"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.
Post Reply
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#106

Post by alfeko sukaraku »

Zeus10 wrote:
alfeko sukaraku wrote:
Zeus10 wrote:
sa per mbishkrimin sipas tradites do kalojn nja dhjet vjete ta nxjerrin neper revista..vetem ne se teknologjia ka perparuar edhe ka rruge te tjera per tu shfaqur me shpejt.personalisht jame shume kurioz ti hedh nje sy mbishkrimit.
Edhe une do te isha shume kurioz per mbishkrimin, i cili duhet te jete nje Linear B. Le ta deshifrojne ata, sipas menyrave te tyre, por me pare te na paraqisin nje fotografi.
Zeus
me sa lexoj nga arta mbishkrimi eshte papiros...edhe si rrjedhoj nuk i perket kohes se atehershme

tani si behet qe ne nje qytet te shek 13 p e s te gjendet nje papiros i shek pak para hyrjes se eres sone me e shumta..kete nuk e kuptoj dote.
Nese eshte keshtu, ata s'do e paraqisin kurre, sepse do ju dilte nje flluske sapuni zbulimi i Pallatit te Odisese.
pikerisht edhe si zakonisht.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#107

Post by Zeus10 »

alfeko sukaraku wrote:
megjithse une uroj te zbulohet legjenda pellazge e te behet realitet.

Alfeko, ti me te drejte e ke emertuar legjenda PELLAZGE, por nuk mendojne keshtu gazetaret e top-channel qe e emertojne:

heroit legjendar GREK

Nese eshte zbuluar vertete Pallati i "grekut" Odise me qeleshe shqiptare, do te na shurdhohen veshet per ca kohe.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#108

Post by erix77 »

cfare eshte me e cuditshme arkeologet kane 16 vjet qe bejne kerkime ne ate vend dhe pikerisht disa dite mbas zbulimeve te rendesishme ne Apolloni na del ne Tv zbulimi i pallatit te Odiseut.Pse pikerisht tani ky lajm?edhe shatervani dhe shkrimi me siguri jane gjetur kohe me pare por vetem tani behen publike!!!!!!!Ketu ka dicka qe nuk shkon ose ndoshta arkeologet i kane mbaruar fondet dhe dalin ne TV per te siguruar te tjera fonde.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#109

Post by alfeko sukaraku »

Zeus10 wrote:
alfeko sukaraku wrote:
megjithse une uroj te zbulohet legjenda pellazge e te behet realitet.

Alfeko, ti me te drejte e ke emertuar legjenda PELLAZGE, por nuk mendojne keshtu gazetaret e top-channel qe e emertojne:

heroit legjendar GREK

Nese se eshte zbuluar vertete Pallati i "grekut" Odise me qeleshe shqiptare, do te na shurdhohen veshet per ca kohe.
shume e sakt Zeus

por baba Cabej me sotiraqet-aleksaqet e putaqet ju kan thene se jane greke.

po keshtu edhe neritan cekaqi qe i ben greket me te vjeter ne fier se sa ne vendlindjen e tyre ne Athine edhe jo si kombe por si gjuhe teknike te perhapur ne leter.

322 p e s greqishtja triumfoj jashte mureve te athines edhe hyri si gjuha e shkrimit edhe e fese neper oborret mbreterore, ndersa Ceka flet per greke ne Apolloni qe nga shek 7 p e s kur nuk ekzistojn greke e greqishte as ne Athine..sic duket Ceka nuk e ka mesuar akoma se veprat e homerit u shkruajten ne shek 5 p e s ne athine edhe ne gjuhe jo greke=te panjohur.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#110

Post by Zeus10 »

Pa kaluar nje jave nga zbulimi i bustit te "atletit romak", kesaj radhe zbulohet busti i nje femre, qe pa dyshim duhet te kete qene "atlete romake". Vepra eshte po aq impresionuese sa ajo e meparshmja dhe i shtohet atyre te ketij lloji.
Apoloni, zbulohet busti prej mermeri i një femre
FIER-Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i përket një aristokrati romak, një tjetër bust njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro-francez.
Bëhet fjalë për një bust femre prej femre që i përket sërish periudhës romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Busti i femrës është gjetur shumë prane vendit që u zbulua busti prej mermeri i romakut të lashtë.

Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.
Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.

Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e kulturore. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.

(d.b/BalkanWeb)


Nderkohe le ti leme greket, me zbulimet "gjigante" te pallatit te "grekut" Odise, kurse ne le te bejme zbulime te "vogla" si keto buste.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#111

Post by ALBPelasgian »

alfeko sukaraku wrote:
por baba Cabej me sotiraqet-aleksaqet e putaqet ju kan thene se jane greke.
Alfeko, pa dashur kete te bej avokatin e asnjerit prej te sipercekurve, do ia vlente barra qerane ta bej nje korrektim: studimet e E.Çabejt jane botuar edhe ne Prishtine gjate viteve te 80'ta kryesisht nga Shtepia Botuese 'Rilindja' e cila n'kohen e saj, thone, se llogaritej si shtepia botuese me e madhe ne Ballkan, ne nje komplet vellimesh prej I - VIII. Shume nga keto kam fatin qe t'i kem dhe t'i kem lexuar goxha mire disa here. T'garantoj qe ne asnje vend se kam veneruar Çabejn te kete thene se Odiseu eshte grek. Perkundrazi, Çabej jep debatet e disa historianeve dhe studiuesve gjerman te kohes dhe polemikat e tyre te ashpra nese Odiseu duhet konsideruar hero ilir apo grek. Çabej, çuditerisht s'thellohet ne thelbin e kesaj polemike, ama shton se megjithate figura e Odiseut perfaqeson nje pjese te mire te botes se zakoneve ilire.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#112

Post by alfeko sukaraku »

ALBPelasgian wrote:
alfeko sukaraku wrote:
por baba Cabej me sotiraqet-aleksaqet e putaqet ju kan thene se jane greke.
Alfeko, pa dashur kete te bej avokatin e asnjerit prej te sipercekurve, do ia vlente barra qerane ta bej nje korrektim: studimet e E.Çabejt jane botuar edhe ne Prishtine gjate viteve te 80'ta kryesisht nga Shtepia Botuese 'Rilindja' e cila n'kohen e saj, thone, se llogaritej si shtepia botuese me e madhe ne Ballkan, ne nje komplet vellimesh prej I - VIII. Shume nga keto kam fatin qe t'i kem dhe t'i kem lexuar goxha mire disa here. T'garantoj qe ne asnje vend se kam veneruar Çabejn te kete thene se Odiseu eshte grek. Perkundrazi, Çabej jep debatet e disa historianeve dhe studiuesve gjerman te kohes dhe polemikat e tyre te ashpra nese Odiseu duhet konsideruar hero ilir apo grek. Çabej, çuditerisht s'thellohet ne thelbin e kesaj polemike, ama shton se megjithate figura e Odiseut perfaqeson nje pjese te mire te botes se zakoneve ilire.
alb

do te sjelle dokumente nga Cabej ne menyre qe te vjellesh zoret e barkut .

nuk nderhyra per te lidhur Cabejn me Odisean sepse ne kete ceshtje Cabej luan laviren i nderuar p sh..ne nje aspakt thote se straboni thote se iliria mbaron ne Narte edhe harron se straboni fiset ilire i cone deri ne thesali duke ndjekur malet e pindit.
cabej ashtu si Meyer eshte i prere se shqipja nuk eshte gjuha e pellazgeve etje ...nejse, bej durim i nderuar se do ti lidhe une te dhenat e Cabejt ashtu sic ti tha akademia maqedonase duke u bazuar tek albanistika.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#113

Post by Arta »

Ekspozohet ne Tirane bustit antik te kohes romake, u zbulua në Apolloni

Image Image

Image Image

Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#114

Post by Arta »


Nëntoka e Apolonisë nxjerr një tjetër thesar. Këtë radhë ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze ka zbuluar një bust gruaje, të punuar me mermer dhe të skalitur me zbukurime, sidomos në pjesën e kokës.

Zbulimi është bërë gjatë gërmimeve që po kryen ekspedita në sektorin “G”, në pjesën e vilave romake, në parkun arkoelogjik të Apolonisë së lashtë.

Busti është gjendur rreth 2 metra larg vendit ku u zbulua një tjetër bust i mermertë i cilësuar fillimisht si busti i një atleti dhe më pas i një aristokrati të periudhës romake.

Një nga bashkëdrejtuesit e ekspeditës, profesor Zhan Lyk thotë se ky është një tjetër zbulim i rëndësishëm në Apoloni.

Busti ka një dëmtim në pjesën e hundës dhe të veshit të majtë.

Ai është i punuar me mermer dhe ruhet në gjendje shumë të mirë të të gjitha elementët e buzëve, fytyrës dhe rregullimit të flokëve.

Madje në këtë të fundit dallohen qartë elementët e zbukurimit, gdhendja në formë gjarpri me ornamente të rralla të flokëve dhe mbulimi i kokës me këto zbukurime deri në pjesën e ballit.

Busti femëror i është nënshtruar tani studimeve përkatëse dhe pritet që gjithçka rreth origjinës, veçantisë, elementëve përbërës dhe gjithçkaje që fsheh ai do të bëhet publik pas disa ditësh.

Në qytetin antik, të Apolonisë brenda harkut kohor të disa ditëve, janë gjetur një statuje aristokrati, e cilësuar si gjetja spektakolare e 50 viteve të fundit, një këmbë prej bronzi pjesë e një shtatoreje gjigande prej dy metrash dhe kjo e para e këtij lloji në Shqipëri si dhe një bust gruaje që plotëson më së miri deklarimet e historianëve dhe arkeologëve për zhvillimin që ka ekzistuar në Apoloninë e lashtë.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#115

Post by alfeko sukaraku »

socio

nga atlet na doli aristokrat busti :)

si do i vej halli kesaj pune?

mos duhet pak me shume pergjegjesi ne keto pune?

ne janar te 2006 me luteshin te blija c te doja tek porta e Apollonis, a ka ndryshuar pak gjendja?

kam degjuar per disa klube te kalaja e elbasanit qe kur u germuan themelet iken ne greqi kamione me buste e plote gjendje arkeologjike...si shkojn keto pune tani andej?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#116

Post by alfeko sukaraku »

as atlet e as aristokrat duket ky buste

ndonje mendimtare ose udheheqes duhet te jete me formen e trupit edhe mjekren
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#117

Post by Arta »

UNESCO, kritika për rrugën e Butrintit
Misioni

Specialistët e kanë quajtur shqetësuese dëmtimin e zonës së mbrojtur dhe menaxhimin e parkut

Dy specialistë të trashëgimisë, Sinisha Sheshun, nga zyra e UNESCO-s në Venecia dhe Giora Solar nga ICOMOS kanë përfunduar vizitën në Butrint, një inspektim jashtë radhe i nxitur nga shqetësimet e disa specialistëve për dëmtime të rënda ndaj Parkut Arkeologjik. Në përfundim, specialistët nuk kanë preferuar të komunikojnë drejtpërdrejt me mediat. Të gjitha konstatimet ata do t’i përfshijnë në një raport që del në shtator, dërgohet në UNESCO e prej andej i vjen qeverisë shqiptare. Disa përfundime të specialistëve pas inspektimit të Parkut Arkeologjik, shumë pak nga materiali i detajuar që përfshijnë zakonisht raportet, kanë marrë përsipër t’i përcjellin Apollon Baçe, në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Roland Olli, si drejtor i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik në MTKRS. Ndonëse e cilëson një vizitë rutinë, Baçe pranon se specialistët kanë shprehur pakënaqësinë për ndërtimin e rrugës, duke thënë se u janë dhënë vetëm disa sugjerime që lidhen me efektet e zgjerimit të rrugës, si dhe me planin e menaxhimit të Parkut dhe qytetit të Butrintit. Sipas Baçes, ata kanë parë me përparësi atë çfarë ofron momentalisht Butrinti dhe efektet që jep investimi për zgjerimin e rrugës Kanali i Çukës-Butrint. Për këtë arsye, me ta në terren dhe në dhënien e konkluzioneve ka qenë i pranishëm edhe Arqile Papuçi, administrator i firmës “Arti”, sipërmarrëse e punimeve për rrugën e Butrintit. Sipas drejtorit të IMK-së, Parku i Butrintit kishte një menaxhim problematik më parë dhe se ikja e ish-drejtorit nuk ka qenë punë kundërshtish për reformën, por shumë më thelbësore. Në fakt, shkarkimi i Cerovës në këtë rast duket më shumë si një pretekst shfajësimi. Asnjë strukturë mbikëqyrëse e trashëgimisë nuk kishte reaguar deri pak javë më parë, qoftë edhe kur ishin bërë shkrime apo kur specialistët kanë folur për probleme në menaxhim. Duke iu referuar vizitës së specialistëve, Baçe tha se rekomandimi i parë lidhet me kompensimin e pemëve të shkulura për shkak të zgjerimit të rrugës, me mbjellje të reja dhe me krijimin e një piste për kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave. Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Roland Olli, tha se nuk do të preket pasuria arkeologjike që gjendet në të majtë të rrugës. Rruga që rikonstruktohet, sipas tij, ka një supervizim të vazhdueshëm dhe intensiv si nga Instituti i Monumenteve dhe si nga ASHA dhe synimi është që të ndiqen të gjitha standardet dhe gjatë punës të mos cenohet asnjë resurs arkeologjik apo trashëgimor. Ndërsa drejtori i sapoemëruar i Parkut të Butrintit, Rajmond Kola, është ndalur në risitë që këtej e tutje do të vijnë në menaxhimin e vizitorëve në Butrintit dhe në ribërjen të vizitueshme të kalasë trekëndore. Ai tha se po harmonizohet plani i menaxhimit mjedisor me atë arkeologjik dhe se po ndryshon sistemi i transparencës me vizitorët dhe ai i menaxhimit të biletave, duke e bërë atë të hapur e të kontrollueshëm, përmes librit të bardhë dhe një numri telefoni. Nga drejtori i ri i parkut, Rajmond Kola, u tha se po ribëhet e vizitueshme edhe kalaja trekëndore, e cila mbetet ndër sitet me të pëlqyera nga të huajt në Butrint. Në fakt, mësohet se misioni ka qenë kritik për zgjerimin e rrugës dhe prekjen e zonës së mbrojtur e nuk kanë dhënë vetëm sugjerime. Ndërkohë, një tjetër fenomen që i ka shqetësuar specialistët e UNESCO-s ka qenë shkatërrimi me shpejtësi i shtëpive të vjetra dhe historike në Sarandë. Detajet mbeten për t’u parë me botimin e raportit të plotë në shtator.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#118

Post by Arta »

"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#119

Post by erix77 »

e moret vesh apo jo edhe kjo spiranca romake eshte.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#120

Post by Adriana »

  Statuja e Apollonisë, shkëmbim me eshtrat e I. Qemalit


Lajmi se në Apolloni u zbulua një statujë romake u prit me shumë gëzim nga Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, i cili u nis menjëherë drejt vend-zbulimit. Me të mbërritur në Apolloni tek vendi ku u gjend statuja, ministri Xhaferri kërkoi gërshërët dhe u habit se përse nuk kishte asnjë shirit.


Një punëtor i mbështetur tek lopata e tij aty pranë, i sqaroi se kur gjenden statuja nuk priten shirita, sepse quhet zbulim dhe jo inaugurim. Për më tepër që ekskluzivitetin e prerjes së shiritave e kishte vetëm kryeministri Sali Rroftë Berisha, pastaj zv.kryeministri Ilir Meta, pastaj kushedi a i binte radha atij.


Menjëherë Ferdi mbajti një fjalim të shkurtër, ku shpalosi edhe vizionin e tij për këtë zbulim arkeologjik. "Kjo statujë romake, me siguri i përket periudhës romake" - deklaroi ai.


"Përfitoj nga rasti të shpreh gëzimin tim për këtë zbulim me përmasa historike, pasi Këshilli i Ministrave.org ka miratuar planin tim historik ambicioz siamez për ta shkëmbyer historinë me histori. Kur statuja të kthehet në Romë, shteti italian do të na kthejë eshtrat e patriotit Ismail Qemali, për të cilin kam vite që negocioj me italianët, - përfundoi Ministri i Kulturës.
 


http://www.shekulli.com.al/2010/09/03/s ... malit.html
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”