"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pronat e minoritetit Greqia inventar bregdetit shqiptar

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Pronat e minoritetit Greqia inventar bregdetit shqiptar

#1

Post by Arbëri »

Pronat e minoritetit Greqia inventar bregdetit shqiptar

ATHINE-Së shpejti do të kryhet një inventar në bregdetin e jugut shqiptar per evidentimin e pronave të minoritetit grek në Shqipëri sipas një financimi të qeverisë greke me OSBE. Ministri alterativ i Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Droutsas e bëri të ditur këtë fakt gjatë një fjalimi mbrëmjen e së hënës në Parlamentin grek, ku iu përgjigj pyetjeve të subjektit politik, L.A.O.S.
Sic citon Ministria e Jashtme Greke ne faqen zyrtare, Droutsas duke bërë një analizë të punës së dikasterit të tij u fokusua në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë duke deklaruar se Greqia dominon fort me ekonominë e saj në Shqipëri, dhe kjo falë programeve dhe projekteve të fondeve dhënë në ndihmë të fuqizimit të minoritetit grek në Shqipëri.

“Vihet re një prani e fortë e ekonomisë së Greqisë në Shqipëri kjo falë krijimin e kushteve të duhura për pjesëtarët e pakicave kombëtare greke në Shqipëri, që ata të qëndrojnë në vatrat e tyre, dhe për ata që i kanë lënë këto vatra, të mund të kthehen atje të sigurt".

Ministri alternativ i puneve te jashtme në këtë kuadër përmend projektin e qeverisë greke me OSBE për pronat e pakicave greke në Shqipëri, që sipas Droutsas po has vështirësi për shkak të cështjes ende të pazgjidhur të pronave në Shqipëri. “Për të forcuar pozitën e pakicave kombëtare greke, dhe perspektiva për ata që kanë mbetur për t'u kthyer, është shumë e rëndësishme që të zgjidhet problemi lidhur me pronën në Shqipëri. Për këtë qëllim, Ministria e Jashtme greke është bashkëfinancuese e një programi të OSBE-së për inventarizimin e parë dhe të plotë të pronës së minoritarëve në bregdetin jugor të Shqipërisë”, tha Droutsas.

Numri një i diplomacisë greke shpreson se kjo do të bëhet e mundur, jo vetëm për marrdhëniet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Greqisë, por respektimi i te drejtave te minoritetit grek, është kusht i BE ndaj shtetit shqiptar.
“Në çdo rast, kursi evropian që po ndjek Shqipëria do të ketë rëndësi kyçe për të ardhmen e marrëdhënieve greko-shqiptare. Përparësi e Shqipërisë në këtë drejtim është gjithashtu të sigurojë interesat e Pakicave Kombëtare Greke”.
Si një kusht që po plotësohet karshi pakicave greke, Droutsas përshëndeti edhe regjistrimin e popullsisë sipas etnisë ndërmarrë nga qeveria shqiptare që pritet të bëhet brenda vitti 2011
“Një nga detyrimet që Shqipëria duhet të kryejë sipas BE, është të bëjë regjistrimin e popullsisë brenda vitit 2011. Dhe ne e shohim pozitiv faktin që studimi i përgatitur nga autoritetet shqiptare përfshin një pyetje për origjinën etnike, e cila ka qenë një kërkesë e mbetur pezull kaq kohë nga Pakicat Kombëtare Greke”.

Gjate fjales se tij, Droutsas më pas u fokusua dhe në marrëdhëniet e Greqisë me Qipron, Turqinë dhe për rastin e sulmit izraelit mbi anijet humanitare propalestineze që një ditë më parë shkaktuan 19 të vdekur.
http://bw.balkanweb.com/rajoni/2687/pro ... 12608.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”