"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vrasjet e pas luftes ne Kosove

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#1

Post by Arbëri » Mon Jan 16, 2012 2:20 pm

Në Qeverinë e Hashim Thaçit janë vrarë 456 persona.
Gjatë kohës së Qeverisë së Përkohshme.
Ndërsa për 12 muaj 12 qershor 1999 30 qershor 2000 janë vrarë 600 persona. Në këtë numër unë një vrasje e kam kryer...". thotë Bllaca .

Image

Kush i vrau keta intelektual e ushtare , dhe pse ?!!
Pse deri më tash nuk është ndriçuar asnjë vrasje. ?!!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#2

Post by Arbëri » Mon Jan 16, 2012 2:26 pm

Bllaca: Pas çdo vrasje, festonim



Intervistë ekskluzive me Nazim Bllacën, ish pjesëtar i SHIK-ut
sh-agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, ndihet më i qetë, tani pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në bazë të dëshmive të tij, i shqiptoi 18 vjet burgim Fahredin Gashit, për një vrasje të kryer në qershor të vitit 1999.
Në një intervistë ekskluzive për Emisionin Drejtësia në Kosovë, Bllaca thotë se tash dy vjet, që kur doli për herë të parë publikisht me akuzat, ka dëgjuar shumë fjalë se është njeri i çmendur, tradhtar, njeri i Serbisë etj. “Pas vendimit të gjykatës, njerëzit e kanë pa se unë nuk jam njeri i sëmurë psikikisht, di me lexu, mbaj mend qindra data”, shprehet ai, në intervistën e transmetuar të dielën, në RTK.
Bllaca ka konfirmuar se është dëshmitar në rastin Kleçka. Por thotë se dëshmia e tij nuk është kundër Limajt. Porosit Azem Sylën dhe Hashim Thaçin që mos “t’ia gjuajnë krejt përgjegjësinë Limajt”, por të tregojnë se Shtabi i UÇK-së e ka themeluar burgun.
Duke folur për rolin e tij gjatë luftës në vitin 1998, Bllaca ka shpalosur se ka marrë pjesë në arrestime. Thotë se së paku tre persona i ka dorëzuar në Blinajë, ku komandant ka qenë Shukri Buja, aktualisht kryetar i Lipjanit.
Bllaca thotë se krejt dëshmitë i ka deponuar në Prokurori. Përsërit atë që e ka thënë edhe para dy vjetësh, se asnjë panel gjyqtarësh, nuk mund t’i hedh poshtë dëshmitë e tij. Kjo, sipas tij, u vërtetua me dënimin e Fahredin Gashit, i cili javën e kaluar mori 18 vjet burgim për vrasjen e Salih Gashit, nga fshati Vergofcë. Vrasja ishte kryer më 15 qershor 1999, disa ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s, dhe është cilësuar si krim lufte.
Pas dëshmisë publike para gazetarëve, lidhur me këtë rast, më 30 nëntor 2009, Bllaca rikujtoi se ishte shoqëruar në polici, ku ishte intervistuar lidhur me vrasjen.
I pyetur pse nuk është dënuar, Bllaca ka thënë se është e vërtetë se e ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në vrasje, por gjykata “e ka falur”. “Vrasjet të cilat i ka paraqitur Bllaca kanë qenë të pazbuluara dhe të hulumtuara për 10 vjet. Kanë qenë të harruara, të shuara, dhe ky person [flet për vete] arriti t’ua heqë pluhurin dhe t’i qesë në ditë. Më 25 gusht 2010 më kanë shpallur dëshmitar bashkëpunues për vrasjen e Sali Gashit, për veprën për të cilën minimum është dasht me i marrë 5 vjet burgim”.
Ndërkohë, akuza ndaj tij, për vrasjen e Ibush Kllokoçit, thotë se është ndarë nga rasti i Fahredin Gashit, sepse më herët UNMIK-u dhe tani EULEX-i, i kanë cilësuar si krime lufte vetëm krimet që kanë ndodhur deri më 20 qershor 1999. Rastet e tjera hyjnë në krim të organizuar.
