Kryetari i Bashkisë kryesore në vend, jeton në gjendje të mjerueshme, madje ai rezulton edhe i pastrehë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, fsheh pasurinë dhe deklarohet si politikani me të ardhurat më modeste në gjithë politikën shqiptare. Në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme, kryetari i opozitës në Shqipëri injoron detyrimet ndaj ligjit, duke deklaruar një pasuri qesharake, që është e barabartë me të ardhurat e një punonjësi të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Sipas deklaratës së depozituar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kryetari i Bashkisë kryesore në vend, jeton në gjendje të mjerueshme, madje ai rezulton edhe i pastrehë. Rama deklaron se, ka një llogari bankare prej 41 mijë lekësh, ndërkohë që nuk ka lënë pa përfshirë në deklaratën e tij edhe çmimet dhe honoraret që të gjitha së bashku shkojnë në 2 937 euro dhe paga e shpërblime që shkojnë në 1.85 milion lekë. Për më tepër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për vjeljen e mbi 8 milion dollarëve nga aferat korruptive me firmat e ndërtimit vetëm në një mbledhje të KRRT-së së kryeqytetit, sipas deklaratës rezulton i zhytur në borxhe saqë mezi shlyen një kredi prej 1.2 milion lekësh. Në deklaratën e Ramës, e cila duhet të jetë me siguri objekt i hetimeve të ILDKP-së për fshehje të pasurisë, mungon edhe deklarimi i vilës së tij luksoze në fshatin turistik në Dardhë, apo edhe pasuri të tjera, të cilat ai i ka regjistruar në emër të të tretëve. Sikur opinioni publik të mos e njihte Ramën do ta kishte besuar deklaratën e tij modeste të pasurisë, por të gjithëve u kujtohen akuzat e ndërtuesve të Tiranës ndaj tij, të cilët u shprehën publikisht para mediave, se Rama kërkonte mbi 1 milion dollarë për të firmosur një leje ndërtimi në kryeqytet. Duke patur parasysh dinamikën e ndërtimeve në Tiranë dhe duke bërë një matematikë të thjeshtë, rezulton se pasuria e kryetarit të Bashkisë arrin në shifra marramendëse. Përveç kësaj tashmë është i njohur fakti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës u kërkon ndërtuesve 20% të vlerës së investimit për çdo leje ndërtimi në Tiranë. Madje, për këtë fakt ai njihet rëndom edhe me nofkën "Mister 20%", në ambjentet e ndërtuesve. Duke u shtuar këtyre edhe përfitimet e pafundme të Ramës nga tenderat e Bashkisë së Tiranës që nga viti 2000 e në vazhdim, të cilat kanë përfunduar në xhepat e tij, është një mision i pamundur të besosh se kryetari i Bashkisë së kryeqytetit jeton në një skamje të vërtetë siç pretendon në deklaratën e tij të pasurisë. Nuk ka asnjë dyshim se, deklarata e pasurisë së Edi Ramës është simboli më i qartë i injorimit të ligjeve dhe institucioneve, dëshmi e pakontestueshme e mungesës së respektit ndaj shtetit ligjor dhe etalon i formimit të një politikani që në thelbin e filozofisë së tij ka mashtrimin. Edi Rama nuk mund t'u hedhë hi syve shqiptarëve dhe aq më tepër qytetarëve të Tiranës, taksat e të cilëve përfudojnë jo për rrugë e shërbime, por për vilat e kryetarit të Bashkisë dhe në llogaritë e tij bankare brenda e jashtë vendit. Tashmë është një fakt i njohur botërisht, se Edi Rama dhe transparenca janë vite dritë larg njëri-tjetrit, dhe kjo u vu re shumë qartë në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Por, në rastin e deklarimit të pasurisë, mungesa e transparencës dhe niveli i mashtrimit të Ramës janë ulëritëse.
Ja çfarë ka deklaruar Edi Rama
Llogari bankare 41 mijë lekë
Çmime dhe honorare 2 937 euro
Paga dhe shpërblime 1.85 milion lekë
Detyrim për shlyerje kredie 1.2 milion lekë
I biri, Gregor Rama
Asnjë pasuri apo të ardhura
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Mashtrimi i Ramës arrin kulmin, deklarohet politikani më i v
-
RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
- Aulona
- Star Member

- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Mashtrimi i Ramës arrin kulmin, deklarohet politikani më i v
Qe te mos jemi "asnjanes" si disa, po vendosim te ardhurat e te gjitheve....
Deklaratat e pasurive të politikanëve kryesorë në vend, për vitin 2008 flasin për të ardhura normale, por për shpenzime marramendëse. Ajo që bie në sy është dhe fakti se fëmijët e politikanëve janë më të pasur se ata vetë. Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE- Në deklaratën e tij të pasurisë për vitin 2008, kryeministri Sali Berisha sqaron se i vetmi burim të ardhurash është paga e tij prej 2.149.592 lekë, shpërblimet në vlerën e 9 mijë lekëve si dhe paga e bashkëshortes në shumën e 576.947 lekëve. Por ndryshe nga babai, dy fëmijët e kryeministrit rezultojnë më të pasur. Djali i tij Shkëlzen Berisha deklaron se të ardhurat e tij për vitin 2008 i ka siguruar kryesisht duke qënë sekser për lidhjen e kontratave të biznesit. Konkretisht ai sqaron se për vitin që lamë pas ka ndërmjetësuar në një shit-blerje nga e cila ka përfituar një shumë në vlerë prej 82 mijë e 800 euro. Shkëlzen Berisha bën gjithashtu të ditur se si person fizik ka kryer edhe një tjetër ndërmjetësim në shit-blerjen duke përfituar shumën e 6930 eurove. Ndërsa duke ju referuar punës si drejtori juridik pranë kompanisë celulare Eagle Mobile ai deklaron se ka përfituar në harkun e një viti 460. 497. 14 lekë të cilat i ka derdhur në Bankën Credins. Megjithatë Shkëlzen Berisha pretendon se jeton në Tiranë në një apartament të marrë me qera me kosto 500 euro në muaj, ndonse sqaron më tej se është pronar i një apartamenti në Stokholm të Suedisë. Sa i përkket vajzës së kryeministrit, Argita Malltezit ajo është personi më i pasur i familjes Berisha. Në formularin e deklarimit të pasurive, Argita pretendon se pjesën dërrmuese të të ardhurave të saj e mbulon mësimdhënia. Konkretisht ajo thotë se rroga dhe shpërblimet që merr si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë kapin vlerën e 821.500 lekëve, ndërkohë që nga mësimdhënia në një fakultet privat në Kosovë paguhet 3000 euro në muaj. Sa i përket aktivitetit të saj privat si konsulente ligjore, Argita pretendon se siguron një të ardhur vjetore në shumën prej 5.264.363 lekëve. Në vitin 2008 ajo thotë se ka fituar dhe 13.200 euro si pasojë e shitjes së dy automjeteve në pronësi të saj, një makinë tip Mitsubishi L200 dhe një Benz klas A.
Ndërkaq ish kryeministri Fatos Nano vazhdon të shtojë në mënyrë të ndjeshme pasurinë e tij, edhe pse është pothuajse i larguar nga jeta aktive politike dhe figuron pa asnjë aktivitet privat personal. Gjatë viti 2008 ai ka harxhuar 176 mijë e 720 euro për të blerë dy apartamente banimi në Durrës me sipërfaqë respektive 210 m2 dhe 166 m2. një burim të ardhurash për fatos nanon ka qënë dëmshpërblimi i gjyqit që ka fituar me “Lunita” në vlerën prej 134.000 eurosh. Edhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano ka deklaruar se ka blerë në Shkodër një sipërfaqe prej 313 m2 në vlerën e 266. 050 eurove. Nga ana tjetër edhe djali i ish kryeministrit, Sokol Nano figuron pronar i tre apartamenteve banimi. Sokoli ka në pronësi edhe një apartament prej 70 m2 në Qerret të Kavajës, si dhe është aksioner i vetëm i një klubi në zonën e ish-bllokut.
Të ardhurat e krut të bashkisë, Edi Rama sigurohen nga paga dhe shpërblimet e tij si funksionar në vlerën e 1.850.807 lekëve. Por gjatë vitit që shkoi ai ka shlyer detyrimt e tij financiare ndaj një kredie bankare.
Ndërkaq për presidentin Bamir Topi, burim kryesor të ardhurash ka qënë testamenti i nënshkruar nga babai i tij. Vlerat e përfituara nga ky testament kapin shumën e 35 mijë eurove dhe të 2 milionë lekëve. Gjithashtu nga ky testament, Topi ka përfituar një tokë are me sipërfaqe 1070 m2 në Shkozë të Tiranës, si dhe një tjetër tokë are me sipërfaqe 5400 m2 në Linëz dhe Shkozë. Nga prindërit, kreu i shtetit ka trashëguar edhe një banesë me sipërfaqe 101.87m2 ndërtuar mbi truallin, pronë e trashëguar nga prindërit në Tiranë me vlerë në shumën e 2 milionë e 800 mijë lekëve. (e.n/GSH/News24/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Mashtrimi i Ramës arrin kulmin, deklarohet politikani më i v
Firmat e Edvinit shkojnë me përmbarues të blerë për të prishur shtëpitë e tiranasve në rrugën “Mine Peza”
Duke i skaduar ora e shpërdorimeve të pushtetit, sekserët e Edvinit po shpejtonë të gllabërojnë troje ku të munden e pa mbështetje ligjore. Dy ditë më parë, me ortakërinë e përmbaruesit të pamandatuar Fatos Alimadhi, njerëzit e Ramës kanë tentuar të prishin 4 shtëpi në Rrugën “Mine Peza”, edhe pse kontesti pronësor është ende në shqyrtim në Gjykatën e Lartë
Orës së Bashkisë së Tiranës dhe të sekserëve që gjallojnë rrotull saj duket se po i mbaron karburanti, prandaj edhe sjelljet e segmenteve finale të kësaj strukture korruptive - atyre pseudoinstitucioneve që do t’u duhet të përballen me terrenin – janë gjithmonë e më arrogante e të palogjikshme. Krejt ky nxitim e kjo sjellje antiligjore ka spikatur dy ditë më parë në aksionin donkishotesk e vetmitar të një përfaqësuesi të zyrës së Përmbarimit të kryeqytetit, i cili pa vendime të mirëfillta, ka kërkuar të udhëheqë operacionin e prishjes së disa ndërtesave të vjetra tiranase, për llogari të një ndërtimi të ri, që kishte marrë mandatin e Edvinit. Ky zyrtari i përmbarimit të kryeqytetit ka tentuar të nxjerrë në rrugë të madhe katër familje me 16 anëtarë, bazuar mbi një vendim të Gjykatës së Apelit, i cili është ankimuar në Gjykatën e Lartë. Përfaqësuesi i Përmbarimit ka shkuar fillimisht për të prishur banesën e familjes Hysa. Duke shpërfillur vendimet gjyqësore dhe konfirmimin se çështja tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë, përmbaruesi Fatos Alimadhi ka pretenduar thuajse një vetëgjyqësi, me sa duket, meqenëse ka qenë fort i përfshirë që të gjejë sa më shpejt një trull për ndërtimin e ri të bashkisë së Edvinit.
E vërteta është se verdikti që pretendohet të zbatohet prej Përmbarimit të kryeqytetit tashmë ndodhet për rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila pritet të japë vendimin për pezullimin, sapo ajo të rinisë shqyrtimin e dosjeve me 1 shtator, por Edvini dhe sejmenët e tij, të shpërndarë kudo, si njerëz që i dinë mirë këto kleçka, deklaruan dje për tiranasit e vjetër të Rrugës “Mine Peza” se do të kthehen aty sërish me 2 shtator, me shpresë se Gjykata s’do ketë mundur ta administrojë dosjen e atëhere rruspave të Edvinit do t’u çelej një shteg ligjor.
Rahman Hysa, njëri prej banorëve që rrezikon të mbetet pa strehë ka vënë në dispozicion të medias të gjitha dokumentet që disponon, madje duke vënë në dukje mangësitë e secilit prej tyre, përfshi këtu urdhrin e përmbaruesit Alimadhi për ekzekutim vullnetar, në të cilin mungon nënshkrimi i kreut të Përmbarimit të Tiranës. “Gjithçka ka nisur më 27 shkurt 2002, thotë ai, kur Sute Hysa, e cila është pronare e një trualli prej 177 metër/katrorë nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes e ka vënë në dispozicion të firmës së ndërtimit “Alb–Toronto Konstruksion” për të ndërtuar një pallat sipas lejes së ndërtimit që do të miratohej nga Zyra e Urbanistikës e Bashkisë Tiranë. Hysa do të përfitonte një sipërfaqe ndërtimi sipas marrëveshjes së parashikuar në kontratë. Firma mbi këtë bazë bllokon truallin e familjes Hysa në Hipotekë, deri në afatet kur kontrata është e vlefshme. Me mbarimin e afatit të parë të kontratës, firma merr lejen e sheshit, rreth katër muaj dhe në një kohë të shpejtë merr edhe lejen e ndërtimit nga KRRT e Bashkisë së Tiranës. Por firmës i dolën probleme me persona të ndryshëm si dhe bashkëpronarët të asaj pjesë trualli ku do të ndërtohej. Në lidhje me këtë janë zhvilluar gjyqe me disa nga pronarët që kanë pasur kontrata për arsye që ne nuk i dimë. Me mbarimin e kontratës në qershor të vitit 2006, banorët i janë drejtuar firmës me një kujtesë noteriale për lirimin e truallit në hipotekë, duke e konsideruar marrëveshjen paraprake si të skaduar. Derisa marrëveshje të re mirëkuptimi nuk pati, çështja kaloi në gjykatë, ku ajo e Faktit i dha të drejtë kërkesës së banorëve, ndërkohë që Apeli e prishi këtë vendim. Pas kësaj, ne bëmë ankim në Gjykatën e Lartë, vijon deklarimi i zotit Hysa, të cilin e depozituam më 19 mars të këtij viti, brenda dy javësh nga momenti i shpalljes së vendimit. Tashmë kjo gjykatë, e cila ka marrë rekursin nuk ka caktuar datë për zhvillimin e procesit, pasi praktika ka treguar se çështjet qendrojnë edhe një vit para se të merren në shqyrtim, për shkak të ngarkesës dhe procedurave të punës në këtë institucion. Por menjëherë pas kësaj firma “Alb-Toronto Konstruksion” i drejtohet Përmbarimit për të ekzekutuar vendimin e Apelit, ndërsa koha në të cilën Përmbarimi na drejtohet neve për të zbatuar vendimin e Apelit nuk është e përshtatshme pasi nuk ka kombinim të funksionimit të institucioneve. Tani në gusht Gjykata e Lartë është mbyllur pasi gjyqtarët dhe administrata ndodhen me lejet vjetore. Ligji na jep të drejtën neve se në momentin që na drejtohet një shkresë për ekzekutimin e këtij vendimi mund të mbrohemi, duke u ankuar brenda një afati kohor 10 deri në 15 ditë. Kur ne shkuam në Gjykatën e Lartë me kërkesën për të pezulluar urdhrin e përmbaruesit, Gjykata ishte e mbyllur dhe nuk punonte. Na thanë të paraqitemi në shtator. Për të qenë korrekt me ligjin, kërkesën ia dërguam me postë rekomande Gjykatës së Lartë dhe paralelisht të njëjtat shkresa ia nisëm edhe Përmbarimit”.
Por pas kësaj odiseje, në skenë del përmbaruesi Alimadhi, i cili këmbëngul për një thuajse “vetëgjyqësi”. Megjithëse vetë Zyra e Përmbarimit nuk kishte mandatuar kurrfarë aksioni për rrëzimin e banesave e çlirimin e truallit, Fatos Alimadhi, i cili për mendimin e banorëve, ose është bashkëpronar ose ka marrë para nga ortakët e bashkisë dhe të firmës së ndërtimit, këmbëngulte për lirimin me forcë të truallit (lënien e pastrehë të katër familjeve), pa pritur hapjen e vitit gjyqësor në fillim të shtatorit.
Gjatë aksionit vetmitar të Alimadhit, i cili në sy të banorëve refuzonte t’u bindej edhe urdhrave që vinin nga titullarët e Zyrës së Përmbarimit, ka rënë në sy mungesa e Policisë Ndërtimore, njërës nga hallkat e detyrueshme për aksione të tilla, çka tregon se gjithçka ishte një veprim i paramenduar i individëve, që paçka se brenda institucioneve tona, veprojnë krejt jashtë kuadrit ligjor. Skena kur Përmbaruesi Alimadhi paraqitej me punëtorë privatë të marrë nga rruga ishte gjuha e saktë e batakçinjve me të cilët bashkëpunon Bashkia e Tiranës dhe fytyra e asaj skeme që duhet shkulur nga rrënjët, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Por meqenëse flasim për punë ditësh, është e qartë se duhet ndalur dora e këtij Alimadhit, sa pa e çuar gjendjen nga një vetëgjyqësi korruptive, në një vetëgjyqësi të mirëfilltë, pasojat e së cilës mund të merren me mend, paçka se dërguesi i mirëfilltë - Bashkia e Tiranës - sërish s’do ketë ndërmend të mbajë ndonjë përgjegjësi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)