"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#181

Post by Sally »

Shkeputur nga dokumentari mbi Gjergj Kastriot Skenderbeun, ne te cilen thuhet qe ne Helmeten e Tij shkruhet: "jezusi i nazaretit, bekon princin e ematis,mbretin e shqipetarve,terrorin e turqve,dhe mbretin e epirit"



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#182

Post by Arbëri »

Image

DORËSHKRIMI NGA SHIBENIKU

Në Shibenik, në famullinë e Shën Lovrit, ruhet një dorëshkrim i at Mate Zoriçiqit, me titull: Ogledalo prisvitloga i ponosnoga vojevagna vlastelina Jure Castriochianina, recenoga Scanderbeg, në signaturën: R.K - 17/I. II. Dorëshkrimi ka 92 faqe, format të madh, me dimensione 26.3 x 49.5 cm dhe ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga nëntë kapituj; ndërsa pjesë e dytë ka 13 kapituj, gjithsej, 22 kapituj. Çdo kapitulli i paraprin një nëntitull i shkurtër, i cili në mënyrë përmbledhëse, tregon se për çfarë bëhet fjalë, në tekstin në vazhdim! I tërë teksti është i mbushur me data dhe vite të sakta, gjë që e rrit vlerën dhe rëndësinë e tekstit, pastaj me një korrektësi të jashtëzakonshme, janë shënuar emrat e bashkëluftëtarëve të Skënderbeut dhe të kundërshtarëve të tij. Në disa raste, vërehet një njëanshmëri e lehtë në favor të Venedikut, që autori me mjeshtëri të veçantë e arsyeton duke treguar madhështinë, forcën dhe diplomacinë e përkryer që kishte Republika e Shën Markut në atë kohë. Dorëshkrimi është shumë i dëmtuar, sidomos në faqet e para dhe ato të fundit. Edhe në brendi, në disa vende vështirë lexohet. Lagështira, e në disa vende edhe ngjyra, e kanë gërryer letrën, e cila është e cilësisë së dobët. Teksti lexohet lehtë; është i shkruar në gjuhën kroate, në dialektin e ikavicës. Është i përfunduar më 29 shkurt të vitit 1752. Këtë të dhënë na e ofron vetë autori, në faqen e fundit, /f. 92/. Kjo datë na bën të pohojmë, se ky është njëri ndër krijimet më të vjetra, deri sot të njohura, të një autori kroat, në gjuhën kroate, për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky dorëshkrim është edhe më i vjetër se libri i Andrija Kaçiq-Mioshiqit për Skënderbeun.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#183

Post by Arbëri »

DORËSHKRIMET NGA ARKIVI I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE KROATE NË ZAGREB
Image
Në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, /HAZU-t/, në Zagreb, ruhen disa dorëshkrime të shpërndara nëpër fonde të ndryshme personale të krijuesve të shquar kroatë. Këto dorëshkrime, për nga volumi, janë më të shumtat. Është i njohur vetëm dorëshkrimi I. K. Sakcinskit, ndërsa të tjerat deri me sot kanë qenë të panjohura fare! Në fondin e dorëshkrimeve të Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, njërit prej historianëve, arkivistëve dhe bilbiografëve më të njohur kroatë, dhe njërit prej ideologëve të Rilindjes kroate, ruhet një dorëshkrim i një drame, që i kushtohet heroit kombëtar shqiptar të shekullit të XV-të, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Dorëshkrimi ndodhet në signaturën: XV. 23/ C. II. - 7. Daton nga viti 1840. Këtë të dhënë e gjejmë në faqen e fundit, të shkruar nga vetë dora e Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit. I. Kukuljeviq-Sakcinski është njëri nga studiuesit e shumtë kroatë, i cili u mor me hulumtimin e historisë, kulturës dhe traditës shqiptare. Përveç dorëshkrimit të dramës për Skënderbeun, ai herë pas herë është marrë, edhe me çështjen shqiptare deri në gjysmën e dytë të shek. XIX-të, përmes shkrimeve me karakter letrar, historiko-informativ, studimor, dhe botimeve të shumta në shtypin periodik të kohës, si dhe mbledhjes së dorëshkrimeve dhe librave të ndryshme, të botuar gjatë shekujve. Dorëshkrimi i dramës në gjendjen e tanishme është i shkruar në 58 fletë të formatit të madh, me dimensione: 27,5 x 51.8cm. Tetë faqet e para kanë një format më të vogël, 22,5 x 35cm, në të cilat jepen shënimet paraprake për jetën dhe veprën e Skënderbeut sipas burimeve dhe autoreve të cilët ka konsultuar Sakcinski. Në vazhdim kemi 48 fletë të shkruara dhe 2 fletë të zbrazëta. Të gjitha këto fletë janë të palosura në dyshe dhe autori ka shkruar vetëm në njërën anë, në faqen "recto". Dorëshkrimi, përgjithësisht, është i ruajtur mirë. Disa fletë, ato të aktit të tretë dhe dy të fundit janë të përlyera me baltë. Si duket kjo është pasojë e transportit të dorëshkrimeve dhe tekstit në to lexohet me vështirësi. Sipas të gjitha gjasave, autorit i është kthyer disa herë ky dorëshkrim, ndoshta për përpunim dhe plotësim, sepse anash, me ngjyrë dalluese, ka shënime dhe përmirësime të mëvonshme, qofshin ato të natyrës ortografike-drejtshkrimore, qofshin plotësime teksti me fraza të reja, apo edhe ndryshime komplete paragrafësh. Njëri ndër problemet më të ndjeshme dhe të rëndësishme është çështja e burimeve historike, në të cilat është mbështetur Sakcinski, burime këto që duhet të sqarohen. Në shënimet paraprake autori shënon tre autorë: Georg Marnaviqin, Andrija Kaçiq-Mioçiqin dhe J. B. Hamerin, por, është evidente se Sakcinski ka shfrytëzuar edhe burime e autorë të tjerë të cilët nuk i përmend, por nga leximi i vëmendshëm, mund të vërejmë se cilat janë ato vepra e burime. Është interesant fakti se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski nuk i shënon titujt e veprave të tyre në dorëshkrimin e tij të dramës për Skënderbeun, por vetëm numrin e faqeve që ka konsultuar. Dorëshkrimi përmban disa momente të rëndësishme. Shkruhet nga penda e njohur e një historiani të shquar, i cili zbërthen anën faktografike në një tregim tërheqës dhe mjaft të lehtë për lexim. Gjuha e përdorur është e thjeshtë, e qartë dhe shumë melodike. Por më e rëndësishmja është se autori ka ruajtur paanshmërinë duke qenë i kujdesshëm që personazhet kryesore të na i paraqesë në dritë pozitive, por asnjëherë më shumë se sa e meritojnë.
Last edited by Arbëri on Tue Mar 09, 2010 12:38 am, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#184

Post by Arbëri »

DORËSHKRIME TË TJERA ME VLERA TË LARTA ARTISTIKE DHE SHKENCORE NGA ARKIVI I HAZU-T

Përveç dorëshkrimit të dramës së I. K. Sakcinskit, në Arkivin e HAZU-t ruhet edhe një dorëshkrim i historianit me famë ndërkombëtare Ferdo Shishiqit. Mendojmë se deri tani ky është dorëshkrimi më i kompletuar për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i shkruar nga një autori kroat. Dorëshkrimi përbëhet nga dy pjesë, përkatësisht katër tërësi. Historiani i njohur kroat, për monografinë e tij në dorëshkrim, ka shfrytëzuar burime të shumta të botuara, por edhe të pa botuara si dhe ka konsultuar një literaturë jashtëzakonisht të gjerë. Nuk është shumë e qartë se si ka mbetur pa botuar një dorëshkrim i tillë, me vlera të jashtëzakonshme shkencore. Pjesa e parë, ka gjithsej 63 faqe. Autori në këtë pjesë analizon situatën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Ballkanit në përgjithësi, e të Shqipërisë në veçanti, sidomos, periudhën para turke. Pjesa e dytë ka 24 faqe, dimensionet janë të njëjta me pjesën e parë. F. Shishiqi në këtë pjesë të monografisë së tij, shqyrton në mënyrë kritike rininë e Skënderbeut, qëndrimin e tij pranë Oborrit mbretëror në Stamboll, lidhjet e tij të ngushta me vendlindjen dhe betejën e Nishit! Ndoshta është ndër biografët e parë të Skënderbeut, që hedh idenë se Gj. K. Skënderbeu nuk qëndroi kohë të gjatë pranë Sulltanit dhe se kishte lidhje shumë të ngushta me Shqipërinë, përkatësisht, ishte Sanxhakbe i Dibrës! Pjesa e tretë e dorëshkrimit, përbëhet nga 137 faqe. Në këtë pjesë, autori shqyrton gjithë jetën e Skënderbeut, deri në vdekje. Në 8 faqet e fundit, i bën një përshkrim të veçantë Shqipërisë pas-Skënderbegiane, veçanërisht luftërave të përgjakshme të Krujës dhe Shkodrës. Pjesa e katërt, përbëhet nga 21 faqe. Këtu F. Shishiq, ka shënuar me saktësi, gjithë literaturën e shfrytëzuar, dokumentet dhe burimet. Si shtojcë /aneks/ sjellë edhe 17 dokumente të panjohura deri tani nga periudha Skënderbegiane. Dokumentet janë të përkthyer në gjuhën kroate, por çdonjëri, poshtë, në të majtë, e ka të shënuar vendndodhjen e saktë, të origjinalit. Në Arkivin e HAZU-t, ruhen edhe disa dorëshkrime të tjera, përkatësisht një dorëshkrim për Skënderbeun nga Franjo Raçki, prej 27 faqesh, një tjetër nga T. Smiçiklasi, prej 52 faqesh, etj. Botimi i këtyre dorëshkrimeve, qoftë si monografi të veçanta ose si tërësi, do të begatonte me burime të dorës së parë, mjaft serioze, periudhën e Skënderbeut.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#185

Post by Arbëri »

ARKIVI SHTETËROR KROAT, ME FONDE DHE DORËSHKRIME TË SHUMTA PËR HISTORINË E SKËNDERBEUT DHE TË SHQIPËRISË

Thesare të çmuara, për kulturën dhe historinë shqiptare, ruhen edhe në fondin e dorëshkrimeve, në Arkivin Historik Shtetëror Kroat, në Zagreb. Dorëshkrimet janë të fushave të ndryshme. Për disa nga këto dorëshkrime me saktësi përcaktohet viti i shkrimit të tyre dhe autori, por, për fat të keq, për pjesën dërrmuese nuk mund ta themi një gjë të tillë. E veçanta e këtyre dorëshkrimeve është, se të gjitha janë në gjendje të shkëlqyer duke i shpëtuar "dhëmbit" të kohës. Deri sot, askush nga studiuesit, qoftë kroatë, shqiptarë apo të huaj, nuk kanë bërë një studim apo botim të veçantë për këto dorëshkrime. Këtu ruhen tekste të një volumi jashtëzakonisht të gjërë, p.sh. histori të gjata, por edhe nga ato më të shkurtra që janë përmbledhëse; ka përmbledhje këngësh popullore, aty nga fundi i shekullit të XVIII-të, pastaj përkthime të pjesshme të kronikave dhe dorëshkrimeve që tashmë janë të zhdukura; fragmente librash të rrallë, etj. I tillë është dorëshkrimi që mban titullin: "Pisma od Szlavnog Naroda Szlavinzkoga na diku Ungarzke i Arvanezke Gospode iz Kronika od Mudrih vam zibrane kak szlide". Ky dorëshkrim nuk e ka të shënuar vitin dhe autorin. Por nga titulli dhe përmbajtja, kuptojmë se është fjala, për një përshkrim të një dorëshkrimi shumë më të vjetër, që i kushtohej Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Gjurmët e kronikës për të cilën bëhet fjalë, nuk gjenden askund! Ky dorëshkrim, konsiderohet kopje e bërë nga shekulli i XVII-të. Përveç këtyre dorëshkrimeve, në fondin e dorëshkrimeve të Milan Shufflay-t, në një kuti të veçantë, ruhet përshkrime të dokumenteve origjinale për Skënderbeun, nga disa arkiva e biblioteka të Evropës. Gjithsej janë 289 dokumente, respektivisht 453 faqe. Asnjëri nga këto dokumente deri me sot nuk është i botuar! Dokumentet janë në gjuhën latine dhe spanjolle. Kësaj kutie i mungojnë dokumentet, që M. Shufflay ia kishte huazuar Jovan Radoniqit, e ky i fundit i kishte botuar në monografinë e tij kushtuar Skënderbeut me titull: "ĐuraÄ‘ Kastriot Skenderbeg i Arbania u XV
veku".
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#186

Post by Arbëri »

SHUMË DORËSHKRIME TË PABOTUARA RUHEN EDHE NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE UNIVERSITARE TË ZAGREBIT
Image

Është fondi i librit të rrallë i Bibliotekës Kombëtare Universitare në Zagreb, që ruan më shumë se dhjetë dorëshkrime mbi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Përveç shkrimeve të tjera, në këtë fond ruhen edhe disa krijime letrare si drama, tragjedi, poema, poezi, etj. Të gjitha këto dorëshkrime janë të inventarizuara dhe pa vështirësi mund të shfrytëzohen nga studiuesit. Kryesisht janë të shkruara në gjuhën latine dhe kroate, por ka edhe në gjuhën hungareze, gjermane dhe italiane. Dorëshkrim me vlerë të veçantë është ai i Gjuro Feriqit, me titull: "Georgi Scanderbegi duella cum Alia Scythico ac Persis..." i cili ruhet në signaturën: R. 3424 [Signatura e mëparshme: SM. 32. A. 17]. Është i shkruar në gjuhën latine, por nga vetë autori, pra në autograf, është i përkthyer edhe në gjuhën kroate. Ky dorëshkrim është një poemë e gjatë prej 1740 vargjesh. Autori ka shfrytëzuar si burim Historinë e Barletit dhe atë A. K. Mioshiqit. Signatura R. 3617, ruan një variant të panjohur deri tashi të "Razgovora ugodnoga naroda slovinskoga", me autori Andria Kaçiq - Mioshiqin. Si duket, ky dorëshkrim, ka qenë themel për të shkruar veprën e tij të njohur Kaçiq-Mioshiqi, e cila është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, por në një variant që rrënjësisht ndryshon nga ky dorëshkrim, i cili ka një vlerë të madhe, sepse në vetvete ruan ide, debate dhe një formulim të posaçëm për figurën psikologjike të Skënderbeut, që në tekstin e botuar nuk e gjejmë. Në vazhdim, në signaturën: R. 4046, ruhet dorëshkrimi në autograf i dramaturgut të njohur kroat me origjinë gjermane, Matija Juro Shporerit, me titull: "Juro Kastriotić. Xaloigra u 5 uskazah". Shporeri tekstin e ka përfunduar në vitin 1839. Teksti ka 13 faqe, format i madh i shkruar me shkrim të imët dhe shumë të ngjeshur. Është e njohur se Shporeri ka shkruar më vonë një tragjedi për Skënderbeun dhe një tjetër për mbretëreshën Teutë. Ky dorëshkrim, mesa duket është pararendës për të dy tragjeditë e mëvonshme. Është i shkruar në gjuhën kroate dhe lexohet lehtë. Dorëshkrime, por edhe dokumente të ndryshme, për Skënderbeun, ruhen edhe në Arkivin e Zarës, Senjit, Sinjit, Splitit, Pazinit, Krizhevcit, Trogirit, Karlovicit, etj. Një lëndë e çmuar ruhet edhe në disa arkiva kishtare, sidomos në ato françeskane, domenikane, jezuite, etj. Studimet sistematike që bëhen në këtë drejtim, shpresojmë se do të japin rezultate të pritura, të cilat do të hedhin dritë të re për figurën madhore të Skënderbeut, marrëdhëniet e tij me kroatët, e veçanërisht me Raguzën
/Dubrovnikun/.

MESJETA SHQIPTARE, SIPAS DORËSHKRIMEVE E DOKUMENTEVE QË RUHEN NË BIBLIOTEKAT E ARKIVAT KROATE - Shkruan: ANISA PAPLEKA Gazeta “SHQIP
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#187

Post by Arbëri »

A closer look of the place and rememberence of Skenderbe's trip to Italy.

Image

---------------------------------------------------------------
A wall painting in Italy of Skanderbeg.

Image

----------------------------------------------------------------
Depiction of Skenderbe.

Image

-----------------------------------------------------------------
Depiction of Gjergj Kastrioti Skenderbe in an old Italian Newspaper.

Image
Image Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#188

Post by alfeko sukaraku »

biblotekat e fqinjeve kane miliona dokumente per historin tone...edhe jo vetem ,mos harroni thesarin qe solli dhimiter pilika nga cekosllovakia.

arberi je i lutur te na informosh me shume me dokumentet e panjohura akoma..edhe persejo ,perse temoshapim nje teme me dokumentet e panjohura qe flasin per shqipen-gjuhen e historin
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#189

Post by Arbëri »

Këto janë vetëm disa kujtime të Skenderbeut që ndodhen në Itali Alfeko ..

Aj posti më lartë nëse e ke lexuar është mjaftë interesant që bëhet fjalë për Arhivat e Kroacisë me plot libra e dokumente të Skenderbeut .
Kurse posti ke faqja e kaluar që Arben Lala gjeti nëpër Arhivat e ''Greqisë '' 4-5 libra me autor ''Grek '' nga shekulli XVIII ..
Une mendoj se është e pamundur të jenë librat dhe autorët që kan shkruar për Skenderbeun vetëm andej detit , mendoj që ka këndej po aq shum ka sa andej , por janë të fshehura .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#190

Post by Arbëri »

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#191

Post by ALBPelasgian »

Arbër të lumtë për punën e palodhur! -itsok-
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#192

Post by Arbëri »

my pleasure :)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#193

Post by Arbëri »

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#194

Post by Arbëri »

Skenderbeu, dy tingellima te panjohura ne 541 vjetorin e vdekjes

Ka një debat të rëndësishëm mbi Gjergj Kastriotin këtë periudhë në Shqipëri. Por duket se edhe jashtë saj. Në t’vërtetë ky debat nuk është aspak i ri, ka mbi pesë shekuj e gjysëm që mbahet i ndezur. Nëse do rreshtoheshin këtu emrat e atyre që shkruan mbi këtë hero të Europës, nuk di kush do të mbetej jashtë.
E në fakt Skënderbeu i vërtetë nuk është tjetër pos asaj miksture që ka mbetur gjallë në imagjinatën e njerëzve, në shkrimet e humanistëve të Rilindjes Europiane, në legjendat e maleve dhe kullat e Macukullit, në shkrimet kritike bashkëkohore e në ëndrrat e fëmijëve tanë; është njeriu që e futi vrullshën popullin shqiptar në historinë e popujve modernë; është ati ynë i përbashkët tokësor.
Këtë përkatësi atnore do të ketë ndjerë edhe bujari Lek Pervizi kur është ulë për të përkthyer shkrimin madhor të Dhimitër Frangut “Veprat e lavdishme të Skënderbeut” (Arbëria 2007), sipas ribotimit të 1584-ës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epiro”. Botesa e librit u nxit prej Girolamo Angelo Flavios, pinjoll i Engjëlloreve (Êjllorve) të Drishtit dhe siç deklaronte ai vetë, stërnip i Kastriotit të Madh. Por nuk do të flas këtu mbi këtë përkthim të vyer, për të cilin Shqipëria ruante prej shekujsh një borxh të dyfishtë (ndaj Heroit dhe ndaj At Dhimiter Frangut që e shkroi); në këtë përvjetor të 451-të të vdekjes së Kastriotit dua ti sjell lexuesit tonë dy tingllima, a sonete, që ndodhen në botimin shqiptar e që i kushtohen pikërisht atij.
Në shenjë falenderimi ndaj përkthimit të Pervizit, por edhe për shkak të dimensionit veçanërisht epik të poezive, shqipërimet e këtyre tingllimave vendova ti bëj në koinenë gege (tjetër borxh ky ndaj “gjuhës sonë shqyptare”). Tingllima e parë titullohet “Skanderbegut të pamposhtun” dhe është shkruar nga Luigi Groto (1541-1585) njohur si i verbti i Adries; ndërsa tingllima e dytë quhet “Mbi vorr të Skanderbegut”, dhe është konceptuar në latinisht nga Gabriele Faerno (1510-1561).
Vargnimet e kësaj natyre hasen rëndom në poezinë e Rilindjes Italiane dhe ndryshojnë nga tingllimet (sonetet) klasike. Kjo ka qenë edhe një nga sfidat në shqipërimin e këtyre dy soneteve, të papërkthyera më parë ndër ne. Shqipërim i cili përveç aspektit teknik, paraqiste edhe vështirësi të karakterit historiko-gjuhësor, pasi një pjesë e fjalëve të italishtes, në mënyrë të veçantë në poezinë e Groto-s, ka ndërruar kuptimësi në këto katër shekuj e gjysëm. Kështu fjalët novo, invitto, fero, par, opri etj. në italishten e sotme, kanë ndryshuar formë (psh. invitto, sot: invincibile), por kanë ndryshuar edhe hierarkinë e kuptimësisë (psh. opri, sot apri, dikur përdorej në kuptimin zbuloj). E gjithaq vërehen edhe forma rudimentale të latinishtes vulgare që asokohe gëlonin në italishten e Pesëqindës (ad huom non lice).
Tingllimi “Dell’Invittissimo Scanderbeg” (“Skanderbegut të pamposhtun”) ndjek në pikëpamje prozodike, por edhe në atë poetike, modelin e konsoliduar të një tradite apologjike, e cila është dhe karakteristikë e rimatorit të njohur venedikas Luigi Groto. Tingllima këtu i përmbahet vargëzimit me dy korpuse: nistori duket si një strofë tetëvargëshe, por në fakt është i përbërë nga dy strofa katërshe të tipit a/b/b/a. Nga ana tjetër, këto strofa lidhen së bashku pasi a-ja dhe b-ja e katërshes së dytë rimojnë me të njëjtin tingull e kadencë me katërshen e parë. Ndërsa korpusi i dytë ndryshon nga i pari pasi nuk ndahet aq thjeshtë në dy grupime (3+3), pasi këtu kemi një thyerje të strukturës së korpusit nistor, duke kaluar në një vargnim të tipit a/b/c+a/b/c. Në këtë rast a-të dhe b-të nuk rimojnë me ato të korpusit të parë.
Groto e përmbyll këtë sonet me një lojë të hollë e të këndshme fjalësh ndaj emrit Angelo-Engjell, me të cilin ka njiherit parasysh qoftë nxitësin e botesës, Angelo Flavion, stërnip i Skanderbegut, qofte edhe engjellin si banor të Qiellës e t’amshimit, që ndryshe ka ne, banorët e tokës, ka fuqinë t’i rrokë ngjarjet e figurat prej së larti e të përshkruajë kësisoj ç’përmasa të përbotshme ato kanë.

Image
Sa i takon tingllimit të dytë, duhet theksuar që në krye se këtë nuk e kemi sjellë në shqip nga origjinali, i cili është shkruar në latinisht dhe përshfaqe që në motin 1531, por nga përkthimi italisht i Anonimit të Palermos të një libri mbi historinë e Gjergj Kastriotit, përshfaqur më 1845 në Siqeli.
Dëshprimi për grabitjen e eshtrave të Skanderbegut dhe humbja e mundësisë për ta kthyer mauzoleun e tij në një altar të frymëzimit për luftë ndaj turqve, i dha shkas autorit më të madh neo-latin të kohës, poetit nga Kremona, Gabriele Faerno t’i kushtojë këtë tingllim fatosit shqiptar. Poezia përzgjidhet me kast nga humanisti i shquar italian Paolo Giovio, si një paradigmë e Feniksit që rilind nga vdekja e vet, me rasën e ribotimit të veprës “Jeta e njerzve të shquem”, në vjetin 1577.
Sikurse shihet, “Mbi vorr të Skanderbegut”, nuk përman elemente të italishtes së vjeter duke dëshmuar një moshë më të pjekur të gjuhës dhe ndonëse i sjellë në italishten e shek. XIX, tingllimi i përshtatet bukur mirë në strukturë formës së Rilindjes. Tingllimi në origjinalin latin del të ketë pasur pesë radhë më tepër dhe një metrikë të ngjashme, ndonëse me trok të ndryshëm, ndërsa sa i përket kuptimit shmangiet janë thuajse vetëm të natyrës stilistikore.
Por kush ishin keta dy autore, poete te Rilindjes Italiane?
Luigi Groto apo siç njihej në rrethet letrare të kohës, i Verbëti i Adries (il Cieco d’Adria) ishte letrar, tragjediograf dhe rimator italian (lind në Adrie 1541 – vdes në Venecje 1585). Që fëmijë humbet të parit e për këtë do quhej dhe i Verbëti i Adries, por pavarsisht nga kjo, ja del të bëhet njeri me kulturë të gjerë humaniste e të zhvillojë një aktivitet të gjerë letrar (ndonese do vdiste i ri).

Dy tingëllima për Skenderbeun

LUIGI GROTO (1541-1585)

Tingellima I

Skanderbegut te pamposhtun

O Lekë i përtrimë, ty jo Orienti sall
Po vetë hijerandi Sundimtar’ i tij
Ta sdriti aj ngadhnjimin e dha deshmi
Mbi qendresë tanden e zulmen qi s’tu ndal
Tjetri Aleksandër, qi flakcat i janë shgalë
Shkrimtarin e lakmoi, po Grekun delì
Ti s’kishe me e resue, sikur n’mjeshtrì
Homerit pos verbnisë t’i gjitsha, edhe n’fjalë

Po meqë s’i lejohet t’gjallit me’j permendë
Bâmat e tua t’nalta, e t’shêjten lavdi
Nji Engjëll, veç ai mund ta rrëfejë
Lum ti Engjëll, qe zbulove se ke mbrendë
T’tillë Fatos mes Etënve tij; e lum ai
Se ka ndër nipa nji bisk t’ndert e t’dêjë

Dell’Invittissimo Scanderbeg

Novo Alessandro, à cui non l’Oriente
Ma il Regnator dell’Oriente altero
Chiarì di se trionfi, e vanto vero
D’un’invitto valor diede sovente
L’altro Alessandro àlle faville spente
Lo scrittore invidiò, ma al Greco fero
Tu non invidieresti, se ad Homero
Qual d’occhi par, di stil fos’io, e di mente

Ma poi che’l rinovar gli alti tuoi gesti.
E le tue sacre palme ad huom non lice;
Il rinovarli a un’Angelo e prestato.
Felice Angel chel’opri, e che vedesti
Tale heroe tra suoi Avi: e lui felice,
Che fra i nipoti un n’ha si illustre, e grato

Tingëllima II

GABRIELE FAERNO (1510-1561)

Mbi vorrin e Skanderbegut

N’vorr tand o Gjergj, u shqymb e ra
Rrenim’ i Turqve, i Epirit rojë
Eshtënat tua mbetun pa mprojë
Viseve u shperndanë gjithkaa
Skurrjala që n’dhè duhej me prâ
E prej anmiqsh mos t’kish cenojë;
Aq emni yt lavdinë naltoi,
Sa n’mija grima u thy e u nda.

Se kur ti botën e t’gjallëve le,
Hyjnor at korp hasmi e kujtoi,
Që mund t’i yshtte vloj’ e guxim.
E fama, që tjerëvet mauzolé
Grish me ju ngrehë, ty ta mohoi;
Dhe po prej tyne bujë t’dha e nderim.

Sul sepolcro di Scanderbeg

Dentro il sepolcro tuo Giorgio, si chiuse
La ruina de’ Turchi, e la difesa
D’Epiro; e l’ossa tua senza contesa,
In molti luoghi fur sparse e diffuse.
Le membra, che dovean riposar rinchiuse
E non sentir più del nemico offesa;
Tal del tuo nome fu la gloria accesa,
Che in mille fur rotte e confuse.

Perche lasciando il mondo con la vita
Il corpo tuo, fu dai nemici tuoi
Divino, come per pigliar valore.
E la virtu, che a dar sepolcro invita
Agli altri, a te la tolse; ed ella poi
Coi medesimi ti dié fama ed onore
.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: SKENDERBEU-ikona jone kombetare, qe ju mungon te tjereve.

#195

Post by Mallakastrioti »

Arberi....ne mos gaboj ti njeh gjuhen sllave-do te lutesha ti hidhje nje sy ketij libri pasi flete per kenge epike lidhur heroit tone si dhe shqiptareve ne pergjithesi.
Flm.

http://books.google.it/books?id=0lY_AAA ... si&f=false
Image
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”