Ekonomia mund të "zbuse" tencionet.... jane shume ceshtje ekonomike qe lidhin Mosken me Ankarane, si turizmi, tregtia dhe ne vecanerisht shperndarja e gazit , pasi interesat aty jane shume te larta per te dyja vendet. Rusia siguron me shume se gjysmen e gazit natyror te Turqise, por, nga ana tjeter, Rusia gjithashtu varet nga Turqia e cila ben shperndarjen e gazit natyror në Europe... Vladimir Putin ka lajmeruar se:
Vladimir Putin ka lajmëruar se rrëzimi i një avioni ushtarak rus nga ana e forcave të armatosura të Ankarasë, “do të ketë pasoja tragjike në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë”.
Turqia e ka qëlluar pas shpine Rusinë duke rrëzuar avionin dhe ka vepruar si bashkëpunëtore e terroristëve, tha Putin. Ky incident do të ndikojë negativisht dhe do ketë pasoja tragjike në marrëdhëniet mes dy vendeve. Turqia do të marrë prej nesh atë përgjigje që meriton”, ka thënë presidenti rus, para takimit me Mbretin Abdullah.
Ai shtoi se nuk do të rrijë duarkryq. “ISIS përveç ndihmës ekonomike, tani ka një shtet dhe një popull dhe një ushtri në shërbimin e vet. “Trupat tona po luftojnë heroikisht kundër terroristëve, duke rrezikuar jetët e tyre. Por humbja që pësuam sot erdhi nga një thikë pas shpine, që na u dha prej bashkëpunëtorëve të terroristëve”, tha Putini.
Putini tha se avioni rus ishte goditur nga një gjuajtës turk teksa fluturonte në lartësinë 6000 metra, plot 1 kilometër larg nga kufiri turk. Ai u godit nga një raketë ajër-ajër, e cila u lëshua prej një avioni turk F-16. Vendi i rrëzimit është 4 kilometra larg nga kufiri, dhe avioni nuk paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare të Turqisë, theksoi ai.
Putini tha se avioni kishte në shënjestër terroristët në provincën e Latakias në Siri, shumë prej të cilëve vinin nga Rusia.
Rusia ka qenë prej kohësh e informuar për naftën që, nën kontrollin e terroristëve, shkonte nga Siria në Turqi. Paratë e shitjes financojnë grupet terroriste, shtoi Putini.

Jepni mendimin tuaj...