ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Thu Apr 24, 2014 10:57 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 7 posts ] 
Author Message
 Post subject: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#1  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 8:36 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
Image

Taulantet
"" wrote:
Gjate periudhes se antikitetit territori nga propatoka e Dyrrahut (Lumi Mat) e deri ne lumin Vjose(Aous) banohej nga fisi Ilir i Taulanteve. Pergjate lugines se Vjoses ne te djathte banonin Bylinet(Mallakaster) ndersa ne lindje te tyre, Atintanet1, duke nisur nga rreza e malit Shpirag. Per fisin Ilir te Taulanteve qe popullonte Myzeqene e sotme tregohen nga autoret antike dy gojedhena mbi origjinen e krijimit te tij.
E para eshte ajo e Apianit2 te Aleksandrise, i cili ne shkrimet e veta tregon kete legjende: “Origjina e Ilireve rrjedh nga martesa e Ciklopit Politem me nimfen Galatea. Nga kjo lidhje lindi nje djale, Iliri. Vete Iliri nga martesa e tij lindi disa

femije si: Enkeleun, Autarin, Dardanin, Medin, Perrebin, Taulantin, Parthen, Daorsen dhe Dasaren”

Ndersa Stefan Bizantini3 tregon nje tjeter legjende. Sipas saj, mbreti fenikas Agenori, lindi nga martesa e tij me Telefasen nje djale, Kadmin. Ky i fundit pasi do te rrembeje nimfen Harmoni, do ta mbaroje udhetimin e tij ne token e Enkelejve(Liqeni i Ohrit), ku lindi djali i tyre Iliri, nga i cili ka prejardhjen Taulanti.

Megjithese interpretimin mitologjik te prejardhjes te fisit te Taulanteve, ky fis do te luaj nje rol te rendesishem ne historine e Ilireve. Si rezultat i shtimit te lufterave fiset ilire krijuan aleanca njeri me tjetrin. Keto aleanca morren formen e federatave fisnore. Ne krye te tyre qendronin Bazilenjte, udheheqesit ushtarake te aristokracise fisnore.Edhe fisi i Taulanteve krijoi federaten e tij diku aty nga shekulli VIII – pk.5 Autor antik Polieni na njofton per inkursionin plaçkites qe ndermorri federata e Taulanteve e drejtuar nga bazileusi Galaur kunder Maqedonise, kur ajo qeverisej nga mbreti Argeu (659-645) pk.

1. Historia e Shqiperise “Iliret”, vell.1, fq.19, Tirane 1973
2.Appian Illyr. IV 2
3. S. Bizantin shkrimtar grek i shekullit VI . Perpilues i nje fjalori te gjeografise antike me titull “Mbi qytetet dhe popujt”.
4. Fenikasit ishin nje popull qe jetonte gjate antikitetit pergjate Libanit te sotem. Ne histori jane quajtur “korriere te qyteterimit”, sepse ne 1000 pk krijuan alfabetin e pare me 22 shkronja.
5. H. Shqiperise, “Iliret”, vell.1, fq.32 Tirane 1973

Diku nga fundi i shekullit te V pk, federata e Taulanteve duhet te jete perfshire ne shtetin Ilir te Enkelejve-Taulanteve-Ardianeve. Vetem rreth vitit 335 pk, ky fis del perseri si protagonist ne ngjarjet historike, kur Glaukia mbreti i Taulanteve arriti te çliroje tokat e Enkelejdeve, te cilat ishin pushtuar prej Maqedonise. Mendohet se pas kesaj ngjarje ai mori edhe titullin Mbret i Ilirise (323 pk)1.
Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir Glaukia vendosi te martohej me Beronjen, princeshen nga Ajakidet Molose. Ne politiken e tij aktive ai u ndesh me interesat e Maqedonasve. Keta te fundit te drejtuar nga mbreti Kasander nderhyne ushtarakisht ne Epir. Ata rrezuan nga froni ne vitin 313pk. Ajakidin dhe vendosen si mbret, njeriun e tyre, po nga familja dinastike e Ajakideve.

Glaukia ne kete moment kritik mori ne mbrojtje djalin e mbretit te rrezuar Epiriot, Pirron dy vjeçar. Ai e strehoi ate ne oborrin e vet dhe e refuzoi oferten e Kasandrit per ta kembyer me 200 Talante. Pasi e sfidoi perseri Maqedonine, Glaukia tanime nuk priste veçse luften. E keshtu ne vitin 314 pk, Kasandri i nisur nga Epiri sulmoi Apolonine dhe Dyrrahun, duke u futur ne territoret e shtetit Ilir, ku pushtoi nje pjese te konsiderueshme te bregdetit.

Kolonite Helene(Apolonia e Durrahu) u pushtuan prej tij. Ne to u vendosen garnizone ushtarake maqedonase, qe nisen administrimin e vendit. Gjate luftes se Peloponezit, Kasandri u perzje ne kete konflikt, duke i dhene mundesi Glaukias2 qe te sulmonte Apolonine ne vitin 313 pk. Por per zhvillimin e metejshem te ngjarjeve nuk kemi njoftime. Dihet se me ndermjetesine e spartaneve, ai hoqi dore nga rrethimi dhe perfundoi me Apoloniatet nje traktat paqeje.

Nje vit me vone fati i buzeqeshi kete rradhe Glaukias. Duke perfituar nga pakenaqesia e Apolonioteve te cilet e debuan garnizonin maqedonas, ai u fut triumfalisht ne kete qytet duke rivendosur sundimin e tij.

Nje nga autoret antik Diodori, thekson se per te debuar garnizonin maqedonas kishin ardhur per ndihme edhe korkyrasit, te cilet ishin te shqetesuar per daljen e Maqedonise ne Adriatik. Por Kasandri nuk e “gelltiti” lehte kete fakt. Ai e sulmoi perseri qytetin por pa rezultat.


1. Glaukia ishte i vetmi mbret qe kishte thyer Aleksandrin e madh ne betejen e zhvilluar ne token e Atintanteve, ne jug te Beratit te sotem.
2. Historia e Shqiperise, vell.1,fq.54 Tirane 1973

Disfata e detyroi ate qe, te mos kthehej me ne bregdetin ilir, duke u larguar perfundimisht prej tij i humbur.Pas fitores ne Apoloni, Glaukia u perpoq qe te sillte Pirron ne fronin Epirot. Ne vitin 309 pk. ne krye te nje ushtrie ilire Glaukia nderhyri ushtarakisht ne Epir, rrezoi Alketen promaqedonas dhe vendosi ne fron Pirron 12 vjeçar.

Pas viti 302 pes. Glaukia, ky mbret autoritar nuk permendet me ne krye te shtetit Ilir. Vetem ne vitin 295 pk permendet mbreti Bardhyl, i cili nuk kishte as forcen dhe as autoritetin e Glaukias.Me vdekjen e tij shpertheu konflikti midis pretendenteve per fron. Siç na njofton Apiani, nga kjo lufte civile doli i fituar Pirroja, i cili pushtoi tokat e Ilirise pergjate bregdetit Adriatik.

Ndersa pasardhesit e dinastise Taulantase Monuni dhe Mytili nuk permenden per veprimtari ne treven e sotme te Fierit perveçse faktit se kontigjenti me i madh i monedhave te prera nga mbreti Monun, eshte gjetur ne qytetin Ilir te Gurezezes1 ne prapatoken e Apolonise. Gjate ketyre ngjarjeve te vrullshme permenden per rolin e tyre qytetet e Apolonise, Bylisit dhe Nikajes. Keto qytete luajten nje kontribut te rendesishem ekonomik, politik dhe kulturor jo vetem ne treven tone, por edhe me gjere.

Ne vitin 230 pk Taulantet u detyruan t’ja linin pushtetin Ardianeve te dinastise se Pleuratit, te cilet do te drejtojne shtetin Ilir, gjate periudhes se fundit te jetes se tij.
N. Ceka. Iliret, fq. 95. Tirane 2001


Last edited by Phoenix on Wed Jul 28, 2010 8:53 pm, edited 1 time in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#2  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 8:38 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
"" wrote:
Myzeqaret dhe Taulantet ne historine Shqiptare

Autoret e antikitetit per teritorin dhe fiset taulante.


Te gjithe autoret e antikitetit qe kane shkruar per Ilirine dhe fiset ilire kane permendur kurdohere Taulantine dhe taulantet si nje nder teritoret e fiset me te njohura per aktivitet politik, organizim luftarak e zhvillim ekonomiko kulturore me qendra te degjuara qe kane ndikuar ne ngjarjet e rendesishme te kohes.
Por sot ne mund te dallojme per kaq sa njohim nga dekumentat e vjetra dhe realiteti i sotem se kemi edhe mbivendosje popujsh e fisesh ne kohra e situata te njohura e te panjohura si dhe nga emertimet qe ju bejne fiseve te njejte ne kohe te ndryshme. Kjo eshte e kuptueshme se shkrimet kane distance kohore te gjate dhe ndryshimet jane te qarta po te kemi parasysh ngjarjet, levizjet, luftrat por edhe gjuhet ne te cilat ato jane shkruar. Ketyre duhet ti shtojme edhe emertime qe sot nuk ja gjejme etimologjine ne gjuhet e shkruara te pushtusve apo shkruesve por edhe mistereve te gjuhes sone te vjeter.
Taulantia zinte nje teritor te gjere fushor e kodrinor, pershkohej nga mjaft lumenj qe kishin limane dhe skela ne grykderdhje. Ky teritor kufizohej nga perendimi me detin Adriatik qe e lidhte me gjithe vendet e Mesdheut. Ketej kalonin rruge te shumta per ne lindje e perendim ku shkonin tregtaret, misionaret dhe ushtrite e ndryshme. Le te shikojme cfare njoftimesh na japin autoret e antikitetit qe kane kaluar ketej por edhe te tjere qe kane degjuar e lexuar ngjarje dhe histori te shumta per taulantet dhe fiset e tyre si Parthinet qe njihen edhe si (Galaure e Albane), per Bryget, Asqelasit, Ardejt, Sesaret, Parauejt, Desaratet e tjere.
Skilaksi historian i antikitetit, ka jetuar ne shek e VI-V-te para Krishtit. Ka shkruar me porosi te Darit, mbretit te perseve vepren Lundrime ku ne gjejme te dhenen me te hershme per fisin ilir te taulanteve dhe qytetin e zones sone Apollonine e Ilirise, pozicionin e saj, largesine nga Epidamni dhe Amantia qe ishin dy qytete te rendesishem te asaj kohe si dhe largesine nga deti. Asnje gje tjeter nuk na vjen ne ndihme per orientim pervec se nje lume qe rrjedh prane Epidamnit e qe quhet Palamas (Palamnos greqisht dhe Palamnus latinisht).
Lumi Palamas qe rrjedh ne jug te Epidamnit na jep te drejten e vertetimit te hipotezes se dikur ne zonen fushore drejt bregdetit veriperendimor te Kavajes ka kaluar nje lume (i madh, ai i Geniusit-Shkumbinit) se bashku me perrenjte e tjere te zones mbase edhe lumenjte e perrenjte e tjere qe vinin nga zona e Myzeqese por pa dalje ne gryk te Bashtoves.
Mendoj se ky lume me emrin Palamas duhet te jete Geniusi antik qe derdhej dikur po ne ate gryke te Kavajes ne jug te Durresit. Sipas nje tradite tashme te vertetuar ne kohet e vjetra per gati gjithe lumenjte tane, ata kishin emertime te ndryshme neper zona te tjera ku kalonin. Kete emer Palama e mbante ky lum ketu dhe njihej nga banoret e zones ku derdhej ne dete per arsye tashme te shpjegueshme te tradites ku lumi do te njihej me emrin e rrjedhes se perroit me te afert te zones. Dallojme qarte edhe sot jo shume larg Shkembit te Kavajes, aty prane tij se rrjedh nje perrua qe quhet ende Palama ashtu si dhe fshati prane me te njejtin emer.
Shume kohe me vone nga kjo e dhene e Skilaksit, nje tjeter informacion pas rreth 600-650 vjetesh na jep gjeografi aleksandrian Klaud Ptoleme me emertimin Gryka e Panys ne jug te Durresit.
Por keto te dhena me kordinatat qe na sjell Ptolemeu jane te sakta vetem per derdhjen qe ruan edhe sot lumi i Shkumbinit c’ka tregon qe lumi i permendur nga Skilaksi tashme eshte shmangur dhe derdhet me ne jug bile kjo mund te kete ndodhur para kohes se luftes civile romake te vitit 49-48 midis Cezarit dhe Pompeut ne kete rajon ku na jepet per here te pare emri i lumit Genius. Kete emer Panus qe na jep Ptolemeu dhe qe eshte i ngjashem me ate te lumit qe permend Cezari me emrin Genius nuk ka dyshim se eshte i njejti lume.
Ne kete rast ky emer Genius sipas tradites se zones mund te jete emri i lumit te fshatit te sotem Garunje apo Gramsh ne zonen kodrinore te Darsise qe dikur ishte fortesa e degjuar ne antikitet me emrin Gerinium, Konjati i sotem (Kerrinium, Masiusos, Mazius) e dilte ne zonen e fushes per te vazhduar me ujrat e tjera me drejtimin per ne dete.
Te njejten gje mund te themi edhe per lumin Seman (Apsusin antik) qe shpesh here prej kohrave antike deri ne mesjeten e vone nga rrjedhja e mesme deri ne rrjedhen e poshtme dhe pse kishte dy dege kryesore ai do te kishte dhe emra te ndryshem.
Devolli njihet si lumi Diavola, lumi i Diallit, lumi Grabova na e jep Pukevili, Lumi i Gradishtes, Lumi i Gogolasit, Lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe mbas bashkimit me Osumin njihet me emrin Seman.
Lumi i Osumit ne kohet e vjetra quhej Apsus, ne mesjete Charxhenta tek shkrimet e Ana Komnenit, lumi Epasa e gjejme tek Anonimi i Gorkes por une mendoj se ketu behet fjale per Apsusin, lumi i Beratit ose Beratino sipas Pukevilit.
Deri ne vitin 1804-5 te dy keta lumenj te rendesishem e te njohur ne histori kishin shtreter dhe drejtime te ndryshme per ne dete. Diku prane Libofshes ne fshatin Vanar lumi i Osumit qe vinte nga Mbrostari do te bashkohej me Devollin qe kalonte permes Myzeqese per te dale ne gryken e Gradishtes dhe do te vazhdonin per ne derdhjen e poshtme. Ne bregdet shpesh njihet me emrin Apsusi, here te tjera Diavolo por edhe si lumi i Pirgut ose lumi i Karavastase.
Mbas bashkimit te dy degeve kryesore Devollit dhe Osumit prane fshatit Gajde ne afersi te Kozares per arsye te rreshjeve te shumta te vitit 1804-5 ku lumenjte dualen nga shtati i vjeter, permbyten gjithe fushen ku kronikat na tregojne nje katastrofe te gjithanshme per banoret dhe gjene e gjalle ne keto ane. Vetem importimi i bagetise se trashe nga viset e Danubit mundesoi te stabilizohej situata emergjente me nje thundraket shkruan Pykewill dhe te tjere autore te asaj kohe.
Duke u bashkuar ujrat e ketyre lumen ato muaren se bashku drejtimin qe kane afersisht edhe sot pasi u stabilizuan. Emri i ketij lumi te bashkuar edhe me ujrat e Gjanicen qe zbriste nga Mallakastra do te jete Seman. Ky emer thuhet se vjen nga emri i fshatit Seman qe ky lume i pershkoj tokat e tij permes dhe e ndau ne dysh duke ngelur nje pjese sic ishte me Karatoprakun dhe pjesa tjeter me Topojen.
Po keshtu kemi edhe lumin Aosi (Vjosa) me ne jug te tyre qe shpesh quhej lumi i Apollonise, i Pojanit ose Povles duke i dhene edhe emrin fushes perballe bregdetit qe e quajne Povelce.
Ne kete menyre vertetojme prej dekumentave dhe nga shifrat qe jep Ptolemeu se lumi Palamas i Skilaksit, Panys i Ptolemeut, Genius i Cezarit, Skobi ose Tobi i mesjetes eshte Shkumbini sotem. Ne rrjedhen e poshtme quhej lumi Bregos, Vregos, Vrecos sipas latineve, pavarsisht nga ndonje ndryshim germe qe vjen nga shqiptuesi apo dhe shkruesi qe na sjell informacion. Ky emer Vrego apo Brego na sjell ne kujtes se dikur ne kohet antike se ne keto ane njihet se jetonte fisi Brykeve, Brikesve.
Ne ndonje rast ne mesjeten e hershme Shkumbini na vjen prej dekumentave veneciane apo raguziane me emrin Skambin, Skumpino, Valmi ashtu sic ishte dhe emri i qytetit prane themeleve te Elbasanit te sotem. Ketu kuptohet se keto emra vijne nga etimologjia e emrit Shkumb dhe Valme qe eshte nje proces i njohur i lumit nga ujrat minerale acide dhe shkembenjte e guret e shumte qe ka ne shtratin e tij e krijojne procesin e shkumes, te vales se bardhe.
Greket e vjeter na japin emrin e nje fisi qe quhej Ardej dhe qendren e tij me emrin Adra. Ky emer ne gjuhen helenike do te thote i piste, i ndotur, i turbullt, kjo mund te shpjegohet me prurjet e lumit dhe me vazhdimsine e ketij emri qe e gjejme ne formen Shkumb e Valme. Ky fis jetonte ne rrjedhen e poshtme te Shkumbinit. Po me kete emer e me kete kuptim shpjegohet edhe emri i detit Adriatik.
Po kete kuptim ka edhe emri i Durresit, Durrachium, ne antikitet qe do te thote i ndotur, i piste, i turbullt. Kete emer ne formen Durrak me vone e muaren sllavet dhe e perdorin ne fjalorin e tyre me po kete kuptim. (Per emrin Durrach ka disa hipoteza qe do ti trajtoj me poshte)
Por ketu ne anen jugore te gjiut te Durresit kemi nga Ptolemeu dhe nje emertim tjeter …te nje rryme te vogel te quajtur Spirnatza. Pertej Spirnatzes eshte nje gunge qe quhet Kepi i Lagjit (Cao, Capo di Lachi).
Ne gjuhen latine Cao, Capo i thone kokes, kurse Lachi, lagji eshte perseri fjale latine qe do te thote vend ujrash, kenete shkurtim i fjales lagune. Pra kemi te bejme me nje toke Kep, Koke qe eshte ne krye te lagunes, ujrave.
Me poshte 15 milje larg Genusit shkruan Ptolemeu eshte lumi Apsus. Kjo e dhene kuptohet se pas Shkumbinit vjen Apsusi. Ky lume (Devoll, Osum) eshte quajtur shpesh Ergenta (Charxano-Harzani) ose Beratino, lumi i Karavastase, Lumi i Pirgut dhe se fundi lumi i Semanit. Tashme dihet se ne kohet e vjetra ai derdhej ne Gryken e Gradishtes pra aty ku e percakton Ptolemeu.
Ptolemeu eshte me i sakte si gjeograf dhe si historian dhe ne rastin tone konkret ne duhet te kemi me teper besim jo vetem per njohurit e tij por edhe per nje arsye edhe me te madhe se ai eshte me origjine nga trevat tona, eshte nga ai vend dhe nga ata banore qe do ti japin emrin vendit e popullit tone Albania dhe Alban.
Autori Dhionis Pirro i biografise te Aleksandrit te Maqedonise te botuar ne Athine me 1846 ne faqen 72 shkruan …se nga Qyteti i Bardhe kishte origjinen edhe Ptolemeu i Lagut. Ishte bir i mbretit te Maqedonise Filipit dhe i Arsinoit, vella prej babai me Aleksandrin dhe njeri nga gjeneralet me te degjuar, me me fame te Aleksandrit te madh, i cili mbas vdekjes se tij ne vitin 323 para Krishtit jetoi ne nje distrikt te perandoris se gjere aleksandriane si mbret i Egjyptit.
Emrat Lagut, Lagjidet te perdorur si mbiemer qe mbanin Ptolemenjte a nuk na sjell ndermend edhe zonen ujore te taulantise qe quhet Lagune dhe kepin ose gjirin e Lagjit qe ndodhen ne zonen tone nga ku e kishte origjinen edhe kjo dinasti.
Sipas Daniele Farlatit shkruesit te Illyricium Sacrum njohes dhe ilirolog me i madh i te gjitha kohrave …ky Ptoleme ka krijuar biblioteken e famshme Aleksandrike ose Ptolemike te perbere prej peseqind volumesh. Gjithashtu edhe pasardhesit fisnike arsimdashes, trashigimtare te denje te tij me emrin “Ptolemenjt Lagjidet” qe ishin tridhjete me radhe mbreteruan per 290 vjet ne Egjypt njeri mbas tjetrit deri sa mbreteria e tyre u pushtua nga romaket.
Nga fisi, dinastia e Ptolemenjve eshte edhe Kleopatra gruaja e bukur dhe e famshme qe drejtoi me aq ambicje, trimeri e zgjuarsi Egjyptin, e njohur edhe si favorite e dashur e Cezarit, Antonit e tj.


Straboni shkruan se rruga Egnatia nga Apollonia qe shkon drejt lindjes per ne Maqedoni bashkohet me ate te Durrsit ne te njejten distance. Ai shkruan“ … konstatohet se udhetaret qe nisen nga Apollonia ose Epidamni duhet te pershkojne te njejten distance per tu takuar ne te njejten rruge“. Ketu nuk kemi te bejme me rrugen e drejtperdrejte bregdetare Apolloni-Durrachion por me rrugen Apolloni, Novas, Stefanaphana, Apsus (ura e Kucit prane Mazhajt), Marusio, ose Mannua (Konjat, Dushk), Klodiana (Peqin). Por pervec kesaj rruge mendoj se ishte edhe rruga Apolloni, Novas(prane Fierit), Stefanaphana (Mrostar-Petove), Apsus (Daullas-Libofshe), Gradishte dhe permes fushes qe nuk kishte pengesa lumore, drejt (Marusio, Gerinium, Kerinium) qe eshte Dushku i Lushnjes dhe prej andej ne Klodiana (Peqini i sotem). Me gjere do ti trajtoj me poshte ne studimin rruget ne kohrat antike ne Taulanti.
Nuk perjashtohet mundesia qe pika e takimit e ketyre dy degeve te barabarta te jete prane Elbasanit te sotem. Kete e tregojne fragmentet e rrugeve te vjetra te gjetura ne Portes-Grizhe, Qafe te Stefanit, Cukas, Kosove te Lushnje, Gradisht te Beleshit dhe me tej ne drejtim te Elbasanit si dhe gjurmet e urave te vjetra ne disa vend kalime lumenjesh sidomos lumit te Semanit prane Cukasit dhe lumit Shkumbin.
Tit Livi shkruan …. ne vitin 200 para krishtit Konsull romak Sulspici fushonte midis Apollonise dhe Durrahut ne breg te Apsusit (remes…habedat castra..) dhe midis te tjerave ka shkruar se ne vitin 199 para krishtit ... pasi pati pershkuar territorin armik konsulli i coi trupat e tij ne rajonin e qete prane Apollonise qe kishte qene baza e fillimit te fushates se tij. (fjala ketu eshte per zonen e Remasit qe do te thote latinisht Kamp ushtarak).
Kemi ne kete shkrim shprehjen ..ad Apsum flumen habedat castra.. Ky eshte vendi sipas Livit ku qendroi ushtria romake prane lumit Apsus para se te fillonte operacionet ne taulanti, parthini dhe me tej drejt enkelenjve. Kjo na sjell sot ne mendje emrin e fshatin Bedat (vend strehimi, vend qendrimi, vend fjetje) prane Karavastase, ne zonen e Remasit qe latinisht do te thote kamp ushtarak, fushim trupash ushtarake.
Tanime …ne vitin 189 para Krishtit Markus Flaviu kishte zbarkuar me ushtrine e tij disa legjione romake ne Apolloni dhe u konsultua me udheheqsit epirote mbi vendin nga ku do te niste fushata.
Nga keto te dhena qe shkruan Tit Livi del mendimi i drejte llogjik se ne te gjitha operacionet qe kane zhvilluar romaket ndaj fiseve ilire kishin forca ndihmesa ushtarake bylinase, apollonase, dyrrakesh dhe kerkyras.
Kemi nje qytet antik te quajtur Dimallum, Dimalle prane Parthineve sic shkruan Polibi qe e pushtuan romaket dhe iliri renegat Dhimiter Fari nga Kerkyra qe u lidh e ndihmoi romaket per operacionet luftarake ne Iliri.
Dimali mendoj sipas pozicionit dhe rajonit eshte i njejte me emrin e qytetit me emrin Codrion qe e gjejme ne harta te vjetra por ne ato te mevonshme e gjejme edhe me emrin Codras. Keto te dhena perputhen plotesisht me fshatin e sotem Krotin prane Allambrezit ne Berat mbi nje koder ku jane gjetur mjaft material arkeologjik te asaj kohe qe na informojne kronikat e vjetra. Edhe etimologjite e te dy ketyre emrave jane te njejta mal-koder.
Dimallum, Dimalle, Dimal, Codrion, Codras sot Krotina ne Allambrez ne zonen e Beratit.
Ne kohet e vjetra shkruan mitropoliti i Beratit Anthimio ne vitin 1865 Taulantia perfshinte edhe Orestiadhen, Emiliotidhen dhe Eordene. Ky vend ne vazhdim u quajt edhe Epir i ri sic shkruan ne Geografin e tij Meletiu si dhe fjalori i Historiografik i Nikolla Lorentit botuar ne Vjene ne vitin 1837 si dhe ne Kronografine e Epirit shkruar nga P.Aravantinoi.
Ka disa trajtime gjeografike ku shikojme qe ka barazvlershmeri midis emertimeve Albania ose Eordia, Eorditi (vend nga lind dielli, ku vjen dielli, ku zbardh, agon dita e tjera kuptime per te bardhen)
Po keshtu kemi edhe qendra te tjera si Malosse (mbase Malinati) dhe Ichiu, Eugenium, Bargulum (eshte Devolli i Poshten sot Barbullinja pran Lushnjes). Kemi zonen Perisai ku ndodhet Damastium (miniere argjendi) (ketu kuptohet se behet fjale per zonen Berat, Tomorr e Shpirag qe perfshihej ne fiset Deserate dhe Antitanet)
Kush eshte rajoni Eordeti, Eordia, Eordene qe permendet nga autoret antike dhe cfare perfitojme nga kjo e dhene.
Ne mjaft shkrime te vjetra na del zona me emer Eordia ose Eorditi, po keshtu kete emertim e gjejme edhe ne disa harta te vjetra. Ne autore te ndryshem qe nga me te hershmit Polibi e Straboni kete rajon e quajne zonen e fisit Parthine.
Parthinet si fise jane shtrire ne veri deri ne Durres sipas gjithe autorve antike qe kemi studjuar, kurse te tjera vendshtrirje te mevonshme une mendoj se jane perkthime jo korrekte te informacionit dhe me teper sajesa te studjuesve
Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Polibi dhe me vone Ptolemeu ku permend ne kete zone tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia. Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni tek helenet dhe ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Mendoj duke u nisur nga gjithe te dhenat qe jepen si zone ne jug te Partheve del se Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Darsi, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendra te medha te degjuara, Skampa qe njihet edhe me emrin Skambin dhe mendohet se ishte diku prane qytetit te Elbasanit te sotem.
Qyteti tjeter me emrin Debona (Partha, Bantia, Pastusi, Galari, Opidium Parthum, Albapolis, Belesh eshte i njejti etimologji) ne Dumre sot prane renojave ne Gradishte te Belshit.

Albanet dhe qyteti i Albanopolit

Per here te pare te dhenen per fisin apo tribune e vogel me emrin Albanet dhe qendren e tyre Albapolis na e sjelle Ptolemeu. Ai shkruan …se brenda teritorit te maqedonise ishin, shikohen, gjenden fiset ilire dhe qytetet e tyre, Taulantet me Arnisen, Elimiotet me Elimian, Orestidhot me Amantien, Albanet me Albapolisin.
Keshtu prej informacionit te dhene nga Klaud Ptolemeu per fisin e vogel te Albaneve dhe qendren e tyre Albanopolis, territorin, shtrirjen dhe vendodhjen e tij ne gjeresine 46 grade deri 41 grade e 5 minuta, mjaft studjues kane debatuar dhe nuk i kane dhene zgjidhje akoma dhe sot e kesaj dite.
Informata e Ptolemeut eshte mjaft e sakte por te tjere kane shtuar e interpretuar me sajesa qe nuk qendrojne. Ne kete kuader jam perpjekur te sjell argumenta qe te shkoj tek e verteta aq e deshiruar nga te gjithe. Kjo mund te duket e habitshme qe une nje qytetar krahas problemeve te jetes personale kam mundur te studjoj, mbledh e konkretizoj direkt ne teren mbase me mjaft sakrifica per te zbardhur te verteten historike qe mjergulla e shekujve per fajin tone me teper se sa dhe te tjerve na ka mbeshtjelle dhimshem.
Ky pershkrim duke u nisur edhe nga kordinatat gjeografike qe ai sjell kuptohet lehte se eshte per zonen bregdetare poshte Durresit deri ne Vlore dhe ne thellsi zonen Elbasan–Berat.
Por ne kete rast nuk duhet te ngaterrojme nje te dhene tjeter me te hershme per emrin Albania dhe Albanians te nje rajoni tjeter ne kufijte e takimit te Europes me Azine, ku shtriheshin dikur teritoret e pushtuara nga Aleksandri i Maqedonise. Ate na i sjelle per here te pare ne shkrimet e tij, historiani i antikitetit Dionysus i Halicarnassus ne shek e I p.k. Ai shkruan se…albanias si shume popuj te lashte erdhen nga lumenjte Eufrat dhe Ganxhi dhe u vendosen midis brigjeve te detit Kaspik dhe maleve Kaukaz, vend qe me vone mori emrin Armenia, ku jetonin si barinj dhe luftetare. Ata njiheshin ne Azi si Albanians dhe krahina e tyre ne hartat e kohes quhej Albania, madje dhe grykat chokebore te Kuakas u quajten Albanian Gates ose Porta Albane.
Po keshtu te njejten gje na pohon edhe Plutarku ne vepren e tij Jeta e gjeneralit romak Pompei, ku nje popullsi e quajtur Albanians haset nga ushtria e Pompeut gjate kthimit nga Armenia, bile Albaniansit sulmojne ushtrine Romake dhe shume prej tyre dergohen ne Rome si rober lufte. (Une mendoj se kjo e dhene e Plutarkut ka te beje me albanet e taulantise se ne territory e tyre kolonte rruga e terheqjes se Pompeut nga Armenia. Kete na e perforcen me teper edhe e dhena qe na sjell Jul Cezari ne Lufta Civile libri i III-te shkruan ... Pompeu disa dite me pare kishte plackitur parthinet, duke u cveshur deri ne themel shtepite dhe duke u marre me ane te kaloresve te tij gjithe drithin qe ishte grumbulluar aty (Ne kete kohe Qezari ndodhej ne ushtrine e tij ne pozicionet prane brigjeve te Geniusit (Shkumbinit)
Edhe Straboni flet per keta pellazge te Kaukazeve te cilet i quante Albanians kurse Albanet tane ne Iliri qe permend Ptolemeu ai i quan Galare ne gjuhen helene qe do te thote te bardhe ne gjuhen ilirishte ashtu sic kuptohen edhe ne gjuhen latine Alban-te bardhe.
Edhe ne dekumenta te tjera sidomos ne disa harta te antikitetit gjejme te shkruar ne keto zona te Azise emrin Parthe ose Galatia per vende dhe popuj te tjere.
Del pyetja se a ka lidhje midis Albaneve te Kaukazit, Kaspikut, Armenise dhe Partheve, Galarve, Albaneve ne Iliri. Une mendoj se ka kuptim jo vetem etimologjik por edhe nga faktore te tjere thelbesore. Ne dime nga mjaft shkrime antike per levizjen e madhe Indoeuropjane si dhe mjaft teori te tjera ne lidhje me kete levizje te mundeshme. Por ne do te shikojme vetem nje fakt qe na bien mjaft autore antike se ne ushtrine e Aleksandrit te Maqedonise benin pjese shume trupa te rajoneve epirote dhe ilirike qe ishin ne aleance dhe ne sherbim te Aleksandrit te madh. Diodori historian i antikitetit nga Sicelia ne Shek e I pas Krishtit ne librin Biblioteka Historike shkruan …se Kliti eshte i biri i Bardhulit u bashkua me Glaukun mbretin e taulanteve kunder Aleksandrit te madh, pas humbjes ne betejen e Pelionit (Bilisht) ata hyn ne aleance me Aleksandrin dhe dhane forca ilire per te pushtuar Persine. Pas vdekjes se tij ata mbeten ne ato ane te Perandorise madhe, te pastabilizuar dhe ne grindje me vendasit. Prandaj i shohim ne levizje drejt Kaspikut dhe Kaukazit sic i gjejme gjurmet edhe sot sidomos ne mjaft tipare fizike e psikologjike ne zakone, tradita dhe ne shume elemente te gjuhes Armenishte ku mjaft fjale te perdorimit te gjere jane te njejta me tonat sic i ka studjuar ne punimin e tij Shqiperia, Odiseja e pabesushme e nje populli parahelen Profesor Aref Mathieu egjyptian me origjine shqiptare.
Historia e tyre eshte e ngjashme me historine e Kalashve dhe Banorve te Hundezes ne Pakistanin e verilindor qe e quajne vehten pasardhes te Aleksandrit te Maqedonise. Edhe ketu nder keta banore kemi tipare fizike dhe psikologjike te te pareve tane, fjale dhe emertime te shumta ilire si dhe besimin pagan karakteristik te ilirve te dikurshem qe keta e ruajne me mjaft fanatizem.
Duke vazhduar me Polibin, Strabonin dhe Ptolemeun qe na e sjell te dhenen Albania dhe Albanopolis te cilat na delin ne zonen me emrin Partha dhe qyteti Debona (Debora eshte fjale shqipe qe perdoret dhe si sinonim i se bardhes) kuptohet qe behet fjale per qytetin qender te partheve (Partha eshte Bardha ne shqip), Parthena (e Paster e Virgjer, e pa perlyer, sinonim i se bardhes ne greqishten e re), Galar e quan Polibi vendin dhe banoret (galar kuptohet qumeshtor, sinonim i ti bardhes ne greqisht) me vone romaket do ta quajne vendin dhe fisin Alban (Bardhe ne latinisht) e me tej sllavet do ta quajne ne gjuhen e tyre Belesh (e Bardhe ne gjuhen Sllave).
Por per qytetin Debonia ka mendime se mund te jete Dobrini i Skraparit. Kjo eshte pak e besushme se ndodhet large nga zona e quajtur Eordeti dhe se emri Dobrin eshte me origjine sllave kur dihet se dekumenti eshte me i hershem nga koha e ardhjes se sllaveve ne anet tona. Por une mendoj ndryshe, duke u nisur nga Ptolemeu qe shkruan edhe per nje tribu (fis i vogel) me emrin Alban e me qender Albanopolis. Mos eshte ky i njejti fis qe ka qytetin me emer Debonia e qe eshte mjaft i ngjashem ne kuptim me emrin Alban (Alban i bardhe por edhe debore do kuptuar e bardhe). Per kete na vjen ne ndihme edhe e dhena e Strabonit per fisin Galar dhe vendin Galioni po ne kete rajon te Partheve ne Taulanti. Ne tashme e dime se Galar do te thote qumesht dhe eshte edhe si sinonim i te bardhes ashtu sic eshte edhe emri Debore sinonim i se bardhes dhe nuk ka dyshim se qyteti Galioni eshte i njejti qytet Debona.

Qyteti antik Daulia i partheve taulante ne Miserere e poshtme

Qendra tjeter e distriktit Eorditi me emer Daulia ndodhet me poshte ne Myzeqene perendimore. Ajo ne kohet antike ishte qytet i fortifikuar dhe nje skele e rendesishme e Partheve per shkembimin e mallrave me vendet e Adriatikut e me gjere. Prane ketij territori kishin nisur sulmet legjionet romake ndaj ilirve taulante shkruajne te gjithe autoret e vjeter. Edhe Jul Cezari ketu perpara Daulias ngriti fushimin luftarak dhe krye veprime mbrojtese luftarake ndaj forcave superiore te forcat e Pompeut dhe ne pritje per te ardhur forcat e tjera te Mark Antonit nga Italia. Ketu kalonte rruga e drejtperdrejte Apolloni-Durrachium kishte dhe ura sic shkruajne autoret kur pershkohen luftimet apo kur Cezari iu u desh te hidhej fshehurazi ne Itali qe te merte forcat qe nuk po i vinin. Ai u nis naten pa u diktuar nga kampi me karrocen e tij (gje qe tregon se kishte rruge te mirembajtur per karrocat) dhe i hipi varkes me rrema per te dale ne det (kuptohet se kish skele anijesh)
Qyteti Daulia qe e gjejme edhe me emertime te tjera vertetohet qarte prane grykes se Apsusit ne dalje te Babunjes se Lushnjes, kete emer e mban sot fshati Daullas prane Vanarit te Libofshes. Ketu ne pronat e familjes se Xhavit Jashar Rrushos midis Babunjes e Vanarit tek varrezat e vjetra te muhamedanve gjenden objekte te antikitetit si dhe guret e limanit te vjeter e te forteses se Diavoles, Daulia antike. Nje kollone te madhe mermeri mbi 3 metra me gjersi 40 cm e trashesi mbi 15 cm qe kishte edhe disa vrima anash per tu fiksuar ishte sic dukej nje pjese e portalit te hyrjes se qytetit te vjeter, une mendoja ta vinim ne muzeun e Lushnjes. Xhaviti shoku dhe miku im qe nga femijeria e ruante me kujdes se e kishte kujtim nga i jati nje patrijot fanolist e demokrat i njohur i viteve 20 qe e vrau pabesisht agjentura e Zogut. Kete shtylle ata e perdornin per lesimin e tokave te tyre por vone une mora vesh se ajo ne anen e brendeshme kishte nje shkrim te vjeter qe fatkeqsisht nuk munda ta shikoja ne ate kohe se dhe vet Xhavite nuk donte te ekspozohej shkrime se mund tja mernin kollonen. Me vone kur u ngushtuan tokat e oborrit nga mos perdorimi si dhe vershimit te ujrave shtoj dhe harresen pas vdekjes se Xhavitit ne vitet 80-te, ajo mbetet e fshehur diku prane arave te families se tij. Po ne arat e Zabit Xhavit Rrushos une kame pare gjate punimeve ne thellesine nen 2m kur hapej nje pus per vaditje dy koka qypash te medhenj te antikitetit qe sherbenin si rezervuare por tani te mbushura me dhera gjate kohrave. Kete ja tregoj dhe shkrimtarit te njohur Vath Korreshit ne ate kohe Minister i Kultures dhe deputet i Myzeqese, por per kohen me veshtirsite e tranzicionit ishte e pamundur te dergonin ndonje ekspedite arkeologjike. Kjo vinte edhe per skepticizmin e disa historianeve qe zonen e Myzeqese e shikonin si nje zbrazeti nga ana arkeologjike.
Per kete qender te vjeter banimi kishte nje njohje shume te percipte nga studjuesit tane kur ne fakt shume nga autoret e vjeter na jepnin mjaft information per te. Une kam lexuar per kete Tit Livin, Strabonin dhe Ptolemeun si me concrete e te sakte ne information.
Po keshtu ambasadori frances prane Ali pashe Tepelenes, Pukewill shkruan kur kalon neper Myzeqe nga Vlora ne Berat me 1806 se …rrenojat ne Daullas jane te qytetit te vjeter Daulias ne derdhjen e poshtme te Apsusit qe e permend gabimisht Ptolemeu ne gryken e Vjoses.
Ne vitet 50 e ne vazhdim prane fshatit Gure dhe siper prane kodres te Babunjes e ne perendim te saj une kam gjetur gjate punimeve bujqesore dhe ushtarake mjaft fragmente te objekteve te antikitetit. Prane kampit te burgosurve greke te kapur ne provokacionet e gushtit te vitit 1948 me tregonte nje nder oficerat e ketij reparti Pilo nga Selenica e Vlores se gjate varrosjeve te te vdekurve kemi gjetur ne kthesen e fshatit Gur mjaft objekte, gure te skalitur, tjegulla me shenja, monedha te vjetra bronci, fragmente qeramike, tuba qeramike te koheve te antike si dhe shtresa te ndryshme mozaiku por nuk njoftuam specialist sepse dhe rendesine nuk ja dinim.
Ne vitin 1977-8 gjate fortifikimit te grykes se Gradishtes u gjend mjaft material arkeologjik me vlere por kujdesi per ti mbledhur dhe ruajtur ishte i dobet, fatkeqesisht studimet per to ishin te cekta dhe shume neglizhuse. Mbi rezervuar ishte nje nekropol i madh por si ndermarja e ujrave dhe reparti ushtarak nuk treguan kujdesin e duhur dhe pse shpesh vinin historian dhe arkeolog te ushtris ne keto ane.
Po ketu gjendet emri i lumit Devoll, Diavolos ne formen Gogolas qe eshte
i njejte ne kuptim me emrin Diall ne shqip, ne latinisht Diavolo, ne sllavisht Barbull si dhe tempulli pagan i Devollit ne formen popullore kristiane Shen Diela dhe Shenbarbulla ose Shenbarba. Edhe sot ndodhen aty prane keta tempuj pagan te harruar, ashtu sic ndodhen si ne simetri edhe ne Gryken e ngjashme prane Kucit ne Fiershegan dhe ne fshatin e sotem Barbullinje ne Lushnje.
Shume objekte antike jane rrembyer nga te huajt neper shekuj ne kete zone, vetem austriaku Prashniker rrembeu mbi 50 statuja dhe punime te vjetra qe gjendeshin ne objektet e kultit dhe shtepite e banoreve te zones dhe sot ekspozohen ne muzete e Austrise. Kam pare te tjera objekte te antikitetit te ruajtura nga banoret e zones dhe na terheq mendimi se ato jane punuar si shume te tjera ne kete zone me material nga guroret e Dragotit te Dumrese. Ato ndryshojne nga ato te Apollonise, bile jane edhe me te vjetra mbase unikale ne trevat tona per te trajtuar origjinaitetin kulturor ilir por duhet puna e specialisteve qe ti vlersoj ne te gjitha drejtimet per te zbardhur misteret e shumta.
Dy koke antike, statuja te murrosura ruhen ne kishen e Shengjergjit ne Libofshe dhe thuhet nga te moshuarit se njera paraqet mbretin e ilirve Bardhulin plak. Shenjat e nje demtimi te qellimshem si edhe ato qe kane lene austrijaket per ta mare gjate luftes se pare boterore dallohen qarte. Te tjera gojdhenash e tregojne se me kete koke antike kemi te bejme me Hyjnin e se keqes, me Diallin (Diavolo, Barbulla, Gogolas dhe portreti tjeter mendohet se eshte kushtim per lumin e Apsusit, Osumin lumin e Beratit. Nje shkrim me te gjere kam bere per keto vepra antike te mirefillta ilire qe i perkasin taulanteve, fisit te Parthineve, Albaneve te Ptolemeut.
Studjuesi Karl Pac ka eksploruar disa here ne vendin tone qe nga viti 1900 dhe ai mbetet nje nder arkeologet e nderuar qe ka kontribute me vlere per arkeologjine tone. Ai eshte dhe themeluesi i pare i muzeut arkeologjik shqiptar ngritur ne Tirane ne vitin 1920. Karl Paci na jep mjaft te dhena edhe per gjetjet ne Myzeqe per Pojanin, Beratin, Vloren dhe objekte te tjera te antikitetit, ai shkruan... edhe pse me qindra perkujtimore te rendesishme ne pikpamje te historise, te kultures u transportuan per ndertime kishash ndermjet Vjoses dhe Semanit e me tutje ne Berat dhe Vlore edhe pse shume skulptura u cuan jashte vendit...prapseprapi toka e Pojanit eshte shume e pasur me monumente, aq e pasur sa kurre nje vend tjeter ne krejt Europen.
Ai ndermjet te tjerash na tregon per nje faltore afer kasolleve te varfera te Kryegjates ne juglindje te Pojanit ku pjesen me te madhe te tepricave te kesaj faltoreje e mori Ibrahim Pasha i cili i transportoi me 70 qerre gure per te ndertuar pallatin e vet ne Berat, po keshtu me nga keto materiale eshte ndertuar edhe Teqja e Helveteve ne Berat.
Une mendoj se ajo qe thuhet se mjaft nga objektet e antikitetit te Apollonise i shohim te murrosura ne muret e kishave, manastireve, shtepive te feudalve apo te qytetarve te thjeshte, ne muret rrethuese e te kalave nuk jane mare te gjitha nga Apollonia. Ato jane mare edhe nga qendrat e tjera te antikitetit aty prane qe sot jane rrenuar plotesisht per arsye te mos ruajtjes te ketyre objekteve nga qeverrite e dikurshme si ne qendren e vjeter ne Babunjes por edhe prane Spolates, ne Asparagum prane Divjakes, prane Metoqit te Libofshes qe eshte jo larg nga Ardenica, nga Mbrostari, Stephanaja, Margllici, Karbunara, Germenji, Dushku e mjaft qendra te tjera sepse ka mjaft legjenda qe i perforcojne keto por edhe dekumenta kishtare te vjetra.
Ne Apolloni vijne arkeologe frances si Leon Hezej dhe arkitekti H. Domet me porosi te Napoelonit te III-te me preteksin e studimit te fushates se Cezarit dhe luften e tij me Pompeun ne trualin e Ilirise. Ato habiten me germadhat e shumta qe shohin perreth, Apollonia ishte vertet nje miniere e madhe antikash, nje muze i hapur ku thesaret ishin te lena pas dore mbi siperfaqe te tokes. Ai na flet per nje koke femre prej mermeri nga Apollonia qe ja kishte dhuruar muzeut te Luvrit ..di te them qe une skam pare nje koke antike qe ti afrohet aq shume embelsise dhe trishtimit qe artistet ..,kane realizuar me vone ne figurat e madonave. Perkulja e kokes nga krahu qe e mbulon pjeserisht ia shton edhe me shume intensitetin e shprehjes se vecante.
Por ne dime nga autoret antike se ne kete teritor te taulanteve rruget e mundesite e shumta te rajonit kane mundesuar per te kaluar mjaft tregtare dhe misjonare, ketej kane shkelur ushtri te shumta e popuj qe shtyheshin here nga perendimi dhe here nga lindja. Kane ardhur e ndeshur nder njerzit me te degjuar te antikitetit qe nga Filipi i Maqedonise, i biri i tij Aleksandri i madh, Pirro i Epirit, Kasandri dhe Perseu i Maqedonise shume princer e mbreter ilir e epirotas te atyre koheve si dhe stratege te medhenj romak qe nga Sulspici, Emili, Pompeu, Cezari, Mark Antoni, Pizoni e shume te tjere.
Ne Apolloni kane studjuar Oktovian Augusti, strategu ushtarak Agripa fituesi i betejes se Aktiumit ne vitin 31 para Krishtit, oratori dhe filozofi i permendur Ciceroni qe e vizitoi kete qytet ne mesin e shekullit te pare qe vinte nga Roma e mbeti i habitur kur shkeli bregdetin ilir dhe para syve te tij u doli pamja e qytetit qe ai do te shprehej ..Qytet i madh dhe hijerende.
Ciceroni shkruan ndermjet te tjerash kur i kundervihet Pizonit administratorit romak te provices maqedonase ku perfshihej edhe teritori yne ....Durrachion dhe Apollonia te rrenuara teresisht, Ambrakia e plackitur, parthinet dhe bylinet te genjyer, Epiri i shkaterruar
Thuhet se me origjinë parthine ishte Asin Epikadi një funksionar romak qe organizoi edhe një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë.
Po keshtu Asin Polini ishte historian ilir nga Parthinet ne kohen romake, ka shkruar disa libra per historine e vjeter, por sot ato nuk gjenden vecse ne disa komente per shkrimet e tij nga autore te tjere.
Ne Pojan dhe ne mjaft objekte kulti ne krahinen e Myzeqese kurdohere ushtrite e huaja, udhetare e misjonare te ndryshem, kerkues e matrapaze antikash kane mare mjaft objekte me vlera te rralla e qe sot ndodhen ne mjaft muze te Europes por edhe me larg. Duhen permendur disa nga keto objekte per nga vlera se shume te tjera jane zhdukur pa lene gjurme, mjaft te tjera te ekspozuara por pa origjine vendmarje qe veten specialiste mund te sqarojne origjinen e vertete te ketyre antikave.
Keshtu duke lexuar Hezejn, Dome, Pacin, Leake, Hahn, Degrand, Nopcka, Evans, Rej, Prashniker, With, Ugolinin e mjaft te tjere por duke mos harruar edhe studimet e arkeologeve tane si Ceka, Anamali, Kerkuta e te tjere une do te paraqes disa objekte me teper vlere qe jane grabitur ne krahinen tone.

Disa nga objektet e antikitetit qe jane grabitur nga te huajt ne krahinen e Myzeqese

Fragment, tors i nje gruaje marre nga kisha e Libofshes
Koke e bukur e nje djaloshi nga Ardenica
Portreti i nje grueje me nje mbishkrim nga kisha e Gradishtes.
Koke gruaje mare nga kisha e Fierit.
Statuje vajze mare ne Radostine.
Gure varri i mare ne kishen e Kurjanit
Portret burri me mjeker mare nga Apollonia.
Reliev mare ne kishen e Libofshes.
Fragment burri, madheshtore mare ne Apolloni.
Herme e nje te riu mare ne Apolloni
Po keshtu ne Apolloni jane mare mjaft portrete, statuja, relieve e bazorieve burrash, grash, femijesh e me motive te tjera si gure varresh, stela.
Reliev mortor te mare ne kishen e Gradishtes
Gure varri bashkeshortore te mare ne shkollen femerore te Fierit
Gure varri bashkeshortor mare ne kishen e Hoxhares
Relief nga kisha e shen Trifonit
Reliev metopi me reliev mare ne kishen e Havaleasit
Figure Sfinski gjetur ne Kryegjate
Koke luani gjetur ne kishen e Gradishtes
Disa fragmente te nje relievi nga kisha e Petoves.

Qendra te njohura antike ilire Chrysandio, Antipatrea, Geriniumi (Gerinion) prane taulanteve.
Ne nje zone te distriktit tjeter me emrin Deserate, Ptolemeu na jep emrin Phoebatis qe kishte qytete si Chrysandio, Antipatrea dhe Gerinium ose Gerinion. Emrin e fisit Desarat e gjejme te shkruar ne disa forma si Dasaratet, Desaret qe shtrihet nga Skrapari, Berati, Shpiragu deri prane Dumrese, po aty ku gjenden edhe keto tre qytete. Ne ndihme per lokalizim pervec tashme qe njohim Antipatren dhe Geriniumin kemi edhe emrin qe mban per nder te fisit te vjeter Deserat nje nder liqenet e Belshit ku jane gjetur edhe mjaft objekte antike brenda dhe perreth liqenit Deshirajt (Desirat) i cili mbahej si tempull per te realizuar lutjet ceremoniale, deshirat e banorve pagane te zones qe respektonin perendite e tyre. Po keshtu ne kete zone kemi dhe emrin e nje liqeni tjeter qe ishte tempull pagan ku jo vetem Parthinet dhe Taulantet por edhe te tjere peligrine te ilirise dhe mesdheut vinin dhe sillnin dhurata e blatime te tjera per nder te Eorditit (Aferdites ilire). Ky tempull ishte ngritur ne liqenin e Seferajt ku jane edhe gjetur mjaft objekte te vjeshtra, bllatime terrakotash e figurinash te ndryshme (emri Seraj vjen nga helenishtja dhe ka kuptimin me prure, me sjelle blatime, dhurata)
Gjejme ne dekumentat e vjetra ne territorin e taulanteve emrin Ilion te nje qendre (ne mjaft raste e gjejme ne formen Oineon ose Ineon). Eshte nje qytet i vogel ku mendojme se behet fjale per qendren e vjeter prane fshatit Cukas ne zonen e Fiersheganit ku ne kujtim te emrit te dikurshem kemi tempullin, kishen e vjeter te Shen Ilise. Ky vend e kjo qyteze mund ti pergjigjet fare mire dhe e dhena e Ptolemeut per qytezen Chrysandio (dielli i arte, i ndricem ne greqisht). Qyteti Chrisandio eshte i njejte ne kuptim me emrat Ilion, Ineon ose Oineon qe ka kuptimin helenisht Chrisandio-Diell i arte. Gjurmet e tij i gjejme ne fshatin Cukas ku dhe sot sipas tradites kristiane nderohet tempulli i vjeter i ShenIlis dhe jo larg ndodhet fshati Eskaj qe ne gjuhen turke ka kuptimin qender e vjeter.
Keto te dhene perputhen deri diku edhe me informacionin e Polibit per banoret e Galioenit (Partheve) qe eshte nje fis tjeter qe ka verejtur Polibi dhe ka si qytet kryesor Bantia (Banthia, Parthia qe na sjellin te tjere autore per qendren e Parthineve). Pra Ilioni ose Chrysandio mund te jete qytet i vogel per nder te perendise se diellit parthin ashtu sic ishte per kolonet greke Apollonia.
Galioni eshte fjale greke dhe ka kuptimin i bardhe, gala-qumesht, galion bardhor. Me kete etimologji eshte dhe emri shqip Gelqere-e bardhe. Me mire studjuesit gjuhtare mund ta shpjegojne kete lidhje dhe kuptim sipas gjuheve te njohura te pushtuesve apo dhe te autorve antike qe i kane mare e regjistruar keto emra ne kronika.

Barbullinja qyteti mesjetar i Devollit te poshtem, Bargulum sllav, qyteti dhe lumi i Djallit,

Ne mendojme duke u nisur nga ato pak dekumenta qe gjejme si dhe nga gjurmet e shumta te objekteve antike ne zonen kur Devolli del ne fushe te hapur prane Fiersheganit se qyteza e vjeter Bargulum eshte qyteza e Devollit te poshtem qe e gjejme ne disa harta te vjetra ne zonen e Dumrese ne kufi me Deseratet qe ishin me ne jug. Ajo mban emrin e sotem Barbullinje ku ndodhet dhe tempulli pagan ShenBarbulla kurse ne Cukas eshte tempulli tjeter i quajtur ShenIlia qe i kushtohet Diellit. Ky emer Barbull vjen nga sllavishtja qe do te thote shqip Diall (Bargulum-lumi i Djallit sot quhet Barbullinje) ashtu si latinisht quhet Diavolo.


Fortesat antike Corragum (Karbunara), Gerinium (Konjati) dhe Orgesium (Margllici)

Dihet qe nga autoret e vjeter jane dhene edhe disa emra qendrash te fortifikuara ne antikitet sidomos ne luftrat me romaket si Corragumi, Geriniumi dhe Orgesium te cilat nuk jane identifikuar plotesisht akoma kur dihet dicka nga historia e tyre por ne mendojme se ja kemi arritur qellimit me studimet qe kemi bere. Duhet te kemi parasysh per njohje se prapashtesat inium qe i gjejme ne shkrimet latine perdoret per emra permbledhes per qendrat e banuara. Prapashtesa ates perdoret kryesisht per te treguar fise, popuj ose origjine dhe prapashtesa te tjera qe perdoreshin jane este, esta, ista (ishte, esht, jane).

Fortesa me emrin Gerinium, Gerinion, Geruns (Konjati prane fshatit Dushku te vjeter ne Lushnje)

Fortesa e Geriniumit, Kerinium, Mannua (kerr, kerric) ose Mazirium (maz) kete emer e trajton dhe profesor Cabej si emer shqip me kuptimin kerric, mes, mez, maz, kal i ri qe permendet bashke me Corragumin, Chrisandrin, Antipatreo dhe Orgesi nga Tit Livi dhe Ptolemeu. Kjo fortese tashme sipas studimit tone eshte lokalizuar prane fshatit Dushk te vjeter ne Lushnje dhe ruan emrin ne trajten sllave Konjat qe do te thote Kuaj. Ky emertim vjen sepse ketu ishte dhe nje stacion rrugor per nderrimin e kuajve ne degen jugore te vijes Egnatia. Nje emertim te tille kemi edhe ne fshatin Mazhaj (emri maz, mes i thone kalit te ri ne Myzeqe) prane Lumit te Semanit ne Fiershegan ku dikur kalonte rruga antike. Kete emer te dikurshem banoret qe u larguan mund tua kene vene qendrave te reja ku shkuan aty prane si Gramsh ose Garunjas ne zonen kodrinore te Darsise se Lushnjes. Ne mbeshtetje te ketij mendimi na vjen edhe emri i fshatit Osmashaj prane lumit te Shkumbinit qe mund te kete qene stacion rrugor.
Mbase ne kete menyre duhet pare edhe emri i stacionit rrugor ku nderroheshin kuajt ne rrugen e vjeter para se te ndertohej Egnatia ne kohet antike kur rruga e vjeter ilire kalonte nga Elbasanit dhe kthehej per te shkuar ne Grabove, Oher e me tej per ne lindje.
Keshtu shpjegohet edhe emri i nje stacioni tjeter ne vijen Egnatia per nderrimin e kuajve ne kohet romake qe e mban sot qyteti i Kavajes (ne shkrime te shumta e gjeme ne formen kavalie qe latinisht do te thote kuaj)
Fortesa Geriniumit ndodhej ne lartesine me te madhe ne skaj te lugines dhe sot quhet mali i Kulles prane Shegasit ku dhe gjetjet arkeologjike nuk kane munguar.
Tek ky emer une dalloj edhe nje mundesi sipas tradites vendase per emertimin e lumit Genius (Shkumbinit) nga emri qe kishte kjo qyteze e fortifikuar jo larg lumit me te cilin e lidhte perroi i Dushkut me te njejtin emer ne ato kohra e qe bashkohej kur dilte ne fushe me lumin Shkumbin.

Corrogumi, (Karbunara e antikitetit)

Por le te shkojme ne kohe para Ptolemeut rreth 350 vjet para tij. Sipas te dhenave qe na sjell ne historine e tij Tit Livi ndermjet te tjerash shkruan … se legjionet romake te konsull Sulspicit poshte liqenit te Ohrit diku prane lumit Apsus kane mare tre fortesa te quajtura Corrogum, Gerinium dhe Orgesuss.
Emri Corragium qe na sjell Tit Livi kuptohet duke u nisur nga etimologjia e fjales se eshte i njejte me Cerax qe na permend historiani grek Polibi.
Per fortesen Corragum jam i prirur te mendoj se behet fjale per Karbunaren prane Lushnjes e cila eshte nje nder qendrat me te vjetra qe nuk e ka nderprere jeten gjate gjithe histories. Ajo nuk e ka nderruar etimologjine e emrit pavarsisht ndonje deformimi apo perkthimi ne gjuhet e pushtuesve neper shekuj.
Historiani bizantin Palhimiri ne mesjete permend midis te tjerave edhe nje fortese afer Devollit te quajtur kalaja e Cernikut (ketu ai e ka fjalen per kalane e Karbunares qe mbante kete emer) dhe bullgari Zlatanci e permend kete keshtjell duke ju referuar Palhimirit. Ai shkruan se lumi i Devollit kalonte jo larg kalase te quajtur Cernikut (sllavish e zeze) qe korespondon me fshatin Karbunare qe eshte emer latine po me te njejtin kuptim (vend, toke, shtres e zeze).
Po keshtu ky emer me i deformuar na vjen ne shqip me formen Qerret (nga sllavishtja Corne e zeze) prane fushes ne Karbunare ku dikur ka qene qendra e banuar e Corragumit e diku me lart ne kodra ne formen sllave Cerrag. Ajo ne lashtesi quhej Corragum (emri Corra do te thote e zeze, vend, toka, dhe, shtrese e zeze ne shqipen e vjeter).
Disa autore si Anna Komneni e permend me emrin fortesa e Timorit, Tomorit ne kohen e luftrave midis Bizantinve dhe Anzhuinve ne shekullin e XI-te e XII-te ne territory tone dhe Kantakuzeni ne shekullin e XIV-te gjate shtypjes se kryengritjeve te Arberesheve per rreth Beratit dhe Vlores. Me kete emer e permend edhe Pikewill ne vitin 1806 kur shkruan per Beratin dhe Myzeqene. Ne kujtim te emrit mesjetar Tomorr na vjen emri qe mban edhe sot ure e Tomorrit tip ulluk shkembor qe ndodhet prane gurores se Karbunares afer pronave te Mezineve dhe Xhumareve.
Ne kohen e mesjetes Karbunara ishte qender e degjuar peshkopale sipas dokumentin nr. 35, Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise kur Despoti i Epirit Mihal Komneni jep privilegje venedikasve permendet edhe peshkopi i Cernicensem qe perkthyesi na e jep gabim per Cermeniken por kuptohet se eshte fjala per Karbunaren ne ato kohera.
Dihet tashme se ne ato kohra kjo zone ishte sic tregojne mjaft dekumenta nen administrimin e Perendimorve ku na vijne deri sot disa emra te zones ne gjuhen latine si Karbunare, Goldaras, Lushnje, Kashar, Arbor, Saver, Sarave e tjera.
Ketu prane fushes se Karbunares eshte bere ndeshja e pare midis aleances se princeve feudale arber Muzakaj, Balshaj ndaj forcave turke te thirrura nga feudali arber-anzhuin Topias ne vitin 1385, kjo e njohur ne histori si Beteja e Savres. Deri ne vitin 1700 Karbunara ishte qender administrative dhe mitropolie e Myzeqese se Madhe. Kisha e madhe e Shen Nikolles ne qender te Karbunares si dhe kisha e tjeter Shen Prashivija (Shene Premtja), nje tempull i vjeter dhe i madh ne lagjen Sinanajt mbi kodren e Lushnjes mbas luftrave turko ruse rane pre e ambicjeve te bejlieve dhe pashallarve turq te Kavajes te nxitur edhe nga myftinjte e qyteteve prane. Kisha e Shen Nikolles u kthye ne teqe nga bektashinjte e ardhur nga Luzi i Kavajes dhe ajo e Shen Prashevise u rrenua nga banoret muhamedane turkoshake te Lushnjes e te fshatrave te zones kodrinore te inkurajuar nga myftiu i Elbasanit nje klerik osman fanatik mjaft eger. Me guret e saj te shumte u ndertuan mjaft shtepi solide ne Lushnjes e sidomos ne Balaj dhe Kasharaj. Banore te shumte te Karbunares shkuan ne Berat, Vlore, Lushnje pa nderruar besimin orthodhoks. Ne qytetin e Kavajes shkuan mjaft familje ku jane edhe sot ruajne kujtimin e origjines se tyre dhe emrin e kishes se Shenkollit e te Shenpremtes qe i ringriten mes shume grindjesh me elementin fanatik turk por dhe vetem fal nderhyrjes se sulltanit qe lejoj ngritjen dhe respektimin e ShenNikolles se Kavajes. Ne ato kohra jane larguar per ne Berat dhe Vlore te paret e fisit te Bab Dud Karbunares dhe te tjere orthodhokse te ketyre qyteteve. Banore te tjere qe mbeten ne Karbunare shumica nderruan besimin dhe disa u larguan ne kohen e Zogut per ne vende me te sigurta.
Edhe sot dallohen akoma qarte rrenojat e forteses mbi malin e Stan Karbunares. Te moshuarit mbajne mend se muret e saj qe ruheshin deri ne vitet 20 ku dhe forcat austrohungareze e perdoren gjate luftes se pare botrore. Por ne kohen e Zogut banoret e fshatrave perreth e demtuan rende duke mare guret per shtepite e tyre.
Le te shikojme pak me gjere etimologjine e kesaj fjale te vjeter ilire Corragum) sic e gjejme te shkruare ne autore te ndryshem dhe kohera te ndryshme.
Te gjithe keto emertime Corr, Korr, Korricke, Corrag, Korrak, Cerax, Korrag, Korab, Korb, Korce, Korm, Korfin, Kortezh, Kerme, Kerrabi, Kerrutje (Krutje), Kurbin, Keruj (Kruj), Qorre, Korropi, Korresh, Korrovesh e te tjera ne gjuhen shqipe kane te njejten rrenje e etimologji si dhe emrat ne gjuhen sllave Corne, Cerne, Cerme, Cernicensem, Qerret, Cerag, Cerrik, Corrush, Corraj.
Po keshtu emrat latine Karbunare, Saura, Savra, Sarava, Sorra, Sorrak, Sera, Sterre, Sterne, Terre, Terra, Terrana, Tirana, Toromishte, Torovice, Terbuf kane rrenje e etimolologji te njejte nga fjala e zeze se vertet ketu ka dhera, toka te zeza nga aluvionet e perrenjve qe kane zbresin neper shekuj.
Emri te tjere si Skurie, Skuro, Zguro qe ndeshim ne Shqiperine e mesme kane gjithashtu te njejten etimologji nga helenishtja Skotie, Skutie qe do te thote e erret e zeze. Fusha e Manskuria e mesjetes midis Durresit dhe Tiranes eshte sot me ne shqip fusha e Mezezit. Skuria e eperme eshte zona e Tiranes se siperme ose e madhe deri ne Kerrabi. Skuria e poshtme ose e dyta, Tirana e vogel e mesjetes eshte fusha e Kasharit deri ne Fushe Kruje.
Gjate kohes se turqise deri kohe me pare banoret e Karbunares quheshin nga te tjeret perreth Karadakas qe ka po te njejtin kuptim vend i zi, banore te ashper. Me kete arsyetim duhet te shohim keto emertime edhe ne gjithe fushen e Myzeqese ku i ndeshim edhe me shpesh. Kjo eshte fushe e krijuar nga prurjet e shumta te lumenjve qe e pershkojne, shtresa qe formohet quhet edhe kore ne gjuhen popullore. Me kete kuptim si toke e zeze e gjejme ne emrin e sotem Myzeqe (Mzak, Myzak, Mezak, Misje (Mamursi sot), Misere, Mysje, Musion(Babunja ne para mesjete), Mursia (fushe dhe fshat ne Sarande) ne gjuhen neolatine te dialekteve te shumta te arumuneve ne Ballkan.
Pas pushtimit osman shohim emertimin Karatoprak te fushes ne gjuhen turke qe do te thote Toke e zeze, Dheu i zi qe e mban edhe sot Myzeqeja e Poshtme qe ka si etimologji emrin Kara i Zi.
Me kete trajtim e kuptim duhen pare edhe emrat e disa fushave bregdetare te vendit tone. Keshtu po te shikojme emrin e fushes se Kurbinit dhe Krujes ne mesjete sic i gjejme ne dekumenta te ndryshme ajo quhej Misere ose Misje. Ne zonen Tirane Durres kemi ne mesjete dy krahina qe jane fusha e Tiranes dhe fusha e Shijakut qe mbajne emri Skuria e pare dhe Skuria e dyte. Prane Durresit kemi fushen e Kavajes dhe ketu kemi sllavisht emrin e fushes ne trajten Qerret qe kuptohet eshte me etimologji nga fjala e zeze. Edhe fusha e lumit te Shkumbinit kur kalon Rrogozhinen quhet fusha e Cermes qe vjen nga sllavishtja me etimologji nga emri e zeze. Ne jug te vendit ne zonen e Sarandes kemi fushen e Mursise, kuptohet qe dhe ky emer duhet pare ne kete trajtim si fusha e zeze.
Ka nje ngjashmeri si ne simetri me emrat Kurbin, Misje, Mysi, Misie ne veri te fushes perendimore te vendit dhe emrave Kruje, Skurie, Mezes, Kerrabi, Tirane me emrat Karbunare, Myzeqe, Cerret, Cerme, Krutje ne qender te fushes qe jane ne gjuhe te ndryshme qe nga shqipja e vjeter, latinishtja, sllavishtja, neolatinishtja, turqishtja por te perdorur ne dialekte te ndryshme por me te njejten etimologji nga emri e zeze. Besoj se keshtu do te jete edhe ne juge te vendit ku kemi emrin e fushes Mursi ne zonen e Sarandes.
Po te shikojme me kujdes Marim Barletin kur shkruan ne Historine e Skenderbeut botim i vitit 1964 midis te tjerash permend ne faqen 93 edhe dy krahinat e Skuries qe i sundonte Andrea Thopia …sundimi i tyre ne Epir ka qene mjaft i gjere, ndermjet Tiranes se vogel dhe Epidamnit. Por pervec sundimit ne ato vende qe banoret rreth e qark, meqe e i kane humbur krejt emrat e vjetra, i quajne Skuria, Muzakjene, Kerabi, Farke…
Gjon Muzaka ne kujtimet e veta mbi gjenealogjia e families Muzaka shkruan per Karl Topine se ai kishte ne sundim ne vitet 60 te shek. XIV-te krahas te tjerave dhe dy Skurjet.
Keto krahina te Skurjes kuptohet dhe eshte vertetuar nga studjuesit tane se gjenden prane ne fqinjesi me Misjen. Kete te dhene e perforcon nje leter e sanxhakut te Ohrit Mustafa, drejtuar nje funksionari te larte ne Edrene ku thuhet se krahina e Misjes kufizohej nga njera ane nga “lumi i rrembyer” lumi i Matit dhe nga ana tjeter nga krahina e Skuries dhe propozonte qe te dy krahinat te shkeputeshin nga kazaja e Krujes dhe te perfshiheshin si njesi administrative me vete ne Sanxhakun e Ohrit. Ato shtriheshim ne fushen para Prezes dhe deri ne Durres (Skuria e pare) dhe Fusha e Tiranes deri ne Farke e Kerrabe quhej (Skuria e dyte)
Por ne dime tashme nga shume dekumenta mesjetare se ku shtrihej ne mesjete krahina qe quhej Misje. Ajo shtrihej ne krahinen e Kurbinit. A nuk dallojme ketu nje mplekse emrash ne gjuhe te ndryshme dhe me etimologji te njejte nga emri i zi. Misje, Kurbin dhe Myzeqe, Karbunare ne gjuhen latine dhe neolatine te mara sipas dialekteve te perdorura ne veri e ne jug te vendit.
Profesor Kristo Frasheri ne monografine Skenderbeu Jeta dhe vepra (1405-1468). Tirane 2002 na sjell paster keto te dhena ne faqen 70 por edhe 116 kur shkruan ndermjet te tjerash se krahina e Skuries lokalizohet me krahinen e Shijakut. Le te shikojme sic na e jep Barleti vendet e Topijasve me emrat Skurie, Muzakjene, Kerabi, Farka… emri Skuro eshte i huazuar ne shqip nga helenishta (skotie-skutino e erret) ne kuptimin e zeze, Muzakje e perdorin neolatinet ne teritoret tona per toka, baltra te zeza kurse emri Kerrabi ashtu si eshte dhene ne gjuhen e atehershme ka kuptimin e zeze, i zi, por qe mund te shkruhet ose te shqiptohet edhe Cerrabi qe ka kuptim e zeze nga sllavishtja. Kurse per emrin Kruje, Keruje qe jane dhene versione te shumta per etimologjine e tij duke u nisur edhe nga te dhenat e dekumentave qe e shkruajne Croj eshte hedhur mendimi se vjen nga krojet e shumta qe zbresin nga mali. Emri Croi, Krui, Krua mendohet se etimologjine e ka nga helenishtja qe do te thote i ftohte (uje i ftohte, burim i ftohte) Por une i qendroj tezes se hedhur se emri Keruje, Kruje eshte shqip pavarsisht deformimeve te shkruarit e te lexuarit qe gjejme ne dekumenta dhe ka kuptimin ashtu si ka edhe Korrabi, Kurbini, Kerrabi, Corrogumi, Karbunara e tjera.
Pra kemi keto emra te fushes dhe te malit duke u nisur nga veriu i vendit;

Misie nga neolatinishtja e toke e zeze, Kurbin nga shqipja e vjeter vend i zi.
Skurie nga helenishtja toke e zeze, Kerrabi nga shqipja e vjeter vend i zi.
Terrane, tirane nga latinishtja toke e zeze, Keruj, Kruje nga shqipja e vjeter vend i zi.
Kerret, Qerret nga shqipja e vjeter e zeze, Cerme, Cerag, Cerrik, Corrush, Corraj, Cernec, Cemeric e tjera nga sllavishtja e zeze.
Corrogum, Corrag, Koricke nga shqipja e vjeter toke e zeze, Karbunare, Karbun latinisht vend, toke e zeze.
Saver Savra, Sarava nga italishtja fushe e zeze
Musion quhej fusha e Karatoprakut ne mesjeten e hershme, Mursi quhet fusha e Delvines, Mezak, Muzak, Myzak, Myzeqje, Myzeqe quhet fusha me e madhe Shqiptare nga gjuha neolatine e arumuneve qe do te thote ne shqip dheu, balta, toka e zeze.
Karatoprak nga turqishtja toke e zeze, Karadakas vend i eger i ashper.
Gjuhtaret besoj do ti japin nje pergjigje me te drejte e te sakte ketij mendimi te hedhur.
Fortesa e Musionit ne Myzeqe

Ne kete kuader do te shpjegojme edhe emrin e forteses Musion te rindertuar nga Justiniani ne kete teritor bregdetar. Disa mendojne se kemi te bejme me Karbunaren, por ne listen e rindertimeve gjendet edhe vet Karbunara ne formen e vjeter Corragum.
Ky qytet me fortifikate ka lidhje edhe si emer edhe si vendodhje ne Myzeqe. Te gjitha te dhenat tregojne se kemi te bejme me keshtjellen e rrenuar te Babunjes se vjeter prane lumit Devoll qe kalonte dikur aty. Kjo fortese eshte e kohes se rindertimeve qe beri Justinjani per te mbrojtur gryken e kalimit te Apsusit nga fiset barbare qe hynin dhe shkaterronin perandorine. Musioni eshte ndertuar pasi ishte shkaterruar qyteti i rendesishem me liman Daulia aty prane.
Emri Musion kuptohet eshte latin po me ate kuptim qe ka edhe nga neolatinet e ballkanit kryesisht arumunet emri Mzak, Muzaq, Myzak ne shqip si toke, dhe i zi dhe turqisht Karatoprak. Eshte me te njejtin etimologji si me emrin e fushes Myzeqe dhe me emrat Karbunare, Cerme, Savre, Qerret, Misje, Mysje, Mursie.
Gjuhtaret mund te japin edhe argumenta me te plota ne mbeshtetjte te kesaj teze. Ne kujtim te emrit te vjeter sic eshte nje tradite tashme e njohur e te pareve tane, emrin e gjejme te vendosur nga te shperngulurit, kuptohet te deformuar ne emrin e fshatit Mucias (Musias) prane detit ne Karavasta ku gjurme te vjetra nuk mungojne prane tij.
Mendoj per te gjitha sa parashtrova gjate nje veshtrimi e krahasimi te thjeshte gjuhesor per aq sa njohje kam ne kete drejtim edhe pse nuk jam i kesaj fushe, se emri i Tiranes eshte tashme nje emer shqiperuar dhe me etimologji nga latinishtja por edhe nje fjale e dale nga leksiku baze Indoeuropjane dhe i pranishem ne te gjitha gjuhet e ketij grupi.

Emri Corra, Korra eshte padyshim emer i vjeter ilir dhe ka kuptimin shqip e zeze.

Ngelet per tu percaktuar nga specialistet per ti dhene shpjegim te arsyeshem ketij grupimi te madh fjalesh me etimologji te vjeter nga shqipja te emrit Korra. Pse ne zonat kodrinore dhe malore e gjejme ne format me te plota shqipe si Korragum, Korab, Kurbin, Kurbnesh, Kruje, Kerrabe, Kurvelesh, Kurtin, Korce, Krume e tjera dhe ne fushe e gjejme Kerrutje, Krutje. Po me kete etimologji por ne gjuhet e fqinjeve pushtues si ne gjuhet latine dhe neolatine e gjejme ne fushe ne trajtat Misie, Misja, Mysie, Musion, Myzeqe, Mursi, Tirana, Torovica, Tervioll, Tarabosh, Tomonishte, Torromishte, Terbuf, Savra, Sarava e tjera, ne gjuhen greke me emrin Skurie, Thopias, Topias e tjera, me emrat sllave Cerme, Qerret, Cerrik, Topoj, Topolice e tjera dhe ne gjuhen turke Karatoprak, Toptan, Topallti e tjera.
Nje gje kuptohet dhe del e qarte se zonat kodrinore malore e kane ruajtur emrin qe ne kohet e vjetra se dhe pozicioni i ka favorizuar kurse ne fushe shohim se pushtuesit kane qendruar me gjate dhe kane vene emrat e tyre. Keto jane vetem disa mendime per shenimet qe kisha hedhur kohe pas kohe kur kam shkuar sipas rastit ne keto ane qe me kishin terhequr vemendjen per nje njohje me te thelle te histories dhe gjeografise se zones se Tiranes gjate kohes qe punoja si ushtarak ne Tirane. Keto i kam pare te lidhura kurdohere ngushte ne te gjitha etapat e zhvillimit historik me disa trajtime te hershme historike te zones se Myzeqese. Me kane ndihmuar per te hyre me thelle e me drejte per studimet e vjetra per Arberit dhe Albanet dhe per te mbritur tek Parthet dhe Taulantet e antikitetit keta emra historik sa te njohur e te pranishem ne vazhdimsi po aq dhe misterioz ne masen e gjere.

Babunja dhe rrenojat e saj ne Myzeqe

Ne emrin Babunje shikojme nje fare deformimi te emrit Barbull qe do te thote Dialle ne gjuhen sllave. Ketu prane Grykes se vjeter te Semanit sic kemi shkruar me lart na vijne edhe emertimet Daulia nga Djall, dhe tempujt kushtuar Diallit Shen Diela dhe Shenebarba.
Disa thone se emri Babunje do te thote plake e keqe ne gjuhen sllave, te tjere mendojne se keshtu quhet vendi i vjeter po ne gjuhen sllave. Ka te tjere qe thone se kjo fjale ne gjuhen bullgarishte te vjeter do te thote vend qypash pasi ketu jane gjetur shume qypa te koheve antike.
Por jam i prire se emri Babunje ne Myzeqe dhe Babice ne Vlore kane te njejtin origjine. Emri na del kur keto vende i kishte ne zoterim Helena e Kanines me origjine serbe si prike ne martese. Ajo ishte e moshuar dhe sillej shume e keqe me banoret e saj. Plakes se keqe i thone ne gjuhen e vjeter sllave Babie. Ne gjithe Myzeqene prej atyre koherave kur sundonte kjo grua e keqe edhe sot ju thone me percmim e ofendim babie, babicke grave te keqija, qe jane serta dhe te ashpra ne sjellje.

Fortesa e Orgesit ne taulanti

Fortesa Orgesuss eshte tashme e njohur me renojat e saj te shumta antike prane fshatit M’argllic ne kodrat e Patosit. Emrin e tij mendoj se e mbajne pervec qendres se vjeter qe quhet M’argllic edhe lumi qe kalon aty prane, lumi i Gjanices si dhe fshati Arianitas prane Ballshit ku mendohet se jane zhvendosur banoret e vjeter pas shkaterrimit te Orgesussit antik.
Pra kjo e dhene e Tit Livit eshte e sakte per tre fortesat Corragum, Gerinium dhe Orgesuss prane kodrave te fushes se Myzeqese qe pushtuan, grabiten, dogjen e renuan ne zonen tone legjionet ushtarake romake ne fillimet e pushtimeve ne Iliri.

Creoni antik eshte Kanina e sotme

Qyteti Creonium, Creoni qe ju muar Filipit te Maqedonise dhe krahina quhet Caulonias. Jam i prire te trajtoj kete kur tashme dihet se Cau i thone latinisht edhe kepit, kokes por edhe me kuptimin gji deti dhe lonias mbase bri Vlores (Cau lonia ka dhe kuptimin kepi, koka dhe lonia kuptimin flamur, shenje, orjentim). Por nuk duhet te harrojme se ne kohe te vjetra ka qene nje qytet me kete emer Lona ne kodrat e Ardenices. Caulonia apo Taulonia (Taulanios) mos jane e njejta gje. Por qyteti qe permendet ketu Creonium, Creoni kuptohet qarte se eshte emertim ilir nga fjala Cre, Kre, Krye, Koke dhe mund te identifikohet me emrin e sotem Kanina qe e ploteson mjaft mire per nga pozicioni i saj dhe rendesine qe kishte per kuptimin Koka e zones, e gjirit. Ketu mund te shikojme edhe kuptimin mbi origjinen e emrit te Vlores (C‘aulonia). Por nuk mund te mohojme edhe mundesine qe ky emer Creoni i antikitetit mund te jete deformuar edhe ne formen Throni, qe e gjeme ne gjurmet e limanit te vjeter te rrenuar Triporti prane Zvernecit.

Brygi ose Phrygi nje tjeter fis ilir sipas Strabonit dhe Apianit ku e vetmja e dhene eshte se ndodhen ne veri afersisht prane Durresit midis Taulanteve dhe Parthineve. Kjo mund te jet e mundeshme ne zonen e Kavajes nga bregdeti deri ne zonen e Tiranes ky gjejme mjaft emertime te aferta me kete emertim si briget, vriget, la vrigot ne derdhjen e Shkumbinit apo ne zonen e Tiranes me emrin Brysak e Briak, Brrake (ne gjuhen thrakishte, maqedonishte por dhe mesapishte fjala Brake do te thote kenete, mocal, vend i lagesht)

Kulla e Kamunait ne Sulove nje fortifikate qe mbronte gryken e Devollit. Kjo kulle eshte e koheve antike por emri i saj i hershem ka humbur ne erresiren e shekujve. Kuptimin e sotem te emrit Kamunait mund ta nxjerim nga bullgarishtja qe kam do te thote gur, shkemb, pra kulla e Shkembit e Gurit, ne disa raste e quajne Kulla e Petras. Ajo mbronte gryken e Suloves ku lumi zbriste drejt serendipity prane shkembit, gurit te Dragotit.

Maruzio eshte stacion i rruges Apolloni-Nova-Stefaphana-Kuc-Maruzio-Klodiana qe lidhej me rrugen e madhe Egnatia. Mendohet nga studjues te ndryshem se mund te jete Golemi i Lushnjes por nuk perjashtohet edhe Garunjasi i vjeter diku aty prane qe e gjeme me emrin Gerusios (Kerusios) me nje gabim te mundshem qe te jete shkruar M per G ose K. (Gerusios-Kerusios, Maruzios). Por duke u nisur nga kuptimi etimologjik i kesaj fjale te nxjere nga Profesor Cabej si dhe nga emri qe mban nje fshat aty prane Konjat ku dhe jane gjetur mjaft objekte arkeologjike ne gryken e perroit te fshatit Dushkut i vjeter mund te ndertojme vazhdimsine neper shekuj te kesaj qendre qe ka kuptimin Konjat-Kuaj ne sllavish, Marusio ne shqipen e vjeter Mez, Maz, Kal dhe Gerusios ose Kerusios nga Ker, Kerric, Kal i vogel, Mez, Maz.
Nje stacion tjeter rrugor te vijes jugore Egnatia kemi prane Apsusit afer Ures se Kucit ne formen Mazhaj (Maz) ashtu sic kemi edhe ne vijen veriore te Egnatias ne formen latine Kavaja (Kavalio).
Pra keshtu stacioni, mutatio Marusio-Stacioni i nderrimitt te kuajve eshte nje nder pikat ku kalonte dega jugore qe lidhte Egnatian me Apollonine, pervec rruges se drejtperdrejte Apolloni-Durrachion qe kalonte prane kodrave ne zonen bregdetare.

Pierise fusha e Frakulles ne antikitet

Pierise(fusha e Frakulles ose Verise sic quhet ndryshe fusha)eshte nje zone ne taulanti sipas Strabonit ne vendin e quajur Seleuki (kjo fjale qe duket e perbere nga dy emra ku njeri kuptohet greqisht leuka-lefka do te thote e bardhe dhe fjala tjeter Se kuptohet si shesh, vend pra vend i bardhe ose shesh i bardhe ) ku nxiret dheu asfaltoz qe eshte ilac i mire kunder morrave te vreshtit. Duhet pare zona e Orakullit qe permendin autoret e vjeter prane Levanit ne fushen e Frakulles e cila perputhet me pershkrimin e dhene.

Arnisa qyteti, qender e talkative ne Myzeqe

Arnissa qytet i taulanteve qe permendet vetem nga Ptolemeu me kordinata te caktuara ne 45 grade e 20 minuta te gjatesise veriore e 40 grade e 40 minuta te gjeresise jugore i llogaritur qe nje minute eshte e barbate me 1.06 milje romake. Keshtu nga Durresi e matur me kilometra na del se Arnisa eshte 32 km ne juge te tij ose 8 km poshte lumit Panys (Genysit, Shkumbinit te sotem i cili ishte 24 km ne jug te Durresit )
Edhe ne nje harte tjeter te Mesjetes se vone te Ortelit qe mbahet si permbledhese te hartave te vjetra shikojme per treven tone te taulanteve tre qytete te medhenj ku midis te njohurve Epidamn dhe Apolloni eshte edhe Arnisa.
Ka shume hipoteza per vendndodhjen e saj prane kodrave te Divjakes, une mendoj duke u nisur nga kordinatat e dhena si dhe nga objektet e shumta qe jane gjetur si dhe nga emri qe mban sot vendi ne keto kodra prane fshatit Ispolate-Spolate qe do te thote ish qytet. Kjo perforcohet edhe nga emertimi sllav aty prane i fshatit Gradishte qe do te thote ne kete gjuhe qyteze. Kurse me ne veri te kesaj qendre ne koder ne vendin Germenj-Germenjcok ku jane gjetur objekte te vjetra te antikitetit dikur ka qene qendra tjeter qe permend Cezari gjate veprimeve luftarake prane brigjeve te Shkumbinit me emrin Asparagum. Del pyetja po perse Cezari nuk e permend ne kete rast Arnisen.
Se pari ky emer na del nga Ptolemeu gati 200 vjet pas Cezarit, mund qe ajo te mos ishte ne kohen e luftimeve.
Se dyti Cezari si ushtarak e strateg ishte mjaft i kursyer ne pershkrime qe ishin jasht interesit te tij, kete e shikojme edhe per te dhenat e pakta qe na sjell edhe per qytete e tjera te medhenj e te rendesishem si Durresi, Apollonia, Butrinti, Opidum Parthenum, Oriku apo Asparagumi ku ai eshte teper i kursyer ne informacione.
Se treti Cezari nuk e kaloi drejtperdrejte lumin Apsus (Semanin) per te shkuar ne veri ne drejtimin e Durresit ku mund te shikonte edhe qytetin e Arnises por shkoj mjaft djathtas per te dale ne kodrat e Karbunares. Prej ketej ai shkon dhe pushton Opidum Parthinum qendren e partheve e me pas do te delte prane Shkumbinit ku do te bashkohej me Mark Antonin e se bashku te delnin ne Asparagum per te vazhduar drejt veriut pas ndeshjes se mundeshme me Pompeun.
Se katerti edhe gjate terheqjes ne kete drejtim ai ishte


Last edited by Phoenix on Wed Jul 28, 2010 8:54 pm, edited 1 time in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#3  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 8:40 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
"" wrote:
Barbullinja, Bubullima, Babunja, Divjaka dhe Krakulli

Disa emra e tempuj te vjeter ne Myzeqe qe duhen vlersuar per historine Shqiptare.

Kujdes duhet i nderuar lexues ne trajtimin per kuptimin e etimologjise se emrave qe na vijne nga shekujt dhe shmangia e vulgaritetit te trajtimeve te tyre. Mos u habitni kur shikoni se neper shekuj emrat tane jane transformuar dhe shfaqen te shqiperuar mes enigmash qe na mundojne per ti kuptuar duke krijuar shpesh here fjale me ngjyrime te reja per nga kuptimi. Akoma gjuhtaret tane nuk kane mundur te percaktojne teorikisht e praktikisht rregullat e evolimit te tyre. Keshtu eshte…

… duke njohur disi evolimin e mundshem te gjuhes shqipe neper shekuj, huazimet gjuhesore te fqinjve, ku gabimet ortografike jane te pashmagshme dhe kur dihet se jane shkruar ne gjuhe te ndryshme si ajo greke e vjeter dhe e re, latine dhe italiane, sllave protobullgare e serbe apo turke qe kane alfabete dhe fonetike edhe midis tyre te ndryshme eshte e kuptueshme veshtirsia ne kuptimin etimologjik te fjales. Gabimet rriten po ti shtosh ketyre edhe deformimin nga shqiptimi i mundshem qe ndryshon nga zona ne zone e deri fshat me fshat me dialekte qe i humbet kuptimi fillestar cfaredo lloj emri te regjistruar kur asnjehere nuk i gjejme njelloj ne harta dhe dekumenta te vjetra e te ndryshme.

Autoret


Emrin Devoll e ndeshim qe ne kohet e vjetra ne forma te ndryshme te shkruara nga autoret antike ne gjuhen greke dhe latine por me etimologji te njejte ne rrjedhen e shekujve edhe pse erdhen te tjere pushtues e popuj ne keto ane te vendit tone.
Me pare ne kohet antike thone disa studjues Devolli quhej lumi i Eordise, sepse kalonte neper krahinen me emrin Eordhie ose Eorditi. Po ku ndodhej ky vend, ky rajon qe quhej Eorditi. Kuptohet sipas te dhenave te autorve antike se ky rajon ishte larg ne perendim te liqenit te Ohrit prane te cilit banonin fiset e lyhniteve (emrin e vjeter e mban sot fshati i Lihnit buze liqenit te Pogradecit) dhe enkelenjve, ne Taulanti dhe jo ne lindje te Ohrit ku gjendet sot zona e Devollit.
Ne kohet e vjetra shkruan mitropoliti i Beratit Anthimio ne vitin 1865 Taulantia perfshinte edhe Orestiadhen, Emiliotidhen dhe Eordene. Ky vend ne vazhdim u quajt edhe Epir i Ri sic shkruan ne Geografin e tij Meletiu po keshtu kuptohet nga fjalori Historiografik i Nikolla Lorentit botuar ne Vjene ne vitin 1837 si dhe ne Kronografine e Epirit shkruar nga P. Aravantinoi.
Ka disa trajtime gjeografike ku shikojme qe ka barazvlershmeri midis emertimeve Albania ose Eordia, Eorditi (vend nga lind dielli, ku vjen dielli, ku zbardh, agon dita e tjera kuptime per te bardhen)
Kush eshte rajoni Eordeti, Eordia, Eorditi, Eordene qe permendet nga autoret antike dhe cfare perfitojme nga kjo e dhene.
Eorditi, Eordei eshte zone ne jug te Partheve shkruan Polibi dhe me vone Ptolemeu ku permend ne kete zone tre qytete si Skampa, Debona dhe Daulia.
Por cdo te thote Erditi dhe nga cila gjuhe vjen kjo fjale dhe cila eshte etimologjia e saj. Eshte emer i vjeter pa dyshim ilir dhe pa i trajtuar me pare nga studjues te huaj apo shqiptare qe vetem e permendin.
Eorditi (erth dita, nga vjen drita) eshte emri i perendeshes ilire te Drites ashtu sic ishte Apolloni tek helenet dhe ne kete zone ilire ka mjaft emertime te lashta pagane por edhe kristiane qe lidhen me respektimin e kultit te Diellit dhe Drites.
Mendojme duke u nisur nga gjithe te dhenat qe jepen si zone ne jug te Partheve na del se Distrikti Eordeti perfshinte zonen Elbasan, Sulove, Darsi, Dumre dhe Myzeqe ne kohet e vjetra dhe kishte tre qendrat e medha te degjuara por dhe mjaft qytete te njohura si Corragumi, Geriniumi, Orgesium, Dimalium, Chrisandrio e tjera tashme te njohura.
Keshtu emrin Erditi duhet ta kuptojme dhe ta marin si teritor dhe jo si emer fisi ne Iliri, mendimet e tjera jane hamendje, deshira dhe shtesa hipotezash qe nuk qendrojne.
Kuptimi shqip i saj eshte Eor, Erdh (me ardh, vjen) dhe Dia, Dhia, Diti (dielli, drita, dita) dhe nderohej ky kult ne jeten e perditshme ne tempuj te shumte te zones, kishte dhe qytetin per nder te ketij shenjti qe quhej Chrisandria (Diell i arte, Drite e arte). Ky qytet gjendej porsa lumi delte ne fushen e Sellopise ne Taulanti (Myzeqene antike) prane Fiersheganit te sotem. Gjurmet e tij i gjejme prane fshatit Cukas (vend i ngritur) ku akoma dhe sot ruhet ky emer i kohes se paganizmit ne trajten qe i dha krishterizmi por me te njejten etimologji ne formen Shen Ilia qe mban tempulli i vjeter orthodoks aty prane kodres se njohur historike.
Per ne tashme emri me i vjeter qe njohim per Devollin eshte Deboli qe mban nje qytet sipas Ptolemeut ne shekullin e II-pas Krishtit. Po ku e vendosin studjuesit kete qytet, nga cila te dhena jane nisur dhe ku duhet ta kerkojme sot. Per kete duhet te kemi parasysh edhe disa rregulla gjuhsore fonetike dhe shkruese te fqinjeve tane qe kishin shkrimin dhe na i sjellin keto dekumenta ku grema v, p, b, m ne shume raste ndryshojne fonine, zerin midis dy popujve fqinje dhe i shmangen etimologjise reale duke na prure ne mjaft raste pershtjellime ne trajtim.
Ketij emri te vjeter Deboli disa i japin kuptime nga shpjegimi popullor (vulgar) ne formen Dhevjellesi, Dheprures, Dhesjelles (De-dhe-toke dhe boli-voli-nxjer, sjell, bie) qe edhe mund te qendroj prane te vertetes si kuptim procesi. Rruga qe pershkon ky lume kalom neper toka te mira dhe te buta, gjate rreshjeve ujrat e shumta marin me vete dhera dhe eshte ky lum qe historikisht ka krijuar mbathje te shumta ne Myzeqe ne krahasim me lumenjte e tjere.
Me pas ky emer Deboli humbet ne mjergullat e vjetra te histories sone por na del nje emer tjeter i perafert ne formen Debona po ne zonen e Erditit sipas autorve te vjeter qe une e kam trajtuar ne shkrimet mbi emertimin e njejte te nje fisi taulant nga autore te ndryshem qe e gjejme ne format Parthet, Galanet dhe Albanet duke e mare si sinonim te emrit ilir partha (i bardhe), emrit helen galar (i bardhe, qumeshtor, gelqeror, qellor) dhe emrit latin alba (i bardhe). Pra emri Debona qe mban qyteza ne Taulanti eshte sinonim i se bardhes, debores per shqiptaret dhe te huajt ashtu e kane shkruar sic i kane pare, degjuar dhe njohur ne ato kohra. Pra emri Debona eshte sinonim i emrave Partha, Galani, Albapolis dhe se fundi i emrit sllav Belshit. Kete emer Debona nuk duhet ta njehsojme me emrin e Debolit apo Deabolit, Barbullit dhe Djallit qe kemi mare ne kete studim.
Shume kohe me vone ne mesjeten e hershme e gjejme mbase kete emer Deboli ne formen Diaboli qe kuptohet qe eshte i njejte edhe me formen Deapolis (qytet i zotit, diellit, perendis se diellit), Theopolis (qytet i perendis, zotit, diellit. Dihet tashme qe emri Dia eshte i perendis pagane Diell ne ilire me te gjitha atributet e tij si drit, dite, ndrin, dieg e tjera qe kane vend dhe hapsire te gjere edhe ne gjuhen e sotme shqipe kurse ne helenishte eshte huazim i mbetur nga ilirishtja thjesht Dia me kuptimia perendi e diellit, zoti diell krahas emrit te njejte grek Ilio, Helio qe ata edhe sot quajne diellin. Por ketu na vjen ne perforcim te kesaj teze edhe emri i mevonshem Bozhigrad qe i vune sllavet nje qendre ne kete zone si vazhdim i tradites vendase qe ka te njejtin kuptim si qytet i zotit, qytet i perendise. Keshtu nderrmjet emrave qe njohim ne vazhdimsi Deboli, Devoli e Deavolis, Deapolis, Deabolis ka dhe nje nje afersi etimologjike te pranushme ne arsyetim.
Por nuk duhet harrojme se asnjehere fjala De, Dhe nuk eshte e njejte me Di, Dhia dhe kane etimologji te ndryshme. Ato jane fjale pellazgjike dhe kane kuptimin sic e trajtuam me lart De-dhe-toke dhe Dia-diell, drite po keshtu jane dhe perendi te rendesishme qe nderohen me tempuj te vecante nga popujt e vjeter te Ilirise.
Ne gjuhen e shkruar boli-poli-voli (me kuptimin shqip shume, plot) eshte fjale e vjeter pellasgjike dhe quhet qyteti dhe kjo fjale qytet, nuk eshte emer ilir po eshte e huazuar nga gjuhe te tjera si keltishtja qe e quan siti, citi.).
Ne kete kuptim zona e Devollit me toka te mira e te begatshme e ka te justifikuar emrin antik dhe qytetin me emrin Deboli-Depoli (qytet i dheut, vendit, tokes se mire, qytet i perendise)
Ky emer i vjeter Deboli me te gjitha format qe e gjejme te shkruar ne gjuhet e vjetra si Deaboli, Deabolis, Deavolis, Dievolis, Diaboli, Diamonis, Euali, Epasa, Drevale, Jevali, Diavali, Devoli, Bargulum dhe ne rrjedhen e poshtme kishte emra te ndryshem si lumi Grabova, lumi i Barbullinjes, lumi i Gogolasit, i Karavastase, i Pirgut e tjera na con ne konkluzionin tjeter se emri Dea eshte edhe kuptimi i Apollonit sic eshte Dea i Butrintit. Po keshtu edhe format Dia qe i gjejme ne keto emra eshte i kuptimit Diell per iliret dhe ketu shohim se ka edhe nje afersi etimologjike me emrin tjeter te vjeter Eorditi te perendis ilire te Drites dhe me emrin e qytetit te tempullit te diellit qe quhej Chrisandio (diell i arte).
Por mund te dallojme fare lehte se mjaft nga keto emra qe mbart lumi kane edhe pse ne gjuhe te ndryshme te njejtin kuptim etimologjik ne vazhdimsi si Diavolo ku ne latinisht quhet djalli, Bargulum, Barbullinje ne sllavisht quhet djalli, Gogolas ne gjuhen shqipe quhet djalli kurse ne gjuhen greke djalli quhet Satana dhe i shqiperuar ne formen Shejtan emer te cilin disa e lidhin edhe me emrin qe mban se fundi lumi Seman.
Edhe lumi Devoll qe vinte nga lindja dhe pershkonte permes Eorditin, kete zone te dendur e te njohur me mjaft qytete te lulezuar, per jete te gjalle politike, ekonomike, kulturore dhe luftrash te shumta me helenet, maqedonasit dhe romaket duke bere emer te nderuar ne histories e vjeter ilire do te mbante emrin e simbolit te vendit.
Por a eshte pas pushtimit romak emri i Eorditit i zevendesuar me emrin Deaboli se ne fakt ka nje te vertete dhe lidhje midis ketyre emrave ilire. Dekumentat na e sjellin emrin e Eorditit deri ne para mesjete kur erdhen popujt proto bullgare dhe bene zevendesimin e emrave me te vjeter ilir, helen dhe latin ne keto treva. Emrin e vjeter Eorditi qe e gjejme ne shqip edhe ne formen Tomiri, Tomiriz (vende te mira ne shqip) ata e zevendesuan me enrin Dumre (Dobre vend i mire), emrin Partha, Alban, Debona me emrin sllav Belesh qe ka te njejtin kuptim me ata te meparshmit dhe emrin Deboli me emrin Barbull por qe ruajne etimologjine edhe ne kete gjuhe.
Emri Deboli, Diaboli nuk eshte grek as dhe latin edhe pse e perdorin sot ashtu si greket edhe e popuj te tjere, por eshte emer pellazgjic, ilir qe shpjegohet edhe me ekzistencen e shume fjaleve shqipe qe e kane kete emer Dia rrenje etimologjike ne krahasim me popujt e tjere.
Greket diallit i thone satana, Latinet e quajne Diavolo, popujt sllave e quajne Barbull, neolatinet e quajne Balaur, Drakul kurse ne shqip ne i themi Diall si ne kohet ilirike por perdorim edhe huazimet shejtani nga greqishtja, por edhe dreq nga drakula e neolatineve, demon, balaur, lanxar, gogol e tjere te huazuar nga gjuhe te ndryshme.
Por une si shume te tjere shtroj pyetjen se a ka patur ndonje emer tjeter ne kohen, hapsiren historike midis emrit te pare qe njohim Deboli dhe emrave te tjere qe na japin dekumentat bizantine ne shekullin e XI-te ne formen Deaboli. Kemi ketu edhe nje hapsire kohe historike te popujve protobullgare qe na kane lene mjaft gjurme. Nuk eshte aspak absurde sic shprehen disa studjues te shpjegosh mjaft emra te perditshen te shqiperuar nga sllavishtja, kur dihet tashme se ato vet e kane etimologjine nga kjo gjuhe dhe mos ti kerkojme gjetiu se nuk ekzistojne. Por edhe etimologjia e mjaft emrave protobullgare eshte vazhdim dhe pershtatje e emrave te meparshem te njohur te kesaj treve ilire.
Keshtu sic u shnderruan emrat Eordit ne Dumre, Alban u sllavizuan ne formen Belesh edhe emra te tjere ilire si Daulia, Deboli ne emrin sllav Barbull qe do te thote Diall ne gjuhen protobullgare. Keshtu duke vecuar ceshtjen kemi se emri i mevonshem latin apo bizantin ne formen Diavolo eshte nje pershtatje e emrit sllav por edhe me prane atij ilir Daulia.
Kurse po te marim kuptimin e emrit te pare Deboli, Depoli si qytet i Zotit, i Perendise se drites, si qytet i Diellit atehere justifikohet edhe emertimi sllav qe gjejme me vone ne formen Bozhigrad (qytet i zotit) qe mban nje fshat ne krahinen e Devolli te sotem
Etimologjia e emrit Devoll sic e trajtuam eshte e kuptueshme por historia e ketij emri me cilen gjuhe lidhet, ku e ka nisjen se ka diskutime pa dyshim te ndryshme, krahas atyre shkencore gjenden edhe hipotezave te hedhura edhe mjaft vulgarizime. Por te gjitha si ato per emertimet e lumit lart ne zonat kodrinore-malore edhe ato ne fushe mbeshteten tek kuptimi diall, demon, gogol ne gjuhen tone popullore.
Kuptimin qe duan ti japin nga thrakishtja, protobullgarishtja apo iranishtja disa studjues bullgar e maqedonas emrit Devoll mua me duken hipoteza qe shume pak e mbeshtesin trajtimin. Me vjen habi se si keta studjues sllave nuk e kane vene re emrin Barbullinje qe mbante lumi Devoll dhe qyteti mesjetar prane tij ne afersi te Karbunares se Lushnjes.
Kuptimin sllav qe mundohen te japin Devollit disa studjues tane qe kane shkruar per kete teme mendoj se eshte i gabuar se ky emer Deboli i mare si qytet i Diallit, eshte para sllav dhe vet kjo fjale ne bullgarishte e vjeter quhet Barbull por tek ne sidomos ne Myzeqe kete emer e kemi te shqiperuar edhe ne disa trajta te tjera qe do ti shpjegojme me poshte.
Qyteti Debolia qe permend Ptolemeu nuk dihet saktesisht ku ndodhet se ka dhe hipoteza te ndryshme. Nje gje dihet se ndodhet ne fisin ilir te Eordejve (Ordejte), por ne tashme e dime se kush ishin dhe ku shtriheshin Ordejte. Prandaj ne baze te mjaft te dhenave qe tashme disponojme nxjerim konkluzionin se Debolia mund te jete Barbullinja e Lushnjes. Emri i Devollit qe mban krahina e Korces eshte me i vonshem pas luftrave me romaket qe kuptohet banoret e larguar per tu mbrojtur ne thellesi te vendit, duke ndjekur rruget e vjetra qe shkonin paralel me lumin kane zene vend ne fushen e Korces dhe vendosen emrin sipas nje tradite te provuar edhe me qendrat e tjera te vendit tone. Per te argumentuar kete teze mund te nisemi nga emri me i hershem qe kemi per qytetin antik Daulia prane lumit Devoll ne dalje te grykes se Gradishtes se Lushnjes ku ai bashkohej me Apsusin (Osumin), qe mbas shkaterrimit nga fushatat e para te legjioneve romake disa banore u terhoqen dhe krijuan ne Dumre nje qender me kete emer Daullia (mbase eshte qyteti i vjeter me emrin Debolia qe na bien historianet i ngritur mbas rrenimit te Daulias) si dhe te tjeret qe shkuan prane fushes se Apollonise dhe vendosen po kete emer Daulia qe ekziston edhe sot afer qytetit te Fierit. Eshte fakt se mjaft arberesh qe u larguan ne mesjete nga zona e Myzeqese dhe shkuan ne More e ruajne edhe sot keta arvanitas kujtimin e vendeve te pareve te tyre. Kemi takuar gjate viteve te emigracionit ne Greqi ne zonen e Atikes ne Thive, Kryekuq, Varibob ne Megaros dhe ne Korinth e Lutraqi mjaft prej tyre qe mbanin mbiemrat Albani, Daullia, Belshi, Belshaku, Beleshi, Bargulli, Varxuli, Pluku, Cuko, Zogu, Diella, Gulemi, Materenga, Kuci, Laska, Kasari, Myzaqi, Kriekuqi, Kriezoti, Mulisi, Bubulina, Lutianis, Rina, Maza, Rera, Tera e tjera per te cilet kemi bere nje studim me interes historik.
Tek emri i vjeter Daulia qe mbante nje qytetit i Taulantise une mendoj se kemi te bejme mbase me nje sinonim a dicka tjeter simbol pagan qe lidhet me Diallin. Kjo sepse lekura qe perdoret per te bere zhurmen e daulles eshte prej kafshesh, dhish e cjeper qe jane dhe simbol i se keqes, perfytyrimi i djallit ne mitologjin tone ilire dhe ballkanike paraqitet me tipare cjapi. Ky emer Daulia eshte me i hershmi qe na bien autoret antike rreth 400 vjet pare se Ptolemeu te na sjelle emrin Deboli por pa percaktuar pozicionin e tij, kur dhe vet qytetin e vjeter te Daulies na e vendos gabimisht ne breg te Vjoses antike. Tek emri i ketij qyteti te vjeter ne shohim me drejt tashme kuptimin e e plote te kesaj fjale shqipe Djall qe ne kohet qe pasojne do te kemi edhe emrat e tjere me te njejten etimologji ne gjuhe te ndryshme qe na dalin ne histori. Ky eshte nje mendim por le tua leme per gjykim specialisteve te kesaj fushe.
Me te drejte albanologu Karl Pac i vendos Ordenjte, (Eordienjte) ne Devollin e poshtem dhe Shkumbinin e mesem. Po a e dini me konkretisht ku ndodhet kjo zone e njohur historike? E keqja eshte se ne disa harta te vjetra te sajuara per njohje para disa shekujsh kjo zone e Ordenjve gabimisht eshte vendosur shume prane liqeneve qe permendem, ne zonen Korce, Pogradec kur kjo nuk eshte e vertete edhe pse sot ekzistojne toponime te vjetra te ngjashme qe ngaterrojne studjuesit por mendoj se ato jane te kuptueshme ne lidhje me levizjet masive te njerzve ne situata te ndryshme.
Ka studjues qe e vendosin qytetin e Devollit ne Zvezde prane Korces duke u nisur nga jeteshkrimi i peshkopit Mihal te Devollit qe shkruan se me pare ky qytet quhej Selasfor (qender, qytet drite nga helenishtja) Dritembajtes (ashtu si Chrisandio (diell i arte, qytet i diellit) ne afersi te Lushnjes ne Cukas te Fiersheganit qe ka po kete kuptim. Por nuk duhet te harrojme se emri Selasfor eshte titull qe mban vendi dhe personi i rendesishem qe drejton jeten orthodhokse.
Per here te pare emrin e Devollit ne formen Deabolin na e sjell ne greqisht ne vitin 1018 historiani bizantin Cedrenus ne dek. Nr. 7 faqe 29 Dekumentave te zgjedhura te historis se Shqiperise Botimi i vitit 1962 kur perandor i bizantit ishte Vasili i II-te.
Po keshtu ne vitin 1019 sic del nga diploma e Perandorit Bizantin drejtuar Joanit kryepeshkopit te Ohrit e gjejme emrin e Devollit ne formen greke Deabolis.
Por shikojme se ne te dy keto dekumenta nuk flitet per qytet, per qender banimi por per vend, teritor.
Gati nje qind vjet me vone, ne vitin 1107 Ana Komneni permend per here te pare Devollin si lum kur flet per qytetin e Mylit ne fushen e Ilirise (Myzeqe).
Po ne kete kohe Ana Komneni e permend Devollin disa here pa e percaktuar si qytet por si nje vend ne formen Deabolis ne greqisht. Aleks Komneni shkruan ajo erdhi nga Thesaloniku nepermjet Via Egnatias permes Pelagonis dhe mori Diabolis.
Kronikani i kryqtarve Gaufredus Malaterra qe kaluan neper tokat Ilirike e quan fluvius Daemoniorum (eshte kuptimi frengjisht i lumit Devoll).
Aravantino studjues grek ne shekullin e XIX-te na jep te percaktuar dy Devolle, te madhin dhe te voglin diku ne verilindje te Korces. Po keshtu dhe studjues te tjere japin kete mendim por ka dhe hipoteza te tjera nga studjues te ndryshem, per vendodhjen e ketij qyteti ne zonen e burimeve te ketij lumi. Por ne i shtohemi mendimeve qe jepen se duhet kerkuar ky emer edhe kur lumi del ne fushen e Myzeqese qe e gjejme me trajten sllave Barbullinje por edhe ne forma e gjuhe te tjera qe do ti trajtojme me poshte.
Une bie ketu argumenta per te percaktuar qytetin e Devollit, mbase eshte ai i poshtmi por sidoqofte ka rendesi trajtimi qe i bejme dhe te dhenat qe na ndihmojne ne kete drejtim.
Kjo zone ne kohen e pushtimit bullgar do te quhet Kutmiceva qe do te thote vende te pushtuara nga gjuha protobullgare. Kjo krahine shkruajne kronikat ka tre qendra qytete kryesore qe jane Ohri, Devolli dhe Gllavenica (Ballshi i sotem)
Jemi ne kohen e carit bullgar te quajtur Boris i cili ne vitin 886 nga pagan ne besim u pagezua ne kristian me emrin Mihal dhe u shpall i madh (Balshoj) dhe i vuri emrin qendres ku u pagezua Ballsh dhe ndertoj nje kathedrale te madhe per kohen, rrenojat e se ciles ndodhen sot prane stacionit te trenit ne qytetin e Ballshit.
Zona e Mallakastres eshte padyshim pjese e ketyre tokave te reja te pushtuara nga bullgaret dhe emrat e sotem ne kete krahine jane ne masen me te madhe me origjine nga protobullgarishtja por mendoj se nuk eshte bere ndonje studim per leksikun e kesaj zone per te pare ndikimin e huazimeve sllave
Zona e Ohrit dihet se u be nje qender e rendesishme fetare ku per shume shekuj ishte qendra e kishes orthodhokse bullgare dhe kishte ne vartesi edhe teritoret e tjera perendimore te vendit tone.
Qendra e Devollit eshte ne kerkim tani dhe pse kemi disa te dhena, ajo duhet te kerkohet ndermjet Ohrit dhe Ballshit ku shume argumenta na e sjellin me prane Ballshit se sa Ohrit.
Nje mendim qendron per Devollin ne zonen e Korces por edhe pse ka disa te dhena na dalin te tjera enigma qe na bllokojne rrugen ne arsyetim dhe argument. Prandaj kete rajon do ta quajme si Devolli i siperm per ta dalluar nga nje Devoll te poshtem mbase dhe me i vjeter ne Myzeqe qe njihet sot ne formen sllave Barbullinje (ky eshte dhe Deboli qe na sjellin shkrimet e vjetra) por kemi ja larg nga ky vend nje fshat me emrin Daulia prane kodrave te Dumrese sic kemi dhe posht ne fushe dy fshatra te tjere po me emrin Daullia nje prane lumit kur ky dilte ne fushen e Libofshes dhe tjetri prane Fierit ku lumi i bashkuar Osum dhe Devoll kaloninte mbas bashkimit te tyre.
Kuptohet qe Daullia e Vanarit prane Libofshes eshte qyteti antik Daulia qe permendin autoret e vjeter Tit Livi, Ptolemeu e tjere ne kohen e luftrave te romakeve ne sulmin ndaj taulanteve. Te dy emrat e tjere mendojme se kane te bejne me levizjet e banorve te ketij qyteti me skele mbas shkatrrimit qe i bene romaket, banoret e larguar me ne perendim dhe me ne lindje ne kujtim te qytetit te dikurshem vendin e ri e quajten Daullia.

Per kohen e Borisit, kemi edhe dy vellezer Cirili e Metodit nga Selaniku si misionar bizantine qe ngarkohen me detyra kishtare e arsimore, per hartimin e alfabetit sllav dhe dy te tjere shenjtor orthodhokse sllave si Klementi dhe Nauni si nxenes te Cirilit e Metodit qe formuan alfabetin glagorik te sllaveve kurse keta te dy e quajten alfabet Cirilik per nder te Cirilit.
Dishepuj te tjere sllave si Gorazhde, Angjellari dhe Sava te kesaj tradite erdhen ne anet tona dhe vdiqen ketej, jane bere shenjtore nga kisha orthodhokse dhe eshtrat e tyre nderohen dhe ruhen ne kishat e kalase se Beratit por me sa dime nuk njihen ne zonat e tjera perrreth Korces.
Po keshtu prane lumit kur del ne fushe kemi fshatin Kozare qe mban emrin e vajzes te shenjtorit tjeter orthodhoks Gjon Vladimirit (ai mendohet duke u nisur nga mjaft dekumenta te vjetra se ishte me origjine Arberore dhe ka eshtrat ne Manastirin e shenjt prane Elbasanit kur vjen nga Tirana). Jo jarg Kozares ku bashkohen dy lumenjte Osumi dhe Devolli ndodhet fshati Gajde, ky eshte emer i vjeter protobullgar dhe me kete emer kuptohet vegla muzikore, frymore popullore e tradites sllave por eshte me kuptim mitologjik per Djallin, per nga forma e ndertimitt dhe funksionimit, me elementet perberes, lekure cjapesh a dhish dhe tingujve e zhurmave qe krijohen.
Cirili dhe Metodi vdiqen ne Moravi te Cekise por emrin Morava e gjejme edhe ne zonen e Korces por edhe ne zonen e Myzeqese jo larg nga vendi kur lumi del ne fushe, keto perqasje a kane ndonje lidhje midis tyre.
Dhe nga shkrimet e Ana Komnenit per Devollin si vend i bukur dhe pozicjon i mbrojtur mire qe per te vajtur atje duhet te kalosh neper gryka malesh te pa kapercyshme lehtesisht, per mua eshte e kuptueshme se jane grykat e Arberit prane Dumrese (Debrese). Kete emer ta kuptojme jo sic e kane mare te tjere studjues si grykat e Dibres kur dihet se ne ato konflikte luftrash norman e bizantin jane zhvilluar larg zonave te Dibres dhe se emri Diber eshte i mevonshem dhe nuk figuron as ne dekumentat e para te regjistrimit turk te vitit 1432. Neper keto vende kalon Lumi i Devollit para se te dale ne fushe ku prane kodrave eshte dhe Barbullinja (Devolli i poshtem).
Tjeter fakt bindes per emrin e Devollit ne Myzeqe eshte shkrimi i Pahimerit se ne mesjete ai permend edhe nje fortese afer Devollit te quajtur kalaja e Cernikut (fortesa ne fakt eshte ne Karbunare te Lushnjes). Zllatacki studjues bullgar kete te dhene e mer per Cerrikun ne Gostime por ne fakt kjo nuk qendron. Ne krahinen e Devollit te sotem ne Korce eshte nje mal me kete emer por nuk ka asnje te dhene qe te kete patur ketu fortese sic permend Gj. Pahimeri, pra kuptohet se ai e ka fjalen per Devollin e poshtem ku kalonte lumi ne Myzeqe (mendoj se ketu Pahimere nuk permend qytet por mund te kuptohet lume).
Dhe shkrimet e autorit bizantin te mesjetes Joannes Skylitzes kane interes per trajtesen tone kur flet per vdekjen e Ivanit (Gjon Vladimirit) dhe largimin e Ivacit, ushtarakut bullgar qe shkon ne nje mal te larte qe quhet Vrohot (emer helen qe do te thote shkemb ne shqip), ku kishte kopshte dhe oborre shume te bukura. Kurse perandorit bizantin i terhoqi vemendje veprimi i Ivacit per reagim dhe ktheu rrugen e tij per ne Devoll. Ky Vrohot per mua eshte shkembi i Dragotit ne Dumre ne gryken e lumit kur vjen nga lugina e begatshme e Suloves ne te cilen sot dallohen qarte rrenoja te shumta objektesh te jetes ne kohet e vjetra por te pa studjuara, jo larg Devollit te poshtem ne Myzeqe. Dhe kuptimi i tij si shkembi i mikut, trimit na afron ne kete mendim.
Po keshtu kemi zonen e Sinjes prane Beratit qe te kujton fshatin Sinice prane Devollit te siperm kjo fjale do te thote vend i keshtjelles (dikur ishte fortesa e Dimalit me vone i quajtur Kodrani sot eshte Crotina ne Allambres)
Eshte e veshtire per tu kuptuar se emri Devoll sic shkruajne disa, u vu per shkak te herezive (djajve ne veprime antikristiane) te banorve ne ato kohra kur dihet se emri eshte me i vjeter ne kohe.
Ne vitin 1084 kur perandori bizantin Aleks Komneni ishte ne Durres ne fushaten kunder normaneve, peshkopi i Ohrit Theophylacktus, falenderon perandorin sepse kishte ngritur shpirtrat e Prespes dhe Diabolis, kurse perandori peshkopit te Diabolisit (qytetit te Djallit) i drejtohet si Diabolygyres (qe mund te perkthehet si te reformuar nga Djalli shkruan studjuesi Hammond) ne dime nga Ana Komneni se kjo peshkopate quhej e Diaboleus me heret ne kohe dhe ky mendin i Hammond nuk qendron.
Autori Hammond i shkrimeve mbi pikturat ne shkembin e fshatit Tren shprehet se gjithashtu nuk perjashtohet mundesia qe te kete pasur nje qytet te quajtur Diabolis por deri tani nuk eshte identifikuar. Per mua eshte gabim konkluzioni qe nxjerr Hammond ne emertimin ne kete rast te Diabolygyres si i shpetuar nga e keqja e Diallit, heretia bogomile qe ishte e njohur ne ate kohe nga nderhyrja e ushtrise bizantine qe kish prure ne keto ane Perandori.
Tjeter eshte falenderimi i Theofilakut per perandorin kur ky ishte ne Durres ne lufte me normanet, ai ka te beje me ngritjen e shpirtrave te zones, shpresen e rritur te kristianeve kunder normaneve dhe jo kunder heretikeve, gjoja se perandori kishte luftuar herezine ne Prespe dhe ne Diabolos gje qe nuk permendet si veprim i kryer nga ushtria bizantine ne kete rast.
Ne dekumentin nr. 40 faqe 87 te librit Dekumenta te zgjedhura historike Shqiptare kemi Diplomen e Ivan Asenit te II-te per Raguzianet. Ne kete shkrim kemi permendje te vendeve te Devollit dhe jo qytet ne vitin 1230
Ne dokumentin nr. 41 viti 1253 Acropoliti shkruan per Arberine nen sundimin e perandoris bizantine te Nikes dhe permend ne shumes Devollet … si i madhi dhe i vogli u bene me perandorin.
Por edhe Kantakuzeni ne vitin 1336 kur shkruan per perandorin Bizantin Androniku i III-te Paleologu permend ne shumes Devollet (Deabolet) se dihet se jane dy Devolle i sipermi (prane Korces) dhe i poshtmi ose i vogli (prane Myzeqese). Dekumenti nr. 90 faqe 160 ne librin Dekekumenta te zgjedhurave te histories se Shqiperise, viti 1962 Tirane.
Zhan Klod Faveriel ne shenimet historike per Ohrin ndermjet te tjerash permend ne kohet e vjetra ne jug te liqenit te Ohrit, ne zonen e Korces emrat e vendeve si Pilon, Diavat dhe Barnitum faqe 522 (Historia me e vjeter e shqiptarve). Dime se Pilon edhe sot quhet vendi pyjor ne zonen e Devollit dhe emri Diavat eshte emri i Devollit ne kuptimin Divat qenie mitologjike, me kuptimin Djalli.
Ky emer Diavat, Divat na sjell ne kujtes emrin qe mban nje zone ne derdhjen e poshtme bregdetare te Devollit qe quhet Divjake (Divak gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432). A mos ketu kemi te bejme perseri me nje forme te tjeter te emrit Djall ne gjuhen sllave. Ne anen perendimore te kodrave te Divjakes eshte vendi i tempullit Shenbarba (kuptohet e shqiperuar nga Shenbarbulla). Dikur kjo zone sipas Jul Cezarit mbante emrin latin Asparagum me kuptimin bimesi e eger, bimesi dredhese.
Nga sa trajtuam per emrin Devoll kuptohet tashme se cila eshte etimologjia e tij. Por na mbetet te gjejme historine e vendosjes se ketij emri te vjeter ilir.
Nuk dime kush e ka mbajtur me heret kete emer, lumi, vendi apo qyteti. Per lumin tani e dime sic dime dhe vendin me emrin Devoll por per qytetin me kete emer nuk eshte percaktuar ende vendodhja e tij por vetem ne formen Bargulum e gjejme si qytet ne Devollin e poshtem qe njohim ne mesjete qe ndodhet ne Myzeqe prane kodrave te Dumrese sot fshati Barbullinje.
Vete fusha e Devollit do te thote fusha e Diallit. Pse ? Historiani yne, studjuesi i njohur Mojkom Zeqo mendon se per shkak te herezise bogomile por per mua kjo nuk qendron se emri eshte me i vjeter ne kete zone. Duhet kuptuar se emri Devoll nuk eshte emer me etimologji helene, latine, as sllave por nje emer ilir dhe kete emer te huajt do ta quanin me emrat ne gjuhen e tyre duke ruajtur etimologjine. Keshtu qe emrin Devoll qe e gjejme edhe ne gjuhen sllave me poshte ne zonen e Myzeqese ne formen Barbullinje por edhe ne formen latine Diabolis, Diavolis eshte pa dyshim deformim i emrit te vjeter antik ilir Daulia qe ka kuptimin sic e shpjeguam me lart te Djallit

Dhe legjenda e rrezimit te Luciferrit nga qelli, ne piken e sotme Zvezda qe do te thote yll e qe me pare quhej Selasfor (a mos kemi te bejme ne kete rast me qytetin e drites, qender e drites, Chrisiandion, Ilionin antik prane Devollit kur ky del ne fushe, ne kuptimin zjarmbajtes), qe eshte epitet i kryengjullit Luciferr, te rrezuar nga Zoti dhe mund te jete edhe ne zonen tjeter te Myzeqese ne Devollin e Poshtem (A mos duhet pare edhe ne kete rast emri i qytetit te Lushnjes nga kjo origjine kur dihet se mbi malin e qytetit ndodhen rrenojat e nje faltoreje me te medha te zones, emri i se ciles ka nje etimologji me ate te qytetit Lushnje.)
Ne dek nr. 43 te vitit 1257-8 ne kryengritjet e arberve kunder perandorit te Nikese, historiani bizantin G. Acropolites na permend Devollin si qytet i fortifikuar qe Sebastokratori deshte ta pushtonte me maqina luftarake.
Ne perkthim eshte mare ne ndonje rast si fortese, si keshtjell por edhe ne disa raste si qytet. Nuk duhet mare pa tjeter kjo fortifikate edhe si qytet sic e kane mare disa studjues. Mund te jete ndonje keshtjelle e zones se Devollit por jo qytet ne kuptimin e mirefillte.
Si perfundim mund te themi se emri Devoll eshte me i hershem se sa e sjell Ana Komneni apo Hamond qe studjon pikturat. Mendimi se emri ka ardhur nga herezia bogomile nuk qendron. Keta vet shkruajne per vendet dhe qytetitn e Devollit qe ekzistonin ne ato kohra ishte me i hershem. Emri eshte me origjine ilire dhe me vone latinet ja ruajten kuptimin ne gjuhen e tyre ne emrin ne formen Diavolo. Emrin greqisht te tij nuk e kemi (Djalli ne greqisht quhet Satana,Sotana mbase eshte deformuar ne formen Seman. Ne Myzeqe fisit qe vrau Shen Kozman ju nderrua nga populli mbiemri nga Soto ne Sema dhe fshati ne rrjedhen e poshtme kur u bashkuan lumenjte mori emrin Seman mbase ka nje lidhje veprimi ketu me djallin) por kemi vazhdimsine e tij ne formen sllave Barbullinje kur lumi del ne Lushnje, por kemi edhe formen shqipe mbase dhe keltishte Gogol te djallit ne Gryken e Gradishtes ku kalonte dikur lumi, ashtu sic kemi edhe emrin Babunje te shqiperuar nga sllavishtja po me kuptimin Djall te nje fshati mbi rrenojat e Daulias se lashte.
Ne shkrimet e vjetra Hesiodi, Straboni dhe te tjere kur flasin per tempullin e Dodones na sjellin te dhena per vendet perreth ketij Tempulli por deri me sot akoma studjuesitt nuk kane mundur te percaktojne drejt vendodhjen e tij. Mjaft te dhena ne rajonin qe mendojne ata se tempulli i Dodonit gjendet ne perendim te Janines nuk perputhen. Te dhena konkrete tregojne sic i pershkruajne te vjetri se duhet kerkuar ne nje zone tjeter qe historikisht eshte njohur si vend tempull i larte natyror, si fron i larte i Perendive, mali i Baba Tomorrit sic e quan populli yne. Nga ky mal burojne vertet shume burime ujrash ashtu sic i pershkruajne autoret e vjeter dhe derdhen ne det duke kaluar neper fusha e dhera pjellore per drithra dhe vende me livadhe per kullotje, dhenesh e dhish si dhe buajsh te shumet por duke krijuar mjaft vende mocalore. Eshte nje fushe qe permban te gjitha elementet, ashtu sic pershkruhen ne aventurat e Herakliut (Herkulit). Nga mali i larte i Tomorri duket gjithe vija e bregdetit kurse nga Dodona e Janines nuk duket aspak deti dhe fushat nuk i kane ato hapsira per prodhime dhe rritje bagetish.
Edhe Sella qyteti ne kembet e Dodones mund te gjendet ne rrenojat e shumta misterioze prane Suloves por te pa studjuara akoma dhe fusha e Selopise, e lopeve sipas mjaft te dhenave mund te jete fusha e Talarve, Taulanteve, Myzeqea ne antikitet.
Vete emri Tomori si emer pellazgjik mund te kuptohet me ilirishten dhe do te thote mali i te mirave ashtu si vet fjala Dodone kuptohet qe eshte shqip dhe do te thote do duam, deshirojme dhe e gjejme ne formen me te plote ne shqip ne emrin Deserat, Deshirat si vend ku plotesohen deshirat, lutjet, te mirat. Dhe eshte kjo arsyeja qe te gjithe autoret e vjeter ne kete rajon kane vendosur fisin dhe teritoret e Deserateve. Kete emer do ta gjejme akoma edhe sot ne forma te ndryshme jo vetem prane Tomorrit por edhe me larg ne Darsi, Dumre, Sulove dhe Myzeqe qe ne mesjeten e hershme do te quheshin Timoriza (te mirat me ne shqip) kete emer e mbante kjo zone, por edhe ne sllavish ne emrin Dumre (Dobre) qe mban nje rajon mbi kodrat e Lushnjes, apo nje zone prane malit Tomorr ne formen sllave Dobrenj pa harruar edhe emrin qe mban nje liqeni i Deshirajt ne Dumre qe ka qene tempull pagan ne kohet e vjetra. Me kete arsyetim studimi kemi percaktuar edhe etimologjine e emrit Lushnje (ne formen Lusnje gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432), nje shkrim me mjaft vlera te reja njohese. Perroi i Krakullit duhet te kuptohet se eshte perroi qe vinte nga Tempulli, Orakulli mbi malin e Lushnjes ku rrenojat dallohen qarte edhe sot.
Ne Tomorr ndodhet edhe burimi Cudiberes apo sic i thone sot banoret lumi i djallit apo i Kucedres. Fenomeni qe ndodhte me burimin e ujit ne Tomorr ne kohet e vjetra eshte ne inciklopedite e natyres te autorve te vjeter. Dikur dukej si cudi e nje fuqie misterioze por sot me njohurite qe kemi e shpjegojme shkencerisht. A mos eshte ky burim premise per ti dhene ne antikitet kete emer gjithe lumit deri ne derdhjen ne dete ku e gjejme kete emertim ne emrin Daulia prane lumit Ap-sum (ilirisht kuptimi Uj-shume). Po prane ketyre burime ne faqen perendimore te Tomorrit gjendet dhe fshati me emrin Bargullas qe sllavish do te thote Kuceder, Djall dhe emri Deserat gjendet ne formen sllave Ljubesha ne faqe te malit ashtu sic gjendet edhe emri i nje zone ne Myzeqene e poshtme me kete emer por ne forme pak te shqiperuar Ljubofsh (Libofsh).
Kemi majen e Cukes dhe emra te tjere tempujsh te vjeter si Mbrakull vend mrekullish, orakull.
Ne vitin 1805 ambasadori angles prane Ali pashe Tepelenes kur shkon nga Kastoriaja per ne Korce thot se e gjithe zona quhej Devoll por gjate gjithe kohes se sundimit turk nuk kemi asnje te dhene per ndonje qytet me emrin Devoll.
Por le te ndalemi edhe ne nje emer tjeter ne Myzeqe qe ne shume drejtime mund te na ndihmoje per te zgjidhur enigmen e Djallit.
Emri i fshatit Babunje sipas disa mundesive qe na bien emrat e hershem te ketij vendi kur dihet se dikur ne kohet antike quhej Daulia me kuptimin Djalli dhe sot aty prane ekziston perseri ky emer ne formen Daullas por edhe ne kohet e mevonshme aty prane Babunjes dhe Daullasit kemi edhe emrin Gogolas qe mban nje mehalle, fshat i vogel. Emri Babunje perdoret ne Myzeqe me kuptimin plaka te keqija te serta por ne fakt ky eshte kuptimi i Djallit ne gjinine femrore, kete emer e mban edhe nje fshat prane Vlores ne formen Babice. Eshte menduar sipas tregimeve te te moshuarve se keto fshatra ishin prone e sundimtares se Kanines qe ishte sllave dhe mjaft e keqe me banoret. Por po te shikojme edhe tempullin e Shenebarbes (Barbulles) dhe SheneDieles aty prane Grykes se Gradishtes nuk ka dyshim qe fjala Babunje eshte deformin ose shqiptarizim i fjales sllave barbull qe do te thote Djall.
Edhe ne territorin fushor prane kodrave te Ardenices jo larg nga fshati Ardenice kemi nje emer tjeter qe na con ne mendimin e drejte se kemi te bejme perseri me qenien apo sinonimin e Djallit ne formen e shqiptarizuar tashme te djallit ne emrin Bubullime. Por ceshte Bubullima per ne shqiptaret, ajo eshte zhurma e nje procesi natyror qe mbart ne vetvete teresine e te keqijave qe vijne nga fuqi te panjohura nga djajte do te thoshin njerzit e pare qe nuk i shpjegonin ndot keto fenomene. Na i shton me teper argumentin edhe tempulli kristian ne qender te fshatit qe i kushtohet nje shenjtori te kishes orthodhokse sic eshte Mihal Bubullimasi. Ky emer na kujton peshkopin, mitropolitin e Devollit Mihalin i cili ne shekullin e XII-te ka bere nje pune te madhe ne lufte me herezine bogomile ne rajonet e Devollit te siperm dhe ka lene nje jeteshkrim me te dhena historike. Zona e Bubullimes ka patur fshatra te shumte qe ne kohet e vjetra, aty ndodhej Eskaj, Kadipashaj (ketu ndodhet nje tempull i vjeter orthodhoks me vlera historike), Imshta, Halilaj, Rrapeza e tjera. Kocaj, Gjaza, Kamcishti (ne mesjete nxirej kripe minerale), Mejkashi (ketu ndodhet nje mejkan, vend i shenjte i koherave te vjetra, mendohet se eshte dhe vendlindja e Nikolla Mejkashit, klerikut qe mori pjese ne kuvendin e Arberit,

Keshtu emerin e Djallit si qenie mithologjike e gjejme ne forma te larmishme ne gjuhen shqipe te banorve te zones Myzeqese edhe ne gjuhe te tjera te popujve perrreth.
Dialli si emer shqip ne format qe nga me i vjetra deri ne ditet tona si Daulia, Daullia, Deboli, Deavoli, Diaboli, Diavoli, Barbull, Bargull, Barbullinj, Barba, Bargulum, Babunje, Babice, Babicke, Babie, Bubullime, Gogolas, Divakas, Dreqas, Lugat, Lanxar, Demon, Satana, Shejtan, Seman, Balaur, Dive, Devil, Kuceder, Shtrige, Lugat, Perbindesh e tjera.
Si konkluzion sot ekzistojne tre rajone gjate gjithe rrjedhes se lumit Devoll qe na shtojne me argumenta te zbardhim misterin e emrit te lumit, krahines dhe qytetit qe mbajne emrin e Devollit.
Zona e pare dhe me e hershme ne Myzeqene e Poshtme kur lumi del nga Gryka e Gradishtes, ku emri i Djallit ne formen (Daulia) gjendet para shekullit te III-te para Krishtit.
Zona e dyte na vjen pas pushtimit romak rreth shekullit te II-te pas Krishtit, emri ketu na del shqip, latinisht dhe sllavisht
Zona e trete na vjen gjate pushtimit norman dhe sundimit bizantin kryesisht i dekumentuar ne shekullin e XI-te pas Krishtit.
E gjith kjo levizje eshte e kuptueshme kur njohim historine e luftrave dhe invadimet e shumta qe vinin nga bregdeti qe i detyronte banoret te largoheshin per tu mbrojtur ne zonat malore qe ishin me te favorshme ne kesi rastesh duke percjelle keshtu edhe traditen dhe kujtesen per origjinen.


Last edited by Phoenix on Wed Jul 28, 2010 8:56 pm, edited 1 time in total.

Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#4  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 8:52 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
Quote:
Autori Dhionis Pirro i biografise te Aleksandrit te Maqedonise te botuar ne Athine me 1846 ne faqen 72 shkruan …se nga Qyteti i Bardhe kishte origjinen edhe Ptolemeu i Lagut. Ishte bir i mbretit te Maqedonise Filipit dhe i Arsinoit, vella prej babai me Aleksandrin dhe njeri nga gjeneralet me te degjuar, me me fame te Aleksandrit te madh, i cili mbas vdekjes se tij ne vitin 323 para Krishtit jetoi ne nje distrikt te perandoris se gjere aleksandriane si mbret i Egjyptit.
Emrat Lagut, Lagjidet te perdorur si mbiemer qe mbanin Ptolemenjte a nuk na sjell ndermend edhe zonen ujore te taulantise qe quhet Lagune dhe kepin ose gjirin e Lagjit qe ndodhen ne zonen tone nga ku e kishte origjinen edhe kjo dinasti.
Sipas Daniele Farlatit shkruesit te Illyricium Sacrum njohes dhe ilirolog me i madh i te gjitha kohrave …ky Ptoleme ka krijuar biblioteken e famshme Aleksandrike ose Ptolemike te perbere prej peseqind volumesh. Gjithashtu edhe pasardhesit fisnike arsimdashes, trashigimtare te denje te tij me emrin “Ptolemenjt Lagjidet” qe ishin tridhjete me radhe mbreteruan per 290 vjet ne Egjypt njeri mbas tjetrit deri sa mbreteria e tyre u pushtua nga romaket.
Nga fisi, dinastia e Ptolemenjve eshte edhe Kleopatra gruaja e bukur dhe e famshme qe drejtoi me aq ambicje, trimeri e zgjuarsi Egjyptin, e njohur edhe si favorite e dashur e Cezarit, Antonit e tj.


Kjo pjesë mua ma shton më shumë kureshtjen të di më shumë se pse ngjajnë emërtimet në Egjiptin e Lashtë me ato në Shqipëri. Ata quanin "Dashret" shkretëtirën me kuptimin e tokës së kuqe dhe "Kenet" tokën e zezë që përshkohej nga Nili. Ne në këto hapësira kemi si kënetën dhe tokën e kuqe, por edhe emërtimet Dumre, Dëshiraj apo dhe fisi i lashtë Desaretët!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#5  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 9:15 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
"" wrote:
Albanet dhe Arberit etimologjia e ketyre dy emrave historike

Populli yne ne jeten e perditshme ne te gjitha aspektet e aktivitetit politik, shoqeror, ekonomik e kulturor perdorin emrin shqiptar dhe vendit Shqiperi. Ky emer sipas dekumentave del me zanafill nga fillimi i shekullit te XVII-te kur vendi ishte plotesisht i pushtuar dhe gjendej brenda perandoris otomane.
Bota e jashtme nuk e njeh kete emertim por perdoret emri Alban qe na vjen nga antikiteti i vonshem per banoret dhe vendi yne quhet Albania. Kete emer per here te pare na e sjelle dijetari nga Aleksandria e Egjyptit ne shek. II-te pas Krishtit Kladio Ptolemeu i dinastis se Lagut.
Ai ishte pinjoll i nje dinastie te vjeter Epirote, me origjine nga Taulantia. I pari i kesaj dinastie qe drejtoi Egjyptin pas vdekjes se Lekes se madh ishte nje nga komandantet e ushtrise maqedonase Ptoleme Lagu, i njohur si vella i Aleksandrit te madh prej Filipit por me gruan e quajtur Arsino. Ai ndertoi qytetin e madh e te bukur te Aleksandrise dhe ngriti biblioteken e famshme ne kete qytet. Studjuesit mendojne se Lagut jane nga Qyteti i bardhe por i pa percaktuar konkretisht vendodhja e tij ne territorin e taulantise. Mundesite per te identifikuar na vijne nga etimologjia e disa qendrave te vjetra ne territorin e taulanteve si Albanopolis, Skambini, Berati antik, Galioni, Debona dhe Partha e ndonje tjeter.
Ptolemeu shkruan …se brenda teritorit te maqedonise ishin, shikohen, gjenden fiset ilire dhe qytetet e tyre, Taulantet me Arnisen, Elimiotet me Elimian, Orestidhot me Amantien, Albanet me Albapolisin. Ky pershkrim eshte per zonen bregdetare te Myzeqese, poshte Durresit deri ne Vlore dhe ne thellsi zonen Tirane, Elbasan–Berat.
Kjo e dhene e Ptolemeu ka shume vlere per te percaktuar fisin ose tribun e vogel taulante sic shkruan ai me emrin Albane dhe qendren e tyre Albanopolis. Nuk duhet te harrojme se Taulantet, Parthinet dhe Albanet quhen edhe Skirtone sipas Ptolemeut te Aleksandrise dhe historiani Plini i ndante keta ne 12 fise.

Kemi mundur te njohim nga autoret e vjeter emrat e mjaft fiseve te bashkesise Taulante. Keshtu njohim Sesaretet, Asqelasit, Galaret, Parthet, Albanet, Abret, Parauajt, Bryket, Adriet, Ardiejte
Sesaret emri i nje fisi ilir ne Taulanti. Kuptimi ne shqip eshte Shesharet, qytet ne sheshe pa mure mbrojtese. Permendet qe ne shekullin e V-te para krishtit si nje qytet i taulanteve ne teritorin nga Durresi ne Vlore krahas Adries (zona e Kryevidhit) dhe Oidanti (zona e Karavastase).
Hekateu gjeograf i hershem helen shkruan se tek taulantet gjendej nje polis, ne shqip qytet qe quhej Sesarethos. Kjo eshte e dhena e tij qe nuk jep tjeter shenje qe ta na ndihmoi ne identifikimin e tij sot ne teritorin e Myzeqese apo edhe me tej. E vetmja e dhena perforcuese eshte se ky qytet gjendet ne teritorin prapatoke te Durresit dhe Apollonise dhe ne kete teritor nga Vjosa ne jug e deri ne Durres ne veri duhet kerkuar ai.
Te mos harrojne ate qe mjaft studjues te antikitetit kane dhene mjaft mendime dhe konkluzione per zhvillimin politik, ekonomik e ushtarak te fisit te taulanteve te cilet kishin nje fuqi e autoritet te tille sa kishin pushtuar Epirin dhe Mollosine ne shekullin e VI-te para Krishtit. Ne vitet 390-364 para krishtit ata kishin bere tributare Maqedonine, kishin nxjere mbreter te degjuar si Glaukun, kemi dhe te tjere mbreter te degjuar te dinastise taulante si Galauri, emer qe te kujton emertimin e zones se bardhe Parthenia dhe mbretit Bardhyl qe eshte e njejta gje. Ne shekullin e katert ne vitet 350-335 p.e.s kemi mbretin Monumi i cili e shtriu pushtetin deri ne lumin Vjose, me pas sundoi Glaukia, mbas tij sundoi Mytili i cili e zgjeroi dhe forcoi me tej mbreterine e tij aq sa mori dhe Apollonine. Dihet qe Pirro i Epirit u rrit ne oborrin e mbretit Glaukia. Dinastia e tyre u rrezua nga luftrat me ardianet ne vitin 250 para krishtit.
Por ke kishin taulantet kryeqytet te tyre kur dihet qe Apollonia dhe Durresi ishin ne teritoret e tyre por ishin edhe qytete koloni greke me status te vecante. Qyteti i Sesaretit qe permendet pa tjeter do te kishte mjaft elemente qe perbejne aktivitetin dhe jeten e nje qendre banimi te rendesishme. Dhe prandaj historianet e rreshtojne perkrah Apollonise dhe Durresit. Me i mundeshem eshte mendimi se ky qytet pa tjeter ndodhet ne fushe dhe sipas tradites se ngritjes se qyteteve ne lashtesi duhet kerkuar prane lumit Apsus kur ai del ne fushe te hapur. Mund te gjendet prane Fiersheganit midis Eskajt, Mazhajt dhe Cukasit por mundet edhe prane Daullasit, Rrungajes dhe Babunjes ne derdhjen e poshtme te Apsuesit.
Percaktimi i Sesaretit si qytet te taulanteve na jep te drejten qe ti marim taulantet jo si nje fis por si disa fise, federate qe shtriheshin ne zonen bregdetare te vendit dhe te gjejme etimologjine e ketij emri si nga ilirishtja, helenishtja dhe latinishtja qe njiheshin ne ato kohera.
Bryget fise qe jetojne ne teritorin e taulanteve prane Partheve dhe bylineve sipas Strabonit i permend dhe Skymi ne librin Pershkrimi i botes. Ishin banore qe jetonin prane bregut, vijes bregdetare ne teritorin Apolloni-Durrachion. Po ti lexosh me kujdes dhe ti perkthesh drejt mjaft shkrime te autoreve te antikitetit sidomos Strabonin nxerr konkluzionin se kemi te bejme me kete fis qe quhet Briges e qe jetonte ne teritorin e taulantis. Po me kete emertim e gjejme edhe ne mjaft tabula udhetaresh apo skica, hartash te mesjetes ne gjuhen latine me emertimin Bryges, Brysek, Vrego, Vregji e ne shqip Bregu (Vrego Apssus, Vrego Genius, Vrego Aoos) e tjera.
Bryke-bragos, brrake ne gjuhen maqedonase do te thote kenete mbese edhe fiset bryke e kane mare kete emer se ishin prane zonave ujore, kenetave.
Baryka ne gjuhen mesapishte do te thote bark kjo na kujton emeri e fisit asqelas prane taulanteve qe helenish kuptohet nga greket si banore te pare te barkut prane ujrave e kenetave bregdetare.
Fisi i Parauejve na vjen ne dekumenta nga Plutarku, Straboni, Ptolemeu fise epirot qe kane banuar ne zonen kodrinore mbas Apollonise dhe Nartes. Ka kuptimin vende pas vijes se ujit te lumit Vjose, mbas vijes te detet.
Asqelasit ishin fise qe jetonin ne Taulanti ne pjesen e poshtme te derdhjes se lumenjeve Shkumbin e Seman, mendohet se banonin ne zonen e Karatoprakut te sotem, ne mesjete ky teritor quhej Tomonishte (nen uje). Ne greqisht fjala qelas ka kuptimin bark dhe ne rastin tone mund te themi se kemi te bejme me banoret qe jetonin me pare prane bregut te detit ne teritorin e taulantise qe quheshin bryge sipas Strabonit ne librin Gjeografia vellimi i VII-te faqe 326.
Ardiejte banore ilir ne zonat bregdetare (Arda-quhet e ndotura, e pista ne helenisht) jane teritore vije detit te piset, sepse dhe vete deti eshte nje gji i mbyllur ku derdhen gjithe ujrat dhe ndyrsirat.
Parthet emri i fisit me te madh dhe me emer qe neper shekuj do te zevendesoje emrin taulant. Partha sipas legjendes ishte moter me Daorthen dhe Dasaran, ishin vajzat e krijuesit e sundimtarit te trojeve ilire. Vendi qe ajo mori dhe ndertoi jeten u quajt per nder te saj Parthenia dhe populli Parthinas. Si qytete kryesore kishin Partha (Gradishta e Belshit) Brysaka, Corragum (Karbunara), Gerinium (Gramshi), Devoll (Barbullinjene Lushnje), Crisandrio (Cukas ne Lushnje), Orgesa (Margllici), Daulia prane Vanarit ne Libofshe, Skamba ne Elbasan, Berati, Arnisa e tjera. Si hyjni kryesor kishin Zeusin Parthin.
Dasaran ose Deserat motra e Parthes krijoj fisin Deserat qe shtrihej ngjitur me Parthinet ne zonen Berat, Skrapar, Gramsh e deri Moker-Gor-Opar me qendra si Antipatrea (Berati), Dimali, Dobreja ne Skrapar, Selca ne Moker e tjera. Per nder te saj eshte i njohur tempulli pagan ne Dumre me emrin Deshirat ne liqenin me te njejtin emer.
Disa e sjellin emrin nga fjala shqipe Dash, me kuptimin i, e Dashur dhe me tej Deserat.
Desiderius emer qe vjen nga latinishtja me kuptimin deshire ne shqip.
Per Atintanet fisi i vjeter qe banonin ne lindje te Mallakastres se dikurshme pervec Bylineve, po ta shikosh drejt emri i fisit Antintant vjen nga fjala e vjeter helene qe ka kuptimin jane te pa ndere (Atintes-i pandere). Se sa qendron dhe ku e mbeshtesin nuk kemi deri me sot dekumenta dhe trajtime.
Ne mesjeten bizantine si vendet e lindjes edhe ato perendimore do te na njohin me emer Arber, Alban dhe Arberia, Albania qe zevendeson emrin Ilir, Iliria. Per here te pare e takojme kete emer ne shkrimet bizantine te Mihal Ataliatit pastaj tek Ana Komnenit ne Shek. e XI-te dhe Kantakuzenit e shume te tjere me pas.
Ne shekullin e II-te para eres sone Polibi permend prane taulanteve nje qytet me emrin Arbon. Mos kemi te bejme me te njejtin pohim qe jep rreth 400 vjet pas tij gjeografi Ptoleme qe permend qytezen e taulanteve me emrin Arnisa ne te majte te rrjedhies se poshtme te lumit Shumbin. Sipas te gjitha te dhenave dhe gjurmeve ne teren ky qytet mendohet se ndodhej prane kodrave te Divjakes. Gjurmet e shumta te objekteve te vjetra ne Germenj dhe Germenjcok si dhe ato qe shihen prane Spolates (Ispolates-Ish qytet prane Gradishtes) na cojne ne mendimin se ketu kemi te bejme mbase me kete qytet. Sipas te dhenave dhe koordinative qe jep Ptolemeu per qendren e banuar te Arnises nuk ka dyshim se ajo ndodhet prane Spolates.
Ne te dy emrat qe na sjellin Polibi dhe Ptolemeu shohim dhe nje afersi gramatikore dhe etimologjike midis emrave Arbon dhe Arnisa.
Por autoret antike na japin emrin Abret i gjejme dhe Abrejt si dhe Abrer, te nje fisi ilir ne grupimin taulant qe permenden ne shekullin e V-te para Krishtit.
Stefan Bizantinoi permend ne shekullin e IV qytetin Abron dhe banoret e tij, arbonios, arbonites qe duket se eshte i ngjashem me emrin Abret, Abrejt, Abrer te shekullit te IV-te para Krishtit qe na japin autoret e vjeter por edhe me emrat Arbon dhe Arnisa qe shpjeguam me lart. Mendohet sipas edhe te mjaft shpjegimeve gjuhesore se keta emra jane ilire dhe i gjejme shpesh ne zonen e Partheve, Taulanteve.
Por sipas Polibit kemi dhe qytetin me emrin Adria ne Taulanti. Te dhenat per kete zone e qytet me emrin Adria sipas mjaft shpjegimeve tregojne se duhet kerkuar ne zonen e Kryevidhit. Ky emer vjen nga heleninishtja qe do te thote i ndotur, i piste dhe i ka dhene detit emrin Adriatik. Kuptohet se kemi te bejme me ujrat e shkumzuara te lumit Genius (Shkumbinit qe quhet me te njejtin kuptim edhe Valmi sic e gjejme ne dekumentat e vjetra shpesh here nga te huajt ).
Por dihet se dy ishin mundesite per portet e Partheve ne ato kohra, njeri mbi Apsusin sic ishte Daulia prane Vanarit te Libofshes dhe tjetri prane Shkumbinit sic eshte Vrego qe e gjejme ne mjaft dekumenta te vjetra edhe me emrin Adria sipas Polibit.
Por a ka ndonje ndryshim midis emrit Alban qe na sjell Ptolemeu ne shek. e II-te pas Krishtit dhe emrit Arber te dal ne shek e XI-te sic na i sjellin bizantinet. Mendoj se ka ndryshim ne kuptimin e ketij emri te ri Arber pavarsisht se kemi te bejme me te njejtet banore e popull ilir. Argumentat jane te shumta e te ndryshme per kete problem por duhet nje thellim arsyetimi per ate qe njohim deri me sot.
Emri Alban tashme dihet se eshte me origjine latine. Shohim shume variante per te treguar gjenezen e toponimeve alba dhe kuptohet qe te gjitha keto qendrojne sipas kuptimit latin dhe te etimologjise se vet ketij emri qe ne kete zone te Eorditit te lashte e gjejme teper te larmishem dhe ne te gjitha gjuhet e pushtuesve neper shekuj.
Jane mjaft dekumenta e shkrime me shume interes nga autoret e antikitetit per zonen e Myzeqese ne ato kohera por fatkeqsisht studjuesit tane e kane kerkuar te qenen tek e pa qena.
Straboni (jetoi nga viti 63 para Krishtit deri ne vitin 20 pas Krishtit). historian dhe gjeograf nder me te medhenjte e antikitetit ne ndermjet te tjerash ne librin e tij Gjeografia shkruan … ne fakt siper Epidamnit dhe Apollonise duke mare si kufi malet Keraune banojne bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget …
Fiset ilire taulante tashme dihet sipas autorve antike se banonin ne pjesen perendimore te vendit, ne fushen e madhe, prane kodrave per rreth dhe bregdetit me perberje sesaretas, ardej, brygas, parauej, asqelas, parthe, ardej, deseratas.
Teopompi i Kios ne vepren e tij shkruan per Epirin ku numeronte 14 popullsi ose fise te ndryshme ndermjet tyre Taulantet ne Muzaki e ne lindje te Durresit, Partinet drejt Elbasanit dhe Tiranes
Etimologjia e emrit Taulante mendohet se vjen nga ilirishtja qe do te thote banore, vende te teritoreve te ulta. Ka te tjere qe kete emer e lidhin me emrin e zogut te dallandyshes duke u nisur nga nje keqkuptin i nje te dhene te Lukianit qe permend vendin e Helidonve prane Aulones. Ky emer helidon ka kuptimin zog dallandyshe per helenet, por dhe kuptimin zogj qe duan djell. Por ne rastin tone prane Aulones ne thenien e Lukianit, ndodhet qyteti i Diellit (Apollonia e Ilirise) qe ka po ate kuptim. Sipas grekeve te vjeter taulant do te thote kokeforte e te rrepte (taulantos e tulantos, te vrazhde e kokeforte).
Nga fiset e shumta taulante shohim se fisi me i forte, me i madh dhe me i zhvilluar ishte ai i Partheve me qender ne qytetin Partha. Ne kohen e pushtimeve romake shohim se Parthet do te njiheshin per qendresen e gjate e te pergjakur dhe emri i tyre do te zevendesoj tashme ne histori emrin e taulanteve.
Opium Parthinorum (qendra e Parthineve) e permendur nga Jul Cezari ne librin e tij Mbi Luften Civile sipas te gjithe te dhenave per mua eshte Gradishta e Belshit. Humanisti yne i madh Barleti ne librin qe shkroi, Historine e Skenderbeut te perkthyer nga Stefan Prifti ne faqen 247 mendon gabim kur shkruan se kjo qyteze e vjeter eshte qyteza mesjetare me kala e Prezes.
Sot ekzistojne dy fshatra prane kodrave ku fillon fusha e Myzeqese njeri prane qytetit te Beratit dhe tjetri prane Vlores qe mbajne emerin Lapardha,
La Partha, banoret e te cilave jane edhe sot si shumica e banorve te kesaj krahine me ato karakteristika sic i pershkruajne autoret e vjeter parthet e taulantise dhe mendohet se emri vjen si trashegim e kujtim te emrit antik te fisit ilir te Partheve.
Do te dallojme keshtu ketu fisin e njohur te Partheve (Albaneve, te bardhet shqip, galaret greqisht, albanet latinisht, beleshet sllavisht),) me qender ne Gradishte te Belshit e me mjaft qytete te lulezuara ne koder e fushen e madhe ilirike si kryeqendra Partha (qe njihet ne vazhdimsi edhe si Partusi, Bantia, Debona, Opidum Parthnum, Albapolis, Beleshi) e te tjere qendra banimi te lulezuara e te fortifikuara per rreth si Corragum, Gerrinium, Chrisandrio, Dimali, Orgesi, Musioni, Diavolo, Skampa, Arnisa, Daulia e tjera.
Ketu une do te vecoje sic kam shkruar me pare nga trajtesat qe kane rendesi te dores se pare per njohje te gjithanshme historike shqiptare konkluzionin se ne kete rajon e perreth tej jane rrenjet dinjitoze te Albaneve. Te fisit me shume atribute qe i dha njohje ilirve ne lashtesi dhe emer te nderuat ne bote popullit e vendit tone deri ne ditet e sotme, Alban dhe Albania.
Eshte e kuptueshme per te gjithe qe nje emer te rroje e te qendroj simbol per nje popull e vend me hapsire te gjere neper shekuj luftrash e ndryshimesh te medha duhet pa tjeter jo vetem ne kujtesen nacionale por edhe ate kontinentale te kete lene gjurme te pashlyeshme.
Kur njihesh me historine e vjeter te banorve te ketij rajoni shqiptar, organizimin shoqeror, politik, ushtarak dhe zhvillimin ekonomik e kulturor te tij cdo pamje qartesohet. Ketej i nisen sulmet legjionet romake ne vitin 223 para Krishtit per te pushtuar Ilirine se ketu ishin qytetet nder me te rendesishmit te Ilirise. Kronikat antike jane te dhimbshme sepse ne keto ane u bene luftra te ashpra ku vetem shpata dhe zjarri vazhduan mbi 300 vjet dhe kuptohet cfare pasoja e emer prune ne keto rajone. Shikoni per kete edhe historine e gdhendur ne Harkun e Triumfit qe romaket ndertuan per keto luftra. Le te shohim si shkruajne historiane te njohur te antikitetit per luftrat dhe pasojat qe solli pushtimi romak ne anet tona.
Straboni midis te tjerash shkruan …ne ate kohe Epiri dhe Iliria ishin te pasura, kurse tani pjesa me e madhe e tyre eshte shkaterruar dhe vendet e banuara jane fshatra dhe germadha te braktisura, pjesa me e madhe e vendit eshte shkaterruar dhe banesat e sidomos qytetet jane zhdukur, askush nuk do te mundte ti percaktonte keto...kjo gje, shkretimi, zhdukja ka filluar prej shume kohesh dhe ne disa vise s’ka pushuar as sot e kesaj dite per shkak te kryengritjeve.
Jul Cezari ne Lufta Civile libri i III-te midis te tjerash shkruan ...Pompeu disa dite me pare kishte plackitur parthinet, duke u cveshur deri ne themel shtepite dhe duke u marre me ane te kaloresve te tij gjithe drithin qe ishte grumbulluar aty.(Ne kete kohe Qezari ndodhej ne ushtrine e tij ne pozicionet prane brigjeve te Geniusit (Shkumbinit)shenim im Ll.J)
Ne kohen e vrasjes se Jul Cezarit sic konfirmon Plutarku ne Jetet Paralel …i nipi i tij, biri i nje mbese te Cezarit Oktavian Augusti qe ishte dhe trashegimtar i pasurise se tij me testament i adaptuar si bire i tij, ai ndiqte studimet ne Apolloni dhe priste te vinte vet Cezari qe kishte vendosur te marshonte pa vonese kunder Partheve qe ishin ngritur.
Tit Livi (59 para Krishtit-17 mbas Krishtit) historian romak ne kohen e Augustit ne librin Historia e Romes shkruan …konsulli Sulspici ne kete kohe fushonte midis Apollonise dhe Durrahut ne breg te Apsusit (Semanit) ...diku prane lumit Apsus mori tre fortesa te quajtura Corragum, Gerunium dhe Orgesuss
Ciceroni mendimtar dhe orator romak i shekullit te I-re para Krishtit ne librin Oratorite shkruan ndermjet te tjerash kur i kundervihet Pizonit administratorit romak te provices maqedonase ku perfshihej edhe teritori yne ....Durrachion dhe Apollonia te rrenuara teresisht, Ambrakia e plackitur, parthinet dhe bylinet te genjyer, Epiri i shkaterruar.
Sundimi romak dihet se cfare zhvillimesh e pasojash solli ne Iliri por ne do te shohim vetem nje aspekt te rendesishem ate te dyndjeve dhe levizjeve etnike qe prune krijimin e rrethanave te reja demografike.
Helenet kete krahine e kete fise na e kane sjelle me emrin Parthine qe eshte plotesisht shqip qe kuptohet se eshte Bardhsi, por ata e perdorin edhe sot kete emer por me kuptimin e Virgjer, e paster e bardhe.
Autore te tjere helene si Straboni kete teritor e shkruajne ne gjuhen greke Galanum dhe banoret Galar kurse qendren e tyre e quajne Debora. Kjo ndodh mendoj se ketu behet fjale per te njejtin teritor te Parthineve se dhe ka te njejtin kuptim si territori Galanium qe greqisht do te thote i bardhe por edhe qyteti Debora ka kuptim dhe etimologji te njejte i bardhe sic e ka edhe Partha e Parthineve.
Po me kete kuptim na i sjell edhe Gjeografi i Aleksandris Klaud Ptolemeu ne shekullin e dyte te eres sone por ne gjuhen latine ne formen Albanet si fis dhe Albanopolis qendra e tyre.
Kemi edhe nje hapsire teper te erret ne vitet e mesjetes se hershme sidomos mbas shek. te VI-te ku kemi ndryshime te konsiderushme te gjeografise etnike. Ne kete kohe duhet te shikojme edhe ngjizjen e Arberit. Ishte koha kur Bizanti vlonte nga komplotet, grushtet e shtetit dhe konfliktet ne luftat midis Romes perendimore e Kostandinopolit te lindjes qe do te ishin te shpeshta.
Albanet (Arberit) e mesjetes kishin teritorin, gjuhen dhe zakonet e tyre dhe prirjen e imponuar nga mjaft rrethana per te ruajtur jeten patriarkale qe do ti jepnin tiparet dalluese te nje etnie me vete. Ishin keto karakteristika qe arberit nuk perjetuan fatin e zhdukjes ose te asimilimit qe ndodhi ne grupet e tjera etnike perreth.
Por ne tashme kemi mjaft te dhena te mjaftueshme mbi shthurjen e jetes patriarkale te arberit nder male si dhe varferimin e metejshem te arberit ne fshatrat fushore ne kohen e luftrave te sundimtarve bizantine dhe te ardhjes se normaneve, anzhuineve e te latineve te tjere ne teritoret tona shtoi ketyre edhe levizjet e kryqtarve qe shpesh rruget e levizjeve i binin ketej per te shkuar ne vendin e shenjte. Mjaft reforma qe bene latinet ne teritoret e arberit duke njohur dhe favorizuar mjaft princer fisesh me tituj e sherbime te ndryshme, me dhenie pronash dhe previlegjesh qe do te ndikonin ne nje organizim te ri ekonomik te pa njohur me pare nder vendet e arberit. Keto do te conin ne prishjen e jetes se deriatehershme patriarkale qe ndiqte arberi si tradite.
Duke pare trajtimin e ketij emertimi nga G.von Han ne studimet shqiptare me 1854 mendoj se ai eshte me prane te vertetes se ketij trajtimi. Ai ngre hipotezen me te arsyeshme duke u nisur nga emri i fisit ilit te njohur Parthinet dhe qytetit te tyre Partha qe jetonin dikur ne po ate teritor ku na vijne me vone emerimet Albanoi dhe Albanopolis. Shume autore te tjere nuk e kane lexuar dhe kuptuar drejt Ptolemeun, se ai nuk permend vendet ne lindje te Durrsit. Kurse te tjeret me vone japin nje orjentim per lokalizim per kete fis ne juglindje te Durrsit poshte vijes Durres-Oher. Por askush nga studjuesit e huaj edhe tanet edhe ne ditet tona nuk kane prure argumentat qe ta vertetojne vendshtrirjen e Albaneve dhe te qendres se tyre Albanopolis.
Ne ne shkrimet tona kemi sjell mjaft material serioz dekumentar dhe argumenta per teritorin dhe qendren e Albaneve qe mendojme se nuk mund te kundershtohen.
Etimologjia e fjales Parthene, te Virgjer eshte e Bardhe e Paster dhe e perdorur edhe sot si fjale e mare simbol ne gjuhen greke Parthene. Kjo fjale pellasgjike-ilirike eshte percaktuar sipas disa vetive karakteristike natyrore te teritorit dhe banorve te ketij fisi te degjuar.
Latinet te bardhes i thoshin Alba, italianet sot i thone Bianka dhe keshtu ata ne menyre me te arsyeshme sic bene edhe ne emertimet e tjera duke nderruar fjalet ilire me ato latine filluan ta quajne fisin Parthin me emrin Albanoi dhe kryeqendren e tyre Partha, Albanopolis.
Pra emri Alban vjen nga fjala alb qe ne gjuhen latine do te thote i bardhe dhe Albani vend i bardhe. Kjo mbase edhe nga proceset fizike dhe ato kimike qe jane mjaft te pranishem e te dukshem ne kete rajon per tu mare ne konsiderate. Themi proceset fizike se ketej fillon zbardhimi nga vjen drita e diellit, vend nga lindja e tij. Kete e perligj edhe emeri i lashte Eorditi qe eshte emer i perendise se Drites per iliret. Po ne kete rajon kemi mjaft te dukshen proceset kimike se eshte zone gelqerore e njohur qe ne antikitet per vetite e saj dhe helenet e quajne rajoni i Galionit (Galaurit), qe ka kuptimin qumeshtor sinonim i te bardhes. Po ne kete kuptim e gjejme edhe ne gjuhen ilire si Debona sinonim i se bardhes ne disa autore te antikitetit. Liqenet e shumte dhe konfiguracioni i gjithe ketij tereni e tregon edhe sot qarte aktivitetin kimik shekullor. Edhe banoret sipas kushteve e faktorve fizike e kimike te rajonit kane mare dhe ruajne sot gjenetikisht formen qe nga kohet me te vjetra te pa ndryshuar sic na i pershkruajne autoret antike si lekurbardhe, leshra te bardha dhe syte te bardhe ata jane ne harmoni dhe kushtezuar apo pershtatur ambjentit sipas ligjeve te njohura te faktorve biologjike.
Me kete arsyetim duhet te shpjegojme per te gjetur edhe kuptimin e emrave te disa prijsve apo mbreterve taulante ilire si Gylaku qe pushtoi se pari Apollonine ne shek. VI-te para Krishtit, ky prijes i kesaj kohe ne autore te tjere na del me emrin Galauri si mbret i taulanteve. Me vone kemi mbretin e degjuar te taulanteve ne shek. ne IV-te para krishit me emrin Bardhyll. Pas ketij kemi mbretin taulant me emrin Glauk disa here me emrin Galaku. Nga te gjitha keto mund te shkojme ne perfundimin se keto emra kane te njejtin kuptim ne itimologji nga emri i Bardhe. Por ashtu sic eshte shkruar e dhena nga autoret antike kuptohet se behet fjale per mbretin e te bardheve, te partheve, te galaurve dhe jo ti marim si emra mbreterish ne vetvete.
Por kete emer latin Alba e gjejme ne shume vende te botes ku kane shkuar latinet por sidomos ne Spanje, France, Angli ne emerin e vendit tone Albania, ne nje rajon te Kaukazit, ne Ameriken e veriut ku u perqendruan ne fillim shume latine nga Italia dhe ne ndonje vend tjeter te Europes.
Ky emer del ne shekullin e II-te eres sone kur tashme rajoni yne ishte i pushtuar nga romaket si fis ne Shqiperine e Mesme me qender Albanopolis nga gjeografi Aleksandrian Ptolemeu.
Une nuk mund te flase se nga e kane huazuar latinet emrin Alba me kuptimin mal i bardhe sic thone disa, ajo eshte detyre e gjuhtareve studjues. Mendoj se teritori i parthineve ploteson mjaft kushte te karakterik kimik e gjeologjik per te mbajtur emrin e ri Alban. Por ketu jo kuptimin alba qe mundohen ti japin disa si vend malor, me njerez malsor se kjo zone eshte relativisht kodrinore dhe fushore dhe nuk ka male te larta, fjala eshte per teritoret Peze-Dumre-Darsine, Sulove qe jane ballkon i Myzeqese.
Ne dekumentat bizantine ne emrin e gjejme ne formen Arbania qe eshte sipas disa gjuhtarve si pasoje e alternimit te l ne r ne gjuhen helenike. Keshtu e gjejme ne shkrimet e Ana Komnenit, tek Akropoliti e mjaft te tjereve.
Shtrirje te gjere mori ky emer ne vitet qe erdhen duke percaktuar teritoret dhe popullin qe banonte ketu midis Durrsit e deri poshte ne krahinen e Mallakastres, ne emertimet e Karlt Topise mbi Shkumbin apo te Balshajve deri ne Gllavenice.
Nga autoret e mesjetes kur emri ishte shtrire mbi teritoret dhe popullsine e Shqiperise se mesme, kuptohet se kishte nje zanafill e nje qender. Me sakte kjo na del ne shkrimet e Gjergj Akropolitit ne shekullin e XII-te kur flet se Arberia ndodhet ne perendim te Durrsit ne drejtimin e rruges se vjeter Egnatia dhe porta lindore per tu futur ne keto teritore ishin Ohri kurse Ana Komneni (mendoj se nuk eshte perkthyer korrekt ne mjaft paragrafe) na jep ruajtjen e disa ngushticave si ne jug ku eshte edhe gryka e Kelcyres e lumit Vjose, gryka e Shkumbinit, gryka e Osumit dhe nga lindja qyteti keshtjella e Devollit dhe gryka e lumit me te njejtin emer prane Belshit, gryka per te dale ne zonen e Dumres e tjera.
Por ne mesjete ku gjendej qyteti i Albanopolit. Qe ky qytet vazhdonte jeten edhe ne mesjeten e hershme dhe pse historia eshte pak e ndricuar per kete periudhe. Per te gjetur vend ndodhjen e tij na vjen ne ndihme tradita qe ekziston. Ne dime se pushtues te tjere kane ardhur mbas atyre romake dhe ashtu sic bene romaket por edhe helenet me pare keshtu do te vepronin edhe pushtuesit e tjere ne keto ane. Keta pushtues bene shkaterrime te shumta lane gjurme ne gjuhe e ne kulture, por sllavet duke ndenjur per nje kohe te gjate vune edhe emertimet e tyre qe dhe sot jane te shumta tek ne si ne gjithe Ballkanin.

Keshtu duke kerkuar ne gjuhen sllave emrin e bardhe shohim se ata e quane me emrin Biella. Duke u nisur nga shkrimet ne gjuhe te huaja sipas posthaste tane si dhe shqiptimet sipas dialekteve te shumta ne anet tona, kete emer e gjejme ne shume vende ne forma te ndryshe me etimologji te njejte por edhe me emertime te shumta si Belshi si krahine, Beleshi si qender banimi, Beligradi si qytet, Beline emer fshati, Belishove emer fshati
Por ne kete zone kemi mjaft gjurmime e zbulime te pa studjuara mire nga antikiteti si ceshte qyteza e Gradishtes se Belshit.

Kush mund te jete Albopolis i Ptolemeut kur kemi te bejme me mjaft gjurme dhe hipoteza si per Krujen apo Zgerdheshin, Zbardheshin (qe ne shqip kjo fjale ka kuptimin zbardh, ndrin e zbardh pamjen qe jane emertime e kane si qender formin emrin bardhesi, Preza sipas Barletit, Petrela sipas Mojkom Zeqos, Elbasanin, Gradishta e Belshit apo qyteti i Beratit sipas medyshjes se Neritan Cekes. Qe te gjithe keta kane te njejtin kuptim ne gjuhe te ndryshme te pushtuesve tane si qytet i bardhe.
Belshi, Beleshi emer i nje qyteze ne zonen e Dumrese. Eshte nje zone pak e studjuar nga ana historike por me objekte te shumta te antikitetit. Mendoj se Ptolemeu kur flet per Albanet dhe Albapolis e ka fjalen per kete zone se etimologjia e emrit Belesh sic shpjeguam me larte eshte e njejte me Alban, me emrin Partha, me emrin Galion qe dhe pse jane ne gjuhe te ndryshme do te thote i Bardhe ne gjuhen shqipe.
Une i qendroj mendimit se ne kete rast eshte fjala per qytetin renoje sot te Gradishtes se Belshit ne Dumre.
Por le te shikojme ate qe na intereson ne studimin tone emrin arber se pari.
Po ti hedhim nje shikim regjistrimit qe beri administrata turke me 1431-32 do te shikojme se ne zonen kodrinore ne lindje te Myzeqese ekzistonin mjaft fshatra qe ruanin trajtesen e emrit shqipe Bardh.
Keshtu kemi ne Nahijen e Zhilemes ( Jelema) qe eshte zona e Dumres se sotme, Fshatin Izbardhe me 20 shtepi me kryefamiljare e nje shtepi me vejushe prane fshatit Karbunare me 11 shtepi me kryefamiljar e nje shtepi me vejushe. Fjala iz mund te meret ish dhe gjithe fjala Izbardhe do te thote Ishbardhe, Bardhar. Por fjala iz ka dhe kuptimin izbe qe do te thote kasolle, shtepi keshtu e gjithe fjala ka kuptimin kasolle e bardhe, shtepi e bardhe. Sot fshati quhet kasbardhe por kuptimi i vertete eshte Kasbardhe-Shtepi e bardhe. Disa e quajne kashtbardhe dhe e lidhin kete emer se ketu kashta e bimeve eshte e bardhe nga elementet kimike gelqerore te shumte qe ka rajoni i Dumrese.



Fshati Vardenice (Bardhaj) ne Nahijen e Irminit e vilajet te Balshes ne kodrat e zones Bashtov-Karpen.
Ne gjuhen shqipe kemi ne krahinen e Myzeqese me teper se ne krahinat e tjera emrat e fshatrave, maleve, kodrave, fushave, perrenjve, njerzve dhe fiseve me emrin etimologjik si Bardh, Bardhyl, Bardhylas, Bardhen, Bardhor, Bardhaj, Bardhak, Guri i bardhe, Bali, Ballaj, Kashbardhe, Kishbardhe e tjera si dhe ne gjuhen latine ne trajten Lapardha ne Berat dhe ne Vlore
Ne gjuhen sllave kemi emrat e fshatrave e qyteteve me etimologji nga emri bjella (bardhesi) si Belesh (Belshe), Berat, Beline, Belishove, Bellovode, Velabisht, Velagosht, Veleshnje, Velmisht, Val, Vil, Vello, Velence, Velc, Velcan, Bal, Balash, Ballaj, Bello, Billo, Velo, Velia, Mebelli e tjera
Ne gjuhen turke kemi nga etimologjia e emrit bardh fshatra si Bejar, Bejani, Bejak e te tjera
Por ne Europe ka dhe nje kuptim percmues ndaj emri Alban me etmologji latine, eshte i denje per cdo fyerje e per cdo poshterim kjo mbase nga ajo kohe e migrimit te madh lindje drejt perendimit shkrujan disa autore te huaj por kjo jo ne kuptimin per shqiptaret.. por per njerzit e lindjes
Ne Iberi konsiderohen felliqesira (albanal), ne Rumani konsiderohen derra (albie), ne Itali njerez mendjemedhenj (albagia)
Gjon Buzuku eshte i pari autor shqiptar qe vendin e tij e quan me emrin Arberia
Me emrin Albion ne kohet e vjetra latinet quanin ishujt Britanike.


Per here te pare emri shqiptar ne formen Scchippetarevet na del ne vitin 1706, e ne formen Skiptar ne vitin 1774.




Emri Arber, koha dhe vendi kur doli ky emer

Arber dhe arben eshte emer i dal ne mesjete per popullin shqiptar, mbas sundimit te gjate romak. Si emer eshte diskutuar mjaft rreth etimologjis e origjines s e tij.
Ne kryengritjen e Gjergj Maniakesit strategut te Durresit me 1043 u bashkuan mjaft fshatare te renuar me shprese per te perfituar dicka nga ana ekonomike sic i kishte premtuar strategu i Durresit ketu gjejme te shkruar e te permendur emrin arbereshe (arbereshe ketu kuptohet si njerez, banore fshatare te renuar, pa prona dhe shtepi si endacake ne krahasim kjo me banoret e tjere per rreth qe ishin me te stabilizuar ne ekonomi)
Emri Arberi ndeshet per here te pare ne shkrimet e Anna Komnenit 1083-1146 historiane bizantine, eshte vajza e parandorit Aleks I-re. Ajo shenon per here te pare emrin e banoreve te prapa tokes se Durresit dhe ne juglindje te tij ne kohen e luftrave me normanet qe e quanin vehten Arbanez. Po keshtu e gjejme ne shkrimet e M.Ataliatit ne shekullin e XI-te kur perandoria bizantine ishte ne nje krize politike e ekonomike qe do te sillte pasoja ne teritoret tona.

Eshte kjo arsyeja qe gjejme me shume kete emer ne mjaft dekumenta te kohes ku ata dallohen si protagonist ne mjaft ngjarje te zhvilluara ne Shqiperine e mesme poshte lumit Mat dhe deri ne lumin Vjose ne jug te vendit. Per teritore te tjera larg tyre nuk kemi te dhena te plota per mjaft arsye qe dihen tashme.
Ne shekullin e XIII-te historiani bizantin Georg Akropoliti e vendos Arberine midis Ohrit dhe Durresit dhe eshte e kuptueshme se mund te indentifikohet edhe me ate cfare shkruajta per Albanet teritoret dhe qytetet e tyre ne antikitetit.
Qendra e arberve nuk percaktohet edhe pse me vone kemi disa qytete qe jane te arberit ne kete teritor. Ka hipoteza se mund te jete Petrela (Petralba). Mendime te shumta jane dhene per kryeqendren e Arberise si per qytetin e Krujes qe ishte edhe qender e selise peshkopale, per Zgerdheshin e disa te tjere per fshatin Skuraj nga ku e kishin origjinen disa nga princerit e Arberit.
Por emri Alban dhe Arber filloj te dale ne perdorim gjate mesjetes si i njejte me ate te emrit ilir. Shohim keshtu kur procesi i romanizimit kishte tjetersuar gjithe teritoret periferike te Ilirise dhe meqenese per latinet dhe te huajt e tjere dukeshin si te barazvlershem emertimet Iliri e Albani apo Arberi duke u nisur nga emri i nje fisi te degjuar per luftra, per aktivitet politik e ekonomik gjate shekujve te pare te luftrave iliro-romake. Te mos harrojme se gati te gjitha sulmet qe kane kryer romaket qe nga fillimi i agresionit ndaj Ilirise kane nisur e ndeshur se pari me qendresen e fiseve taulante ku me te degjuarit kane qene ato te Parthineve.
Burimet e mevonshme jane te varfera per informacionin tone dhe kjo eshte e kuptueshme per situaten politike te perandorise se madhe se viset tona tashme te rrenuara ishin nje periferi perandorake dhe me interes te paket per kryeqendren e madhe te lindjes apo perendimit ku njoftimet i benin sipas ndarjes administrative, politike e fetare si Epiri i Ri, Epiri i Vjeter, provinca e Durrachiumit e tjera.
Ne gjykimin e thjeshte apo sic quhet edhe vulgar ose popullor disa mendojne se origjina e emrit vjen nga bashkimi i emrit Ar qe do te thote sipas mjaft ekuivalencave, i ndritshem, i bardhe, i shkelqyer, i vlefshen, i paster nga kemi edhe emrin ar dhe foljes ben qe ka kuptimin e qarte me bere te shkelqeje, te ndrise qe eshte i njejte me kuptimin latin Albe, Alba.
Me kalimin e kohrave emri Arber ruhet ne disa emertime brenda vendit dhe me mire vetem ne ata banore arber qe u larguan nga trojet e tyre duke mare dhe prapashtesat sipas fonetikes se popujve prites. Luftrat dhe levizjet e kryqtareve europjane neper Ballkan drejt vendit te shenjte, qendresa dhe heroizmi i arberve per shume vite kunder turqeve osmane do te ndikonin qe emri te njihej, te shperndahej me simpati e te ruhej ne kujtese per kete vend e per keta luftetare heroike.
Humbja e emrit Arber ne territorin tone mendojme se ka te beje me shperberjet qe filluan me ardhjen e sllaveve te Dushanit, bizantineve e pasuan sidomos nga osmanet ku kemi edhe daljen ne drite ne mesjeten e vonshme te emrit Shqiptar, Shqiperi qe me tej do ta shtjelloj ne kapitullin perkates te origjines se fjales shqiptar.

Por une mendoj se ka nje rruge tjeter per te shpjeguar emrin Arber dhe Arberi. Kjo eshte me teper se sa nje hipoteze se dhe trajtimet e tjera te deritanishme te gjitha jane hipoteza te mundshme per kete trajtim.
Duke u nisur nga nje ser faktoresh qe po ndikonin ne formimet e gjuheve te reja nder popujt e ilirise por edhe ata te popujve te tjere te pushtimit roman, shohim nga gjuha latine te lindin gjuha italiane dhe gjuha neolatine ne popujt e tjere te ish perandoris romake. Per ne dhe popujt e tjere ka rendesi ne keto kohra per te bere analiza e studime gjuhesore mbi huazimet neola tine ne gjuhet e popujve te gadishullit. Mendoj se gjuha arumune e perdorur nga vllehet e Ballkanit na jep nje ndihmese per te trajtuar dhe zgjidhur disa enigma te etimologjise te mjaft fjaleve dhe shprehjeve tona.
Une do te trajtoj pak fjale per vet studimin e temes sone. Do te mare fjalet arber, arberia dhe muzak, myzeqar qe jane i pari arber emer i krenarise dhe vazhdimsise ilire te popullit tone dhe myzeqar emer qe mban banori i trevave fushore te bregdetit tone Adriatik.
Te dy keto emra kane dale ne mesjeten e hershme ne shkrimet e autorve te ndryshem, jane emra qe vijne nga gjuha neolatine dhe jane futur ne perdorim ne jeten e perditshme por pa shpjeguar etimologjine e plote te kuptimit te tyre ne gjuhen se ciles i perkasin dhe asaj qe e ka huazuar.
Popuj neolatine ka mjaft dhe jane te shperndare ne Iliri per aryet qe dihen historikisht, qe nga rumunet dhe moldavet ne lindje e deri ne shtate grupe popujsh te njohur me emra si Morlake ne Dalmaci, Cincare ne Serbit, Arumun ne Maqedoni, Frasheriote ne Shqiperi, Vllehe ne Pind e ne Shqiperi, Cucovllahe, Karagune, Sarakacane ne Epire e tjere. Ata jane te perafert nga gjuha, kultura, zakonet, traditat dhe tiparet fizike e psikologjike te ngashme, me teritore e zona te percaktuara nga faktore politik dhe ekonomike qe e flasin kete gjuhe me dialekte e disa vecori qe i afron me shume me shqiptaret dhe thraket. Ata jane kristian te ritit orthodhokse e ne vartesi si gjithe orthodoksit e Ballkanit te Patriakanes se Stambollit.
Ne mesjeten e hershme ata kishin nje organizim te forte politik qe njihet si Vllahia e madhe. Historia e tyre eshte e nderthurur ne te gjitha ngjarjet e popujve te ballkanit dhe ka lene gjurme te forta ne ndergjegjen e nderuar te popujve te tjere per keto neolatine.

Shkrimet japin nje informacion jo te plote por sidoqofte tani kemi te bejme me nje qender te re me ate te Krujes mbasi me pare si romaket, ashtu dhe fiset e shumta barbare por edhe sllavet e kishin shkaterruar qytetin e vjeter te Parthes ne Belshe te Dumrese dhe banoret kishin ngritur nje qytet tjeter me kerkesat e kohes, per nga pozicioni gjeografik e ushtarak sic ishte Kruja. Por kuptohet se ishte nje keshtjelle qe njihej per administrin politik, ushtarak, ekonomik e fetar te qytetit por edhe te krahines qe quhet Arberi dhe mbante lidhje me qendren e perandorise. Ne asnje dekument te mesjetes nuk del me emri i Albanopolisit, vendi kishte princer te ndryshem e te pavarur dhe disa qendra te ketyre princerve. Te mos harrojme se ne dekumentat mesjetare permendet Durresi dhe Arberia, Kruja dhe Arberia, Berati dhe Arberia, zot i Durresit dhe Arberit, zot i Krujes e i Arberit e jo ndonje emertim tjeter. Disa mendojne gabim kur e shtrijne Arberine ne teritorin ndermjet lumit te Matit dhe atij te Shkumbinit, ketu mendoj se nisen nga administrimi i shtetit te Arberit qe krijuan latinet ne keto teritore dhe nga ndonje titull si ai qe mori Karl Topia por te mos harrojme se Topijasi kishte prona edhe sundim edhe deri ne Vlore. Kjo shtrirje e Arberit bie ne kundershtim edhe me titullin qe mbante si mekembes i Serbise, Bizantit dhe Arberise, Gjergj Balsha e Balsha i dyte qe nga Shkodra, Mali i zi deri ne Vlore, Mallakaster.
Dhimitri eshte i biri i Progonit dhe vella i Gjinit qe drejtuan principaten e Arberise. Po ku e kishte qendren kjo principate qe drejtonte Dimitri? Studjuesi gjerman Karl Hopf na jep te dhenen qe vjen nga nje dekument i vitit 1216 ku Gjini mban titullin kont i Arberise dhe asgje tjeter me teper per te konkluduar sot. Me vdekjen e Mihal Engjel Komnenit vendin e tij e zuri Teodor Engjell Komneni i cili e futi principaten e Arberit nen sundimin e vet.
Po te lexojme me kujdes shkrimin Anonim te shekllit te XIII-te qe na sjell Gorka do te qartesojme me drejt se kush jane arberit e mirefillte, ku shtrihen teritoret dhe cilat jane qendrat e tyre. Ata gjenden poshte Durresit deri ne Vlore duke perfshire gjith fushen e Myzeqese dhe gjersi ne lindje Peze, Dumre, Sulove, Berat dhe perendim detin Adriatik. Po keshtu tanime njohim mundesite ekonomike dhe faktoret e tjere politik e shoqeror, tiparet fizike dhe psiqike qe jane te percaktuara mjaft qarte si tipike e te njohura te rraces sone. Po keshtu njihemi edhe me organizimin patriarkal tradicional te tyre dhe aktivitein e puneve qe kryenin ne jeten e perditshme. Ata jane pasardhes te mirefillte te Taulanteve, Partheve (Albaneve ilire) te lashte dhe emri i ri Arber qe ndeshet edhe ne autore te tjere eshte emer neolatin qe ka kuptimin lokal ardhes, shetites, levizes, shtegtar, blegtor emigrues, bredhes ashtu sic eshte latin edhe emri alban qe do te thote i bardhe.
Keto rrethana e faktore qe trajtuam me larte do te nxisin nje levizje brenda territorit per nje jete me te sigurt dhe ne pamundesi te plotesimit te ketyre interesave shohim edhe vale shtegtimi qe kalojne me vone ne migrim te fiseve te shumta per te siguruar hapsire jetese ne teritore te tjera prane por edhe me larg dheut meme.
Ata njihen si arber shetites, shkruajne kronikat e vjetra dhe ishin fusharak dhe pa qendra te perhershme, ne kontrast me banoret e kodrave perreth qe ishin arber te stabilizuar me qytete e qendra te tjera banimi ne krahasim me keta shetites. Ata flisnin nje gjuhe te njejte midis tyre.
Kjo gjendje kish ardhur se ne rajonin fushor e bregdetar kishin kaluar dhe perleshur mjaft ushtri latine e bizantine qe e kishin renuar mjaft vendin. Qytetet e medhenj te bregdetit tone ishin tashme te perendimorve. Po keshtu kesaj i shtohen dhe faktore te tjere natyrore si termeti qe shkaterroi Durresin dhe qendra te tjera ne vitin 1271 ne kohen e luftrave me normanet.
Ndikim dhane dhe reformat e anzhuineve ne drejtim te organizimit politik qe favorizoi mjaft feudale vendas dhe rrenoi ekonomine e shoqerise se vjeter patriarkale. Keshtu qe keta arber te kesaj zone fushore nga keto imponime nisen rrugen e levizjes se madhe, pergjithsisht te organizuar marin drejtimin drejt Greqise qendrore por edhe ne rajonet e jugut te Italise dhe Sicilise.
Gjon Muzaka bashkeluftetar i Gjergj Kastriot Skenderbeut shkruan ndermjet te tjerash ne shkrimin e tij Memorial me 1510 ..se para luftrave me turqit shume arber kishin ikur me pare ne More dhe kishin zene toka e vende te mira….
Ne nje studim te vecante qe kam bere ne shume fshatra e qendra arvanitese ne Greqi si ne Kryekuq, Varibobe, Thiva te Atikes por edhe ne Luca, Spata, Korropi, Varri, Varkiza te Peanise qe eshte Lopesi i dikurshem, ne Megara, Korinthi, Lutraqi, Asapropirgos, ne Lale, Pirgos, Nauplio, Albanohori te Peloponezit pa harruar ata te Thesalise e ishujve te shumte perqark, nga bisedat dhe takimet me banore te ndryshem por dhe nga njohja me shume dekumenta mesjetare per keta arvanitas kam konstatuar qe ata jane nga ata arber qe u larguan nga trevat e Myzeqese ne mesjete. Kete e vertetojne emrat e qenderbanimeve te reja qe ata ngriten ne Greqi ne kujtim te vendeve qe kishin lene ne Arberi. Po keshtu mbiemrat e fiseve ne mase te madhe eshte e ngjashme me ato te myzeqarve te sotem si Lala, Muzaka, Metrenga, Bardhi, Korona, Spata, Sguro, Belshi, Prifti, Belshaku, Zoga, Balta, Rrushi, Lepura, Gjeci, Gjeka, Prifti, Pluku, Korras, Kryezis, Zebisha, Mani, Mazi, Mazha, Kryezoti, Golemi, Kuqe, Buzaqi, Goja e tjera.
Te gjitha ketyre i shtojme edhe vetite fizike dhe psikologjike, traditat, zakonet, kenget e vallet si dhe veshjet popullore qe i kane jo te peraferta por te njejta me ato te Myzeqese dhe Suloves. Me kete largim arberish duhet shikuar edhe ajo zbrazeti e madhe e fushes se Myzeqese dhe zones perreth nga banoret e saj ne ate kohe si dhe dekumentat e pakta ne arshiva per aktivitetin e atyre qe mbeten ne kete teritor ne shekujt qe vijne kur objeket e kultit ketu ngelen dhe jane te shumta edhe sot pas ikjes se madhe te arberve te atyre kohrave tregojne shume.
Pra eshte koha kur arberi i mirefillte ishte ne rrethana te veshtira dhe gjendej ne udhen e madhe te histories. Ishte mes krishterimit lindor e atij perendimor dhe perballe veshtirsish ekonomike si pasoj e shfrytzimit te eger feudal te kohes. Shkrimet bizantine sidomos ato te Kantakuzenit tregojne per levizje te medha te arberit ne drejtim te Greqise per ne Thesali. Kjo ishte nje levizje, nje migrim i theksuar qe te jepte pamjen e vales se nomadeve te vertete sic shkruan studjuesi A. Ducellier ne Les Albania, ndoshta te identifikuar edhe si “shtrirje ekspansioni“, por edhe si dukuri e nje “shtegtimi skamor”
Banoret qe u larguan nga trevat tona kudo qe shkuan ne kohen e luftrave qe zhvilluan normanet, anzhuinet e latinet e tjere ne rajonet tona bregdetare ruajten emrin Arber ne formen Arvanitas ne Thesali, Atiqi, Boeti dhe Peloponez te Greqise. Kete e lidhim se jo te gjithe shqiptaret e Greqise quhen arvanitas por vetem ata qe shkuan ne keto kohra ne Thesali e me vone ne rajone te tjera te Greqise. Per banoret e tjere te Janines, Artes, Prevezes, Konices, Kosturit ky emer nuk perdoret. Ketu ka nje ndryshim midis emrit arvanitas qe njiheshin ne kete rajon dhe emrit te vendit prej nga vinin Albania (Alvania). Pse njiheshin me emrin arvanitas keta banore arber vetem ne keto rajone te Greqise kurse te tjeret ne rajone me lart njiheshin me emrin arber. Kjo sepse emri arvanitas qe muaren nga banoret e Thesalise eshte nje emer ne gjuhen e ketyre banorve neolatine qe jane te etnise vllahe qe do te thote banore ardhes por qe greket i dhane njohje e shtrirje me te madhe ne gjuhen e tyre.
Ky emer arvenej, arvanoi perdoret edhe sot ne kete forme nga greket te mare nga gjuha neolatine vllahe arbenej, arbanoi qe ka kuptimin si ardhes, endacak, shtegtar, levizes, nomad, migrues e tjere. Ne kohet antike ne kemi patur nderuar e respektuar njerzit qe migronin per ta kishte edhe nje hyjni mbrojtes qe quhej Artemis me mjaft atribute per te ndihmuar e kujdesur per migruesit.
Ne Myzeqe ne kodrat e Gurzes prane Libofshes ka ekzistuar ne kohet e vjetra qyteti i Ardhunices per nder te ketyre njerzve ardhacake. Jo shume larg portes jugore te keshtjelles se Durresit ne kohet e vjetra ishte ngritur nje statuje e Artemisit. Po keshtu sot njihet nga te gjithe tempulli i Ardenices dhe fshati prane tij me te njejtin emer ne Myzeqe.
Greket e vjeter per kete respektonin Artemisin si hyjni pellasgjike, kurse latinet romake do ta njihnin ne formen Ardhunicen, po keshtu edhe iliret do ti njihnin keto emertime qe jane pellasgjike si te gjuhes se tyre te mirefillte dhe do te ndertonin per nder te saj tempullin e Ardenices kurse banoret nolatine te Ballkanit do te perdornin emerin Arbenice po per kete kuptim. Edhe fjala e sotme e gjuhes shqipe ardhur kuptohet se eshte fjale e vjeter pellasgjike dhe ka etimologji sic e perdorin gjithe popujt e tjere te rajonit tone.
Popuj te ndryshem do te na njohin me keto emertime por duke patur parasysh rregullat fonetike te alfabetit te tyre dhe deformimet e mundshme te dialekteve te larmishme te rajonit neper shekuj do te na japin edhe disa shqiptime disi te vecanta e karakteristike per gjuhen tone.
Shohim se arberit qe shkuan mbas pushtimit turk ne rajonet italiane apo ne zona te tjera te Europes e quajne veten Arber dhe Arberesh ne gjuhen e tyre, dhe vendin Arberia si dhe vet shqiptaret. Kurse latinet kete vend ne gjuhen e tyre do ta njohin Albania per nder te fisit Alban qe beri emer te denje ne antikitet.
Arber, Arberia quhet nga shqiptaret ne mesjete vendi i tyre, ne helenisht Alvanon, Alvania, ne latinisht Alban, Albanum, Albanenses, Albania, ne sllavisht Raban, Rabanski, Arbanas ne gjuhen neolatine te ballkanit ne formen Arvenit, Arvanitas per banoret qe shkuan ne Greqine qendrore kurse vendin e origjines se tyre Arbenia.
Ne dekumentat bizantine e gjejme ne formen Alvanon dhe Arvanon nga rregullat fonetike te gjuhes greke ku vihet re alternimi i germes l ne r per emertimin shqip Albanon dhe Arbanon si dhe b ne v duke na dhene keshtu Alvania ose Arvania.
Por le te shikojme ne vet teritoret ku ishin albanet e vjeter cfare kuptimi ka pasur fjala Arber dhe Arberi.
Arbanum, Arber ne Myzeqe eshte quajtur kohe me pare banori kristian vendas lale, kurse ata te zones se Beratit quheshin Arberesh te kuq per faktin se ishin me te sigurte e me luftarake per te mbrojtur teritoret e tyre kodrinore e malore.
Ne zonat Moker, Gore dhe Opar deri ne Skrapar e Permet kjo fjale ne gjuhen tregtare apo lokale kishte kuptimin bari, blegtar. Ne keto zona blegtoret e fushes shkonin me tufat e medha te bagetive gjate pranveres dhe veres se kishin kullota te pasura per grigjen e tyre. Kjo tradite ishte e vjeter dhe e gjejme te shkruar ne dekumentat mesjetare por edhe me vone si shkruan Pukevill ambasadori frances prane Ali pash Tepelenes kur kaloj ne keto ane ne vitin 1806 apo sic shkruan William Martin Leake ish ushtarak, dipllomat dhe studjues angles, perfaqsues prane Ali pashe Tepelenes ne Janine ndermjet mjaft kujtimeve e shenimeve. Nga udhetimet e misionet e tij ne Shqiperi ka lene mjaft dekumenta per krahinen tone dhe banoret e saj kur kaloj ketej ne shtator 1805 dhe ndali ne mjaft qendra te krahines. Ai ne malet e Tomorrit pa dhe takoj banore stinore qe ishin barinj te Myzeqese, disa prej ketyre personave shkruan Like kane me mijra koke dhen e gjedh, prej te cilave prodhohet gjalpi e djathi si dhe buaj, dema, qe per pune qe rriten per te furnizuar Rumeline, Shqiperine dhe Greqine.
Udhetari piktor pesajzhist dhe studjuesi tjeter anglez Eduart Lir shkruan ndermjet te tjerash ...ne fushen e Myzeqese shihen tridhjete, dyzete kope te medha qe dalin parasysh njeheresh dhe qe ruhen nga qen te medhenj si luane, diku me tej ai shkruan per kope te panumerta qesh, buajsh dhe dhenesh. Ai na njohin edhe me shtegtimin stinor te bagetive nga fusha ne mal e anasjelltas gjate muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator sipas stilit te vjeter ata ngjiteshin ne kullotat malore sic ndodhte psh me barinjte e Myzeqese qe veronin bagetite ne malin e Tomorrit.
Ne veri te qytetit te Lushnjes ndodhet mali i Arbores disa e quajne Arbur ose Harbur. Disa mendojne se ne kohet e vjetra ketu prane Lushnjes gjendej qyteti Arbo qe permend Polibi ne shekullin e dyte para Krishtit. Gjurme objektesh te kohrave te vjetra jane gjetur prane kodrave te qytetit te Lushnjes por studimet nuk kan vazhduar per njohje te metejshme per arsye te ndryshme.
Arbore quhet pema qe nuk jep kokrra, fruta ne gjuhen latine. Ne kuptimin vulgar apo sic i thone popullore arbore kuptohet si bore arte, e bardhe si bora, ar i bardhe (ar dhe bore). Ky mal ne veri te qytetit te Lushnjes ne fakt eshte formacion shtufor dhe me ngjyre te bardhe.
Ardenice ne gjuhen latine ka kuptimin banore te ardhur, emigrante, endacake, shtegtare.
Armenj ne gjuhen latine e te arumuneve do te thote banore vendas.
Arbenei, Arbinesh ne gjuhen latine te arumuneve (arremene) do te thote banore te ardhur, endacake, shtegtare, emigruese. Greket sot me kete emer por theksin dhe rregullat fonike helene ku germa b lexohet v do te quajne banoret shqiptare te ardhur ne mesjeten e hershme ne keto troje dhe kete fjale e kane mare nga fjalori i popullsise arremene, vllahe te Thesalise ku dhe dyndjet e grindjet midis ketyre etnive ketu ishin te shumta ne ato kohera.
Alvanos dhe Alvania ne do te njihemi nga greket te cilet ne theksim germen b e lexojne v.
Arnavut, Arnavutllek ne gjuhen turko persiane do te thote koke forte, te ashper, te vendosur qe nuk terhiqen.
Arna ut ne gjuhen turke quheshin banoret shqiptare, disa e lidhin me fjalen gjermane arnu qe do te thote shqiponje dhe emri ut ka kuptimin drejtoj(drejtoj shqiponja)
Arnaut ne gjuhen rumune eshte sinonim i hajdutit, vjedhesit, i ushtarit turk.
Arbanas arbanasin quheshin arbereshet ne mesjete nga sllavet krahas emertimit sllav rabanski.
Arbanaski ne gjuhen sllave quheshin banoret arberesh te nje shtrirje me te madhe.
Raban ne gjuhen sllave quhen banoret me origjine nga treva e percaktuar e Arberit.
Arbanash quhen shqiptaret nga rumunet, arbinesh quheshin njejes nga arumunet dhe latinet e tjere te ballkanit si vllehet, cincaret, kucovllehet e tjere.
Albanie-ilirium ne anglisht ka kuptimin lende e pare, materiale ndertimi,

Por nuk duhet te harrojme per keto vlersime ka edhe nje te vertete brenda qe i perligj ato. Ketu duhet te marim parasysh ate levizje ushtrish romake me perberje te legjioneve nga te gjithe popujt e rajonet e perandorise, skllevrit e shumte dhe zhvendosjet e tyre familjare se bashku si fshat apo fis nga nje rajon ne tjetrin. Ata pas vendosjes dhe stabilizimit ruanin e mernin me vendasit kulturen dhe traditat duke na ardhur sot me karakteristika teper te perbashketa te ngjizura sa nuk ka faktor kimik ti percaktoje drejte e qarte.
Invazionet e fiseve barbare nga lindja dhe veriu i europes si dhe marjet masive me dhune si rober te popullates nga keta invadore qe do te vazhdonte me kolonizimet e fiseve te shumta sllave, me inkursionet arabe, mongole e deri ne hordhite turke qe mjaft qarte na i bien shkrimet dekumentare te Ana Komnenit e Kantakuzenit si dhe te kronisteve te shumte bizantine, turq e latine qe do te sillnin ate c”perberje e asimilim te mjaft popujve te vjeter te rajonit ilirik qe sot e kemi te veshtire ti analizojme per te nxjere konkluzione.
Natyrisht ardhja e popujve të tjerë nuk ka ngelur pa ndikime në banorët vëndas, prandaj përbërja demografike e qendrave të banuara të krahinës ka pësuar edhe ndryshime në jetën e shekujve. Nuk përjashtohet jo vetëm prania e kolonëve, në kohë të lashta të grekëve për qellime tregëtie e aleance për shkak të rivalitetit e të luftrave por kemi edhe një romanizim, një sllavizim e një turqëzimi pa harruar ndikimin e popujve të tjerë barbarë që vinin e iknin në popullsinë e kësaj treve si në gjithë trevat e tjera. Më vonë kanë ardhur edhe ebrej e arumune që nuk kanë mundur të ndërpresin vazhdimsinë e popullsisë autoktone e cila kurdoherë ka luajtur e përbërë bërthamën kryesore të popullsisë së kësaj krahine.
Ndikime nga ata ekzistojnë në toponomi e emra vëndesh, mjetesh të përdorimit të përditshëm, në kulturë, në legjendat e gojëdhënat, në besimet relegjiozë, në ushqim, në tipare e ngjyrë në disa zakone e tradita që kanë ngelur në veshje e në folklor dhe në intelekt.
Per te gjithe qe njohin historine tone japin konkluzionin e drejte se .. jeta këtu ne Myzeqe ka vazhdimsi. Historia në këtë trevë të begatë të vëndit tonë ka ecur përherë në një hap me banorët etnik. Ajo asnjëherë nuk e ka ndjerë veten të tradhëtuar prej tyre ne te gjitha koherat.
Kjo vazhdimsi e jetës së tyre shpjegohet në radhë të parë fal pozicionit të saj gjeografik i cili ka bërë që vëndbanimet e emëruara prej tyre të mos ç’populloheshin dhe as të asimiloheshin. Askush prej barbarëve apo dhe të kulturuarëve të atyre kohërave që shkelën këtu, s’arritën ti tjetërsonin. Në rrjedhën e kohës në këto qendra të rëndësishme kanë ardhur edhe popullsi të tjera të të njëjtës rrace e etnie të fiseve përqark.
Pse kjo trevë, kjo krahinë ka qenë një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë gjatë gjithë rrugës së historisë e të jetës në këtë vënd.
Janë mjaft faktorë por mbi të gjitha siç thamë është pozicioni gjeografik. Myzeqeja shtrihet në Shqipërinë bregdetare dhe siç shkruan studiusi italian Baldaci më 1929 në Romë ... se fatkeqsia kryesore e vëndit ka qenë se ai gjendej si në një urë ndërmjet Detit të Zi, Arkipelagut dhe Adriatikut, për herë mes tronditjeve të invazioneve dhe çvendosjes së popujve e interesave.
Proçeset e reja demokratike edhe pse me vështirësitë e një tranzicioni të tejzgjatur nga politika e pakujdesshme dhe e qellimshme e varësisë dhe imponimit nga jashtë kanë filluar rrugën e tyre dhe po krijojnë realitete e mundësi për vizione dhe hapsira të reja që pa tjetër do tja kthejnë krahinës pamjen drejt qytetërimit europjan ku duam të shkojmë.

Mihal Llaqi Jano


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Eorditi dhe Myzeqeja.....
Post Number:#6  PostPosted: Wed Jul 28, 2010 9:17 pm 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
"" wrote:
Mbi Arberine dhe Arberit si vend e banore te vjeter te Shqiperise

Po te lexosh me vemendje ato pak shkrime dhe komente te vjetra qe njohim mbi Arberin do te shtrojme disa pyetje per te sqaruar e vlersuar me mire kete problem te rendesishem te historis se vendit e popullit tone. Per tezat e shtruara dhe hipotezat e dala nga ky trajtim do te vecojme disa te dhena qe jane ne interes te njohjes me te thelle te emrit tone te mesjetar.
Si e gjejme emrin e vendit dhe te popullit tone ne fillimet e tij ne gjuhet e popujve fqinje dhe atyre qe kishin mardhenie me ata.
Kemi trajtuar ne nje studim me vete emrin Alban dhe Albani qe na njohin te tjeret dhe mendoj se eshte veshtire te kundershtohet nga faktet dhe argumentat qe sjell.
Nga cila gjuhe vjen tek ne etimologjia e emrit tone te vjeter Arberia dhe Arber.
A ka lidhje midis ketyre dy emertimeve Alban qe na therrasin te huajt dhe Arber qe ne quajme vehten.
A mund te kete patur emer tjeter te perafert ky vend dhe ky popull ilir ne gjuhen e vet shqipe. A ka lidhje midis emrit te dhene nga dekumenti i Ptolemeu ne shekullin e II-te te eres sone per vendin Albanoi dhe qytetin e tyre Albanopolis ne Iliri.
Pse edhe sot bota na njeh me kete emer Albania qe shume mendojne se ka si derivat emrin mesjetar Arberia.
Pse shqiptaret e larguar per arsye te ndryshme ne mesjete ruajne edhe sot emrin e vjeter mesjetar arber dhe nuk e njohin ne perdorim as emrin alban e as emrin shqiptar qe mbajne banoret e dheut ame.
Si quhen shqiptaret e vjeter ne heladhe dhe pse ky ndryshim. Ne Greqi jo te gjithe shqiptaret e vjeter njihen me emrin arvanitas, por njihen si ilir, epirotas, arberesh, shqiptar, turkomysliman e tjera.
Ekziston emri i banoreve arvanitas por nuk theksohet atdheu i tyre me kete emertim po keshtu nuk u njihet kombesia me kete emer.
Kush quhet Arberi dhe ku shtriheshin, nga e muaren emrin Arber e Arberia si banore e si teritor, cfare tipare fizike kishin karakteristike, gjuha dhe kultura e tyre, aktiviteti prodhues, zhvillimi ekonomik dhe organizimi shoqeror politik e religjioz, mardheniet me fqinjet e mjaft probleme te tjera ne kete kuader qe kerkojne shpjegim.
Le te marim e te analizojme sipas permbajtes dhe problemeve qe trajtojne shkrimet mesjetare ne gjuhen latine, greke dhe sllave qe i gjejme ne “Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise” Vellimi i II-te i vitit 1962. Ne kete kuader duhet te kemi parasysh edhe mjaft ndryshime qe kane ardhur si pasoje e vet ndryshimit ose evolimit te ketyre gjuheve qe nga lashtesia ku nga helenishtia e vjeter doli gjuha e re greke, nga latinishta romake doli gjuha italiane dhe nga sllavishtja e vjeter serbe doli gjuha e sotme serbe. Kete mund te themi edhe per gjuhet e tjera si persishtja apo turqishtja dhe mjaft gjuhe te tjera fqinje qe kane humbur e jane tretur ne mjergullen e shekujve.
Njihen sipas dekumentave qe ekzistojne nga mesjeta e hershme si Arberi vetem zona fushore nga posht Lezhes deri ne Vlore prej perendimit qe eshte vija bregdetare deri ne lindje prane Krujes e poshte zonat Peza, Kavaja, Darsia, Dumrea, Sulova, Mallakaster e bute dhe gjithe hapsira e fushes se Myzeqese.
Banoret e Arberise ishin ne kontakte te drejtperdrejte me te huajt qe vinin ne territorin ballkanik nga jugu sic ishin helenet, nga lindja prej sllaveve dhe kryesisht nga perendimi, pra nga deti me te cilet krijuan se pari maredhenie me popujt latine por edhe me normanet e keltet ne levizjet e luftrat e kryqezatave drejt lindjes. Kjo kohe koncidon edhe me renien e termetit te fuqishem te vitit 1272 qe rrenoi qytetin e Durresit dhe te tjere te bregdetit, si dhe te permbytjeve te medha te ketyre fushave e rajoneve nga vershimi i lumenjve qe nderronin shtrat. Nje ndikim te dukshem pati dhe pushtimi e sundimi Anzhuin qe ndermori disa reforma organizimi politik, relegjioz e ekonomik duke favorizuar nje grup feudalesh vendas si vasale te tyre. Kjo situate ndikoi qe banoret filluan te largoheshin ne drejtim te vendeve me te sigurta per jetese duke hyre shpesh here ne sherbim ushtarak te normaneve, frengjeve, katalanasve qe pushtuan teritore ne jug te Ballkanit. Keta banore njiheshin per shume veti edhe si luftetare te zote. Keta zune vend ne teritoret greke te pushtuara te ndihmuar nga sundimtaret e rinj edhe nga shpopullimi qe ndodhi nga lufterat e vazhdueshme ne keto kohera por edhe prej shfarrosjes masive qe kishin bere semundjet e koleres ne banoret e dikurshen te ketyre zonave, sidomos perreth Thesalise, Pelopenezit e ne Atike.
Nuk duhet nenvlersuar ndikimi i fjaleve te huaja ne leksikun e perditshem shqiptar. Historia e fjales na sqaron e na bind per origjinen dhe burimin e fjales. Me kete dua te them se etimologjia eshte vet historia e fjales. Por nuk duhet te harrojme se fjalet e vjetra shqipe por edhe te huajat neper vite e shekuj kane pesuar ndryshime te medha si formale dhe botkuptimore gjate zhvillimit te historis por qe ti analizosh kjo kerkon njohjen sa me te mire te repulsive te evolimit gjuhesor te shqipes qe une nuk i kam njohurit e duhura shkencore per kete trajtim.
Kush duhet mare si paresore ne kete studim emri Alban apo Arber. Mendimet jane te shumta dhe me kundershti te pranushme ne mjaft argumente per te gjithe studiusit qe jane mare me kete teme.
Une mendoj duke u nisur nga dekumentat me te vjeter se emri Alban eshte me i hershem nga fjala Arber. Kete mendim e perforcon me se miri edhe e dhena e Ptolemeut nga Aleksandria qe per here te pare flet per vendin e Albaneve dhe qendren e tyre Albanopolis ne Shekullin e II-te te eres sone.
Duhet te kemi parasysh se kete teritor te Albaneve e pershkojne ndermjet disa lumenjve edhe dy lumenj te paster e te kulluar qe vijne nga zona malore shkembore qe mbanin emra qe ju afrohet kuptimit qe do te mare me vone provinca Arberia. Lumenjte Erzeni prane Tiranes dhe Argenta (quhej ne mesjeten e hershme lumi Apsum, Osumi, Lumi i Beratit nje dege e Semanit te sotem, po kete emer mban edhe lumi i Fierit qe quhet Gjanice. Po ti studjosh nga etimologjia e fjales i pergjigjen emrit Argjent. Po c’ishte argjenti si metal i paster e i cmuar ne ato kohra pse keta lumenj kane mare kete emertim. Kemi shkruar nje studim te vecante per lumenjte qe pershkojne Myzeqene dhe aty i kam trajtuar me gjere dhe kane nje interes njohes per te gjithe studjuesit)
A nuk dalloni pa veshtirsi dhe nje perafrim te pamohushem ndermjet etimologjise Argjenta dhe Arberia por edhe Albania.
Historia dhe gjuhesia me te gjitha deget dhe drejtimet e tyre te shumta kane ngritur mjaft teza dhe hipoteza te ndryshme per te nxjere sa me drejte shkencerisht brenda njohjes se mundeshme te mjaft ngjarjeve dhe emertimeve qe vijne nga e kaluara e larget te cilat ekzistojne edhe sot e paraqesin per ne mjaft enigma.
Nuk duhet te mbetemi te verber ndaj njohjes kur kemi arsyen dhe dijen e mjaftueshme per te trajtuar mjaft fenomene e probleme. Ato te mos ja leme spontanitetit dhe vulgaritetit ne interpretim sic ka ndodhur shpesh nga injoranca qe ka sunduar ne te kaluaren ne vendin dhe popullin tone.
Ne Shqiperin e Mesme ne zona e krahina te ndryshme te saj deri ne malsine e Shpatit e Tomorrices me emrin Arber tashme dihet qe quhet banori shqiptar i Myzeqese, i dheut te zi, kurse Arber i kuq eshte quajtur banori shqiptar i zones se Beratit rreth Shpiragut, me kuptimin balta e kuqe ose dheu i kuq.
Malesia e Gore-Moker-Opar me arber kuptojne dhe e perdorin deri me sot per te percaktuar blegtorin pra bariun. A nuk na kujton kjo shkrimet e Ana Komnenit, Kantakuzinit apo shkrimin e Anonimit te Gorkes per shekullin e XI-XIII-te ne pershkrimet e banoreve te te kesaj zone qe quhet Arberi si nomade, blegtore pa shtepi por me kasolle e tenda si shtegtare.
Por nga greqishtja kemi edhe fjalen Orfanos-jetim qe i afrohet fjales Orvanos, Arbanos, Alvanos duke pare aty sic shprehet dhe profesor Cabej ne thelb emrin e nje fisi te shkulur nga fiset e tij. Pra ketu kemi kuptimin e njerzve qe levizin, shtegtojne si nomade per arsye e shkaqe te ndryshme qe ju kane ngjare nga faktore ekonomike, natyrore apo politike. Por mendoj se kjo fjale edhe mund ti kete dhene emrin arberve.
Po te shikojme ne kete kend edhe ne kete kohe emrin arber ne gjuhen arumune qe flisnin vllehet (vllazerite) ne zona te tera te banuara prej tyre ne Ballkan sidomos ne brigjet e Devollit dhe burimet e siperme te Vjoses deri ne Thesali e me tej ku e gjejme dendur emrin Arber nga Vllehet e Pindit sic na njofton Kantakuzeni. Vllehet kishin ne zoterim keto zona kur shkuan se pari arberit jashte territoreve te tyre nga Shqiperia e Mesme. Banoret levizes, endacake, shetites, nomade njihen nga vllehet me emrin arbenei, arbenoi qe do te thote ardhes pra me te njejtin kuptim etimologjik sic e trajtuam me larte. Po me kete kuptim eshte prej tyre edhe fjala ardhenei, ardenei, ardenic si hyjni i mbrojtese te shperngulurve, émigrusve. Te mos harrojme se historikisht Vllehet kishin formuar mbreteri, bile dhe perandori qe njihet historikisht Vllahia e Madhe dhe kane patur ne zoterim edhe teritore te pushtuara ne Maqedoni e ne Epirin e vjeter ku perfshihej edhe Shqiperia e Mesme ne mesjeten e hershme.
Sipas pershkrimit te Anonimit te Gorkes te vitit 1308 ne territorin nga Erzenta, Mathia, Shkumbini, Epasa-Osumi, ndodhet vendi dhe banoret te cilet ne kete shtrirje gjeografike mbajne emrin Arberi dhe Arber.
Teza e Hanit per Albanopolin e Ptolemeut per Zgerdheshin e Krujes eshte i gabuar per mjaft arsye bindese.
Me sakte per lokalizimin e Arberit mendojme se e trajtojne Ataliati ne mesjete, studjuesi Leake ne librin e tij dhe Fallmerayer se ky vend ndodhet ne anet prane qytetit te Elbasanit.
Po keshtu drejt e lokalizon dhe e trajton mbi luginen e Shkumbinit Daullier ne librin Udhetime dhe Memorje vellimi III-te botuar ne vitin 1968.
Po ta shikojme historikisht nga burimet perendimore dhe ato bizantine mesjetare, nuk ka shume baze qe ky emer Arber te perfshije ne thelb te tij zonen Kruje, Kurbin, Ishem por zonen me ne juge nga Tirana, Peza, Shijaku, Kavaje, Darsi, Dumre, Sulove, Berat brigjet veriore te Mallakaster-Laberi dhe gjithe zonen e Myzeqese.
Viset prane Bishtit te Palles kane emer topik Albeigne ose me shqip brigje te bardha po kete shohim prane Bashtoves ne jug te kodrave te Kavajes ku ndodhet edhe sot nje fshat me emrin Bardhaj ne regjistrimin turk te vitit 1431-32 e gjejme ne Nahijen e Irminit i vilajetit Balsha me emrin Vardenice-Bardhenice.
Ne kodrat prane rruges Lushnje-Berat afer Karbunares gjendet fshati Kashbardhe (kas, kash latinisht i thone shtepise) dikur sipas defterit turk ishte fshat i madh i Nahijes se Zhilemes dhe quhet Izbarde-Izbardhe. Ne kodrat e Ardenices gjejme edhe fshatin Ardenice qe ne regjistrin turk te cituar me lart e gjejme po me kete emer.
Po te shohim a ka lidhje Albanoi i Ptolemeut me Arber te mesjetes se hershme. Po ka lidhje edhe si pozite gjeografike edhe si kuptim etimologjik. Shume studjues e kuptojne dhe trajtojne shtrember vendet e Albaneve e marin posht Lezhes ne lindje te Durresit por une do te sjell argumenta se kjo nuk eshte e sakte. Po ti shikosh shkrimet e Cezarit ne Lufta Civile pjesa e dyte e ditarit te tij kur fjet per territorin e partheve ilire ai e lokalizon mjaft bukur e sakte se ku ndodhet qendra e tyre.
Trajtimi “Partha” si vend, qender banimi dhe popull ilir prane Taulanteve i autoreve te shumte te antikitetit eshte Opinium Parthnum sipas ditarit te Jul Cesarit kur erdhi ne vitin 49-48 para Krishtit me legjionet perandorake romake ne Iliri ne lufte me Pompeun. Po ky emer eshte ne fakt Albanoi dhe Albanopolis i Ptolemeut rreth 250 vjet me vone prandaj mendoj se do te na ndihmojne qe tu japim pergjigje asaj cka kerkojme me larte.
Kurse ne nje kenge nga poemat e Rolandit shkruar ne mesjete ne kohen e fushatave luftarake te normaneve ruhet e dallohet qarte emri i vjeter i kohes ilire Albanie per rreth Vlores ku ashtu si prane Beratit kemi edhe sot qender banimi me emrin latin ‘L’apardha’ne kujtim te parthineve te lashte. Por ketu duhet te kemi parasysh se autori mund ti kete dhene kete trajte sipas trajtimit latin nga eshte edhe vete autori.
Banoret qe shkuan ne Greqi dihet tashme ne mesjete u nisen nga keto zona e cuan emrin arber dhe e ruajten andej deri ne ditet e sotme. Nga keto shtegtime dhe emigrime nuk njihet emri shqiptar i cili eshte i mevonshem por nuk njihet as emri arberi, arveri sipas fonetikes greke por alvanoi ashtu sic e njohin edhe greket.
Banoret midis Arberise se vjeter dhe Trojeve qe zune keta te larguar ne Helladhe qe greket i quajne Arvanitas gjendet nje popullsi e perziere qe perbehet prej arberve, vlleheve dhe grekeve. Pra kemi ndryshimin e emrit nga arber ne arvanitas duke pasur ne mes ky teritor banore shqiptare qe quhen arber ne ndryshim nga emri arvanitas qe gjendet ne Thesali e Atiki ku ata u vendosen se pari.
Kete mendim dhe mjaft te tjera me interes studimi per arvanitasit dhe shqiptaret e tjere ne Greqi ja kemi parashtruar edhe studiusit me te njohur arvanitas Aristidh Kola (kryetar per shume vite i shoqates se Arvanitasve ne Greqi) ne nje takim se bashku me tim bire Mihalin emigrant ne Athine ne vitin 1997. Ai e pa me mjaft interes studimi, mbajti dhe shenime por mjerisht vdekje e mori mizorisht ne nje kohe qe sduhej pranuar per moshen e tij te re e ne kulm te studimeve e krijimtarise.

Njohim emertimet historike Regjium Albania, Mbreteria e Arberit, Shteti, Principata e Arberit por a kishte apo jo qytete ky formacion politiko shoqeror dhe ku ishte qendra e tij.
Disa thone per Krujen, disa Petralben (Petrelen) disa per Elbasanin te tjere per Beratin por ne asnje dekument nuk theksohet sakte dhe me argument.
Kruja qytet i bardhe, Petralba-qytet, keshtjelle Guri i bardhe, Berati-keshtjell e bardhe.
Kruja, Croj, Kurija emer vendbanimi disa e lidhin emrin me Krojet e shumte te ujet qe zbresin nga mali i larte aty prane, te tjere nga fjala Kurie qe do te thote greqisht qender peshkopale. Por sic e gjejme te shkruar ne shkrimet bizantine ne formen Croois qe do te thote kryq mendimi te shkon se behet fjale per nje qender e rendesishme fetare e Arberit. Ne veshtrimin te pare te dyja etimologjite qendrojne se kane dhe nje baze bindese, se vertet ka patur dhe ka edhe sot shume kroje me uje por nuk mund te nenvlersojme edhe varjantin tjeter kur dihet fare mire se ne mesjeten e hershme ky vend banim ka qene nje qender episkopale e kishes bizantine.
Por ne nje studim me te gjere mbi etimologjine e kesaj fjale dhe variantet e shumta te ketij emri ne gjuhe te fqinjve dhe popujve te tjere qe kane ardhur ketej kete emer ne e nxjerm me kuptim te ploete nga fjala ilirike Korra qe do te thote vend, toke dhera te zinj.(ne shqip Korra, Korragum, Korrab, Kurbnesh, Kurbin, Kruje, Krrabe, Kurvelesh, Korce, Krrutje e tjera ne latinisht Misje, Mysje, Musion, Mursi, ne neolatinisht Mzak, Muzak, Myzeqe e tjera, ne sllavish Cerme, Cerrik, Cerrush, Cermenik, Cerrag, Corraj e tjera, ne helenishten e vjeter Skurie, Thopia, ne italisht Saver, Sarave, Karbunare e tjera ne turqisht Karatoprak, Toprak, Topallti, Toptane e tjera, ne italisht Terra, Torovice, Torviol, Tirane, Terbuf, Torromishte e tjera.

Petralba eshte Petrela e sotme, me etimologji latine ne shqip Gurbardha, qytet dhe keshtjell e njohur ne mesjete si kryeqendra e princeve Topias.
Elbasani, Albasani dikur ne lashtesi quhej Skambini, Skampini, ka edhe nje etimologji me emrin alba se dhe lumi prane mban emrin Shkumbini (shkume -bie, sjell por shkuma kuptohet eshte e bardhe)
Berati, Belgradi i Arberise keshtjell dhe qytet i vjeter ne rrjedhjen e mesme te lumit Osum me etimologji sllave ne shqip Qytet i bardhe.
Grykat e Albanit po ti referohemi sic shkruan Ana Komneni jane disa si e Dibres, Shkembit, Kelcyres mbi Vjose. Por kjo nuk eshte e plote e do trajtuar me gjere e me drejte se gryka kane te gjithe lumenjte e vendit qe zbresin nga malet e larta qe ndodhen ne lindje te ketij territori. Une mendoj se nuk behet fjale per gryken e Dibres qe eshte mjaft larg kur para saj ndodhet gryka e Matit, por shpreh mendimin se mund te jete keq kuptuar ne perkthim si mjaft gabime te tjera qe vihen re ne dekumentat mesjetare. Me e arsyeshme eshte te jete gryka e lumit te Devollit prane Dumbres (qe shpesh e gjejme te shkruar Debre dhe qe e kane mare per Diber) ose gryka e lumit te Shkumbinit aty prane ku kalonte dhe arteri me i rendesishem rrugor romak Via Egnatia.
Vendet dhe zonat e tjera ishin me te zhvilluara por nen tutelen e Arberise qe i paguhej takse thuhet ne nje dekument tjeter.
Zbehja e emrit Arber dhe zevendesimi i tij me emrin Shqiperi ka lidhje te mevonshme me procesin e islamizimit te vendit per kete kam bere nje trajtim me vete qe mendoj se i qendrojne argumentet e ngritura per studim.
Po keshte Georg Akropoliti shkruan per Arberin ne shekullin e XIII-te midis Ohrit dhe Durresit.
Ne fillim Albania dhe Arberi jane emra vendesh pastaj dalin emra banoresh
Duke lexuar nga faqja 25-29 shkrimin latinisht te vitit 1308 te nje autori anonim qe na sjell O.Gorka nxjerim disa te dhena me interes per studimin tone. Ja si shkruan Anonimi. “Kjo Arberia eshte nje krahine mjaft e gjere dhe e madhe dhe ka banore shume luftetare, te cilet jane shigjetare dhe heshtetare shume te mire.
Gjithe kjo krahine laget nga kater lumenj te medhenj, do me thene nga Erzeni(Erzenta), Mati(Matia), Shkumbini(Skumpino), Devolli (Epasa).
Toka eshte e pasur me mishra, djathra, qumesht; buke dhe vere nuk kane shume, por kane mjaft sidomos bujaret.
Qytete, qyteza dhe keshtjella e fshatra nuk kane, por banojne ne cadra dhe gjithenje levizin nga nje vend ne tjetrin ne turma e fise.
Por kane nje qytet te tyre, qe quhet Durres dhe eshte i latineve prej andej marin pelhurat dhe gjithe cu nevoitet, nje pjese te kesaj mbreterie bashke me qytetin e lartpermendur te Durresit e ka tani princi i Tarentit, biri i mbretit te Sicelise dhe kete e ka me vullnetin e lire te atyre zoterive te vendit, te cilet e pranuan ate me vullnet te lire si kryezotin e tyre per arsye te dashurise se natyrshme qe ushqejne per galet.
Mbreteria e sipermendur e Arberise (dictum Albanie regnum) tani nuk ka nje mbret, por vendi eshte ndare midis princeve te vendit, te cilet sundojne vete ate pa i u nenshtruar vete kurrkujt.
Kjo province quhet Albania sepse njerzit e ketij vendi lindin me leshra te bardha (albo crine). Qente jane ketu shume te medhenj dhe kaq te eger sa mundin luanet…
Banoret syte i kane te shkruar dhe te kalter ne bebe, keshtu qe shohin me mire naten se diten.
Kjo Albani perfshin dy provinca, do me thene Grykat (ne greqisht Clisaram-Kelcyrat dhe nuk eshte fjala ketu thjesht per Kelcyren si qender banimi prane Permetit. Dihet se ne vendin tone ashtu si ne gjithe Ballkanin ka shume emra Kelcyre dhe Klose qe u pergjigjen fjales shqipe Gryke ose Ngushtice-dhe ketu mendoj se behet fjale per grykat e lumenjve kur keta dalin nga malet dhe hyjne ne fushen e madhe. shenimi im Ll. Jano).
Dhe Tomorrishten (Tumurist)” ky emer eshte pak i deformuar nga shqipja por ka kuptimin Toka, vende , dhera te mira, te begatshme, kjo province njihej dhe perfshinte sipas mjaft dekumentave mesjetare gjithe zonen fushore bregdetare te Arberise nga perendimi i Krujes dhe posht Durres, Kavaja, Lushnja, Berati dhe gjithe Myzeqeja gjate mesjetes se hershme. Dihet se zona e Kavajes ne mesjete perfshihej ne Nahijen e Tomonishtes e si vilajet i Balshes, Gjon Muzaka ne kujtimet e tij shkruan per Tomorrishten (Tomonista) domethene Myzeqe e Vogel qe jau mori Gjergj Kastriot Skenderbeu. Sic del nga dekumentat e vjetra Tomonishte i thone vendit fushor kurse Torromishte (torro latinisht i thone kalase) ketu mbase duhet mare me kuptimin e vendit te ngritur sic eshte ne fakt territori kodrinor kodrat e Pezes, Kavajes, Darsise dhe Dumrese. shenimi im Ll. Jano)
Krahina midis Krujes dhe Lezhes ne mesjete quhej krahina e Misies-Mysie, nuk e di kuptimin dhe etimologjin e ketij emri por mendoj se vjen nga latinishtja qe ka te njejtin kuptin si vend nga perendon dielli, ku fillon te erret, si toke e zeze, vend i begatshem per prodhime te ndryshme bujqesore e blegtorale, pra me te njejtin kuptim si per fjalen Myzakie per fushen me te madhe perendimore te vendit tone qe ne nje shkrim me te plote e kam trajtuar si kapitull me vete.
Pervec ketyre dy krahinave shkruan Anonimi i Gorkes “ka ngjitur dhe provinca te tjera do me thene Kunavine, (Kumanian), Stefaniaken (Stophanatum), Pultin (Polatum), Dibren (Debre) te cilat provinca u paguajne tribut atyre arberesheve (albanensibus) dhe pothuajse jane rober te tyre, sepse ushtrojne bujqesine dhe vreshta dhe i ruajne gjerat e nevojshme ne shtepite e tyre. Njerzit e ketyre provinceve nuk levizin nga nje vend ne tjetrin, sikurse arbereshet e lartpermendur, por kane banesa te qendrushme dhe qyteza e nuk jane as thjesht katolike dhe as thjesht skismatike (orthodhokse). Sikurse te ishte kush qe tu parashtronte, predikonte fjalen e perendise, do te beheshin thjesht katolike, se prej natyre i duan latinet, sic eshte thene me siper.
Keta arbereshet e lartpermendur kane nje gjuhe te dalluar prej latineve, grekeve dhe sllaveve keshtu qe nuk merren vesh aspak me popujt e tjere dhe keto qe thame mbi Arberine le te jene mjaft“.
Autori kuptohet se vet eshte latin i besimit katolik por une ne kete shkrim te perkthyer nga latinishtja dhe pse jo i plote dhe jo i sakte ne emertime provincash e qytetesh, nxjer disa konkluzione qe duhet te kihen parasysh kur trajtojme historine e mesjetes dhe daljen ne drite per here te pare te emrit te vendit e te banoreve Arberia-Albanoi dhe Arber-Alban.
Emri i krahinave Kumania, Stophanatum, Pultium, Debre mendoj se nuk eshte shqiperuar e lokalizuar drejt nga perkthyesi dhe studjuesit e ketij dekumenti.
Sepse nuk besoj qe emri i krahines Kumanian te jete Kunavia kur dihet se me kete emer (Kunavia) njihen malet e lugines se lumit Shkumbin nga Elbasani drejt Librazhdit e me ne lindje ku kalonte permes kesaj gryke e ne disa qytete dhe Via Egnatia, por me e besueshme eshte te jete krahina e Roskovecit ku dhe sot ruhet emri Kumani qe mban nje nder fshatrat me te vjeter te kesaj krahine si dhe nje kishe mjaft e vjeter e shekujve te mesjetes hershme e stilit perendomor sipas studjuesve tane (A.Meksi dhe Dhamo) e cila sot ruhet si monument kulture diku ja larg mbi nje koder prane fshatit Kurian qe tregon se dikur kjo ka qene edhe qender episkopale e rendesishme sipas mjaft dekumentave te tjera.
Emrin e qytetit Stophanatum qe e gjejme te shkruar ne mjaft dekumente qe nga lashtesia, besoj se studiusit e dine fare mire se eshte midis Fierit e Patosit ku ruhen edhe gjurmet e nje qyteze te madhe e te rrenuar nga sllavet e sot mban emerin Qafa e Stephanit por disa te tjere mendojne se kemi te bejme me Levanin e dikurshem. Per kete mund te shikoni mjaft kronika por edhe tabulat e shumta te udhetarve te vjeter qe e permendin.
Polatum emer qyteti edhe ketu nje sy i kujdesshem dhe studjues serioz mund te lokalizoje menjehere me qytezen e rrenuar te Arnises qe na sjell Ptolemeu, germadhat e se ciles ndodhen prane Gradishtes se Lushnjes ne kodrat e Divjakes, me emrin mesjetar Ispolatum sot njihet me emrin Spolata. Por mund per arsye te tjera te jete dhe qyteti rrenoje ne gryken e Shkumbinit kur ai del ne luginen e Elbasanit qe sot quhet Polisi sepse te dy keto emertime vijne nga fjala greke Polis qe do te thote Qytet.
Debre mendoj se nuk duhet mare e kuptuar qyteti i Dibres sic e shpjegova edhe me lart kete trajtim por duhet te jete krahina edhe qyteti Demre, Dumre ku edhe sot duken rrenojat e nje qendre urbane te vjeter prane liqeneve te Belshit.
Keto qe shkruajta mendoj se i pergjigjen me mire dekumentit te Anonimit te O.Gorkes te vitit 1308 kur ndermjet te tjerash shkruan se banoret e ketyre province kishin qenderbanime te perhershme dhe mereshin me bujqesi e vreshtari kur dihet se keto zona edhe sot e ruajne mjaft mire kete tradite. Kurse per Dibren e largme nga teritoret e Arberise sipas dekumentit nuk mund te flitet per nje bujqesi e vreshtari te zhvilluar kur dihet se atje vend kryesor ne ekonomi kane patur blegtorine. Dhe keta banore malesh e shkrepash, ne vende te sigurta per mbrojtje eshte e veshtire ti mendosh te sunduar nga arberit e mirefillte kur dihet se ata jane mjaft larg prej ketej.
Montes Spinarizae-malet e Spinarices, Skela e Spinarices jane vende qe ju dhane midis te tjerave bijes se Mihalt te II-te, Helenes qe u martua me princin e Tarentit mendoj se ketu behet fjale per zonen e Shpiragut, kalane e Cfirit (Cfironicesi-Sfironices. Jo shume larg qe ketu por ne faqen perendimore te kesaj krahine ishte dhe nje skele prane fshatit Portezes ne Fier qe lidhej me detin ku ndodhej dhe limani tjeter (Gliqolimani) i ujrave te embelta i quajtur Spinarica.
Mihal Ataliati ne dekumentin numer 10 “Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise” botim i vitit 1975 na terheq vemendjen kur shkruan ...albane dhe latine (albanoi kai latinoi) te cilet dikur aleate ne isopolitine tone, bile edhe ne fe dhe qe ndodhen prane vendeve italike te Romes perendimore pa pritur dhe pa arsye u bene kundershtare. Koment imi eshte se latinet qe permenden ketu nuk jane italianet qe zoteronin qytetet bregdetare por jane banoret latinofoles arumune vllehe qe banonin se bashku me albanet ne keto rajone dhe ishin te besimit kristian orthodhokse. Edhe ne besim banoret e qyteteve bregdetare dihet se si italiane ne shumice e ne zotrim qe ishin ndiqnin besimin kristian katolik te Romes.
Ana Komnena ne dekumentat numer 11,15,16 e 17 te po ketij botimi permend ngushticat rreth Arberit (Arbanon-it), qytete si Vlora, Jeriku, Kanina, Petrela, Dibren dhe disa fshatra dhe qytete te vogla kufitare me Arbanonin qe ishin bashkuar me Boemondin qe me pare, banore qe i dinin mire shtigjet e Arberit, vajten dhe i treguan hollesisht poziten e Dibres si dhe ngushticat e fshehta te saj…
Mendoj se perkthimi nuk eshte korrekt si ne mjaft raste. Keshtu une mendoj se nuk eshte fjala per Dibren (Debre) qe eshte mjaft larg nga zona e zbarkimit te normaneve qe vepronin ne zonen bregdetare e ate fushore. Ketu mund te behet fjale per ndonje qyteze te zones Dumrese (Dubre) sic ishte dhe keshtella e Tumorit, Timorit, Tomorrit po ne kete krahine prane fshatit Stan Karbunare te Lushnjes e njohur per aktivitet ne kohen e normaneve.
Keta autore bizantine jane te paret qe i permendin shqiptaret ne mesjete, ne shekullin e XI-te me emrin e tyre mesjetar albanoi dhe arbanoi ne po ate vend qe i permendte fisin ilir me te njejtin emer Ptolemeu gjeografi aleksandrian i shek II-te te eres sone.
Ata vareshin nga kisha e lindjes, bile aleate edhe ne fe, kishin qene pjesmares ne sundim me te drejta te barabarta por jo pa arsye arbereshet u bene kundershtare te pushtetit bizantin, ishin shkaqe e arsye te thella sociale e politike qe i detyruan sic e trajtuam me larte.
… …. Ata levizin ne nje teritor fushor si nomade, jane blegtore dhe nuk kane qytete te tyre shkruan Ana Komneni.
Fqinjet banore te tjere qe jetojne ne kete teritor jane sedentare me ekonomi me te mire por ju binden atyre ne taksa te ndryshme.
Arven, Arvenoi, Arbnoi, Arbenica, Ardenica ka kuptimin levizes, ardhes, shtegtues, emigrues, nomad, endacak dhe jane fjale latine qe vijne nga gjuha e vlleheve ballkanas.
Fusha e Myzeqese, fusha e Kavajes, Tiranes dhe ajo e Krujes me emrin Misjes, Skuries, Thopias, Tiranes njihen si fushat e Arberise ne mjaft dokumenta.


Top
 Profile  
 
 Post subject: Gli Iliri e gli Etruschi hanno una comune provenienza pelasg
Post Number:#7  PostPosted: Fri Jul 30, 2010 2:30 am 
Offline
Supreme Member
Supreme Member

Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Posts: 452
Gender: Male
"" wrote:
Grazie a qualche reperto archeologico, potremo constatare, in particolare, l’affinità e il parallelismo evolutivo degli Iliri e degli Etruschi, al fine di verificarne la comune provenienza pelasgica.

In Albania sono venute alla luce molte tombe monumentali a due piani che ricordano in modo sorprendente le coeve tombe etrusche dalle stesse caratteristiche. Per esempio a Gradishta, preso Lushnja nell’Albania centrale si trova questa magnifica tomba del IV secolo a.C.
Image
Al suo interno sono stati rinvenuti degli splenditi gioielli:
Image
Perfino il toponimo Gradishta esiste in Etruria, nei pressi di Tarquinia, con una minima variazione: Gravisca.

Poco a sud, presso Cerveteri, si può ammirare questa tomba monumentale che assomiglia molto a quella dell’Albania:
Image
La tomba monumentale di Cerveteri, Italia


È noto che tanto gli Iliri quanto gli Etruschi erano molto abili nella lavorazione dei metalli. È interesante al riguardo di questa lapide ilirica eretta in onore dei forgiatori, scoperta a Korça, Albania meridionale.
Image
Confrontando il bassorilievo con questa moneta etrusca di Populonia si possono osservare gli identici strumenti di lavoro, nonché lo stesso copricapo:
Invero, fatti analoghi non si ripetono solo per coincidenza: all’origine esiste sempre una dinamica comune che sfocia in realtà incontestabili. Basta osservare, paragonare, ragionare, senza faziosità. La grande civiltà degli Etruschi è stata la base, e in gran parte la guida, la precettore, dei Romani nella creazione del loro impero.

I monumenti etruschi oggi sono in gran parte irriconoscibili, perché cambiando foggia sono diventati romani e poi molti di essi cristiani. Solo le tombe inviolate ci hanno tramandato l’autenticità di quella stupenda civiltà.

D’altra parte l’Iliria calpestata da innumerevoli invasori e in gran parte occupata da nuove popolazioni ha perduto la sua estensione territoriale ma ha conservato l’immagine della passata grandezza grazie alla eloquenza dei ricchi e delle monumentali vestigia, oltraggiate e parzialmente diroccate, ma ancora autentiche e riconoscibili. Se il tempo e più ancora le continue guerre hanno danneggiato buona parte di queste testimonianze, non essendovi stata una prevaricante sovrapposizione si culture accade che non lontano dal cuore di una città ilirica si possa vedere una chiesa paleocristiana o un castello medievale.

Si può constatare da questa immagine della città di Butrinto nell’Albania meridionale, come il teatro del IV secolo a.C., il peristilio e i bagni pubblici siano rimasti ilirici non avendo dovuto cambiare né nome né stile nel susseguirsi di nuove dominazioni.

Image
Butrinto, Albania


Anche al ninfeo di Apollonia, la città dove Ottaviano Augusto perfezionò i suoi studi, la fontana del IV secolo a.C. situata al termine dell’acquedotto, uno dei più bei monumenti del Mediterraneo, è rimasta inalterata:

Image
Apollonia, Albania

Non è certo il caso di esporre in questo breve saggio altre vestigia iliriche scoperte in Albania, analoghe a quelle etrusche, però è difficile non ricordare almeno un reperto di Durazzo (Durrës), la città dove studiò Cesare, e che Cicerone chiamò Mirabilis Urbs, presentando questi gioielli del III secolo a. C.

Nella loro raffinatezza, simboleggiano la sublimazione dell’arte e l’evanescenza del sogno.

Image

Tratto dal libro L’etrusco lingua viva dell’autrice Nermin Vlora Falaschi

http://eltonvarfi.blogspot.com/2010/05/gli-iliri-e-gli-etruschi-hanno-una.html



"" wrote:
http://www.canino.info/inserti/monografie/etruschi/etruschi_tuscia/tarquinia/index2.htm
http://it.wikipedia.org/wiki/Gravisca


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 7 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 0 guests


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL