"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Rama e ka të pamundur ta shkëpusë marrëdhënien erotike mes meshkujve edhe te vendimet politike.
Po puna eshte se nuk ishte Rama ai qe e shiti prapanicen publikisht, ca ben Rama apo ti ne privacine tende nuk i kercet kujt, se njerezit kerkojne ca u servir si shtet, jo ca u servir nga jeta jote private.... Keto mardhenie erotike dhe vendime politike i bene pikerisht Saliu me Ilirin...
Plasen cokollatat e politikes dhe ketu ( pallati 176 )
Edvin wrote:
Plasen cokollatat e politikes dhe ketu ( pallati 176 )
Pse tani i vure re ti?!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Meqe keto votime nuk kane mbaruar akoma se numeruari, duan edhe pak dite nga vendimet e fundit te kolegjit zgjedhor. Nuk e kuptoj, pse nuk i numerojne te gjitha, per te gjitha partite qe kontestojne, kjo eshte edhe me legjitime ne kete menyre. Edhe ketu kur ishin zgjedhjet Bush-Gore, te pakten u dhane mundesine ti numeronin, dhe me vone ngaqe ishin vetem me gati 500 vota difference vendosi Gjykata e Larte. U mor vesh qe PS'ja nuk do te qeverise, por aman nje opozite e forte me votat qe i dha populli, e ben edhe qeverisjen e vendit pak me koshinete per ato vendime qe merr. Me pelqen qendrimi i Edit per arsye qe ne te ardhmen kjo te jete nje mesim, jo te shkojne c'do gje nen ure, edhe lere se nuk ka gje!
Kreu socialist, Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se po ushtron presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. “ Pushteti po mbyll cdo kanal të pavarur përmes presionit. Vendimi për Beratin hapi rrugën e mosnjohjes nga ana jonë të qeverisë.” Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor mbi rrëzimin e padisë së PS-së për rinumërimin e votave dhe rivlerësimin e rezultateve në qarkun e Beratit.
Në një konferencë për shtyp para selisë socialiste, Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha se po ushtron presion ndaj Kolegjit Zgjedhor si dhe po grabit mandatin e PS-së në qarkun e Beratit.
“Drejtësia e vendosur nën presionin e qeverisëë nuk dha drejtësi por thelloi padrejtësinë, duke degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor, duke e bërë ende më të rënduar.”- tha Rama .
Kryetari i PS-së, parti e cila e vetme në zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ka marrë një përqindje më të madhe se sa PD, tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugën mos njohjes nga PS e qeverisë.
“ Pushteti po mbyll cdo kanal të pavarur përmes presionit, medias e sipërmarrësve. Vendimi hapi rrugën e mosnjohjes nga ana jonë të qeverisë.”
Dje Berisha grabiti përkohëshist një mandat në Berat, por përcaktoi koston e lartë që duhet të paguajë për pushtetin e marrë me vota të grabitura”- vazhdoi më tej Rama.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Berisha zhgënjen përsëri: BE, "portë" me 27 çelësa
Pas "shuplakës" për vizat, pesimizëm edhe për statusin e Shqipërisë. Deklaratat para dhe pas 28 qershorit
Erjon Ajazi
Kryeministri Sali Berisha shfaq shenja pesimizmi teksa komenton fatin e aplikimit të Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian. Dje ai vuri në dukje se në realizimin e këtij objektivi ka vështirësi. Pak ditë më parë, të njëjtin pesimizëm Berisha e shfaqi edhe për çështjen e vizave dhe lëvizjes së lirë. Krejt ndryshe këto sjellje nga deklaratat e para 28 qershorit, kur premtohej se gjithçka ishte më se e favorshme në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.
"Nuk mund të flas shumë për kohën, pasi e kam thënë edhe një herë se Brukseli është një portë me 27 çelësa. Imagjinoni 27 çelësa për t‘u hapur, por parimi është se ato do të hapen", tha Berisha.
Kryeministri veçoi zgjedhjet e 28 qershorit si një proces të rëndësishëm dhe të suksesshëm që i hap rrugë shqyrtimit të kërkesës së palës shqiptare të dorëzuar më 28 prill në Çeki, vendin që mbajti Presidencën e BE-së deri në muajin korrik.
"Unë kam shumë besim se procesi i kandidimit dhe integrimit të Shqipërisë është një proces i garantuar", tha Berisha. Deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare kanë ardhur një ditë pas komentit të ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Frattini, se disa zyrtarë të Brukselit po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu i qeverisë ishte realist për faktin se Shqipërisë do t‘i duhet të gjejë "çelësat" që do ta fusnin në Bashkimin Evropian. Ndërsa rreth katër javë pas zgjedhjeve, Kryeministri bëri me dije se megjithëse parimi është që dyert e BE-së të hapen për Shqipërinë, pala shqiptare duhet të kalojë 27 pengesa.
Batuta e fundit e Kryeministrit Berisha për 27 çelësat që i duhen Shqipërisë për të hapur portat e Brukselit sjell në retrospektivë dialogun në distancë Berisha-Shvarcenberg. Pak ditë përpara se Shqipëria të dorëzonte kërkesën zyrtare për statusin e kandidatit në Pragë, shefi i diplomacisë çeke përdori një shembull për të komentuar ngutin e aplikimit të palës shqiptare.
"Nëse ti do të më ftoje mua në shtëpinë tënde dhe unë e pranoj këtë, papritur, kur unë po i bie ziles së shtëpisë tënde, tubacioni i ujit ka shpërthyer dhe shtëpia jote është përmbytur. Në këtë moment, ti nuk do të ishe aq miqësor sa do të ishe në një situatë normale. Dhe tani, kriza ekonomike është si një shtëpi e përmbytur për Bashkimin Europian", tha Shvarcenberg.
Por përpos gjithë kësaj, edhe kreu i qeverisë shqiptare u tregua këmbëngulës për të udhëtuar drejt Pragës më 28 prill për të bërë hapin fillestar, duke dorëzuar kërkesën zyrtare të Shqipërisë për t‘iu bashkuar 27 vendeve të BE-së. Shefi i qeverisë, dy ditë përpara aplikimit nuk ka anashkaluar edhe problemet që pala shqiptare ka hasur nga pala çeke, që mban edhe Presidencën e radhës në BE. "Tani se mund të shtyhet pak, sa të thahet uji, kjo është normale, ne miqtë i mirëkuptojmë, por brenda Presidencës Çeke ne duam që ta paraqesim", tha Berisha. Qeveria shqiptare ishte shprehur e bindur se Shqipëria ka shënuar arritje të mëdha në të gjitha fushat edhe me përmbylljen e ratifikimit të MSA-së dhe hyrjes së saj në fuqi. Në këtë pikë, pala shqiptare pa si periudhë të përshtatshme aplikimin dy muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kryeministri Berisha e cilësoi prillin si muajin më historik për vendin pas nëntorit, pasi në këtë periudhë mes Shqipërisë dhe BE-së fillon zbatimi i MSA-së, që nënkupton plotësimin e standardeve që rrjedhin nga ky dokument.
Frattini:
Statusi për Shqipërinë, të vendoset brenda verës
Shefi i diplomacisë italiane, Franko Frattini, i bëri thirrje një ditë më parë Brukselit të mos fshihet pas formaliteteve, por të përcaktojë kohën e saktë kur do të pranojë kërkesën e Shqipërisë.
Sipas tij, statusi i kandidatit për Shqipërinë të pranohet brenda kësaj vere. Në deklaratën e tij, Frattini deklaroi se "e presim me kënaqësi kërkesën e Islandës për të hyrë në Bashkimin Europian, por duhet të sigurojmë Shqipërinë që brenda verës do të aprovohet kërkesa e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian". Ministri i Jashtëm i Italisë kërkoi mbledhjen e një samiti me krerët e qeverive të vendeve të Ballkanit për të vendosur për hyrjen në BE të vendeve ballkanike.
Vizat
Shqipëria mbeti jashtë propozimit të KE-së
Shqipëria mbeti jashtë vendeve të Ballkanit për të cilat Bashkimi Evropian i ka propozuar KE-së heqjen e regjimit të vizave. Më 17 korrik kanë përfituar liberalizim vizash vende si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duke lënë jashtë vetëm Shqipërinë dhe Bosnjën. Propozimi për heqjen e vizave u bë vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat, sipas komisionerit europian për Drejtësinë, Zhak Barrot, kanë plotësuar kriteret dhe kanë bërë progrese të dukshme. Ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja nuk janë pjesë e propozimit pasi sipas komisionerëve të BE nuk kanë përmbushur kushtet e nevojshme në mënyrë që qytetarët e tyre të lëvizin lirisht drejt vendeve të unionit.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Alba wrote:
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor mbi rrëzimin e padisë së PS-së për rinumërimin e votave dhe rivlerësimin e rezultateve në qarkun e Beratit.
Dje, drejtësia e vendosur nën presionin e pushtetit, nuk dha drejtësi, por thelloi padrejtësinë ekstreme të KQZ ndaj Partisë Socialiste, duke e degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke e bërë edhe më të rëndë barrën e përgjegjësisë së opozitës, e cila mbetet përditë e më shumë e vetmja forcë dhe e vetmja shpresë e njerëzve për të rezistuar në emër të lirisë dhe të demokracisë, pa u bërë pjesë e kësaj farse përditë e më të neveritshme, ku pushteti po mbyll dita-ditës çdo kanal të pavarur të funksionimit të demokracisë përmes presionit në rritje ndaj drejtësisë, medies, sipërmarrjes dhe qytetarit”, - tha Rama
Ore pse flet ky njeri ne emer te lirise dhe demokracise? Ky ka dhene prova si autokrat dhe arrogant.
Ore pse flet ky njeri ne emer te lirise dhe demokracise? Ky ka dhene prova si autokrat dhe arrogant.
Aty ne emer te demokracise po flet Saliu qe ka qene dhe eshte komunist, jo me Edi qe sa kishte dale nga bankat e shkolles ne kohen e demokracise.
Plus me sa kemi pare PS ka debatime brenda ashtu sic duhet per te nderruar faqen e tyre, kurse PD me fal partia blu komuniste nuk e ka nderruar liderin e tyre 20 vjet tani, ashtu sic nuk e nderronte as PPSH.
Kjo nuk do shume ta kuptosh, edhe vete nje analist i demoktrtikes tha pikerisht kete, PS eshte me e djathte se PD'ja.
Aleksander Biberaj, Besnik Mustafaj si edhe Edurad Selami dhe Aleksander Meksi qe vertet jane nga te paret te kesaj partie kane bere keto verejtje, po ku jane sot, Saliu i hoqi ata ashtu sic xhaxhi Enver hiqte shoket e tij.
PD e Shqiperise asnjehere nuk ka per te qene demokrate kur ne rradhet e saj ka me teper sipune te viteve te komunizmit te cilat edhe u publikuan dhe jane tani ne paralament.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Ore pse flet ky njeri ne emer te lirise dhe demokracise? Ky ka dhene prova si autokrat dhe arrogant.
Aty ne emer te demokracise po flet Saliu qe ka qene dhe eshte komunist, jo me Edi qe sa kishte dale nga bankat e shkolles ne kohen e demokracise.
Plus me sa kemi pare PS ka debatime brenda ashtu sic duhet per te nderruar faqen e tyre, kurse PD me fal partia blu komuniste nuk e ka nderruar liderin e tyre 20 vjet tani, ashtu sic nuk e nderronte as PPSH.
Kjo nuk do shume ta kuptosh, edhe vete nje analist i demoktrtikes tha pikerisht kete, PS eshte me e djathte se PD'ja.
Aleksander Biberaj, Besnik Mustafaj si edhe Edurad Selami dhe Aleksander Meksi qe vertet jane nga te paret te kesaj partie kane bere keto verejtje, po ku jane sot, Saliu i hoqi ata ashtu sic xhaxhi Enver hiqte shoket e tij.
PD e Shqiperise asnjehere nuk ka per te qene demokrate kur ne rradhet e saj ka me teper sipune te viteve te komunizmit te cilat edhe u publikuan dhe jane tani ne paralament.
Problemi yt ne diskutim eshte se sa here jepen argumenta kundra ps qe ti si kundershton dot ti menjehere fut ne loje Salen !
Tomorr wrote:
Problemi yt ne diskutim eshte se sa here jepen argumenta kundra ps qe ti si kundershton dot ti menjehere fut ne loje Salen !
Ne politiken e Shqiperise ku ne pergjithesi eshte fryma dhe karakteri i politikes se shkuar, nuk mund te etiketosh djalin(Edin) para babit(Salen) per te njetat mendime ose mund te them kur PD i ka me te theksuara.
Nuk e kam pasur problem te kritikoja Nanon aspak. Nuk e ngre Edin ne piedestal aspak, por nuk mund ta krahasoj ate me nje figure si Saliu i cili njihet shume here me mire qe nga koha e komunizmit dhe deri me sot ne te gjitha fushat.
Kjo eshte diferenca qe ti nuk po kupton.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Alba wrote:Berisha zhgënjen përsëri: BE, "portë" me 27 çelësa
Pas "shuplakës" për vizat, pesimizëm edhe për statusin e Shqipërisë. Deklaratat para dhe pas 28 qershorit
Kryeministri Sali Berisha shfaq shenja pesimizmi teksa komenton fatin e aplikimit të Shqipërisë për vend kandidat në Bashkimin Evropian. Dje ai vuri në dukje se në realizimin e këtij objektivi ka vështirësi. Pak ditë më parë, të njëjtin pesimizëm Berisha e shfaqi edhe për çështjen e vizave dhe lëvizjes së lirë. Krejt ndryshe këto sjellje nga deklaratat e para 28 qershorit, kur premtohej se gjithçka ishte më se e favorshme në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës.
Per te qene te sinqerte, megjithese une personalisht nuk kam shume besim tek Berisha, politika shqiptare nuk ndikon dot tek BE, per ecurine e Shqiperise drejt saj. Prandaj mendoj se nuk do te thote ndonje gje lajmi i siperm.
Mblidhet Kominiteti Ndërministror për Integrimin. Miratohet një plan veprimi për dialogun e liberalizimit të vizave
Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, u mblodh sot Komiteti Ndërministror për Integrimin për të miratuar plan veprimin për dialogun e liberalizimit të vizave, prej të cilit do të nxirret raporti përfundimtar mbi çështjet që mbeten për t’u plotësuar nga Udhërrëfyesi që përmban kushtet që duhet të plotësoje Shqipëria për liberalizimin e vizave. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e konsideroi procesin e liberalizimit të vizave një proces të rëndësishëm në të gjitha aspektet. “Ky proces është i rëndësishëm në planin moral, sepse njeriu i lirë lëviz lirshëm; është i rëndësishëm në planin financiar, sepse tregu më i rëndësishëm, pas tregut të bukës, është tregu i vizave dhe qytetarëve shqiptarë u ikën një e madhe nga ky treg; i rëndësishëm në planin e shkollimit; i rëndësishëm në planin familjar, sepse asnjë komb tjetër nuk ka ndarje më të madhe se sa ne, pasi ne kemi përqindjen më të lartë të emigracionit të ri”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se lëvizja e lirë është arritja më e madhe për qytetarët shqiptarë në procesin e integrimit evropian dhe se ky premtim do të bëhet realitet brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës.
Fjala e plotë e kryeministrit
“Shpreh kënaqësinë që mediat janë sot të pranishme këtu, sepse kur pashë dje që rrinin në distancë me kamera të ngritura drejt “Xibrakut”, mu duk sikur po zhvillohej një gjyq sekret. Ajo pamje ishte jashtëzakonisht e dhimbshme, ishte rasti i parë që hapësira informative ndrydhej dhe burgosej në atë mënyrë. Unë dua të them se nuk ishte në rendin e ditës kjo, por zoti Rama nuk mund të keqpërdorë lirinë në këtë mënyrë. Transparenca ka rregulla. Edhe atëherë kur nuk të pëlqen, duhet ti nënshtrohesh. Ishte e lemerishme pamja se si i ktheu kamerat në një pozicion që një vend i lirë nuk i ka kurrë.
Nuk po flas këtu si Kryeministër, por raporti me lirinë është një raport jetik për të gjithë qytetarët. Mund të vendosësh çfarë të duash, por jo terrin informativ. Ai është i papranueshëm për një shoqëri të lirë. E imagjinoni që nuk paraqisnin dot as lokalin, sepse u kishte dhënë pozicion të atillë që objektivat nuk shkon dot as deri tek lokali. Unë, absolutisht, nuk do ta kisha bërë këtë hyrje, por nuk mund të hesht në mënyrë absolute kur shoh që shkelen disa standarde ndër më elementaret. Mua mu kujtuan romanet që kam lexuar dikur për shpellat e kockave, por kjo nuk ishte e tillë. Aty ishin burra, gra, djem dhe vajza, të cilët i mbyllën kundër çdo jashtë lloj standardi, ndonëse edhe ata votuan për të mos pasur kamera të pranishme, edhe ata votuan kundër vetes së tyre. Çfarë ishte kjo? Absolutisht, duhet të kërkojë të falur publikisht. Partinë Socialiste nuk e ka plaçkë të vetën. Ajo është pasuri kombëtare politike. Unë kam deklaruar dhe e deklaroj se nuk kam për t’u përzierë në punët e tyre, por një standard të tillë nuk mund ta pranoj kurrë. Ata janë politikanë dhe deputetë. Enveri i merrte në këtë mënyrë. Por, pikërisht se bën ato imitime pësoj atë që pësoj. Dhe unë ju garantoj se do ta pësojë sa herë që do ta përvojë ta emitojë, sepse të organizosh pleniume të mbyllura është jashtë çdo lloj morali të një shoqërie të lirë. Kjo do të thotë të kesh frikë nga vetja jote, të jesh frikacak. Çfarë integriteti ke dhe u tregon shqiptarëve kur u mbyll dyert? Kjo është e patolerueshme. Ai nuk mund ta përdorë Partinë Socialiste si plaçkë të vetën. Dje ishte një ditë e zezë për Partinë Socialiste, por edhe për vendin, kur lideri i një partie kryesore kujton se mund të veprojë në këtë mënyrë. Lerë, që nxori edhe Don Gramozin, sikur nuk kishte tjetër. E vutë re, sikur dilte nga një shpellë dhe jo nga një sallë. I zhduku këto Armelat, e të tjerat.
Ky është Komiteti Ndërministror për Integrimin, por ai ishte një standard i papranueshëm për një vend që synon integrimin. Unë nuk kritikoj asgjë nga vendimet e tyre, nuk merrem me to, sepse është në sovranitetin e tyre për të marrë çdo vendim, por transparenca është e publikut, nuk është e jona. Ndjej një dhembje të madhe që Kushtetuta nuk lejon mbledhjet e hapura të qeverisë dhe është absolutisht e padrejtë. Tani do të vendosim e-kabinetin. E drejtë do të ishte që qytetarët të ndiqnin mbledhjet e qeverisë nga të katër anët dhe të dërgonin aty për aty mendime, propozime dhe sugjerime për mbledhjen. Kjo është transparenca, por, megjithatë, do ta gjejmë një mënyrë që të respektojmë edhe Kushtetutën edhe të jemi të hapur me publikun.
Problemi i heqjes së vizave është një problem kryesor për qytetarët shqiptarë. Ky është një proces, të cilin ata, si banorët më të lashtë të kontinentit, duhet ta fitojnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Predispozita është reale nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare. Kërkesat që shtrohen janë të drejta, të arsyeshme dhe ne na takon ti plotësojmë ato me seriozitetin më të madh. Problemi i heqjes së vizave, ka të bëjë me sigurinë dhe garancitë që ti i jep vendeve anëtare të Bashkimit Evropian; se ti nuk eksporton krim, por siguri; se me lëvizjen e lirë të qytetarëve të tu nuk cenon sigurinë e qytetarëve të këtyre vendeve; se ti je një vend që kontrollon me vendosmërinë më të madhe krimin dhe kriminalitetin, si dhe respekton standardet e parashikuara për lëvizjen e lirë.
Kanë ardhur komisione shumë serioze nga Komisioni Evropian, kanë punuar së bashku me agjencitë tona dhe kanë shqyrtuar të gjitha kriteret një e nga një. Ato kanë bërë një vlerësim pozitiv në tërësi, por kanë lënë edhe detyra, të cilave ne, me shpejtësinë dhe me seriozitetin më të madh, duhet t’u japim përgjigjen e merituar. Ata sërish mund të vijnë, por objektivi ynë, sikurse dhe e kemi deklaruar, është liberalizimi i vizave në vitin e parë të mandatit tonë të dytë. Tashmë mandati ynë i dytë u bë realitet dhe ne duhet të bëjmë realitet premtimin tonë, që gjatë vitit të parë të këtij mandatit ne duhet të garantojmë këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. Ky proces është i rëndësishëm në të gjitha aspektet; i rëndësishëm në planin moral, sepse njeriu i lirë lëviz lirshëm; është i rëndësishëm në planin financiar, sepse tregu më i rëndësishëm, pas tregut të bukës, është tregu i vizave dhe qytetarëve shqiptarë u ikën një e madhe nga ky treg; i rëndësishëm në planin e shkollimit; i rëndësishëm në planin familjar, sepse asnjë komb tjetër nuk ka ndarje më të madhe se sa ne, pasi ne kemi përqindjen më të lartë të emigracionit të ri. Nuk gjej ndonjë komb tjetër në Evropë të ketë rreth 25 për qind të popullsisë emigrant, siç i kemi ne. Janë prindër të ndarë nga fëmijët dhe janë familjarë të ndarë nga familjet e tyre. Pra, është një problematikë e thellë sociale dhe njerëzore, e cila merr përgjigjen më të mirë me heqjen e vizave. Por, kjo është edhe një tjetër mundësi shumë e madhe për shkollimin dhe punësimin mbi bazën e normave të caktuara. Në vlerësimin tim, përfitimi më i madh në procesin e integrimit është liberalizimi i vizave, ndërsa të tjerat janë për t’u ndërtuar dhe do të ndërtohen, sepse ai është një projekt i madh dhe ne do të punojmë me përkushtim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e Shqipërisë evropiane. Duhet të jemi realist se ky proces kërkon punë të madhe dhe reforma të thella, të cilat ne po i bëjmë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se integrimi i plotë nuk do të thotë pasurim i shpejtë. Bullgarët dhe rumunët janë me rroga mesatare nën rrogat e shqiptarëve. Ne duhet të jemi të përgatitur, sepse kjo është një garë e fortë dhe në këtë garë ne duhet të bëjmë përpjekjet për të arritur sa më shumë vendet e Bashkimit Evropian. Ne e kemi fiksuar që do të kalojmë gjashtë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe do ti parakalojmë në shumë aspekte. Lëvizja e lirë është arritja më e madhe, për qytetarët shqiptarë në procesin e integrimit evropian.
Ne sot miratojmë Raportin, i cili i shkon në Komisionin Evropian për t’u vlerësuar dhe mundet që nga tetori të vijë sërish një tjetër ekip i tyre për të parë të gjithë problematikën. Dokumentet e identifikimit po prodhohen me cilësinë më të lartë dhe është shtuar numri i qytetarëve që marrin pasaportat biometrike. Por, ne do t’u japim përgjigje edhe një seri çështjeve të tjera. E tillë është zgjedhja e problemit të Qendrës Ndërinstitucionale të Rojës Bregdetare. Zotërinj ministra, kjo çështje kërkon zgjidhje, sepse lëvizja e lirë është një prioritet absolut. Të merret modeli vendeve të Bashkimit Evropian, sepse ne nuk do të krijojmë dy Roja Bregdetare. Ne i kemi kapacitetet, por mirë është që ministrisë të arrijnë në një marrëveshje për përdorimin, në të kundërt, qeveria detyrohet të marrë të gjithë vendimet në mënyrë që standardi evropian të predominojë. Në kontrollin e Rojës Kufitare Bregdetare do të ketë përparësi standardi evropian. Fatmirësisht, ekzistojnë modele që na e bëjnë të mundur që Roja Kufitare Bregdetare ekzistuese të përmbushë të dy detyrimet, edhe kontrollin bregdetar civil, që është kompetencë e ministrisë së Brendshme, si dhe atë ushtarak. Pra, edhe një herë e theksoj që ka përparësi standardi evropian. Këtu nuk mund të ketë asnjë lloj shmangie nga kjo direktivë.
Gjithashtu, dua të bëhet i gjithë kuotimi i financimeve për funksionimin e luftës kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe kundër trafiqeve. Ky është një problem jo i komplikuar. Duhet të paraqitet më mirë puna e agjencive. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën një punë shumë serioze dhe është një nga inspektoratet me ligjin më të mirë, por që mund t’ia përmirësojmë sërish për çfarë mund të ketë nevojë. Në qoftë se lexohen deklarimet e pasurive të vendeve të tjera, ligji shqiptar për deklarimin e pasurive është ndër më të mirët. Inspektoratit, në rast se ka probleme, veçanërisht për hetimet, duhet t’ia krijojmë të gjitha mundësitë. Ky institucion është i një rëndësie jetike për standardet më të mira të zyrtarëve dhe qeveritarëve. Agjencia e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ka një intensitet pune të admirueshëm. Në vitin 2007 ka pasur gjithsej tre raste dhe, në saj të intensifikimit të punës së saj, në 6 – mujorin e parë të vitit 2009 ka 93 raste. Pra, ka një gjallërim real të veprimtarisë së saj. Po kështu, një risi thellësisht pozitive është edhe task-forca Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Tiranë, e cila me eksperiencën e krijuar u përhap dhe në gjashtë rrethe të tjera. Kjo është një eksperiencë shumë pozitive në tërësinë e saj.
Kam dhe dy probleme të tjera që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj. Së pari, kemi një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 2007, vendim i cili ndërhyn duke kufizuar sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve të veprës penale për krimin e organizuar. Ky vendim do të kundërshtohet me ligj. Ligji të bëhet urgjentisht dhe ti përmbahemi modelit britanik. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë kundër Krimeve Serioze dhe të Organizuara të Britanisë së Madhe (SOCA), më foli për një ligj shumë të mirë dhe më pyeti nëse jemi të gatshëm për një ligj të tillë. Ky vendi i Gjykatës së Lartë të vitit 2007, kufizon mundësinë e rrënimit të bosëve të krimit. Atyre po nuk u’a rrënove ekonominë, pushteti u mbahet. Ndaj, ne duhet të marrim ligjin e fundit që ka votuar Parlamenti britanik. Edhe ligji që ne adaptuam është ligj shumë i mirë. Ne e kemi gjetur të adaptuar atë, por ne nuk mund të kufizohemi në shembjen e perandorisë ekonomike të krimit, fuqisë ekonomike të krimit të organizuar. Sigurisht, që brenda standardeve, por standardet i ka përcaktuar, sepse ajo a që mund të bëhet në Itali dhe në Britaninë e madhe nuk ka pse mos të bëhet në Shqipëri. Ai ligj të sillet sa më shpejt në qeveri dhe Komisioni Evropian kërkon përgjigje ligjore ndaj këtij vendimi. Kërkohet përgjigje ligjore, sepse kjo është një pengesë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Berisha:Në PS po drejton mungesa e arsyes. Edi Rama shpalli Ruçin si socialistin e ri
Kreu i qeverisë ka komentuar dje situatën politike në PS dhe kryetarin pa mandat Edi Rama, duke përsëritur se tek një pjesë e së majtës po mbizotëron mungesa e arsyes dhe enverizmi.“Zoti e faltë Edi Ramën se ai nuk di ç’bën!”, tha Berisha
Nga qyteti i Lezhës ku mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve të disa veprave publike, investime të buxhetit të shtetit, kryeministri Sali Berisha, i është referuar sërish situatës politike në PS dhe kryesisht rolit të Edi Ramës, duke e cilësuar këtë të fundit si njeri që trembet nga vetja dhe që duke ndaluar mediat të merrnin pjesë në asamblenë kombëtare të partisë socialiste, bëri që kjo mbledhje të ishte plenum i komitetit qendror. Kreu i qeverisë tha se ajo që ndodhi me Partinë Socialiste ishte mundësia më e mirë që të gjithë të rinjtë të kuptojnë se PS u rikthye në historinë e Partisë së Punës të Shqipërisë. “Ajo që mund të them për ta, është, ‘shih e shkruaj’. Ajo që ndodhi me ta, për shumë të rinj që patën fatin e madh e të mirë që të mos përjetonin asnjë ditë në diktaturë, mund të kalojë si një gjë e parëndësishme. Por për ne, që kemi përjetuar për dekada diktaturën, ai ishte rikthimi i të shkuarës më të zezë të historisë së Partisë së Punës së Shqipërisë, me një emër të ri. Pas 18 vitesh, u mblodhën në errësirë, në terr informative dhe, nuk lejuan kamerat të marrin qoftë edhe një pamje të vetme e t’u tregonte shqiptarëve se çfarë po ndodhte. Errësira është kriteri i tij, terri është kriteri i vërtetë i tij. Ai ishte një atavizëm i atij që ka frikë nga vetja e tij, ka frikë nga rrezja e dritës”, tha kryeministri.
Sipas kreut të qeverisë, pas 9 orë takimi të fshehtë, sikur të ishte plenum i Komitetit Qendror, Edi Rama zgjodhi për fytyrë të re për të komunikuar me publikun, ish-Ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçin. “Më lejoni këtu, që, në emrin tuaj, t’i deklaroj z. Rama se ne respektojmë plotësisht Partinë Socialiste dhe çdo forcë tjetër politike, si një pasuri të madhe të pluralizmit të vendit. Por disa rregulla dhe standarde janë të detyrueshme. Ne nuk merremi me faktin se kush vjen e kush rri në krye të partisë, nuk merremi me faktin nëse iu pre apo jo mandati ndokujt, sepse ato janë probleme të statutit të tyre. Por, ne merremi me transparencën dhe me disa standarde, sepse nuk mundesh që ta përdorësh lirinë për të zhytur në errësirë një forum të tërë, nuk mundesh të vesh mure komunikimi me publikun”, u shpreh kryeministri.
Shefi i ekzekutivit theksoi se “megjithatë, meqenëse ai është në panik dhe në dëshpërim të madh, tek e fundit, le t’ia falim edhe kësaj here, sepse nuk di se ç’bën. “Falja Zot se nuk di se ç’bën”, kaq mund të themi për të”.
Duke e lënë mënjanë situatën e kolapsit në Partinë Socialiste, që tashmë është kthyer në një ngrehinë të rrënuar politike, kryeministri Berisha nënvizoi se qeveria që ai drejton do të vazhdojë punën, jo me fjalë, por me vepra, duke theksuar se këtë verë vazhdojnë dhjetëra e dhjetëra inaugurime. “Shënkolli evropian, Lezha evropiane, Shqipëria evropiane, janë zotimi ynë”, tha kryeministri Berisha.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Berisha: Në PS po drejton mungesa e arsyes. Edi Rama shpalli Ruçin si socialistin e ri
Kreu i qeverisë ka komentuar dje situatën politike në PS dhe kryetarin pa mandat Edi Rama, duke përsëritur se tek një pjesë e së majtës po mbizotëron mungesa e arsyes dhe enverizmi. “Zoti e faltë Edi Ramën se ai nuk di ç’bën!”, tha Berisha
LOL, hipokritet pelqekan mendimet e njeri-tjeterit....
Eshte vertet per te deshiruar kryministri jone, kur flet per te tjere, kur ai vete ka tani vetem ne kohen e demokracise gati 20 vjet ne politike si kreu i PD'se pa dal kur ta leshoj. Kur Shoku Sekretar i Partise qe me se fundmi e pranoi qe kishte qene komunist qe ne vitin 1968 ""sepse kishte nje thirrje patriotike"" dhe tashme nje ""thirrje tjeter"" ne 1990, vendosi ta nderronte ngjyren e testres se tij nga e kuqe ne ate blu. Shoku Sekretar i PPSH'se per 28 vjet ne komunizem, tashme ka nderruar qimen si ujku, por kur e shikojme dhe e degjojme, jane po te njetat zera, propaganda, si ne kohen e Xhaxhit, vetem pak me banale se jemi ne ""demokraci"". Eshte per te qeshur sespe vertet edhe Gramoz Ruci ka qene ne rradhet e PPSH'se po ishte gati 10 vjet me vone nga Sala qe ben ketu 10 vjet diference te te beri lavazh trurit me mesimet Marksiste Leniniste, si edhe gjuhen Ruse te cilen Sala e pervetsonte shume mire nga dashuira qe kishte per vellezerit rus ne ate kohe, si te gjithe komunistet e tjere. Si ka mundesi qe Sala nuk del para pasqyres dhe keto qe po mundohet ti jape mendje te tjereve, te mos ja thote vetes! Kur Sales ju dha PD'ja per ta drejtuar, ai ne fjalimin e tij per te pershedentur Shokun Ramiz Alia, premtoi se do te ishte vetem nje mik i kesaj partie, jo te bente 'cifligun' e tij. Sic e thashe edhe ne nje tjeter teme, te gjithe shoket e Sales te cilet kane dhene mendime qe ta progresojne dhe ta perparojne PD'ne duke filluar nga Eduard Islami, Besnik Mustafaj, Aleksander Biberaj, Prek Zogaj, etj tashme nje nga nje u hoqen nga skena, sespe Saliu tani ne kete moshe nuk ka si te ndryshoje me, keshtu qe ata nuk mund ti jepnin me mendime (se mos me perpara i kishte pyetur)! C'fare na kujton kjo thoni ju?! Te pakten mua me kujton mesuesin e denje te xhaxhi Saliut i cili i merte te gjitha titujt dhe postet ekzekutive vete dhe c'do gje kalonte tek ai, se ndryshe nuk aprovohej gje. E pra e njeta gje eshte edhe ne kete parti te cilen Z. Alekasnder Biberaj nje tjeter Tropojan demokrat tha- "qe eshte kthyer ne nje shkolle bizantine ku asnjegje nuk pranohet te progresoj ne rradhet e saj".
Ja pra keto te shikoj e te analizoj ne fillim shoku Sekretar i PPSH Sali Berisha para se te analizoje partite e tjera, se tashme nuk ndihet shume i qete, se po e vrasin kepucet qe i ka te ngushta po njekohesisht edhe te marra hua, te cilat mund t'ja heqin nga kembet ne c'do kohe.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Berisha: Në PS po drejton mungesa e arsyes. Edi Rama shpalli Ruçin si socialistin e ri
Kreu i qeverisë ka komentuar dje situatën politike në PS dhe kryetarin pa mandat Edi Rama, duke përsëritur se tek një pjesë e së majtës po mbizotëron mungesa e arsyes dhe enverizmi. “Zoti e faltë Edi Ramën se ai nuk di ç’bën!”, tha Berisha
LOL, hipokritet pelqekan mendimet e njeri-tjeterit....
Eshte vertet per te deshiruar kryministri jone, kur flet per te tjere, kur ai vete ka tani vetem ne kohen e demokracise gati 20 vjet ne politke si kreu i PD'se pa dal kur ta leshoj. Kur Shoku Sekretar i Partise qe me se fundmi e pranoi qe kishte qene komunist qe ne vitin 1968 ""sepse kishte nje thirrje patriotike"" dhe tashme nje ""thirrje tjeter"" ne 1990, vendosi ta nderronte ngjyren e testres se tij nga e kuqe ne ate blu. Shoku Sekretar i PPSH'se per 28 vjet ne komunizem, tashme ka nderruar qimen si ujku, por kur e shikojme dhe e degjojme, jane po te njetat zera, propaganda, si ne kohen e Xhaxhit, vetem pak me banale me jemi ne ""demokraci"". Eshte per te qeshur sespe vertet edhe Gramoz Ruci ka qene ne rradhet e PPSH'se po ishte gati 10 vjet me vone nga Sala qe ben ketu 10 vjet difference te te beri lavazh trurit me mesimet Marksiste Leniniste, si edhe gjuhen Ruse te cilen Sala e pervetsonte shume mire nga dashuira qe kishte per vellezerit rus ne ate kohe, si te gjithe komunistet e tjere. Si ka mundesi qe Sala nuk del para pasqyres dhe keto qe po mundohet ti jape mendje te tjereve, te mos ja thote vetes! Kur Sales ju dha PD'ja per ta drejtuar, ai ne fjalimin e tij per te pershdentur Shokun Ramiz Alia, premtoi se do te ishte vetem nje mik i kesaj partie, jo te bente 'cifligun' e tij. Sic e thashe edhe ne nje tjeter teme, te gjithe shoket e Sales te cilet kane dhene mendime qe ta progresojne dhe ta perparojne PD'ne duke filluar nga Kasterjot Islami, Besnik Mustafaj, Aleksander Biberaj, Prek Zogaj, etj tashme nje nga nje u hoqen nga skena, sespe Saliu tani ne kete moshe nuk ka si te ndryshoje me, keshtu qe ata nuk mund ti jepnin me mendime. C'fare na kujton kjo thoni ju?! Te pakten mua me kujton mesuesin e denje te xhaxhi Saliut i cili i merte te gjitha titujt dhe postet ekzekutive vete dhe c'do gje kalonte tek ai se ndryshe nuk aprovohej gje. E pra e njeta gje eshte edhe ne kete parti te cilen Z. Alekasnder Biberaj nje tjeter Tropojan demokrat tha- "qe eshte kthyer ne nje shkolle bizantine ku asnjegje nuk pranohet te progresoj ne rradhet e saj".
Ja pra keto te shikoj e te analizoj ne fillim shoku Sekretar i PPSH Sali Berisha para se te analizoje partite e tjera, se tashme nuk ndihet shume i qete, se po e vrasin kepucet qe i ka te ngushta po njekohesisht edhe te marra hua, te cilat mund t'ja heqin nga kembet ne c'do kohe.
Aulona u be disa here qe po e ofendon Sallyn duke e quajtur hipokrite. Mos e perdor forumin per te ofenduar anetaret e tjere qe skane te njejtat bindje me ty. Pozicioni yt ekstrem plus ofendimet po krijojne nje klime jo te mire.
Shpata wrote:
Aulona u be disa here qe po e ofendon Sallyn duke e quajtur hipokrite. Mos e perdor forumin per te ofenduar anetaret e tjere qe skane te njejtat bindje me ty. Pozicioni yt ekstrem plus ofendimet po krijojne nje klime jo te mire.
Me fal, por nga e di ti qe une i thashe asaj hipokrite?!
Une nuk citova mendimin e saj, por lajmin qe postoi. Psh mua lajmi me mendimet te cilat po shprehet personi qe dhashe mendimin tim mbi te po ben nje hipokrizi. Tani kujt kjo hipokrizi mund ti pelqeje, esthe pune e tyre, une nuk po u them pse, vetem po jap kundershtimet e mija mbi artikullin. Sa per pozicionet e mia ekstreme, mund te them ashtu jane te te gjitheve, mund te themi deri tek ata qe futen gjoja per te hequr verejtje, vertet aty ku nuk ka c'fare te hiqet. Une po i them hipokrit fjaleve te Saliut. Keshtu te them te dretjen, duke ti ardhur gjithnje, edhe si moderator ne menyre indirekte, vetem te mundohesh te heqesh verejtje njerezve te cilet ty nuk te pelqejne mendimet e tyre politike, edhe kjo jo vetem qe nuk i jep nje klime te mire, por edhe e acaron me keq.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".