"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arvanitet

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#46

Post by Arbëri »

Thimi Mitko dhe Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt


Për herë të parë faksimile nga gazeta greke Pandora e viteve 1859-1869, ku atdhetari i shquar Thimi Mitko botoji shkrime që mbronte çështje shqiptare të Korçës për ballë historianit grek Panajot Aravantinoi. Po ashtu faksimilet e Statutit të themelimit shoqërisë “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt më 1894.

Shkruan: Arben Llalla - Tetovë
ë Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar një komunitet i madh i shqiptarëve që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare. Shqiptarët e parë në Egjipt kanë ardhur nëpërmjet Perandorisë Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarë. Kolonia shqiptare u forcua shumë në kohën e sundimit të Mehmet (Aliu) Pash Kavallës në vitet 1805-1848. Shqiptarët në Egjipt kanë qenë shumë aktivë në drejtim të çështjes shqiptare. Në vitin 1903, Fan Noli shkon atje për të punuar si mësues në një shkollë greke dhe u njoh me disa atdhetarë shqiptar që e bindën që të shkonte në Amerikë duke i paguar dhe harxhimet e udhëtimit. Mbledhësi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloji pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij në Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtar dhe poetë të më vonshëm si Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani etj. Atje u themeluan disa shoqata dhe janë

Kopertina e revistës PANDORA ku u botua shkrimi parë i Th.Mitkos për Korçën, 1.5.1859
botuar gazeta, libra dhe broshura të ndryshme që luajtën një rol të madh në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes kombëtare. Gazetat që u botuan vetëm në Kajro ishin: “Toska”, “Besa”, “Sëpata”, “Shkreptima” etj.
Pra me Egjiptin lidhet shumë figura të shquara shqiptare që kanë vepruar në këtë vend. Por për fat të keq në ditët tona Kolonia shqiptare e dikurshme është zhdukur, ka mbetur vetëm në kujtesën e historisë sonë.

Image
Kopertina e revistës PANDORA ku u botua shkrimi parë i Th.Mitkos për Korçën, 1.5.1859
Thimi Mitko

Në histografinë shqiptare na mungojnë shumë biografi të njerëzve të shquar që kanë dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare. Ka mungesë të qyteteve ku kanë lindur, familjet nga vinin dhe trashëgimtarët e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që studiuesit tanë duhet të punojnë nëpër arkivat e huaja në kërkimet për të gjetur sa më shumë të dhëna për këta atdhetarë dhe për kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipërinë, Greqia fsheh shumë dokumenda që kanë lidhje me shqiptarët dhe Shqipërinë. Në arkivat greke mund të gjinden shumë libra, gazeta, broshura që janë botuar në gjuhën shqipe dhe greke në shek.XVIII-XIX. Të cilat tregojnë për gjuhën, historinë tonë kombëtare që nga koha e Aleksandrit të madhe e deri më sot. Nga kërkimet e mia nëpër këto arkiva kam ndeshur me qindra libra të autorëve grek që shkruajnë për shqiptarët si trashëgimtarë të Pellazgëve, Pirros dhe Aleksandrit të Madh. Ndoshta ky sinqeritet i shumë shkrimtarëve grek të shekujve të kaluar ka bërë që shteti i tyre ti fsheh ose ti zhduki këto libra me vlera të larta. Por megjithatë ka nëpër bibliotekat private dhe universitare libra të ruajtura me kujdes që lidhen me shqiptarët dhe Shqipërinë e hershme që u kanë shpëtuar “konservimit të zhdukjes”. Ndër shumë libra, broshura dhe gazeta të shek.XVIII-XX që kam gjetur në

Faksimil nga shkrimi i parë i Th.Mitkos, botuar, PANDORA, 1 maj 1859
arkivat greke, ka edhe materialet që lidhen me aktivitetin e Thimi Mitkos. Janë faqe të gazetës “PANDORA”(ΠΑΝΔΩΡΑ) që shkrimtari shqiptar polemizon me historianin grek Panajot Aravantinoi i cili bënte shtrembërime historike për qytetin e Korçës dhe zonën për rreth saj. Një pjesë e kësaj polemike është botuar në veprën e Thimi Mitkos “Bleta Shqiptare”, 1981,Tiranë. Por për fat të keq përgatitësit e veprës nuk kanë botuar qoftë edhe një faksimil të gazetës greke “Pandora” ku janë botuar shkrimet e Mitkos për ta paraqitur veprën më të pasur dhe të besueshme. Po ashtu në Historinë e letërsisë ku shkruhet për Thimi Mitko nuk janë faksimilet e gazetës greke në fjalë. Prandaj e pash të udhës të nxjerrë nga arkiva e gazetës greke“Pandora”(në të vërtetë ka qenë revistë jo gazetës si na e kanë paraqitur në veprën e Th.Mitkos) e cila u themelua më 12 dhjetor 1849 dhe doli në qarkullim në prill të 1850, dy herë në muaj. Kjo revistë u botua deri në vitin 1872 dhe e përgatisni Nikolao Dragumi(që ishte arvanitas), Kostandin Paparigopulo, Aleksandro Riyo Ragapi, Kristo A. Duka.

Image
Faksimil nga shkrimi i parë i Th.Mitkos, botuar, PANDORA, 1 maj 1859
Pra, në faqet e kësaj reviste Thimi Mitko ka dhënë një kontribut të madh duke botuar shkrimet e tia për të vërtetën e Korçës dhe Maqedonisë së atëhershme. Gjatë kërkimeve nuk munda të gjejë pjesën e fundit të vazhdimit të polemikës së Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesë nuk u botua asnjëherë për arsye të ndryshme, por pjesa më e madhe e pa dritën e botimit për të sqaruar më mirë lexuesin greke të atyre viteve që ushqeheshin me keqinformime për fqinjët e tyre që ende ishin nënpushtimin osman. Titulli i shkrimit të Mitkos është

Kopertina e rregullores së shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt
“Shënime mbi Maqedoninë dhe Korçën”( ΠΕΡΙ ΤΗΣ ΕΝ ΜΑΚΕΔΟΝΙΑ, ΚΟΡΙΤΣΑΣ). Këto shkrime janë botuar në veprën e Mitkos, por pa asnjë shënim mbi revistën Pandora dhe faksimile. Interesant është fakti se shkrimet e Thimi Mitkson për Korçën u botuan dy në vitin 1859 dhe dy pas 8 viteve më 1867. Mendoj që në stafin e revistës greke “Pandora” për botimet e shkrimeve të Mitkos duhet të ketë ndikuar ndonjë nga punonjësit e brendshëm sepse shkrimet janë botuar me emrin anonim “Një nga pajtimtarët”. Në ato vite ka qenë e vështirë për të mbrojtur çështjen shqiptare në shtypin grek për arsye se sapo ishte hedhur projekti për realizimin e Greqisë së Madhe(MEGALO IDHEA) më 1850. Në programin e “MEGALO IDHESË” mbretëria e Greqisë donte të përfshinte brenda saj të gjithë ortodoksit e Ballkanit dhe të Azisë së Vogël. Greqia kërkonte kufirin me Shqipërinë deri në Lumin Shkumbin. Një pjesë e këtij projekti u realizuan në vitet 1912-1914 me marrjen e qyteteve të Artës, Janinës, Prevezës dhe Konicës.

Shoqëria “VËLLAZËRIA SHQIPTARE” në Egjipt

Më 22 mars të vitit 1890 vdes Thimi Mitko në qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur në fillim të viteve 1860. Në Beni Suef kanë jetuar dhe punuar në përgjithësi shqiptarët që ishin me origjinë nga zona e Korçës dhe Pogradecit.
Gjatë kërkimeve gjeta statutin e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare inicialet e njërit nga atdhetarët shqiptarë që ka vepruar në qytetin ku vdiq Mitkoja. Bëhet fjalë për K. E. Mitko, njërin nga themeluesit e shoqërisë “Vëllazëria Shqiptare” në Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko në të vërtetë emrin e pagëzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapëlqenin të njiheshin me emrat që nuk tregoni kuptimësi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Në këmbimet të letrave me De Radën, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisë Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndërsa në letrat që u ka dërguar Kristo Zhapës, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundësi K. E. Mitko të jetë djali i madh

Image
Kopertina e rregullores së shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt
Thimit, Kosta Mitko.

Kryesia e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt
Shoqëria Vëllazëria Shqiptare në Egjipt në rregulloren e saj mban datën e themelimit 1 maj 1894, në Beni-Suef. Kryetar i kësaj shoqërie ishte zgjedhur I. A. Bakllava, nënkryetar N. Dhuci, arkëtar Marko M. Marku, sekretar K. E. Mitko dhe anëtarë të tjerë të Këshillit drejtues ishin M. Dhimitriu, X. Vito, P. E. Plluska.
Qëllimet kryesore të kësaj shoqate ishin të ndihmonin shqiptarët në Egjipt dhe në Shqipëri. Për ruajtjen e traditave kulturore kombëtar dhe gjuhën shqipe. Anëtarë i kësaj shoqate mund të bëhej çdo shqiptar i lindur në Egjipt dhe jashtë tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bërë një kërkesë që ia dorëzon kryetari dhe 20 franga me dy këste. Po të refuzohej anëtarësimi kërkuesi nuk kishte të drejtë të kërkonte arsyet e refuzimit të kërkesës. Anëtarët rregullisht duhet të paguanin 10 franga në vit kuotën e anëtarësimit. Shoqëria pranonte dhe dhurata në të holla të cilat pranoheshin me një kërkesë nga dhuruesi edhe përse duhen të përdoreshin këto të holla. Shoqëria ishte jo politike dhe punonte që shqiptarët të kishin vendi që u takonte në Egjipt si një diasporë e madhe që ishin.

Image
Kryesia e shoqërisë Vëllazëria Shqiptare në Egjipt
http://www.zemrashqiptare.net/article/S ... 4/1/print/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#47

Post by Arbëri »

KONTRIBUTI NË FUSHËN E GJUHËSISË DHE LETËRSISË GREKE
DHE SHQIPE I ARVANITASIT TË SHQUAR PANAJOT KUPITORIT

Arben LLALLA-Tetovë
Tekstet e gjuhës shqipe të shkruar me shkronja greke nga shqiptarët e Greqisë që thirren arvanitasit janë të rralla. Studiuesit e ndryshëm kur zbulojnë këto tekste i trajtojnë si shkrime të rralla dhe të çmuara. Kjo ndodh sepse studiuesit, historianët dhe gjuhëtarët që merren me studimet e shkrimit shqip në Greqi i mbeten mendimit që arvanitasit shumë pak kanë shkruar në gjuhën shqipe në shek.XIX. Por e vërteta është krejt ndryshe. Janë me dhjetëra libra, gazeta e revista të botuara në fillim të shek.XIX në Greqi në gjuhën shqipe me shkronja greke. Ato fillojnë që nga viti 1809, me fjalorin e Marko Boçarit që ishte nga Suli i Çamërisë. Më tej, tekstet në gjuhën shqipe me shkronja greke të gjetura deri më sot do ti ndeshim te libri Dhiata e Re, Korfuz, 1824, fq.188., Dhiata e Re, Korfuz, 1827 fq.839., Dhiata e Re, Athinë, 1858, fq. 375. Të tjera shkrime në gjuhën shqipe janë botuar edhe në gazetat greke si në gazetën “E ardhmja e Atdheut”, Athinë më 29 dhjetor 1860. Bëhet fjalë për një fjalim të mbajtur në fushatën parazgjedhore në Greqi në gjuhën shqipe. Thuhet se në ato vite shpeshherë në gazetat greke botoheshin tekste në gjuhën shqipe, poezi të ndryshme etj. Por për fatin e keq shumë nga këto tekste nuk kanë dalë në dritë në vitet e më vonshme për tu studiuar.
Nga mesi i shekullit 19-të, gjuha shqipe në Greqi do të fillonte të kishte një shtrirje të gjerë në të shkruar nga shqiptarët e atjeshëm. Do të dilnin në dritë libra për tu studiuar gjuha shqipe nga studiuesit arvanitas (shqiptarë të Greqisë) Panajot Kupitori(1821-1881), Anastas Kullurioti(1822-1887) dhe të studiuesve të huaj.
Shkrimtari dhe gazetari Anastat Kullurioti botoji gazetën “Η ΦΩΝΗ ΤΗΣ ΑΛΒΑΝΙΑΣ” (Zëri i Arbërësi
[*]), dy libra në gjuhën greke dhe një në gjuhën shqipe. Këto na kanë rënë në dorë tani për tani, por ka mundësi të ketë botuar edhe libra të tjerë që nuk dihet fati i tyre.
Ndërsa arvanitasi Panajot Kupitori botoji më shumë libra për të cilat do të shkruajmë sot. Kupitori ishte nga ishulli Hidra. Një ishull që banohej dhe banohet ende sot nga arvanitasit. Nga ky ishull kanë dalë shumë figura të ndritura që drejtuan Greqinë si Kryetarë shteti, Kryeministra, akademikë etj., të cilët ishin me origjinë shqiptare. Panajot Kupitori pas studimeve për letërsi në Universitetin e Athinës, punoji në fillim drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis. Më 1876, u emërua mësues dhe më vonë drejtor në gjimnazin Varvakion në Athinë. I cili ishte gjimnazi i kategorisë së parë për nga cilësia. Ai pati një veprimtari të madhe në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë greke dhe atë shqipe. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to: 1). “Λεξικόν λατινοελληνικόν” Συνταχθέν μεν υπό Ερρίκου Ουλερίχου, διασκευασθέν δε”, Π. Κουπιτώρη, Αθήνησι 1873. (Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë).
2). “Λόγος πανηγυρικός περί της καθ΄ ημάς Εκκλησιαστικής Μουσικής: Συνταχθείς κατ΄ εντολήν του εν Αθήναις Εκκλησιαστικού Μουσικού Συλλόγου και απαγγελθείς εν τη αιθούση αυτού τη Δ΄ Δεκεμβρίου 1874, πρώτη επετείω της συστάσεως αυτού ημέρα”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1876. (Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë: një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite, Panajot Kupitori, Athinë, 1876).
3). “Τρεις Λόγοι ο Α'και Δ'κατά Κατιλίνα και ο υπέρ Αρχίου του ποιητού. Κικέρωνος. Μεταφρασθέντες εκ του λατινικού χάριν των μαθητών”, Π. Κουπιτώρη, Αθηνησι,1876. (Tre arsyet e A' dhe D' Kata Katilina dhe për poet Ciceroni. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht, Panajot Kupitori, Athinë, 1876.)
4). “Περί του ρυθμού εν τη Υμνογραφία της Ελληνικής Εκκλησίας / υπό Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναησ, 1878. (Në ritmin e Kishës greke hymnografi, Panajot Kupitori, Athinë, 1878).
5). “Πλάτωνος Κρίτων, Κείμενον, σχόλια και μετάφρασις χάριν των εις τα Γυμνάσια φοιτώντων νέων υπό”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηνησι, 1879. (Platoni Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.)
Për sa u përket studimeve shqiptare, Panajot Kupitori është autor i disa librave, por ne kemi gjetur vetëm:
1). “Αλβανικαί μελέται: Πραγματεία ιστορική και φιλολογική περί της γλώσσης και του έθνους των Αλβανών”, Παναγιώτου Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studimet shqiptare: Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879).
2). “Διατριβή περί της παρ' Αλβανοίς αντωνυμίας του τρίτου προσώπου: Κατά την διάλεκτον των εν Ελλάδι Αλβανών μάλιστα την των Υδραίων”, Παναγ. Δ. Κουπιτώρη, Αθηναις, 1879. (“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë. 1879).
Ai hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe, për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Më 2007 studiuesi grek me origjinë shqiptare nga Preveza e Çamëria Niko Stylos ka gjetur një kopje të këtij fjalori dhe po punon për botimin e tij në gjuhën standarde shqipe.
Panajot Kupitori botoj edhe një fjalor greqisht-shqip të cilin në vitin 1882 e bleu Konsulli francez në Janinë Augusto Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip të Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i këtij fjalori nuk dihet.
Flitet se ai hapi një shkollë mbrëmjeje ku mësohej gjuha shqipe me alfabet grek. Përgatiti edhe një abetare, por kontributi i tij për çështjen e gjuhës shqipe ende nuk është ndriçuar sa duhet për sepse nuk kanë dalë në dritë shumë vepra që botoj. Për shumë arsye politike veprat e këtij shqiptari të Greqisë i cili dha një ndihmë të madhe në zhvillimin e kulturës greke dhe shqiptare mbahen të fshehura nëpër arkivat apo në bibliotekat e Greqisë. Edhe pse Panajot Kupitori ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe për figurën dhe veprat e tij shumë pak flitet edhe studiohet nëpër shkollat dhe librat e letërsisë shqipe. Në përgjithësi hartuesit e letërsisë shqipe shumë pak janë marrë me letërsinë e arvanitasve, ata më shumë u referohen arbëreshëve të Italisë në periudhën e Rilindjes Kombëtare të shek XIX. Por këto mendime për të anashkaluar letërsinë e arvanitasve të shek.XIX janë të gabuara sepse sipas zbulimeve viteve të fundit, del se ata kanë shkruar shumë, ndoshta më shumë se arbëreshët e shekullit 19-të. [/b]

Anastas Kullurioti fjalët “I Foni tis Albanias” e përkthente dhe e shkruante në gjuhën shqipe “Zëri i Arbërësi”.
Image
“Fjalor Latin-Greqisht”, bashkëpunim i Henry Oulerichou dhe Panajot Kupitori, Athinë, 1873. Ky fjalor ka 914 faqe, i ndarë në dy pjesë.
Image
“Arsyeja, lëvdate në Kishë, Muzikë një urdhër me shkrim i kishës së Athinës, muzikë shoqërimi. E dërguar në dhomën D, dhjetor 1874, përvjetori i parë i themelimit të kësaj dite”
Image
Tre arsyet e A' dhe D' Kata Katilina dhe shefi për poet Cicero. Përkthyer me shembull për studentët në latinisht”, Panajot Kupitori, Athinë, 1876
Image
“Në ritmin e Kishës greke hymnografi”, Panajot Kupitori, Athinë, 1878.
Image
“Platon Kriton, Tekste, rishikime dhe përkthime, shembuj për nxënësit”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.
Image
“Studimet shqiptare Studim historik dhe filologjik mbi gjuhën dhe kombin e shqiptarëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879.
Image
“Studim mbi përemrin e vetës së tretë ndër shqiptarë, sipas dialektit të shqiptarëve në Greqi, sidomos të hidriotëve”, Panajot Kupitori, Athinë, 1879
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#48

Post by Arbëri »

Gjurma shqiptare në trojet e Greqisë
Image
Në 115 faqet e monografisë së Arben Llallës defilon shpirti shqiptar i Greqisë, një parathënie brilante, hyrja, historiku i shqiptarëve të Greqisë, gjuha shqipe nëpër shekuj, si dhe disa këngë, poema, një fjalim parazgjedhor, satira arvanitase, kërshendella arvanitase, faksimile dhe bibliografia, të gjitha të mbështetura mbi ide të shëndosha, komentime, analiza, dëshmi e fakte konkrete. Libri u kushtohet përpjekjeve të shqiptarëve të Greqisë që punuan dhe luftuan për ruajtjen dhe pasurimin e historisë dhe gjuhës shqipe. Ndër ta, autori veçon Aanastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin, Jorgo Marugën, Aristidh Kolën, të cilin e ka njohur personalisht. Është fakt, thekson autori duke u bazuar në burimet e një kalnedari shqip të vitit 1984, se tashmë nuk mund të diskutohet edhepse deri tani pjesërisht ishte fshehur e vërteta se 90 nga 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821 ishin arvanitë (fq.17).
Image
Gjurmë të letërsisë shqiptare në Greqi - kopertina 2
Arben Llalla i sjell lexuesit shqiptar një lëndë të pasur e të panjohur deri më sot, mbi vlerat e larta të arvanitasve tanë. Lënda historike e letrare që sjell përmes kësaj monografie e pasuron fondin dokumentar të historisë sonë të lavdishme. Disa nga tekstet që i ofron opinionit kanë qenë të botuar në gazetat greke të shek. XIX, disa jepen për herë të parë. Shndrit ndër to kënga Për të parën princëshë Leksandra: Të këndojmë në shqip,/ që ështe gjuhë trimërie,/ që e fliste admiral Miauli,/ Boçari, dhe gjithë Suli, një këngë vlerash të larta që josh kureshtjen e dashamirëve të letërsisë artistike e të asaj popullore: Doli dielli në mal,/ sitë pa sipër në kalë,/ u fsheh brenda në re,/ të ndriçohesh tinë dhe.// Kur vije nga Tatoi,/ hëna dilte Imitos/ duke hedhur sytë e të pa/, ndriço për mua ty të tha.

As që meriton të lodhish trurin duke e komentuar më tej një vepër që të josh që në shikim të parë, pas këtyre vargjeve ku defilon shpirti shqiptar. E përshendesim nga diaspora dhe e përgëzojmë këtë historian të ri e të talentuar, elbasanasin e Tetovës që na e përkujton faktin se arvanitasit e quajnë veten zotër të Greqisë, se duhet vazhduar kërkimet e mëtejshme të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe të shkruara edhe me shkronja greke.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#49

Post by Arbëri »

Balkan Background by Bernard Newman

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#50

Post by Arbëri »

Image
None other than the elder brother of George Koundouriotis, the first president of the modern Greek state who DID NOT SPEAK GREEK. -haha-
http://books.google.com/books?id=CZUhoF ... ka&f=false
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#51

Post by alfeko sukaraku »

ne se akademiket e tiranes tetoves a te prishtines do donin te dinin te verteten per lashtesin e gjuhes shqipe , ateher Panajoti Kupitori duhej te ishte perkthyer ne shqip prej koheve sepse ishte njohes shume i shkelqyer i shqipes meme(arvanit) njohes i greqishtes se lashte e te re..edhe mbi te gjitha ishte filologe shume i degjuar.turperisht nuk eshte perkthyer akoma ne shqip ,ne nje kohe qe hjenat reklamojn g meyrin me iden e shqipes si gjuhe me huazime serbe rumune turke=gjuhe mesjetare.ata nuk munde te quhen kurre nderi i dijes shqiptare...fatkeqsisht.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#52

Post by Arbëri »

alfeko sukaraku wrote:ne se akademiket e tiranes tetoves a te prishtines do donin te dinin te verteten per lashtesin e gjuhes shqipe , ateher Panajoti Kupitori duhej te ishte perkthyer ne shqip prej koheve sepse ishte njohes shume i shkelqyer i shqipes meme(arvanit) njohes i greqishtes se lashte e te re..edhe mbi te gjitha ishte filologe shume i degjuar.turperisht nuk eshte perkthyer akoma ne shqip ,ne nje kohe qe hjenat reklamojn g meyrin me iden e shqipes si gjuhe me huazime serbe rumune turke=gjuhe mesjetare.ata nuk munde te quhen kurre nderi i dijes shqiptare...fatkeqsisht.
Mendoj se punë të shkëlqyer po bën ky djali Arben Llalla .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#53

Post by alfeko sukaraku »

Arbëri wrote:
alfeko sukaraku wrote:ne se akademiket e tiranes tetoves a te prishtines do donin te dinin te verteten per lashtesin e gjuhes shqipe , ateher Panajoti Kupitori duhej te ishte perkthyer ne shqip prej koheve sepse ishte njohes shume i shkelqyer i shqipes meme(arvanit) njohes i greqishtes se lashte e te re..edhe mbi te gjitha ishte filologe shume i degjuar.turperisht nuk eshte perkthyer akoma ne shqip ,ne nje kohe qe hjenat reklamojn g meyrin me iden e shqipes si gjuhe me huazime serbe rumune turke=gjuhe mesjetare.ata nuk munde te quhen kurre nderi i dijes shqiptare...fatkeqsisht.
Mendoj se punë të shkëlqyer po bën ky djali Arben Llalla .
jashte mase pune te shkelqyer edhe perse eshte personi numer nje nongrada per greket.kjo eshte demokracia edhe fjala e lire greke =mbyllja e gojes gazetarve.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#54

Post by Arbëri »

Kur shtrebërohet historia (!?!)

ORIGJINA SHQIPTARE E PIKTORIT GREK
NIKO EGONOPULOS


“Historia është e vërtetë atëherë kur mbështetet në fakte, përndryshe çdo gjë që thuhet apo shkruhet nuk është histori”.
Shkruan: Prof. Arben LLALLA *
Tetovë, 24. 10. 2007
Kur Kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha deklaroi që të rishikohet historia shumë historianë u gëzuan dhe shumë të tjerë u hidhëruan. Kjo për faktin sepse mundet të kemi një tronditje të historisë së pavërtetë që kemi mësuar nga sistemi komunist për rreth 50 vite në Shqipëri dhe më gjerë. Në Gazetën Shqiptare të datës 21 tetor 2007 në rubrikën e MILOSAO lexova një shkrim dhe letërkëmbim midis z.Dionis Qirzidhi dhe dr.Moikom Zeqos. Nga z.Qirzidhi nuk habitem, ai pas marrjes së shtetësisë greke dhe pas lejes të siguruar nga ministria e jashtme greke për të bërë kërkime nëpër arkivat e shtetit grek ka marrë një mision për të i injoruar dhe shtrembëruar faktet e vërteta të historisë shqiptare. Dionis Qirzidhis para disa muaj hodhi baltë edhe mbi figurën e ndritur të intelektualit shqiptar Eqrem Bej Vlorës. Por ai nuk njeh ndalje në shtrembërimet e vërteta të kontributit shqiptar në themelimin dhe zhvillimin e Greqisë nga raca shqiptare. Nuk mund të pranohen sot mohimet që disa njerëz të pavlerë të mohojnë ekzistencën e arvanitasve në drejtimin e Greqisë së sotme.
Por le të kthehemi tek shkrimi i botuar në Gazetën Shqiptare tek rubrika MILOSAO ku z.Qirzidhis dhe z.Zeqo këmbejnë letra dhe mendime. Z.Qirzidhis mohon origjinën shqiptare të njërit nga piktorët më të mëdhenj të Greqisë moderne Niko Egonopulos (1910-1985) dhe dr. Moikom Zeqo i jep përgjigje me një mbështetje të fortë se piktori Niko Egonopulos është arvanitas, pra me origjinë shqiptare.
Në dhjetor të vitit 1985 Lidhja e Arvanitasve të Greqisël botoi kalendarin e viti 1986 me biografitë e piktorëve të mëdhenjë grek me origjinë shqiptare, pra arvanitase siç njihen shqiptarët themeluesit të shtetit grek. Biografitë u sollën nënkujdesin e arvanitasit të madh tashmë të ndjerë Aristidh Kola. Në gusht të vitit 2000, miku im Aristidh Kola. më ofroi shumë dokumenta origjinale që flitnin për origjinën arvaniatase të shumë figura të ndrituar që kanë kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e Greqisë Moderne, midis këtyre dokumentave ishin edhe biografitë e disa prej piktorëve të shquar grek që ishin me origjinë shqiptare ndër ta edhe piktori Niko Egonopulos. Biografinë e të cilit unë e kam botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare që botohen nëpër botë si p.sh në revistën “EKSKLUZIVE”, Prishtinë, janar 2002, fq.72., në librin tim “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Tetovë, 2006, fq.20., në gazetën “FAKTI”, Shkup, 31 mars, fq.16. Ku sjellë dokumenta që ky piktor rrjedh nga familje arvanitase gjë të cilën e ka dëshmuar edhe vetë dhe vërtetohet në shkrimen e mëposhtëm të botuar vite më parë revistat dhe gazetat shqiptare.

Origjina shqiptare e piktorit grek
Niko Egonopulos (1910-1985)

Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit në Greqi, traditat, zakonet dhe doket e bukura arbëreshe po harrohen dhe humbasin. Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën shqipe dhe ruan karakteristikat e arvanitasve të Greqisë sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen. Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetërimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte bashkë me ta.
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase mbushën tablotë e tyre me këto tema. Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas gjenden nëpër muzetë e mëdha të Europës dhe kanë tërhequr vëmendjes e vizitorëve të shumtë. Por në këtë përmbledhje të shkurtër që e mbikqyri historiani dhe studiuesi i njohur arvanitas Aristidh Kola. Kemi sjellë një biografi të shkurtër të piktorëve të mëdhenj të Greqisë së re që ishin arvanitas. Në këtë përmbledhje janë marrë parasysh deklarimet e prejardhjes arvanitase të tyre, dhe lidhjet e drejtpërdrejta të tyre me fshatrat e banuara me arvanitas në Greqi.
Kështu në këtë përmbledhje të shkurtër nuk janë futur dhe shumë piktorë të mëdhenj të Greqisë që janë arvanitas si p.sh. Gizi, Biskini, Buziani dhe të tjerë. Natyrisht, pothuaj të gjithë piktorët arvanitas të këtij studimi janë me prejardhje nga zona të banuara me shumicë dërmuese nga arvanitas si: ishulli Hidra, Eubea jugore, Atika etj. Që janë zemra e Greqisë së lashtë dhe që banohen sot nga arvanitasit. Meqë qëllimi ynë nuk është thjesht biografia e piktorëve arvanitas në Greqi, por është sjellja e dokumentit historik për vërtetimin e piktorëve të mëdhenj të Greqisë me origjinë shqiptare.

Niko Egonopulos 1910-1985
Niko Egonopulos lindi në një familje arvanitase. Këtë gjë e pohon dhe Stefano Bulaniqianis në “Fjalor i pikturës greke” MELISA. Nëna e tij ishte e mbesa e beut të Hidrës arvanitasit Gjeorgji Vulgari, (djali i tij Dhimitri ishte Kryeministër i Greqisë nga vitit 1855-1875), që u vendos në lagjen Plakë tëAthinës. Qyteti, Arbëria, Hidra, Evropa, të gjitha kaluan nga gjaku i Egonopulos.
Por edhe babai i tij kishte origjinë arvanitase. Familja e babait vinte nga Fanari i vjetër i Stambollit. Rrëfimet e babait të tij për Skënderbeun e madh nuk e lenë pa prekur shpirtin e Niko Egonopulo, për arvanitasit e Stambollit.
Niko Eglonopulo ishte një përfaqësues i shquar i rrymës Surealiste të pikturës në Greqi.
Shpirti i paqetë, siç, ishte, i ra anekënd Europës, por zemra e tij ishte e mbërthyer në Hidrën e lashtë që banohej nga arvanitasit. Shtëpia e tij kishte tre kënde: Shqipërinë – Hidrën - Stambollin (Kostandinopojën). Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i shqetësuar shikonte gjithë botën. Veprat më të mira janë: “Skëndërbeu”, “Mërkur Bua”, “Aleksandri dhe grekët”, “Gjuetari në agim”, “Gjumë dhe vdekje”, “Lufta civile”, etj.
Niko Egonopulo kishte dajë ish-kryeministrin Dhimitër Vulgari (1801-1877) i cili lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit i cli në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Vdiq më 1877 në Athinë.
Po ashtu Niko Egonopulo kishte dajë dhe Petro Vulgari i cili kishte lindur në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftrat Ballkanike dhe mik i ngusht i Kryetarit të Greqisë Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqis. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqis. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për shërbimet si kryeministër, vdiq në Athinë më 1957.
Nga këto sa shkruajtëm më lartë nxjerrim përfundimin se piktori i madh Niko Egonopulos është arvanitas ose grek me origjinë shqiptare dhe historia është e vërtetë atëhere kur mbështetet në fakte, përndryshe çdo gjë që thuhet apo shkruhet nuk është histori.

Vërejtje: Në mbyllje dua të bëj edhe një sqarim përfundimtar për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas. Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grek. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar.
Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas.
Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar.
Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe.
Edhe unë, në këtë kumtesë, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe.

· Autori ëshët anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Studimeve për
Çamërinë në Tiranë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#55

Post by Arbëri »



Gjeta ne net nje foto te piktures se tij "Skenderbeu" (krijuar ne vitin 1963). Eshte ndoshta e vetmja pikture surrealiste e Heroit Kombetar (dhe me vlera te vecanta artistike).


Image

Ata që njohin gjuhen ''greke'' këtu : http://www.engonopoulos.gr/_homeEL/poem06.html
dhe ; http://www.engonopoulos.gr/_homeEL/poem02.html
Last edited by Arbëri on Thu Apr 01, 2010 9:57 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#56

Post by Arbëri »

Niko Engonopoulo (1907-1985)
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Arvanitet

#57

Post by ALBPelasgian »

Prova që çon në erë pretendimin bizantin

Një nga 'argumentët' më të përdorur prej propagandës së sotme bizantine për të mohuar vetëdijen shqiptare të Arvanitëve është sesi ata gjatë luftës për pavarësi kanë luftuar kundër 'muslimanëve' dmth shqiptarëve.

Alph. de Beauchamp jep një paragraf shumë të çmueshëm sesi Ali Pashë Janina ka bashkëpunuar me vëllëzërit e tij shqiptarë (ortodoks) të Moresë për kryengritje antisomane:
Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#58

Post by Arbëri »

ImageImage
Eni te tzem Arberiste.
Flet fare arbëriste ?
Flas shum pak. Ku i dsure ?
I dsura në stëpí.
Flisnë tata Edhe mëma.
Pse núku të dsun më shum ?
Pse u dúkei pse ajo gljuha nuk veljen gjifáre.
Tsë thua more,
gljuha jon vlen shum.
Ishtë shumë e vjetërë,
ishtë gljuha e Pelasgevet,
çë rroin këtu milje vitra më përpara.
Gljuha jon íst gljuha éme ne shum gljuh Evropiane
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#59

Post by alfeko sukaraku »

a e ka kush fjalorin e shqip greqisht te Marko Bocarit.une mendoj se ai fjalore ka vend ne kete teme.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Arvanitet

#60

Post by Arbëri »

alfeko sukaraku wrote:a e ka kush fjalorin e shqip greqisht te Marko Bocarit.une mendoj se ai fjalore ka vend ne kete teme.
HEROI I SHQETËSIMEVE ATDHETARE E KULTURORE
(MARKO BOÇARI 1790-1823)

Hartuesi i fjalorit të parë dy gjuhësh Greqisht-Shqip
Image
Ngrehu Marko trimëria
ngrehu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria!

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të 1821, Noti Boçari.
Marko Boçari përveç bëmave të tij trimërore dhe burrërore dhe bukurisë, na la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshim “Fjalori dy gjuhësh greko-shqip”.
Babai i Markos, Kiço Gj. Boçari u martua tre herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lena, Maria, Anastasin dhe Markon.
Kiço Gj. Boçari u vra më 1813, në Artë nga Gjoko Bakola. Në vitet e kryengritjes së 1821, Marko Boçari i dha duart dhe u përqafua për të mirën e përbashkët me Gjoko Bakola duke i falur gjakun e babait.
Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut.
Mbas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeg, rreth 200 luftëtarë arvanitë(shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavelasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqëve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.
Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptar ortodoksë çamër, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, që krijuan fshatra të rinjë me emra shqiptar. Që suliotët janë çamër këtë na e deklaron anglezi V.M. Lik ‘’Suliotët janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”.
Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan- ‘’Suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”.
Një pjesë e popullatës së Sulit pasi u nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.
Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës së Sulit për ti shpëtuar vrasjeve nga turqit e Sulltanit, morrën drejtimin për në malin e Shenjtë të Tomorrit duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardhzezë, Sulki, Dushkë, Kushov, Janç, Tunjë etj.
Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rrëndësishëm të revolucionit grek të 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin.
Markoja bashkë me Odise Andruçon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë.
Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqëve të Sulltanit dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.
Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotët shqiptar që të dilnin nga gjëndja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një ardhëme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. Markoja ndërkohë shqetësohej se mos edukimi mësimor çon në humbjen e disa tipareve të njohura cilësore që e bënin arvanitasin suliot një figurë popullore të veçantë, që edhe brenda mos shkollimit, varfërisë dhe kushteve më të vështira të jetesës, ngjallte adhurim.
‘’Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”.
Në atë perjudhë të ndryshimeve të shënuara në Ballkan dhe në Europë, dukej qartë se virtyti liridashës dhe shpata arvanite nuk ishin të mjaftueshme që të arrihej një jetë më e mirë, një shoqëri më e bukur. Nevojitej edukimi dhe arsimi i popullit dhe kjo nevojë kishte krijuar ankth tek arvanitasit e pasrevolucionit të 1821, që parapëlqenin të shisnin çdo lloj pasurie, me qëllim ‘’të mësojë fëmija i tyre”.
Dhe sigurisht, në atë perjudhë kur thoshim ‘’shkrim e këndim” kuptonim ‘’gjuhën e re greke” që flitej kryesisht në qytetet e Greqis së sotme.
Por është fakt, se arvanitët përbuznin mënyrën e jetesës të shoqërive të tjera, plogështinë, pabesinë, fjalët e shumta, frymën e nënshtrimit, paftyrsinë etj.
Karakteri i arvanitas është që ai të jetë kudo i pari, të tregojë përpara të gjithëve krylartësinë, trimërinë dhe mosnënshtrimin.
Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vet Marko Boçari.
Fjalori i Marko Bocarit, Fjalori i pare greqisht ShqipKur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famëshmin ‘’Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht’’ 1809 që e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij Kiço Boçari (1754-1813), xhaxhait Noti Boçari (1759-1841) dhe vjerrit të tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.
Ky fjalor ishte përfundimi i nxitjes së konsullit francez Pukëvili, siç pretendonte francezi vet, përpjekje të mësojnë suljotët shqiptar greqishtë dhe të merren vesh me grekërit.
Si do që të jetë puna, faktë është se kemi të bëjmë me një hero që ka shqetësime kulturore që krijoi një vepër kulturore dhe, si rrjedhim me të drejtë Marko Boçari mundë të quhet si realizuesi i fjalorit të thjeshtë të parë greko-shqip.
Fjalori Marko Boçarit lindi si pasojë dhe e ngjarjeve që po kalonte Greqia, ku mbas lënjeve të armëve arvanitët duhet ti përshtateshin jetës civile shoqërore, që për ta ishte e vështirë.
Fjalori ka rrëndësi të veçantë se shpreh shumë elementë të gjuhës shqipe në dialektin e çamërishtes, ky fjalor shërbeu edhe si mjet politik për të afruar shqiptarët me grekërit.
Image
Një tjetër detyrim i lindjes së fjalorit greko-shqip ishte se, tregëtia në zona të gjera të ballkanit bëhej në gjuhën greke. Kështu që lindi nevoja e një fjalori dy gjuhësh me qëllim që arvanitët, pra shqiptarët në një farë mënyre ju detyruar që të mësonin greqisht që po fitonte terren si gjuhë e tregëtisë në ballkan.
Pasi gjuha shqipe si pasojë e ndjekëjeve të shqiptarëve nga pushtuesit e ndryshëm, u duhej që të jetonin të fshehur me shekuj të tërë në male dhe ishuj të vetmuar largë lidhjeve me popujtë e tjerë.
Kështu gjuha shqipe ngeli një gjuhë e pastër kombëtare, që flitej vetëm nga populli i saj duke ruajtur vjetërsinë dhe pastërtinë gjuhësore, por që nuk u zhvillua në shkrim apo të futeshin fjalë të reja që i përshtateshin zhvillimit shoqëror të kohës apo të njihej nga të huajt e shumtë që vizitonin ballkanin në atë kohë të pushtimit osmano turk.
Dhe heroi Marko Boçari me një vullnet dhe guxim, në moshën 19 vjeçare na solli fjalorin e parë greko-shqip me titull orgjinal ‘’Fjalori dy gjuhësh Romaiko-Arbërishtja e thjeshtë” që përbëhej nga 111 faqe, 1494 fjalë shqipe, dhe 1701 fjalë greke. Origjinali i këtij fjalori gjendet sot në muzeun Kombëtar të Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 të faqes, dhe u dhurua në maj të vitit 1819 nga konsulli Pukëvili.
Konsulli i Përgjithshëm francez në Janinë Pukëvili duke studjuar fjalorin e Marko Boçarit, hartoi një fjalor të vogël frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalë dhe origjinali i këtij fjalori gjendet në muzeun Kombëtar të Parisit.
Përpara betejës së madhe në Mesollogji, Markoja mendoi të dërgonte familjen e tij në Ankona të Italisë. Të gjithë suljotët me lotë në sy u ndanë me gratë e tyre pa folur, Markoja në ato çaste prekëse i tha gruas ‘’Në orën e lirisë dua të jemi bashkë, por në orën e betejës dua të jem vetëm” u ndanë me lotë në sy, ishte takimi i fundit.
Markoja ishte komandant i ushtrisë së Greqisë perrëndimore, kur Qeveria i dërgoi diplomën e komandantit të Përgjithshëm, lindën xhelozitë e kapedanëve të tjerë. Por Markoja këtyre xhelozive i përgjigjej me fisnikëri dhe tolerancë duke u thënë-‘’Kush është i zoti, merr nesër diplomë në betejë” Markoja ishte njeri i dashur dhe fjalë pakët.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjithë Suli


Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës.
Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një
letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas..
Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët(shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.

Labëria kur dëgjoi
Se u vra Marko fajkoi
Ra në zi e ra në goj
Kënga i mbeti në goj


Në vitin 1832, me urdhër të qeverisë së atëherëshme greke, Mamurasi dhe Papakosta bllokuan dhe dogjën shtëpinë e Noti Gj. Boçari dhe të gjitha dokumentat historike të prejardhëjes të fisit të Boçarëve.
Marko Bocari i vrareMarko Boçari vdiq, por figura e tij u bë legjendë.
Shumë historianë grekë na e deklarojnë Marko Boçarin dhe shumë heronjë të tjerë shqiptar të revolucionit të 1821, si grekë dhe jo shqiptar, duke patur parasysh që Markoja dhe të tjerë heronjë të 1821, i përkisnin fesë ortothokse. Është fatkeqësi për atë komb, kur historianët e atij kombi ngatarojnë fenë me racën.
Që Marko Boçari ishte shqiptar dhe bir shqiptari, këtë na e deklaron në vitin 1994, nipi i tij me të njëjtin emër Marko Boçari profesor në Universitetin e Kuinslendit në Australi. Kur reagonte ashpër ndaj deklaratës së një deputeti grek që mohonte kontributin shqiptar në revolucionin e 1821 dhe origjiniën shqiptare të Marko Boçari.
‘’Komentet e mia të me poshtëme kanë të bëjnë me një letër të publikuartë një ministri grek,që ka deklaruarse nuk paska shqiptar në Greqi. Duket qartë se ministri ose nuk ka dijeni çfarë ndodh aktualisht në vendin e tij, ose ka vendosur të injorojë faktet. Është fakt se në Greqika më shumë se një milion shqiptar ortodoks. Prindërit e mi nuk kanë folur kurrë greqisht me mua,por vetëm shqip, se ata ishin krenarë për origjinën e tyre shqiptare dhe fisin e tyrë shqiptar.’’

Vërej; Me fjalën Arvanitas kuptojmë Shqiptarë para krijimit të shteteve Ballkanike. Shkrimtarët Bizantik shqiptarët e sotëm i quanin Arvanitë, shkrimtarët Latinë shqiptarët e sotëm i quanin Albanë, kurse shkrimtarët osmanë dhe arabë shqiptarët i quanin Arnaut.
Pra arvanit, alban dhe arnaut është emërtimi i kombit të sotëm shqiptar.
Në Fjalorin e gjuhës greke fjala arvanit shpjegohe me origjin albanian.
Janë shfrytëzuar biblioteka e ‘’Lidhja Arvanitase e Greqis’’ dhe libri i studiuesit grek Titos Johalas ‘’Fjalori dy gjuhës greqisht-shqip i Marko Boçarit’’

Image


[Fjalori I Marko Bocarit]
Fjalori I Marko Bocarit

by Niko Stylos


Price: EUR 25.00
Availability: In stock
ISBN: 97899943-50-11-7
Year: 1999
Format: Hardcover, 320pp
Rating:

FROM THE PUBLISHER
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”