"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rama e ha turpin me buke

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Tomorr
Senior Member
Senior Member
Posts: 150
Joined: Sat Jul 11, 2009 6:26 pm
Gender: Male

Rama e ha turpin me buke

#1

Post by Tomorr »

Pranon te futet ne parlament i detyruar nga presioni i nderkombetareve. Me justifikimet e rastit dhe pa zgjidhje futet atje ku ishte <betuar> te mos futej kurre pa u hapur kutite.
Rama: Neser, ne Parlament per hapjen e kutive
24/02/2010 18:30

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se opozita do te hyje neser ne Parlament per te mbrojtur kerkesen e saj legjitime te hapjes se kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Ne nje konference per shtyp para mbledhjes me deputetet e PS, Rama ka theksuar se opozita gezon mbeshtetjen e faktorit nderkombetar ne kauzen e saj.

“Ne neser do te jemi ne Parlament per te kerkuar transparencen, qe zgjidh krizen politike. Duam te zbardhim krimin elektoral. Bota mbare dhe OSBE kerkojne hetim parlamentar te plote dhe te hollesishem”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka bere te ditur se PS do te vazhdoje te insistoje per hetimin e plote te zgjedhjeve dhe nuk do te terhiqet asnjehere nga kerkesa e saj.

“Me mandatet e popullit opozitar, PS do te udheheqe hetimin e zgjedhjeve deri ne transparence te plote. Neser eshte dita e fundit qe mund te mbaroje nje iluzion se opozita do te dorezohet, duke u ulur ne Parlamentin e kutive te vjedhura”, ka nenvizuar Rama.

Rama eshte shprehur se nderkombetaret jane njohur mire me kerkesen e PS dhe sipas tij ata nuk e perjashtojne opsionin e hapjes se kutive.

“Nderkombetaret jane bere aleatet tane te medhenj, duke mbeshtetur transparencen permes hapjes se kutive. Rezoluta kerkon hetim te plote dhe te pakufizuar te zgjedhjeve ne Shqiperi. Ata nuk e kane perjashtuar asnjehere hapjen e kutive. Bojkoti nuk eshte zgjedhja jone, por e vetmja zgjidhje qe u la ndaj nesh”, ka thene Rama.

Lideri i opozites ka shtuar se PS nuk do te lejoje qe shteti shqiptar te mbetet ne duart e “obskuranteve” dhe ka paralajmeruar se nese kerkesat e saj nuk do te plotesohen, marsi do te jete muaji i protestave masive.

“Ky pushtet deshiron qe mandati i deputeteve opozitare te mbetet peng i Berishes, Metes dhe Nanos. Ne nuk mund te biem ne kurthin tragjikomik te te gjithe obskursionisteve. Ka 6 muaj qe iu themi te mos shpresoni kot, se mandatet tona s’i merr dot peng as Saliu, as Iliri dhe as Fatosi. Ne rast se pushteti nuk do te degjoje zerin e arsyes sone, marsi do te jete muaji i ngritjes se opozites ne nje vale proteste, qe nuk do te zmbrapset deri ne plotesimin e kushtit tone”, ka shtuar Rama.
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Palacua Rama e ha turpin me buke

#2

Post by Arta »

Grupi i PS vendosi: te mos djege mandatet, deputetet te bejne betimin, grupi i PS te paraqese neser projekt ligjin qe kthen ne norme ligjore hetimin e zgjedhjeve, grupi i PS te paraqese neser kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor per te hetuar 28 qershorin! Ketu mbyllet jeta "parlamentare". PS vijon bojkotin deri ne hapjen e kutive! Afati:java e pare e marsit! Pas tij protesta kudo e per cdo gje!!

-Erjon Brace
Doja tu sillja ne vemendje kete citim nga Erjon Brace per ata qe po fluturojne.

Gjithashtu si pjese e stafit, do te te luteshim kujtdo, nqs keni ndonje qesendisje per c'do lloj figure, bejeni brenda temes dhe jo ne titull te saj, mbasi ku nuk eshte forum nga adnej ku beni pjese disa nga ju.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Palacua Rama e ha turpin me buke

#3

Post by Hymniarber »

Tomorr, pavaresisht se ti mund te kesh alergji ndaj Rames dhe shume ne kete forum dhe jashte tij, jane te te njejtit mendim me ty, ne nuk mund te pranojme te nisim nje teme me nje term ofendues karshi tij. Kjo per arsyen se disa njerez jane shume te ndjeshem ndaj ketyre fenomeneve dhe nuk deshirojne qe liderat e tyre poltike dhe shpirteror te shahen. Per respekt te kesaj kategorie une po e ndryshoj titillin e temes nga:

Palacua Rama e ha turpin me buke

thjesht ne:

Rama e ha turpin me buke
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rama e ha turpin me buke

#4

Post by Arta »

Kjo nuk eshte per lideret shpirteror, por per etiken qe duhet te paraqitet ky forum. C'do njeri ka te drejten e fjales se lire, dhe si ndihen per lideret e ndryshem edhe kur ata zgerdhihen duke ofenduar popullin e tyre ne sy te botes, packa qe disa akoma para popullit te tyre me per zemer kane liderin e tyre shpirteror.


