Zeus10 wrote:
Perseri po abuzon, pomum kuptim kryesor ka molle ose frut(kokra e frutit).
Si mund te jesh kaq i pandershem dhe te thuash qe dhe fjalen peme dhe bime(qe jane e njejta gje, nga ana gjuhesore, si dhe kuptimore) ne e paskemi huazuar, prej latineve? Si i quanim ne pemet dhe bimet para sundimit roman?
Qe pema eshte nje dru dhe nje bime njekohosisht, kete e di dhe nje femije kopshti:
Problemi qe ti nuk kupton, apo qe nuk do ta kuptosh, eshte qe si ka mundesi, qe shqiptaret nje popull teresisht baritor dhe bujk i lindur dhe me nje gjuhe vatre larg te qenit gjuhe kulture dhe larg influencave te huaja, do te huazonte kete term nga nje gjuhe teresisht te lindur dhe orientuar per kulturen.
Per me teper, termi korrekt per nje peme ne latinishten klasike eshte arbore, qe jo vetem perputhet me fjalen bimë(beme, berje) por dhe shpjegon fare qarte kuptimin e fjales:
qe bene, qe prodhon
Kjo fjale per me teper une kam pershtypjen, qe eshte dhe emri yne kombetar:
arbore(latin)----arber
albore(italian)---alban
ylli(""grek"")-----pylli
yllirians----pyllirians
epyri(vendi i drunjve)-----epiri
pylloria(kujtimet e Muzakit)---epiri
Zeus mos vashdo te zberthesh nje gjuhe te lashte nepermjet shqipes. Esh diçka krejt absurde, si mund te shpjegosh fjalet e nje gjuhe 2 mije vjeçare me ane te shqipes se sotme? kujton vertet ti qe shqipja ka "ngrire" per 2000 vjet dhe nuk esht evoluar? "shqipja" bashkohore e latinishtes(çfardo lloj gjuhe definojme me kete) ishte PA ASNJE DYSHIM nje gjuhe shume diferente nga shqipja e sotme, aq sa latinishtja esht e ndryshme nga italishtja,frengjishtja o spanjishtja o anglosaksonishtja esht ndryshe nga anglishtja moderne. ti nje "shqiptare" te asaj kohe 100% skishe per ta kuptuar fare, veç ndonje fjale ketu e aty.
rrenja arb/alb esht inoeuropjane jo "shqiptare", ne lat.albus-i bardhe, gr.alfion-elb,ang.saks.eolf-elf,zane,kriese e bardhe etj. Fjala epir vjen qarte nga rrenja "ep"-larte, siper, dhe esht fjale e perdorur nga autoret greke per te thene "toka e veriut", "ata qe rrin larte (nesh)", ne kete sens e perdorin edhe sot. Etimologjia jote alternative, edhe pse interesante, duket thjesht spekullim.
fjala peme, qe dmth dru frutore, o fruta vet e atij druri, esht fjala latine, e hyr me konceptin kishtare e frutit te ndaluar.
perse nje popull bujk ka huazuar fjale nga te tjeret? po sepse shqiptaret e bregdetit nen pushtimin romak u influencuan shume nga kultura e tij, duke pervetesuar terma detare, te navigacionit, te peshkimit (peshk,rrjet,varke,fill etj),te ndertimit, te mjekesise etj, dhe ne pergjithesi te kultures latine. nuk do me thene qe skishim terma tone, thjesht ata o morren nje kuptim tjeter o rane ne harrese. nga sllavet kemi marre terma edhe me bazik si p.sh.fjala grusht. dmth huat ndodhin per çdo lloj tipologjia fjalesh, varet nga sa intens ka qene kontakti. me sllave dhe latine ai ka qene shume intens dhe i zgjatur ne shekuj.