ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
It is currently Thu Dec 18, 2014 1:22 pm

All times are UTC


Image
Welcome to Arberiaonline, home of the Arberors online. If this is your first visit, be sure to check out the FAQ by clicking the link above. We invite you to look around the site and read members commentary. You may have to register before you can post: click the register link above to proceed. To start viewing messages, select the forum that you want to visit from the selection below.Mirëserdhët në Arbëriaonline, vendin online të arbërorëve. Nëse kjo është vizita juaj e pare, mundësisht kontrolloni lidhjen FAQ më sipër, duke klikuar mbi të. Ne ju ftojmë të lexoni komentet tona, por ju duhet të regjistroheni para se të filloni postimet, për këtë klikoni në lidhjen register më sipër. Për të pare komentet, zgjidhni forumin e dëshiruar nga zgjedhjet e mëposhtme


Post new topic  Reply to topic  [ 4 posts ] 
Author Message
PostPosted: Sun Mar 25, 2012 7:52 pm 
Offline
Junior Member
Junior Member
User avatar

Joined: Wed Mar 21, 2012 1:18 pm
Posts: 4
Gender: Male
Location: Italy
Zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar një zhvillim jolinear të saj. Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndiçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flaës “koha memece” e kësaj muzike.

Thuhet se muzika, si një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo linear, por që kuptohet nga të gjithë.

Në Iliri arti muzikor ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se mund të identifikohet, për shkak të mungesës së dokumenteve të drejpërdrejta, por edhe se “Arti qytetar I vendbanimeve ilire, si pasqyrim I një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqet shumë unitet stilistik…”, megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.

Prej antikitetit deri në shek. XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga periudhat më të errëta, jo vetëm përsa u përket të dhënave mbi zhvillimet muzikore, por edhe më tej. Kuptohet që tisin e trashë të errësirës shekullore e çajnë aty-këtu rreze drite, te cilat ndriçojnë veprën e muzikantëve tanë, ndër të cilët veçojmë emrat e Niketë Dardanit (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit (shek.XII), të dy proftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit fetar, vend I përbashkët prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë. Shek. XV dhe fillim I shek. XIX shënoi një periudhë bashkëjetese, kur muzika e kultit mund të mendohej si një konvecion mjaft I ngushtë. Kjo gjë sot duket disi e çuditshme, kur te fqinjët tanë historikë (p.sh në Itali) u themelua universiteti I parë në botë, në të cilin lulëzonte arti e kultura, fakt që do ta dëshironim të dokumentuar në këto nivele edhe për kulturën tonë muzikore.

Muzikanti i parë shqiptar është Niket Dardani, I njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 e.s në Ramesian të Dardanisë.
Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni "Te Deum Laudamos", i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Koha që e ndan këtë artist nga pasuesit e tij është një hendek shekullor që thellohet në terrin e "Dark Age", ku nga trashgimia jonë humbën shumë vlera të ndërtuara në mijëvjeçarë. Kuptohet se humbjet janë katastrofike, përmendore artistike e kulturore u zhdukën në zjarrin e atyre dyndjeve, sa dëshmi shkrimore i përpiu flaka e barbarisë, kur dihet që vendi ynë u bë shesh luftërash.
Niveli i artistëve shqiptarë, klasi i tyre në krijimtari edhe pas tetë shekujsh dëshmon se kjo zeje kulturore gjalloi edhe në ato kushte dhe nuk reshti edhe pse për fat të keq ne nuk kemi dëshmi të shkruara. Megjithatë genet shqiptare të krijimtarisë nuk shterruan, ato u fashitën për një kohë nga flaka e dyndjeve por pa reshtur nxorën vazhdimisht filiza të rinj. Mjafton të përmenden ketu himnografët e atij harku kohor, krijimet poetike-muzikore të Justinianit (527-565), ligjvënësit më të madh të Perandorisë Bizantine që ishte me prejardhje dardane, i cili kompozoi himnin famëmadh "0 Movoyvns Vois Kai Tojos Toi Oeov".
marre nga B.Bajrami


