Pra per Akademine e Shkencave Maqedone,nga te gjithe ballkanasit, ardhacake qenkeshin ata qe rruajten gjuhen mijravjecare, kurse ata qe adoptuan gjuhen e Kishes si gjuhe te vatres, qenkan civile. Ne videon e meposhtme paraqitet nje dasme karakterristike Maqedone, ku muzika eshte teresisht shqiptare, veshjet(burra e gra) shqiptare, vallet shqiptare, traditat shqiptare. Te vetmet gjera qe sjane te tilla jane gjuha dhe rrojtja e nuses.Per Akademine e Shkencave maqedonase shqiptaret jane njerezi mali. Keshtu thote enciklopedia qe u perurua te merkuren ne Shkup.
Kjo gje ka sjelle reagimin e akademikeve shqiptare, te cilet kane deklaruar se Tirana zyrtare duhet te nderhyje.
“Eshte nje projekt anti-shqiptar dhe fatkeqesi eshte qe ky projekt financohet nga parate tona. Shqiptaret fyhen dhe kjo gje mbeshtetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet te jete indiferente”, ka deklaruar akademik Ali Aliu.
Te njejtin qendrim mban edhe shoqata e historianeve shqiptare, e cila thote se kjo enciklopedi perben nje fyerje per kombin shqiptar.
“Maqedonia, ngaqe eshte ne krize identiteti e shfryn gjithcka kunder shqiptareve. Kjo enciklopedi permban fyerje qe tejkalon permasat njerezore”, ka deklaruar Skender Hasani.
Enciklopedia permban edhe ngjarje te tjera te diskutueshme edhe per vete Maqedonine, por studiuesit thone se jane bazuar ne fakte.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Maqedoni, racizem akademik
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Maqedoni, racizem akademik
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedoni, racizem akademik
Zeus
me behet qejfi qe kemi filluar ti kuptojm te pakten akademiket e fqinjve tane,te cilet i kane marre dekoratat "ne dobi te kombit" edhe jo ne dobi te shkences edhe paqes.
Jane ore te veshtira qe kerkojn studime te fuqishme albanologjike per tju treguar plehrave ballkanike se cilet jemi ne shqiptaret.Kjo nuk behet as me fanatizem edhe as me nacionalizem,por behet vetem me dituri.
Por dija shqiptare i ka kthyer krahet thesarit me te cmuar qe ka per mbeshtetjen e lashtesis sone.Ky thesar eshte trashgimnia jone gjuhesore -pellazgo autoktone- trashgimeni e cila do i bente akademiket e fqinjve te mesonin shqipen te detyruar edhe jo me te flisnin per "shqiptare nga malet".
Kjo trashgimni do i bente politikanet tane qe te dinin se si te silleshin ne besedimet per ceshtjet kombetare.Pa dituri ,eshte c menduri te "shajme" nje "tradheti" te tos nanos apo sal berishes,sepse tosit te nanes edhe sales se berishes ,keto edhe kaq ju ka mesuar dija shqiptare,ndaj nuk munde ti fajsojm politikanet direkt per tradheti,por duhet ne radhe te pare te "shkulim " dhembet e krimbura akademike shqiptare qe e mbajne kombin nen injorance .Pastaj te studjojm edhe te mesojm te verteten per kombin tone,edhe pastaj ler te guxoj ndonje esat pash toptan te shesin interesat kombetare.Pra na duhet dituri edhe shkence per tju kunderven akademikve asimilues,edhe per kete duhet te financoj shteti shqiptare edhe politika shqiptare,e cila duhet te perkujdeset qe ti freskoj "mendjet e rrjedhura" nga akademia e tiranes -edhe ta dorezoj degen e albanologjis ne trurin e ri.Ky "financim" politike ,do kthehet margaritare nje dite,sepse politikanet tane do ti kene duaret e zgjidhura ateher kur akademiket tane ti thone botes se cilet jemi ne shqiptaret.

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedoni, racizem akademik
Per Akademine e Shkencave maqedonase shqiptaret jane njerezi mali. Keshtu thote enciklopedia qe u perurua te merkuren ne Shkup.
Kjo gje ka sjelle reagimin e akademikeve shqiptare, te cilet kane deklaruar se Tirana zyrtare duhet te nderhyje.
