"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Bashkimit Evropian

#16

Post by ALBPelasgian »

Sally! Nuk e ve ne dhyshim asnjehere se per te hyre ne BE duhen plotesuar kushte. Dikur BE-ja u vinte si kusht vendeve aspiruese per te hyre ne gjirin e saj, - kushtin qe te ofrojne konkurrence brenda tregut europian, sepse pa ofruar konkurence ne tregun e BE-se nuk mbijeton dot. Nderkaq, nje standart i tille eshte harruar i teri, sepse Bullgaria, Rumania dhe nje kope shtetesh eurolindore jo vetem qe jane germadha te korrupsionit, trafikimit etj etj, por aq qe ofrojne nje konkurrence ne kuptimin ekonomik. Thjesht, parazit hesapi. PO nejse ky eshte nje tjeter muhabet.

Nderkaq, po ta shikonim me shtruar Turqia del se i le me kilometra larg per nga zhvillimi ekonomik te gjitha keto vende. Me nje fjale, te gjitha keto vende eurolindore qe hyne ne BE marre se bashku nuk bejne ekonomikisht sa Turqia.

Dmth, Turqise i vihen aq shume kushte, gje qe nuk e pame te behet ndaj ketyre shteteve eurolindore. Ndaj, nuk ka sesi te mos ngrihet krupa kur BE luan me standarte te dyfishta; ndaj disave tregohet 'Nene Tereze' nderkaq ndaj disave njerke e vertete.

Une nuk e di se cfare kushtet ka plotesuar Serbia qe te pranohet ne MSa dhe ca muaj me vone edhe t'i liberalizohen vizat? Ka hequr dore nga Kosova? Ka hequr dore nga shantazhimi i Bosnje-Herrcegovines? Ka hequr dore nga militarizimi (i vetmi shtet ne Europe eshte Serbia qe ushtrine e saj e perqendron drejt kufinjeve te nje shteti tjeter- ne kete rast Serbia i ka 30 baza te levishshme ushtarake perreth Kosoves, perderisa nje e ka ne Bujanoc me kapacitet prej 1 ushtaresh, qellimin e se ciles e pat shperfaqur N.Qovic e cilia thoshte se kjo baze 'do ofroje siguri per serbet e Anamoraves (lexo Kosova Lindore, rrethina e Gjilanit). Te mos flasim ketu, per destabilizimin e Kosoves, prirjet hegjemoniste-kriminale, etj etj? Pra cfare kushtesh paska plotesuar Serbia?

Ne kete rast perse Shqiperise i mohohet nje gje e tille? Ose ne rastet kur pranohet me mund ne MSA perse i nxirren aq nderlikime? Perse gjithfare kushtezimesh? Nuk e di a keni idene se sa heere Shqiperia eshte shantazhuar se do te lihet pas MSA, neqoftese e ngrit zerin pertej cakut te lejuar per Kosoves? 'Cak i lejuar' per ta eshte qe Shqiperia te hesh rreth Kosoves.

Ne vitin 2001, kur kriminelet e Boshkovskit na i vranin nenat, femijet e pleqte ne Luboten, Maqedonia ne Luksemburg nenshkruante marreveshjen per MSA?

Nejse, kjo te mostingelloje si nje babezi per BE-ne! Ta them drejte o vellau im: une kam binje euroskepticiste dhe s'ma ha mendja se nje hyrje ne Be na konvenon kushedi se sa.

Jemi i vetmi vend ne Europe qe s'kemi euroskepticiste! Me e kqeja s'dime te mendojme - nese me lejoni te gjej nje shprehje te re - euroskepticisht!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#17

Post by Sally »

ALBPelasgian: Nuk diskutohet qe mendimet/opnionet/dhimbjet jane te ndryshme, vetem nje gje qe nuk duhet te flasim me urrejtje per te shkuaren, po perkundrazi le te tregohemi dhe ne dinak qysh jan treguar ata me ne, se kjo eshte edhe nje shkak qe Europa i trembet qeshtjes se Shqipetarit dhe Turkut, se mendjen aty e kemi e shkuara e shkuara e shkuara. Po neser kur te hapen kufinjt ne BE dhe mund te levizin te gjith lirshem kush i garanton Europes qe nuk ndodhin trazira?

Se dhe Turku (pervec ekonomis qe eshte 100 here me i keputur se shqipetari, vetem Stamboll Ankara Izmir ka ne rregull, se Turku ne fshatra arrin qe nuk ka elekticitet ne 2009) po ama dhe debatet me komshinjt nuk e len qe europa tja bej te lehte hyrjen ne Be, pa zen trazirat qe ka pasur gjithmon me Grekun, Bullgarin, Kurdhin, po IRAK kurr nuk ka per tja fal Turkut tradhetin qe i beri duke lene Amerikanet te futeshin nga toka Turke per ne NORD_IRAK, (kurr) as shtetet arabe nuk ja falin kollaj, dhe kjo eshte nje pik per Europen te mendohet.

Po ne ate gjendje jemi dhe ne tani, ishim vetem me Grekun, tani e kemi kap me Serbin, etj, etj. Lufta mbaroj panvarsia u fitua, tani duhet te shikojm te ardhuren ( nuk diskutohet qe e kaluara nuk harrohet kurre, po ama ta mbajm si nje objekt per te ndertuar te ardhmen) se po te vazhdoj dhe brezi i RI keshtu atehere cfar kuptuam? Se ne flasim e flasim dhe shtetet e tjera kan arritur kulmin e jetes, ndersa ne vetem per te shkuren bejm pyetjet asnjeher te ardhmen, per te shkuaren vuajten stergjyshrit/prinderit tane, tani ne pa humbur kulturen e tyre dhe traditat duhet te luftojm te ndertojm te ardhemen, ( se keshtu qysh po bejm, po e kuptojm mire qe Turku na e paska lene gjurmen per 500vjet me rradh) se njesoj po bejm. Shiko me vemendje ne harte e europes kush nuk eshte ne BE? Turku,Shqipetari,Kosovari! nuk te ben pershtypje pse pikerisht vetem keto tre shtete? Si kujton qe keto shtetet e medha te Europes nuk kan urrejte midis tyre? UHHHHHHHHHHHHHHHHHH edhe shume, pa ama nuk kan te bejn fare ne biznesin e ndermjet tyre, rrin e flasin gjith jeten po biznesi eshte biznes, Holland-Gjermani, Polaku-Rusia, Italiani-Francia, Spania-Portugal etj, etj, etj, po ama ne marveshjet politike i pergjigjen rregullave, jo te shkuares.

Nejse, ne mendimet japim, ka kush i vendos dhe i zgjidh keto pune.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#18

Post by Sally »

Nderkaq, po ta shikonim me shtruar Turqia del se i le me kilometra larg per nga zhvillimi ekonomik te gjitha keto vende. Me nje fjale, te gjitha keto vende eurolindore qe hyne ne BE marre se bashku nuk bejne ekonomikisht sa Turqia.



1- Turku ne ekonomi eshte me keq se sa Shqipetari, mos shikoni vetem tre qytete, shikoni thelbin e shtetit, se po te ishin te fort ekonomikisht atehere nuk rrinin ne europ me miliona emigrant, jo vetem te vjetrit po po vijn akoma dite per dite.

2-C'pune kemi ne me Turkun? Jemi Shqipetar apo Turk? Pse kujtoni vetem dhimbjen e shteteve te tjera, dhe jo dhe te Turkut? 500Vjet sundimi me i madh qe vraven, dogjen, poqen kokat me sac, pse asnje nuk flet per kete teme?Po te jet te flasim per te shkuaren hajde te flasim ta marrim nga A te ZH. Duhet te jemi Atdhetar pastaj Fetar.



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Bashkimit Evropian

#19

Post by ALBPelasgian »

Sally wrote:
1- Turku ne ekonomi eshte me keq se sa Shqipetari, mos shikoni vetem tre qytete, shikoni thelbin e shtetit, se po te ishin te fort ekonomikisht atehere nuk rrinin ne europ me miliona emigrant, jo vetem te vjetrit po po vijn akoma dite per dite.

2-C'pune kemi ne me Turkun? Jemi Shqipetar apo Turk? Pse kujtoni vetem dhimbjen e shteteve te tjera, dhe jo dhe te Turkut? 500Vjet sundimi me i madh qe vraven, dogjen, poqen kokat me sac, pse asnje nuk flet per kete teme?Po te jet te flasim per te shkuaren hajde te flasim ta marrim nga A te ZH. Duhet te jemi Atdhetar pastaj Fetar.

]
Ngadale bre burre perse po ngutesh kaq shume! Ngutia dhe keqkuptimi e mosnjohja jane baza te sigurta per te krijuar paragjykim. Me sa duket e keni keqkuptuar postimin tim, ndaj edhe keni paragjykuar mbi mua duke me ngjitur etiketa si 'pro-Turk'. Une nuk e bej avokatin e Turqise dhe as qe do e bej ndonjehere. Une objektivitetin historik kurre nuk e humbas: Turqia ishte pushtuese ne trevat tona, dhe ky fakt eshte i pakundershtueshem sikurse qe 2+2=4.

Une vetem e vura ne pah politiken perzgjedhese e tekanjoze te Europes qe disa i perkdhel se tepermi e disa i rrah me kamxhik. Fatkeqesisht, ne kete te rrahurit me kamxhik jemi edhe ne. Kur them politike perzgjedhese, cfare nenkuptoj? Disave BE u nxjerr kushte teper te renda shoqeruar here here edhe me shantazhime (edhe pse nuk quhen boterisht shantazhime por ne thelb jane) kurse disa te tjerave ua lehteson hyrjen. Nje lehtesim i hyrjes (liberalizim vizash e nenshkrim te MSA) iu mundesua edhe Serbise, kur dihet se Serbia ishte dhe vazhdon te mbese Boshti i Se Keqes ne Ballkan sepse ajo ende nuk ka hequr dore nga thelbi dhe prirja kolonialiste dhe ekspansioniste per zgjerim. Pre e ketij shteti grabitqar po behen Kosova dhe Bosnja, sepse ne te dyja keto vende Serbia ka krijuar Republikat e Veta. Ne Bosnje quhet Republika Serbe e cila eshte plotesisht e pavarur nga pushteti qendror i Sarajeves dhe perfshin 49% te Bosnjes. Nderkaq, Republika Serbe ne Kosoves edhe pse nuk quhet me kete emer, ajo eshte bere fatkeqesisht nje realitet, sepse permes decentralizimit ( qe e ka perkrahur politika servile shqipfolese e Kosoves) jane krijuar komuna serbe te lidhura njera me tjetren, te cilat lidhen territorialisht prej Serbise, financohen prej saj, dhe yshten qe te mos e pranojne shtetin e Kosoves. Keshtu qe Kosova edhe pse eshte bere shtet me nder me thane i 'pavarur' kjo pavaresi rron vec ne leter, per shkak se Kosova nuk ka sovranitet ne me shume se 30% te territorit te saj qe kontrollohet drejperdrejte nga Serbia. Per me teper ne kete 70% tjeter nuk eshte as qeveria e Kosoves sovrane, per shkak se sovraniteti eshte i deleguar ne duart e nderkombetare UNMIK/EULEX/ICO. Ne anen tjeter, Serbia vazhdimisht po krijon banda te armatosura perreth kufirit me Kosoven (por edhe brenda Kosoves duke rrjetezuar nje rrjet te frikshem te sherbimit te saj informativ qe ne raste te volitshme per ta ta ndajne perfundimisht Kosoven) sic eshte rasti i ndertimit te bazes ushtarake prej 1000 ushtaresh ne Boroc te Bujanocit, e cila ka qellim te paster sulmimi/inkursioni.

Pra, si eshte e mundshme qe nje shtet neo-nacist t'i mundesohet nje hyrje kaq e lehte per ne BE, kurse shqiptareve t'u nxirren lloj-lloj shantazhesh.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#20

Post by Sally »

Pra, si eshte e mundshme qe nje shtet neo-nacist t'i mundesohet nje hyrje kaq e lehte per ne BE, kurse shqiptareve t'u nxirren lloj-lloj shantazhesh.

Sic e keni shpjeguar dhe Ju ve, qe mardhenjet midis dy shteteve nuk eshte ne gjendje te mire, atehere mund te jete shume me e leht pet te kuptuar arsyen pse Europa ben veprime/dallime te tille. Qe te jesh ne BE duhet mos harruar qe neser pasneser edhe keto dy shtete do jen te lira ne hyrje/dalje, dhe kjo eshte nje nga pikat qe krijon kete diskutim per Europen.

Ndersa per diskutimin qe pse per Serbin e beren me te leht hyrjen ne BE, nuk ka prova, po ama te mendojm pak thell mund te dalim ne historin Greqi-Turqi. Pse e pranuan Grekun aq leht ne BE? ( se sic jemi ne dijeni qe dhe Greku nuk i plotesonte kushtet dhe nuk i ploteson akoma) atehere na ben te kuptojm qe beren nje veprim te till per uljen e debatit Greqi-Turqi ( megjithese vazhdon akoma) po jo si mund te vazhdonte nese Greku nuk do ishte pjesmarese ne BE. Te njejten teori po perdorin dhe me Serbi-Shqiperi/Kososve
Mund te bejm dhe nje pyetje qe: Pse nuk e perdori me ne kete lehtesi hyrje ne BE per tju shmangur debateve me Serbin?
Pergjgjia: Ne Kosove eksiston me shume dora e politikes Amerikane dhe jo Europiane, e kuptuam me shume kete veprim javen e shkuar ne kete lajm:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan të hënën 02-07-2007 në Washington dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).


Ceremonia e nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN dhe në BB u zhvillua në Departamentin amerikan të Shtetit, ndërsa një kopje e marrëveshjeve iu dorëzua nënsekretarit amerikan të Shtetit, James Steinberg.

Fillimisht – siç bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës – udhëheqësit kosovarë nënshkruan anëtarësimin në këto dy institucione prestigjioze ndërkombëtare, ndërsa më pas ata gjithashtu nënshkruan edhe gjashtë marrëveshje dhe konventa të tjera që janë pjesë e Bankës Botërore.

Republika e Kosovës u anëtarësua në Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillim të majit, ndërsa në Bankën Botërore në fillim të qershorit. Në të dy rastet, për pranimin e vendit tonë në këto institucione votuan edhe përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, fakt ky që është çmuar shumë lart nga udhëheqësit e vendit.

Në delegacionin e Republikës së Kosovës në Washington janë edhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni dhe ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

Para nënshkrimit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në FMN e BB, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi janë takuar me nënsekretarin amerikan të Shtetit, James Steinberg. Në takim është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, përpjekjet e SHBA-ve dhe Kosovës për njohje të reja, për bashkëpunimin me Bankën Botërore në sektorin e energjisë dhe për të ardhmen e Kosovës
.




Pse Kosova nuk e beri kete marveshje me pare me BCE (banka centrale europine) ne Frankfurt, dhe pastaj ne BB?

Faleminderit
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#21

Post by Adriana »

Kreu i LSI-së shprehet për “Deutsche Welle”, se bashkëqeverisja me PD do ta forcojë identitetin e LSI-së



Meta: “Qeveria e re me një program në funksion të reformave, që kërkon BE-ja nga Shqipëria”

Kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e shikon bashkëpunimin me PD në qeverinë e re të pas zgjedhjeve të 28 qershorit, si zgjidhjen e vetme pozitive për vendin. Vendimin për bashkëqeverisje me PD-ën, ai e konsideron në një intervistë për “Deutsche Ëelle”, si “rezultat i një ndërgjegjësimi dhe pjekurie politike, për të parë të gjithë elementët e përbashkët mes PD dhe LSI, në interes të një qeverisje funksionale”.
Duke folur për garancinë e kësaj bashkëqeverisje, meta bën të ditur më tej se, “do të jetë një program në funksion të reformave, që kërkon BE nga Shqipëria”.


Zoti Meta, vendimi për një bashkëqeverisje PD - LSI erdhi më shumë si nevojë e numrave të mandateve, apo si ngjashmëri programesh mes dy partive?

Mendoj se ky vendim është imponuar si zgjidhja e vetme, për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme, në funksion të reformave të integrimit evropian dhe njëkohësisht, për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme,si ajo e PS-së. Ky vendim erdhi si rezultat i një ndërgjegjësimi dhe pjekurie politike, për të parë të gjithë elementët e përbashkët mes PD dhe LSI, në interes të një qeverisje funksionale, më përfaqësuese, e angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet që dalin nga kërkesa e Shqipërisë, për tu anëtarësuar në BE.


Kritikë brenda dhe jashtë partisë tuaj kanë folur për një "nxitim të pajustifikuar", për t`i thënë “po” ftesës së Partisë Demokratike. Të paktën nga ajo që u pa publikisht, gjithçka u mbyll për rreth 100 minuta. Si e komentoni këtë?

Vendimi ka qenë shumë i qartë dhe shumë i shpejtë, për arsye se nuk ka pasur zgjidhje të tjera. Dy ishin ato: ose bashkëpunim mes LSI dhe PS, që shtynte vendin drejt krizës, sepse nuk jepte dot një formulë qeverisjeje të qëndrueshme, ose bashkëpunim LSI me PD, që jep një mesazh qetësues, stabilizues e perspektiv për të ardhmen e vendit. Për më tepër që ne vumë re inskenime për tensionim, që synonin për të nxjerrë situatën e rendit jashtë kontrollit, thjesht për arsye të ngushta politike. Ata që kundërshtojnë për procedura nuk kanë qenë dhe janë për këtë zgjidhje, por ata nuk japin asnjë zgjidhje tjetër, veç krizës.

Në një bashkëqeverisje me një forcë të djathtë, deri dje kundërshtare me ju, a shikoni ndonjë rrezik për identitetin e LSI-së?
Të paktën ju e keni quajtur vazhdimisht partinë tuaj si "forca e vërtetë e majtë"...

Nuk besoj se bashkëqeverisja me PD do të zbehë rolin e partisë LSI. Përkundrazi, mendoj se ajo do ta forcojë identitetin e saj. Në rast se dje kjo forcë është paragjykuar se bën çdo gjë në funksion të PS-së, sot është e qartë se, LSI çdo vendim e merr në funksion të së ardhmes së vendit dhe programit të saj për integrimin evropian të vendit. Absolutisht, kjo do të jetë një bashkëjetesë e qëndrueshme, një bashkëjetesë konstruktive. Duke sjellë një kulturë te re politike në vend por, dhe në qeverisjen e vendit.


Zoti Meta, a ka ndonjë kusht të pa negociueshëm për LSI-në, në ndërtimin e qeverisë së re?

Ajo që ne kemi kërkuar si garanci kryesore nga PD, është angazhimi i saj që në zgjedhjet e ardhshme LSI të ketë të gjitha të drejtat e saj, të barabarta për të qenë pjesë e një procesi të ndershëm. Dhe jo siç ndodhi këtë radhë, kur u bë një kod për goditjen dhe asgjësimin e saj. Këtë garanci ne e kemi marrë. Për çështje të tjera që po diskutojmë ne ndajmë të njëjta shqetësime dhe angazhime. Besoj, se do të jetë një program në funksion të reformave, që kërkon BE nga Shqipëria.

Cilat janë prioritetet e LSI në një qeverisje me PD-në?

Prioritetet tona kanë të bëjnë më një qeverisje të qëndrueshme e reformatore. E cila çon përpara me vendosmëri dhe me efikasitet axhendën integruese të vendit tonë. Një prioritet i veçantë yni është rritja e punësimit, nëpërmjet politikave zhvilluese dhe stimuluese financiare
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Bashkimit Evropian

#22

Post by Arta »

Solana: Ballkani, rajon ende me probleme


Shefi i politikes se jashtme te BE-se Havier Solana heq dorashkat diplomatike dhe flet hapur per fatin e Ballkanit.

Ai e cileson ende nje rajon me shume probleme dhe ende shume larg anetaresimit. Sipas solanes europes do tyi duhet ende te investoje shume ne ballkan ne pese vitet e ardheshme nemenyre qe te perbushen standartet integruase te vendeve te tij

“Pak vite me pare disa thane se dilema e BE-se ne Ballkan ishte rruga drejt zgjerimit apo formimi i nje protektorati. Ne zgjodhem zgjerimin si paradigmen udheheqese, te kushtezuar me reforma. Kjo eshte ende strategjia e duhur”, ka deklaruar Solana gjate fjalimit te mbajtur ne nje fondacion te Londres, duke rrefyer strategjite e atehershme te Evropes per Ballkanin.

“Ne i ndjejme dhe i trajtojme sikur te ishin gjysme te futur ne BE, e fjala e shenjte qe vazhdojme te perserisim eshte “Perspektiva Evropiane “, per anetaresim te mundshem. Por perceptimet ne rajon jane te ndryshme. Atje ka nje sens te mungeses se progresit dhe te largimit nga qellimi i zgjerimit“, vlereson shefi i diplomacise europiane.

Pa permendur Shqiperine, Kosoven dhe Malin e zi, Solana ka nenvizuar se dhjete vjet pas fundit te Milloshevicit, Serbia mbetet pa MSA, ndersa Kroacia me Sllovenine dhe Maqedonia me Greqine kane ngecur ne qorrsokake si dhe qe Bosnja mbahet peng nga nacionalistet.

“Kemi investuar jashte mase shume per t’i lejuar keto vende qe t’i shpetojne fuqise atraktive te BE-se. Kjo do te jete edhe me e veshtire por edhe me e kushtueshme pas pese vjetesh”, shprehet Solana duke i kerkuar BE-se t'i kthehet Ballkanit per te perfunduar misionin.

Havier Solana dorezon celsat e postit aktual ne tetor dhe pak dite me pare ai deklaroi se nuk do te rikandidonte me per pozicionin e perfaqesuesit te larte per politike te jashtme e siguri ne BE, pozicion te cilin ai e gezon prej mese dy mandatesh.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#23

Post by Sally »

Turqia kërkon referendum për bashkimin e Qipros

Ankara - Turqia kërkon zhvillimin e një referendumi për bashkimin e Qipros brenda vitit 2009.
Deklarata erdhi nga presidenti turk Abdullah Gyl, gjatë një konference shtypi me liderin qipriot turk, Mehmet Ali Talat. Ishulli mesdhetar i Qipros është ndarë sipas kufijve etnikë që prej vitit 1974.

Të dy palët filluan bisedimet për ribashkimin vitin e shkuar. Ndarja e Qipros është një pengesë kyçe në shanset e Turqisë për t'u pranuar në Bashkimin Evropian.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#24

Post by Sally »

KE vendos të mërkurën për liberalizimin e vizave


Nga Bruksel: Komisioni Evropian (KE) të mërkurën 15-07-2009 do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, prej një janarit të vitit 2010.
Propozimet e KE-së të mërkurën në Strasburg duhet t`i prezantojnë komisionerët evropian, Oli Ren dhe Zhak Baro. Shpallja e këtij vendimi kohë më parë ishte paralajmëruar të mbahej të martën, por në momentet e fundit është vendosur të shtyhet për një ditë, njoftojnë burime diplomatike nga Brukseli.

Shtetet anëtare të BE-së vendimin për pezullimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta miratojnë me shumicë të kualifikuar, e për këtë, sipas KE-së do të vendosin ministrat e brendshëm, e jo ata të jashtëm të Bashkimit. Bashkimi Evropian vlerëson se shtetet e lartë përmendura kanë shënuar progres të konsiderueshëm në plotësimin e kushteve të domosdoshme për liberalizimin e plotë të vizave. Ndërkaq shtetet si Shqipëria, dhe Bosnjë Hercegovian duhet të presin edhe një vit.

Sipas burimeve evropiane, njëri prej problemeve të rëndësishme që duhet zgjidhur është Kosova, e cila si shtet i mëvetësishëm nuk është pranuar nga të gjitha anëtaret e BE-së. Serbëve të Kosovës do t`u nevojiten viza për të hyrë në BE, por lutje për pasaporta mund të jepen edhe në Beograd, ku do të marrin dokumente serbe të udhëtimit. Problemi i njëjtë paraqitet edhe te serbët boshnjakë.

Komisioni Evropian propozimin për pezullimin e vizave do t`ia dorëzojë Parlamentit Evropian, i cili për të duhet të prononcohet në afat prej tre muajve, si dhe në Këshillin e BE-së, ndërsa pritet që ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të BE-së të votojnë për pezullimin e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë në takimin e caktuar për 30 nëntor në Bruksel. (ina/start)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#25

Post by Sally »

Shqiperia perseri geto e Ballkanit


Getoja përkufizohet si hapësirë e një qyteti, e ndarë shpesh edhe me mur, ku jeton i izoluar një komunitet i përbuzur njerëzish. Nëpër geto kanë jetuar në Europë jo pak komunitete izraelite përgjatë Mesjetës. Nazistët e ripërtërinë edhe më kriminalisht këtë diskriminim kolektiv. Europa triumfoi mbi nazizmin, e megjithatë fenomeni geto nuk u zhduk. Madje geto-ja ka marrë sot përmasat e shtetit. Një i tillë, geto-shtet, është edhe Shqipëria. Pasi qëndruan gati gjysmë shekulli të izoluar kafshërisht nga një regjim i hekurt, shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të mos gëzojnë lirinë e lëvizjes. Dhe duket do të vazhdojë kështu edhe për kushedi sa kohë, pas njoftimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, që ndryshe nga ç‘ndodhi me Serbinë dhe Maqedoninë, e klasifikoi përsëri Shqipërinë si të padenjë për të fituar lëvizjen e lirë pa viza. Kështu, ndërsa deri dje kishin 40 vjet që arratiseshin nga diktatura, sot shqiptarët kanë rreth 20 vjet që detyrohen të arratisen nga "demokracia", duke rënë jo pak herë edhe pre e trafiqeve mafioze. Dhe si dje, nën diktaturë, edhe sot, në demokraci, fajtorët e vërtetë janë qeverisjet e dështuara, që korrupsioni dhe epshi i pafund për pushtet e pasuri i bën të tradhtojnë lirinë e lëvizjes së shtetasve të vet.

Sikur nga viti 2006 e këtej qeveria shqiptare të kish ndërmarrë sa dhe si duhet reformat që e mbrojnë vetë Shqipërinë dhe BE-në nga krimi i organizuar dhe imigrimi ilegal, sot shqiptarët do të kishin fituar të drejtën për të lëvizur pa viza në Europë. Por mjerisht qeveria nuk ka bërë ende pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, me pasaporta biometrike, nuk i ka bërë kufijtë të sigurt nga trafiku i qenieve njerëzore e të drogës. Departamenti i Shtetit i SHBA-së sapo ka deklaruar se "Shqipëria është një vendburim për burra, gra dhe fëmijë të trafikuar, për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe të punës së detyruar, përfshirë lypjen e detyruar".


Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për të mos përfshirë Shqipërinë në "listën e bardhë të Shengenit", bazohet pikërisht në këto mosarritje të qeverisë shqiptare. Prandaj është qesharake, dhe e dhimbshme njëherazi, kur dëgjon ministrin e Jashtëm, ta paraqesë dështimin e radhës si sukses të radhës. Sipas Bashës: "Këshilli përshëndeti progresin e qartë të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në realizmin e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit mbi liberalizmin e vizave, si dhe inkurajoi Komisionin Europian të paraqesë sa më parë një propozim, me qëllim që në rastin më të mirë, deri nga fundi i vitit 2009, të realizohet një regjim pa viza me ato vende që do të kenë plotësuar të gjitha standardet".


Deklarata është e mbushur me të pavërteta. Sepse ndryshe nga ajo që thotë ministri Këshilli konstatoi progresin jo të mjaftueshëm të bërë nga Shqipëria në plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave. Prandaj dhe nuk na klasifikoi me Serbinë dhe Maqedoninë, që kanë bërë progres më të dukshëm dhe pritet që nga vjeshta e këtij viti të fitojnë lëvizjen e lirë pa viza. Pra, është e vërtetë se nga fundi i vitit 2009 "do të realizohet një regjim pa viza me ato vende që do të kenë plotësuar të gjitha standardet". Por nuk është fare fjala për Shqipërinë, qeveria e së cilës nuk i ka realizuar standardet e kërkuara. Për shkak të këtij dështimi të qeverisë, shqiptarët duhet t‘u drejtohen përsëri sporteleve të ambasadave.


Dhe sa më të shtrënguara të tregohen burokracitë e ambasadave dhe konsullatave, aq më shumë hallexhinj, njerëz në kërkim të punës dhe shpëtimit e lumturisë, do kenë prirjen fatale t‘i drejtohen tregut të zi të vizave, që vazhdon të lulëzojë në Tiranë, aq më shumë shqiptarë do e kërkojnë lirinë e penguar të lëvizjes, deri edhe trafikantët e qenieve njerëzore. Kështu, paaftësia e qeverisë dhe liria e munguar ushqen me mish njeriu trafiqet e paligjshme dhe një mafia që ka arritur të gjejë bashkëpunëtorë deri edhe brenda administratës shtetërore. Jo rastësisht Departamenti i Shtetit i SHBA-së nënvizon shqetësimin se qeveria nuk ka ndjekur penalisht dhe energjikisht edhe zyrtarë publikë, që morën pjesë apo lehtësuan trafikimin e qenieve njerëzore.


Vetëm me mungesën e vullnetit politik të qeverisë për t‘u investuar fort për lirinë e lëvizjes së shtetasve mund të shpjegohet dështimi i Shqipërisë për të fituar edhe këtë herë lëvizjen pa viza. Sepse paralajmërimet janë dhënë me kohë dhe detyrimet diheshin. Kur disa vite më parë Koalicioni Shqiptar Antikorrupsion zhvilloi lëvizjen "Shqipëria jo Geto", Kryeministri Berisha, i sapo ardhur në pushtet, deklaroi publikisht se është e lehtë të kritikosh europianët se po e shndërrojnë Shqipërinë në geto, por në radhë të parë duhen plotësuar standardet e dokumentacionit njerëzor (kartat, pasaportat biometrike) dhe siguruar kufijtë. Dhe këto standarde nuk pritej t‘i plotësonin qytetarët, por qeveria "Berisha

Sot, rreth 3 vjet pas këtyre deklarimeve, shohim se njerëzit nuk janë pajisur as me karta identiteti e jo më me pasaporta biometrike dhe se kufijtë e Shqipërisë mbeten tepër të hapur për trafiqet e qenieve njerëzore. Çfarë ka bërë qeveria? Thuajse asgjë. Përse? Dinamika e gjërave, ose më saktë mungesa e dinamikës, të krijon idenë se kjo qeveri, dhe në radhë të parë Kryeministri i saj, e ka sakrifikuar lirinë e lëvizjes së shqiptarëve për qëllime pushteti. Sepse pajisja e të gjithë shqiptarëve me karta do ta minimizonte mundësinë e manipulimit në zgjedhjet e 28 qershorit, pra do të ishte një premisë për humbjen e një Berishe që nuk e kish mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, as kur u ngjit në pushtet në korrik 2005. Berisha, sikundër e ka pohuar publikisht, ishte i ndërgjegjshëm për deficitin e mbështetjes. Dhe para pushtetit ai sakrifikon çdo gjë, pra edhe lirinë e lëvizjes së shqiptarëve. Kjo është lidhja më e drejtpërdrejtë shpjeguese e vullnetit të sëmurë për pushtet të Berishës, me atë zvarritje absurde të punëve për pajisjen e shqiptarëve me karta dhe pasaporta, në një kohë shumë më të shpejtë, ashtu edhe siç qe premtuar nga vetë Berisha që ditën e parë të ardhjes në pushtet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#26

Post by Adriana »

KE: Kosovarët, jo në BE me pasaporta biometrike të Serbisë


Komisioni Europian ka vendosur që liberalizimi i vizave me Serbinë të mos vlejë për asnjë qytetar të Kosovës që pajiset me pasaporta biometrike të Republikës së Serbisë. Lajmi u bë i ditur nga shtypi kosovar, në faqet e të cilit shpjegohej se vendimi për liberaliimin e vizave do të vlejë vetëm për ata që jetojnë me adresë të saktë banimi në territorin e Serbisë. Gazeta kosovare “Express” shkruante sot lidhur me mundësinë që Serbisë t’i hiqet regjimi i vizave për në BE në fund të këtij viti dhe se kosovarë të shumtë kanë shfrytëzuar rastin që të marrin pasaporta biometrike të këtij shteti. Mirëpo, pas shumë debatesh të Komisionit Europian lidhur me këtë çështje, tani është marrë vendimi që asnjë qytetari të Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tij shqiptar, serb apo rom, nuk do t’i vlejë pasaporta biometrike serbe për të udhëtuar pa viza në BE. Ky veprim i KE-së është përshëndetur nga qeveria kosovare. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka vlerësuar si të drejtë vendimin që pasaportat biometrike të Republikës së Serbisë të mos vlejnë për asnjë qytetar të Kosovës, pa vizën përkatëse, pavarësisht përkatësisë së tij etnike. Kjo, sipas tij, tregon qartë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe qytetarët e Kosovës janë shtetas të Kosovës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#27

Post by Adriana »

Prishtina mbështet qëndrimin e KE-së për pasaportat biometrike serbe


Propozimi i Komisionit Europian që heqja e vizave për Serbinë pa Kosovën është mirëpritur nga krerët kosovarë. Sipas këtij propozimi, qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë, nuk do të mund të udhëtojnë në BE pa viza, edhe pasi Serbia të futet në zonën e bardhë të Shëngenit. Propozimi që pritet të diskutohet në kolegjin e Komisionit Europian që do të mbahet më 14 korrik në Starsburg, parashikon që “heqja e vizave të vlejë vetëm për qytetarët e Serbisë me vendbanim në Serbi, por jo edhe për ata me vendbanim në Kosovë nën Rezolutën 1244”.
“Ne e kemi thënë se do të jetë tepër i nevojshëm edhe inicimi i procedurave për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova ka dokumentacionin e vet të pranuar ndërkombëtarisht, ka pasaportat e veta. Natyrisht që qytetarëve serbë askush nuk u ka mohuar të drejtën në aspektin e dyshtetësisë, atë që kanë parim në kuadër të planit të Ahtisarit, por është shumë e rëndësishme që çdo qytetar i Kosovës të dijë se është shtetas i Kosovës”,- tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se kosovarët nuk janë shtetas të Serbisë dhe rrjedhimisht nuk duhet t’i gëzojnë as privilegjet e liberalizimit të vizave të Republikës së Serbisë me Bashkimin Europian.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#28

Post by Adriana »

Liberalizimi i vizave, Surroi: “KE-ja ka diskriminuar Kosovën”
“Qeveria e Kosovës përgjegjëse, nuk u kujdes për përgatitjet teknike”



Veton Surroi, kryetar i Klubit për Politikë të Jashtme, i ka bërë thirrje Komisionit Europian të mos e izolojë Kosovën pasi ky është momenti i duhur që vendi të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në. Sipas Surroit një pjesë e përgjegjësisë i takon Qeverisë së Kosovës e cila nuk ka pasur as kujdesin më minimal përsa i përket përgatitjeve teknike. Në debatin e organizuar nga ky klub, u përcoll shqetësimi i shoqërisë civile për mospërfshirjen e Kosovës në çështjen e vizave duke nënshkruar një apel, i cili do t’u dërgohet parlamentarëve të Bashkimit Europian dhe liderëve europianë për përshpejtim të procesit. Surroi u shpreh se që në vitin e kaluar në konferencat që janë mbajtur në Klubin për Politik të Jashtme dhe në konferencat e “Forumit 2015”, është paralajmëruar se që nga pranvera e vitit të kaluar do të vijë momenti i shqyrtimit të liberalizmit të vizave çka do të sjellë një ndarje mes gjendjes në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e tjerë. Ai e konsideroi këtë moment si diferencues për intergimin me shpejtësi në Europë. Kjo sipas Surroit nuk ka të bëjë vetëm me vizat, por edhe me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku Kosova rrezikon të jetë e izoluar edhe nga aspektet e tjera të integrimeve. Surroi ka thënë se Kosova nuk ka filluar as fazën integruese të cilën e kanë fituar tashmë shtetet fqinje. Ai ka thënë se me mospërfshirjen e Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave, po shkelet dinjiteti i kosovëve. Sipas tij, Kosova është kthyer në një gjendje më të keqe se para 10 viteve. Efektet negative sipas Veton Surroit do të ndihen edhe në Bashkimin Europian, sepse ndjenja e izolimit të një shteti krijon trende jozhvillimore dhe jodemokratike. Nga ana tjetër, Luan Shllaku, nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, i cili ka lexuar apelin drejtuar Parlamentarëve të BE-së dhe liderëve europianë, ka thënë se e mirëpresin propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga fillimi vitit 2010 dhe ka shfaqur shpresën se qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës të ftohen së shpejti me të njëjtat të drejta.
Ai ka thënë se Kosova me mos përfshirjen në çështjen liberalizimit të vizave mund të kthehet në “geto vizash”. “Jemi të shqetësuar që Kosova ka mbetur jashtë këtyre proceseve. Kjo rrezikon që Kosova të shndërrohet në një ‘geto vizash’ pa kurrfarë rrugëdalje. Ky do të ishte rezultat i pashmangshëm i politikave të propozuara nga Komisioni Europian, të cilat janë të pakuptimta dhe diskriminuese ndaj qytetarëve të Kosovës”,- ka theksuar Shllaku.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#29

Post by Sally »

Standartet e zgjedhjeve shqiptare, sërish mosbesim në BE

BRUKSEL- Ndërkohë që Islanda nis të hënën rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, vendimi për Shqipërinë do ende kohë të merret.
"Shqipëria paraqiti kërkesën e saj për të hyrë në BE në muajin prill. Por kjo kërkesë ka ende kohë për t'u marrë në konsideratë"- thuhet në nje shkrim te Reuters.
"Kërkesa nuk është marrë ende në konsideratë nga shtetet anëtare, bazuar në shqetësimet që janë krijuar gjatë procesit zgjedhor dhe kundërshtitë që kanë disa shtete anëtare për zgjerimin e BE-së"- thuhet më tej.
Ditën e hënë 27-072009 mësohet se do të diskutohet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe theksohet se kërkesa e Shqipërisë do të shqyrtohet pas mbylljes zyrtare të zgjedhjeve.
Ndërkaq, për Islandën, ministrat e jashtëm të BE-së do t'i kërkojnë të hënën Komisionit të bashkëpunojnë për të vlerësuar gradën e përgatitjes së vendit për kandidaturën formale dhe të nisë negociatat.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#30

Post by Sally »

Mundësia e anëtarësimit të shpejtë të Islandës në Bashkimin Evropian ka rizgjuar dhe njëherë debatet në mediet e huaja në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Javën që vjen pritet që Komisioni Evropian të mblidhet dhe të japë një vlerësim në lidhje me aplikimin që është bërë nga ky vend për t'u anëtarësuar në BE. Bloomberg raporton se një gjë e tillë pritet të zgjojë pakënaqësi te vendet e Ballkanit, të cilat kanë zënë radhën për anëtarësimin në BE. Bloomberg është më e interesuar për rastin e Shqipërisë, e cila ka bërë aplikimin që në muajin prill, por ai është harruar në sirtarët e BE.
Sipas Bloomberg, gjasat që Shqipëria të marrë një përgjigje për këtë aplikim janë zvogëluar ndjeshëm, për shkak të zgjedhjeve problematike që ka mbajtur vendi. Bloomberg saktëson se Italia e Greqia po udhëheqin një përpjekje për të futur aplikimin e Shqipërisë në axhendat e BE. Madje ata kanë paraqitur një draft-rezolutë për këtë gjë.
Por, pavarësisht lobimit të fortë që po bën shteti shqiptar, me Italinë në krah, një pengesë e fortë për vendin do të jetë Gjermania. Kjo e fundit ka bllokuar aplikimin për në BE. Një gjë e tillë u raportua para disa ditësh nga agjencia Reuters. Gjermania është treguar e prerë me vendin tonë, dhe shanset janë që qëndrimi i saj të ashpërsohet pas daljes së raportit për zgjedhjet, që me shumë gjasa pritet të jetë negativ.
Duke parandier një gjë të tillë, para dy ditësh, kryeministri, Sali Berisha, u përpoq të bënte shaka në lidhje me vendimet që merren në Bruksel, kur theksoi se Brukseli është një derë që ka 27 çelësa.
Berisha ka përdorur lidhjet e tij me homologë për të garantuar mbështetje. Italia e Berluskonit, që do të "mbjellë" në Shqipëri një TEC super-gjigant me qymyr, ka kohë që bën lobing për vendin tonë, por duke dështuar rregullisht. Edhe për sa i përket vizave, premtimet e italianëve ishin krejt në ajër.
Nga ana tjetër, Greqia e Karamanlis, pasi mori përmes një marrëveshjeje të dyshimtë pjesë nga hapësira jonë detare, ka nxituar të bëhet krah i qeverisë Berisha. Megjithatë, si Italia, ashtu dhe Greqia kanë mbetur në stadin e deklaratave, pa mundur të ndikojnë në vendimmarrjen e Brukselit.
Shqipëria nuk arriti as të marrë liberalizimin e shumëpremtuar të vizave, duke qenë e vetmja me Bosnjën e Kosovën pa një sistem të tillë.
Ministri Basha deklaronte vazhdimisht se kjo do realizohej falë mbështetjes së kreut të Komisionit Evropian dhe ndihmës së fqinjëve.
Por ditën kur u mor ky vendim, Barroso dhe Frattini nuk dukeshin gjëkundi.
Më pas, nga ana e qeverisë nisi një fushatë mashtrimesh se vizat do të liberalizohen në mes të vitit që vjen apo që Shqipëria është përpara fqinjëve, por është diskriminuar. Këtyre deklaratave u vuri vulën ambasadori gjerman, kur deklaroi se nuk duhen bërë më premtime boshe, por duhen përmbushur kushtet, të cilat kanë qenë krejt të qarta.
Në vlerësimin e përgatitur nga Komisioni Evropian për vendin tonë, për procesin e vizave, thuhej se kushtet janë të qarta dhe se vendi nuk duhet të synojë përmes lobingut politik të marrë favore.
Por duket se Shqipëria ka qenë vërtet shumë mbrapa e madje është treguar shumë e mefshtë në këtë drejtim, pasi Mali i Zi dhe Serbia nuk kishin plotësuar të gjitha kushtet, por morën premtimin se do lëvizin pa viza.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”