"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rama kercenon me perdorimin e forces.

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Rama kercenon me perdorimin e forces.

#1

Post by Tomorr »

Rama kerkon te destabilizoje Shqiperine, me metoda marksiste, pikerisht kur Evropa fare afer behet gati te heqe vizat per shqiptaret, kur vendi po progreson dukshem, dhe kur eshte fituar nje stabilitet i admirueshem politik dhe ekonomik. Imazhi i Shqiperise eshte rritur shume, pikerisht tani ky qen kerkon te bej lufte, duke kercenuar me nje 97 tjeter.

© Top Channel 20/11/2009 18:35
Kryetari socialist Edi Rama paralajmeroi perdorimin e forces per rrezimin e qeverise dhe zgjedhje te reja, ne rast se kerkesat e opozites nuk plotesohen.
Dule falenderuar protestuesit per vendosmerine e treguar per te qendruar tri dite me radhe ne shesh, Rama u kerkoi qytetareve te tjere qe te shperndahen qetesisht dhe pa krijuar probleme.
"Kjo proteste sapo ka nisur. Mos hiqni vemendjen nga iniciativa e perbashket", porositi Rama."Berisha, fajtor per krizen"
"Sot me shume se kurre duam te tregojme qe e duam Shqiperine si gjithe Europa". Me keto fjale iu drejtua te pranishmeve ne protesten maratone te opozites ne kerkim te votes se lire, kryetari socialist Edi Rama.
I pritur me ovacione nga protestuesit qe kane mbushur bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rama theksoi se ky aksion nuk eshte lufte per pushtet, por beteje per drejtesi.
"Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit", u shpreh Rama.
Kreu socialist akuzoi Berishen se vepron ne interes te familjes ekonomike te tij, dhe se cdo dite e me shume vertetohen me fakte keto pretendime te opozites.
"Berisha nuk po qeveris ne respekt te kushtetutes, ligjit dhe barazise se ketij vendi, por po sundon duke shkelur kushtetuten, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazine ne vend per qellime perfitimi", u shpreh Rama.
Sipas Rames, arka e shtetit eshte kthyer ne xhepin e madh te pushtetit te familjes, duke akuzuar Berishen se ka shfrytezuar taksat e shqiptareve per fushaten e tij.
Rama permendi tunelin e Thirres, nisjen dhe lenien ne mes te ndertimit te rrugeve, ndersa e cilesoi si skandaloze gjendjen e buxhetit te shqiptareve, fajtor per te cilen eshte kryeministri.
"Ne jemi ketu per te shpetuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve te vogla, te cilat prej janarit te 2010 do te ngarkohen me taksa te larta caktuar padrejtesisht nga kryeministri", u shpreh Rama, duke kujtuar afatin lene qeverise per ndryshim te vendimit deri ne 5 dhjetor.
Kreu socialist permendi me shqetesim gjendjen e rende ekonomike ne te cilen jetojne ushtaraket e liruar, minatoret, peshkataret, bujqit, fermeret, veteranet te cilet mbijetojne veshtiresisht ne kete krize.
Por mbi te gjitha, Rama theksoi se bashkimi ne shesh eshte per t'i thene 'ndal' ketij pushteti te korruptuar qe po ndalon zhvillimin dhe mireqenien e njerezve.
"Ne i qendrojme kerkeses sone simbolike per hapjen e kutive dhe transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit", u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi se futja ne kuvend e opozites ne keto kushte, do te ishte precedent per zgjedhjet e ardhshme, ndaj kerkoi me force zbardhjen e krimit elektoral.
"Miqte tane nderkombetare kerkojne me plot te drejte te jemi ne parlament edhe ne duam te jemi ne parlament, po nuk duam qe t'i hapim rruge abuzimeve ne te ardhmen. Protesta jone, ne thelbin e saj kerkon te vendose forcen e ligjit, mbi ligjin e forces. Kutite e mbyllura jane simboli i protestes sone dhe jo motivi i vetem i bojkotit", u shpreh Rama.
Kreu socialist theksoi se ne kushtet e krijuara opozita nuk hyn ne parlament, madje do ta pershkallezoje protesten.
"Berishes t'i vije turp qe i frikesohet hapjes se kutive, por edhe qe po turperon parlamentin dhe qeverine dhe nuk ben dot ate qe u be ne Afganistanin demokratik, ku u rinumeruan votat", u shpreh Rama.
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#2

Post by Tomorr »

"Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit", u shpreh Rama.
Dy dite pasi Evropa pranoi kerkesen e Shqiperise per ate nivel integrimi, ky palaco thote te kunderten.
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#3

Post by Aulona »

C'fare gallate kane sahanlepiresit.... :lol: Hapi veshet edhe degjoje vete Ramen, qe tha "duhet ti hapim me ligj dhe jo me dhune"! Protestat jane gjeja me demokratike ne nje shtet demokratik. Vetem ne nje shtet me rregjim komunisto-kalnor nuk lejohen ose nuk i do protestat qytetare!

Kush e mban mend Saliun ne 98 qe u fut ne Kryeminstri me bannden e tij me automatika, dhe moren peng edhe nje nga televizionet. Te pakten me sa kemi pare, protestat qe ka bere gjithmone Edi kane qene shume te cilivizuara.

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=56&t=946
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#4

Post by Hymniarber »

Aulona wrote:C'fare gallate kane sahanlepiresit.... :lol: Hapi veshet edhe degjoje vete Ramen, qe tha "duhet ti hapim me ligj dhe jo me dhune"!
Aulona, kam frike se nuk ke te drejte. Kjo eshte faqja online e Top-channel:

Image

kurse ky eshte citimi fjale per fjale i Edi Rames:

Futja e opozitës në Parlament në Kuvend në kushtet e rënda të demokracisë, do të ishte mbyllja pa kushte e një problemi që jo vetëm nuk do të zgjidhet por do të rishfaqet në të ardhmen”, theksoi Rama. “Shkurt dhe troç, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme. Do të përdorim një të drejtë që nuk na e ndalon dot askush” theksoi Rama. “Faktet, provat dhe dëshmitë e ulën Shqipërinë në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#5

Post by Tomorr »

Aulona wrote:C'fare gallate kane sahanlepiresit.... :lol: Hapi veshet edhe degjoje vete Ramen, qe tha "duhet ti hapim me ligj dhe jo me dhune"! Protestat jane gjeja me demokratike ne nje shtet demokratik. Vetem ne nje shtet me rregjim komunisto-kalnor nuk lejohen ose nuk i do protestat qytetare!

Kush e mban mend Saliun ne 98 qe u fut ne Kryeminstri me bannden e tij me automatika, dhe moren peng edhe nje nga televizionet. Te pakten me sa kemi pare, protestat qe ka bere gjithmone Edi kane qene shume te cilivizuara.

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=56&t=946
Ti kafshe mos ofendo, se nuk te shau njeri. Ja ku eshte shkruar tek Balkanweb.com

http://bw.balkanweb.com/lajm%20dite/pro ... -2269.html

Protesta maratonë e PS, Rama: Kutitë e mbyllura? Do përdorim forcën



TIRANE-
Montohen cadrat para kryeministrisë
Janë montuar 25 cadra përpara ambjenteve të kryeministrisë, në të cilat do të kalojnë natën 30 deputetë të PS. Grupi prej 30 deputetësh do të zëvendësohet nga një tjetër grup, ditën e nesërme në orën 8:00. Mes tyre pritet të jetë edhe kryesocialisti Edi Rama. Cadrat e ngritura përpara kryeministrisë do të qendrojnë aty për tre ditë rresht, ndërsa deputetë të Partisë Socilaiste kanë pohuar për News 24 se, protesta mund të vazhdojë edhe me muaj të tërë nëse nuk plotësohet kërkesa kryesore e tyre, hapja e kutive.
Nis ngritja e cadrave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Menjëherë pasi kanë përfunduar fjalimet zyrtare në protestën e opozitës të nisur 4 orë më parë, ka filluar puna për ngritjen e cadrave ku do të kalojnë natën mijra qytetarë bashkë me deputetët socialistë të kryesuar nga kryetari Edi Rama.
Përmes një proteste, që shihet për herë të parë në Shqipëri socialistët kërkojnë hapjen e kutive të votimit, duke paralajmëruar se në rast të përgjigjes negative të qeverisë , protesta do të përshkallëzohet në forma të tjera.
Brace për News 24 : Zgjedhje të parakohshme nëse Berisha nuk reagon
Për News 24 është prononcuar edhe deputeti Erion Brace. Ai përforëcoi bindjen se nëse Berisha nuk do të ndryshojë qendrimin e tij, do të kërkohen zgjedhje të parakohshme
“Do të jetë një natë e gjatë. Do të vazhdojmë deri në fund me protestë në forma të tjera, jemi shumë të vendosur për të cuar deri në fund mesazhin e 100 mijë njerëzve që ishin sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ne jemi këtu, ndërsa qeveritarët nuk ndodhen këtu, janë në rezidenca nëpër plazhe. Por ne kemi vetëm një qëllim që të përmbushen kërkesat, për ndryshe do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, thekson Brace.
Dade për News 24: Berisha hap kutitë, nuk ke rrugë tjetër
Deputetja socialiste, Arta Dade e ndodhur mes grupit të deputetëve që do të kryejnë turnin e parë të protestës maratonë, është shprehur se kjo është protesta më e madhe që PS po bën në emër të demokracisë.
Sipas saj, Berisha nuk ka rrugë tjetër përvecëse të hapë kutitë e vjedhura.
Berisha nuk ka rrugë tjetër përvecëse hapjes së kutive, sa më shumë të vonojnë aq më keq për të. Ne kërkojmë transparencën e procesit zgjedhor që të kontrollojmë cdo blerje vote, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë ku kanë shkuar votat e tyre”, tha Dade.
Edhe Dade, u shpreh në një mendje me deputetët e tjerë, se nëse kutitë nuk hapen protestat do të përshkallëzohen.
“PS do të përshkallëzojë protestat, duke përdorur të gjitha mjetet demokratike. Do të arrijmë atje ku duan ata që na kanë dhënë mandatin. Nuk largohemi nga sheshi pa arritur objektivin që kemi kërkuar, që nga 28 qershori”, thekson Dade.
Arta Dade përfundon fjalën e saj duke thënë se kjo protestë manifestoi culture qytetare, pasi këtu protestuan europianët e vërtetë që mbrojnë votën e lirë.
Balla për News24 : Protesta do vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve
Protesta e opozitës dhe mbështetësve të tyre për hapjen e kutive të 28 qershorit, tashmë ka kaluar në një fazë tjetër, atë të ngritjes së cadrave. Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla shprehet për News 24 se, kjo protestë sapo ka filluar. Sipas tij protesta do të zgjasë për 50 orë rresht, deputetë dhe mbështetës do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në këtë maratonë të gjatë.

“Protesta do të zgjasë 50 orë rresht ku deputetë dhe mbështetës do të jenë me ne për ti treguar Berishës që kërkojmë jo thjesht hapjen e kutive, por zbulimin e krimit të tij”, tha Balla.
Sipas tij, vetë kryesocialisti Rama do të qendrojë në cadër deri nesër në orën 8:00, ndërsa të dielën në orën 18:00, do të jetë pika kulminannte e protestës.

Të dielën do të jetë pika kulminante e kësaj proteste. Në kutitë nuk fshihen vetëm votat por edhe krimet e Berishës dhe familjes së tij. Ai refuzon kërkesën se në ato kuti fshihet e vërteta e maskarallëqeve që Berisha ka bërë në 4 vite”, shprehet Balla.
Pyetjes se nëse Berisha nuk do të hapë kutitë edhe pas protestave, deputeti Sokol Balla iu përgjigj se, “Ne ia kemi bërë të qartë që nuk tërhiqemi, do marrim atë që zgjedhësit kërkojnë, ligjitimitetin e zgjedhje. Nuk duam ndryshim rezultati në tavolinë, por duam që në Shqipëri të mos ketë zgjedhje ku votat numërohen mbrapsh. Nëse nuk plotësojnë kërkesat tona do të protestojmë me ditë edhe me muaj”, përfundon Balla.
Rama: Të vendosim forcën e ligjit mbi ligjin e forcës
“Sot më shumë se kurrë duam të provojmë se liria e votës dhe e drejta për numërimin e ndershëm të saj, janë liri dhe e drejtë që nuk blihet nuk shitet e nuk negociohet. Sot më shumë se kurrë duam të tregojmë që e duam Shqipërinë si gjithë Europa” kështu e nisi fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama përpara mijra qytetarëve që ju bashkuan sot protestës maratonë të socialistëve për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Ndërsa theksoi se nga cënimi i zgjedhjeve cënohet cdo liri dhe e drejtë e qytetarëve, Rama nënvizoi edhe njëherë se integrimi i vendit nuk pengohet nga bojkoti i opozitës por, sic tha ai nga arsyet që cuan opozitën në bojkotimin e parlamentit.
“Futja e opozitës në Parlament në Kuvend në kushtet e rënda të demokracisë, do të ishte mbyllja pa kushte e një problemi që jo vetëm nuk do të zgjidhet por do të rishfaqet në të ardhmen.” theksoi Rama.
Kreu i të majtëve paralajmëroi përshkallëzim të protestave të të socialistëve duke thënë se aksioni nuk është luftë për pushtet por betejë për drejtësi e dinjitet.
“Kjo nuk është një luftë për pushtet, por një betejë për dinjitet e drejtësi që nuk na e jep dhuratë e sa na e merr dot peng pushteti i Berishës” tha Rama.
Ndërsa theksoi se zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, Rama paralajmëroi se në rast të moshapjes së kutive opozita do të kërkojë me forcë largimin e qeverisë.

“Shkurt dhe troc, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme. Do të përdorim një të drejtë që nuk na e ndalon dot askush” theksoi Rama.
Ndërsa foli për situatën ekonomike të vendit duke pohuar se bizneset, pronarët e njerëzit e thjeshtë janë në krizë të thellë ekonomike, kreu socialist ja ka faturuar gjendjen e rëndë ,asaj që ai e quajti familje në pushtet me në krye Berishën.
“Faktet, provat dhe dëshmitë e ulën Shqipërinë në rangjet e vendeve më të korruptuara të botës. Berisha nuk po qeveris në respekt ëe kushtetutës, ligjit dhe barazisë, Berisha po sundon duke thyer ligjin e duke shkelur Kushtetutën për qëllime aspak të fshehura fitimi” u shpreh Rama.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#6

Post by Arta »

Hymniarber wrote: Aulona, kam frike se nuk ke te drejte. Kjo eshte faqja online e Top-channel:



Degjoje pak ne fund fare, ku thote. "Ne duam ti hapim ato me forcen e ligjit, jo me force".

Degjoje nga goja e Edit, se nganjehere ato qe shkruhen nuk merren vesh.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#7

Post by Aulona »

Tomorr wrote:
Aulona wrote:C'fare gallate kane sahanlepiresit.... :lol: Hapi veshet edhe degjoje vete Ramen, qe tha "duhet ti hapim me ligj dhe jo me dhune"! Protestat jane gjeja me demokratike ne nje shtet demokratik. Vetem ne nje shtet me rregjim komunisto-kalnor nuk lejohen ose nuk i do protestat qytetare!

Kush e mban mend Saliun ne 98 qe u fut ne Kryeminstri me bannden e tij me automatika, dhe moren peng edhe nje nga televizionet. Te pakten me sa kemi pare, protestat qe ka bere gjithmone Edi kane qene shume te cilivizuara.

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=56&t=946
Ti kafshe mos ofendo, se nuk te shau njeri. Ja ku eshte shkruar tek Balkanweb.com
Me fal por kur une thashe "sahanlepires" mos te shava gje ty, apo te bera quote ty? Ateher pse te dogji kjo ty direkt, kur as emrin apo noflken ta permenda e as te citova!


Sa per kafshe, ti dukesh ke dale nga kafshet, dhe po e tregon menyren se si je rritur, tamam si nje kafshe i dale nga shpellat.

Shko tani mos mu ben interesant mua, se nuk i behet vonekujt, edhe hap veshet kur tjetri flet vete me fjalet e tij.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#8

Post by Hymniarber »

Arta wrote:
Hymniarber wrote: Aulona, kam frike se nuk ke te drejte. Kjo eshte faqja online e Top-channel:



Degjoje pak ne fund fare, ku thote. "Ne duam ti hapim ato me forcen e ligjit, jo me force".

Degjoje nga goja e Edit, se nganjehere ato qe shkruhen nuk merren vesh.
Po e thote, por ne nje fjali tjeter, thote pikerisht te kunderten e kesaj me siper, bile e cileson :"shkurt dhe troç", por nuk eshte perfshire ne videon siper.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#9

Post by Arta »

Hymniarber wrote:
Arta wrote:
Hymniarber wrote: Aulona, kam frike se nuk ke te drejte. Kjo eshte faqja online e Top-channel:
Degjoje pak ne fund fare, ku thote. "Ne duam ti hapim ato me forcen e ligjit, jo me force".

Degjoje nga goja e Edit, se nganjehere ato qe shkruhen nuk merren vesh.
Po e thote, por ne nje fjali tjeter, thote pikerisht te kunderten e kesaj me siper, bile e cileson :"shkurt dhe troç", dhe nuk eshte perfshire ne videon siper.

Pikerisht derisa ai e thekson edhe njehere ne fund te fjalimit te tij, se ne c'fare menyre duan ti hapin, kjo nuk merret ne kete menyren, qe po mundoheni ti merrni ju ketu. Mos u beni shume sensativ, kur dihet shume mire historia e menyres se protestave qe ka bere Edi, duke i krahasuar ato me ato qe ka bere Saliu. Juve sikur keni edhe memori te shkruter xhanem!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#10

Post by Aulona »

Te gjitha protestat e Edit keshtu jane! Futjani vrapit, se duken shume te rrezikshem! :o



http://img262.imageshack.us/img262/9347/0003protesta4.jpg

Ja keq se po i bejne edhe biznes Tiranes, gjithe ai popull. Ja pra protestat qytetare, me kenge e valle, tamam me fryme perendimore. Nuk kemi pare keta te perendimit ti bejne ne menyre me te mire! Juve po u digjet akoma Greiqa, e disa shtete te tjera qe jane pjese e Evropes!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#11

Post by Aulona »




Ohhh c'ja kan ndezur kenges...po i bejne edhe muzik Sales :lol:

Mundet dikush ta bashkoj kete teme, me ate qe kamhapur tek politika, qe mos ti kemi te shperndara postimet per nje teme.

Flm.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#12

Post by Sally »

Ps: nis protesten maratone! Te kujt maratone?! Maratonen e lojrave?!
Mos besoni videot dhe turmat qe bertasin, se po te veni re mire ato turmat qe jan me bluze te kuqe, jane marr nga ndeshjet e futbollit qe shikoheshin neper kafe te medhaja, kur kombetarja jone luante jasht. -haha-

Miting me kokoshka dhe loja me kamerat


NGA VLADIMIR KARAJ
Gazeta-Standart


Nëse kishte diçka me shumicë në mitingun e djeshëm të opozitës në kryeqytet, ato ishin kokoshkat. Katër a pesë makina ambulante që prodhonin pafund kokoshka me kripë, që u shiteshin aty për aty të ngrohta njerëzve që merrnin pjesë në miting, por që pak mund të merrnin vesh prej tij, pasi ishin vendosur dhe qëndruan përgjatë gjithë kohës shumë larg fonisë dhe qendrës së mitingut.

-hahaha- Loja me kamerat

Mitingu i opozitës që synon të detyrojë qeverinë të rihapë kutitë e votimit, fillonte diku përtej urës së Lanës, ku edhe ndodhej pjesa më e madhe e protestuesve rreth 5 mijë, por mjaft të tjerë prej këtyre të shpërndarë në grupe prej 5 deri 10 vetash dhe të vendosur në rreth duket se ishin organizuar të mbushnin pjesën nga ura e madhe deri pranë vendit ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet nga rruga “Myslym Shyri”. Të vendosur në mënyrë të tillë që të “gënjenin” kamerat, grupet e protestuesve që nga banderolat me emrat e minibashkive dukeshin se i përkisnin bashkisë së kryeqytetit dhe më shumë ndërvepronin me njëri-tjetrin ndërsa u bënin xhiro makinave të kokoshkave dhe shitësve ambulantë të farave, sesa me mitingun. Të pyetur nga gazeta se përse nuk kishin qëndruar më afër pjesëtarë të këtyre grupeve mblodhën supet, ndërsa vetëm në njërin prej tyre disa gra thanë se ishin punëtore të pastrimit që prisnin të mbaronte mitingu për të fshirë bulevardin. Në fakt për nga dendësia e pjesëmarrësve, por edhe për nga entuziazmi mitingu i PS-së dhe aleatëve të saj në këtë protestë, ishte shumë larg atij që e njëjta forcë politike mundi të organizonte pak ditë para zgjedhjeve.

-pis- Probleme shifrash

Nga tribuna e vendosur në të njëjtin vend si në fund të qershorit, krerët e opozitës flisnin për 100 mijë pjesëmarrës që kishin mbushur bulevardin, por jo më shumë se një orë më vonë të pyetur nga televizionet private deputetët socialistë e përgjysmuan shifrën në 50 mijë. Sa ishin në të vërtetë pjesëtarë në miting? Numri është i vështirë të llogaritet, duke qenë se shpërndarja ishte e tillë që të krijonte idenë e një bulevardi të mbushur plot, kur më shumë se gjysma e tij ishte në të vërtetë bosh. Një agjenci e huaj lajmesh thotë se në miting nuk kishte më shumë se 3 mijë pjesëmarrës, shumë larg pretendimeve të opozitës, e cila prej një muaji ishte angazhuar e tëra në mbledhjen e sa më shumë personave në atë që duhej të ishte mitingu më i madh i protestës.

:?: Ku është Stacioni i Trenit?!

Të gjithë që kanë bredhur ca në këmbë në Tiranë e dinë që stacioni i trenit është në fund të Bulevardit “Zogu I”, që vjen si vijim i atij “Dëshmorët e Kombit”, por Erjon Veliaj ndërsa mbante fjalimin e tij u kërkoi ndjesë atyre që nuk dëgjonin dot se ndodheshin te stacioni i trenit. Në të vërtetë, Veliaj dëgjohej me vështirësi edhe përtej Urës së Madhe të Lanës, ndërsa asnjë nga folësit dhe asgjë nga mitingu nuk dëgjohej në krah të Galerisë së Arteve. Për me tepër me gjithë dëshirën e madhe të Veliajt, që ndodhej në protestë si kreu i G99-ës, që t’u fliste atyre që ndodheshin te stacioni i trenit, asnjë protestues nuk ndodhej më larg sesa kryqëzimi në të mbaruar të galerisë, ku dukej se pjesa më e madhe ishin vendosur me urdhër për të bërë që sheshi të dukej i plotë, po ku askush nuk dëgjonte se çfarë thuhej nga tribuna e tij. Fatmirësisht deputeti i PS-së, Namik Dokle, që foli menjëherë pas Veliajt, e afroi fundin te statuja e Skënderbeut, duke korrigjuar në një farë mënyre kreun e G99-ës.

:o “S’marrim vesh nga politika”

Rama ishte i fundit që foli. Një fjalim që zgjati rreth një orë dhe që më shumë sesa brohërima u shoqërua nga largimi i një pjese të mirë të protestuesve. Në fjalimin e tij kreu i PS-së paralajmëroi se protesta nuk do të mbaronte aty, por do të vazhdonte edhe më tej dhe se do të përshkallëzohej deri sa të hapeshin kutitë ose të rrëzohej qeveria. Në fund të fjalës së tij, ai njoftoi se bashkë me një grup prej 2 mijë njerëzish të regjistruar do të qëndronin para Kryeministrisë për tri ditë me radhë. Të pyetur se si do t’ia dalin të qëndrojnë në këmbë, drejtues të opozitës thanë se ishin përcaktuar turne dhe njerëzit në miting do të ndërronin njëri-tjetrin herë pas here. Ndërkohë që Rama la tribunën dhe u bashku me turmën dhe bëri një xhiro deri pranë urës së madhe të Lanës, në tribunë rifilloi muzika që duhej t’i mbante të bashkuar protestuesit, por si për inat dhe ironi të asaj që ishte thënë për dy orë, një nga këngët që shoqëronte Ramën.







Ne menyre të paprecedente, E.Rama u shpreh mbrem qe: “ne rast te mos-hapjes se kutive, opozita do te kerkoje me force largimin e qeverise"
Pra, ai do të perdore dhunen dhe forcen per ta bere realitet endrren maniakale per te pasur pushtet mbi gjithçka.
Tani e morem vesh se ku i gjejn leket ata qe nate e dite rrine e merren me propagandat dhe manifistimet e E.Rames, se dhe ata do jen njerez pa pune si vet E.Rama, po nuk marrim vesh nga i nxjerr Zotnija keto leke qe pagon.



Dështim i turpshëm i Ramës, shqiptarët zgjedhin Europën
Monstra i PS kërcënon shqiptarët se do të përdorë dhunën nëse nuk i japin pushtetin




Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u braktis dje nga qytetarët shqiptarë në protestën e zhvilluar në kryeqytetin e vendit, ku pavarësisht angazhimit të të gjithë administratave të bashkive të majta, militantëve në rrethe dhe shumave miliona euro për rekrutimin e protestuesve me pagesë, në shesh nuk janë mbledhur më shumë se 3 mijë vetë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare. Me qëndrimin kundër protestës së opozitës, shqiptarët dëshmuan për herë të dytë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se mbështesin integrimin europian, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e vendit, kundrejt alternativës së destabilizimit, anarkisë dhe dhunës që ofron kryetari i PS-së. Protesta e djeshme, e trumbetuar prej afro dy muajsh si më e madhja që do të mbahej nga opozita e majtë, ka rezultuar në një miting qesharak dhe dështim të pashmangshëm për vetë kryetarin e PS-së. Skenari i kësaj proteste ishte masivizimi artificial i turmës së pranishme. Organizatorët ishin kujdesur për çdo detaj në mënyrë që pjesëmarrja të prezantohej nëpërmjet kamerave si masive. Të ndarë sipas qarqeve dhe njësive bashkiake, stafi organizator u mundua të zgjaste në mënyrë artificiale kordonin e të pranishmëve, të cilët me sy të lirë dalloheshin qartë se nuk ishin më shumë se 2-3 mijë veta. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve u njoftua se, mitingu i PS-së para selisë së Kryeministrisë nuk mblodhi më shumë se 3 mijë veta. "Rreth 3 mijë mbështetës të opozitës shqiptare u mblodhën të premten jashtë selisë së Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në qershor.
Partia e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 28 qershorit dhe ka 75 vende në Parlamentin me 140 vende", shkruan agjencia amerikane e lajmeve Earth Time. Ajo shton se mbështetësit e opozitës të mbledhur pasditen e të premtes do të protestojnë për të paktën tre ditë, ndërsa nënvizon se nuk janë shënuar incidente.
Në përpjekje për të rritur në mënyrë artificiale këtë numër modest pjesëmarrësish, shumica e të cilëve ishin njerëz të paguar me të paktën 2500 lekë të reja, organizatorët kanë shpërndarë protestuesit grupe-grupe të vogla deri në afërsi të Hotel Dajtit, për të dhënë imazhin e rremë të mbështetjes për kauzën personale të Ramës. Dhjetëra autobusë dhe makina të paguara nga buxhetet e bashkive të majta në rrethe, të cilët kanë sjellë në kryeqytet militantë dhe pjesëmarrës me pagesë në mitingun e djeshëm, e kanë kthyer në një katrahurë të vërtetë trafikun në Tiranë duke lënë mijëra qytetarë me orë të tëra duke pritur në rrugë. Jan urdheruar gjithashtu dhe 12 shkolla nga Tirana qe nxenesit duhet te marrin pjes ne miting.
Turmën e kryesonte Qarku i Fierit, i cili mbante dhe pjesën më të madhe të mitingut me autobusët e sjellë drejt kryeqytetit.
Deputetët e këtij qarku së bashku me këshilltarët e njësive vendore kishin mbërritur në orët e para të paradites së djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste. Kjo masë është marrë nga drejtuesit e selisë rozë për të bërë apelin e pjesëmarrësve në protestë të të zgjedhurve vendorë dhe administratave që drejtohen nga pushtetarë të majtë. Në bashkitë e majta e premtja u bë pushim nga administrata me anë të urdhërave verbalë të kryetarëve të bashkive. Ndarja sipas bashkive dhe qarqeve është bërë për dy arsye.
Sipas organizatorëve, arsyeja e parë ishte numërimi dhe identifikimi i pjesëmarrësve dhe manipulimi i pamjeve me anë të zgjatjes artificiale të turmës.
Këshilltarët vendorë të majtë janë numëruar në apel nga ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi. Protesta që nuk reflektohej aspak në fytyrat e protestuesve, ka degjeneruar në firmosjen e çdo punonjësi tek eprori i tij.


artikulli eshte marr nga: "Bota Sot"
Last edited by Sally on Sat Nov 21, 2009 1:07 pm, edited 4 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#13

Post by Sally »

Aulona wrote: Mundet dikush ta bashkoj kete teme, me ate qe kamhapur tek politika, qe mos ti kemi te shperndara postimet per nje teme.

Flm.


Nuk mund te bashkohen te dy temat, se tema qe ke ngritur tek politika eshte per ne favorin e manifestime dhe te cdo shkelje te ligjit qe po udheheq E.Rama ne kuriz te popullit, ndersa tema ketu i perkushtohet "kercenimit dhe manipulimit" qe po perdor E.Rama
Nese videot qe po poston ketu te duken te pershtatshme per temen tek politika, atehere postoji atje!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#14

Post by Aulona »

Sally wrote:
Aulona wrote: Mundet dikush ta bashkoj kete teme, me ate qe kamhapur tek politika, qe mos ti kemi te shperndara postimet per nje teme.

Flm.


Nuk mund te bashkohen te dy temat, se tema qe ke ngritur tek politika eshte per ne favorin e manifestime dhe te cdo shkelje te ligjit qe po udheheq E.Rama ne kuriz te popullit, ndersa tema ketu i perkushtohet "kercenimit dhe manipulimit" qe po perdor E.Rama
Nese videot qe po poston ketu te duken te pershtatshme per temen tek politika, atehere postoji atje!
Nuk te pyeta ty, mbasi ti nuk e ke kete opsion ketu te bashkosh temat! Pyeta personat qe mundet ta bejne kete. Tani sa per protestat jane mese demokratike, te pakten me demokratike se ato qe jane bere me perpara. E sa per turmat, te pakten jane me te rinj nga mosha qe kane mundesi te votojne, nuk jane femije me bebelino e te kopshtit.

Me vjen mire qe je kthyer nga nje Enveriane dhe socialiste e flakte, ne ""demokrate"".

Shko meso njehere si eshte dhe duhet respektuar cdo bazament i demokracise, qe nga fjala e lire e deri tek protestat, dhe pastaj hajde dhe shit mend ketu.

Sa per postime, nuk te marr jo vetem une doren, por asnje ketu ne fakt. Ja edhe nje video tjeter, ma merr mendja do jete e dobishme per ty. Mos u mundo te gricesh aty ku nuk te shkon, me duket ta kam bere te qarte disa here.


Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Rama kercenon me perdorimin e forces.

#15

Post by RapsoD »

Aulona wrote:
gjithe ai popull


http://www.earthtimes.org/articles/show ... tions.html



Tirana - Some 3,000 supporters of Albania's opposition gathered Friday outside the government building in Tirana, demanding a repeat of the general elections, held in June, local media reported. Albanian Prime Minister Sali Berisha's party won the June 28 elections and holds 75 seats in a 140-seat parliament. The Socialist opposition did not recognize the result and boycotted parliament, calling for a probe into allegations of vote rigging.
Opposition supporters gathered in front of the government building on Friday afternoon and Socialist leader Edi Rama said the protest will last for at least three days. No incidents of violence have been reported.


Haaaaaaaaa Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Haaaaaaaaaaaaaa
Gjithe ai popull 3000 mercenare me gjithe Edvinen
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”