"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.
Post Reply
Prespar
Senior Member
Senior Member
Posts: 101
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Lajme nga Maqedonia

#226

Post by Prespar »

Arbëri wrote:Hapet gjigandi “Shkupi City Mall”

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... NbiTsKtYpI

Shkupi bëhet me qendrën më të madhe tregtare në rajon Skopje City Mall. Në praninë e kreut më të lartë shtetëror, të ftuarve të shumtë, fytyrave të njohura politike dhe të jetës publike u hap qendra më e madhe tregtare në Ballkan dhe e para e këtij lloji në Maqedoni. Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane, një nga investitorët kryesor në këtë qendër tha se ky projekt i realizuar, në vetvete ka disa veçanti dhe si i tillë do të jetë tërheqës për gjithë qytetarët.
Kryeministri Nikolla Gruevski përgëzoi investitorët për guximin e marrë për një investim kaq të madh. Ai tha se Skopje City Mall do të bëhet shenjë njohëse e Maqedonisë.
“Sot jemi dëshmitarë të një realizimi të një ëndrre biznesi, e një vizioni të biznesit dhe një investimi të ri në Republikën e Maqedonisë, qendrës së re tregtare Skopje City Mall. Skopjë city mall sipas të gjitha parametrave sjellë efekte të mëdha pozitive për vendin tonë. Investimi i tejkalon 100 milion euro dhe për këtë dua që edhe njëherë publikisht të falënderoj dhe të përgëzoj investitorët Samir Mane dhe Zoran Antiq për këtë investim, për rreziqet me të cilat përballen sepse çdo biznesmen që hyn në një projekt të këtillë të madh bart dhe rrezikun në vete, dhe kjo është për respekt. Jo gjithkush merr një guxim të këtillë”, u shpreh ai.
Të pranishmit e shumtë nga të gjitha vendet e rajonit thanë se ky investim i biznesmenit Mane paraqet krenari për të gjithë shqiptarët
Hapja e Skopje City Mall është një ngjarje shumë e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë, meqë bëhet në një kohë kur ka mungesë të investimeve kapitale dhe kur në Maqedoni për shkak të krizës ekonomike është shënuar rritje e numrit të papunëve. Në këtë qendër moderne punësohen më shumë se 2000 vetë. Ministri i cili merret drejtpërdrejt me investimet e huaja, u shpreh se Maqedonia është bërë destinacion i vërtetë i shumë kompanive dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Skopje City Mall është një eksperiencë shumë e mirë për të gjithë investitorët e tjerë, pasi ata gjithmonë ndjekim hapin e të tjerëve. Skopje City Mall është qendra më e madhe tregtare në rajonin e Ballkanit. Është kënaqësi të shihen kaq shumë brende të njohura. Shpresoj se qendra do të bëhet destinacion shopingu jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë por edhe për gjithë rajonin”, deklaroi ministri.
Kjo qendër tregtare është dhe një dëshmi për bashkëpunimin e mirë ekonomik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Image
Dizajni i Skopje City Mall është bashkëkohor dhe i veçantë në pamjen e saj. Qendra më moderne tregtare është në vlerë prej më shumë se 70 milionë euro dhe me një sipërfaqe prej 90 mijë metra katrorë. Së bashku me këtë qendër bashkëkohore tregtare në Maqedoni për herë të parë vijnë dhe brende të njohura botërore midis të cilave- zinxhiri francez i supermarketeve Carrefour me një sipërfaqe prej 4500 metra katror, iSTYLE, rrjeti më i madh për shitjen e produkteve të gjigantit botëror Apple për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Për herë të parë në Maqedoni në Skopje City mall do të jetë edhe Zara në një sipërfaqe prej 2.190 metra katrorë, me hapësirën më të madhe në Ballkan. Nuk mungojnë as brende të tjera të njohura si Masimo Duti, Stradivarius, Pul end Bear, Bershka. Neptun- kompani e njohur e cila ofron shitjen e produkteve elektronike nga TV dhe kompjuterë deri në pajisje elektroshtëpiake. si lider në tregjet në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, në Skopje City Mall shtrihet në një sipërfaqe prej 3000 metra katrorë.
Përveç shopingut në Skopje City Mall nuk do të mungojë as argëtimi pasi, qendra disponon me kinema multipleks me 3D teknologji dhe salla të posaçme për bouling si dhe qendër të posaçme për më të vegjlit.
Këtë qendër tregtare më tërheqëse e bën edhe fakti që objekti ndodhet në komunën Karposh, në një vend shumë të përshtatshëm për vizitorët jo vetëm nga e gjithë Maqedonia, por sidomos edhe për ata nga Kosova dhe vendet e tjera më të afërta.