Ai ka treguar se më 6 tetor 2011 është konfirmuar aktakuza kundër tij për vrasjen e Kllokoçit. Por konsideron se provat që i ka dorëzuar në Prokurori, prekin nenin 10 të Kodit Penal, i cili përcakton dënim deri në 5 vjet, kur “urdhrat merren nga lart”. Por nga kush i ka marrë urdhrat? “Nga Shpresim Uka, Shpresimi nga Azem Syla, kështu ka funksionu grupi kriminal”.
Ai e mban mend shumë mirë kur para 10 vjetësh, derisa ishte duke punuar me kombajnë, kur e kanë “urdhëruar” të shkojë në Prishtinë, për të kryer vrasjen.
I pyetur si ndihet kur i kujton vrasjet, Bllaca është përgjigjur: “Trishtohem”. “Nuk është lehtë me vra një njeri...I kam shkuar njeriut t’u hangër iftar, e kam vra”. Por është arsyetuar se “ajo kohë ka qenë me tjetër sistem mendor”.
“Çdokush që ka qenë kundër PDK-së ka qenë tradhtar”. Pas vrasjes, thotë se kanë ba banket e kanë pirë.
Kontaktin e parë me një prokuror të UNMIK-ut, Bllaca e ka pasur në vitin 2006. Pastaj, thotë se është detyruar largohet jashtë, “sepse ishin dhënë 100 000 € për vrasjen e tij”. Hysri Rama, me të cilin ka lidhje familjare, i ka thënë: “Nuk i ke punët mirë, duhet me u largu se plumbin e ke afër”.
Ai thotë se nuk ka kërkuar para, por njerëz të PDK-së thotë se ia kanë ofruar 1 milion euro, që t’i heshtë krimet.
Bllaca ka konfirmuar se është dëshmitar në rastin Kleçka, ku njëri nga të akuzuarit është edhe Fatmir Limaj. Ai thotë se mburret me këtë. Sepse po fillon zbardhja e një zinxhiri vrasjesh që kanë ndodhur gjatë luftës, më saktësisht në periudhën korrik – gusht 1998.
Por thotë se dëshmia e tij nuk është kundër Limajt. “Burgun e Kleçkës nuk e ka formuar Fatmir Limaj. Si munden me u mbajt 100 persona në një burg e me ditë vetëm një person. Burgu i Kleçkës është formu në një mbledhje, në një shtab, me një procesverbal... UÇK-ja ka pasur kokën. Dihet kush është koka e shtabit, Azem Syla”.
Por as kryeministri Thaçi, sipas tij, nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia, megjithëse ka qenë drejtor politik i UÇK-së. “Mos ja gjuani Limajt krejt. Dilni thoni, ne e kemi formuar burgun, në filan mbledhje”, shprehet Nazim Bllaca.
Ai ka akuzuar për propagandë kundër tij edhe drejtues të lartë të institucioneve. Ka përmendur data kur për të kanë folur Jakap Krasniqi, Hashim Thaçi, Ramë Buja, Kamishi etj.
Thotë se kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka akuzuar se është dëshmitar për Shtëpinë e Verdhë në Burrel. Por ish-arsimtari i Gjeografisë ka thënë se as nuk e di ku është Burreli.
Më 1 dhjetor 2009, Thaçi përkrah shefit të atëhershëm të EULEX-it, Kermabon, ka deklaruar se nuk do të ketë përzierje politike në rastin Bllaca. Por dy muaj më vonë, Thaçi tha se rasti është i montuar, kujton Bllaca.
I pyetur se cili ka qenë roli i tij në vitin 1998, Bllaca është përgjigjur: “Kam marrë pjesë në arrestime”. Ka shtuar se këta të arrestuar ia ka dorëzuar në Blinajë, komandës së Shukri Bujës. “Ata e dinë ku i kanë qu”. Tre persona, thotë se kurrë nuk i ka parë më.
Mohon se me akuzat dëshiron ta dëmtojë PDK-në. “Nuk po e dëmtoj askënd. Veç po du me tërheq kontributin tim, të dhënë gabimisht”, shprehet ai.
Të gjitha dëshmitë e dhëna në intervistën për Emisionin Drejtësia në Kosovë, Bllaca thotë se i ka deponuar edhe në Prokurori. Gjatë intervistës, ai ka përmendur shumë emra dhe ka bërë shumë akuza, por thotë se të gjitha qëndrojnë. Madje thotë se ka ende, por nuk dëshiron t’i dëmtojë hetimet.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#3

