Tragjedia në Finlandë, vetëvritet autori shqiptar

43-vjecari ka hapur zjarr në qendrën tregtare në Espoo, në perifieri teëHelsinkit, duke shkaktuar vrasjen e katër njerëzve, mes qindra klientëve që ndodheshin në ndërtesë.
Shqiptari i Kosovës kishte vrarë në banese ish-gruan, e cila ishte punonjëse në qendrën ku ndodhi tragjedia. Ne fund Shkupolli i dha fund jetës së tij.
Nga e gjithë kjo ngjarje pati 6 të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërkohe paniku mes njerëzve në ato momente tmerri ka qenë i madh.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e vërteta që e çuan shqiptarin e Kosovës drejt masakrës dhe dhënies fund të jetës së tij.
Ngjarja konsiderohet si incidenti i tretë më i rëndë i ndodhur në dy vitet e fundit në Finlandë.
Qendra tregtare është mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që është ndaluar edhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve pranë saj