p.s. Nuk po i nxjerr videot nga youtube si me pare !?

mir kju biznesman i fort po e vendos tregtin ne mal e slaveve edhe jo ne mal e Shqiptarve

whats up with that ?
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#227

Post by Arbëri »

Prespar wrote:

Eshte Samir Mane investitori qe pasurohet ne Shqiperi nga shqiptaret ndersa investon ne Maqedoni ..!
Punonjesit ishin ne pergjithsi sllave , nuk vrejta Shqiptare askund ne kete shitore!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#228

Post by Arbëri »

Qeveria kërkon që të hiqen tabelat me flamur

Image

Image

Nga ku prenoncohen se nuk pajtohen me pozitën e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, i cili tha se tabela është ngritur me kërkesë të banorëve lokalë dhe nuk duhet të shqetësojë askënd.

Gjithashtu thuhet se VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që Këshilli komunal i Strugës të marrë vendime që janë në dëm të popullatës maqedonase dhe gjithashtu në dëm të së ardhmes së qytetit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#229

Post by Arbëri »

Shtatorja e Hasan Prishtinës në Shkup

Aktivitetet për zbardhjen e figures historike të rilindasit Hasan Prishtina do të vazhdojnë me 12, 13 dhe do të përfundojnë me 14 tetor me inagurimin e shtatores së Hasan Prishtinës në qendrën tregtare Mavrovasaja në Shkup.

“Kremtimet vazhdojn me organizimin e një akademie solemne me dat 12, në ora 14, që do të mbahet në Hotelin, Aleksandar Palas, me datë 13 dhe 14. Është organizuar një session shkencor ku do të jenë të përfshir akademik të shkencave, dhe institute të kreut të shtetit shqipëtar të Kosovës, Maqedonis. Kemi mbi 45 kumtesa dhe me datë 14 do të bëhet inagurimi i shtatores së Hasan Prishtinës, mu në qendër të Shkupit, këtu përball Radio-Televizionit. Apeloj derri te të gjith qytetarët”, thekson Mehmet Prishtina.

Image

“Pikërisht me 14 Tetorë kur do të vendoset shtatorja e Hasani prishtinës, është një ditë shumë e madhe sepse me 14 Tetor është mbajt Kuvendi i Shkupit ku në atë Kuvend është marr vendimi që nga kërkesa për autonomi të kalohet në atë për pavarsi. Dhe për shkak të burgosjes së H.P dhe depërtimit të ushtris sërbe ajo dëshir dhe ai vullnet që në Shkup të shpall pavarësin nuk u jetësua dhe ajo do të jetësohet më vonë në Vlorë me 1912”, thekson historiani Skender Asani.

Video: http://mtv.com.mk/al/al/lajme/maqedoni/ ... M.facebook
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#230

Post by Arbëri »

Zbulohet përmendorja e Hasan Prishtinës

Video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... Uq8zWh3dBQ

Me një ceremoni solemne, këngë dhe valle popullore në Shkup u zbulua përmendorja e Hasan Prishtinës. Familjarë të heroit, funksionarë të lartë, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, profesorë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në përurimin e shtatores së heroit kombëtar. Me këtë rast familjari i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina i cili është edhe donatori i përmendores, shprehu kënaqësinë e përjetësimit në bronz të Hasan Prishtinës në Shkup, pikërisht në qytetin ku ai ka zhvilluar veprimtarinë më të madhe kombëtare dhe ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e tij. Me këtë rast Mehmet Prishtina gjithashtu porositi:

“Hasan Prishtina dhe ideologjia e tij është në plotësi duke u realizuar. Sot shteti shqiptar është anëtar i NATO-s, Kosova është shtet dhe pjesa tjetër u mbetet klasave politike se si do ta trajtojnë bashkimin dhe interesat e kombit në të ardhmen. Urime Hasan Prishtina për jetë e mot në qendër të Shkupit” tha Mehmet Prishtina, familjar i Hasan Prishtinës.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#231

Post by Adriana »

Ekspërtët bullgarë: S'ka maqedonas, ata janë bullgarë

Sofje, 15 tetor - Një eurodeputet bullgar por edhe ekspertë nga Bullgaria, shfrytëzuan rastin përderisa ishin mysafir në televizionin bullgar BNT ku në temën për historinë e Maqedonisë dhe popullin maqedonas e ofenduan Maqedoninë dhe qytetarët e saj.