Top
   
PostPosted: Sun Mar 25, 2012 7:56 pm 
Offline
Junior Member
Junior Member
User avatar

Joined: Wed Mar 21, 2012 1:18 pm
Posts: 4
Gender: Male
Location: Italy
Jan Kukuzeli i shekujve XI-XII shkëlqen në këtë kohë me krijimtarinë e tij dhe është autor i një vepre kolosale në lëminë e krijimtarisë kishtare, vepra e tij është madhështore dhe Profesor Sokoli argumenton me shembuj nga muzika sa e përkorë ishte kjo krijimtari. Muzikanti Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine. Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.

* Kisha Orthodhokse në mbarë botën e nderon këtë figurë si shenjtor të saj dhe kujtimin e tij e feston çdo 1 tetor;

* Ai shkroi një sistem të shkrimit muzikor, i cili u bë i njohur me emrin e tij Sistemi Kukuzeli;

* Njihet si muzikanti dhe këngëtari më i madh i Kostandinopojës në shekullin XII.
Veprat e tij në lëmin e muzikës u përdorën për disa shekuj në muzikën krishtere të Bizantit;

* Për kontributin e tij të veçantë dhe te jashtëzakonshëm në fushën e artit muzikor të kishës ortodokse bizantine, Kukuzeli është shpallur nga kjo e fundit "Agjios" - i Shenjtë

...origjinën e tij shqiptare e gjejme të shkruar dhe në Enciklopedinë e Madhe Britannica
(...ashtu si zakonisht, edhe kesaj figure historike shqiptare, popujt tjere perreth i'a kontestojne origjinen, ne rastin e Kukuzelit, me te zeshem jane sllavet e Maqedonise)

Lexoni me shume per te ne Wikipedia Shqip,ku mund ta ndegjoni edhe Himnin e tij: “O Zot, do të ecim në dritën e faqes sate...”
http://sq.wikipedia.org/wiki/Jan_Kukuzeli


Top
   
PostPosted: Sun Mar 25, 2012 7:59 pm 
Offline
Junior Member
Junior Member
User avatar

Joined: Wed Mar 21, 2012 1:18 pm
Posts: 4
Gender: Male
Location: Italy
Vendi ynë do nxjerrë edhe muziktarë e artistë të tjerë, e sidomos aty nga muzgu i mesjetës, kur po zhvillohej më tej prodhimi i mallrave si rrjedhojë e rritjes së fuqive prodhuese të vendit, çlirimin nga sundimi shekullor të Bizantit dhe me formimin e shtetit të parë të Arbërit. Këtë e provon krijimtaria e sa e sa muziktarëve e artistëve arbër nëpër Dalmaci, në kapitullin "Edhe disa muziktarë arbër", ku përmenden këta krijues, Dragan Prizreni, Kolë Durrsaku, Filip Pjetër Drishti, Vlash Filip Drishti, Helias Filip Drishti, Progron Burizani, Xanet Agustini, Kristofor Ulqini, Aleksandër Tivarasi, Martin Balistari, Stojan Shkodrani, provë se një krijimtari e tillë nuk ishte pa pararendës e pa traditë. Përplasja njëqindvjeçare (1385-1474) ndërmjet shqiptarëve dhe hordhive osmane, që u derdhën dallgë pas dallge, duke sjellë zi e mjerim, katandisën në gërmadha shumë qendra të lulëzuara, ashtu siç ka theksuar Dr. K. Jireçeku, "as midis Galipolit dhe Adrianopolit nuk qenë prishur aq qytete mesjetare sa vetëm në rrethin e Durrësit e të Shkodrës".


Top
   
PostPosted: Sat Jan 12, 2013 8:09 pm 
Offline
Regular Member
Regular Member

Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Posts: 91
Gender: Male
Location: Chicago
Image


Top
   
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic  Reply to topic  [ 4 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB® Forum Software © phpBB Limited