Vijojme me lajmin e dites!

Opozita largohet nga salla, kthim kur të ketë përgjigje për propozimet


UPDATE - Deputetët e Partisë Socialiste dolen nga salla e kuvendit, pas fjales se kryeministrit S.Berisha.
Kreu i Asamblese se PS, deputeti Gramoz Ruci eshte shprehur se opozita 'i le te gjithe kohen e nevojshme mazhorances per te shqyrtuar dy projektligjet e hartuara prej saj'.
Mesohet se deri ne momentin kur mazhoranca te jape nje pergjigje zyrtare rreth propozimeve te socialisteve, grupi parlamentar do te qendroje jashte salles se parlamentit.

Gjate fjales se tij, kreu i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi nga foltorja e Kuvendit ka bere nje propozim te papritur për Kryeministrin Berisha: 'Jeni qarë këto ditë qe keni humbur nje deputet per shkak te Ruzhdies, por meqe ka dhene verdikt gjykata ju nuk ankoheni dhe kete kerkoni edhe nga ne. Une sot, ne emr te deputeteve socialiste, dhe ne emer te kryetarit te PS, kam nje sfide per ju, zoti Berisha: Le te hapim vetem kutine e Ruzhdies. Mjafton vullneti i ketij Parlamenti qe neser kjo kuti te sillet ketu dhe ta hapim ketu; - tha Ruci.

Ruçi me tej ne fjalen e tij u shpreh se "ne kemi ardhur sot ti japim një shans këtij parlamenti".

Ai deklaroi se opozita ka ardhur në parlament për të zbardhur zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, nuk ka një konflikt mes PD dhe PS por një konflikt interesi mes popullit dhe ketij parlamenti.

"Nuk kemi ardhur që përmes hetimit t'iu marrim pushtetin. Nuk kemi ardhur të betohemi të largohemi. U betuam për Kushtetutën, të cilën e keni shkelur 20 herë për 4 vjet. Ne s'do të rrimë në këtë sallë nëse ju na kërkoni t'i kthejmë shpinën popullit opozitar që kërkon transparencë. Ne do qendrojmë vetem nëse ju keni vullnetin ta zgjidhni këtë krizë", vijoi Ruçi.


Kurse S.Berisha ne foltoren e Kuvendit tha se "jane kohërat e ecjes drejt Bashkimit Europian. Z.Ruçi paraqiti ketu problemin e Ruzhdies. Të dashur kolege Ruzhdia është një qendër elektorale në të cilën 3 komisionerë të PS u larguan që në mengjes morën vulën dhe ikën. Une nuk iu kam asnje borxh se kjo eshte nje ceshtje qe e ka zgjidhur Gjykata e Apelit. Ndaj siç iu kam dhënë nuk mund të disktuojmë për vendime gjykatash. Në fund të fjalës tuaj z.Ruçi ju me thatë se "topi tani është në portën e Berishës". Unë z.Ruçi po të them se "në fshatin ku jam rritur s'kam pasur top, por kam pasur kalë dhe që nga ajo kohë kam mbetur kavalier", - tha ai.



Me erdhi per te qeshur kur foli per kuajt e fshatit te tij! Po u sjell nje citim te nje intervistes se tij kur ishte pikerisht femije dhe kali e kishte hedhur, mbase atehere mund te kete pesuar ndonje problem ne tru!


Sali Berisha: Si fëmijë, kam rënë njëherë nga kali
Jeni rrëzuar ndonjëherë nga kali?