Si herëve tjera ashtu edhe kësaj radhe në këtë emision, ekspertët bullgarë pohuan se nuk ka maqedonas, dhe se ata janë bullgarës ndërsa Ohri është qytet bullgar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#232

Post by Arbëri »

“Skëndërbeu” emocionoi publikun në Shkup

Nje film real i luajtur para syrit te spektatorit ne skenen e madhe te teatrit te operes dhe baletit. Mbreme ne Shkup para artdashesve te shumte u shfaq opera Skenderbeu, me muzike te Prenk Jakoves me pjesmarrjen e me shume se 200 artisteve. Edhe ne kete paraqitje ne Shkup, Opera Skenderbeu ruajti fizionomine e operes se pare me libret te Llazar Siliqit, por me gershetim nderkombetar. Regjisori italian Karlo Saleti prezentoi figuren e heroit tone kombetar duke I qendruar besnik kohes kur Skenderbeu ka jetuar.

Skenderbeu u interpretua nga tenori amerikan Roi Stivens, i cili megjithe veshtiresite e mosnjohjes se gjuhes, solli ne shqip heroin legjendar te shqiptareve. Stafit te perzgjedhur te artisteve shqiptare iu bashkangjit edhe sopranoja jone Deshira Ahmeti qe solli ne menyren me te arritur ne skene, Donika Kastriotin. I mirnjohuri Zhani Ciko, nderthuri mrekullisht orkestren profesionale te teatrit te operes dhe baletit, me artistet e tjere te orkestres frymore te ushtrise shqiptare, korit te ansamblit ,trupes profesioniste te baletit dhe ansamblit te kengeve dhe valleve nga Tirana te ndihmuar edhe nga aktoret e teatrit shqiptar ne Shkup. dHe padushim Angazhimi i kaq shume profesionisteve u mireprit nga spektatoret e shumte.

Shfaqja më madhështore e realizuar deri tani nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit te Shqiperise, vjen në Shkup në kuadër të festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar me angazhimin e komunes se Cairit, qendrs informative kulturore dhe ambasades se Shqiperise ne Shkup.

Ngjarjet e operes nisin ne vitin 1463 kur Gjergj Kastrioti nisi perpjekjet e tij per bashkimin e shqiptareve kunder pushtuesve otomane. Opera ruajti ne skenografine dhe kostumografine e saj periudhen arberore dhe veshjet tradicionale te perdorura ne shekujt e mevonshem.

Kjo veper, nder me te arriturat e kohes, sipas njohesve te muzikes dhe historise, do ti sherbeje shume njohjes se historise se kombit shqiptar.

Video: http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/maqed ... 4.facebook
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#233

Post by Arbëri »

Maqedoni: Gjendja e varfërisë alarmante 42,8% e popullatës janë skamnor

Image

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2010 ka arritur 27,3%, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Të analizuara për nga llojet e amvisërive, më të prekura janë familjet e dy të rriturve me tre ose më shumë fëmijë të mbajtur financiarisht, me ç'rast 36,5% e personave të cilët jetojnë në familje të tilla janë të varfër. Sipas statusit më frekuent të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të papunë të varfër arrin 50,6%, derisa shkalla e personave të punësuar të varfër është 9,9%.

Në rast se nga të ardhurat e përgjithshme të disponueshme të familjeve përjashtohen transferet sociale ku përfshihen edhe pensionet, atëherë shkalla e personave të varfër është 42,8%. Në rast se, megjithatë, përjashtohen vetëm transferet sociale, kjo arrin 30,5%, derisa shkalla e varfërisë me transfere të përfshira sociale dhe pensione arrin 27,3%.

Enti Shtetëror për Statistikë për herë të parë i llogarit dhe i shpall të dhënat ndërkombëtare krahasuese për varfërinë për vitin 2010. Ato janë të ashtuquajturat Laeken indikatorët për varfërinë të bazuara në Sondazhin për të ardhura dhe kushtet për jetesë i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Burim i llogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente.almakos
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#234

Post by Arbëri »

Deputeti shqiptar: Do t’i vëmë zjarrin Kuvendit maqedonas

SHKUP- Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela, kërcënoi se do t’i vërë flakën Kuvendit Maqedonas. Reagimi i deputetit Sela erdhi si formë proteste ndaj projektligjit të VMRO-DPMNE-së për forcat maqedonase të sigurisë.

