Ashtu eshte Zeus10.Zeus10 wrote:Prurje shume e mire Agrian, ne sinkron te plote me ate, qe u be shume kohe, qe po e theksojme. Por une dhe njehere dua te shkepus nje fragment nga prurja jote, ate ku theksohet qe ndermjet gjithe te krishtereve me prejardhje etnike te shumellojshme, ishin prifterinjte ata qe gezonin ekskluzivitetin e te qenurit greke, qe do te thote ndermjet grekeve ata ishin me te pastrit:
gje qe automatikisht rrezon pretendimet e ideologeve te sotem greke, qe gjasme ata kane nje prejardhje etnike dhe jo nga komunitetet religjioze.
Jo vetem kaq por prej te njejtit liber kam nxjerre edhe pasazhe te tera qe flasin per artificialitetin e 'helenizmit' ne shekullin e XIX qe vinte krejt
si pasoje e statusit te privelegjuar te 'grekut' ne Perandorine Osmane.

Por ma interesantja padyshim asht shpallja e 'mevetesise' se Bullgarise e cila u shqit njehere e mire prej varesise se Kishes Ortodokse 'Greke'. Sipas ktij libri,
shtresat e shkolluara bullgare perdornin greqishten si gjuhe zyrtare, kurse shtresat e gjera popullore-ortodokse e quanin veten 'greke' nderkohe flisnin bullgarisht. Kjo na ndihmon jashtezakonisht shume qe te derrmojme 'argumentet' edhe ashtu te dobeta te propagandes bizantine per Epirin, Thesaline, Maqedonine, Atiken, etj.