Po, jam rrëzuar dhe të vetmen shenjë që kam është kjo këtu (tregon kyçin e dorës së djathtë). Më rrëzoi kali me të cilin nuk isha shumë miqësor, se nuk u bë kurrë mik i mirë me mua pasi unë e mundoja më shumë se duhet, por ishte shumë i sertë, jo i butë. Unë nuk lija rast pa e kalëruar sipas mënyrës time, herë me shalë, herë pa shalë, me samar dhe pa samar. M'u krijua përshtypja se më rrëzoi nga inati, se nuk donte ta vija në vrap dhe më hodhi.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1017
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Rama e ha turpin me buke

#5

Post by Hymniarber »

Kjo nuk eshte per lideret shpirteror, por per etiken qe duhet te paraqitet ky forum.
Kjo eshte tamam per liderat ideologjike, qe ju krijojne shqetesime pasuesve kur anatemohen prej kundershtareve.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rama e ha turpin me buke

#6

Post by Arta »

Hymniarber wrote:
Kjo nuk eshte per lideret shpirteror, por per etiken qe duhet te paraqitet ky forum.
Kjo eshte tamam per liderat ideologjike, qe ju krijojne shqetesime pasuesve kur anatemohen prej kundershtareve.

Lider shpiretor dhe ideologjik, quhet kur hap tema pikerisht per te lavderuar kete lider te merituar apo te pa merituar.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rama e ha turpin me buke

#7

Post by Sally »

Pas pehlivanllëqeve që po kryejnë deputetët e Edi Ramës, ka reaguar Presidenca spanjolle e BE-së. Përmes ambasadorit Emmanuel Montobio, Bashkimi Evropian ka përsëritur se “ngërçi politik duhet të zgjidhet me dialog dhe se “vendi i dialogut është parlamenti”

Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian përshëndet vendimin e opozitës shqiptare për të thyer bojkotin. Kjo deklaratë është bërë përmes ambasadorit spanjoll në vendin tonë, Emmanuel Montobio, i cili e ka cilësuar tepër korrekt vendimin e PS-së për të hyrë në sallën e parlamentit, duke e konsideruar këtë si një hap tejet pozitiv edhe një ndër veprimet që po kërkoheshin nga ndërkombëtarët për të kapërcyer ngërçin politik, i cili kushtëzon interesat kombëtare të Shqipërisë.
Montobio cilësoi të rëndësishme bashkëpunimin në parlament, ndërsa shtoi se çdo zgjidhje duhet të vijë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e shtetit.
Ai vuri në dukje se BE ka inkurajuar vazhdimisht palët politike në Shqipëri, në mënyrë që rruga e integrimit të mos hasë në pengesa të panevojshme, çka do të hidhte poshtë progresin e deritanishëm.
“Bashkimi Europian ka bërë një deklaratë publike, në të cilën ka shprehur opinionin e vet, dhe ne konsiderojmë se situata politike në Shqipëri duhet të tejkalohet nga lidershipi politik shqiptar, dhe që veprime të caktuara duhet të ndërmerren që të mos ketë një ngërç politik që të kushtëzojë interesat kombëtare të Shqipërisë. Hapat e tjerë që Shqipëria duhet të hedhë dhe që Bashkimi Europian dëshiron që ajo të hedhë, duhet të jenë ato të avancimit drejt perspektivës europiane. Në këtë kuptim hapi i ndërmarrë është një prej veprimeve që ne po kërkonim, dhe përbën një fakt pozitiv të cilin e përshëndesim dhe e përgëzojmë, pasi në çdo moment kemi thënë se ngërçi politik duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe se vendi i dialogut është parlamenti. Në këtë kontekst kjo na duket një gjë pozitive. Besoj që është pozitive sepse hap një dritare mundësish për zgjidhjen e krizës politike aktuale dhe në këtë kuptim, rezultati i diferencave politike duhet të jetë një marrëveshje”, u shpreh ambasadori Montobio.
Përfaqësuesi diplomatik i Madridit në Tiranë, deklaron më tej se do të ishte inkurajuese gjetja e një kompromisi mes palëve brenda në parlament, në përputhje me ligjet në fuqi dhe kushtetutën e vendit.
Opozita shqiptare theu të enjten bojkotin e Kuvendit, duke marrë pjesë për herë në parë në punimet e legjislaturës së XVIII, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Ende nuk është e qartë, nëse opozita do vazhdojë të marrë pjesë në diskutimet parlamentare, për të gjallëruar në këtë moment edhe debatin politik dhe shqyrtimin e pretendimeve të saj, të cilat janë dorëzuar tashmë në Kuvend. Kryesocialisti Edi Rama, është shprehur se në rast të një përgjigje negative nga ana e mazhorancës për draftin ligjor të depozituar, ai nuk ka ndërmend të ndjekë punimet e Kuvendit. Por nga ana tjetër, garancia e mazhorancës për të qenë e gatshme në shqyrtimin e çdo pretendimi ligjor të opozitës, e zbeh vrullin e politikës së rrugës të Edi Ramës dhe ndjekësve të tij më të afërt si Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Ditzi Bushati, Olta Xhaçka apo edhe ndonjë tjetër simpatizant i përbotshëm i politikës së bojkotit, që përkthehet thjesht në dështim dhe pamundësi e theksuar e këtij krahu politik, për të qenë eficent në diskutimet e komplikuara parlamentare
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Rama e ha turpin me buke

#8

Post by Sally »

Kriza nuk u zgjidh

Kushtëzimi i socialistëve për vazhdimin e pjesëmarrjes në parlament me hapjen e kujtive të votimit të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme duket se ka ricikluar krizën politike.