“Të tregoj unë se si bllokohet ky ligj, do të tregoj amendamentin e fundit kur të vini ta diskutoni do të shihni se si bllokohet ligji. Do të shihni kur ti marrim këto foltore, këta mikrofona dhe këtij Parlamenti të ja vëmë zjarrin. Doni kështu?”, theksoi Sela.

Për shkak se deputeti i PDSH-së refuzoi të ndërpresë proceduralen pas kërkesës së kryetares së komisionit Cvetanka Ivanova, kjo e fundit ndërpreu seancën, transmeton Telegraf.

Deputetët shqiptarët kundërshtojnë ashpër këtë projekt ligj pasi i njejti parasheh të drejta të posacme vëtëm për forcat maqedonase të sigurisë dhe përjashton ushtarët e UÇK-së.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme nga Maqedonia

#235

Post by Mallakastrioti »

Faleminderit Arberi per informacionin me siper lidhur operes "Skenderbeu" (mendoj se duhet te kete qene teje emocionuese).
Ja disa info lidhur Roy Stevens:

Roy Stevens, tenor

Following a successful international career as a dramatic baritone, Mr. Stevens recently made his Heldentenor debut with Austria’s Tiroler Festspiele, singing the Gala Opening Concert and the title role in SIEGFRIED; he
also covered Loge in DAS RHEINGOLD, Siegmund in DIE WALKÜRE, and Siegfried in GÖTTERDÄMMERUNG.

Other roles he expects to be part of his new tenor repertoire include Florestan in FIDELIO; Don José in CARMEN; Canio in PAGLIACCI; Bacchus in ARIADNE AUF NAXOS; Kaiser in DIE FRAU OHNE SCHATTEN; Herod in SALOME; Erik in DER FLIEGENDE HOLLÄNDER, Tristan in TRISTAN UND ISOLDE; and the title roles in OTELLO, LOHENGRIN, PARSIFAL, and TANNHÄUSER.

Previous career highlights have included General Belliard in WAR AND PEACE with the Metropolitan Opera; Pedro in Berio's OUTIS with Teatro alla Scala (telecast) and Théâtre du Chatelet; Tomsky in PIQUE DAME with Teatro alla Scala; Telramund in LOHENGRIN with Barcelona’s Gran Theatre del Liceu and the Cincinnatti Symphony; Beckmesser in DIE MEISTERSINGER with Lisbon’s Teatro São Carlo; the title role in RIGOLETTO with Teatro Colon de Bogotá (telecast) and Oper Frankfurt; Dr. Schön in LULU with Dresden Staatsoper; the title role in FALSTAFF in Palma de Mallorca (telecast), with the International Festival of Macau (telecast) and Opera Ireland; Ford in FALSTAFF with Baltimore Opera; the Prince in Krasa’s VERLOBUNG IM TRAUM with Washington Opera; the title role of DER FLIEGENDE HOLLÄNDER with the Savonlinna Opera Festival on tour in Spain and with the Klagenfurt Stadtstheater; and Alberich in DAS RHEINGOLD with the Valencia Symphony.

With the Dallas Opera, he has sung Alberich in SIEGFRIED, also appearing in THE DREAM OF VALENTINO and RIGOLETTO.

As a baritone, he was a grant recipient of the Wagner Society of Northern California. As a tenor he is a grant recipient of the Wagner Society of New York and is an graduate of the Emerging Singer Program of the Wagner Society of Washington DC. As part of the ESP, he recently made his American tenor debut in a Wagner concert at Baird Auditorium in Washington DC, under the tutelage of Thomas Stewart and Evelyn Lear.

He closed his baritonal career as Scarpia in TOSCA with the Wuppertal Opera, mercifully put out of his baritonal misery by his wife, Annalisa Winberg, as a brilliant Floria Tosca.

------------

Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#236

Post by Arbëri »

Tifozët shqiptarë pushtojnë Manastirin

video : http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245916

104 vjet më parë, delegatë nga e gjithë Shqiperia zbritën në Manastir për t’i dhënë jetë gjuhës shqipe.

