"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Moderator: ALBPelasgian
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Nuk miret kush ketu me ato emra dhe Nofka o zoteri Kola , sa mund te jene te verteta po aq edhe te paverteta , thjeshte vetem thash e thene sikurse qe po i shofim gjdo moment ne propagandat "partiake" , sikur jemi semure , a ndoshta po tenton te na ngjes semundjen dikush ateher kur punon koha per ne ( kjo sot) ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Edhe keta te dy kane qene te molepsur....

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Nga i di ti keto gjera? Dhe pse jane pikerisht strukturat e ish Sigurimit te Shtetit, ato me te angazhuarat per demaskimin e Sali Berishes dhe ish spiunave te tjere brenda PD-se?petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
A mos valle po ju dhimbset demokracia? Pse nuk na jepen dhe pseudonimet e atyre brenda PS-se(ish PPSH), qe ishte vete cerdhja?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Arbëri wrote:Une me sa po e shofi ne Googel . per komentin e tij te gazeta Shekulli , personin qe e postuat (qe fare nuk e njofi ) me emer "Hamdi Dega"
e ndava nje pjese nga te shumtat , se si e komentojne ata qe e njofin : http://www.balkanweb.com/forumi/index.p ... pic=7616.0
Shumica e quajne dhe si mashtrues i emigranteve shqiptare atje ne USA pervetem se spiun komunist
hahaha... ku jane denoncimet, qofte edhe nje i vetem ne se ai mashtron me letra (prova ) ne USA?
Mos doni ta mohoni se Berisha e furnizoi me nafte makinen ushtarake serbe?
Mos doni te mohoni se Shqiperia do te kish me pake rreth 350 km katror po te ishte per Berishen, se tentoi t'ja fali Grekut?
Mos doni te mohoni se ai ka gishte ne shume fatkeqsi shqiptare?
...
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Pocin e ke atje, por e verteta eshte se PS-ja ka me pake spiuna. Sepse me spiuna dhe komunista te tipit Berisha PPSH krijoi PD ne vilen kater tek Blloku ne vitin 1986.Zeus10 wrote:Nga i di ti keto gjera? Dhe pse jane pikerisht strukturat e ish Sigurimit te Shtetit, ato me te angazhuarat per demaskimin e Sali Berishes dhe ish spiunave te tjere brenda PD-se?petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
A mos valle po ju dhimbset demokracia? Pse nuk na jepen dhe pseudonimet e atyre brenda PS-se(ish PPSH), qe ishte vete cerdhja?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Po ci keni keto biografira? Blendi, ka qene shume i ri ne fund te viteve 80 -te. Mos demonizoni gjithe intelektualet shqiptare.Arta wrote:petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Edhe keta te dy kane qene te molepsur....
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Blendi intelektual? Ku a ka kryer Bledi Fevziu (nipi i Esat Pashe Toptatin) ushtrine?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Ne fakt po, sepse PPSH-ja ishte vete xhelati, por ca tipa si ty duan te demonizojne spiunet e xhelatit.petritkola wrote:
Pocin e ke atje, por e verteta eshte se PS-ja ka me pake spiuna. Sepse me spiuna dhe komunista te tipit Berisha PPSH krijoi PD ne vilen kater tek Blloku ne vitin 1986.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Nga Perparim Halili,
Berisha edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ende nuk po dëshmon për vrasësit e tij, të cilët ka deklaruar, se “i di cilët janë”. Për më tepër edhe drejtësia nuk e ka marrë këtë politikan “për veshi” dhe ta vendos të paktën në pozitën e dëshmitarit, pse jo edhe si person përgjegjës qeverisës për tragjeditë e ndodhura në këtë vend, ku janë shkatërruar institucione, janë djegur pasuri kombëtare, janë shkatërruar biznese dhe janë vrarë mijëra njerëz. Koha po vërteton përditë e më plotësisht, se kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nuk i ka patur dhe nuk i ka “duart të pastra”, madje së fundi, po vërtetohet se nuk të pastër as ndërgjegjen prej shtetari e shqiptari.
1.A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse
2.Cili ka qënë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve dhe municioneve, Kosta Trebicka
3.A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin
4.A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit
5.A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamcione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem
6.Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin
7.A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit
8.Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilët është takuar dhe cilëve u është imponuar dhe përse
9.Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe për çfarë kanë biseduar
10.A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit
11.Përse qeshte Delijorgji, kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave
12.Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerave televizive
13.Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ai ndërhyrjen tuaj, në lidhje me trafikun e armëve
14.Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë, në lidhje Gërdecin dhe si keni reaguar
15.Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin
16.Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë, për ngjarjen e Gërdecit dhe si ju kanë këshilluar “juristët” tuaj
17.Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën
18.Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punët “sekret shtetëror”
19.A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Gazmend Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin
20.A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të skandalit dhe tenderave të Gërdecit
21.A është djali juaj në Shqipëri Nëse po, a mund të dilni publikisht me të Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse
22.A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, për të ngurosur materialet e tenderave të trafikut të armëve
23.A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderave dhe a duheshin bërë ato, pa dijeninë tuaj si kryeministër
24.A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja
25.A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar
26.A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qënë dhe a është e vërtetë, që ua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit
27.A janë takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për cfarë e keni porositur në lidhje me Ylli Pinarin
28.A i keni telefonuar Pandeli Majkos dhe cila ka qënë biseda juaj 30 minutëshe me të, në lidhje me Gërdecin A e keni paraljamëruar “të jetë i kujdesshëm në lidhje me deklaratat” për firmën Delijorgji-Pinari-Trebicka
29.A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre perosna nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë “porositë” që ju kanë dhënë
30.A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë “tolerimet” tuaja
31.A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili
32.Sa herë keni biseduar me ish-ministrat e Mbrojtjes Mediu e Majko, në lidhje me biznesin, problemet dhe rreziqet e Gërdecit
33.A keni dijeni, që firma “Meico” është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, që keni firmosur vazhdimin e aktivitetit të saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregëtare
34.A keni dijeni, që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës
35.A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)
36.A ka lidhje ndonjë ish-ministri juaj i Brendshëm, i Jashtëm, apo i Transporteve, me blerjen e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve të Transportit
37.Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë eksluzive në shtyp (Panorama), për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes
38.Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe “ndihme” u keni dhënë
39.A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat tuaja, për efekt propagande për Gërdecin
40.Në cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkëlzen Berisha, pas ngjarjes së Gërdecit dhe kush e “administron” strehimin e tij
41.A ka patur financime pagash dhe mitingjesh të PD, nga të ardhurat e Gërdecit, cila është sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar
42.A ka qënë Delijorgji në delegacionin zyrtar të vizitës që ju keni bërë në Greqi dhe kush jua ka kërkuar këtë prezencë të tij
43.A ka qënë djali juaj në Amerikë tek Deviroli, kush e ka prezantuar me të dhe cilat kanë lidhjet e tij pas këtij takimi
44.A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjë biznes ndërtimi në Kosovë, kush e ka drejtuar këtë biznes dhe çfarë lidhje ka me familjen tuaj
45.A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka, me firmën e karburantit “Shqiponja” të PD dhe cili ka qënë roli i tyre në tregun e Serbisë
46.A kanë lidhje pasuritë e vajzës tuaj me biznesin e fabrikës së Gërdecit, sa herë keni kundërshtuar dhe cila ka qënë pozita që e keni pranuar
47.Përse e ke çuar Maxhun Pekën ambasador në Kinë dhe bizneset e kujt klani ish-komunist të PPSH, kontrollon dhe menaxhon ai
48.A ka financuar Delijorgji me urdhërin tuaj, vënien në skenë të disa çfaqjeve teatrale të babait të Prokurores së Përgjithëshme
49.A ju kanë ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar për to me prokuroren e Përgjithshme të Republikës dhe përse nuk u përgjigjeni këtyre letrave
50.Cili ka qënë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve
51.Çfarë i keni thënë ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shatbit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit
52.Cili ka qënë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”
53.Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar, që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë
54.Cila është biseda që keni zhvilluar në shtëpinë tuaj, në dtaën 4 shkurt, me Fatmir Mediun, për çështjen e Gërdecit
55.A ju ka kërkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gërdeci, të baxhanakut tuaj, për shkak të dekonspirimit të emrit
56.Çfarë keni biseduar me Kosta Trebickën, në lidhje me takimin e djalit tuaj në makinën e tij
57.Cili ka qënë personi i autorizuar prej jush, që ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për hedhjen e firmës për miratimin e Gërdecit, si fabrikë demontimi
58.A ka lidhje me tenderin e Gërdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili është roli juaj në këtë shkarkim
59.A ka lidhje zyra juridike e vajzës tuaj, me përgatitjen e dokumentacionit të firmës që ushtronte aktivitet në Gërdec
60.A ka kontribuar Delijorgji, në shlyerjen financiare të apartamentit tuaj, për të cilin thatë, se ua ka falur vajza
61.Cila është marrëveshja që keni bërë 12 ditë më parë, me Prokuroren e Përgjithshme për dosjen e Gërdecit
62.A keni dhënë porosi, që Delijorgji dhe Pinari të hetohen jo për trafik armësh dhe për krim njerëzor, por vetëm për shkelje në administrimin e municioneve
63.A ka qënë trafiku i Gërdecit, pjesë e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe përse
64.A i keni kërkuar ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, të ndalojë hetimin e drejtorisë së krimit ekonomik, për trafikun e Gërdecit
65.A kanë sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirëse të bashkëshortes tuaj, zonjës Liri Berisha
66.Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec
67.A ju ka marrë mendim Delijorgji, për të caktuar baxhanakun tuaj, si mbikëqyrës të biznesit në Gërdec
68.Sa është sponsorizimi, që firma e Gërdecit ka dhënë për hapjen e televizionit “Mediasat” të kunatit tuaj Agim Rama
69.A keni dhënë urdhër, që Delijorgji të arrestohet pasi të ketë boshatisur llogaritë bankare
70.A ka djali juaj llogari bankare të përbashkët me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickën
71.A keni ndërhyrë tek Delijorgji, për të sponsorizuar gazetën “55” dhe sa është vlera financiare
72.A ka lidhje me Gërdecin, konflikti juaj me Mero Bazen, pas një paralajmërimi që ky, i ka bërë kësaj firme, për publikim afere korruptive
73.Kur ka qënë takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickës dhe djalit tuaj
74.A keni marrë në prill të vitit vitit 1991, ndonjë donacion financiar nga llogaritë e PPSH, për të nisur botimin e gazetës “RD” Po për aktivitetin e PDSH dhe me cilin negocionit deri në vitin 1992, për këto donacione
75.Çfarë ju ka kërkuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë i keni garantuar Po me Sabri Godon, keni biseduar për këtë kërkesë
76.Përse ju ka kundërshtuar Eduard Selami, në takimin që bëri me ju, gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe cili është teksti i mesazhit që i keni dërguar me Mero Bazen
77.Për cilët nga pjestarët e klanit tuaj dhe këshilltarët, keni ndërhyrë tek Shaban Memia, për të futur në “Hartën Diçitale” të legalizimeve, vilat e bëra në Tiranë, Shkodër, Durrës, pas bërjes së kësaj harte
78.Me cilat kompani bashkëpunon studioja ligjore e vajzës tuaj, në menazhim të tenderave, proceseve gjyqësore dhe projekteve për paraqitje ligjesh biznesi në parlament
79.A ka bashkëshortja juaj aktivitet privat në sektorin e mjekësisë A ka aksione në tregun e medikamenteve të importit
80.Përse e ndaloi gazeta “Tema”, sulmin ndaj mbesës tuaj, drejtores së ISKSH Elvana Hana
81.A është botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu, “menaxher” i takimeve me kundërshtarët tuaj politikë
82.A keni bërë pakt me Ramiz Alinë, që ai të pranonte humbjen si deputet në Tiranë dhe çfarë ju kërkoi si shkëmbim
83.A i keni dërguar mesazh ngushëllimi familjes së Adil Çarçanit ditën e vdekjes dhe me cilin ju është kthyer përgjigja falënderuese
84.A keni urdhëruar Drejtorinë e Tatimeve, që të jepte licensa bisnesi pa detyrime fiskale, për fëmijët e bllokmenëve
85.A keni firmë ndërtimi si familje dhe kush ua menxhon këtë aktivitet biznesi
86.Ku i ka llogaritë ky bisnes dhe a paguan detyrime fiskale sipas ligjit
87.A ka familja juaj, një biznes produktesh agro-ushqimore në Suedi Po me largimin e Agim Rrapajt nga projekti japonez a keni lidhje interesash
88.Çfarë dokumenti kompremtues disponon për ju, ministri i Transportit Sokol Olladashi dhe si e keni gjetur “gjuhën” e heshtjes
89.A keni ndërhyrë për Tenderin e Kartave të Identitetit, në favor të firmës “Sagem” dhe cili ka qënë personi që ju ka bindur të ndërhyni
90.Kur jeni takuar për herë të fundit me Kosta Trebickën dhe çfarë keni biseduar me të A ka ndërhyrë djali juaj për këtë takim dhe në çfarë kushtesh keni vendosur të takoheni
91.A dispononi një kopje të dokumenteve të gjetura në kasafortën e Delijorgjit në Gërdec dhe kush ua ka dhënë ato
92.A keni bërë pakt me ndonjë institucion të lartë shtetëror në Turqi, për mos ekstradimin e Aldo Bares dhe Izet Haxhisë dhe a ka lidhje ky pakt, me mos prishjen e kontratës së shitjes të “Alb-Telekom”
93.Përse nuk prononcoheni për çështjen e akuzës së Arben Sevgjinit, ish-shefit të SHIK të Tiranës, i cili akuzohet për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
94.Cili është informacioni juaj, në lidhje me deklaratën për vrasjen e biznesmenit të hekurit, Florian Vila
95.Çfarë lidhje keni me një kolegun tuaj, ish-ministër i Shëndetësisë, Ali Alushani dhe çfarë ju ka thënë ai, në takimin e fundit ndarës
96.A ju ka dërguar një informacion me 130 faqe Zani Caushi dhe ku e keni çuar atë informacion Kush ju ka telefonuar pasi e keni dorëzuar
97.A ju ka kërkuar presidenti Bamir Topi, largimin e tre ministrave nga qeveria, për implikim në afera të rënda korruptive dhe cilët janë
98.A është pjesë e marrëveshjes me Edvin Ramën, shpallja e aministisë fiskale për të pastruar “letrat” e parave të pista të monopoleve të klaneve tuaja të përbashkëta
99.A ju ka dërguar një letër gazetari i “Koha Jonë” Zamir Dule nga Korça, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK në datën 3 mars 1997 dhe cila është përgjigja juaj
100.Sa ish-oficerë dhe policë të SHIK, të viteve 1992-1997 janë punësuar në administratën e lartë shtetërore dhe çfarë misionesh kryejnë
101.A keni marrë një protestë nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, për emërimin e Arben Imamit, “gjeneralit të zi grek”, si Drejtor Kabineti Përse heshti Jozefina Topalli, pas protestës që bëri në Shkodër, në lidhje me këtë emërim
102.Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, për të vendosur paqen dhe ku e keni bërë takimin negociues përpara se të dilnit në ekranet e TV A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Çorapja”, apo “Korani i Myzeqesë”
103.Cilat janë udhëzimet që ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, për të bllokuar procesin e kthimit të pronave dhe mos dhënien e dmëshpërblimit për të përndjekurit politikë
104.Cila ishte prapaskena e vërtetë e futjes së ish-ministrit të pushtetit të PS, Lufter Xhuvelit, në kabinetin qeveritar të PD dhe kush ua diktoi këtë
105.Në cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinë dhe djemtë e Enver Hoxhës pas daljes nga burgu. A ju keni kërkuar ndjesë dhe përse keni rënë dakort
106.A keni bërë marrëveshje me qarqet zyrtare e private greke, për të futur në qeveri PBDNJ dhe cilat janë pikat e paktit mes palëve
107.Cili ishte motivi i vërtetë i dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjë skemë që lidhet me emërimin e Lulëzim Bashës në këtë post
108.Përse gazeta “RD”, nuk pranon asnjë shkrim për klanin Kapo, për Ramiz Alinë dhe familjen Hoxha
109.A e keni materialin që ju ka dorëzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit të figurave të spiunëve Nafiz Bezhani dhe cilët njerëz me pseudonime, keni në kabinetin qeveritar Po në Kuvend Po në Kryesinë e PD Po në Këshillin Kombëtar
110.Cilat janë firmat private, të cilat janë udhëzuar prej jush, që të financojnë gazetën “55” dhe “Tema”
111.Në sa borde të ndërmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga të dyta e të treta ministrat, deputetët dhe këshilltarët tuaj dhe me cilin ligj
112.A keni “dorë” në prishjen e takimit të ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar në Sarandë
113.Cila është marrëveshja e fshehtë, bërë privatisht mes jush dhe kreut të PS, Edvin Rama dhe a përfshihet në këtë marrëveshje, heshtja për korrupsionin e tij
114.Po afron 10 vjetori i vrasjes së ish-bashkëpunëtorit tuaj më të afërt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasësve të vërtetë, ashtu siç keni deklaruar. Kur do ta veproni
115.A është akoma në fuqi, një kontratë me shtetin Grek, për eksport energjie, lidhur që në vitin 1985, në vend të lekëve të të cilës dërgohen mastic dhe pajisje të ndryshme Përse nuk prishet kjo kontratë dhe sa do të zgjasë
116.A ka qënë Anastas Janullatos në Greqi, gjatë vizitës tuaj atje dhe a keni bërë ndonjë takim të veçantë me të
117.Përse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar në Himarë dhe përse qeveria, nuk pronocohet kundër këtij diversioni
118.Keni deklaruar, se do të hapni dosjet e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, qofshin këta edhe brenda në qeverinë tuaj Përse nuk po e bëni
119.Cfarë keni biseduar në zyrën tuaj në PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atë takim Po në Greqi jeni takuar me të Po në SHBA, apo në ndonjë vend tjetër
120.A i keni çuar në prokurori dosjet e korrupsionit të ish-pushtetarëve të majtë dhe cila është përgjigja zyrtare, për hapjen e tyre
121.Me cilët keni biseduar në rezidencën qeveritare në Durrës, për caktimin e blerësve të kompanisë Alb-Petrol
122.A ka lidhje me interesim dhe këmbëngulje të qarqeve jashtë Shqipërisë, rikthimi në PD i Genc Rulit dhe emërimi i tij, në postin e minisitrit të Ekonomisë dhe Energjisë
123.A do të largohen nga Shqipëria, depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit dhe përse nuk hyn në fuqi, vendimi i qeverisë për këtë largim
124.Cilat janë lidhjet tuaja me disa media dhe me botuesit e tyre, të krijuara pas ardhjes në pushtet dhe cilat janë ato
125.A i keni kërkuar edhe djalit tuaj, të dalë në konferenë shtypi tek emisioni i Blendi Fevziut për të përgënjeshtruar akuzat, ashtu siç nxorrët edhe vajzën, kur u akuzua për pasuritë e dyshimta
126.A ka tentuar Mero Baze me urdhërin tuaj, të ndëryjnë në gazetën “NYT”, për të mos botuar shkrimin e parë dhe çfarë premtimi keni garantuar
127.Në emisionin “Opinion” në “TV Klan”, ju sulmuat Andi Bushatin, duke thënë “E njoh që kur ka qënë me pantallona të shkurtëra”. Mos vallë kanë qënë vitet, kur i shërbenit gjyshit të tij Hysni Kapo, duke i mbajtur uturakun
128.A ju ka telefonuar Andi Bushati pas akzuës në “TV Klan”, çfarë kërcënimi ju ka bërë dhe çfarë letrash të tjera, ju ka dërguar me Blendi Fevziun, në lidhje me Gërdecin, të cilat nuk i publikoi në “Zonë e ndaluar” A ju ka dërguar “letra” të tjera që nga koha e gazetës “Koha Jonë”
129.Cili është parlajmërimi që ju kanë dhënë dy ditë më parë Fatmir Mediu dhe Sabri Godo, pas shpalljes së akzuës për imunitetin, që bëri prokuroia e Përgjithhëme për të
130.A ju ka ardhur një njoftim nga grupi hetimor “Gërdeci”, për të dëshmuar për aferën korruptive, për VKM e bërë brneda ditës në favor të “Meico” dhe për tragjedinë
131.Me cilët “biznesmenë të PD”, po kontaktoni për të marrë fonde për banorët e Gërdecit dhe çfarë porosie i keni dhënë Bodes, për t’i përjashtuar nga detyrimet fiskale A kanë pranuar të paguajnë
132.A ka djali juaj pasaportë diplomatike dhe a është kërkuar nga prokuroria, të bllokohet kjo pasaportë
133.A keni ndërhyrë, që Kosta Trebickës, të mos i bllokohet pasaporta e shërbimit dhe sa të tilla ka ai Sa ditë ka, që i është lëshuar një pasaportë tjetër e tillë
134.Cila është detyra, që i keni lënë ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në lidhje me “menaxhimin” e çështjes së Gërdecit në Pentagon
135.A ka patur lidhje bllokimi i punës në firmën turke të çelikut në Elbasan “Kurum”, me blerjen e skrapit prej Delijorgjit me çmime të larta, të diktuara prej tij A ka lidhje KESH në këtë presion, duke i ndërprerë energjinë elektrike Po tatimet Po inspektoriati i lartë i Punës
136.A ka shkuar një “bashkëpunëtori” juaj i afërt me profesion avokat, në qelinë e Delijorgjit dhe Pinarit dhe me çfarë afati i është leja për takime, nga ministria e drejtësisë dhe drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve
137.A keni urdhëruar Boden, të përgatisë dosje fiskale të rregullt për biznesin e Delijorgj-Pinarit dhe a funksionoi kjo skemë, për të mashtruar grupin hetimor
138.Përse nuk pranon të shkojë Astrit Patozi në Gërdec dhe në Vorë, për të “qetësuar” banorët e dëmtuar
139.A keni dërguar një “qarkore” në ambasadat shqiptare në botë, me objekt “mohimin e përgjegjësisë tuaj në çështjen e Gërdecit” dhe cili është rezultati i kësaj propaganda private
140.A keni bërë tre ditë më parë, një takim me pesë drejtues mediash e gazetëash në rezidencën qeveritare në Durrës dhe për çfarë keni folur A ka lidhje ky takim me ndonjë sponsorizim “top sekret”
141.A i keni dhënë porosi policisë së Shtetit, që të ushtrojë presion dhe dhunë mbi protestuesit e Gërdecit dhe sa forca janë shtuar, në dispozicion të mbikqëyrjes së zyrave të bashkisë Vorë
142.A kanë lidhje 51 trëndafilët e kuq, që i dhuruat presidentit Bamir Topi për ditëlëndje, me “dosjen e zezë” të Gërdecit dhe me acarimin e Topit, pas akuzës tuja ndaj tij
143.A është e vërtetë, që pas tragjedisë, Diveroli dhe Trabicka kanë kërkuar takim me djalin tuaj, në një shtet europian dhe ku
144.A vazhdojnë pagesat e prapambetura të tarfikut të armëve, fishekëve dhe skrapit dhe kush vazhdon t’i vjel ato Me cilën bankë bëhen transfertat dhe në cilin shtet
145.A keni ndërhyrë, për të mos sekuestruar pallatet e Delijorgjit në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe cili është roli i ministrit të Financave Ritvan Bode në këtë “operacion”
146.Cili ju rekomandoi, të merrni kredi bankare në bankat greke në Tiranë, për të vazhduar punimet në rrugën e Kalimashit Kush është “komisioneri” dhe në cilën ministri punon
147.Ka kaluar afati. A do t’i bëni zgjedhejt në strukurat e PD, sipas vendimit të këshillit Kombëtar dhe kur Sipas Statutit të PD, a duhet të bëhen zgjedhje edhe për ju si kryetar partie
148.Cili ministër, nuk ka pranuar të zbatojë urdhërin tuaj për një tender të rëndësishëm dhe përse A ka lidhje me ndonjë firmë greke, porosia juaj
149.A do ta bëni Fatmir Mediun zv/kryeministër
150.Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni
151.Cila është përgjigja juaj zyrtare, këkruar nga SHBA dhe USAID për sondazhin e rritjes së nivelit të korrupsionit
152.Cilët ministra të qeverisë, rezultojnë të korruptuarit “VIP” dhe a ju ka ardhur një raport nga CIA për aktivitetin e tyre
153.A ju ka kërcënuar ndonjë ministër i koalicionit, se nëse e largoni nga kabineti, do t’ju hap letrat e “zeza” të korrupsionit tuaj dhe të familjes tuaj
154.A është e vërtetë, akuza që ju bëri Gramoz Ruçi, për lidhje aktivieti juridik, të vajzës tuaj me firmën “Gërdeci” të Delijorgjit, Pinarit e Trebickës
155.A është bllokuar firma “Përparimi” e Delijorgjit në Shkozet të Durrësit dhe cili është kontributi juaj familjar, për të vazhduar aktiviteti i saj
156.A keni financuar ju, shkatërrimin e PDK dhe puçin kundër Nard Ndokës A ju ka paralajmëruar Nard Ndoka për kundërpërgjigje dhe me çfarë faktesh
157.A keni bërë 2 muaj më parë, një marrveshje me kryebashkiakun Edvin Rama, për të nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike 35% të familjeve që trajtohen nga pushteti lokal dhe ku kanë shkuar këto fonde buxheti
158.A po përdorni 500 mijë euro nga fondi i taksave publike, për fushatën tuaj të fundit politike private në rrethe
159.A mund të na deklaroni, se në cilin shtet është ngujuar djali juaj dhe cilët janë sponsorët e tij A është ndonjë biznes vendas apo i huaj që nuk paguan detyrime fiskale
160.Ku i siguron fondet financiare bashkëshortja juaj që jep ndihma humanitare dhe cilat janë vlerat reale, që ajo përdor dhe që pasqyron si shpenzime
161.Kush i përballon shpenzimet e 9 buodigardëve jo zyrtarë, që ju shoqërojnë juve dhe familjen tuaj kur lëvizni
162.A ju kanë dërguar një “letër dore tepër shqetësuese” dy gjeneralët e ushtrisë që u shkarkuan tre ditë më parë dhe me çfarë mesazhi mbyllej kjo letër
163.Dy ditë pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, ju keni bërë një takim me ish-ministrin dhe me Sabri Godon A keni dalë garant, për mos heqjen e këtij mandati dhe përse
164.A keni bërë një takim të fshehtë me 35 binsnesmenë “VIP”, për të “derdhur” financime për Gërdecin Çfarë shume dhanë ata dhe ku kanë përfunduar
165.A keni bërë një takim në Greqi, me tre firmat që u keni dhënë tenderat e rrugëve Lushnjë-Fier, Fier-Tepelenë dhe Levan-Fier
166.A jeni takuar me Bollanon gjatë vizitës në Tiranë dhe cila ka qënë “tematika” e këtij takimi Kush ua rekomandoi dhe ua detyroi
167.A ka këmbëngulur qeveria Greke të mos jepni dorëheqjen që keni menduar Çfarë garancie ju kanë dhënë
168.Cili ka qënë pazari mes jush dhe Jozefina Topallit, për të lënë në harresë trajtimin në parlament të 5 dosjeve korruptive për pesë ministrat tuaj, në krye të cilëve qëndron dosja “Basha”
169.A keni përdorur fonde të buxhetit të Shtetit, për të blerë votat e deputetëve “rebelë” për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë A jeni takuar me së abshku e Edvin Ramën Ku: në bashki natën, apo mbasdite në vilën rezidenciale qeveritare në Durrës
170.A e organizuat ju, vizitën e kryesocialistit Edvin Rama në Tropojë dhe me se i shpërblyet ata që dekalruan mos futjen e tij në Tropojë
171.A keni nxjerrë një urdhër, për të bllokuar gjykimin në APP, të tenderave abuzivë e korruptivë të pastrimit të Tiranës, të firmosur në 14 janar 2008, prej Edvin Ramës
172.A keni dorë, në anulimin e katër kërkesave nga Gjermania, Italia, Anglia për blerjen e KESH dhe a është në lojën tuaj, një firmë greke që ka lidhje me kryeministrin Grek
173.A erdhi financimi Japonez për fermerët shqiptarë Nëse po, ku është përdorur A ka lidhje ky fond, me ndonjë financim tregëtie, transporti apo ndërtimi në Kosovë
174.Sa është fondi për banesat sociale Eshtë çelur apo jo dhe kush do ta menaxhojë A ka lidhje kuanti juaj ndërtues Po ndonjë gazetë, apo TV
175.Edhe sa kohë do të vazhdoni të mashtroni shqiptarët për punësim, rrijte pensionesh, kartat e identitetit, lëvizjen e lirë
Burimi: SOT

Zeus ndaj i vecova vetem keta te dy, sespe u habita qe keta kane qene tip gazetaresh, nuk e dija per keta te dy!Zeus10 wrote:Po ci keni keto biografira? Blendi, ka qene shume i ri ne fund te viteve 80 -te. Mos demonizoni gjithe intelektualet shqiptare.Arta wrote:petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Edhe keta te dy kane qene te molepsur....
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Gjithmone do te le ty te pergjigjesh, si operativ dhe qender informacioni dhe biograf i specializuar.petritkola wrote:Blendi intelektual? Ku a ka kryer Bledi Fevziu (nipi i Esat Pashe Toptatin) ushtrine?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Une nuk merem me simpati te partive , dhe nuk e humbi diten duke postuar komente kunder personave qe jane shtet , japi kontributin tim per kombin tim , dhe kur jame i lire gjithnje aty jam i angazhuar dhe aty me gjen .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
A nuk jane spiunat e xhelatit demona?Zeus10 wrote:Ne fakt po, sepse PPSH-ja ishte vete xhelati, por ca tipa si ty duan te demonizojne spiunet e xhelatit.petritkola wrote:
Pocin e ke atje, por e verteta eshte se PS-ja ka me pake spiuna. Sepse me spiuna dhe komunista te tipit Berisha PPSH krijoi PD ne vilen kater tek Blloku ne vitin 1986.
A mund te jetonte xhelati pa spiunat e tij demona?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
-
- Poster Grande Member
- Posts: 243
- Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
- Gender: Male
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Kontributin per kombin dhe mbeshtet te shiturit ne pushtet qe duan te falin troje shqiptare>Arbëri wrote:Une nuk merem me simpati te partive , dhe nuk e humbi diten duke postuar komente kunder personave qe jane shtet , japi kontributin tim per kombin tim , dhe kur jame i lire gjithnje aty jam i angazhuar dhe aty me gjen .
Si munde te jepet kontributi ne keto rretana kur po rrezikohet egzistenca e shqiptareve?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Petrit Kola, ushtar i trojeve shqiptare.
Arta wrote:Zeus ndaj i vecova vetem keta te dy, sespe u habita qe keta kane qene tip gazetaresh, nuk e dija per keta te dy!Zeus10 wrote:Po ci keni keto biografira? Blendi, ka qene shume i ri ne fund te viteve 80 -te. Mos demonizoni gjithe intelektualet shqiptare.Arta wrote:petritkola wrote:Blendi Fevziu (KORANI)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Edhe keta te dy kane qene te molepsur....
Lerini partite te ndajne torten e pushtetit, koha e biografive ka vdekur. Vetem fakti qe flasim per ate kohe, e ndyn kete forum.
Tema e humbi fillin e saj, prandaj jam i detyruar ta mbyll.