Ancient Greek - Albanian Lexicon
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Vete besoj se, jet apo yet ne shqip dhe ᾔτεε Hom. dhe αἰτέω (Cabej)eshte rrenja e foljes pyet me trajtat Hom.πευσόμενος , πυθέσθαι , ,πέυθη , φιλοπευθής , νηπυθής , Latin pysma ''a question'' (= πύσμα ), πεῦσις, πέπυσται , πευστής .ndersa ne shqip edhe pyves , mos e pjejt , me peuetuné , pjytmea , Sans. vethate 'ask'(?).
- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
shenjë/shêjë < sheh-një/ shêh-jë.
Këtë lloj ndërtimi e hasim për shembull tek:
DALLOJË f. sh.
Tipar dallues.
Kjo do të thotë se drejtimi i huazimit është krejt i kundërt: nga ilirishtoShqipja në "latinishte": sheh-një > *shih-një > signum.
Që kjo fjalë është burimore na e tregon edhe trajta ilirishtojugore σῆμα ku thjesht kemi mbaresën emërndërtuese -më (e shquar -ma) në vend të -(n)jë's:
σῆμα = °shehma, shehmë 'ajo që shihet' (sikurse ndih-ma 'diçka që ndih'; nis-ma 'diçka që nis' etj.).
[σῆμα mund të ketë lidhje edhe me σῶμα °shohma që tregonte trupin e njeriut apo të kafshëve, pra mund të ketë qenë një siemën (°shohmë, °shohje) i fjalës që përdorim sot: pamje.]
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Shume e qelluar Rreqebull. Une rrokjen 'një', do e shikoja, si domethenien e "pikës" nga kuptimi i njeshit, ne mesin e gjithshkaje qe ofron pamja. Pra gjuha e mrekullueshme shqip, perdor simbol-rrokjet primitive, ne funksion te krijimit te kuptimeve, nje-unitare nga bashkimi i disa te tillave.rrëqebull wrote:Fjala shenjë është thjeshtëzim theksimor i prapashtesimit emërndërtues [-një] të foljes sheh:
shenjë/shêjë < sheh-një/ shêh-jë.
Këtë lloj ndërtimi e hasim për shembull tek:
DALLOJË f. sh.
trajta dialektore e të cilës: dallonjë, është edhe siemën me shenjë 'diçka që shihet, dallohet etj.'.
Tipar dallues.
Kjo do të thotë se drejtimi i huazimit është krejt i kundërt: nga ilirishtoShqipja në "latinishte": sheh-një > *shih-një > signum.
Që kjo fjalë është burimore na e tregon edhe trajta ilirishtojugore σῆμα ku thjesht kemi mbaresën emërndërtuese -më (e shquar -ma) në vend të -(n)jë's:
σῆμα = °shehma, shehmë 'ajo që shihet' (sikurse ndih-ma 'diçka që ndih'; nis-ma 'diçka që nis' etj.).
[σῆμα mund të ketë lidhje edhe me σῶμα °shohma që tregonte trupin e njeriut apo të kafshëve, pra mund të ketë qenë një siemën (°shohmë, °shohje) i fjalës që përdorim sot: pamje.]
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
____
Njesoj si ne shqip ndajfolja dysh e rrjedhur nga njehsi dy edhe helenet e vjeter δίς ,' adverb for δυΐς from δύο 'twice', Lat. bis, po ashtu edhe nd.dial.trish (tresh) “ δίς καὶ τρίς” , dysh dhe trish , si dhe trajta tjeter δϝίς 'twice' me dykembshen (digama) te cilen e kemi spjeguar se perse eshte perdorur aty.Numri dy ose dial. di tek helenet δύο kur u perdor si parashtese i qendroi besnik trajtes se vjeter δί - , sikur tek δίκοκκος ''with two grains'', shqip ''dy-koqe'' ; δίκρανος 'two-headed', shqip 'dy-krena' ; δίστιχος 'with two rows', shqip ' dy-shtigje' ; διετία, διετής ' a space of two years' , shqip ' dy-vjetesh'.Ndajfolja njësh tek Homeri eshte ἶσ' dhe thone se shte trajte e shkurter e ἴσος ,por nuk eshte e vertete sepse ἶσ' '' njësh'' eshte trajta e vjeter ,pra te renditura
njësh~njish ,dysh~dish ,tresh~trish te njejta me
helenishten e vjeter ἶσ , δίς , τρίς .
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
ne fakt ἅ eshte parafjala privative pa
ndersa
λι-ος eshte vete folja shqipe (me) le (li-nd)
ἅ + λιος= qe nuk ka dhene frute= qe nuk ka lindur
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
nga cka
ἀ ne fjalen ἀέλιος
Ne rastin e pare, sic u permend me siper, ajo eshte parafjale mohuese, kurse ne rastin e dyte eshte parafjale pohuese:
ἀ+ έλι +ος= a-sht + (di) el(l)i + ος(prapashtese parazitare)=eshte dielli
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
perkon me fjalen shqipe pr-apësi, mbr-apshti , si mb. i/e mbrapshtë, prapë , prapmë ,
si per hel.vj. edhe gjuhen shqipe jane te rrjedhura nga *apa,
trajtat mbiemrore i mbrapshtë,i prapë, i praptë , e spjegojne edhe origjinen e dyting.-sht- < -(h)t- .
- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Cila është lidhja kuptimore midis mburojës dhe hardhisë? Vetia e tyre për të mbuluar një pjesë të trupit apo një sipërfaqe me gjethe.
Pra ἄμπελος nuk është gjë tjetër pos °mpëlojsa 'mbulesa'.
Një ndër kuptimet e fjalës mbulesë lidhet në fakt me bimësinë:
MBULESË f. sh.
[…] bimësia që mbulon një vend. Mbulesë pyjore (bimore). Mbulesë bari (bimësh, drurësh).
_ _ _
Kjo fjalë tregon se nëse ka kuptim të flitet për "nënshtrat paragrek", ka kuptim vetëm në kuptimin fjalë që janë krejt IlirishtoShqip (si në këtë rast) apo me burim nga ilirishtoShqipja. Por duke qenë se edhe vet fjalët "grekolashta" mund të jenë krejt ilirishtoShqip (ilirishtojugore) ose me burim nga ilirishtoShqipja, do të thotë se është një tepri (dhe humbje kohe) teoretike të flitet për "nënshtrat paragrek" si diçka e dalluar.
- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Një gjetje e shkëlqyer!!! që hedh edhe më shumë dritë mbi iliroshqiptarësinë e Greqisë në lashtësi.Zeus10 wrote:Θάλασσα----thellesi
Θάλαττα----i thellet
Fjala Θάλασσα është pa asnjë dyshim trajtëzim parak i fjalës thellësi dhe na tregon se ky koncept ka ndjekur këtë rrugë:
kripë > ujë i kripur > det > thellësi.
Trajta Θάλαττα na dëshmon një veti morfologjike të ilirishtoShqipes të ruajtur ende sot: atë të ndërkëmbyeshmërisë së ndajshtesave emërndërtuese -(ë)SÍ >< -(ë)(sh)TÍ [p.sh.: ëmbëlsí >< ëmbëltí] ose të ndajshtesave mbiemërndërtuese prej të cilave këto rrjedhojnë: -ëS >< -ë(sh)T [p.sh.: lugës >< i lugët]. Megjithatë për mendimin tim shqiptimi i tyre mund të ketë qenë (par)oksiton: °thell-ásë~ésë dhe °thell-átë.
Trajta °thellésë është shumë thjeshtësisht e paramendueshme sepse mbaresa -ésë është gjerësisht e përdorur ende sot [kërkesë, pajtesë, përftesë etj.] ndërsa trajtëzimi -ásë është më i rrallë dhe gjendet sidomos kur rrënja pararendëse është e shkurtër apo e mundëson atë [gërgasë, llasë etj.] ndërsa për mbaresën e °thellátë kemi shembuj të shumtë [çallatë, ligatë, llubatë, qëllatë etj.]. [Ndryshimi A >< E është më se i natyrshëm dhe i pritshëm kur flitet për një zhvillim mijëravjeçar të një fjale].
Θάλασσα/Θάλαττα janë ndërtuar nëpërmjet shkrirjes së nyjës së të me rrënjën kuptimore pasrendëse, përpikërisht si rasti i:
TËMBËL f. kryes. sh.
Ëmbëlsirë. Bëri një tëmbël. I pëlqejnë tëmblat.
Θάλασσα < tʰ'all-ésë < të °allës '[ujë] i kripur; det'.
Θάλαττα < tʰ'all-átë < të °allët // //
(Ku °all është rrënja ilirishtoShqipe për kripën e ruajtur sot e parashtesuar në brendí të fjalëve jalli, gjellë, njelmët, shëllij etj.)
Në të njëjtën mënyrë është e ndërtuar edhe fjala `tëmbël` < t'ëmbël < të ëmbël 'diçka e ëmbël'.
Dallimi midis Θάλασσα dhe Θάλαττα është morfologjikisht i njëjtë me atë midis:
THELLËSIRË f. sh.
Vend i thellë; thellësi e madhe në tokë, në ujë etj.
THELLËTIRË f. sh.
Hon, humnerë.
THELLINË f. sh.
1. Thellësirë.
2. Pellg mjaft i thellë që krijohet nga mbyllja e plotë a e pjesshme e një përroi dhe që shërben për të ujitur.
Fjala:
SHËLLIRË f.
3. Ujë deti i ngopur me kripë, nga i cili nxirret kripa në kripore; ujë me sasi të ndryshme
kripe, që përdoret në industri. Reparti i shëllirës.
Fjalëndërtimin nëpërmjet pjesëzës së e gjejmë në fjalë si:
SËMBAR kal.
E vë në rrugë të mbarë, e vë në udhë të drejtë.
SËRISH ndajf.
Përsëri, prapë.
SONË. gjin., dhan., rrjedh.
e përem. pron. JONË.
SUAJ gjin., dhan., rrjedh.
e përem. pron. të gjinisë fem. JUAJ.
SIPËR I. ndajf.
Ndërsa fjalëndërtimin nëpërmjet nyjës të e gjejmë në fjalë si:
TËMOTJE f. vet. sh.
Zahire për gjithë vitin. Vuri tëmotje.
TERR m.
Errësirë.
TËLYEN m.
Gjalpë.
TONË
2. Kallëz. e përem. pronor JONË.
TUAJ pron.
1. Sh. i JUAJ
TEPËR I. ndajf.
(të epër)tepër<<>>sipër(së hipër);
(të jonë)tonë<<>>sonë(së jonë);
(të juaj)tuaj<<>>suaj(së juaj)
na vërtetojnë se sa thjeshtësisht të ndërkëmbyeshme janë këto pjesëza dhe se sa natyrshëm në ilirishtoShqip janë degëzuar trajtat σάλασσα dhe θάλασσα.
Kureshtjekallës është edhe rasti i foljes:
TER kal.
Thaj.
TERINË f. sh.
1. Vend i thatë, tokë që s’mban lagështi, terik.
3. Vend me diell dhe që e rreh era, ku ndejnë rrobat. Ndeu rrobat në terinë.
që mund të jetë fare mirë e ndërtuar në po të njëjtën mënyrë: ter < t'er < të erë 'shpalos petkat në erë për t'i tharë; lë diçka në ajër të hapur që të thahet'. Nga ky kuptim mund të kenë lindur gjithë të tjerët dhe fjala është zhvilluar mandej me kuptime të shumta që nuk kanë më lidhje me erën por veçmas me tharjen.
Në po të njëjtën mënyrë shpjegohet një shumësi e madhe fjalësh ilirishtoShqipe (të damkosura gabimisht si "grekoloashta" apo "latine") si për shembull:
θερμός < tʰ'jermë < të jermë 'diçka e nxehur; zjerm'.
[E madje edhe vet fjala zjerm mund të jetë zëshmësim i nistores së °sjerm < °së jermë].
Për më tepër në lidhje me rrënjën °all me të cilën kemi emërtuar shijen e kripur: http://arberiaonline.com/viewtopic.php?p=40025#p40025
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
ἀλλ' ἄγε λῆγ' ἔριδος-
(p)aj` haj(t) lej` sherrin.
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
te
tuke
tue
tuj
ture
turhe
dyke
duke
Latin ; pres. llàu, gerund. llaàndu , shqip ' tuj la'
Homeri : ὑποδύντε , shqip' hupo-dun -te'
Trajta me e vjeter nga te tera ne shqip eshte dial. te .
Ne helenishten e vjeter dhe ne latin kjo pjesez eshte ngjitur ne fund te foljes si - te ~ τε , sic e kemi pare edhe tek menyra lidhore e sjellur me pare.Pjes. te tregon nje moment te tashem, ta , pra kur themi te shku nenkuptojme tani ne kete cast .
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
----------
ἀλλ' ἄγε δή !
Paj hajt de !
φέρε δή! - bjere de!
ἴθι δή!- ik de!
ναὶ δὴ! - po de!
δή eshte pjeseza shqip
DE bised.I. pj. Përdoret zakonisht pas foljeve në mënyrën urdhërore ose pas disa ndajfoljeve për të shprehur nxitje, padurim, kënaqësi etj.; pra. Eja de! Shko de! Fol de! Prit de! Kape de! Mjaft de! Kështu de! Ashtu de! He de! Ku de? Mirë de. Lëre de! Pusho de! II. pasth. 1. Përdoret për të nxitur kalin, pelën, kaun etj. që të ecë. De, kuqo, de! De, kazil, de! 2. Përdoret e përsëritur për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie, të një hidhërimi etj. De, more, de! De, more hall, de! * Hajde de thjeshtligj. gjene mirë, s'është keq; ku e gjen të jetë kështu!
- bardus
- Star Member

- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
haeja, ἤια < ϝ - αγία > φαγία
ah > ϝ - ηγός > φηγός
Raste te tilla me digame ne hyrje ka edhe ne shqip sikur JEH ' Jehonë' > VIGË (Gaz.) ku prothetic V mund te jete ϝ digama ,
njesoj edhe helenet e vjeter ἠχή 'shqip jeh' dhe me digamen prothetike ϝηχή ' shqip vige' ; Homeri ''ἐν πρώτοισι ϝαχών''.
- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Dy fjalë të tjera ilirishtoShqipe të ndërtuara sipas kalkut strukturor rrënjë foljesore + mbaresë emërndërtuese -ma janë edhe:rrëqebull wrote:#228
Fjala shenjë është thjeshtëzim theksimor i prapashtesimit emërndërtues [-një] të foljes sheh:
shenjë/shêjë < sheh-një/ shêh-jë.
Këtë lloj ndërtimi e hasim për shembull tek:
DALLOJË f. sh.
trajta dialektore e të cilës: dallonjë, është edhe siemën me shenjë 'diçka që shihet, dallohet etj.'.
Tipar dallues.
Kjo do të thotë se drejtimi i huazimit është krejt i kundërt: nga ilirishtoShqipja në "latinishte": sheh-një > *shih-një > signum.
Që kjo fjalë është burimore na e tregon edhe trajta ilirishtojugore σῆμα ku thjesht kemi mbaresën emërndërtuese -më (e shquar -ma) në vend të -(n)jë's:
σῆμα = °shehma, shehmë 'ajo që shihet' (sikurse ndih-ma 'diçka që ndih'; nis-ma 'diçka që nis' etj.).
[σῆμα mund të ketë lidhje edhe me σῶμα °shohma që tregonte trupin e njeriut apo të kafshëve, pra mund të ketë qenë një siemën (°shohmë, °shohje) i fjalës që përdorim sot: pamje.]
