
Xhudistja Nora Gjakova e rrahu në finale rusen, Anastasiia Konkina dhe u shpall kampione evropiane për U-23. Nora tregoi mjeshtëritë e saja dhe e shkatërroi rusen. Xhudisja nga Kosova luftoi si luaneshë dhe për katër minuta e ka mundur rusen, Konkina. Kjo është medalja e artë më e rëndësishmja e saj në karrierë. Një fitore e madhe, një medalje e artë tjetër për shtetin tonë. Nora tashmë solli medaljen e artë, e cila po shkon rrugës së kampiones së dyfishtë të botës, Majlinda Kelmendit (52 kg).