“Eshte nje projekt anti-shqiptar dhe fatkeqesi eshte qe ky projekt financohet nga parate tona. Shqiptaret fyhen dhe kjo gje mbeshtetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet te jete indiferente”, ka deklaruar akademik Ali Aliu.
Te njejtin qendrim mban edhe shoqata e historianeve shqiptare, e cila thote se kjo enciklopedi perben nje fyerje per kombin shqiptar.
“Maqedonia, ngaqe eshte ne krize identiteti e shfryn gjithcka kunder shqiptareve. Kjo enciklopedi permban fyerje qe tejkalon permasat njerezore”, ka deklaruar Skender Hasani.
Enciklopedia permban edhe ngjarje te tjera te diskutueshme edhe per vete Maqedonine, por studiuesit thone se jane bazuar ne fakte.
Pa disktuim qe Sllavet do te bejne keto demarshe, politika jone me heshtjen e tyre i inkurajon ata. Me perpara vemi te shuajme zjarret e Greqise, sesa te japim ndihme popullit tone!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedoni, racizem akademik
Enciklopedia maqedonase. Reagojnë historianët tanë: Të hiqet nga botimi
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Maqedoni, racizem akademik
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë
DEKLARATË PUBLIKE mbi botimin e fundit të “Enciklopedisë maqedonase”
Botimi i fundit i “Enciklopedisë maqedonase” nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ende pa u shfletuar mirë, po përcillet me habi dhe me indinjatë jo vetëm nga publiku i gjerë, po edhe nga qarqet shkencore e diplomatike. Në hapësirën gjeokulturore shqiptare objekt i kundërshtimit dhe i zemërimit të hapët janë bërë sidomos interpretimet keqdashëse lidhur me autoktoninë e shqiptarëve të Maqedonisë, po aq sa edhe deformimet e qëllimshme në trajtimin e fakteve historike me rezonancë mbarëballkanike dhe të personaliteteve me prejardhje shqiptare. Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në cilësinë e institucionit të dedikuar për kërkimin shkencor-akademik në fushat e historisë, të arkeologjisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të artit, të antropologjisë kulturore, si dhe në kërkimet enciklopedike shqiptare, e gjen me vend të pohojë se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje.
E gjejmë, pra, me vend që t’i sjellim në kujtesë opinionit të gjerë disa nga rezultatet e historiografisë moderne, të cilat hedhin dritë mbi historinë e largët dhe të afërt të faktorit shqiptar dhe të atij maqedon në Ballkan.
Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha.
Shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Këta të fundit, madje, në shekullin IV p.e.s. formuan në pjesën perëndimore të saj, përreth liqenit Lyhnid ose Ohrit të sotëm, shtetin e parë ilir të enkelejve, të udhëhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata që quhen maqedonët e sotëm, vetëm në mesjetën e herëshme u vendosën në territoret që zënë përafërsisht sot.
Dyndjet e shekujve VI-VII e transformuan thellë pamjen etnike të territorit të Ballkanit. Gërmimet arkeologjike të viteve të fundit në Shqipërinë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Kosovë tregojnë se në këto treva ka pasur vazhdimësi kulturore në periudhat historike pasardhëse. Në Maqedoni, përkundrazi, kërkimet arkeologjike janë zhvilluar pa kriteret e duhura shkencore, siç është rasti i gërmimeve masive në kalatë e Ohrit dhe në të Shkupit. Rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një “ekspansioni të dhunshëm demografik” të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Është i njohur fakti që në Perandorinë Bizantine popullsia arbër kishte mardhënie partneriteti me nivelet më të larta të administratës civile dhe ushtarake, siç ndodh me familjen Gropaj, e cila është njohur për kontributin e saj në historinë dhe kulturën e trevave të sotme maqedonase.
Dokumentat mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.
Në mesin e shekullit XIX lëvizja kombëtare shqiptare po rritej në të gjitha trevat etnike, për të arritur një kulm me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), e cila qe shkalla më e lartë e vetëorganizimit politik, ushtarak, arsimor, kulturor e shpirtëror në epokën e ringritjes së kombit shqiptar. Në atë kohë koncepti “komb maqedon” apo “lëvizje kombëtare maqedone”, nuk ekzistonte. Megjithë vështirësitë, shqiptarët krijuan shtetin e tyre kombëtar më 1912. Në Maqedoninë e sotme, shqiptarët ishin një popullsi që luftoi fort për autonomi dhe pavarësi nga sundimi osman. Por, siç dihet, pas Luftërave Ballkanike ky territor iu dha nga fuqitë e mëdha Serbisë. Është koha kur ende nuk ekzistonte një lëvizje maqedone, por aty kacafyteshin lëvizjet politiko-ushtarake bullgare, serbe e greke, për të keqen e madhe të shqiptarëve e të vllehëve, që luftonin për liri dhe afirmim kombëtar. Lëvizja maqedone u konturua në vitet ‘20 të shekullit XX, ndërsa kombi maqedon nisi të afirmohej vetëm pas luftës II Botërore, me krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.
Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet. Për fat të keq, botimi akademik i “Enciklopedisë maqedonase”, në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti. Vërejmë se kjo krizë po synohet të zgjidhet në mënyrën më të gabuar për Maqedoninë, përderisa Akademikët e saj po implementojnë në formë naive dhe vulgare nacionalizmin romantik në shkencë, duke kërkuar ta zgjidhin krizën identitare maqedone me përbaltje të historisë së shqiptarëve dhe të së vërtetës shkencore. Fatkeqësisht, ata duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.
Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Shtrembërimi i historisë, fyerja ndaj identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë e të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm që nuk i sjellin asnjë dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnë në mënyrë artificiale tensione ndëretnike në vend, duke vënë në vështirësi perspektivat euro-atlantike rajonale.
Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë. Është koha që pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit të mbetet në histori, për të na kujtuar reciprokisht se si nuk duhet t’i ndërtojmë mardhëniet tona në Evropën e popujve të lirë.
Tiranë, më 20 shtator 200
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedoni, racizem akademik
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- IllyriankinG
- Regular Member

- Posts: 65
- Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
- Gender: Male
- Location: Arbëri
Re: Maqedoni, racizem akademik
Këta nuk janë Sllavo-Maqedon, por janë thjesht Shqiptarë të Sllavizuar, të cilët gjatë perandorisë Osmane nuk pranuan konvertimin në Musliman, por mbajtën fene e krishterë, dhe sigurisht që kisha Sllave bëri "detyrën"Zeus10 wrote:Pra per Akademine e Shkencave Maqedone,nga te gjithe ballkanasit, ardhacake qenkeshin ata qe rruajten gjuhen mijravjecare, kurse ata qe adoptuan gjuhen e Kishes si gjuhe te vatres, qenkan civile. Ne videon e meposhtme paraqitet nje dasme karakterristike Maqedone, ku muzika eshte teresisht shqiptare, veshjet(burra e gra) shqiptare, vallet shqiptare, traditat shqiptare. Te vetmet gjera qe sjane te tilla jane gjuha dhe rrojtja e nuses.Per Akademine e Shkencave maqedonase shqiptaret jane njerezi mali. Keshtu thote enciklopedia qe u perurua te merkuren ne Shkup.
Kjo gje ka sjelle reagimin e akademikeve shqiptare, te cilet kane deklaruar se Tirana zyrtare duhet te nderhyje.
“Eshte nje projekt anti-shqiptar dhe fatkeqesi eshte qe ky projekt financohet nga parate tona. Shqiptaret fyhen dhe kjo gje mbeshtetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet te jete indiferente”, ka deklaruar akademik Ali Aliu.
Te njejtin qendrim mban edhe shoqata e historianeve shqiptare, e cila thote se kjo enciklopedi perben nje fyerje per kombin shqiptar.
“Maqedonia, ngaqe eshte ne krize identiteti e shfryn gjithcka kunder shqiptareve. Kjo enciklopedi permban fyerje qe tejkalon permasat njerezore”, ka deklaruar Skender Hasani.
Enciklopedia permban edhe ngjarje te tjera te diskutueshme edhe per vete Maqedonine, por studiuesit thone se jane bazuar ne fakte.
Ajo që është më e dhimbshma është se ata rezistuan deri në shekullin e XVIII, dhe aty njihet konvertimi masiv i Shqiptarëve në Musliman.
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Maqedoni, racizem akademik
^^^watch video
Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni, Kim Mehmeti në një intervistë për NEWS24 i indinjuar thotë se shqiptarët duhet ti merrnin ekzemplarët e enciklopedisë e ti digjnin në qendër të Shkupit.