νόημα që është përdorur filozofikisht për të treguar 'përmbajtjen e mendimit që vjen nga ndijimet e jashtme apo arsyetimi; ajo që ndihet, njihet, mendohet' pra °njoh-ma . Më saktësisht, nga ana tingullore, ajo përkon me nojma që sot do të thotë veçmërisht 'shenjë me anë të së cilës i bëjmë të njohur diçka dikujt' (dhe që na tregon se ndoshta, në këtë rast /NJ/-ëja është zhvilluar nga /N/-ëja):
NOJMË f. sh. bised.
Shenjë që i bëjmë dikujt me sy, me kokë a me dorë për t'i dhënë të kuptojë diçka. I bëri (i dha) një nojmë. Merren vesh me nojma. I bëri një nojmë me sy (me dorë).
dhe
ζέμα °zjema! 'zierja, valimi' [edhe në kuptimin përfytyrimor 'shfaqje në mënyrë të papërmbajtshme (e një ndjenjë, një mendim etj.)']. Trajta ζέμμα me gjasë është e njëjtë me `zjemja` (siç ende përdoret në gegnisht), ku /-mj-/ është shkrimësuar si një /m/ e dyfishtë apo e zgjatur /-μμ-/.
- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Ancient Greek - Albanian Lexicon
Për mendimin tim, pjesëza μέν/ μήν është e njëjtë me (për)njëmend:bardus wrote: #1982
MANA pj. krahin.
Përdoret si fjalë e ndërmjetme, me kuptimin «me të vërtetë, të thuash të drejtën, për besë». Mana po (jo). Mana, të paktë i ka shokët. Mana, e di shumë mirë.
μέν, μήν used absolutely to express certainty, , indeed, of a truth,
[…]
οὐδὲ μὲν οὐδέ "jo mana jo" ,'jo me te vertete jo;
mana = μὲν ,μήν
Homeri e ka patur shume qejf kete pjesez,ashtu sikurse edhe Mirditoret qe e perdorin me shumice.
PËRNJËMEND ndajf.
Me gjithë mend, pa bërë shaka, me të vërtetë, njëmend. E kishte përnjëmend. Fliste përnjëmend.
NJËMEND ndajf.
1. bised. Tashti, këtë çast; pas pak, së shpejti. Njëmend e gjeta. Vjen njëmend. Njëmend sa u ndamë. Njëmend do të vijë.
2. Vërtet, me të vërtetë, përnjëmend, me gjithë mend. A do të më thërrasësh njëmend? Njëmend e ke?
Të cilat vijnë nga trajta e lashtë [(nj)î] mên:
Trajta mana ka mundësi të jetë thjesht një zhvillim i pritshëm siç ndodh edhe me vet fjalën mënd >< mend >< mând >< mênd >< mên >< mênie.appears from the Ep. and Ion. form ἦ μέν in protestations and oaths (where Att. used ἦ μήν)
Tek fjalia që ka sjell bardusi, οὐδέ është e njëjtë me «jo de», çka tregon se edhe pjesëza δέ është ilirishtoShqip dhe e kemi ruajtur pavarësisht disa ndryshimeve përdorimore:
DE bised.
I. pj. Përdoret zakonisht pas foljeve në mënyrën urdhërore ose pas disa ndajfoljeve për të shprehur nxitje, padurim, kënaqësi etj.; pra. Eja de! Shko de! Fol de! Prit de! Kape de! Mjaft de! Kështu de! Ashtu de! He de! Ku de? Mirë de. Lëre de! Pusho de!
II. pasth.
1. Përdoret për të nxitur kalin, pelën, kaun etj. që të ecë. De, kuqo, de! De, kazil, de!
2. Përdoret e përsëritur për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie, të një hidhërimi etj. De, more, de! De, more hall, de!
* Hajde de thjeshtligj. gjene mirë, s'është keq; ku e gjen të jetë kështu!
MEND pj.
Për pak, gati. Mend u përplas (u rrëzua). Mend ra përtokë. Mend harrova. Mend e theu.