Ka kaluar kohë që atëherë dhe Manastiri i dikurshem sot quhet Bitola, shumica shqiptare është larguar e të mbeturit gëzojne pak ose aspak të drejta.
E megjithatë, mundet që në këtë 100-vjetor të ketë një kongres të dytë në po atë godinë, ndoshta jo aq i madh sa i pasi, por me po atë shpirt, me po atë pasion për t’i dhënë udhë një mesazhi të fortë kombit shqiptar, siç dokumentoi reportazhi i përjavshëm i “Shqipërisë Tjetër”.

Ata jane djem nga hapësira gjithë shqiptare, Prishtina, Shkupi, Dibra e Madhe, Tirana, Vlora, Shkodra, Durresi, Elbasani e shume qytete te tjera, duke perfaqesuar edhe dhjetra grupe qe nuk kane mundur te marrin pjese ne kete takim ne Manastir ne godinen ku 104 vjet më pare, më 14 deri me 22 nentor 1908 u mblodh kongresi nga ku lindi e mori udhë alfabeti shqip.

Nuk i takojnë asnjë grupimi politik, ata thonë se i takojnë veç shpirtit, zemrës e dinjitetit të të qenit shqiptar, kudo ata jetojnë e punojnë.

Pa marre parasysh pengesat qe mund te dilnin nga organizimi i nje aktiviteti te tille, realizuar brenda kufirit te shtetit maqedonas, ata jane derdhur si nje mase e pandare , duke udhetuar per ore te tera me shpenzimet e tyre, me deshiren per te qene pjese e nje fillimi te ri.

E futur ne proces rikonstruksioni me vetem 15 mije euro ne dispozicion, te pamjaftueshme qofte edhe per te perfunduar nje kat te vetem, godina e kongresit te alfabetit eshte krejtesisht e zhveshur, ndersa ne trupin e saj, ne katin e pare vazhdon tregetia e pllakave nga nje ish-drejtues maqedonas i komunes Manastir, sot e quajtur Bitola.

Por, ndryshe nga çfarë ndodh perhere, dhomat e rrjepura ku u morr vendimi historik sot marrin fryme te ngjyrosura nga flamuret e shallet e dhjetra djemeve te rinj që askush nuk i pengoj të shpalosen edhe një here si dikur këtu.

“Ne nuk na ka sjellë ndonjë parti, por vetëm me gjithë vullnetin e mirë që t’i bëjmë thirrje opinionit dhe politikës shqiptare që e ka lënë pas dore këtë qytet, nga një qytet shqiptar, sot drejt asimilimit. i bëjmë thirrje politikës që të kthejë sytë këtu dhe Shkupi, nga të gjithë territoret dikur shumicë dhe qendra identiteti shqiptar”, deklaroi Genti Rrugia, i “Tifozëve Kuq e Zi”.

Mesazhet ne kete prag të 100-vjetorit vijne të qarta me zhgenjimin që mbeshtjell fjalet e qendrimet e tyre.

“Rinia sot shumë pak e di çdo të thotë kongresi i Manasitirit, e dinë vetëm ata që duan të interesohen dhe në këtë aspekt është vonë sepse masa nuk e di, sensibilizimi duhet të punohet më shumë. Këtë mund ta bëjë politika, por me sa duket politikanët tanë kanë gjëra më të rëndësishme për të menduar, se si t’i rrëmbejnë pushtetin njëri-tjetrit”, deklaroi Avni Dyrmishi, i “Plisave” Prishtinë.

“Motivi që nuk duhet të harrojmë ështe se duhet të jemi një, nën një ombrellë të përbashkët që është Nëna Shqipëri. Në çdo kohë dhe në çdo aspekt duhet të jemi gjithmonë dhe në gjithçka një”, deklaroi Omer Bunjaku, përfaqësues i Shvarcerave të Shkupit.

Sot, ne Manastir shqiptaret kane zbritur nen tre mije banore, nga mbi 25 mije qe kane qene dikur.

Me pamundesi punesimi, pa nje shkolle te mesme dhe duke mbartur mbi shpine pasojat e marrveshjes se Ohrit, permes se ciles sanksionohet se nuk kane te drejten e shqipes si gjuhe zyrtare nese bijen nen 20 perqind ne nje zone te caktuar, banoret vazhdojne te largohen ne mase.

Kjo do te thote se edhe ne kete godine ku lindi shqipja shkresat perpilohen ne gjuhen maqedone.

