ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Mon Sep 01, 2014 11:11 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 216 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15  Next
Author Message
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#16  PostPosted: Mon Aug 10, 2009 1:43 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
PELLAZGËT HYJNORË

Prof. dr. Skënder Rizaj

„Pellazgët hyjnorë” është një cikël artikujsh të Prof. dr. Skënder Rizaj, mbi çështjen e pellazgëve, ilirëve dhe pasardhësve të tyre shqiptarëve.
Hipotezat e profesor Rizajt, mbi gjuhën dhe origjinën hyjnore të pellazgëve dhe cilësimin e gjuhës shqipe, janë mjaft interesante.

Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë.
Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishtkruesë të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamofluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga rradhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonumisa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë kosovare.
Që në krye më duhet të përmendi një të dhënë me interes. Arkeologët serbë, në lokalitetin Vinçi ( Serbia e sotme), në afërsi të lumit Danub, d.m.th. në Dardaninë shumë të lashtë, kanë gjetur: portretin (busten) e profetit Adam të gdhendur në gur; themelet e faltoreve në dy forma “A” qëq e simbolizonin: All-llahun, Adamin dhe Abecenë (Librin e Shenjtë); disa tekste të shenjta të gdhendura në gurë me shkrimin pellazgjik.
Speleologët serë, me rastin e hulumtimit të shpellës së Gadimës (pranë Prishtinës0, kanë hasur në kafkën e njeriut adamian, kafkë kjo e gurëzuar me stalagmite dhe stalagmitet, e kam parë me sytë e mi, me rastin e vizitës së shpellës në fjalë. Speleologët serbë këtë kafkë e kanë shkoqur dhe e kanë dërguar në Beograd për ta studiuar, mirëpo këtë zbulim epokal për arsye që vetëm ata i dinë nuk e kanë publikuar deri më sot.
Gjykuar sipas këtyre burimeve shkencore të dorësa së parë etnonomet pellgaz (sipas metatezës (venkëmbimit): pellazg, ilir, shqiptar (alban, arban, arnaut) janë sinonime. Pellgazët (pellazgët) – ilirët- shqiptarët janë popull hyjnor. Edhe gjuha e tyre (pellgfazishtja (pellazgjishtja) – ilirishtja- shqipja është gjuhë hyjnore dhe universale, gjuhë kjo e cila nga koha e Profetit Adam (Adem) e deri para 3400 vjetëve është përdorur nga të gjithë popujt e rruzullit tokësor.
Porse, për shkak të mëkateve të bëra i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi All-llah në Babiloni të Mesopotamisë jo vetëm që i dënoi pellazgët mëkatarë me dënime të ndryshme, me fenomene natyrore, por edhe gjuhën e tyre e përziu, në mënyrë që të mos mundin më të merren vesh ndërmjet vedi. Në këtë mënyrë, nga gjuha universale dhe unike Zoti krijoi tri familje gjuhësore: Familjen gjuhësore evroindiane (e jo indoevropiane siç pohojnë indoveropeistët) shqipja, armenishtja, gjuhët gjermane, greqishtja; gjuhët kelte; gjuhët indiane- sanskrite; gjuhët iraniane (persiane); gjuhët balto-sllave; gjuhët italo-latine); Familjen gjuhësore semite (fenikishtja, hebraishtja, arabishtja, etiopishtja...); Familjen gjuhësore uralo-altajte (turqishtja, mongolishtja, japonishtja...). Për më tepër, profeti Dhylkarnejni (= Dybrinori) – Skënderi i Madh- Aleksandri i Madh (në formë të greqizuar) (para 2.400 vjetëve) në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), në Afrikën Veriore dhe në Azi deri në Indi, ku i shtriu fushatat e veta ushtarake, ka komunikuar me popujt e këtyre viseve dhe me ushtarët e vet me gjuhën amtare – me pellgazishten (pellazgjishten) – ilirishten- shqipen. Vetëm kur është kontaktuar me jexhuxhë- mexhuxhët (turqit) në Taxhikistan nuk e ka kuptuar plotësisht gjuhën e tyre.
Në të mirë të këtij konstatimi flet edhe një shkrim i ditëve tona, sipas të cilit:”Hulumtuesit u befasuan kur në zonën midis Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Taxhikistanit hasën një popullsi krejt të ndryshme nga ata që e rrethonin. Derisa popujt përreth ishin aziatikë, shihej qartë nga shikimi i parë se kjo popullsi ishte evropiane, domethënë e racës së bardhë. Hulumtimet e hollësishme nxorën në shesh të dhëna edhe më befasuese. Vendi quhet Hundëza (nga shqipja hundë), sepse përfundon vërtet me një hundë, në një vend moçalik Balta, kurse banorët e quajnë veten hundëzakë. Gjuha e tyre nuk është e shkruar. E quajnë burreshski (gjuhë burrash). Një fis që jeton në mal quhet Kalash (ka lashtë- ka lashtësi- është i vjetër- është i moçëm). Kryeperëndinë Kalashët e quajnë Di zau (Zau, Zou, Zoti i Gjithë – di – jshëm), kurse në dyert e tyre skalisin dy brirë dhije (trashëguar që nga Aleksandri i Madh,q ë i përdori në përkrenare edhe Skëndereu). U shënuan edhe plot fjalë shqipe, të cilat përdoren ende: shkruam në... unë jam..., kam, baj, çila (çela), bubullima, kullse (kanalet kulluese), kamishë (këmishë), Rakjaposht (Ra-kah – poshtë (Ra pjertas, Ra të poshtë, të poshtëze) emër mali etj. Eshtë për të përmendur se hundëzakët e kanë pranuar me vështirësi islamizmin, se pinë verë (me ujë) si ilirët, se jetojnë gjatë (100-140 vjet), se ushqehen kryesisht me bimë etj... Një valle e përhapur është vallja e shpatave (si vallja e Rugovës). Kryetari Hundëzës e ka titullin I Miri. Gratë nuk i përfillin rregullat e Fesë Islame që të mulohen. Viti i Ri festohet më 21 mars (si te pellazgët) dhe quhet Na urosh. Të gjitha martesat bëhen në një ditë të dhjetorit. Tradita gojore rrëfen sesi ata janë vendosur aty që nga koha e Aleksandrit të Madh, mbretit të Maqedonisë (para 2400 vjetëve), nëna e të cilit ishte ilire. Edhe të dhënat historike tregojnë se 6000 luftëtarë ilirë pas vrasjes së Kilit nga Aleksandri i Madh, mbetën përafërsisht në këtë vend ku janë hundëzakët sot.
Hundëzaku në fotografi i ka 108 vjet. Jeton në një shtëpi përdhese e ndërtuar prej gurëve dhe prej baltës. Dera e shtëpisë është e ulët, ashtu që njeriu për të hyrë në shtëpi duhet të përkulet. Misafirët, sikurse shqiptarët e katundeve tona, i pret me zemër dhe i shërben me çaj dh eme tamel”.
Shqipja jo vetëm që ishte gjuhë universale e të folurit, por ishte edhe gjuhë e shkrim-leximit, në të cilën janë shkruar veprat shkencore, letrare dhe fetare. Lidhur me këtë të vërtetë të pakontestueshme kryetari i “Akademisë së Dijetarëve Shqiptarë” (Cemmiyet-i Ilmiyye-i Arnavudiyye) Hoxha Tahsini, në organin e Akademisë në fjalë “Revista e Shkencave” (Mecmua- i Ulum) (1877) ka shkruar:” Para 3000 vjetëve janë shkruar veprat shkencore dhe letrare në gjuhën shqipe...”. Kështu ishte ngase greqishtja, latinishtja, hebraishtja, persishtja, araishtja si gjuhë e shkrim-leximit janë formuar shumë më vonë, madje mbi substratin e shkrim-leximit shqip.


Djepi i pellgazve (pell;azgëve) ishte Pellgu i Dardanisë, e cila jo vetëm që ishte dhe është e pasur me pellgje, por në këtë pellg të gjerë- në Pellgun e Dardanisë, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë sot e kësaj dite të gjitha kushtet optimale për paraqitjen e njeriut dhe të zhvillimit të qytetërimeve.
Edhe toponimi dhe antroponimi Dardan është fjalë pellgazgjishte – dardanishte – shqipe: Dard (h) + An (ë)= ana e dardhave. Dhe vërtet në Pellgun e Dardanisë sot e kësaj dite ka shumë dardha, madje të llojeve të ndryshme dhe me shije dhe erë të llojllojshme.
Në Iliadën e Homerit (shek VIII para e.s.) pellazgët hyjnorë përmenden si banorë të Larisës pjellore, kurse Zeusi (Zoti) quhet mbret dodonas e pellazgjik.
Sipas Homerit Zeusi (Zoti) qenka mbret (krijues, sundues, drejtues) i pellazgëve hyjnorë dhe të Dodonës (qytet i madh, apo tempull, vend i shenjtë, shenjtore në Epir- Shqipëri) ku janë shpallur (njoftuar) shpalljet (njoftimet) hyjnore (profecitë, parashikimet, ajetet) orakle) të Zeusit (Zotit).
Herodoti (484-425), ndërkaq, në veprën e vet të shquar “Historia e”, për pellazgët jep edhe këto të dhëna: me jonët (një nga shumë fiset e pellgazëve) u përzien arkadasit pellazgë; pellazgët që jetonin (në kohën e Heroditit) në Kreston (qytet në bregdetin e Trakisë) banonin në Tesali; pellazgët e kanë themeluar Plakenë dhe Skylakenë në Helespot (Dardanele); pellazgët dikur jetonin me athinasit, dhe banorët e qyteteve të tjera pellazgjike, emri i të cilëve është ndryshuar; pellazgët janë popull barbar (jo grekë, sepse grekët të cilët nuk e dinin pellazgjishten, pellazgët i quanin barbarë) dhe kanë pasur gjuhë barbare (jo e folur nga helenët); popullsia e Atikës (gadishull) në juglindje të Greqisë,me prejardhje pellazgjike, duke u kthyer në helenë (grekë), harroi të folmën e saj, fiset pellazgjike- krestonasit dhe plakiesit- ende (në kohën e Herodotit) e ruajnë gjuhën e vet: pellazgët duke përdorur gjuhën helene (greke) nuk u shtuan kurrë, përkundrazi, helenët që ishin në pakicë, u shtuan derisa u bënë një popullsi e madhe.
D.m.th. pellazgët hyjnorë dhe të qytetëruar qysh në kohën e Herodotit kishin filluar të asimilohen në helenë (grekë), pra, pellazgët autoktonë dhe të qytetëruar të Ballkanit kishin filluar të shkrihen në helenë ardhacakë dhe barbarë. Kishte filluar, prandaj procesimi i asimilimit dhe i barbarizmit të pellazgëve, si dhe procesi i fuqizimit dhe i qytetërimit të helenëve (grekëve), ose më mirë me thënë, pellazgë duke e harruar gjuhën e vet- pellazgjishten hyjnore, u tjetërsuan. Në këtë mënyrë qytetërimi pellazgjik filloi të shndërrohet në qytetërim helen (grek), e gjuha hyjnore pellazgjike në gjuhë artificiale greke.
Pra, “Në kohë kur pellazagët banonin në trojet që sot quhen Heladë, athinasit ishin pellazgë, të fisit të Kranoit (....), por u helenizuan e ndërruan edhe emrin e tyre” (Hedrodoti, “Historia”, Libri VIII, kap 44).
“ Para helenëve deukalionë, emri “Helas” nuk ekzistonte fare: popujt e tjerë, veçanërisht popull pellazg, ia dhanë vendit emërin e vet”. Tuqiditi, Libri 1, kap 3).
Në “Biblioteca Historica” i Diodorit, i cili jetoi dhe punoi në kohën e Qesarit (100-44 para e.s.) dhe të Augustit (63 para e.s. – 14 të e.s) është cekur se pellazgët ishin banorë të cilët jetonin në ishullin Lesbo.
Siç po shihet, tashmë në fillim të erës sonë, pellazgët janë popull i “vdekur”, sepse emri helen apo grek bëhet sinomin i emrit pellazg, si dhe kultura pellazgjike konsiderohet si kulturë helene apo greke, sepse helenët (grekët), tashmë jetojnë dhe veprojnë në trojet e shenjta të pellazgëve hyjnorë.
Me fjalë të tjera, mbi substratin e kombit pellazg fillojnë të lindin kombet e rinj: ilir-shqiptar, armen, indian, iranian, helen (grek), arab etj. Për këtë arsye edhe në gjuhën armene, indiane, iraniane, greke, hebreje dhe arabe ka fjalë pellazgjike- ilire-shqipe.
Gjeografi dhe historiani i madh Strabon (63 para e.s – 20 të e.s.), në veprën e vet të shquar “Geographica”, përveç të tjerash, vuri në pah:”Se pellazgët ishin një fis i moçëm i përhapur në gjithë Helladën (më vonë Greqinë), sidomos në vendin Odiseiut ‘banojnë ahejtë, eteokretët trima, kydonët, dorët trefish dhe pellazgët hyjnorë dhe secili e ka gjuhët (të folmen) eë vet; se Tesalia, e cila gjendet midis grykës së Peneit dhe Termopilieve dhe shtrihet deri në malet e Pindin, quhet Argo pellazgjik, meqë pellazgët dikur këtu qenë zotër; se Zeusi i Dodonës quehj pellazgjik; se shumë fise epirote (shqiptare) ishin pellazgjike, meqënëse ata shtriheshin deri në Epir; se fiset kufitare me kilikët në Trojë ishin pellazgjikë; se shumë fise pellazgjike banonin në Larisën (Thesali) pjellore; se raca e pellazgëve kishte dalë nga Argo, pranë Mykenës [qytet në Greqinë Jugore- Peloponez]; se dikur vetë Peloponezi [tani Greqia Jugore] quhej Pellazgia; se pellazgët ishin të parët që popullizuan ishujt Lemno e Imbro dhe disa prej tyre kaluan në Itali; se ka pasur pellazgë, që kanë qenë banuar në Athinë dhe për shkak se këta popuj, duke u endur në të gjitha anët shkonin me grupe në vende të ndryshme si disa zogj; se banorët vendas të Atikës i quajtën me emrin “Pelazg”; se qyteti Skotus ndodhej në krahinën e Pellazgiotisit të Tesalisë; se paionët nga disa quhej kolonë frigas, e nga disa të tjerë vendas, ndërsa Paionia thonë se shtrihej deri në Pellagoni [so te kësaj dite kjo krahinë në Maqedoni quhet Pellagoni=ona-ana e pellgjeve] dhe Pieri, e vetë paionët i quanin pellagonë; se nga Kosoni deri në Graviski janë treqind stade; dhe midis këtyre dy qyteteve gjendet vendi i quajtur Regis- Villa; se ky vend thuhet se ka qneë dikur qendra e mbretit të pellazgëve, Maleo, i cili, siç thonë, pasu sundoi një kohë mbi pellazgët e kësaj krahine, la Italinë për të kaluar me ta në Athinë; se pellazgët ishin të një fisi me ata që banonin në Agyla”.
Në rast se do t‘i zbërthejmë mirë të dhënat e Strabonit mund të nxjerrim këto përfundime: se banorët më të lashtë të Italisë ishin pellazgët; se vendi i quajtur Regis- Villa, që gjendej në mes të qyteteve Kosoni dhe Graviski, dikur ishin qendra e mbretit të pellazgëve, Maleo [edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët ka emra dhe mbiemra të njerëzve mal, Malaj; se një pjesë e këtyre pellazgëve nga Italia kishin kaluar në Athinë; se pellazgët e Athinës ishin të një fisi me ata që banonin në Agyla.

Prifti Emidio Luzi (1874) tha:”Pellazgët ... ishin banorët më të lashtë të Italisë dhe përshkruan tërë vendin duke luftuar, duke sunduar edhe si priftërinj. Duke ardhur këtu, të ndarë në shumë fise, ata u vendosën në vende të ndryshme të Gadishullit, duke ia dhënë emrin kapitenit të tyre secilit regjion të pushtuar. Si pasojë, popujt vendas , si umbret, ausonët, oskanët, brutët, rutullët dhe enotrët ishin emrat e parë të italianëve që me të vërtetë nënkuptojnë një popull të vetëm origjinal, i ndarë vetëm në qeverisje edhe pse i ngjashëm në zakonet e tyre. Pellazgët, që Homeri i quajti hyjnor, të cilët ndërtuan shumë lagje të latinëve, të sabinëve, të auzonëve, të oskëve, të enotretëve, të lukanëve, të brucëve dhe të hazilëve pak nga pak u përmbysen dhe u privuan edhe nga nderimi që u përkiste atyre duke pasë qenë qytetëruesit e parë të Italisë dhe krijues të artit dhe të zejtarisë”.
Rilindasit shqiptarë shkruan edhe vepra letrare dhe historike, me qëllim që t‘i ngritnin ndjenjat atdhetare tek shqiptarët dhe tek të huajt ta sensibilizojnë çështjen Shqiptare. Në këtë frymë Jeronim De Rada botoi librin e vet “Pellazgët”; Pashko Vasa botoi në katër gjuhë (shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht) veprën “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, ku nënvizohet se shqiptarët janë pasardhës direkt të pellazgëve; Sami Frashëri, në enciklopedinë e tij historiko-gjeografike prej 10 vëllimesh, po ashtu pohon se shqiptarët janë me prejardhje pellazgjike.
Pra, Sami Frashëri, në enciklopedinë e vet “Kamus al-a‘lam”, ndërmjet të tjerash, ka shkruar: “Nga kombet që i përkasin pellazgëve, vetëm kombi shqiptar ka mbetur deri sot në gjendje të thjeshtë (të papërzier), të cilët janë stërnipërit e ilirëve të vjetër, gjë që prvohet se shumica e termave të mitologjisë greke, të cialt dihet se janë nga gjuha pellazgjike, shihet se u ngjajnë fjalëve që edhe sot përdoren në gjuhën shqipe. Sipas hipotezës së disa studiuesve të vonshëm emri pellazg nuk është emër i përveçëm dhe pasi në gjuhën e kombeve që i quajmë pellazgë ka kuptimin “plak” dhe i “vjetër”. Historianët e lashtë grekë e kanë përdorur këtë fjalë në kuptim “të vjetër” dhe “pleqtë”, duke pasur parasysh kombin e përmendur që ka banur në Greqi para ardhjes së grekëve”.
Pashko Vaso, ndërkaq, në veprën e vet “O moj e mjera Shqipni” (1881) për Pellazgjinë (Shqipërinë) dhe pellazgjishten shkroi:”Gjithë bota të thirrnin nanë”.
Redaktori i Sallnamës (Vjetarit) të Vilajetit të Kosovës, për vitin 1896/97, i cili, ndërmjet të tjerash, shkroi:”Tashmë shkruam për shqiptarët (Arnautët), me emrin pellazgë, që shtriheshin në një pjesë të Anadollit (Azia e Vogël) dhe të Rumelisë (Ballkani). Historia i njeh shqiptarët: ata të Anadollit dhe të Rumelisë, si komb më i vjetër. Zatën, besimet, folkflori, doket e zakonet e madhërueshme të pellazgëve janë identike me ato të shqiptarëve dhe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve hasim fjalë pellazgjike. Sipas pohimit të grekëve pellazgët, d.m.th. shqiptarët e vjetër, ndaheshin, kryesisht, në katër degë: 1) Ilirët, të cilët jetonin në territorin i cili shtrihej nga kufinjtë e Greqisë së Vjetër dhe ngushticës së Adriatikt, në veri, ku përfshiheshin viset e Shqipërisë së sotme, të Bosnjës, Hercegovinës dhe të Dalmacisë. 2). Maqedonasit, që jetonin në trevën e cila shtrihej nga Pindusi deri te malet e Sharrit dhe të Rodopeve, si dhe nga Uji i Zi e deri te arkipellagu, ku përfshiheshin trevat e Selanikut, Manastirit, Shkupit e Serezit. 3) Trakasit, që jetonin nga hapësira tokësore e cila shtrihej nga Danubi, në veri, deri në Edrene, në jug. 4) Frigasit, që shtriheshin nga brigjet e Anadollit deri në trevat e Ankaras dhe të Sivasit. Në këtë mënyrë, pellazgët pas shpërnguljes në Azi të vogël e gjetiu, u përzien me popujt të tjerë, me ç‘rast emrin dhe kombin e humbin. Vetëm nga një pikë e pellazgëve, që mbetën pa u asimiluar, u krijua kombi shqiptar, e kjo pikë ishte nga dega e ilirëve. Me një fjalë, kjo degë ishte ajo kategori, e cila e ruajti emrin, gjuhën, kombësinë, doket dhe moralin, e që jeton në trevat e Shqipërisë së sotme. Shqiptarët u krijuan nga ilirët e lashtë. Gjuha e pellazgëve të vjetër është gjuha e shqiptarëve. Më vonë, duke qenë nën sundimin romak, osman etj, u bënë disa ndryshime në emrin, doket e zakonet, kombësinë dhe në gjuhën e pellazgëve”.
E.L. Clark (1900) ishte i mendimit se “shqiptarët i takonin racës pellazgjike dhe racës ilire”.
N.P. Elefteriadhi, në veprën e vet “Greqia pellazgjike para helene” (Athinë, 1911), veç të tjerash, shkroi:”Pra, sipas dëshmive të të lashtëve, ata të njëjtit popuj që banuan veçanërisht në trojet greke, banuan shumë kohë më parë bile shumë më parë se të shpërthente Lufta e Trojës, në mbarë Itlainë, në Sicili, në Azinë e Vogël, në Gadishullin Iberik, në Francën Jugore dhe në shumë vende të tjera, ku flitej e njëjta gjuhë pellazgjike shumë kohë më parë se të arrinin grekët në trojet e tyre të sotme. Kështu pellazgët përbënin një “Botë të Madhe Pellazgjike” prej së cilës qytetërimi grek, zhvilluan në një periudhë shumë të mëvonshme, është një karakteristikë e asaj bote origjinale dhe të ndriçuar. Prandaj, edhe gjuha greke u firmua në strukturën e saj përmbajtëse, nga gjuha shumë e pasur pellazgjike”.
Diplomati amerikan George Fred Ëiliams, në veprën e tij “The Shkypetars” (1914), ndërmjet të tjerash, shkruan:” Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t‘u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët. Atyre u atribuon Herodoti historinë e cila parapriu qytetërimin grek, ndërmjet me gurë të pagdhendur, përballë Partenonit në Akropolinë e Athinës, të cilat edhe sot e kësaj dite mbahen për pellazgjike. Këta banorë i ndërtuan muret e mëdhenj primitivë të quajtur ciklopike të cilat, siç ka thënë edhe profesor Pokoli, janë ngritur në ato kohë kur grekët e Homerit ende nuk kishin ardhur në këtë jetë.
Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë, dega e parë e kolonëve Indo-Evropianë, perandoria e të cilëve fillonte në Azinë e Vogël dhe mbronte në Adriatik dhe në veri të Danubit. Kjo prejardhje ka dalë nga studimet e dijetaëve të sotëm për gjuhën shqipe, si Maks Myleri dhe të prof. Pott. Këta kaluan edhe në Itali me emrin toskë ata quhen ende në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur toskë, toskanë, etruskë.
Eshtë e kotë të kërkosh etimologjinë e hyjnive të Greqisë në atë gjuhë kurse kuptimi i tyre del qartë në shqip. Kaos, p.sh. do të thotë hapësirë-ubrazti; Erebus (Bir i Kaosit) errësohet; Uranos I-vran-os, vendi i reve; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-zë, gjëmim; Athena. Ethëna: Nemesis Ne mes (me prapashtesë greke) nëm; Muse, Mosois, Mësues; Aphroditë, Afër ditës.
Kur bota diturore të ketë mësuar shqip dhe të ketë nxjerrë nga toka reliktet e saj, atëhere do të rishikohen njohuritë Homerike. Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve të Homeri dilnin të qarta në pellazgjishte, ashtu si edhe studiuesit tanë ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato ruhen në shqipen e sotme. Madje, emri Homer mund të kërkohet edhe gjendet në gjuhën shqipe: I-mir që në formën greqisht I-mir-os do të thotë “vjershë e bukur”.
Në shqip gjejmë: Agamemnon në kuptimin Ai që mendon; Ajaks si I-gjaks, gjakderdhës; Hektor si Heq dorë, ai që qëllon me dorë; Priamos si Bir-i amës, Bir i tokës; Akhilleu si I-qiellit, qiellas, I dalë nga qielli; Odiseu, I-udhës (esu, prapashtesë greke), Udhëtar; Ithaka, I-thak, i thyer (terreni) Troilos, Droili (os) frikacak.
Kësaj liste me vlerë mund t‘i shtonim edhe të tjera, prandaj nuk është t‘u habitur se ata të ciëlt kanë mësuar shqip ngulnin këmbë se shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët i kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar.
Ç‘pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e hisotrisë së Pellazgëve!
Këto dhe shumë prejardhje të tjera të qarta provojnë se shqiptarët gjenden sot në tokën e lashtë dhe flasin gjuhën e paraardhësve të tyre. Madje, para se fisi i Helenëve të njihen në malet e Thesalisë e Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte, pa dyshim, kryeqytet i mbretërisë legjendare të Ilirisë. Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve të mëdhenj të historisë, i cili qëlloi të ishte sfida e fundit e legjionare të Romës gjithëpushtuese.
Eshtë tragjedi, tej çdo përfytyrimit, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit evropian. Nuk është për t‘u çuditur që pushtuesi osman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t‘i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.
Historiani turk Sylejman Kylçe në librin e tij “Osmanli Tarihinde Arnavudluk” (1944) ka konstatuar:”Si pjesëtarë të pellazgëve në faqen e dheut kanë mbetur vetëm shqiptarët”.
Në enciklopedinë “Nouveau Petite Laurouse” (Paris 1950), shkruhet: ”Pellazgët, popullsia e lashtë banonte në kohët parahistorike në Greqi, në Arkipellag, në bregdetin e Azisë së Vogël e Italisë... Në përgjithësi konsiderohet se trakët e lashtë, frigët, lidët, karienët, etruskët, epirotët, ilirët, italianët (samnit dhe oskët) dhe shqiptarët e sotëm, janë degë kryesore të pellazgëve”.
Sipas mendimit të Millan Budimirit (1950): “Ka ekzistuar një substrat i moçëm indoevropian në Ballkan”. Ky dijetar këtë substrat e quan pellast-pellazg. E prej këtij substrati,- konkludon M. Budimir,- janë zhvilluar trakasit, ilirët dhe maqedonasit”.
Dijetari kroat-dalmatinas Petar Lisiçar, në librin e tij “Crna Korkira” (1950), lidhur me fenomenin pellazg, ndër të tjerash, ka shkruar:”Në fshatin Potorni, në jugperëndim të ishullit Korçula, është gjetur mbishkrimi votiv, i cili dëshmon se në këtë ishull në kohën e okupacionit romak, ishte i famshëm kulti i Venerës së Pellazgjisë. Në pjesën tjetër do të sjellë në lidhje me epitetin e Venerës së Pellazgjisë me emrin e pellagonëve të ilirëve, të cilët ishin sipas Skimit, fqinj të liburnëve (fis ilir, të cilët jetonin në viset malore të Velebitit të sotëm në Dalmaci), Pellagu ilir, shqip pellg- pellgu “baltë”, pellg (me ujë) i peshqve; emra të pellagonëve ilirë; emër i ishujve të Raguzës, të cilët në Mesjetë u quajt Sant‘ Andrea de Pelago dhe emrat e ishujve Pellagosa- Pellagruzha japin një parandjenjë për të pohuar se një grup i pellazgëve-ilirë. Të ngjashëm me liburnët, në kohën antike i kishin vendbanimet e veta të peshkimit dhe të kusarisë në ishujt e Adriatikut (të Dalmacisë së sotme) si dhe në Curcura Melaini”.
Duke u përdorur metoda e “Radiokarbonit 14 (C 14)” është konstatuar se banorët e ishujve të Kroacisë së sotme janë të vjetër 14.000 vjetë. E cilët ishin këta banorë autoktonë?! Kush tjetër pos trashëgimtarë drejtpërdrejtë të pellazgëve- të ilirëve- të dalmatëve të lashtë, por tani të sllavizuar në pikëpamje gjuhësore.
Spiro Kondo në librin e vet: ”Shqipëria dhe problemi pellazgjik”, botuar në greqisht dhe shqip (1962, 1964), veç të tjerash, konstaton:”Nuk janë të pakët ata historianë apo shkencëtarë që bëjnë fjalë për popullin e lashtë pellazg. Këtë popull e kërkojnë dhe e vendosin në vise të ndryshme të botës. Dhe, me të vërtetë, pellazgët i gjejmë në shumë vende të Europës, në ishujt e Mesdheut, në bregdetin verior të Afrikës, në vise të Azisë së Mesme, të Azisë së Vogël e gjetiu. Jo pa vend, Enciklopedia e Madhe greke dhe Fjalori Elefherudhqi (Athinë) përmendin edhe formacionin e një “Perandorie Pellazgjike”.
Te Homeri dhe te shkrimtarët e tjerë të vjetër hasim një sërë fjalësh me bazë fjalën gur [...] Në të gjitha këto fjalë hyn kuptimi i fjalës shqipe gur [...]. Pra, fjala gur, e përdorur nga populli parahelen, është pellazgjike. Po kjo fjalë, në shqipen e sotme, ka po kuptimin e fjalës gur. Atëherë, nuk mund të mos krijohet bindja se ajo gjuhë parahelene, populli e ka folur atë, pellazgët, kanë lidhje të drejtpërdrejta me gjuhën shqipe dhe fjalë me rrënjë gur, gjejmë jo vetëm në shumë vende të Greqisë, por edhe në Afrikë e në Azi, si emra qytetesh dhe krahinash.
Po ashtu edhe fjalët që kanë për rrënjë mal (Ma ), (Homer, ‘Odisea‘), në analogji, i përgjigjet fenomenit gur. Në kuptimin që kanë në shqipen dhe greqishten, mal. Dhe përsëri klasikët grekë na njohtojnë se ishjt gerkë të Mesdheut kanë qenë të banuar prej pellazgëve parahelenë. Këtë e pranojnë edhe shumë studius të kohëve tona. Emrat e përbërë prej fjalës mal i gjejmë edhe në Thesali, në ishujt grekë, në Itali, në Azi të Vogël, në Indi e gjetiu. Me fjalën shqipe shur (rërë) janë të përbërë shumë emra vendesh, qytetesh, lumenjsh etj. në Azi, në Lindjen e Afërm, në Azinë e Vogël, në Trakë e gjetiu. Të tillë janë: Sira, Siroko dhe Sirakuza, Sur, Asiria. { Në Kosovë fshatrat: Zhur dhe Shiroka]. Historia vetë na e dokumenton këtë. Në Bible (‘Dalja‘, kapitulli 15, paragrafi 22-23) të tekstit greqisht, lexojmë: ‘I nxori Moisiu bijt e Izraelit nga Deti i Kuq dhe i shpuri ata në shkretirën SUR dhe udhëtonin tri ditë në shkretëtirë, po nuk gjenin ujë për të pirë‘. Ky shembull i fjalëve me rrënjën SUT (SHUR) na dëshmon se shqipja ka lidhje me atë gjuhë të lashtë që e kanë përdorur banorët e lashtë të atyre vendeve, të cilët nuk janë kush tjetër, përveç se pellazgët”.
Giuseppe Catapano (1984) ka publikuar dy vepra kapitale:”Thot-Tat parlava albanese (Thoti fliste shqip) dhe “Antichita della Lingua albanese (... anche Cristo parlo questo idioma) (Lashtësia e gjuhës shqipe (... edhe Krishti e ka folur këtë gjuhë). Ky dijetar, përveç tjerash, konstaton:”Njeriu i parë ishte Pellazgu, kryeparë i fisit Pellazg. Ai e mësoi njerëzinë me artin e jetesës civile [...]

Qytetërimet më të lashta janë krijuar, u mor vesh, në kontinentet më të lashta. Këto kontinente quheshin: Mu, Lemura, Atlashtë, Iperboereo, emra këto me etimologji pellazgjike- ilire-shqipe të lashtë. Me zhdukjen e këtyre kontinenteve, janë zhdukur edhe qytetërimet e tyre, të cilat ishin në shkallë të lartë të zhvillimit. [...] THOTI, i cili quhej edhe TAT-HERMES, ishte krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët e tjerë, flitnin ‘shqip‘ qysh para 12.000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgjike –ilire-shqipe e lashtë. Emërtimi THOT, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë=me thënë, besim, lajm etj, me kuptim “‘lajmtar i Zotit‘ (messageno degli dei) [profet, apostull, shërbestar i të Madhit All-llah].
Në studimet e tij në fjalë Giuseppe Catapano, pos tjerash, pohon: ”Qendra e përbashkët e pellazgëve ishte diku në Atlantik, ndërmjet Afrikës dhe Amerikës, përtej shtyllave të Herkulit [Gryka e Gibreltarit]. Ky popull me qytetërim shumë të zhvilluar do të jetë përhapur prej Perëndimi në Lindje gjatë bregdetit të Mesdheut, në Amerikë... Kjo qendër, në të cilën flitej Gjuha-Nënë: pellazgjishtja, ka qenë me të vërtetë djepi i qytetërimit, burim i kulturës, prej së cilës u shpërndanë si degë të një nënbime të kulturës së madhe të lashtësisë. Dëshmitë më të vjetra hieroglifike që i njohim i takojnë vetëm dinastisë së V dhe VI, pra, pas mbretërive të parë të “racës njerëzore” [d.m.th. pas profetit Adem-Adam], që quheshin: Mene (në gjuhën shqipe: ME NE) (së bashku). Duke i studiuar me vëmendje këto tekste, kuptojmë se në atë epokë civilizimi ishte në lulëzimin e parë të tij. Por, të njëjtat tekste nuk ishin tjetër veçse modele të teksteve të mëhershme, të rikopjuar prej shkruasve, të cilët shpesh iu shmangeshin kuptimit të origjinalitetit. Kjo provohet me dëshm të tjera të gjetura (Pap, Unas, Teti, Pepi I, Pepi II në Sakkara, publikuar nga Maspero e Setu e prej teksteve të Liaht-it).
Perëndia [duhet Profeti] (në shqip THOT=fjala) ishte më i madhi zhvillues i kohëve të lashta dhe zbulues i të dy alfabeteve, atij hieroglifik dhe fonetik, në kohën e ‘Kronologjisë hyjnore‘, periudhë kjo e cila ka humbur në errësirën e kohës. THOTI do të ketë qenë sundues si ‘zot‘ [profet] në Egjiptin e Epërm dhe të Poshtëm edhe përpara paleolitit antik. Pas tij në fronin e Mbretërisë së Egjiptit, erdhi MATI, perëndesha [profetesha] e drejtësisë, e së vërtetës. Thoti dhe MATI janë emra shqiptarë dhe aknë kuptimin mu të esencës së funksioneve të tyre. Në të vërtetë: THOT do të thotë:‘them‘, prej foljes shqipe, thom, them, flas, bisedoj, mësoj, mendoj, diktoj, rëfej. MAT ka kuptimin: ‘masë‘, prej foljes shqipe masënj (masa, mas, masur, mat): me matë, me peshua, me vlerësua. E para paraqet foljen e hyjnisë së pagabueshme, e dyta: predikatet e së Vërtetës së saktë e të Drejtësisë së vërtetë, të Hyjnisë Supreme një [All-llah]. Të dy merrnin pjesë e zënin peshë në zemrat e të ndjerëve, nga gjykimi i tyre e nga relacioni që shtrinte THOTI, në bazë të kritereve të së Vërtetës e Drejtësisë. Mvarej vendimi gjyqësor, fati i të ndjerëve [në Botën e Amshueshme]. Siç po shohim, miq lexues shumë të nderuar, kultura, që pasaktësisht quhet egjiptiane e lashtë, sjellë shenja të dukshme, gjurmë të padyshimta të shqipes, e na çon larg, kah një qytetërim mjaft të zhvilluar.
Afirmimet e inicialeve të kontinenteve të zhdukur, si MU, Lemura, Atlastë (Atlantida), Iperborea, vërtetohen në tabelat e NAAKAL-it, të bartura në Indi para 15.000 vjetëve, e të rizbuluara para njëzet vjetësh prej James Churchëard, kurse 2.600 tabela të gurit së voni i qiti në dritë William Niveni. Këto tabela janë të shkruara me alfabetin e MU-us, shumë të ngjashëm me alfabetin hieroglif fonetik të THOT-it. MU ishte kontinenti i zhytur në Nënë-Tokë i njeriut: (M=mëmë; U=unë); pra: Unë: Mëma. Përshkrimi që nga këta lexohet në këto tabela ngjajnë në disa pjesë, copa (fragmente) të ‘Timeso”s ose të ‘Crizia‘ të Platonit, pjesët e tjera janë drejtpërdrejtë në lidhje me dokumentet egjiptiane. Ky kontinent, në të cilin për një periudhë prej 86.000 vjetësh lulëzoi një qytetërim i përsosur, një ditë (ndoshta para 50.000 vjetëve) u zhduk në oqean për shkaqe të rendit gjeologjik apo të rendit transcendental (dekadencë e moralit). Pastaj, Toka u popullzua përsëri gjetiu, me njerëz e kafshë, e Jeta filloi të zhvillohet me zell të vrullshëm. Ky kontinet i ri u quajt: LEMURA, termë e përbërë prej dy fjalësh shqipe: LE-lindi, ka le; e MURRE= mori njerëz e kafshë. Këtu rishtazi fryu era e jetës së vetme: të gjithë dukeshin se janë përfshirë prej ligjit të vëllazërimit, të mbëshjellur prej melodive hyjnore të dashurisë prej dëshire të gëzojnë njeri me tjetrin për mirëqenie e lumturi të të gjithëve. Dukej se ky kontinent, në të cilin jeta zhvillohej në mënyrë të rregullt, me ngadhnjime të mëdha të çfarëdo rendi, sikur donte të zgjaste i Amshuari (Zoti). Përkundrazi, pas mijëra e mijëra vitesh edhe ky kontinent, filloi të thërmitet në kafshimet e Oqeanit. Kontinenti tjetër, por tani, Atlantida, që shtrihej në Lindje të Lëmurisë e me këtë kufizohej, rezistonte e përparonte.

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: "Pellazgët e pasardhësit e tyre"
Post Number:#17  PostPosted: Mon Sep 14, 2009 2:25 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 1357
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
Parathanja e librit të E. Schneider "Pellazgët e pasardhësit e tyre"

“...Si një dhuratë të bukur,
toka krijoi së pari njeriun, dhe
Arkadia krijoi “ Pellasgët Hyjnorë ”,
shumë ma përpara se të krijohej Hana.”

Pindari, “Carmina Selecta”





PARATHENIE
Duke përshkuar faqet e këtij libri lexuesi patjetër se do të befasohet nga përshkutimi i një të huaji, në këtë rast të një francezi, çështjes së origjinës së popullit shqiptar, që ai e konsideron si popullin ma të veçantë dhe ma të vjetër ndër popujt e tjerë të kontinentit europian ku ai ban pjesë.
Nuk asht as i pari as i fundit i huaj, që duke pasë qëndrue për një kohë të gjatë në Shqipëri, të ketë arritë në këtë përfundim. Kujtojmë Pokevilin, Hahnin, Mis Durhamin, Bayronin, Nopçen, Baldaçin, Zef Valentinin, e sa të tjerë, austriakë, gjermanë, francezë, italianë, anglezë, etj. arkeologë, gjuhëtarë, historianë, diplomatë, etnografë, paleografë, gjeologë, shkrimtarë e piktorë. Të gjithë pa përjashtim kanë arritë në përfundimin që shqiptarët i përkasin asaj race të konsideruar e humbur, racës së PeIlasgëve të motit, siç thotë Fishta, me të cilët i lidh gjuha, monumenti i gjallë i identitetit të shqiptarve si popull ma i vjetër në viset ku jetojnë akoma e në shumicën e viseve të tjera europiane, qysh nga zanafilla e qytetërimit njerëzor në këtë kontinent.
Nuk janë të pakët studiuesit e huej që duke i hy gjurmimeve në drejtimin të zbulimit të misterëve e të sekretëve të lashtësisë, për të ndërtuar një histori sa më të vërtetë të formimit të popujve dhe të qytetërimeve që ato kanë zhvilluar, kur kanë ardhur të çeshtja shqiptare janë gjetur para një problemi të madh : ky popull paskej ruajtur të pacenuar një gjuhë disa mijavjeçare, e vetmja që mund t'i jepte një shpjegim atyre problemeve të mbetura pezull, mbi origjinën e zhvillimin e qytetërimit njerëzor në Europë. Disa studiues nuk munden me shkue ma tutje dhe mbeten në pozitat e tyre, pa sjellë diçka të re, sepse nuk i ishin futur punës të studimit e përvetësimit të gjuhës shqipe, pa të cilën përfundonin në qorrsokaqe pa dalje. Akoma dhe sot e kësaj dite, gjuhëtarët, edhe nga ata ma të shquarit, nuk kanë as një njohje sado të përciptë të shqipës, për mos me thanë hiç fare, për të mbështetur hipotezat ose tezat e tyre.
Por, pati dhe nga ata, që ia kuptuen vlerën dhe iu vunë punës për të hulumtue e për të studiue seriozisht atë gjuhë të përveçme, që flitej në atë kënd jug perëndimor të Ballkanit, gjuha e Pellasgëve, që ruhej akoma në dialektet e gjuhës shqipe, e posaçerisht në të folurit e malësisë së veriut të Shqipërisë. Këta gjuhëtarë dhe albanologë, meritojnë nderim e respekt të madh prej nesh shqiptarve, që askush nuk ua dha deri me sot, sikur një dekoratë, një titull nderi, një pervjetor të lindjes apo të vdekjes. Emrat e Shuflait, Joklit, Majerit, Shlajherit, Bopit, duhet të shkruhen me gërma t'arta në institucionin ma të lartë të vendit, siç është Akademia e Shkencave, sepse pikërisht prej tyre u ringjall interesimi për vendin ku banojnë akoma pasardhësit e vërtetë të Pellasgëve.
Jo se lexuesit nuk i dinë këto punë, por po i përmendim për të hyrë në përmbajtjen e këtij libri dhe në përfundimet që do të nxirren nga lëximi i tij.
Se pari na duhet të themi dy fjalë për autorin. Duke lexue librin e kuptojmë se kemi të bajmë me një njeri të brymosur me dije dhe me kulturë të fortë, ku spikat zotërimi i gjuhëve të hueja të gjalla e të vdekura, dhe sidomos njohja e shqipes me themel.
Si kryeinxhenier për qeverinë turke në Shqipëri me banim në Shkodër, në vitet 1885 - 19 .... (?) ku edhe u martua e pati dy vajza, me qëndrim të gjatë në vendin tonë, ai e ndieu tërheqjen e këtij populli fisnik aq të vjetër dhe aq të pasur ma zakone e tradita të trasheguara e të ruajtura nga lashtësia. E kuptoi se gjuha shqipe ishte një nga veçoritë ma të ralla të këtij populli, dhe se lidhej me origjinën e saj qysh nga kohrat e humbura të parahistorisë, si gjuha e padiskutueshme e popullit të madh Pellasg. Shqiptarët pra, ishin trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Pellasgëve. Duhej punuar për këtë problem të jashtëzakonshëm. Ai u gjet para një race autoktone shqiptare, që identifikohej me malësorët e veriut, që të ngujuar në malet e tyre të ashpra, larg botës së qytetëruar, kishin ditur të vetqeverisëshin e të mbijetonin, duke ruajtur traditat, zakonet, ligjet e gjuhën, pa përfillur pushtimet e hueja të vazhdueshme, që ata i ndiqnin nga lartësitë e paarritshme të maleve të tyre, si shqipet, e prandaj u quejtën bijt e Shqipës.
Dëmi ma i madh i erdhi shqiptarve nga pushtimi i gjatë turk, sepse ky pushtim e izoloi vendin nga bota e qytetëruar e nuk e la që të zhvillohej në barazpeshë me të. E kur pavarësia erdhi më 1912, bota europiane kishte përparuar dhe kishte arritë një zhvillim të përkryer. Shqiptarët që i ishin ngjitur malevc të tyre, qëndruan atje gjatë 500 vjetëve të detyruar të kultivonin vetëm injorancën dhe analfabetizmin e të rrinin në po atë gjendjc prapambetje siç kishin qëndruar prej shekujsh të tanë. Kjo, po të vështrohet nga një pikëpamje reale, krahas t'ardhurit keq për këto padrejtësi të historisë, nga ana tjetër, falë prapambetjes ku e katandisi vendin pushtimi otoman, u ruejtën të pacenuara cilësitë e tyre zanafilIëse, si një popull që trashëgonte nga lashtësia ato veçori që e radhitnin me popujt ma të vjetër të kontinentit dhe pasardhës të Pellagëve, ku gjuha merrte rëndësi të jashtëzakonshme. Pikërish këtu e përqëndron studimin e tij autori, i cili përmatëpër e ndien veten gjithashtu të përfshirë në racën pellasgjike, sepse sipas tij, gjithë popujt europianë e kishin origjinën prej asaj race, por duke i pasë humbur lidhjet gjuhësore me Pellasgët, kjo përparësi u takonte shqiptarvc. Ai asht i shtyrë edhe nga lidhja që kishte ba në vendin tonë duke u martuar me një Skodrane. Librin ia kushton vajzës së vet Matilda, ku paraqet edhe bindjen edhe krenarinë e tij për njohjen e këtij populli të vjetër fisnik, dhe e quen edhe veten se përket kësaj race proto-europiane.
Kurse populli Helen, që dihet se edhe ai origjinën e kishte prej PelIasgëve, ishte shkëputur aq shumë prej tyre nga ana gjuhësore, sa nuk u mbeti asnjë lidhje idiomatike me ta. Vetë gjuhëtarët grekë, ndonse me keqardhje, janë detyruar ta pranojnë këtë shkëputje prej Pellasgëve, prej të cilëve faktikisht përfituan themelet e atij qyteterimi që ma vonë do te shkelqente në kohën e artë të Greqisë së vjetër, së cilës nuk ia mohon askush meritat, por jo që këto merita të mund të errësojnë dhe fshijnë nga faqet e historisë, ekzistencën e kontributin e madh të Pellasgëve, dhe trashigimin që ata e gjëjtën të ruajtur të Shqiptarët, pasardhësit e tyre të padiskutueshëm. Ky pak a shum qëllimi i autorit, për të nxierrë në pah popullin shqiptar ashtu siç vërtetësisht asht.
Në trajtimin gjuhësor të studimit të tij ai mbështetet te gjuha veriore, ku gjënden të ruajtura rrenjët e pellasgjishtës. Duke e konsideruar pellasgjishte si gjuhën fillestare të të shprehurit të njeriut primitv, nga ku u formuan popujt e vjetër europianë, ai e mbështet studimin e tij, te fjalët -rrënjë të shqipës, që sot e kësaj dite ruhen të pacenuara si njërrokshe. Këto fjalë-rrenjë, sipas tij dhe sipas gjuhëtarëve të tjerë, arrijnë te shqipja në 785 tinguj njërrokshe, që përbëjnë bazën themelore jo vetëm të gjuhës shqipe por të të gjithë gjuhëve të tjera europiane, të cilat paraqiten me jo ma tepër se katër pesë rrënjë primare. Greqishtja paraqitet vetëm me 9 rrënjë e latinishtja vetëm me një. Pra, një rekord absolut, që i jep shqipës përparësinë e pamohueshme si gjuhë-amë e gjithë gjuhëve të tjera. Prandaj autori, duke konsideruar këtë paraprirje të Pellasgjishtës, e pranuar nga Herodoti dhe autorët e tjerë të vjetër, i paraqet në librin e tij, të gjitha fjalë-rrënjët njërrokshe të shqipës (që ai ka njohur) për të mbështetur me fakte tezën e tij, gjë që do të interesojë shumë edhe lexuesin shqiptar, duke e ditur se paraqitjen gramatikore ai e ka zhvilluar per francezët dhe të huajt e tjerë, që të binden se i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon vetitë, zakonet, traditat, tiparët dhe gjuhën e Pellasgëve, asht populli shqiptar. Në këtë përpjekje, ai na jep disa shëmbuj edhe mbi etimologjinë shqipe të disa emrave të hyjnive, heronjëve e përsonazheve të miteve të lashta, që përputhën në shumë raste me gjuhën tonë, e që, në qoftë se dikujt do të dukëshin të pavend, atëhere le të dalin ata burra që t'u japin një kuptim në një gjuhë tjetër. Këtë e themi për studiuesit shqiptarë, të cilët në qoftë se tregohen skeptikë apo qeshin mbi këto përfundime, do të kishim dëshirë të dijmë prej tyre si asht e mundur që akoma edhe sot nuk doli dikush prej tyre që të merret seriozisht me studimet gjuhesore të thelluara paleografike, ku shqipja loz një rol kryesor.
Autori mbeshtetet mbi banorët e Mirditës, sepse ai i konsideron ata si trashëguesit më të afërt të Pellasgëve. Sipas tij, për kohën që ai jetoj mes tyre para 130 vjetësh, kur e gjithë Shqipëria ndodhej nën sundimin turk, në errësirën e injorancës pa asnjë frymëmarrje qytetërimi, mirditorët kishin mundur t'i mbajnë zakonet e gjuhën siç kishin qenë para mija vjetëve, atje midis maleve të tyre, me pak ndryshime në veshje e në disa forma banesash ma të përshtatëshmc se shpellat. Invadimet e hueja u kishin shkuar për rrëzë. Dihet historikisht nga historiani Tit Livi, se kur romakët pushtuan gjithë Ilirinë, nga deti Adriatik deri në lumin Danub, pra gjithë Ballkanin, e vetmja krahinë e papushtuar kishte mbetur ajo e Pirustëve, pra Mirdita.
Përfundimish çfar mund të nxierrim nga ky lexim. E para, krenaria si jemi populli ma i vjetër jo vetëm në Balkan, por në gjithë Europën. Të mos harrojmë se deri në kohën e Homerit, Europë quhej e gjithë hapësira nga Anglia deri në detin Kaspik e në kufi me Hindinë. Kurse Azi, quhej e gjithë Afrika me gadishullin arabik e deri në oqeanin hindian. Në këtë libër kemi paraqitë hartat e botës së vjetër sipas Homerit dhe Hekateut, gjeografit të shek. VI të lashtësisë.
E dyta, gjuha shqipe mbetet gjuha ma e vjetër dhe përcaktohet si gjuhë-amë e gjuhëve të tjera europiane. Nga kjo del mangësia absurde e mos futjes në shkolla të studimit të gjuhës së vjetër shqipe, nga zanafilla e dokumentuar me mbishkrime pellasgjike, të popujve që e flisnin dhe e shkruanin këtë gjuhë, si Etruskët, Fenikasit, Kretezët, Dorët e Jonët, Frigjianët, Ilirët, Thrakët e Dakët, Keltët, Iberët, Skithët, etj. Duke ditur se shumë shkencëtarë paleografë kanë punuar e kanë arritur në këto përfundime, veçanërisht studiuesja shqiptare, Nermin Vlora Falaski, nga studimet e së cilës kemi paraqitur disa shëmbuj për lexuesin. Kjo shqiptare krenare dhe fisnike, duhet të kujtohet e të nderohet për kontributin e madh që i ka dhanë studimeve mbi orighinën e zhvillimin e gjuhës shqipe, si gjuhë çelës i gjuhëve të tjera, të gjalla e të vdekura.
Në këtë kontekst të mos harrojmë se të gjithë tentativat e tjera për deshifrimin e mbishkrimeve të vjetra me anë të greqishtës, latinishtës e gjuhëve të tjera të vdekura apo të gjalla kanë dështuar. Ma flagrantja asht ajo e dëshifruesit më të mirë të kodëve sekrete gjatë luftës së dytë botërore nga anglezi Majkel Ventris, i cili e mori përsipër të përkthejë tekstet e vjetra të Kretës, me anë të greqishtës e latinishtës, ose të arrije me një zbërthim kodik të veçantë, sigurisht pa njohur se ku binte gjuha shqipe. Pas disa vitesh përpjekjesh të kota hoqi dorë, sepse nuk kishte arritë të zbërthente sikur një fjalë të vetme. Po ashtu, nga një konstatim i ynë direkt, disa italianë duke ndjekur po atë rrugë pa përfillur gjuhën shqipe, i kishin përkthyer tekstet e vjetra etruske, tjetër për tjetër, roma për toma, një skandal. Kemi ndeshur në të tilla deshifrime të tjera të gabuara, që mjerisht janë zyrtarizuar pa asnjë bazë shkencore, për të vetmen arësye se nuk kanë dashur të pranojnë aftësinë e gjuhës shqipe, si gjuhë që mund të deshifronte mbishkrimet e quejtura misterioze, që për shqipen nuk kishin asnjë mister. Në këtë drejtim, duke përjashtuar Nermin Vlorën, shkencëtarët shqiptarë të gjuhësisë nuk u morën me mbishkrimet e vjetra, veçse përcipats. Një mungesë me një pikëpyetje të madhe. Edhe Prof. i shquar Spiro Konda qe njihej si një mbështetës i prejardhjes pellasgjike të shqiptarve duke u bazuar mbi gjuhën, nuk u vlerësua dhe u la në harresë, sepse jetoj në një kohë të keqe, siç ishte ajo e diktaturës komuniste që nuk linte frymëmarrje të lire edhe në çeshtjet shkencore.
Këto shtesa jasht konteksti të paraqitjes së librit, i kemi rreshtuar për të mbështetur nismën e lavdërueshme të këtij francezi, që arrinë në përfundime të tilla mbi gjuhën shqipe, si gjuhë-amë, pa pasur përpara syve përpjekjet e mavonshme të deshifrimit të mbishkrimeve etruske që ndodhën pas luftë së dytë boterore andej nga vitet 1950 e pas.
Një tjetër meritë asht ajo e përdorimit paraprak të alfabeti shqip që u vendos afro 20 vjet ma vonë nga studimet e tij. Me pak mungesa, ai ka ditur të na japë të saktë shqiptimin e fjalëve nga malësorët e para 130 vjetëve, ku "ë" pazane nuk figuron, sepse e folmja gegerishte nuk e pranon, siç nuk e pranonin Pellasgët e lashtë.
Nuk mund të mos theksojme se ai u mbështet mbi studime të randësishme të shkencëtarve të tjerë të huaj, Katrefazhë, Hovelak, Broka, Guerin, Larive, Heury, Seignobos, Hasdeanu, etj., dhe mbi gramatikën e shqipës së Vaso Pashës, si në drejtim të historisë së njerëzimit ashtu dhe të studimit të zanafillës së gjuhëve, përveç se nga aftësitë e njohuritë e tij në çështje gjuhësore, si zotërimi i gjuhëve të gjalla e të vdekura, të domosdoshme për studime të tilla. Prandaj kontributi i tij duhet vlerësuar, sepse në mos tjetër na rikthen në kohërat e lashta me një far admirimi per vetveten si shqiptarë, që paskëshim stërgjyshër aq të vjetër e aq të famshëm, që bota na a e ka zili e nuk ka ku kapët për ta hedhë poshtë atë fakt, që përbën një teori të tanë mbi evolucionin e njeriut europian, nga njeriu i shpellave, i palafitëve, i ndertimeve ciklopike, i kullave gurore, deri në pallatet e qiellgërryesët madheshtorë.
Duke qenë se botimi i librit u vonua, do të shtojmë diçka nga arritjet e fundit të studimeve pellasgjike, që kanë hy në repertorin e studiuesve të huaj. Kjo u ba e mundun nga shëmbja e murit që ndante vendet perëndimore nga ato lindore, që i hapi rrugën zbulimeve të reja arkeologjike, që vërtetojnë katëpërcipërisht praninë e disa popujve të identifikuar saktësisht si pellasgjikë në trevat e Ballkanit, me shtrirje në të gjithë Europën. Kjo prani e Pellasgëve në tokat shqiptare daton nga vite 10.000 - 8000 deri 3000 para Krishtit. Këto Pellasgë janë edhe emruar me emra të veçante, dhe janë pikërisht pellasgët Vinka dhe Diminë që kanë banuar në ato kohë në viset Ballkanike e në Shqipëri e që janë përhapë edhe në viste e tjera europiane. Kjo është vërtetuar nga shumë objekte arkeologjike, por çuditërisht edhe nga format e para të shkrimit, që i paraprijnë krijimit të alfabetit të pare që është ai pellasgjik. Pra janë pellasgët ata që së pari kanë çpikur atë alphabet që u adaptua, nga popuj të tjerë. Alfabeti iu dedikue Fenikasve, pa ditur se Fenikasit vetë ishin një popull pellasg, që si popull lundërtar që ishin e përhapën alfabetin në gjithë botën e vjetër. Helenët morën nga alfabeti pellasgjik që ndërtuan të vetin, duke u larguar nga ai e duke e humbur ma vonë lidhjen gjuhësore. Sa që shkrimet ma te vjetra Dorike e Jonike, që grekët pretendojnë prejardhjen e tyne, që i përkisnin pellasgjishtës, nuk gjejnë kuptim me gjuhën greke, as të vjetër as të re.
Siç shihet ekzistojnë disa anomali studimore në përkatësinë e disa fakteve e zbulimeve arkeologjike e gjuhësore, nga mungesa e një hulumtimi më të thelluar për të njohur lidhjet midis popujve të vjetër të Europës, të cilët janë të përfshirë në të njejtën origjinë dhe dikur kanë pas folur të njejtën gjuhë, që ishte pellasgjishtja. Prandaj, për paleografët e gjuhëtarët del parësore njohja e gjuhës shqipe, që po tregon se ka aftësinë të përktheje mbishkrimet që kanë mbetur me mija vjet të pa kuptim, siç e cekëm më lart.
Le të vlejë ky libër si një shtytje për të njohur më thelIë e më mirë çështjen gjuhësore shqiptare dhe atë të origjinës sonë nga popujt më të vjetër e parësor që populluan Europën, ku Pellasgët u shquan si dominues në kohërat parahistorike e parahelenike, dhe lidhjen e padiskutueshme të Shqiptarve me atë popull, ku randësinë më të madh e merr gjuha, një monument i vërtetë i identitetit tonë parahistorik e historik, si popull i mirëfilltë europian.
Lek Pervizi
Bruksel, me 25 mars 2006.


KUSHTIM



Vajzës sime Matilde

Shumё miq tё nёnёs sate e tё mi me kanё thёnё mё se njezet herё qё tё shkruaj diçka pёr Shqiperinё, ku une kam njohur nёnёn tёnde kur ishte vajzё, me tё cilёn u martova dhe qё tё nxori nё jetё. Prandaj nё damarёt e tu rrjedh gjak shqiptari. Nё qoftё se unё ta kushtoj kёtё libёr, e bёj qё ti ta mbajsh gjithmonё pranё vetes, pёr tё mos harruar kurrё mёmёdheun dhe gjuhen e nёnёs, sё cilit libёr e ardhmja do t’ia njohё vlerёn. Tani ti nuk di akoma tё lёxosh, por ti e flet mё mirё se unё kёtё gjuhё burrёrore, aq e ёmbёl nё gojёn tёnde, qё i ka busheqeshur tashmё katёr pranverave tё gёzueshme. Ti di tё tregojsh pralla e lёgjenda, dhe duke mё parё duke shkruar, me fjalёn tёnde fёminore i thua çdokujt se unё punoj pёr ty, pёr tё fituar paret pёr blerjen e lodrave tё tua. Kur ti do ta lёxosh kёtё libёr tё vogёl, e kur ti do ta njohёsh mё mirё botёn, si grua e nёnё familje, nё atё moshё, ti do tё kuptojsh se qёllimi i punёs ime nuk ishte pёr tё fituar pare pёr lodrat e tua, por pёr tё ringjallur kujtimin e racёs sё vjetёr e tё harruar tё Pellasgёve, tё cilёt i kanё nxierё nё jetё shqiptarёt dhe nёnёn tёnde. Shekulli nё tё cilin ti do tё jetosh do t’i pёrkasi si burrave ashtu dhe grave; nё qoftё se ti do qё hiri i babait tёnd tё jetojё nё varr, bёj si ai; puno, sa tё keshё mundёsi, pёr tё ringjallur gjuhёn e pasur tё tё parёve tё pёrbashkёt, sepse, unё gjithashtu, si europian, rrjedh nga Pellasgёt autoktonё, tё cilёt populluan Europёn, kёtё kontinent shumё tё madh, qё pa tё lindё mbi tokё paraprijёsin e familjes sё madhe dhe tё mençur tё njerёzimit.

Kostantinopol, me 31 dhjetor 1893.

ED. SCHNEIDER

_________________
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#18  PostPosted: Tue Sep 15, 2009 6:54 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Pellazget nuk e humben kurre gjuhen edhe indentitetin e tyre.Sote i gjejm ne strehen e tye te pare-Dodonen pran Beratit-edhe te shqipfolsit kudo ne ballkan.

I takon albanologjis ta zgjidhi kete ceshtje te zjarrte te autoktonis sone,por a mundet kush te na tregoj emrat e pedagogeve qe japin mesim ne degen e albanologjis ne tirane??A mundet kush te na percaktoj qendrimin e tyre kundrejt ceshtjes pellazge??Askujt tjeter, pervec shqiptarve ,nuk i intereson zbulimi i se vertetes per Pellazget.Ne se kjo e vertet do ishte studjuar prej koheve,ateher "kurva e motit" nuk do kishte ndertuar nje shtet greke me banore shqiptare.

As Naimi edhe as De Rada nuk na pate genjyer per prejardhjen tone nga pellazget hyjnore-pamvarsisht menyres se varfer qe e trajtojn ceshtjen,serisht ata na thane se ne jemi te paret

bota qe kur eshte zene
shqiperia e para ka qene
pellazgjinj ju thonin me pare
me se fundi shqipetare
gjuhe qe flisnin perendit
ate flisnin pellazgjit
bijet tane jane ellinet
sikurse edhe latinet---------NAIM FRASHRI


Por edhe sote dituria shqiptare calon ne kete drejtim.Kjo dege e shkences varet nga qellimet edhe interesat personale edhe drejtohet nga veglat antishqiptare mindis nesh-ashtu sic i quan M Zeqo.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#19  PostPosted: Tue Sep 15, 2009 7:01 pm 
Offline
Universe Member
Universe Member
User avatar

Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Posts: 3491
Location: CANADA
Gender: Male
Pedagoget ne UT perdorin te njejten metodologji te gabuar ne qasjen per historine si ata para tyre ne kohen e monizmit, dhe studimit te saj nuk po i bashkohen pasionante te kultures sone. Kurse gjuhetaret qe duhet te loznin rolin kyc, akoma perdorin rregullat e linguistekes standarte, qe vuajne nga empirizmi dhe mungesa e alternatives.

_________________
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#20  PostPosted: Tue Sep 15, 2009 7:16 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Zeus10 wrote:
Pedagoget ne UT perdorin te njejten metodologji te gabuar ne qasjen per historine si ata para tyre ne kohen e monizmit, dhe studimit te saj nuk po i bashkohen pasionante te kultures sone. Kurse gjuhetaret qe duhet te loznin rolin kyc, akoma perdorin rregullat e linguistekes standarte, qe vuajne nga empirizmi dhe mungesa e alternatives.


ateher gjendemi perpara nje katastrofe me te madhe antikombetare,sepse albanologet e rinje do ecin ne rruge te gabuar.

Por ne asnje menyre nuk duhet ta shuajm zjarrin e autoktonis sone.Kohet kane ndryshuar edhe keshtjellat e rrenuara komuniste po bien,urojm qe te bjeri edhe kjo keshtjelle komunistash ,edhe te kaloj ne duaret e realistave.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#21  PostPosted: Mon Sep 21, 2009 8:29 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Ja nje harte e Heroktodit:


You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#22  PostPosted: Mon Sep 21, 2009 8:59 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Posts: 1826
Gender: Male
Zeus10 wrote:
Sic e permenda dhe me siper, ai eshte i vetmi rast kur Homeri perdor fjalen Helene, nderkohe qe ushtrine sulmuese e ka identifikuar si akease(598 here) ose danase(138 here)ose ne disa raste (29) si argive per shkak se kryeqender e Akaise ishte Argosi pellazgjik. Le te japim nje shembull nga shume keto:

Homer, Odiseu 11.440
ὣς ἔφατ', αὐτὰρ ἐγώ μιν ἀμειβόμενος προσέειπον:
‘ὦ Ἀχιλεῦ Πηλῆος υἱέ, μέγα φέρτατ' Ἀχαιῶν,
ἦλθον Τειρεσίαο κατὰ χρέος, εἴ τινα βουλὴν
εἴποι, ὅπως Ἰθάκην ἐς παιπαλόεσσαν ἱκοίμην:
οὐ γάρ πω σχεδὸν ἦλθον Ἀχαιί̈δος, οὐδέ πω ἁμῆς
γῆς ἐπέβην, ἀλλ' αἰὲν ἔχω κακά. σεῖο δ', Ἀχιλλεῦ,
οὔ τις ἀνὴρ προπάροιθε μακάρτατος οὔτ' ἄρ' ὀπίσσω.
πρὶν μὲν γάρ σε ζωὸν ἐτίομεν ἶσα θεοῖσιν
Ἀργεῖοι, νῦν αὖτε μέγα κρατέεις νεκύεσσιν
ἐνθάδ' ἐών: τῷ μή τι θανὼν ἀκαχίζευ, Ἀχιλλεῦ

Code:
..dhe atje u shfaq fantazma e Akilit birit te Peleut
si dhe ato te Patroklit dhe te pasoqit Antilokut
si dhe e Aiasit qe ne rradhen e luftetareve AKEAS
ishte me i miri pas te pashoqit Akil



Zeus

ketu po nderhyj vetem per perkthimin kuptimore qe i eshte dhene veprave homerike.Fjala e pare "eos fato" perkthehet "si fate=si shenje e mire".Fjala "fato-fatisan"tregon fatin-shenjen e perendis etje.Kjo fjale eshte ruajtur po keshtu edhe nga shqipja,ashtu sikurse ekziston edhe ne disa gjuhe evropiane.Greqishtja sote ka fjalet-tiqi-mira-

_________________
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#23  PostPosted: Sun Nov 08, 2009 12:44 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Zeus10 wrote:
Por Argosi kishte banoret e vet, qe quheshin PELLAZGE dhe mbreti i tyre nuk heziton ta quaj veten Pellazgu mbreti i tokes:

Eskili, Supliant 250


τοῦ γηγενοῦς γάρ εἰμ' ἐγὼ Παλαίχθονος
ἶνις Πελασγός, τῆσδε γῆς ἀρχηγέτης.
ἐμοῦ δ' ἄνακτος εὐλόγως ἐπώνυμον
γένος Πελασγῶν τήνδε καρποῦται χθόνα.
καὶ πᾶσαν αἶαν+, ἧς δι' ἁγνὸς ἔρχεται
Στρυμών, τὸ πρὸς δύνοντος ἡλίου, κρατῶ.
ὁρίζομαι δὲ τήν τε Περραίβων χθόνα,
Πίνδου τε τἀπέκεινα, Παιόνων πέλας,
ὄρη τε Δωδωναῖα. συντέμνει δ' ὅρος
ὑγρᾶς θαλάσσης: τῶνδε τἀπὶ τάδε κρατῶ.
αὐτῆς δὲ χώρας Ἀπίας πέδον τόδε
πάλαι κέκληται φωτὸς ἰατροῦ χάριν.


Code:
Une jam Pellazgu i biri i PALE-KTONIT
i lindur prej tokes, zoti i kesaj toke
dhe gjithe raca ka marre emrin prej meje
pellazge
te cilet mbjellin kete toke
prej gjithe rajonit qe ku rrjedh Strimoni
dhe deri atje ku perendon dielli une jam zot
Brenda kufijve te mi shtrihet toka e Perrhaebejve
Tokat pertej Pindusit deri tek Paeonet
dhe kreshta e ngritur e Dodones
anet e lagura prej deteve jane kufijte e mi


Pra sipas ketij pershkrimi Pellazgu eshte mbret i gjithe Ballkanit deri tek Peonet, duke perfshire dhe Perrhaebejte. Po cfare jane keta te fundit?

APIANI, Luftrat Ilire III. 1.1

Ἰλλυριῷ δὲ παῖδας Ἐγχέλεα καὶ Αὐταριέα καὶ Δάρδανον καὶ Μαῖδον καὶ Ταύλαντα καὶ Περραιβὸν γενέσθαι, καὶ θυγατέρας Παρθὼ καὶ Δαορθὼ καὶ Δασσαρὼ καὶ ἑτέρας, ὅθεν εἰσὶ Ταυλάντιοί τε καὶ Περραιβοὶ καὶ Ἐγχέλεες καὶ Αὐταριεῖς καὶ Δάρδανοι καὶ Παρθηνοὶ καὶ Δασσαρήτιοι καὶ Δάρσιοι.

Quote:
Iliri kishte 6 bijë, Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas, and Perrhaebus, gjithashtu bija, Partho, Daortho, Dassaro, dhe te tjere, prej nga dolen Taulantet, Perrhaebejte, Enkelejte, Autarianet, Dardanet, Parthenet, Dasaretet, and the Darset. Autarieus kishte nje djale Pannonin, ose Paeonin, ky i fundit kishte femije, Scordiscus dhe Triballus, nga te cilet dolen kombe qe mbajne te njejtin emer.


Ky eshte djale i Ilirit sipas mitologjise, dhe ky eshte nje rast i jashtezakonshem qe BOTA ILIRE perputhet me ate PELLAZGE. Pra, nese Peraebet jane nje nga 6 fiset me te medha Ilire, ata jane dhe Pellazge njekohosisht, duke na konfirmuar qe kuptimi i etniciteit ne lashtesi, eshte shume me i ndryshem prej atij qe kemi sot.


E saktë plotësisht! Një krahasim të tillë e ka bërë edhe Hahni i madh tek 'Studime Shqiptare'. Unë s'kam çfarë të shtoj asgjë më shumë përveç një harte që e kam përgatitur mbi Perrebejtë si Pellazgo-Iliro-Epirotë.

Image

Edhe diçka që është mjaft interesant:

Quote:
So then, Gyrton, the Perrhaebian and Magnetan city in which Periothoüs and Ixion reigned, is situated near the outlets of the Peneius on the right;
***Strabo Geography Book VII, Fragments 15**


Gyrtoni sipas Strabonit ishte një qytet i perrebejve dhe magnatëve. Atëherë edhe disa shpjegime të tjera:


Quote:
This word may be traced in the Indian Gur, which signifies л fort or strynghold, and hence, figuratively, _any thing strong, huge, or gigantic— Hence Íb the Welch dialect, we have Choir, Gour, the name of Stonehenge, and which signifies the great assembly, though several of our antiquaries have so far bewildered themselves as to render it the giant's dance. The etyr mon of Germani has been uniformly mistaken. It is compounded of Get; Gor, or Gur, for they are all the same ; and man, which in the German, and Sanscrit, signifies a man.— The true import of Germani is huge, or gigantic men; and our modern word gormandize, which is derived from the same source, literally signifies, to eat like a German, or Giant.

The Greeks however appear to have used this word sparingly, for we can only trace Gyr, in the name of one city, viz. Gyrton or Gyrtona, which Stephanus places in PerrfueЫа, Ptolemy in Stymphalia, and Pliny in Magnesia. In all other names of cities they generally use Cyr, as in Cyrba, a city of Crete.—Cyrbasa, a city of Caria.—Cyre, an island in the Persian sea.—Cyrnii, a people of India.—Cyrofolu, a city of Ásia.-Cyrra, a city of Phocis, at the foot of mount Parnassus, and a hundred others, which, for brevity's sake, are omitted. Indeed the Greek Cyrios, or Kyrios, literally signifies the Lord of the Cyr, or circular territorial district. The Gflts have however an old word which approaches nearer to the Greek Gyr, viz. Girt, i. e. a girth or circle.

The Scots magazine and Edinburgh literary miscellany‎ - Page 345
History - 1815


Edhe pse autori lajthit kur burimin dhe kuptimin e fjalës 'Gur' e largon/pështjellon në gjuhën hinduse, kur në fakt etimologjia e kësaj fjale duhet kërkuar pikërisht në afërsi të popullit/popujve njëgjuhësh (ku bënin pjesë edhe perrebejtë) e ata janë sigurisht: ilirët, thrakët, epirotët, maqedonët, frigët, etj të dalë prej derës Pellazge.

Quote:
Do përmendur në këtë mes se dijetari suedez A.W.Persson në një punim deshifrimi të vitit 1930 arrin në përfundimin që të parët e Shqiptarëve kanë qenë në kontakt të ngushtë me banorët parahelen të Greqisë së Vjetër. Prandaj ky dijetar vepron me shqipen në punen e spiegimit të mbishkrimeve të Kretës së vjetër. Edhe ndonjë emër topik të Greqisë ai e spiegon me anë të shqipes, si Gortyn me shq. gur.
(*Eqrem Çabej, Studime Gjuhësore III, Rilindja Prishtinë 1987, fq. 44

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#24  PostPosted: Mon Nov 09, 2009 8:54 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Ja edhe një përkim tjetër mes Pellazgëve dhe Ilirëve, sërisht në rrafshin mitologjik.

Quote:
The Dictionary of Classical Mythology by Pierre Grimal and A. R. Maxwell-Hyslop, ISBN 0631201025, 1996, page 230: "Illyrius (Ιλλυριός) The youngest son of Cadmus and Harmonia.He was born during their expedition against the Illyrians"



Image
Image

Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#25  PostPosted: Tue Nov 17, 2009 8:03 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#26  PostPosted: Mon Nov 23, 2009 7:05 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Materiali i jashtezakonshem i sjellur ketu eshte fryt i punes se anetareve te forumiilir.com gjegjesisht i anetarit Cyclotomic i prezentimit te punes se studiuesit me origjine shqiptare Adamidit. Meqe nuk e gjeja dot mundesine sesi te vihem ne kontakt me postuesin, une do te jap edhe linkun nga e kam marre materialin edhe emrin e anetarit, ne menyre qe te ruhet autoresia. Besoj qe do te kemi mirekuptimin e ketij postuesi te denje.

http://www.forumilir.com/viewtopic.php? ... 43&start=0

Nga Cyclotomic

Ky studim eshte mare nga Bulletin De L'Institut Egyptien.
Studimi quhet Les Pelasges et leur descendants les Albanais nga Dr. Frassari Adamidi. Me duket se eshte bere diku nga vitet 1900, mbase pak me perpara.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#27  PostPosted: Fri Nov 27, 2009 7:58 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Posts: 2004
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Gender: Male
Image
Image

_________________
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#28  PostPosted: Fri Nov 27, 2009 8:59 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 1357
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
Quote:
Cyclotomic


His reputation proceeds him.

_________________
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#29  PostPosted: Fri Nov 27, 2009 9:06 pm 
Offline
Founder & Administrator
Founder & Administrator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Posts: 882
Location: Arbëria
Gender: Male
Patush wrote:
Quote:
Cyclotomic


His reputation proceeds him.


Do te doja qe ky person me dije te admirueshme te merrte pjese ne diskutime. Kush e njeh i lutem ti bej nje ftese per tu bashkuar me ne. Falemnderit.

_________________
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: PELLAZGET - POPULLI I PARE I MESDHEUT - CKA DIME PER TA?
Post Number:#30  PostPosted: Fri Nov 27, 2009 9:49 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 1357
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
Hymniarber wrote:
Patush wrote:
Quote:
Cyclotomic


His reputation proceeds him.


Do te doja qe ky person me dije te admirueshme te merrte pjese ne diskutime. Kush e njeh i lutem ti bej nje ftese per tu bashkuar me ne. Falemnderit.




Ka kohe qe nuk e kam pa aktive ne forume ku ai hidhte materiale.

Comments on the text of Æschylus By Francis William Newman 1884

Image
Image

_________________
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 216 posts ]  Go to page Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 15  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL