"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Bashkimit Evropian

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#31

Post by Sally »

Po te lexoni me vemendje 4-5 postimet e fundit ne kete teme, shume e leht do ishte qe te mendonim keshtu:


Cfare cudie e madhe shqiperia dhe shqiptaret nuk arrijne te mbrojne kufijte dhe te pajisen me pasaporta biometrike
po pse nuk bejne nje ultimatum per keto pasaportat dhe te vene 2 ushtare me shume ne kete kufijte tane cudi e madhe nuk di ta shpjegoj, po te plotesonim keto dy kushtet pastaj do ta kishim me te lehte te kuptonim me mire qellimin e politikes se Europes, se dy dyshime jane:

1- Nuk na duan se Shqiperia Kosova Bosnja, ekziston islamizmi.

Nuk eshte dhe shume e forte kjo arsyje, sepse Islamizmi ne Shqiperi Kosove Bosnje eshte me modern se sa ato emigrant qe Europa ka me vite ne shtepin e saj Turk, Morokan, Palestinez, Arab etj, etj. Ndersa ne jemi shume shume me te respektuar ne kete drejtim.

2- Do ket kohe qe jemi kthyer pron Amerikane.

Le te shpresojm qe mos te na ket ndodhur kjo poshtersi mbas kraheve, se atehere me polt bindjen duhet te themi na mori lumi! Po te ket ndodhur kjo gje do te thot qe ky eshte cmimi qe Amerika beri luften per Kosoven, se Amerikani kurr nuk ka sjell Panvarsin e nje shteti pa pasur interesat e tij, dhe po te jet keshtu do kthehemi ne nje toke Izraeliane ( ku Amerikani e perdori per interesat e bazave te tij kundra sheteteve Arabe) ndersa ne do na perdori per vet faktin qe ndodhemi ne zemren e Europes.

ImageImage


Vete fakti qe europa mori pikerisht ne BE me shpejt dhe me me pak pengesa shetet e tjera si Serbi etj, etj, do te thote qe do ket qen e planifikuar kjo gje, dhe tani ngelen duke na then qe nuk kemi mbushur kushtet per paisjen e pashaportave dhe kontrollin e kufirit, si per Shqiperin Kosoven dhe Bosnjen po te njetat pengesa, nuk ju duket pak absurde qe pikerisht te kemi te njetat difekte?
Prandaj do ishte mire qe shteti yne te plotesonte keto dy kushtet me kryesore qe te kuptonim lojen Europiane/Amerikane, se ne qoftese dhe me plotesimin e ketyre dy kushteve do kemi penges ahtehere do kishim nje pergjigje shume te sakte!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#32

Post by Adriana »

Pse s’na i dhane vizat?!

Ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj t’i miratojme dhe t’i quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike.

Pas nje bombardimi mediatik te pakten gjashtemujor nga ana e qeverise sone dhe pas nje ndjesie shprese te pergjithshme ne mes tone, se dita e bekuar me ne fund erdhi, Brukseli na e beri me hile. Europa nuk i liberalizoi vizat per shqiptaret, duke i bere sevap vetem Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise. Sigurisht, zhgenjimi yne merr me vete nje lloj ngushellimi qe e sjell bindja se se shpejti kjo dite do te vije; ne mos pas nje viti, pas dy vjetesh. Dhe kur vjen puna per te pritur per viza, e kemi treguar se kemi nje durim derri. Por zhgenjimi mbetet po ai, dhe keto dite frustrimi eshte projektuar ne dy drejtime: Zhgenjim ndaj garancise qe ka dhene vazhdimisht qeveria shqiptare, dhe nga ana tjeter ndaj “hiles” qe na beri Bashkimi Europian.

Duke u vene ne nje gare krahasimore me komshinjte fatlume, si ballkanas xheloze qe jemi, nuk eshte se nuk te krijohet pershtypja e padrejtesise. E kujt i dhane te drejten te levize pa vize neper Europe? Serbeve, ketyre shkaktareve te pergjakjes 10 vjecare te Ballkanit, ketij shteti qe edhe me paterica dhe i fashuar gjithkund, i bie gajdes se nacionalizmit te semure nderkohe qe plaget ekonomike dhe sociale i kullojne parreshtur. Malit te Zi, qe deri pak vite me pare ne vend te parajses se turizmit, media, politikane dhe prokurore europiane e portretizonin si parajsen e trafiqeve qe komandoheshin nga vete shtetaret kryesore; Maqedonise, ketij shteti qe mezi doli gjalle nga lufta e tete viteve te shkuar dhe qe sipas shume analisteve e politologeve, ende nuk i ka kaluar rreziku i shperberjes.

Perballe tyre eshte Shqiperia qe ka bere nje mal me reforma, qe u anetaresua ne NATO, qe nese dikur “konsumonte siguri”, tani “eksporton stabilitet”, qe pati rritje aq te qendrueshme ekonomike saqe nxorri jashte loje edhe FMN-ne dhe qe pajisi shtetasit e vet me karta identiteti. Por ja qe edhe sipas arsyetimit zyrtar te BE-se, kjo puna jone nuk eshte edhe aq e koklavitur. Ju or zoterinj, thote Brukseli, keni mangesi ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, procedurat e leshimit te pasaportave i keni problematike, po ashtu dhe menaxhimin e kufijve dhe emigracionit. Pak me shqip, do te thote se pasaporta mund te jete biometrike dhe elektronike, por nje kriminel mund te marre dy a me shume te tilla; ne kufijte tane hyne e dalin derri e dosa (me perjashtim te virusit), dhe po t’ua liberalizojme vizat, kete paaftesi tuajen do ua beni peshqesh vendeve te BE-se.

Dhe keshtu, ne jemi ne te njejten kategori dhe rradhe pritjeje me Bosnje-Hercegovinen. Vertet jemi kaq keq ne luften kunder krimit dhe trafiqeve? Vertet kushdo qe kerkohet nga ligji mund ta bleje nje pasaporte te paster dhe te shkoje kur t’i teket, pa i thene njeri plac? Ky lajmi i mos-liberalizimit qe erdhi kete mesjave, u parapri nga plot lajme te tjera, sigurisht te mbizoteruara nga zgjedhjet dhe politika. Mes tyre, ra ne sy nje vendim i Gjykates se Larte, i paarsyetuar, per lirimin e nje personi te akuzuar per trafikimin e sasise me te madhe te heroines se kapur ndonjehere ne vend, plot 40 kilograme. Prokurorise se Krimeve te Renda i mbeten ne dore filmimet, fotografite dhe provat e tjera, e shokuar nga ky vendim. Edhe ne shume raste te tjera, organit te akuzes i kane mbetur neper rafte muaj e vite te tera hetimesh pas vendimeve “heroike” te kesaj natyre.

E pra, ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj t’i miratojme dhe t’i quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike. Edhe atehere kur me nje vendim me shume politik sesa institucional, BE-ja te na i liberalizoje vizat, jam i bindur se pasaporta e shqiptarit do te keqyret me me skrupulozitet dhe mosbesim neper pikat kufitare, sesa ajo e malazezit, serbit dhe maqedonasit. Dhe per kete do te kontribuojne edhe raste si ky i fundit, kur Gjykata e Larte u kap me heroine.


Faleminderit
27-07-2009
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Bashkimit Evropian

#33

Post by alfeko sukaraku »

Padyshim qe sal berisha ka mekate te medha per gjendjen e mjerueshme politike te kombit ne rrugen drejt evropes.

Ne evrop shkohet me strategji edhe strategji nuk do te thote te ulesh stringun ..ashtu sikurse po vepron sala me ministrin qe qesh

Nga ana tjeter une kam filluar te rishikoj qendrimin personal me qendrimin evropian kundra myslimanve shqiperi-kosove-bosnje -turqi.

Mendoj se zhgarravina te kombit tone..mbeturina qe shiten per malle i cilsis se larte..e demtuan kombin kur futen turinjet e nje gare ..jemi evropian edhe jo mysliman.Nuk ka asnje lidhje qenia jone evropian me fete e qelbura.Ne kemi gjurem autoktone si edhe mijra te dhena qe tregojn se jemi te vetmit autokton ..kemi faltoren e Dodones ne Tomore qe lidh qytetrimin e lashte me qytetrimin e qe njohim sote...zhgarravinat e kombit i sherbyen ides percarse fetare me theniet "ne jemi te krishter edhe evropian" ..qesharaket-maskarenjet.

Sote evropes duehet ti shterngojm dhembet per ate qe ajo po kerkon te ndertoj..po nderton nje evrop hitleriane te rraces se krishtere apo po krijon nje evrope paqsore ...evropa duhet te flase ne lidhej me kete ceshtje..duhet te na vertetoj se eshte per demokraci e paqe.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#34

Post by Sally »

alfeko sukaraku wrote:Padyshim qe sal berisha ka mekate te medha per gjendjen e mjerueshme politike te kombit ne rrugen drejt evropes.
Ne evrop shkohet me strategji edhe strategji nuk do te thote te ulesh stringun ..ashtu sikurse po vepron sala me ministrin qe qesh

Nga ana tjeter une kam filluar te rishikoj qendrimin personal me qendrimin evropian kundra myslimanve shqiperi-kosove-bosnje -turqi.

Mendoj se zhgarravina te kombit tone..mbeturina qe shiten per malle i cilsis se larte..e demtuan kombin kur futen turinjet e nje gare ..jemi evropian edhe jo mysliman.Nuk ka asnje lidhje qenia jone evropian me fete e qelbura.Ne kemi gjurem autoktone si edhe mijra te dhena qe tregojn se jemi te vetmit autokton ..kemi faltoren e Dodones ne Tomore qe lidh qytetrimin e lashte me qytetrimin e qe njohim sote...zhgarravinat e kombit i sherbyen ides percarse fetare me theniet "ne jemi te krishter edhe evropian" ..qesharaket-maskarenjet.

Sote evropes duehet ti shterngojm dhembet per ate qe ajo po kerkon te ndertoj..po nderton nje evrop hitleriane te rraces se krishtere apo po krijon nje evrope paqsore ...evropa duhet te flase ne lidhej me kete ceshtje..duhet te na vertetoj se eshte per demokraci e paqe.


Nga dy arsyet e e mesiperme qe nuk po plotesojm dot kushtet per ne BE,, do preferonja te paren qe Saliu nuk qenka ne gjendje te na drejtoj drejt BE (gje qe nuk e ka pasur ne dore vete S.Berisha, se per 20 vjet jan nderruar si nga Ps / Pd dhe rezultat kan qene te barabarta nga punimet e tyre) po meqe i takon Atit radha tani se ndodhet ne fuqi e padiskutuar qe Atit do ja kendojn kengen.

Shprehem qe do preferonja te paren, per arsye qe: do ishte shume e dhimbshur fakti qe ne nuk mund te behemi pjestaret e BE per faktin e ekzistenses Myslimane ne shtetin tone, po ama kan ndikuar dhe manipulimi i shteteve te tjera Arabi/Turqi (Myslimanet) dhe Greqi (Ortodhokset) sa vjen po shtojn Luften-Fetare ne Shqiperi, dhe per kete faji bie mbi vet ne ''Shqipetaret'' qe kemi arritur te quajm veten Fetar perpara se ta quajm ''Shqipetar''. Nuk mund te pranojm nje lufte-fetare me vellezrit e motrat tona ku kemi lindur e jemi rritur se bashku.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#35

Post by Sally »

Image


Maqedonia do të vendosë viza për Kosovën dhe Shqipërinë?

Liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, do të mund të rezultonte me kufizimin e hyrjeve të shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë në Maqedoni, shkruan sot "Koha ditore".

Gazeta bën të ditur se shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë ndoshta do t`u nevojiten viza për hyrje në Maqedoni prej 1 janarit, kur vendi duhet të gjendet në Listën e bardhë të Shengenit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë pohojnë se tani për tani nuk është marrë kurrfarë vendimi.

"Është herët të flitet për këtë. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Evropian deri në konfirmimin përfundimtar për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e këtyre dy vendeve do të informohen kur vendimi do të hyjë në fuqi. Vendosja e vizave për dy vendet fqinje nuk do të jetë zgjedhje e Maqedonisë, por kjo do të varet nga rekomandimet e Bashkimit Evropian", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Maqedonisë, Petar Çulev. /Makfaks/
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#36

Post by Sally »

Image

Kroatët nuk duan hyrjen në BE


Zagreb - Vetëm 29 për qind e qytetarëve të Kroacisë konsiderojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të ishte gjë e mirë, dëshmon hulumtimi i bërë nga Eurobarometër.
Në pranverën e këtij viti përqindja e kroatëve që dëshironin anëtarësim në BE ishte edhe më e vogël, përkatësisht vetëm 23 për qind.

Gazeta “Novi List” shkruan se për nga shkalla e skepticizmit ndaj Bashkimit Evropian, kroatët janë barazuar me britanikët, ndërsa më skeptikë janë vetëm letonezët ku vetëm 23 për qind e tyre anëtarësimin në BE e konsiderojnë pozitive.

Më të lumturit për hyrjen në BE janë sllovakët dhe rumunët ku përqindja e vlerësimit pozitiv për Bashkimin Evropian shkon në 67 për qind
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#37

Post by Adriana »

Bildt paralajmëron për Ballkanin

E përditshmja FINANCIAL TIMES boton një artikull me titull "BE i kërkohet të mbështesë dëshirën për anëtarësim të Ballkanit ose të rrezikojë mungesën e stabilitetit".


Në artikullin e bazuar në një intervistë të gazetës me z. Carl Bildt, ministrin e Jashtëm të Suedisë, vendit që ka presidencën e rradhës të BE-së, rreshtohen rreziqet me të cilat përballet vetë BE-ja, por dhe rajoni nga shuarja e mundshme e shpresave për anëtarësimin në bllok të vendeve të Ballkanit.

"BE rrezikon të humbasë kredibilitetin dhe të kontribuojë në destabilizimin politik të Ballkanit nëse nuk i afron shtetet e Ballkanit më pranë objektivit të tyre të anëtarësimit në BE," shkruan gazeta duke cituar z. Bildt.

Më tej ajo thekson se z. Bildt ka paralajmëruar se nacionalistët në rajon mund të fuqizohen në dëm të forcave politike pro-evropiane në disa shtete të ish- Jugosllavisë.

Z. Bildts ka përmendur rastin e Serbisë "vendit më të fuqishëm të rajonit" ku forcat pro-evropianë kanë korrur sukses që nga rizgjedhja e z. Tadiç në postin e presidentit në shkurt 2008.

"Nëse vrulli evropian do të ngadalësohet deri në zvarritje apo të rri në vendnumëro, ekziston rreziku që forcat e tjera atje të dalin në krye. Dhe kjo nuk ka vlerë vetëm për Serbinë," tha z. Bildt.

"Me kalimin e kohë një gjë e tillë do të jetë shumë negative dhe padyshim që do të ndikojë në besueshmërinë e BE-së në shkallë më gjerë. Besueshmëria jonë në botën e gjerë varet nga fakti se sa të suskeshsëm do të jemi në pjesën tonë të botës," citon FT zotin Bildt.

Minsitri i Jashtëm i Suedisë ka veçuar dhe rastin e Bosnjës, ku kanë mbizotëruar tensionet nacionaliste që nga përfundimi i luftës në vitin 1995, për t'i bërë thirrje politikanëve të atjeshëm që ta pranojnë se mosmarrëveshjet mes tyre rrezikojnë që ta lënë vednin pas fqinjëve të vet në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Nëse ata nuk sillen si duhet, treni do të largohet nga stacioni pa ta dhe kjo nuk është ajo që do popullata e Bosnjës," tha z. Bildt.

Gazeta shkruan se Suedia tradicionalisht është 'mbështetëse entuziaste' e zgjerimit të BE-së dhe në veçanti ajo kërkon ta shtyjë përpara kërkesën e Islandës për anëtarësim në bllok, gjë që, sipas gazetës, do të shqyrtohet të hënën nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në një takim në Bruksel.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#38

Post by Sally »

Image


Austria vendos veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Vjenë -Politika e Jashtme Austriake vendos veton për përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat e afërta për anëtarësim, me Bashkimin Evropian.
Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Sindelegger është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar së fundi në Vjenë, se negociatat e Bashkimit Europian me Islandën, për kërkesën e kësaj të fundit për antarësim në BE, duhet të zhvillohen vetëm me kushtin, që në to të përfshihet edhe Kroacia e Shqipëria. Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF,

Agjensia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj, kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Sindelegger lidhur me preferencën e politikës së jashtme austriake kundrejt BE-së, për përfshirjen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën, edhe Kroacinë e Shqipërinë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#39

Post by Sally »

Sally wrote:Image


Maqedonia do të vendosë viza për Kosovën dhe Shqipërinë?

Liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, do të mund të rezultonte me kufizimin e hyrjeve të shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë në Maqedoni, shkruan sot "Koha ditore".

Gazeta bën të ditur se shtetasve të Kosovës dhe Shqipërisë ndoshta do t`u nevojiten viza për hyrje në Maqedoni prej 1 janarit, kur vendi duhet të gjendet në Listën e bardhë të Shengenit.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë pohojnë se tani për tani nuk është marrë kurrfarë vendimi.

"Është herët të flitet për këtë. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Këshillin Evropian deri në konfirmimin përfundimtar për liberalizimin e vizave dhe qytetarët e këtyre dy vendeve do të informohen kur vendimi do të hyjë në fuqi. Vendosja e vizave për dy vendet fqinje nuk do të jetë zgjedhje e Maqedonisë, por kjo do të varet nga rekomandimet e Bashkimit Evropian", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Maqedonisë, Petar Çulev. /Makfaks/



Shkupi: S’vendosim viza për Kosovën dhe Shqipërinë


Shkup Edhe pse Maqedonia tashmë ka hyrë në grupin e vendeve, qytetarët e të cilit udhëtojnë pa viza në Evropë, ky vend nuk do të vendosë kufizime për qytetarët shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria.
Zedhenesi i qeverisë maqedonase, Shefik Duraku, hodhi poshtë spekullimet që qarkullojnë në media menjëherë pas vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave më Maqedoninë.


“Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk e është e interesuar të vendos viza, por nëse ajo kërkohet nga BE-ja, ateherë në do të detyrohemi ta bëjmë këtë gjë”, tha zëdhënësi, Duraku.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#40

Post by Sally »

Brukseli inkurajon Ballkanin, i premton përshpejtim anëtarësimi, duke nisur nga vjeshta e këtij viti


Bashkimi Evropian po përgatit një “mekanizëm” të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vertetohet qartazi se BE-ja nuk do heqë dorë nga ky synim. Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel, kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së, konsiderojnë se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor do të ritheksohet, ndoshta edhe nëpërmjet një deklaratë politike të veçantë ose me konkluzione zyrtare të Këshillit të Ministrave të BE-së. Këtë proces fuqishëm e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara, pasi në Uashington janë të bindur se kjo do t’i kontribuojë stabilitetit të gjithë Evropës. Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, i cili ka kryesuar me takimin e shefave të diplomacive të BE-së, pas përfundimit të tij, ka shfaqur shpresën se “gjatë muajve të ardhshëm, por edhe pas presidencës suedeze, BE do të jetë në gjendje të fusë forcë të re në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor", raportojnë mediat. Para këtij takimi Bildt ka tërhequr vërejtjen se “Bashkimi Evropian po i ekspozohet rrezikut që ta humbasë kredibilitetin dhe të nxisë destabilitet politik në Ballkan, po qe se vendet e atij rajoni nuk tërhiqen më afër anëtarësimit në BE”. Vërejtja e Bildtit se nacionalistët në Ballkanin Perëndimor do të mund të forcoheshin dhe të shtynin forcat politike proevropiane, po të ‘treteshin’ shpresat për hyrje në radhët e BE-së, është plotësisht në harmoni edhe me analizën më të re të përfaqësuesit të lartë të Unionit, Javier Solana. Të dy zyrtarët e lartë të Unionit kanë tërhequr vërejtjen se kredibilitetin i BE-së në botë varet nga ajo se sa do të jetë Evropa në gjendje që fillimisht ta rregullojë “oborrin” e vet, që para së gjithash është Ballkani Perëndimor. Këto ditë Solana ka deklaruar në fondacionin Ditshley, në Oxford, se BE “tepër shumë ka investuar në atë rajon, për të lejuar që vendet e atjeshme të heqin dorë nga fuqia tërheqëse e BE, ndërkohë që vetëm pas 5 vitesh e tëra do të jetë më e vështirë dhe shumë më e shtrenjtë”. “Para disa vitesh dëgjohej se BE në Ballkan po ballafaqohet me hamendjen- të shkohet drejt zgjerimit, apo ndonjë lloji të protektoratit. Ne jemi përcaktuar për anëtarësim, si parim kryesor, me kusht që të zbatohen reformat, dhe, kjo është strategjia e vërtetë”, ka përfunduar Solana.



Aktualisht, vihet re një stop në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE, por duket se në vjeshtë, së bashku me aplikimin e Islandës, do të shihet edhe procesi i intesifikimit të ritmeve të anëtarësimit për Kroacinë dhe Shqipërinë, dy vende që duket se s’kanë probleme themelore me 27 vendet e BE-së, pasi për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, ka polemika të shumta, por edhe vetot e paralajmëruara të Greqisë e të Holandës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Bashkimit Evropian

#41

Post by Sally »

I eksagjiruar pak titulli i mesiperm, se ne lajmet e sotme nga Brukseli: thone qe do shpejtesojn procesin, duke filluar nga vjeshta e ketij viti, qe te ken rezultat ne pranveren qe vjen. Ndersa ketu thone ndryshe, le te shpresojm!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimit Evropian

#42

Post by Aulona »

BE, SHBA: Ballkani të përfshihet në Evropë

BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatit një "mekanizëm" të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vërtetohet qartë se BE-ja nuk heq dorë nga ky synim.
Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklaratë politike të veçantë ose me konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së.
Këtë proces fuqishëm e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara, pasi në Uashington janë të bindur se kjo do t'i kontribuojë stabilitetit të të gjithë Evropës. (rel)

Një ditë më parë, Austria deklaroi përmes ministrit të Jashtëm se kërkon afrim të marrëdhënieve të vendit tonë me BE, ndërkohë që i dërguari me punë i KE në Shqipëri theksoi gatishmërinë e KE për liberalizim të vizave për shqiptarët, me kusht që më parë të plotësohen gjithë detyrat e lëna për këtë qëllim.

************
Austria pro Shqipërisë në BE

Ministri i Jashtëm i Austrisë ka deklaruar se pas Islandës edhe vendit tonë duhet t'i hapen dyert për anëtarësimin në familjen evropiane. Michael Spindelegger gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel tha se Bashkimi Europian nuk duhet të jetë diskriminues me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, pas procedurës së ndjekur për Islanën duhen parë mundësitë edhe për vendet e tjera. Ai ka theksuar se vendi që përfaqëson mbështet krijimin e marrëdhenieve shumë më të afërta mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ndërkohë, gjatë një takimi zhvilluar në Tiranë për Migracionin, i ngarkuari me Punë i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, z Garrido Ruiz ka bërë apel për plotësimin e kushteve, duke shprehur përkushtimin e KE-së për procesin e liberalizimit. "Lidhja e qartë mes migracionit të rregullt dhe liberalizimit të vizave nuk mund të anashkalohet, dhe unë do të doja ta shfrytëzoja këtë rast për të rikonfirmuar përkushtimin e patundshëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë"- tha ai.
Sipas tij, nëse Shqipëria vazhdon të përparojë dhe nëse kushtet plotësohen, ajo do t'i bashkohet fqinjëve të saj së shpejti.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Bashkimit Evropian

#43

Post by Aulona »

EU Commission is examining concerns Islands


27. July 2009 Iceland is on its way to the European Union took a step forward: The EU foreign ministers issued by the European Commission in Brussels on Monday to protect the health of the EU-Atlantic island to check. This could be up to one year. The Atlantic island already belongs to the European Free Trade Association (EFTA) and the border-free Schengen area. The Swedish foreign minister and current EU Council President Carl Bildt stressed that Iceland did so on the road to the EU has already come a long way. "There is no fast track for Iceland, but the path is shorter."

On the margins of the meeting, characterized the dispute as to whether the Balkan countries, also in the EU aim behind Iceland could fall back. Austria called for a parallel admission process Islands with Croatia and Albania. "I believe that you say yes to Iceland, but also yes to Croatia and Albania," Foreign Minister called on Michael Egger spindle. Finland rejected it decisively.


Iceland is the financial crisis has been particularly hard hit last Thursday and has applied to join the community of the 27 asked. An examination of the EU Commission could be up to one year. Subsequently, the EU member states once again unanimously decide the next step: the official candidate status Islands. The actual negotiations could take years.

There were some of the fisheries policy was still "substantial challenges", warned Bildt. While in the EU around the whaling is frowned upon, making Icelanders the commercial hunting of marine mammals. Bildt warned that the EU should the Balkan countries like Serbia, Montenegro and Albania do not forget that the EU long before the accession prospect has. "There is a danger that the country fall back," he said.


Currently there are - apart from Turkey - Croatia and Macedonia are already official candidates. Croatia should have been in 2010. The negotiations with Croatia are, however, for months by the neighbors Slovenia because of a border dispute blocked.

"There will be a battle"

Spindle Egger said Iceland was through his membership in the EFTA in the ability and willingness to create the conditions for accession to be met. "But we are also in negotiations with Croatia and we Austrians want Croatia together with Iceland, but also for Albania in one direction, namely towards the European Union."

Finland's Foreign Office chief Alexander Stubb said: "Each country is based on its own merits at." You can not combine different countries. While Iceland is certainly especially prepared for accession. "But it will be a battle, as with any country which is for the candidate has applied."
For example, in Albania and the EU submitted a membership application. The EU supports "the European perspective of Western Balkan countries" and would be fully aware of the Albanian accept membership application as soon as the elections in Albania have been completed. " After the parliamentary elections at the end of June in Tirana there are still no government.

EU diplomats agreed that the Netherlands only after a longer term contribution to the debate about the Icelandic online bank "Icesave" to. The background is that the governments of Britain and the Netherlands, 400,000 customers of the bank had gone bankrupt after the collapse last autumn have compensated. This owes both countries Iceland total of 3.5 billion euros. The differences between the governments negotiated repayment arrangements are in Iceland as "unfair" and too harsh criticism.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#44

Post by Adriana »

BE-SHBA: Ballkani të integrohet në BE


Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke e cilësuar integrimin, thelbësor për stabilitetin në Europë. Radio Europa e Lirë shkruan se blloku 27-anëtarësh po përgatit një mekanizëm të ri për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në vjeshtë do të vërtetohet qartë se BE-ja nuk heq dorë nga ky synim. Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel kanë thënë se të 27 vendet anëtare të BE-së konsiderojnë se perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor përsëri duhet të theksohet, ndoshta me një deklaratë politike të veçantë ose me përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së.

01 / 08 / 2009 (Lajme nga Bota)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Bashkimit Evropian

#45

Post by Adriana »

Shqipëria përfiton 270 milion euro nga Komisioni Evropian


Tiranë - Shqipëria do të përfitojë për periudhën 2009-2011 në formë grandesh 269.4 milionë euro nga Komisioni Evropian, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në BE.
Për periudhën 2009-2011, vendi ynë do të përfitojë në formë grandesh nga buxheti evropian 269.4 milionë euro, ku pjesa më e madhe, 237.9 milionë euro, është ndihmë për tranzicionin dhe ngritjen e institucioneve, kurse pjesa tjetër, 31.5 milionë euro, shkon për bashkëpunimin ndërkufitar.

Administrata publike pritet të zërë pjesën më të madhe të këtij grandi, pasi vlen të theksohet se kusht për anëtarësimin është edhe përmirësimi i cilësisë në punën e nëpunësve shqiptarë.

Fondi do të përdoret nga pala shqiptare për gati 2 vjet për të trajnuar administratën dhe për të ngritur institucione që do të ndihmojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Këto financime synojnë ta ndihmojnë Shqipërinë te arrijë standardet e BE-së në fushat e tregut të brendshëm, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Vëmendje e veçante do t'i kushtohet edhe bujqësisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit rajonal, mjedisit, mbrojtjes së konsumatorit, transportit dhe energjisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”