Hyrja dhe dalja e deputetëve të PS nga seanca e ditës së enjte duket se ka rikthyer në të njëjtat pozicione marrëdhëniet mes mazhorancës së djathtë dhe opozitës së majtë. Nga dy propozimet që kanë bërë socialistët për hetim të plotë të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, duke përfshirë dhe hapjen e kutive të votimit. Por dhe nga përgjigjja e menjëhershme e demokratëve se pranojnë çdo aspekt hetimor parlamentar, përveç hapjes së kutive të votimit, kuptohet se konflikti është i njëjtë dhe thjesht ka ndërruar vend. Nga jashtë parlamentit më parë, tani brenda ambjenteve të tij.



Analisti politik Mero Baze mendon se: hyrja e PS-së në parlament ishte një drojë e tyre se kriza politike që është në përgjegjësi të qeverisë mund të zhvendosej brenda kësaj partie. Sipas tij, kjo do të arrihej me mekanizmin e djegies së mandateve, apo me presione të tjera. Ky gjest nuk e zgjidh krizën. Mund të zgjidhë një krizë hipotetike brenda socialistëve, por jo krizën politike që ka mbërthyer prej muajsh Shqipërinë, thotë Mero Baze për DW. "Ky gjest i jep fund dhe kredos morale të bojkotit. Bojkoti, si strategji e socialistëve nuk është se nuk dha rezultat. Mendoj që dha shume rezultat: ndërkombëtarizoi çështjen, detyroi kryeministrin Berisha të pranonte krizën, e detyroi atë të pranonte tryezën e presidentit. Dhe futja në parlament duhet të jetë edhe fundi i metodës së bojkotit. Dalja nga parlamenti mbrëmë nuk ishte bojkot, nuk ishte fillimi i një bojkoti, ose zyrtarisht nuk jemi në termat e një bojkoti" .


Baze nuk e shikon të përshtatshëm për situatën qëndrimin e kryetares së parlamentit për të vijuar punimet e parlamentit, pa shqyrtuar më parë propozimet e socialistëve. "Anashkalimi i propozimeve që ka bërë PS nuk ndihmon afrimin, por duket sikur hedh më shumë benzinë zjarrit", thotë analisti Mero Baze.

Ai nuk e shikon të konsumuar rolin e tryezës së presidentit të Republikës në kërkim të gjetjes së një zgjidhje për konfliktualitetin. "Mendoj se kriza, kështu siç po shkon do të ketë sërish nevojë të transferohet tek tryeza e zotit Topi. Sidomos për t`i dhënë një shtysë projektligjeve të miratuara nga opozita, që nga ana e saj ndihet e lehtësuar se ka bërë të gjitha detyrimet e lëshimet e mundshme. Dhe është radha e shumicës për të vepruar"



Por kryeredaktori i të përditshmes "Albania", Armand Metaj, mendon se nga tryeza e presidentit nuk mund të pritet më asnjë rezultat. Edhe në dy raundet e para palët thuajse nuk bënë asnjë lëvizje nga qëndrimi i tyre, thotë Metaj për DW. "Për mendimin tim tryeza e presidentit mund të jetë tani në një sens honorific, thjesht si i thonë fjalës për të mos e nxjerrë presidentin duarbosh. Dhe mendoj se edhe vetë qëndrimi i presidentit për shumë kohë të zhvillimeve politike në vend, problematikës që ka patur, nuk është se ka pas ndonje rol domethënës. Pra të mundësojë ndonjë rol të mëtejshëm në zgjidhjen e krizës".

Sa i takon qëndrimit të socialistëve në vijim, Metaj thotë se ata më shumë se nga e shkuara, duhet të shikojnë përpara. "Të këmbëngulë që zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë me të gjitha standartet e kërkuara, siç do të ishin në cdo vend anëtar të NATO-s, dhe që aspiron për të qënë po anëtar i BE-së".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”