Post by Arbëri » Mon Jan 16, 2012 2:40 pm

"Pas luftës ishte urdhër që të vriteshin krejt figurat e LDK-së. Pasi bëhej vrasja, mblidheshim të festonim dhe ishte një festë e vërtet për të gjithë" ka thënë Bllaca.
Bllaca ka akuzuar Hashim Thacin, Jakup Krasniqin dhe Ramë Bujën se kanë bërë presion shumë në familjen e tij. Ai ka thënë se këta e kanë shtyrë të dëshmoj kundër Limajt.
Nazim Bllaca
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#4

Post by Arbëri » Tue Jan 24, 2012 10:35 am

Salihaj: E kam ditur SHIK-u ka dashur të më vrasë



Si strukturë, e dija saktësisht se janë njerëz të SHIK-ut e të krimit të organizuar, të gjithë njerëz të strukturave kriminale të PDK-së.
Në pjesën e dytë të intervistës, Adem Salihaj zbardh edhe detaje të tjera të atentateve ndaj tij. Ai ka dëshmi të forta jo vetëm të Nazim Bllacës por edhe të dëshmive të tjera se ndaj tij kanë dashur të bëjnë atentat disa herë. Ai thotë se nazim Bllaca është dëshmitari kryesor i të gjitha krimeve të pasluftës në Kosovës dhe se dëshmia e tij do të zbardhë edhe krime të tjera.
‘Bota sot”: A i mbani në mend ndonjë nga personat që kanë tentuar të bëjnë atentat ndaj jush?

A.Salihaj: Unë e kam parë për pak sekonda vetëm fytyrën e personit që ma drejtoi armën, të tjerët nuk kam arritur t’i shoh. Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet prej atëherë dhe unë, deri vonë nuk kisha asnjë informatë se kush ishin personat që deshën të më vrisnin. Si strukturë, e dija saktësisht se janë njerëz të SHIK-ut e të krimit të organizuar, të gjithë njerëz të strukturave kriminale të PDK-së. Ky nuk ishte rasti i parë që kishin planifikuar të më vrisnin. Ata më kishin kërcënuar sa e sa herë gjatë luftës e pas luftës, hapur, përmes mediave e publikisht, por edhe fshehtas. Dhe nuk ishte as rasti i fundit që ata kishin menduar të më vrisnin. Ata edhe më vonë më përcollën pandërprerë dhe u munduan ta gjenin rastin që të më vrasin. Unë fillova të kem qysh atëherë, pas tentim atentatit të parë, shumë informata lidhur me planet e tyre. Por, unë mora masat e duhura mbrojtëse që të mos i arrinin qëllimet e tyre kriminale. Vetëm pas disa vitesh mora një informatë se kush kishin qenë dy nga personat që deshën të më vrasin më 12 qershor 2000. Sot kam më tepër informata, por edhe ato ende kërkojnë plotësim dhe verifikim. Në tentim-atentatin ndaj meje ishin persona nga shumë pjesë të Kosovës, por edhe nga Ferizaj, të cilët e siguruan logjistikën e vrasësve. Kur erdhi Nazim Bllaca në shtëpinë time për ta treguar rrëfimin e krimeve monstruoze, kur zbriti në oborr, shikoi rreth e rrotull dhe më tha: “Baci Adem, paska këtu shumë ndryshime, përpara ka qenë ndryshe, unë kam qenë në atë kohë shumë herë natën këtu në ballkonin e shtëpisë tënde dhe e kam ruajtur rastin me të vra’’. Pra, njerëz nga Ferizaj e kishin përgatitur me kohë terrenin që të më vrasin, madje edhe brenda në shtëpinë time, para fëmijëve të mi.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#5

Post by Arbëri » Wed Jan 25, 2012 10:33 am

Sejdiu dëshmon “kundër” Thaçit në “rastin Bllaca”
E mërkurë, 25 janar 2012

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu mund të jetë dëshmitar i një prej proceseve të cilat i ka hapur në prokurorinë Speciale dëshmitari i mbrojtur Nazim Bllaca. Gjithçka ka nisur një vit më parë kur një kabllogram i “Wikileaks-it” zbuloi se kryeministri Hashim Thaçi pas daljes publike të Nazim Bllacës kishte kërkuar nga presidenti Fatmir Sejdiu që të dalë me një deklaratë për t’i mohuar krimet për të cilat kishte deklaruar Nazim Bllaca.
Fatmir Sejdiu, një vit pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit e kishte pranuar këtë fakt. “Po, është çelë kjo temë. Unë kam qenë parimor dhe kam dashur
gjithmonë që çështja e pushteteve të ndara të respektohet dhe të mos ketë
ndërhyrje nga politika” ka deklaruar në këtë intervistë Fatmir Sejdiu
Pra siç shihet ish-presidenti Sejdiu e ka pranuar faktin se “është çelë një temë “ e tillë nga kryeministri Hashim Thaçi por që ai e ka ruajtur parimin që të mos ketë ndërhyrje nga politika në proceset gjyqësore.
“Nuk kam çka t’i shtoj më shumë asaj që thashë më parë. Por mund të them se ka pasur raste kur nga institucione të caktuara apo njerëz me përgjegjësi është kërkuar që të dilja me deklarime politike, si president, për çështje që kanë të bëjnë me lëndët që janë përgjegjësi të sistemit prokurorial apo edhe të organeve të ndjekjes. Por këtë nuk e kam bërë. Mund t’ju them vetëm se ka pasur rast që më është kërkuar që të dilja dhe të deklarohesha për një proces të caktuar gjyqësor dhe të thosha se N.N. nuk janë fajtorë ende pa u kryer proceset gjyqësore ndaj tyre. Kjo ka qenë e pakapshme për presidentin e vendit, i cili ka kompetence kushtetuese të shqyrtojë kërkesën në kushtet e përmbushura ligjore për falje ligjore, për falje të dënimit apo vuajtje të tij” ka deklaruar ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
Por këto deklarimet ë ish-presidentit Fatmir Sejdiu i kanë rënë në sy prokurorit të EULEX-it Mauricio Salustro. Ai po i shfrytëzon këto deklarata të Sejdiut dhe tashmë ish-presidentin e vendit e ka përfshirë në listën e dëshmitarëve të rastin në procesin e ardhshëm që lidhet me Nazim Bllacën. Prokurori Salustro e ka njoftuar edhe zyrtarisht Nazim Bllacën se Sejdiu do të jetë dëshmitar në një nga seancat e ardhshme gjyqësore që lidhen me këtë dëshmitar të mbrojtur.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#6

Post by Arbëri » Thu Feb 02, 2012 11:42 am

“Ua bëj 500 herë ma zi se Nazim Bllaca”

Naim Miftari ka vendosur të flasë. Pretendon se ka shumë informacione, madje edhe për spiunimin që njerëz të afërt të UÇK-së i kishin bërë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e të tjerëve. Njeriu që pretendon se ka qenë hetues në SHIK ka thënë se ka informacione të sakta se si Shërbimi Sekret Serb dinte shumëçka për luftën e UÇK-së, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Ai ka thënë se i ka raportuar rregullisht Kadri Veselit, nga i cili thotë se ka marrë edhe detyra konkrete. Miftari thotë se gjatë punës së tij e kishte parë kodin e Nazim Bllacës – “Seiko”, ndërsa për vete thotë se e ka pasur kodin “031”.
Miftari, që tashmë ka dhënë një deklaratë në Prokurori, thotë se ka edhe fakte. Qindra dosje ka thënë se nuk ia ka dorëzuar SHIK-ut, por i mban ai. Në mesin e tyre edhe pesë CD që ia kishte dhënë Ibush Kllokoqi. Ai ka thënë se gjatë viteve të pasluftës ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje me pagesë, por kishte refuzuar. U çon edhe selam që “mos t’ia kërcasin filmin se 500 herë ua bën ma zi sesa Nazim Bllaca”. (kd)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#7

Post by Arbëri » Fri Feb 10, 2012 2:54 pm

Ymer Ymeri në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë

http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... nfHxd_Dlzg












.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#8

Post by Arbëri » Sun Feb 12, 2012 9:41 pm

Gani Geci :
Shik =Udb
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#9

Post by Arbëri » Sun Feb 12, 2012 9:43 pm

Si ka mundesi qe keta njerez qe vrane e prene Shqiptare akoma jane ne institucione te Kosoves !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#10

Post by Sally » Wed Oct 03, 2012 12:41 pm

Në burgun e Shtipit gjendet i vdekur ish pjesëtar i UÇK-së Ibrahim Sulejmani

Ish pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Shtipit. 39 vjeçari Ibrahim Sulejmani vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qendruar 4 vjet e gjysëm. Ibrahim Sulejmani ishte dënuar për verpra që kishin të bënin me krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001, ndërsa me miratimin e ligjit për amnisti në Kuvend Ibrahim Sulejamni priste lirimin e tij.


DEKLARATA E FUNDIT E IBRAHIM SULEJMANIT

ISH USHTAR I UCK-së i cili sot u gjetë i vdekur në burgun e Shtipit.
“Në vend se të vleje aministia dhe unë të lirohem, tash më akuzojnë edhe për katër vite shtesë. Unë kam vuajtur dhjetë vite burg. Para disa muajve u soll vendim nga paralmenti që të amnistohem. Në bazë të kësaj ne parashtruam ankesë dhe gjykata e Shkupit, e ka hjekur dënimin prej 15 vitesh që ma kanë shqiptuar, por ka sjellur vendim tjetër me të cilin unë dënohem me katër vite burg për vepra të cilët janë bërë në burgun kur kam qenë në Idrizovë. Ne kemi kërkuar që të bëhet bashkim i veprave dhe më pas të sillet vendimi, por pse ka një vendim të këtillë unë nuk e di. Vendimi ende eshte pezull , ndërsa bashkë me avokatin kemi përgatitur ankesën dhe do të presim si do të jetë epilogu i gjithë kësaj” ka deklaruar i ndjeri Ibrahimi në një deklaratë të tij në fillim të muajit shtator.
Ibrahim Sulejmani kohë më parë ka theksuar se dyshon se ai në burg mbahej për shkak të dëmshpërblimit që duhet të marrë nga shteti pasi që është aminstuar nga akuza e ngarkuar për krime lufte në vitin 2001, ndërsa ka vuajtur 10 vite burg.

”Mua personalisht nuk ma kanë thënë, por kam informacione se këtu është krejt lëmshi. Sipas bisedave që kamë bërë kur kam qenë në pushim, më është thënë se afër 500 mijë euro më takon dëmshpërblim. Ata duan që unë të heq dorë nga kjo dhe të më lirojnë.Mendoj se kjo ka prapavijë politike që për mua është e papranueshme” , ka theksuar Ibrahim Sulejmani.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#11

Post by Arbëri » Wed Oct 03, 2012 6:26 pm

Image
Ekrem Rexha-Komandant Drini është luftëtari dhe komandanti i UÇK-së, ai që i shpëtoi burgut dhe plumbit të serbit para dhe gjatë luftës, por që nuk i shpëtoi dot plumbit të krimit të pasluftës. Vrasjen e tij të dytë, janë duke e bërë klane të caktuara, në shtypin e verdhë duke bezdisur familjen e tij dhe bashkëluftëtarët dhe miqtë e Drinit!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#12

Post by Arbëri » Wed Oct 03, 2012 6:27 pm

Ish-shefi: SHIK-u u themelua me vendim të Thaçit

Ish-shefi i Shërbimit Intelegjent të Kosovës, Kadri Veseli ka rrëfyer për themelimin e këtij shërbimi dhe strukturën e tij. Ai ka treguar se si lëvizja e studentëve e vitit 1997 ka qenë baza kryesore e SHIK-ut.
“Këtyre lëvizjeve iu janë dhënë atë kohë edhe trajnime të intelegjencës nga ata që ia kanë dashur të mirën Kosovës, të jashtëm por edhe nga vendi amë. Kjo strukturë ka qenë baza e SHIK-ut”, ka thënë Veseli për emisionin “Pressing” të KTV-së.
Pas vendimit për themelimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, ishte vendosur edhe për themelimin e Shërbimit Intelegjent. “SHIK-u fillesat i ka pas nënshkrimit të një marrëveshje në Rambuje në mes të Rugovës, Thaçit e Qosjes, për krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në atë kohë, në fund të marsit a fillim të prillit u themelua edhe SHIK-u, kjo u bë me vendim të kryministrit të asaj qeverie, Hashim Thaçit” , ka shtuar ish-shefi i këtij shërbimi.
Kadri Veseli ka folur edhe për vitet e themelimit të UÇK-së, e kohën e çlirimit. Në vitin 1992, sipas tij, UÇK-ja kishte tentuar që përmes Adem Jasharit, të takojë Ibrahim Rugovën.
http://botasot.info/def.php?category=3&id=156117
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#13

Post by Arbëri » Wed Oct 03, 2012 6:29 pm

Cilët janë vrasësit e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushecit, Agim Ramadanit...

Image
Përgjigjet i kanë SHIK-u, Xhavit Haliti me Azem Sylën

Cilët janë vrasësit e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushecit, Agim Ramadanit... (5)
"Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”
Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerilasve në Kosovë. Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.
Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala ishin nisur me një makine private duke i prirë një kamioni me armë në drejtim të Bajram Currit nën përcjelljen e dy punëtorëve të SHIK-uk të Shqipërisë. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Vëllezërit Demiri, të cilët edhe sot e kësaj dite edhe pa zbardhjen e vrasjeve njihen si autorët e pritës, kishin shkuar në Tiranë për të pritur vëllain tjetër që u vinte me pushime nga Anglia dhe në kthim kanë ndaluar e janë bërë bashkë me bandën e tyre për të zënë rrugën. Rreth orës 02.00 pas mesnate, afër fshatit Miliskajë, është qëlluar drejt makinës ku gjendeshin Ilir Konushevci dhe doktori Hazir Malaj, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, me qëllim ndalimin e mjetit. Megjithëse automjeti ku ndodheshin doktor Haziri dhe Iliri u sulmua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin deri shumë larg, kamioni me armë dhe me shoqëruesit e SHIK-ut
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=168295
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasjet e pas luftes ne Kosove

#14

Post by Arbëri » Wed Oct 03, 2012 6:30 pm

Xhavit Haliti ka porosit atentate për të vrarë Ibrahim Rugovës

Image
Agim Hoti pretendon se është autor i dy tentim atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Për këto pretendime thotë se ka fakte që do t’ua tregojë edhe hetuesve. Personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk

Agim Hoti ka kryer tentim atentatin ndaj ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kështu së paku thotë vetë Hoti.

Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Hoti thotë se ka vendosur t’i hedhë në shesh të gjitha ato që ka bërë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në bisedë telefonike nga burgu për Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ai vetë ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova.

Hoti pretendon se në këto raste nuk ka qenë i vetëm.

Që të dy sulmet ndaj ish-Presidentit, ai thotë se i ka kryer me urdhër të Xhavit Halitit, aktualisht deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Artan Nimanit, profesor në UP si dhe Agron Haradinajtm i cili punon në PTK.

Hoti pretendon se për këto punë, ka marrë 5 mijë euro në janar 2004.

“Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”, pretendon Hoti për Express.

Por ata të cilët i akuzon ky i burgosur se e kanë paguar për të kryer një veprim të tillë, Hotin e quajnë vetëm një njeri që është i sëmurë mentalisht.

I kontaktuar nga Expressi, profesor Artan Nimani, këto akuza të bëra ndaj tij i quan “budallallëqe të porositura nga persona të caktuar”.

Derisa kontakti me Xhavitin Halitin ishte i pamundur, profesor Nimani thotë se këto deklarime i duken shumë interesante dhe në të njëjtën kohë, shpifje të kulluara.

“Nuk e di çfarë iu paska pikë në kokë, çfarë ka parë ëndërr, apo kush e ka nxitur të përmendë emrin tim. Nuk kam ide se për çka po flitet”, thotë Nimani për Express.

E, ndryshe nga profesor Nimani, i përmenduri tjetër nga Agim Hoti, si i përfshirë në këto “mesele”, Agron Haradinaj thotë se nuk e ka në plan të merret me deklarata të këtij njeriu.

“Gjithkush ka të drejtë të flasë çfarë të dojë, mirëpo është Gjykata ajo që i zbardh gjërat. Prandaj, s’e kam në plan të merrem me këto gjëra”, thotë Haradinaj për Express.

Pavarësisht kësaj, Agim Hoti me bindje të plotë pretendon se këta të dy persona, bashkë me Xhavit Halitin, janë të vetmit që e kanë paguar atë për të dy tentim atentatet ndaj ish-Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Unë e kam kryer atentatin e parë në vitin 2004 ndaj Rugovës. E kam gjuajtur bombën në shtëpinë e tij, me urdhrin e atyre që i përmenda”, thotë Hoti.

Më tej, ai deklaron se sulmin tjetër që ka ndodhur një vit më pas ndaj ish-Presidentit e ka kryer vetë, dhe me të njëjtit urdhra nga të njëjtit njerëz.

“E kam ndrequr dinamitin dhe e kam instaluar në një kontejner. Jam ulur në një qebaptore kinse për të ngrënë dhe me teledirigjues është aktivizuar, kur makina e tij ka kaluar andej”, rrëfen Hoti për Express.

Madje ai thotë se për të gjitha këto që thotë, ka dëshmi. “I kam të gjitha mjetet elektronike, kapsulat me të cilat është dirigjuar bomba, e të gjitha i kam”, thotë Agim Hoti.

“Në parking poshtë hotel Grandit, jam takuar me Artan Nimanin, i cili m’i ka dhënë të hollat për ta blerë topin e dorës. Prej asaj kohe e kam ruajtur Presidentin te varri i dëshmorit Afrim Vitia, rrugës për në ‘Velani’”, thotë ai.

E pas shumë dështimeve dhe presioneve që Hoti thotë të ketë pasur, tregon se e kanë detyruar ta instalojë bombën te ndërtesa e “Sllovenia Sportit” në Prishtinë.

“Një ditë para se Rugova të takohej me Solanën, unë kam shkuar në këtë pjesë të qytetit dhe kam bërë përgatitjet”, pohon Hoti.

“Për krejt këto i kam marrë 5 mijë euro. Jam paguar vetëm për sulmin e parë dhe për sulmin e dytë nuk jam paguar kurrë, pasi më kanë thënë se nuk e kam kryer punën deri në fund”, thotë Hoti, duke shtuar se të gjitha këto që thotë, u qëndron prapa dhe ka vendosur t’i bëjë publike vetëm për një arsye.

“Të gjitha kanë përfituar në kurriz timin. Kanë marrë miliona me thasë që Agron Haradinaj i ka sjellë nga Suedia, derisa unë po kalbem në burg”, thotë ai.

Ai këto pretendime për të cilat thotë se ka fakte, ka vendosur t’ua thotë edhe hetuesve.

Kjo nuk hera e parë që Agim Hoti përmend emrat e Agron Haradinajt e Artan Nimanit se kanë qenë personat kryesorë që kanë porositur vrasje me pagesë.

Madje Artan Nimani në vitin 2007 është paraburgosur për shkak të tentim atentatit ndaj Anton Berishës.

“Unë Agim Hotin e njoh pasi edhe më herët më pati bërë shantazh për atentatin ndaj Anton Berishës. Madje kam qenë edhe i akuzuar atë kohë për shkak të kësaj pune”, sqaron Nimani, në banesën e të cilit, Agim Hoti, në kohën kur ka ndodhur tentim atentati, i kishte fshehur armët. “Policia i pati gjetur ato armë dhe unë kam vuajtur kot dënim 2 muaj e më”, pohon profesor Nimani./Lirita Halili /Express
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”