Mallakastrioti wrote:Tragoediae septem, Volume 1
Sophocles
![]()
---
Le te kerkojme ta lidhim me mitologjine popullore shqiptare.
Plakat.
Jane personifikim i tri diteve te ftohta qe bien ne Mars. Ketu kemi te bejme disi me Kalendarin Pagan shqiptar, qe Etnologu Rrok Zojzi perpiloi me mjeshteri duke u bazuar ne gojedhenat shqiptare. Personalisht do shtoja qe nuk eshte rastesi ku keto tre "plakat" shfaqen ne mitologjine popullore pikerisht ne muajin Mars (Ares) , pra muajin luftarak.
Ne zonen e laberise dhe Mallakastres legjenda e Tri Plakave ben si me poshte:
"Plakat ishin tre:
1)Plaka e Marsit
2)Plaka e Prillit
3)Plaka e Vetme.
---
Sipas besimeve ndodhi njehere qe "Plaka e Vetme" duke pandehur qe Dimri kish shkuar,dhe pa Diellin te dale, shau Marsin.Marsi e degjoi dhe...
Plaka e Marsit i thot Shkurtit-"Shkurt, o im vella me jep nje dite qe te ngri plaken siç di vete" Shkurti i jep nje dite Marsit. Bie debore, dhe ngrice, por Plaka e Vetme nuk ngrine .
Atehere nis Plaka e Prillit dhe i thot Shkurtit:" Me jep mua nje dite qe te ngri une Plaken e Vetme"---por edhe Prilli nuk e ngriu Plaken e Vetme.
Plakat sipas besimeve popullore shqiptare (Jug) jane fundi i Marsit (29-30-31) dhe me beri pershtypje kur bera pyetjen se ku ndodhej kjo Plaka e Vetme me thot njeri prej ketyre pleqve qe pyeta lidhur gojedhenes---"ne malet pertej bores se Shpiragut" (Berat)
---
Te pakten kaq pata mundesi te mbledh si gojedhena prej disa pleqve nga zona prej nga vij