“Faktori politik, si në Shqipëri dhe në janë në troje të tjera, Çamëri e të gjithë trojet e tjera, kjo është gjëja më e keqe që i ndodh popullit shqiptar”, vlerësoi Arbër Kuka, i “Sokolave” të Dibrës së Madhe.

Tifo-grupet firmosin deklaraten e perbashket, si nje sinjal i pare kaq i gjere bashkepunimi.

Veç grupeve pjesmarrese, mbeshtetje deklarata ka marre edhe nga ‘’Ujqrit e Debores’’ se Korces, ‘’Ballistet’’ e Tetoves, ‘’Kuq e Zinjte’’ e Gjakoves, intelektualet e Gjilanit dhe patriotet e Struges.

‘’Në bëjmë apel për një vëmendje të vertetë që t’i rikthejë kësaj ndërtese krenarinë e humbur, krenarinë e rrëmbyer, të nëpërkëmbur , e të shkelur prej vitesh të gjata. Politika shqiptare në këtë 100 vjetor të ndërgjegjësohet e të respektojë gjakun e martirëve të gjuhës shqipe’’, lexohet në deklaratë.

Pas mbetet godina e alfabetit, pas mbetet qyteti i Manastirit, por simbolika nuk humbet, nuk shuhet, nuk shperbehet, ajo tashme ka mbetur aty, e shkruar ne po ato shkalle, ne po ato dhoma ku dikur qendronte Fishta, Gurakuqi, Bajo Topulli, e shume te tjere, e ku sot qendruan keta djem, keta pasardhes, keta bartes te rilindjes ne 100-vjetorin e shtetit shqiptar.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#237

Post by Arbëri »

125 vjet nga hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe, në Maqedoni

Arsimi në Maqedoni, aty ku nuk vlerësohet dija!
Gjendja aktuale, e stërmbushur me probleme, por jo të diskriminuar si më parë

Image
Edhe pse kanë kaluar 125 vjet nga hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe, në Maqedoni arsimi shqip ballafaqohet me shumë probleme, duke u nisur nga gabimet dhe të pavërtetat në tekstet shkollore, kushtet e këqija si dhe programet joadekuate mësimore.
Sot, në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, përkujtojmë disa të dhëna në lidhje me arsimin shqip në Maqedoni.
Misionarët e çështjes sonë kombëtare gjithandej përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, shkollave shqipe për të ardhur në Kongresin e Parë të Gjuhës Shqipe, i cili u mbajt më 14-22 nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Dhe vazhduar më tej me hapjen më 1 dhjetor 1909 shkollën e parë të mesme kombëtare që u quajt Normalja e Elbasanit. Në këtë shkollë u përgatitën mësuesit e parë që përhapën dijen në gjuhën amtare.
Shkolla e f.Sërbicë në Kërçovë është hapur në vitin 1927-gjatë mbretërisë Serbo-Kroato-Slovene. Me mësim në gjuhën shqipe fillon në shtator 1941 me emrin “Gjergj Fishta” dhe është Shkolla e parë Shqipe 7 vjeçare në fshat në R.Maqedonisë.
Nuhi Dardhishta, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve të Maqedonisë tregon për Portalb për sfidat e arsimit shqip gjatë kohës së komunizmit ku ka pas rritje të numrit të nxënësve të shkollave të mesme, atëherë ka qen e hapur edhe shkolla e lartë pedagogjike vetëm për kuadro arsimore.
“Diskriminimi më i madh ka ndodhur në vitet e 80-ta, gjegjësisht në vitin 1981 kur i kanë ndërpre shumë paralele të gjuhës shqipe dhe atë më shumti në Shkup. Për shkak se Shkupi si qytet i shqiptarëve edhe i vendasve por edhe i atyre të rrethinës, pra dihet se Shkupi ka qen qyteti më i madh i shqiptarëve. Vetëm në këtë qytet deri në vitet e 80-ta ka pasur vetëm nga 4 apo nga 5 paralele të vitit të parë për regjistrim, pra diku 180 nxënës, ndërsa shkollimin fillor e kanë kryer 1800 nxënës pra 50% nuk janë regjistruar aspak. Kjo ka vazhduar të ndodhë deri tek shembja e komunizmit. Kur kjo ndodhi atëherë ka filluar rritja e numrit të regjistrimit edhe në shkollat e mesme, pastaj edhe hapja e fakultetit pedagogjik në vitin 1994, hapja e Universitetit të Tetovës” thotë Dardhishta.
Ndërsa për Tetovë flet veterani i arsimit, mësuesi Rufat Rufati i cili kalon ditët e fundit të karrierës së tij në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë.
“Që nga viti 1967 jam në arsim dhe kemi kaluar nëpër shumë probleme, sidomos gjatë komunizmit. Kam qenë i dënuar 16 herë nga viti 1989, në kolektivin e shkollës Migjeni janë dënuar shumë njerëz, por këto do tia lëmë haresë së hidhur sepse po qe se koncentrohemi në të kaluarën nuk mund të përparojmë. Mësuesit e mi kanë qenë Raif Maleziu i cili u internua në Turqi në viti 1967-68, Qerim Arifi, Tahir Zajazi dhe të tjerë” thotë Rufati për Portalb.
Kush janë kontribuuesit më të dalluar të asaj kohe në Maqedoni , që kanë dhënë kontribut dhe që kanë luftuar diskriminimin?
Dardhishta thotë se sikur që ka qenë Ilmi Shehu Begraca dhe të tjerët të Maqedonisë ka pasur dhe të tjerë të cilët nuk kanë mundur asnjëherë ta realizojnë planin e tyre që e kanë pasur për shqiptarinë dhe për arsim. Kanë qenë të etiketuar dhe të lënë anash, dhe ka pasur shumë prej tyre që kanë qenë nëpër burgje.
“Kjo tregon se pushteti i ka detyruar në sakrificë sepse ka qenë e ditur se kush nuk punon dhe nuk arsimohet nuk do të mund ti realizon të drejtat dhe liritë si qytetarë. Edhe shumë shqiptarë në Shkup janë regjistruar si Turq, edhe bile janë turqizuar vetëm me qëllim që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë si qytetarë. Në këtë periudhë ka pasur njerëz të cilët kanë kontribuar sikur që kanë qenë të shumtë si Ahmet Hajdari ose Avni Zllatku të cilët kanë punuar me të vërtetë për arsim, dhe kanë ngritur nivelin e arsimit shqiptarë në atë kohë, dhe kanë luftuar kundër diferencimeve dhe diskriminimeve që janë bërë atë kohë. Ne e dimë më 1986 u përjashtuan nga shkolla “Liria” për mbrojtjen e emrit njerëz të shumtë sikur Halile Palloshi, Mejdi Rahmani e shumë të tjerë.
Në qytetet e Tetovë, Gostivarit, Kërçovës, të cilët ishin përfshirë në Prefekturën e Dibrës dhanë mësim rreth 95 mësues që kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, 34 prej tyre ishin elbasanas, tregon mësuesi Rufati.
Gjendja aktuale, e stërmbushur me probleme, por jo të diskriminuar si më parë
“Për dallim nga vitet e 50-60ta kur prindërit ishin të pa shkollë ndërsa dëftesat e fëmijëve të tyre i merrnin duke vendosur vula nga gishti i tyre tani dukshëm ka përparuar arsimi shqip. Por me keqardhje e them se edhe në vitin 2012 ende kemi njerëz që nuk dinë të shkruajnë, ndërsa rinia më dukët se nuk mëson sistematikisht, nuk planifikon gjërat ashtu si që duhet. Pasojat i ndjejmë dhe do të ndjejmë më vonë. Aktualisht dhe politika ka shumë ndikim në arsim dhe kjo nuk lë përshtypje për punë serioze dhe për një ardhmëri të mirë” thotë mësuesi Rufati.
“Tash jemi më të kënaqur se nxënësit ku kanë dëshirë mund ta ndjekin arsimimin. Kurse në të kaluarën ka qen diskriminimi i hatashëm jo vetëm në Shkup por edhe në trojet tjera, pra mbi 60% të shqiptarëve kanë qenë në troje tjera, njëjtë edhe në Kosovë, ata kanë pasur Universitetin e Prishtinës, dhe ata të diplomuarit nuk kanë pasur mundësi të punësohen në Maqedoni , pra në Shkup” thotë Dardhishta.
Problemi kyç me arsimin shqip në Maqedoni janë tekstet shkollore dhe programet mësimore, mungon konkurrenca për arsye se ka mungesë të vendeve të reja për punë, ka mungesë të kushteve elementare. /Portalb
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#238

Post by Arbëri »

Shpaloset shtatorja e Adem Jasharit ne Shkup

video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... uVydI5e4jc

Image
Sot para një numri të madh qytetarësh në fshatin Radushë të Shkupit u shpalos shtatorja e heroit legjendar Adem Jashari e vendosur mbi tankun e mposhtur të ARM-së gjatë konliktit të vitit 2001. Të pranishëm gjatë këtij manifestimi ishin edhe familjar të heroit Jashari,
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#239

Post by Arbëri »

Kongresi i rinisë shqiptare në Shkup dhuruan sot Ambasadorit te Shqiperise ne Maqedoni,
Arben Çejku flamurin e qendisur

video : http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/17420 ... ideo).aspx

Image

Pjesmarrësit e Kongresit mbarkombëtarë të Rinisë shqiptare që po mbahet në Shkup, si pjesë e aktiviteteve ne 100 vjetorin e pavaresise se shtetit shqiptar i dhuruan sot Ambasadorit te Shqiperise ne Maqedoni, Arben Çejku flamurin e qendisur i cili tani e tutje do te valvitet ne Ambasaden e Shqiperise.

“Do ta valvisim flamurin tone te bukur sepse edhe ne shekullin 21 kemi Marigo dhe ne shenje falmnderimi rinise kombetare shqiptare do ti dhuroj 100 flamuj” – tha Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku.

“Eshte nder dhe kenaqesi qe ky flamur pas 100 vitesh po valvitet ne Shkup me 28 nentor ne Vlore dhe do te merr rrugen e vetë” – tha një përfaqësuese e Lëvizjes Studentore, “Dardania”.

Per organizimin e kongresit eshte perkujdesur Komuna e Çairit, nderkaq kryetari, Izet Mexhiti potencon se vetem te bashkuar mund te arrime idealet tona.

“Kongresi i rinise na jep porosi sa sa me afer njeri tjetrit te jemi, jemi me afer unitetit, ne kete menyre mund te arrime qetesi dhe perspektive, uroj qe Komuna e Çairit dhe Shkupi me sukses te realizojne kongresin” – tha kryetari i Komunë së Çairit, Izet Mexhiti.

Projektet konkrete do te jene ure lidhese mes studenteve nga te gjitha trojet shqiptare thekson Kryetari i Akademise Diplomatike Shqiptare, Arsim Sinani.

“Nga Shkupi fqinjeve tane u dergojme mesazh per paqe dhe prosperitet sepse ardhja juaj dëshmon se kombi yne ka vitalitet dhe se bashkepunimi do te rezultoje me projekte konkrete” – tha Kryetari i Akademise Diplomatike Shqiptare, Arsim Sinani.

Nderkohe Kryetarja e rrjetit global te gruas Linda Koçani, vleresoi se nismat e tilla do te rezultojne me bashkepunim te frytshem.

“Qellimi i kongresit eshte vizioni rinor e ardhma kombetare vizionare drejt paqes dhe prosperitetit, uroj suksese dhe mendoj se do te kemi produkt ne sferen e politikes, ekonomise, demografise” – tha Kryetarja e rrjetit global te gruas, Linda Koçani.

Kongresi mbarekombetar u begatua edhe me nje program te begatshem kulturor artistik nderkohe qe ne Komunen e Çairit, studentet vazhduan debatin per sfidat dhe projektet e perbashketa.

“Do te kete diskutime, panele, konkluza, do te dalim me ide dhe vizione qe te mund ti materializojme dhe realizojme” – tha studentja, Kaltrina Selimi.

“Te rinjte shqiptar haperojne suksesshem drejt amanetit te 5 shekujve me pare nga Gjergj Kastrioti me mesazh se te bashkuar do te fitojme cenimet e kombit tone” – tha Taulant Qapa, student nga Shqiperia.

“Lugina e Presheves ka probleme te shumta, por ne si perfaqesues te rinise angazhohemi per aspektin ekonomik qe truri i lugines se Presheves te mos iken ne vendet e Evropes Perendimore” – tha Qemal Murati, Student nga Presheva.

Objektivat tona do ti shenderrojme ne realitet theksuan studentet, te cilet paralajmeruan edhe perpilimin e nje reviste mbarekombetare shqiptare.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#240

Post by Arbëri »

Kongresi Botëror Maqedonas , ngritja e flamurit në Kërçovë, është provokim

video : http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... A1wXO0qODE
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Lajme”