"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Libertinizmi mesjetar evropian.

Flisni për historinë e kombeve dhe racave të ndryshme, me analiza dhe dokumente.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Libertinizmi mesjetar evropian.

#1

Post by Mallakastrioti » Mon Sep 22, 2014 3:58 pm

Diçka e re per lexuesin shqiptar te vemendshem, lidhur nje figure mesjetare italiane (dhe evropiane) te rendesishme. Lexim te kendshem :

http://www.scribd.com/doc/240567303/Lib ... j-i-gjalle


LIBERTINI NGA NOLA QE U DOGJ I GJALLE

Image

Autor: Etnor Canaj

“Maiori forsan cum timore sententian in me fertis quam ego accipiam”
G. Bruno

Në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë mendimi anti-krishterë , ose quajtur ndryshe si, "qëndrimi i shthurur/libertin" (G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983, f. 15-16) ishte një fenomen i përhapur në Itali, Spanjë dhe Francë. Në bazë të kësaj lëvizje kulturore dhe filozofike duket të jenë marr konsideratat e filozofit, shkrimtar dhe politikanit francez, Michael Eyquem Montaigne, i cili ka shkruajtur:
"Unë jam aq i etur për liri saqë unë do të ndihesha i parehatshem edhe pse nuk do me lejohej qasje në çdo cep të largët të Indisë" (M. De Montaigne, Ese, A. Mondadori, 1997)

Libertinizmi përjetoi dy faza. Faza e parë radikale, kritike dhe e ngurtë ndaj mendimit teologjik, ku, eksponentët kryesor të të cilit ishin Giulio Cesare Vanini dhe Théophile de Viau, dhe një faze të dytë, e cila karakterizohet nga tone me te buta. Sikurse mbeshtet F. Martelli :
"G. Naude dhe interpretues të tjerë të të ashtuquajturit libertinizem erudit francez që zhvillohet të paktën deri pothuajse në pjesën e fundit të mbretërimit të Luigjit XIV, nuk duhen kuptuar në fakt si kundërshtarët e krishterimit reduktuar në një heshtje të pjesshëme të oportunizmit dhe oportunizmit, por fanatikë te bindur te kësaj qasjeje të re në nje rithyerje te shenjtërise e monarkike, promovuar në forma të ndryshme dhe ne kohën te ndryshme përmes sezonit të gjatë të Richelieu dhe Mazzarino dhe vazhduar me tej kur Luigji XIV merr pushtetin. "(F. Martelli, Estetica del colpo di Stato 2008, pp. 131-132)

Italia e shekullit të shtatëmbëdhjetë do të gjykohet nga Naudé si "e mbushur me Libertinë dhe ateistë dhe njerëz që nuk besojnë në asgjë." ( G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983 f. 7-8). Ndoshta Naude, nuk shprehu një opinionin e tij personal, por thjesht përmbledhi një mendim të përbashkët te kohes. Naude admironte (për një kohë të caktuar), filozofin italian Tommaso Campanella, (i cili kishte mendime libertine) dhe në fakt , shkoi per te vizituar atë disa herë .(F. Martelli, Estetica del Colpo di Stato, f. 110).

Shekullii i shtatëmbëdhjetë italian,çoi ne turre te druve (zjarr), ne sheshin romak te “Campi dei fiori”, Xhiordano Bruno (G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983, f. 57-58),libertini italian që "vdiq pa treguar shenja të frikës, edhe kur atij i vendosen përpara syve figurën e Jezusit të kryqëzuar, “i nguli sytë zymtë, pastaj ktheu shikimin e tij diku tjetër. "(D. Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, scritta da Domenico Berti, Torino, 1868, f. 5)

D.Berti na sjell si deshmi qe: Caspar Scioppo, duke qëndruar në Romë, ne 17 shkurt 1600, në kohën kur festohej jubileu nën Klementin e VIII, ishte dëshmitar i një spektakli të tmerrshme, ne djegien per se gjalli te Xhordano Brunos. Perhere sipas Bertit, Scioppio shkroi një letër, ne të njëjtën mbrëmje, duke ia nisur Corrado Ritterhausen, dhe duke i raportuar ngjarjen.

Letra e Scioppio, shkruar në shkurt te vitit 1600, u botua për herë të parë në vitin 1621 dhe ishte e përfshirë në vepren e titulluar "Macchiavelli Satio qua unitorum animos dissociare nitentibus respondetue, in gratiam domini Archieposcopi castissamae Vitae Petri Pazman Succincte excerpta Saragoza 1621.". Kjo letër ka qenë objekt i një debati mes dijetarëve të shekullit të tetëmbëdhjetë, për shkak të mundshem per jo vërtetësi te fakteve. Duket se letra u botua në një veper të Scioppio, veper të cilën ai e ka shkruar dhe botuar rreth vitit 1611, duke sjellë të njëjtat fjalë që ai i kishte shkruar një dekadë më parë Riterhause:

" Pertinaciæ ex odio profectæ memorabile exemplum ante bos decem annos in Iordano Bruno nolano Romaæ videre me contigit. Is enim potius quam portenta et nostra, quæ ab epicuriæis antiquis aliisque id genus philosophastris et hæreticis didicerat, ac libris nonnulis palam propugnaret, in rimis autem execrabiles in Christum et Apostolos contumelias ac blasphemias recantaret, seque, quod eos præstigiatores et magiæ artifices dixisset, pœnitentia duci fateretur, infelicibus sarmentis circumseptus, luculento igne vivus ustulari maluit.” (D. Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, scritta da Domenico Berti, Torino 1868, f.,10)
Më 7 mars 1608, në një letër drejtuar Breunger, Kepler na sjell një dëshmi shumë të rëndësishme në lidhje me dënimin e Bruno:

"Kam mësuar nga Wacherio se Bruno u dogj i gjalle në Romë dhe që duroi me ngulm te madh dënimin, duke pohuar se të gjitha fetë janë të kota dhe që Perëndia e identifikon veten me botën, me rreth dhe me majë." Edhe Luigi Firpo ka shprehur nje gjykim te vetin në qasje me Xh. Bruno , duke e cilesuar qe” është ai që hedh zaret në qiell dhe vjell fyerjet plebejane kundër Jezu Krishtit, ai që aplikon moton Ariosteo "armik i çdo feje dhe çdo ligj." (G. Spini, , Ricerca dei libertini, 1983 .f. 57-58)
L.Firpo sjell gjithashtu ngjarjen e dhunës nga ana e Giovanni Mocenigo kundër Nolanit ne natën e 22 maj 1598 Mocenigo ishte ai që e denoncoi si heretik Nolanin, duke ia dorëzuar inkuizicionit. Mocenigo hyri vrullshem në dhomën e mikut dhe e mbylli në një vend të sigurt, por, pasi perdori pa sukses si kërcënimet dhe joshjet, ai i dha hov hakmarrjes se tij, duke paraqitur një ankesë me shkrim kundër Nolanit, jashtëzakonisht serioze, prnë Inkuizitorit. Të njëjtën mbrëmje Nolani u transferua në burgjet e Zyrës së Shenjtë./S.Uffizio (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, p. 10)

Akuzat kundër Nolanit, të sjella ne vepren e Firpo, ishin si më poshtë:

1) qe ka mendime te kunderta me Besimin e Shenjtë dhe që ka mbajtur ligjerata te cilat janë kundër saj dhe Perçueseve se Saj
2) që ka mendime të gabuara në lidhje me Trinitetin, hyjninë e Krishtit dhe mishërimin;
3) që ka mendime të gabuara për Krishtin;
4). që ka mendime të gabuara për trans-substancionin dhe Meshen e Shenjte
5)që mbështet ekzistencën e botëve të shumta dhe përjetësisë së tyre;
6) që beson në metapsikoz dhe në emigrimin e shpirtit njerëzor në egërsira;
7)që merret me artin e shortarise dhe magjise .
8)që nuk beson në virgjërinë e Marisë.

Më vonë, në periudhën midis majit dhe korrikut të 1592, gjatë procesit akuzator venecian, u shtuan edhe dy akuzat e mëposhtme:
1)qe kënaqet në mëkatin e mishit,
2).qe ka banuar ndër vende te heretikëve, duke jetuar sipas menyres se tyre.

Në vitin 1591 sipas D. Berti, Xh. Bruno jetonte në Frankfurt mbi Main në manastirin e Karmelitaneve, kur Mocenigo e ftoi atë në Venecia "qe të mësonte nga ai sekretet e kujtesës dhe gjëra të tjera të mrekullueshme ..." (D. Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, scritta da Domenico Berti, Torino 1868, f. 11), duke i derguar atij një letër nëpërmjet Battista Ciotti (Giambattista Ciotti).

Nuk është e qartë arsyeja perse Nolani pranoi ftesën dhe vendosi të largohet për ne Venecia si një " mysafir i ndritur" i Mocenigo. Në fakt, sipas Berti, "Ciotti kreu detyren, dhe Bruno, sapo mori ftesen ndërpreu dhe la të gjitha gjerat duke u nisur menjëherë, duke dhene besimin e plotë në emrin dhe mbiemrin e personit që e kishte shkruar ...". (D. Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, scritta da Domenico Berti, Torino 1868 f. 11-12)

Do na lindnin vetvetiu pyetjet:

1) Perse Nolani, pas marrjes së letrës së Mocenigo, la gjithe aktivitet e tij dhe me ngut u nis per në Venecia? Vincenzo Spampanato përgënjeshtron hipotezën romantike te Bartholomeiss, sipas të cilit nostalgjia do të kishte tërhequr drejt atdheut Nolanin. Sipas mendimit tim, Nolani mund të ndjente mungesën e vendit të tij të lindjes, sikurse, ftesa e Mocenigos-së mund të ishte një mundësi për tu kthyer në atdhe, nën mbrojtjen e një familje fisnike dhe të shquar, arsye per te cilen Xh. Bruno nuk do të kishte gëzuar ndryshe . Ne nuk duhet të harrojmë se në atë kohë familjet aristokratike kishin si perdorim qe, prane oborrit te tyre mbanin figura erudite dhe te arsimuara..

2) Perse Nolani i besoi Mocenigos? Xh. Bruno e dinte qe veprat dhe idetë e tij shiheshin me sy te keq prej Kishes dhe prej Inkuizicionit te Shenjte? Arnold Van Buchel, i cili ndoshta ka njohur Xh.. Bruno në dhjetor të 1585, në Paris shkroi nder te tjera në kujtimet e tij se: "udhehiqet prej doktrinash shumë te holla, me siguri qe diçka e tille nuk do ishte e pershtatshme për sigurinë e jetës së tij" (V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, Messina, 1921,, f 403-404).

3) Ftesa ishte ndoshta një kurth i Mocenigo qe të "shkatërronte" Nolanin? Apo mos ndoshta Mocenigo ishte "përdorur" nga Zyra e Shenjtë për të futur në kurth Xh. Bruno? Në lidhje me pyetjen e fundit, ne nuk duhet të harrojmë se, ne 16 gusht 1589, Zyra e Shenjtë, kishte nxjerr nje urdher kundrejt Nuncit Apostolik të Venecias, qe ky duhet te zbulonte ku shtypeshin libra te dëmshme, urdher i cili i drejtohej edhe Inkuizitoreve te Dalmacisë dhe Istrias. ( V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, Messina, 1921 f. 453-454).

Gjatë procesit veneciane Mocenigo, argumentoi se ne Rome ishte i hapur një tjetër gjyq kundër Brunos (mars / prill 1576) për "arsye te pa njohura, sa dhe aq serioze" (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948 fq. 12). Nolani hodhi poshtë akuzat qe kishte qene i gjykuar në kohë të tjera, dhe madje, ne kete aspekt, asgjë nuk mund te gjendej kundër tij në arkivat e Zyrës së Shenjtë. Sipas Bertit, megjithatë, ky gjyq ishte i katërti në mënyrëkohore sipas rendit per çeshtje me shkaqe fetare kundër Brunos; dy të parët në Napoli; kur Nolani kishte respektivisht tetëmbëdhjetë dhe njëzet e tetë vjeç dhe i treti në Romë, një vazhdim i te dytit.

Perkunder çka teorizon Berti, Spampanato argumenton se nuk ka siguri lidhur vendit ku ndodhej Bruno, por është e sigurt qe ishte pikerisht Ciotti, i cili solli nga Gjermania vepren e rëndësishme te Nolanit titulluar "De minimo, magno et mensura”,poema filozofike latine, publikuara në Frankfurt në vitin 1591). ishte pikerisht kjo veper qe tërhoqi vëmendjen e Xhovani Mocenigo përkundrejt Xh. Bruno.

"Me pyeti ne se njihja Xhordanon- rrëfehu ne fakt Ciotti - dhe në qoftë se unë e dija se ku ndodhej atëherë. I thashë se po, dhe që e kisha parë në Frankfurt, dhe qe unë mendoja se ai gjithesesi vazhdonte te ishte atje. Dhe i keshtuquajtur Z. Mocenigo shtoi:- Unë do të doja që ai te vinte në Venecia për të me mësuar sekretet e kujtesës dhe të tjera gjera që ai meson, sikurse shihen në këtë libër. - Dhe unë atij iu përgjigja : - besoj se ne se do ti kerkohet, ai do te vije."(Docc. Veneti, doc. VI, c. Iv. in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Vol. II, 1921, f 460-461...... )
Arsyet qe çuan ne tradhti Mocenigon ndaj mikut, nuk janë krejtësisht të qarta, megjithatë, sipas një depozitimit te Ciotti, ne mund të vënë në dyshim qëllimet e vërtetë të Mocenigo siç tregohet në depozitimin e mëposhtme të Ciottit:

"-Kur ndodhesha ne Frankfurt, unë fola me disa ndjekes/nxenes te tij, të cilët kishin shkuar në leksionet e tij në atë qytet, kur ai ishte atje, dhe te cilet kishin njohur praktikën e tij dhe mesimet;ata me rrefyen qe Xhordano mesonte me zotesi profesionin e kujtesës dhe kishte sekrete te tilla, por asnjehere nuk kishte kryer kete veprimtari me ndonje, perkundrazi, gjithe ata qe kishin patur lidhje me te per çeshtje te tilla, nuk kishin ngelur te kenaqur, duke me thene me teper:-Nuk di se si gjendet ai ne Venecia, pasi ketu ai njihet si njeri qe nuk ka asnje besim (i pafè, shenimi im)...-Diçka te tille duke ia rrefyer Z. Xhovani (Mocenigo), kur u ktheva prej panairit, mu pergjigj:-Edhe une kam dyshime mbi kete por dua te shoh çfare mund te nxjerr prej gjerave qe ai me ka premtuar, per te mos humbur gjithçka qe i kam dhene, dhe me mbas dua ta vendos ne çensuren e Zyrës së Shenjtë.”(Docc. Veneti, doc. VI, cc. 2v. E 3r in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Vol. II, 1921, f . 472-473)
Në se G. Mocenigo nuk ishte i kënaqur me mësimet e Bruno, kishte mundesi te ftonte atë të largohet, por gjërat morën një kthesë të ndryshme. Nën maskën se Mocenigo donte te fliste me te me pretekstin në përpjekje për ta bindur atë për të qëndruar në natën e 22 maj 1592, Mocenigo, së bashku me ndihmësin etij Bartolo dhe pesë gondolier, shkoi në dhomen e Brunos, kur ai ishte duke fjetur, e nxorrën me forcë dhe e mbyllen ate në një papafingo, siç tregohet ne fakt edhe nga depozitimi në vijim i Brunos :

"Me mbyllen ne te keshtuquajtur papafingo, duke thene Z. Xhovani, qene se doja te qendroja dhe ti mesoja termet e kujteses se fjaleve dhe termat e gjeometrise te cilat me kishte kerkuar me pare(...) do me linte te lire, ndryshe do me ndodhte diçka jo e kendshme.”(V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, f. 482)

Denoncimet e Mocenigo nuk ishin të mjaftueshme për të përcaktuar dënimin e Nolanit (G. Spini,Ricerca dei libertini, 1983, , f. 77), procesi shkoi nga Venecia në Zyrën e Shenjtë në Romë dhe me ekstradimin dhe transferimin e rastit , pozita e Nolanit u përkeqësua për shkak të ankesave të reja. ( nuk duhet të harrojmë që Xh. Bruno hodhi poshtë të gjitha akuzat e procesit venecian).

Në verën e vitit 1593 Xh. Bruno u denoncua përsëri dhe këtë herë ishte nje shoku i tij i burgut qe beri diçka te tille,murgu 'Celestino nga Verona. Akuzat kundër tij ishin trembëdhjetë, por vetëm tre perputhen me ankesat e Mocenigos, pikërisht numrat. 2, 5 dhe 6 Në vijim është lista e akuzave:

“Dicit se deponere contra Iordanum, quia suspicatur se calumniose delatum fuisse ab ipso, et detulit omnia contra Iordanum in scriptis. Detulit Iordanum dixisse:

1). Krishti mëkatoi për vdekje kur bëri lutje në kopshtin duke hedhur keshtu poshte vullnetin e Atit, dhe tha: Pater, si possibile est, transeat a me calix iste.
2) Që Krishti nuk u vu në kryq, por ai u var mbi dy drunje ne menyre të një 'crozzola', e cila perdorej ne ate kohe dhe quhej trekëmbësh.
3) Që Krishti është një qen i ndyrë me sqep ;qe thoshte se i pari i kësaj bote ishte tradhtar, sepse ai nuk dinte ta qeveriste mirë, dhe duke ngritur
dorën e tij drejt qiellit hidhte thjesht zaret e fatit.
4) Nuk ka Ferr, dhe asnje nuk është i dënuar me dënim të përjetshëm, por me çdo kohë çdokush shpeton, bashkëngjitur Profetit: Nunquid Deus në aeternum irascetur?
5) Që ekzistojne shume botë, që të gjithë yjet janë botë, dhe besimi se kjo botë është e vetme, kjo është injorancë e madhe.
6) Që, kur vdes trupi, shpirtrat emigrojne prej nje bote ne tjeteren, prej më shumë botëve, dhe nga një trup në tjetrin.
7) Që Moisiu ishte magjistar i zgjuar dhe, që ishte i aftë në artin e magjise, ku lehtësisht fitoi kunder magjistarëve te Faraonit; dhe ku ai beri gjasa se kishte folur me Zotin në malin Sinai, dhe që ligji që ai dha popullit Hebre ishte i sajuar prej tij.
8) Qe të gjithë profetë ishin njerëz dinake, të rreme dhe gënjeshtarë, dhe kjo është arsye ata kanë bërë një fund të keq, pra qe jane dënuar me vdekje, sikurse e meritonin.
9) Që tu keshillohesh Shenjteve eshte diçka qesharake dhe diçka jo për tu bërë.
10) Që Kaini ishte një njeri i mirë, dhe qe beri mire kur vrau vëllanë e tij Abelin, sepse ai ishte një i trishte ekzekutues i kafshëve.
11) Që në qoftë se do ishte i detyruar te kthehej ne nje murg i Shën Domenikut, ai do hidhte në ajër,manastirin ku do gjendej dhe, mbasi do bente kete,menjehere do donte te kthehej ne Gjermani ose ne Angli midis heretikeve per te jetuar sa me komod, per te jetuar ne menyren e tij dhe te mbillte herezite e tija te reja dhe te pa fundme..
Herezi të cilat kam ndërmend për të prodhuar dhe si jane dëshmitarë Francesco Ieronimiani, Silvio kanonik i Chiozza-s dhe frati Serafino i Acqua Sparta-s.
--------------------------------
Ankesa e murgut Celestino lëvizi makinerine gjyqesore duke renduar ne menyre te madhe pozicionin e Nolanit. Dokumenti kepuste ne menyre te pa kthyeshme dy prej pilastrave me solid te mbrojtjes se tij; ekzistenca e te vetmit deshmitar (Mocenigo) dhe pendimi i sinqerte i tij”(L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f. 35-36) .

Në një letër drejtuar Papës, Klementit VIII, Xh. Bruno kërkoi të përjashtohej nga akuzat dhe te lirohej; por kërkesa e tij iu refuzua. Më 20 janar 1600, Klementi VIII urdhëroi që të mbyllej çështja me nje perfundim denimi dhe qe Bruno ti dorezohej zjarrit shekullor si heretik me bindje dhe i pa lekundur. Ndoshta situata u përkeqësua pasi ne akuzat e reja nje akuzator i ri shtoi akuza qe kishin te benin me Papen..Më 16 shtator, një veteran nga Anglia, një ish-i bashke-burgosur i Nolanit; për hakmarrje, sipas Firpo, përsërit dy akuza;turpi i ateizmit dhe irreverence kundër Papës. Sipas Scioppio, rreth librit me titull 'Spaccio della bestia trionfante', bisha triumfuese ishte askush tjetër përveçse Papa..

"[...] libellum edit de Bestia triumphante, hoc est de Papa, quem vestri honoris causa bestiam appellare solent [...]” (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f,. 77-78).

Pas shtatë vjet me radhe ne paraburgim, më 8 shkurt 1600, të mërkurën, ne Piazza Navona, ngjitur me kishën e Shën Anjezes, u lexua dënimi me vdekje, djegie per se gjalli ne turren e druve per Xhordano Bruno nga Nola, prej Flaminio Adriano, noteri Universal i Inkuizicionit të Shenjtë. .Aspak i frikësuar , Nolani u ngrit ne kembe, me fytyre kërcënuese për habinë e të pranishmëve, duke thyer heshtjen dhe duke thirrur drejt Kardinaleve inkuizitorë; tha: "Ndoshta ju keni më shumë frikë në shpalljen e gjykimit tim, se sa une që kam marrë atë" (V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, Messina, 1921, f. 581,582).

Ky trup i vogël dhe i dobësuar, i rraskapitur nga burgim i gjatë, sfidoi me fjalët e tij pushtetin e Inkuizicionit të Shenjtë.
-Libërshitësi Britan, me 26 maj 1592, në lidhje me pamjen e Brunos, e përshkroi atë si më poshtë: "Unë e njoh këtë Xhordano Bruno nga Nola [...] dhe ky është një burr i paket, i dobet, me pak mjekër të zezë, diku rreth dyzet vjeç. "(Docc. Veneti, doc. 6, c.lr. In V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, f. 580).
Spampanato në vepren e tij sjell se Bruno u dërgua në 'Campo dei Fiori' zhveshur lakuriq, lidhur ne nje dru dhe qe u dogj i gjallë. Sipas një publikuesi të Romës, para vdekjes së tij, Xhordano perpara se te vdiste tha keto fjalese : "vdiste si një dëshmor dhe me deshire,dhe qe do te ngjitej shpirti i tij me ate tym ne parajse”, ndersa sipas nje deshmitari tjeter “(...) me gjuhen ne frè per fjalet teje te shemtuara qe thoshte, pa kerkuar te degjonte dhe te perballej me te tjeret.” (V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, f.. 585).

Filozofi Bruno, është një prej atyre mendimtarëve të shkëlqyer të cilët parashikojnë kohën e tyre. Veprat e tij, ndoshta ,jo te kuptueshme per kohen qe u shkruan dhe u publikuan, bejne pjese ne ato vepra te mendimit te lire larg gjithe dogmave dhe ngushtesise te detyrueshme te Kishes dhe Inkuizicionit te Shenjte. Nuk eshte rastesi qe censura kundrejt librave te tij prej inkuizitoreve, mbron faktin qe Firpo ka te drejte kur mbeshtet qe ;“Libertinizmi ishte pjese perberese e Brunos si nje veshje e jashtme.e tij”.

Censura e librave erdhi vonë dhe na bën të kuptojmë, pjesërisht, psikologjine e gjyqtarëve; që, sipas Spini, ata ishin 'pak rrëfyesve dhe pak policë' Sigurisht Nolani nuk arriti të bëjë të mundur qe veprat e tij te si dhe idete te kuptoheshin per kohen qe flasim dhe, ndoshta, ky eshte shkaku kryesor qe Bruno kur u mbrojt perdori taktiken e mohimit, duke kerkuar keshtu te fsheh natyren dhe ftyren e tij libertine Mos te harrojme qe, ne ato kohera, si predikatoret, ashtu edhe gjyqtaret, shpesh here me keqdashje dhe duke shfrytezuar pa diturine e njerezve te zakonshem, pregatiten rrugen e nje masakre te vertet, jo vetem kunder mendimit te lire, por edhe kunder atyre qe e praktikonin.
Marrjes në pyetje mbi çensurat dhe responsiones , lidhur te akuzuarit, ndoshta zune gjithe vitin 1597 ( L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948. fq. 64) .Në seancën e Kongregatës së Kardinaleve, prej 3 ose 4 shkurt, u vendos që Beccaria, Gjeneral i Domenicianeve, Bellarmino dhe Tragagliolo i deklaruan zyrtarisht Xhordanos se tetë propozimet (censurë) ishin jo vetëm heretike dhe në kundërshtim me besimin katolik, por këto nuk ishin të kohëve të fundit, me përkufizim, por me konsensusin e Etërve te lashte te Kishes , dhe prej Kishes te denuara dhe ndaluara. Ne 15 shkurt , Bruno dorëzhet dhe shpall se i njeh tetë propozimet të jenë heretike dhe eshte i gatshëm për per ti kundershtuar dhe hedhur poshte në nje vend dhe kohë që do pelqeje Zyrës se Shenjtë. (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f. 70-71).

Ne nuk e dimë nëse kjo deklaratë e Xh. Bruno ishte nën tortura, sepse nuk kemi dokumente për ta provuar ne se Nolani u torturua nga rrëmbyesit e tij, por, me sa duket, praktika e torturës ishte e përhapur në kohën e inkuizicionit . Për të mbështetur këtë tezë sjellim fjalet e mëposhtme te poetit dhe filozofit gjerman Friedrich Spee von Langenfeld:

"Këta priftërinjtë nuk bëjnë asgjë, por vazhdimisht shtyjnë gjyqtarët dhe rojet kunder te perndjekurve, duke i torturuar ata pa mëshirë, duke pretenduar se ky apo ai demonstrojnë kokëfortësi [...]... "(F. Spee, Cantio criminalis, 1631, f. 111-112)

Sipas Spee, priftërinjtë rrëfyes që vizitonin te burgosurit, shumë herë ata i dhunonin dhe i shanin për ti bërë qe të rrëfeheshin. Pra,nuk mund të përjashtojme faktin që edhe Nolani te kete qenë subjekt i ndonjë torture fizike ose psikike Një tjetër fakt i rëndësishëm është se në deklaratën e Xh. Bruno bërë inquizitoreve ne 21 dhjetor 1599, ai në mënyrë të vendosur u përgjigjet se nuk kishte dhe as donte të pendohej, sepse ai nuk kishte asgjë për t'u penduar apo çështje qe duhej të pendohej. Në një kohë të shkurtër Nolani "ndryshon" qëndrimin e tij: ne 21 dhjetor 1599, në fakt, refuzon të pendohet dhe 15 shkurt 1600 pranoi tetë propozimet si heretike dhe deklaron se është gati ti urrej ato
.
Siç shkruan Giorgio Spini, gjyqtarët dënuan Brunon pasi ai u përpoq për të identifikuar filozofinë e tij me dogmat e kishës dhe asgjë nuk mund të ishte aq e keqe për Pushtetin, qe përdorte terrorin për të zgjeruar kontrollin dhe fitimin e vet. Bruno u ankua karshi këtij pushteti që manipulonte ndërgjegjen, dhe pati guximin për të thënë diòka te tille edhe gjatë procesit venecian:

Bruno është ndoshta ai i cili dëshiron të reformojë krishterimin:

"Xhordano do dëshironte lirinë për të filozofuar, por do të bej masakrën e protestantëve. Do të bëhet kreu i sektit të ri të Xhordanisteve dhe do të tërheq mbas të gjithë botën [...] do përzëjë Orion-Krishtin nga qielli, por do të mbajë Kironin. Do trajtoj Jezusin si mashtrues dhe faqezi, por do të modeloj veten në shembullin e tij. Do vrasi të gjithë murgjit dikur te ishin akrepa, por do njohi funksionimin e murgërisë. Do fajësojë Venecian sepse ajo lë të ardhurat për murgjit, në vend që ato ti gëzojnë fisniket, por do zemërohet kundër protestantëve, te cilet vune në praktikë të njëjten menyre shpronësimi. Do doje lirine e natyrës, por do doje edhe frenat e "ligjit." Do doje vetveten në qendër të këtij programi të revolucionit universal. "(G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983, f. 73-74) .
----------------------------------------
Përfundim

Ride il Pagano altier, che in Dio non crede,
D'ogni legge nemico, e d'ogni fede”
L. Ariosto
Zjarri perpiu gjymtyrët e njeriut, por nuk arriti të digjte idetë e tij.
Ata dogjën filozofin në 'Campo dei fiori', por nuk arriten të "dignin" mendimin e tij, ai mendim qe po farketohej nder mendjet e ndritura, sikurse sihte ajo e Nolanit. Gjatë burgimit të tij ai kishte një sjellje në përputhje me mbrojtjen e tij dhe strategjia e tij ka mbetur gjithmonë besnike me filozofinë e tij. Ndoshta besnikëria e tij të karshi mendimit qe pati, ishte një nga shkaqet per fundin e tij tragjik.Ishin në fakt idetë e tij ato që më teper frikësonin dhe kërcënonin Pushtetin dhe ai e dinte kete gje, e dinte dhe e bërtiti me zë të lartë, aspak i frikësuar, duke e pare drejt e ne sy Pushtetin. Që atëherë, idetë e tij dhe armike te ligjeve dhe të fesë, sikurse konsideratat e tij, hapen rruget te tjereve deuke arritur deri ne ditet tona.
Jo çdo gjë digjet dhe jo çdogje humbet.

Etnor Canaj

Bibliografia
D. Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, Torino 1868
M. De Montaigne, Saggi, A. Mondadori, 1997
L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948
F. Martelli, Estetica del colpo di Stato 2008
F. Spee, Cantio criminalis, 1631
G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983
V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II
Docc. Romani, doc. VI, pagg. 209 e 210; G. SCHOPP, Lettera, S. pag. 69, F. pag. 392, in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II
Docc. Veneti, doc. VI, cc. 2v. E 3r in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Vol. II, 1921, pp. 472-473
poemi filosofici latini pubblicati a Francoforte nell'anno 1591
Image

Post Reply

Return to “Histori boterore”