all EU member states as well as Norway, Switzerland, Turkey, Croatia, the US and Canada. Others could join

Mission Statement:
The ESDP mission will assist the Kosovo authorities, judicial authorities and law enforcement agencies in their progress towards sustainability and accountability. It will further develop and strengthen an independent and multi-ethnic justice system and a multi-ethnic police and customs service, ensuring that these institutions are free from political interference and adhering to internationally recognised standards and European best practices. The mission, in full co-operation with the European Commission Assistance Programmes, will implement its mandate through monitoring, mentoring and advising, while retaining certain executive responsibilities.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#32

Post by Sally »

Protokolli mbetet çështje e hapur në Prishtinë





Prishtinë - Kundërshtimi i protokollit të EULEX-it dhe Serbisë për Kosovën ka të bëjë me mbrojtjen e interesit nacional, thonë autoritetet në Prishtinë. Sipas tyre, protokolli megjithatë nuk është çështje e mbyllur.
Ndonëse çështja e protokollit të EULEX-it me Serbinë për institucionet e Kosovës ishte shpallur çështje e mbyllur, kjo temë vazhdon të trajtohet në debatet e zyrtarëve kosovarë dhe atyre të Bashkimit Evropian. Njëherësh, të hënën, Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme ka diskutuar çështjen e protokollit edhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe në fund i ka ofruar mbështetje Qeverisë dhe presidentit për pozicionin e deritashëm, sipas të cilit asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të nënshkruhet pa institucionet e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se i kishte siguruar deputetët në këtë Komision Parlamentar se Qeveria nuk do ta mbështesë zbatimin e asnjë marrëveshjeje në Kosovë, e cila nuk e ka nënshkrimin dhe mbështetjen e institucioneve. “Unë mendoj se për ashtu çfarë ka qenë dhe është protokolli, ‘jo’-ja ka qenë e hershme dhe do të jetë përgjithmonë. Nuk është çështje e hershme ose e vonshme, mendoj se është çështje e mbrojtjes së interesit nacional. Nëse e lexojmë me kujdes do të shohim se cili ka qenë qëndrimi”.

“Unë kisha dashur që t’u japim hapësirë institucioneve që të bëjmë zgjidhjen më racionale për vendin, po sido që të jetë, jam i bindur se nuk duhet të frikësohet asnjë qytetar i Republikës që ne do t’i dëmtojmë raportet me BE-në, apo raportin me interesin nacional”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se paralajmërimet e zyrtarëve në Bruksel, përmes medieve, se protokolli me Serbinë do të nënshkruhet së shpejti, është një formë e presionit që bëhet mbi Prishtinën zyrtare.

Sidoqoftë, ai tha se pozicioni i kundërt i Prishtinës me Brukselin në këtë rast, nuk do ta dëmtojë bashkëpunimin e Kosovës me BE-në si edhe agjendën e saj integruese në strukturat evropiane.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, deputeti Sabri Hamiti, tha se i mbështet institucionet në qëndrimet e tyre, duke besuar se asnjë marrëveshje nuk ia vlen që të dëmtohen interesat e shtetit të Kosovës. Ai ka konfirmuar vazhdimin e konsultimeve ndërmjet Prishtinës dhe BE-së në lidhje me këtë çështje.

“Komisioni ua ka mbështetur qëndrimet e deritashme të institucioneve dhe i trimëron që të mbrojnë interesin e Kosovës. E, ana tjetër, a ka-a s’ka bisedime..., ka, ashiqare ka bisedime dhe asgjë nuk është ndërprerë. Se po bisedohet se është çështja akute, besoj se e di gjithkush dhe s’ka pse të mos thuhet kjo”, theksoi Hamiti. Në anën tjetër, deputetët opozitarë adresuan kritika te Qeveria.

Deputeti i AAK-së, në Komisionin për Politikë të Jashtme, Ardian Gjini, tha se zëvendëskryeministri gjatë debatit e kishte sqaruar se Qeveria ishte në dijeni për bisedimet e EULEX-it me Serbinë, por nuk kishte besuar se në fund këto bisedime do të përfundonin me marrëveshje.

“Definitivisht kjo është një rrjedhojë e gjashtë pikave, i cili është shpallur i vdekur dhe tash i kemi në dokument, edhe ky protokoll është shpallur i vdekur dhe tash po e dëgjoni se po ndryshojnë fjalët... Kemi një mos-seriozitet total një mos-kompetencë totale, e kemi një neglizhencë totale, një vendnumërim të Kosovës dhe një poshtërim të Kosovës në vazhdimësi, e shihni edhe vetë çdo gjashtë muaj”, vlerësoi Gjini.

Ndërsa, ka konfirmuar mbështetjen që i është dhënë Qeverisë për kundërshtimin e protokollit, deputeti Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re, tha se institucionet duhet të qëndrojnë të palëkundura në marrëveshjet e tilla, përderisa ato janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Përmbajtja e dokumentit tregon se janë anashkaluar tërësisht institucionet e Kosovës, të cilat do të duhej që me dokumentet në fuqi, si Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisarit, të ishin së paku të bashkërenditura”. “Prandaj, ky dokument i EULEX-it mund të jetë i pranueshëm, nëse është lidhur me Serbinë dhe një i tillë do të duhej të lidhej edhe me Ministrinë e Brendshme të Kosovës. Vetëm atëherë mund të bie shqetësimi”, shprehet Gashi.

Ndryshe, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, i cili këto ditë është kthyer nga Brukseli, i ka vazhduar bisedimet në Prishtinë me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, për t’i informuar ata me qëndrimet e fundit të BE-së në lidhje me protokollin mes EULEX-it dhe Serbisë.

Takimet e tilla janë mbajtur pa praninë e mediave. Kohë më parë, zyrtarët e EULEX-it patën konfirmuar se e kanë mbështetjen e 27 vendeve anëtare që të vazhdojnë tutje me nënshkrimin e marrëveshjes, duke e përkufizuar atë si një aranzhim teknik për bashkëpunim policor, ndërkohë që është paralajmëruar finalizimi edhe i dy marrëveshjeve tjera; asaj për bashkëpunim gjyqësor dhe doganor.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#33

Post by Sally »

Kryeministri Thaçi anulon vizitën në Bruksel




Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar vizitën e paralajmëruar për në Bruksel.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e anulimit të vizitës, ndërsa zëdhënësi i qeverisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Nga ana tjetër, Brukseli ka bërë të ditur se vizita është shtyrë për shkak të impenjimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Havier Solana.

Kryeministri i Kosovës do të udhëtonte sot për në Bruksel, ku do të diskutonte me Solanën për protokollin që pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji midis Beogradit dhe EULEX-it. Zëdhënësi i Thaçit, Memli Krasniqi tha se vizita e parashikuar për sot është shtyrë për një datë tjetër.

Mendohet se shkak i anulimit të vizitës, është paralajmërimi i BE-së për nënshkrimin e protokollit midis Serbisë dhe EULEX-it, i kundërshtuar ashpër nga Prishtina zyrtare.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#34

Post by Sally »

Judah: Kosova nuk mund ta pengojë protokollin EULEX-Serbi





Londër - Analisti britanik, Tim Judah është i mendimit se Kosova nuk mund ta pengojë marrëveshjen ndërmjet EULEX-it e Serbisë, meqë atë e ka mbështetur edhe presidenca suedeze e BE-së.
Sipas tij, kundërshtimi që Prishtina i bën kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me çështje të brendshme politike në Kosovë. Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke u prononcuar për nënshkrimin e paralajmëruar të protokollit në mes të EULEX-it dhe Serbisë, i cili në kohën e fundit ka rritur tensionet në këtë pjesë të rajonit – ka thënë se po bëhet zhurmë për asgjë.

“Mendoj se bëhet mjaft zhurmë për asgjë, për sa i përket nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it e Beogradit dhe kjo në Kosovë po bëhet për shkaqe të brendshme politike. Mendoj se Kosova nuk do të mund të bëjë shumë rreth kësaj dhe EULEX-i këtë marrëveshje do ta realizojë. Nervozi të cilën e kemi parë në Kosovë nuk do të zgjasë gjatë dhe në fund do të qetësohet”, ka vlerësuar ai.

Ai ka thënë se nuk ekziston rreziku i rritjes së tensioneve në relacionin Prishtinë – EULEX. “Mendoj se Kosova nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në nënshkrimin e këtij protokolli. Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”, ka thënë ai.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#35

Post by Sally »

''Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”

''Me mire e vogel dhe ne truallin e saj, sesa e madhe ( si shteti yt,) dhe nuk i dihet prejardhja'', me pjestar si puna jote Tim Judah emer / mbier ''Cifut'', shko zmadho piket e shtetit tend njeher.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#36

Post by Sally »

''Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”


E vogel e vogel, po punen po e ben te madhe ama, ja psh:

1- Te ngriti ty te mbash fjalim per te -hahaha-
2- Dhe diamati i vogel eshte po cmimin ama e ka te shtrejnt -hahaha-
3- Nje fjale e urt e jona thot: ''me mire pak dhe e sakt, sesa shume e per lume'' -hahaha-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#37

Post by Sally »

UNMIK-u pengon ndërtimet e banesave tek "Kroi i Vitakut"




Mitrovicë - Edhe pse kanë bërë pastrimin e rrënojave dhe matjen e pronave të tyre, banorët shqiptarë të lagjes "Kroi i Vitakut" ende nuk po lejohen të fillojnë rindërtimin e shtëpive të tyre

Përfaqësuesi i lagjes, Musa Haliti, ka deklaruar se po pengohen nga forcat policore të EULEX-it që të bëjnë bazamentin e shtëpive. Sipas Halitit, EULEX-i po i zbaton urdhrat e zyrtarëve të UNMIK-ut, të cilët po kërkojnë marrjen e lejeve për rindërtimin e shtëpive.

Banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut kanë filluar pastrimin e gërmadhave të shtëpive të djegura gjatë luftës në zonat me të thella të lagjes. Por punët janë ndërprerë pasditen e djeshme pasi zona në të cilën punohej i takon komunës së Zveçanit. Nga ana tjetër EULEX-i as të martën nuk ka lejuar fillimin e rindërtimit të shtëpive në pronat e familjes Vitaku, me arsyetimin se nuk është marrë leje nga administrata e UNMIK-ut ne veri.

Dy orë pasi kishin filluar pastrimin e gërmadhave të shtëpive të djegura në zonat me të thella të lagjes “Kroi i Vitakut”, banorët shqiptarë i ndërprenë punimet, pasi zona ku punohej i takon komunës së Zveçanit. Kërkesa që punimet të ndërpriten erdhi nga komandanti i stacionit policor të Zveçanit, i cili iu sugjeroi banorëve, por edhe nga kompanisë punë-kryese që për vazhdimin e punimeve të arrijnë marrëveshje me komunën e Zveçanit. Nga ana tjetër EULEX-i nuk ka lejuar që shqiptarët të vazhdojnë me vendosjen e gur-themeleve për ndërtim të shtëpive në pronat e familjes Vitaku, me arsyetimin se UNMIK-u ka dhënë leje vetëm për pastrim të gërmadhave por jo edhe për rindërtim.

Zyrtarët komunal thonë se e kanë njoftuar administratën e UNMIK-ut për procesin e rindërtimit dhe nuk janë të njoftuar zyrtarisht se për çfarë arsye nuk po lejohet vënia e gur-themeleve të shtëpive. Ndërkohë, në tërë këtë situatë tejet të pakëndshme për banorët shqiptarë në këtë pjesë të vendit, të cilëttash sa kohë po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre, UNMIK-u ne veri, e ka zgjedhur heshtjen.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#38

Post by Sally »

Sparks: Protokolli nuk paraqet diçka të keqe për Kosovën



Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes, ka vlerësuar se protokolli për bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Serbisë nuk është në dëm të Kosovës.
Ai tha se debati rreth protokollit është me përmasa spekulative. “Ka pasur shumë zhurmë dhe spekulime për nënshkrimin e këtij dokumenti, meqë thuhet se EULEX-i do ta shkelte sovranitetin e Kosovës. Si një britanik, si një mik i Kosovës, unë sinqerisht nuk besoj se ky dokument do të përfaqësonte diçka të keqe për Kosovën, se do të shkelte sovranitetin e Kosovës, apo që do të ishte për të keqen e Kosovës”, ka thënë Sparks për RTK-ën.

"Nga këndvështrimi politik i qeverisë britanike, ky protokoll nuk përbën asnjë shqetësim për Kosovën. Gjithë kjo zhurmë në media ka kaluar në përmasa jo të duhura", ka thënë ambasadori britanik në Prishtinë. Sipas tij, "Kosova nuk do të vuajë për shkak të këtij protokolli", sepse bëhet fjalë për një "aranzhim teknik" , i cili do të mundësonte një bashkëpunim më të mirë me autoritetet e Serbisë në lidhje me kufijtë, ka shtuar Sparks.

Ambasadori britanik sugjeron që protokolli duhet të nënshkruhet mes EULEX-it dhe Serbisë, me qenë se një marrëveshje e tillë nuk mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Protokolli, thotë ai, do të ndihmonte punën e EULEX-it në parandalimin e krimit të organizuara dhe të çfarëdo krimi tjetër, sidomos në veriun e Kosovës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Debate Kosove-Serbi

#39

Post by Zeus10 »

Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes, ka vlerësuar se protokolli për bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Serbisë nuk është në dëm të Kosovës.
Mase po, por Kosova ka nje shtet, qe i merr vete vendimet, jo mysafiret qe vine si te ftuar e behen zot shtepie.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#40

Post by Sally »

Zeus10 wrote:
Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes, ka vlerësuar se protokolli për bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Serbisë nuk është në dëm të Kosovës.
Mase po, por Kosova ka nje shtet, qe i merr vete vendimet, jo mysafiret qe vine si te ftuar e behen zot shtepie.


Hajde mbushi mendjen atyre pa mire, mire ky se foli pak me edukat -hahaha- -hahaha- po ate te mesipermen i vure re?!
''Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Debate Kosove-Serbi

#41

Post by Zeus10 »

Sally wrote:
Zeus10 wrote:
Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparkes, ka vlerësuar se protokolli për bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Serbisë nuk është në dëm të Kosovës.
Mase po, por Kosova ka nje shtet, qe i merr vete vendimet, jo mysafiret qe vine si te ftuar e behen zot shtepie.


Hajde mbushi mendjen atyre pa mire, mire ky se foli pak me edukat -hahaha- -hahaha- po ate te mesipermen i vure re?!
''Kosova është një pikë e vogël në hartën e Evropës dhe Bashkimi Evropian do ta bëjë atë për të cilën ka mandat, i pëlqeu kjo Kosovës apo jo”
I kam nisur nje mesazh atij, dhe i kam thene qe, shteti prej nga vjen ai, eshte i permasave te Kosoves, por jo vetem qe merr vendime vete megjithese eshte krijuar shume me vone se shumica e shteteve te Botes, por ka vene dhe Ameriken ne sherbim te tij. Por mos harro mbiemrin e tij JUDA-th, paraardhesi i tij shiti Krishtin per ca pare, kurse ky eshte i justifikuar sepse shqiptaret jane te huaj per te, dhe ai i perket asaj race qe shesin dhe te ndenjurat per pak para.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#42

Post by Sally »

I kam nisur nje mesazh atij, dhe i kam thene qe, shteti prej nga vjen ai, eshte i permasave te Kosoves, por jo vetem qe merr vendime vete megjithese eshte krijuar shume me vone se shumica e shteteve te Botes, por ka vene dhe Ameriken ne sherbim te tij. Por mos harro mbiemrin e tij JUDA-th, paraardhesi i tij shiti Krishtin per ca pare, kurse ky eshte i justifikuar sepse shqiptaret jane te huaj per te, dhe ai i perket asaj race qe shesin dhe te ndenjurat per pak para.


U dashka festuar atehere -bravo-
E perdorin dhe ketu nje shprehje per JUDA, kur dikush kupton qe ja kane pa te drejt shprehet: ''PO SILLET SI JUDA''
Last edited by Sally on Wed Sep 09, 2009 3:57 pm, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Debate Kosove-Serbi

#43

Post by Sally »

GNK: Jo vetem Prishtina përgjegjëse por dhe EULEX-i





Bruksel - Bashkimi Evropian synon të arrijë një përparim të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë dhe është bërë tepër i ndjeshëm ndaj interesave serbe. Prandaj ka fyer dhe destabilizuar autoritetet e Kosovës, konsiderojnë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Drejtori për Ballkanin i GNK, Marko Prelec thotë se përgjegjësinë për situatën e porsakrijuar duhet kërkuar edhe në anën e EULEX-it edhe në anën e Prishtinës, sepse sipas tij, kanë vepruar shumë keq në situatën rreth nënshkrimit të protokollit për bashkëpunimit policor të Serbisë dhe EULEX-it. Aty është edhe pala e tretë, Beogradi, i cili përfaqëson pozicionet e tij, ndërsa BE-ja në situatën konkrete ishte "tepër e ndieshme ndaj interasave serbe", thotë Prelec për "Deutsche Ëelle".
Meqenëse BE dëshiron të arrijë një progres të dukshëm në marrëdhëniet me Serbinë, që do të thotë aktualizim të regjimit të vizave, Beogradi "duhet të përmbushë të gjitha kushtet e mbetura, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me Kosovën", thotë Prelec. Kështu Serbia vjen në situatën që ajo mund të kushtëzojë BE-në.

Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, sikur harrohet fakti se EULEX-i nuk është aty për të çuar përpara stabilizimin e Serbisë dhe Ballkanin Perëndimor, por Kosovën, "ndërsa aty nuk po shoh shumë progres", thotë Prelec.

Në GNK konsiderojnë se në situatën konkrete nuk ka shumë hapësirë manovruese në trekëndëshin Beograd-Prishtinë-Bruksel. Kështu Beogradi vështirë se mund të pranojë protokollin i cili formalisht e përmend Kosovën. Në anën tjetër Kosova nuk e do protokollin i cili nuk e përmend atë, ndërsa Brukseli synon një marrëveshje.

Drejtori për Ballkanin në GNK Marko Prelec është i mendimit se kjo çështje nuk do të çojë drejt përshkallëzimit të konfliktit, por gjithashtu nuk mund të parashohë se si do të zgjidhet kjo nyje e Gordit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Debate Kosove-Serbi

#44

Post by Arta »




Degjoni, vertet disa informacione qe duhen degjuar nga gjithe populli i ndergjegjshem qe duan te degjojne te verteten.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Debate Kosove-Serbi

#45

Post by Adriana »

Në pritje të vendimit të Hagës





Më 1 dhjetor fillon seancë dëgjimore e shqyrtimit të Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Fillimi i këtij procesi, në plotësim të kërkesës së parashtruar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së prej Serbisë dhe që u miratua nga Asambleja, pritet me interes nga bashkësia shtetërore ndërkombëtare. Si tregues domethënës të këtij interesimi mund të përmendim mbështetësit më të fundit, që shtohen në listat e Serbisë dhe të Kosovës, tej mbështetësve tradicional të tyre, që janë ofruar të dëshmojnë në GjND-së në Hagë, pro apo kundër pavarësisë tonë, tashmë gati dy vjeçare e të njohur nga mbi 60 vende. Deri në fund të dhjetëditëshit të parë të tetorit, dëshmitarëve në favor të Serbisë, që pas lobimit të Vuk Jeremiçit në Sesionin e tashëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së iu shtuan edhe shtete si Laosi e Burundi, duke arritur në 15. Në përballje me ta, pala e akuzuar prej tyre në GJND-së, Republika e Kosovës, në mbështetje e konfirmim ligjor e ndërkombëtar të pavarësisë, tashmë të njohur nga mbi një e treta e anëtarëve të OKB-së, shton në listën e mbështetësve të vetë, në favor të legjitimitetit të pavavarësisë nga GjND-ja në Hagë, ndër të tjerë Jordaninë, Arabinë Saudite, Kroacinë dhe Bullgarinë.

Prej shekujsh metoda krahasuese ka qenë jo vetëm sunduese por edhe efektive në disa fusha të shkencës, sidomos në shkencat gjuhësore, historike, sociale, në drejtësi etj. Megjithëse mund të konsiderohet një metodë e tejkaluar në konkurrim me metoda më produktive, metoda krahasuese që vazhdon të përdoret jo vetëm për të vlerësuar raporte të çfarëdollojta sasiore, por edhe cilësore. Mbështetur mbi këtë metodë çdo lexues i këtij shkrimi mund të gjykojë e të vlerësojë 15-të mbështetësit e kërkesës serbe, përkundër 16-ve të Kosovës shtet. Siç mund të gjykojnë e të vlerësojnë edhe për pjesëmarrjen në procesin e GJND-së së Hagës të të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ShBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë kohë që e kanë njohur zyrtarisht e botërisht shtetin e pavarur të Kosovës; mbeten Rusia dhe Kina, që jo aq për respektim e zbatim të të Drejtës Ndërkombëtare, por për ruajtje “status-quos” në shtete e tyre gjigante e shumëkombëshe, i kundërvihen për arsye historike, etniko-tradicionale (Rusia), apo ndjesi të karakterit ideologjik i kundërvihen njohjes së shtetit tonë.

Bota, dhe kur shfaqet e unifikuar në institucionin e gjithë pranuar OKB-në, ka qenë, është dhe do të vazhdojë të ketë diferenca. Arsyet për këtë janë të shumta. Ato mund të fillojnë nga raca, etnia, besimi fetar, pozicioni gjeografik, lidhjet historike tradicionale miqësore apo armiqësore etj. Këto arsye shfaqen dhe do të shfaqen edhe në mbështetësit përkatës të Serbisë dhe të Kosovës gjatë përballjes në Hagë. Gjykata do të dëgjojë së pari Serbinë, e cila ka bërë kërkesën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për shqyrtimin nga Gjykata të legjitimitetit të Pavarësisë tonë dhe do të dëgjojë edhe delegacionin shtetit të Kosovës. Sa më sipër i takojnë veprimtarisë së Gjykatës më 1 dhjetor. Se ç’do të bëj më pas kjo gjykatë, po atë ditë apo dhe në seancat që mund ta pasojnë atë javë ndoshta edhe muaj më pas, nuk e dimë, por një gjë e dimë dhe kjo tashmë dihet botërish se, sidoqoftë e çfarëdoqoftë vendimi i Gjykatës Nërkombëtare të Drejtësisë në Hagë nuk ka asnjë fuqi imponuese për Pavarësinë tashmë të konfirmuar të Kosovës.


Në pritje të këtij përfundimi të pafavorshëm për Serbinë, krerët më të lartë politik të këtij shteti përpiqen të shfrytëzojnë periudhën deri në marrjen e vendimit nga GjND-ja për të frenuar apo minimizuar njohjet zyrtare ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Nuk mund të thuhet që diplomacia serbe nuk ka arritje në realizim të këtij objektivi; njohjet ndërkombëtare të Kosovës disi janë stepur, por kurrësesi nuk janë ndalur. Kjo i bën nervoz shtetarët e lartë serbë; ky motiv e shtyu Beogradin zyrtar t’i drejtojë Sekretarjatit të OKB-së me një notë proteste, ku kërkoi hetim urgjent për praninë e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Dhe dihet: nervozizmi, sidomos në politikë, shfaqet në mungesë të argumentit logjik dhe të mbështetjes ligjore. Serbët, aktualisht, ndihen të pambështetur nga të dyja këto
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”