REAGON BRUKSELI Version multimedial i ketij lajmi
DURRES- Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhej të kishin mbledhur të gjitha kopjet e të kishin djegur në qendër të Shkupit Enciklopedinë maqedonase. Mehmeti: Enciklopedia trillium. Lejuam të tallen me historinë tonë.
Mehmeti thotë se diplomacia shqiptare e Tiranës nuk mbron interesat e shqiptarëve të kudo ndodhur dhe shqiptarët e maqedonisë ndihen “të harruar”
Shkrimtari dhe analisti i njohur shqiptar me banim në Maqedoni reagon ashpër ndaj botimit të enciklopedisë maqedonase. I pranishëm në edicionin e 5-të të poetekës që po zhvillohet në Durrës, Kim Mehmeti shprehet mjaft i indinjuar ndaj këtij botimi të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë por edhe ndaj “heshtjes” së shqiptarëve të Maqedonisë.
“Me këtë enciklopedi akademikët maqedonas dëshmuan atë që e thonë disa shkencëtarë bullgarë, grekë dhe serbë se nga një popull i trilluar mund të presësh shtet të trilluar, gjuhë të trilluar , histori të trilluar,të bëjnë dhe enciklopedi të trilluar. “.
Shkrimtari i njohur i letërsisë ballkanike,akuzon si fajtore kryesore ministrinë e Kulturës të Maqedonisë e cila ka financuar këtë projekt.
Indinjata e Mehmetit, ndaj qëndrimit të shqiptarëve në lidhje me këtë enciklopedi bëhet dhe më e madhe “ Neve shqiptarët e Maqedonisë duhet të na padisin të gjithë shqiptarët e tjerë, se ne jemi fajtorë që kemi lejuar që një grusht populli maqedonas të tallet me historinë tonë. Ju shqiptarët e Shqipërisë e Kosovës duhej të na padisni pse jemi aq inferiorë aq budallej sa të financojë projkete antishqiptare.
Shqiptarët duhej të mos komentonin shumë, por ti merrnin ato ekzemplarë të enciklopedisë ti djegin në qendër të Shkupit”
Mehmeti thotë se diplomacia shqiptare e Tiranës nuk mbron interesat e shqiptarëve të kudo ndodhur dhe shqiptarët e maqedonisë ndihen “të harruar”
Serbët në Mitrovicë e dini pse bëjnë cka të duan se qëndron pas tyre Serbia. Kush qëndron pas neve shqiptarët e Maqedonisë? Kjo diplomacy inferiore e shqipërisë që gjithmonë më shumë bën llogari si do të rregullojë flokët me xhel dhe si do duket ma pro europiane e pro perëndimore?... Politikanët tanë të thjeshtë, dhe vecanërisht ato në Shqipëri kanë harruar të mendojnë për ne. Ndodhi enciklopedia ne do ta harrojmë."- deklaroi Mehmeti.
(s.g/balkanWeb)
Ja pra ku eshte problemi thelbesor, sepse politika e vendit tone e nxjerrin vete popullin inferior. Politika ka te beje shume ne perberjen e historise, dhe shyqyr zotit ne i kemi politikanet "me qafsh moj shege". Nuk na e kane fajin te tjeret, fajin e kemi vete ose ata qe jane shitur nga c'do ane.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Maqedoni, racizem akademik
Thuam se cilet profesore ke , te te theme se c mendim ke per lashtesin.Nivel shume i ulet njohurish per nje qender studimesh albanologjike.Arta wrote:Qendra e Studimeve Albanologjike, TiranëDEKLARATË PUBLIKE
Shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Këta të fundit, madje, në shekullin IV p.e.s. formuan në pjesën perëndimore të saj, përreth liqenit Lyhnid ose Ohrit të sotëm, shtetin e parë ilir të enkelejve, të udhëhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata që quhen maqedonët e sotëm, vetëm në mesjetën e herëshme u vendosën në territoret që zënë përafërsisht sot.
Tiranë, më 20 shtator 200
Helenet para sllaveve rrine si dhija e zgjebosur sepse sllavet ja kane aritur tju a cjerrin masken duke e vertetuar mosekzistencen greke ne maqedoni.
"thukidid IV 109 ,njohi nga afer Pellazget e gadishullit Atho(pran selanikut), edhe na tregoj lidhjet e tyre njegjuhesore edhe familiare me pellazget e Etruris edhe te Plakia e Skilasin"
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE