"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#31

Post by Arta »

Hartografët: Humbim edhe më shumë se 354.4 km2 det nga Pakti me Greqinë

UPDATE - Shqipëria ka humbur më tepër se 354.4 km katrorë det nga kufijtë e vendosur sipas marrëveshjes për mënjanimin e ujërave detarë dhe ndarjen e shelfit kontinental.


Një grup ekspertësh hartografë, kanë arritur me anë të formatit satelitor (numerik) të nxjerrin të dhënat për gjatësinë e vijave bregore të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të sipërfaqeve ujore që kanë përfituar sipas marrëveshjes së prillit 2009.


Grupi i ekspertëve hartografë, e ka bërë matjen pak ditë më parë dhe në mënyrë të pavarur nga qeveria, e cila nuk ka pranuar deri më sot asnjë oponencë për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila pritet të ratifikohet në Parlament për të hyrë në fuqi.


Matjet u llogaritën me një hartë në formatin satelitor (numerik) në shkallën 1: 100 000, ku u hodh vija e marrëveshjes, e prej saj morën të dhënat për gjatësitë e vijave bregore të dy shteteve si dhe të sipërfqeve ujore që janë përfituar.


Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Studimi me metodën satelitore ka "zhvlerësuar" edhe një pjesë të studimit të Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, të kryer pak kohë më parë.


Sipas mjeshtrit të kërkimeve duke përdorur testi ndërkombëtar të përpjestueshmërisë, dilte rezultati që 1km gjatësi bregore shqiptare përfitonte 10.2 km2 ujëra detare, ndërsa 1 km gjatësi bregore e Republikës së Greqisë përfitonte 15.8 km2. "Rrëzimi" i matjeve të bëra nga Pasha, nga ana e hartografëve të pavarur, me anë të hartës satelitore ka shtuar dukshëm sipërfaqen e detit që humbi Shqipëria, nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen e nënshkruar 7 muaj më parë.


Sipas studimit më të ri, diferenca e krijuar, nuk e rrëzon studimin dhe oponencën e kolonelit në rezervë Pasha, ajo vetëm sa thellon skandalin. Hartografë që bënë matjet e reja thonë se Konventa e vitit 1958 e përcakton "equidistance line" (vijën e baraslarguar) si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror ndërmjet dy shteteve ".


Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi.


Diskutime të shumta u bënë por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë me Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror). Sipas nenit 74 të UNCLOS.


"Mënjanimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION)." Po kështu edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.


Marrëveshja me Greqinë sipas hartografëve nënkupton se për përcaktimin e vijës bazë mund të jenë përdorur kritere që lidhen me konceptin e arkipelagut (Neni 47 i Konventës), çka i mundëson palës greke përdorimin "edhe të një shkëmbi mbi sipërfaqen e ujit ...si pikë referimi për ndarjen e sipërfaqes ujore", siç është përdorur shkëmbi Barketa.


Kjo duket tek përmbajtja e Nenit 1 të Marrëveshjes, ku në tekstin e paqartë shqip, në kllapa, përmendet termi "Vijë bazë ishullore". Kjo ka sjellë një vijë bazë kryekëput në favor të palës greke dhe rrjedhimisht cënon në thelb parimin e baraslargësisë dhe dëmtimin e interesave të palës shqiptare.

Rastet, si ka ndodhur me shtetet e tjera

Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi mënjanimin e kufirit ne favor të Libisë. Por raste të tjera, ku ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në Gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë.


Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane ( të Greqisë). Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua largësia midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.


Po kështu, në rastin e mënjanimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar ndarjen e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#32

Post by Zeus10 »

Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental.
Kjo eshte me gjithe mend trishtuese. Zoti zv.shef i Shtabit Gerveni, duhet te na shpjegoje mire se pse u injorua parimi i ruajtjes se proporcionalitetit qe eshte me i rendesishem se ai i barazlargesise, dhe pse nje shkembi 1/2 m mbi uje i behen nderimet sikur te ishte nje bregdet i tere?
Ku kunderadmiral u shfaq sikur te ishte avokati i Greqise dhe jo perfaqsuesi i Shqiperise.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Kufiri Detar i dhuruar Greqise perseri problem

#33

Post by Arta »

Kufiri detar, ja testi që vërteton “dhurimin”


Në një analizë ekskluzive sot për “Gazeta Shqiptare”, Prof.Asc.Dr Myslim Pashaj sjell argumente të reja që përforcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial. Argumenti ku Pashaj kapet fort për të përforcuar konkluzionin në fjalë, është pikërisht koncepti i proporcionalitetit që përdoret si test për barazinë e brigjeve të dy shteteve nga vija kufitare.

"Si test për BARAZINË përdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT = PËRPJESTUESHMËRISË. Ky test trajton raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare) krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve", citon profesori.

Ky test trajton, raportin e ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental (sipërfaqes ujore detare) krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve. Duke e aplikuar këtë test, në rastin e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar, Pashaj arrin në konkluzionin se Shqipëria për 1 km bregdet përfiton 10.2 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë, ndërkohë që Greqia për 1 km bregdet përfiton 17.9 km2 shtrat-det dhe ujëra detarë. Pra sikundër shihet nga kjo marrëveshje, Shqipëria del e humbur. Në hapje të analizës së tij, Prof.Asc.Dr. Myslim Pashaj i referohet një sërë rastesh të praktikës botërore në procesin e ndarjes së kufirit detar mes shteteve të ndryshme, të cilat përdorin testin e barazisë për të verifikuar nëse nga përcaktimi i vijës ndarëse në det, raporti i ujërave të përfituara nga përcaktimi i kufijve të shtrat-detit kontinental krahasuar me raportin e vijës bregdetare relevante të të dy shteteve, është apo jo i barabartë.
Ne fund te analizes qe Gazeta ka paraqitur sot me detaje, Pashaj thekson se "ky test është përdorur gjerësisht nga Gjykata Ndërkombëtare për gjykime të çështjeve të Ndarjes së Kufijve Detarë".

Pakti
Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009, faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.
Nje muaj më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
ë datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare". E parashikuar për të kaluar në seancën plenare të së hënës në datën 19 tetor, marrëveshja tanimë nuk ekziston në axhendën parlamentare.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”