"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme Arkeologjike/Historike

Arkeologjia dhe antropologjia janë disiplina të rëndësishme në fushën e historise, sillni të dhëna për to dhe zbulimet e bëra për një vështrim të bazuar të historisë.
Post Reply
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#121

Post by Patush »

"Kjo statujë romake, me siguri i përket periudhës romake" :shock: :shock:


Në Apoloni zbulohet një tjetër bust prej mermeri, tani i një femre

Fier, 23 gusht - Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i përket një aristokrati romak, një tjetër bust njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro-francez, raportojnë mediat shqiptare.

Bëhet fjalë për një bust femre prej femre që i përket sërish periudhës romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Image

http://www.koha.net/index.php?cid=1,9,32040

ps: thjeshte nej gabim drejte shkrimor apo jo ?"behet fjale per nje bust femre prej femre" !

Rrofte gazetqaria moderne ;)
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#122

Post by Adriana »

Në Shqipëri përfundoi fushata e kërkimeve arkeologjike në shumë zona të vendit. Drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë thonë se gjetjet e gërmimeve të këtij viti kanë qenë mjaft të rëndësishme, vecanërisht me zbulimet në zonën e Apolonisë në Fier.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#123

Post by Arbëri »

Image
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia: ?
Gjurmë arkeologjike
Gur
Gdhendje
Shqiptare
?
100 x 100
Zbuluar në Gadishullin e Karaburunit, Vlore
Mezuraj Muze
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#124

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:Image
Image
Last edited by Arbëri on Mon Nov 01, 2010 1:46 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#125

Post by Arbëri »

Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#126

Post by Arbëri »

Image
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia: Byzylyk
Element zbukurimor
Bronx
Derdhje në bronx
Ilire
Hekuri II, shek. VII P.E.S
15 x 12.5
Zbuluar në pellgun e Korçës
Mezuraj Muze
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#127

Post by Arbëri »

Image
Titulli:
Tipi:
Materiali:
Teknika:
Kultura:
Periudha:
Dimensionet në cm:
Historiku:
Pronësia: Vazo dekorative
Zbukurimore
Qeramikë
Punuar me çark dhe dorë
Greke
Shekulli VI P.E.S.
19 x 19
Durres
Mezuraj Muze
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#128

Post by Mallakastrioti »

Image

Interesante keto dy simbolet.Mendoni se kane disi lidhje me kulturen e Vinçes?

The Vinča culture is a Neolithic archaeological culture of Southeastern Europe, dated to the period 5500–4500 BCE


Image

Image
Image
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Mozaiku dhe emri i Tiranës

#129

Post by qiellikaltër »

Sa herë që flitet për Moza ikun e Tiranës, cilësohet se ai ndodhet në tre mje dise të një bazilike, më
parë vilë romake fshatare, rustica, zbuluar rastësisht në vitin 1972, gjatë punimeve për ndërtimin e banesave në lagjen “Partizani”, vend i cili njihet edhe me emrin e tij të parë “Krojet e Shëngjinit”.
Bazilikë, pra vendqëndrimi i një bazileu, i një hierarku kishtar, apo thjeshtë kishë, kjo është një çështje që vjen pas përdorimit të asaj ngrehine për qëllimin e parë për të cilën ajo strukturë ishte ndërtuar, pra si vilë.
Të gjithë studjuesit e sotëm janë në një mendje kur thonë, se kemi të bëjmë me një vilë romake të fillimit të periudhës imperiale, pra të kohës midis shekullit të parë dhe shekullit të dytë të erës së re. Në kohën kur u ndërtua vila, shkrimtari romak Plin Plaku shpjegon se fjala vilë kishte kuptimin e një ferme të shtresave të larta shoqërore, e cila ishte dy llojesh : vilë fshatare dhe vilë qytetare, rustika dhe urbane. Vilat urbane ndërtoheshin një ose dy ditë rrugë larg Romës, apo qyteteve të tjerë të mëdhej të perandorisë. Ato ishin të rrethuara me kopshtie, ullishta dhe vreshta. Në fermat qytetare, pronarët shkonin për klimë, a për të shijuar verën dhe vajin e ullirit që prodhohej aty prej skllevërve të tyre. Përgjithësisht skllevërit jetonin në vilë, kurse pronarët venin e vinin nga qyteti.
Me kalimin e shekujve, fjala vilë mori disa kuptime, si fshat, fshat i fortifikuar e deri në kuptim që ka sot.
Të kthehemi te vila e Mozaikut të Tiranës.
Kur konsultohesh me informacionin e dhënë rreth saj, gjen se që nga zbulimi i Mozaikut të Tiranës e deri më sot, thuhet se vila romake në fjalë është një vilë rustika, pra vilë fshatare.
Po a është fshatare, rusika,vila e Mozaikut të Tiranës ?
Do të mundohemi t’i përgjigjemi kësaj pyetje, pa shkuar më tej për të kërkuar përgjigje per pyetjen në se Vila në Fushë të Tiranës është e vetme, apo pranë saj ka edhe të tjera. Po ashtu, pa shpjeguar edhe për ndërtimin e saj, shpjegime të cilat lexuesi mund t’i gjejë në internet, mjafton të kërkojë zërin villa romana.
Në bazë të përkufizimit që jep Plin Plaku, vila e zbuluar në Krojet e Shëngjinit në Tiranë, të paktën për nga largësia prej një qyteti të madh si ishte Durrësi në atë kohë, del se është vilë urbane. Nga Durrësi e deri te vila janë më pak se një a dy ditë rrugë. Janë jo më shumë se 8-10 orë rrugë, sipas lëvizjes së kohës, me kalë a qerre.
Ka edhe një gjë tjetër në favor të quajtjes së vilës urbane dhe jo rustika. Kjo gjë ka të bëj më mozaikun, i cili është ndërtuar me elementë të njëllojtë me mozaikun e zbuluar në vitin 2007 në qëndër të Romës, në themelet e Palazzo Valentini, pranë Piazza di Spagnia, gjatë punimeve që bëheshin në atë pallat, i cili sot është ndërtesa administrative e Rajonit të Romës.
Te të dy mozaikët, përveç gërshetave, figurave gjeoometrike dhe kornizave që hasen edhe në mozaikë të tjerë të kohës, kemi figurën e flugerit dhe figurën e enës me dy anëse.
E pakta që mund të themi nga krahasimi i dy mozaikëve, është se pronari i Vilës në Fushën e Tiranës, ndiqte modën, mënyrën e zbukurimit të vilës së vet, me zbukurimin që klasat e larta sociale zbukuronin vilat në Romë, në kryeqendrën e Perandorisë Romake.
Faktit të ngjashmërisë së Mozaikut të Vilës së Romës me Mozaikun e Vilës së Tiranës, i shtohen edhe gjëra të tjera, si dy vaskat me shkallë, të cilat më tepër se vaska për fermentimin e rrushit që konsiderohen deri më tani, mund të jenë vaska për banjë apo për tu freskuar në ditët e nxehta të verës. Po ashtu përputhet me vilat urbane edhe gjetja pranë të dy vilave e gurëve të varreve, gjë e cila bëhej në kohën kur romakët i varrosnin njerzit pranë shtëpisë në qytet.
Ajo që na befason në këtë histori, është vetë fjala vilë, të cilën ne e kemi në shqip të lidhur me foljen vjel. Pra, për një fermë, vilë me pemë frutore, ne themi se aty vjelim frutat. Për grurin ne nuk themi vjelim grurin, por korrim grurin. Edhe për barin, nuk themi vjelim barin, por mbledhim barin.
Befasia tjetër na vjen kur mendojmë se konsiderata e Vilës në Fushën e Tiranës si vilë urbane, na bën të kërkojmë edhe të anasjelltën e arsyetimit të mësipërm duke bërë pyetjen: Në se vila e Mozaikut të Tiranës, për shkak të ngjashmërisë të mozaikut me me Mozaikun e Vilës në qendër të Romës, rezulton vilë urbane, qytetare, pranë kujt qyteti është ajo vilë?
Qytret më të madh se Durrësi nuk kemi pranë vilës. Nuk kemi qytet tjetër si Durrësi, me një amfiteatër me rreth 20 000 spektatorë, aq sa gjysma e kapacitetit të Koloseut të ndërtuar afërsisht në po atë kohë në Romë.
Faktet na bëjnë të mendojmë se Vila Qytetare në Fushën e Tiranës, është vilë qytetare e Durrësit, i cili në atë kohë, që prej shekullit të tretë para Krishtit, kishte ndërruar emrin nga EPIDAM në DYRAH.
Këtu vjen befasia më e madhe, ajo e një provokimi për etimologjinë e emrit TIRAN, i cili që në shekullin e katërt para Krishtit dëshmohet i shkruar TYRAN, TURAN, emri i perëndeshës së dashurisë, Afërditës së grekëve dhe Venusit të romakëve.
Mos vallë Fusha e Tiranës është Fusha e qytetit TYRAN, DYRAN, DYRAH, fusha e atij qyteti i cili ndërroj emrin nga EPIDAM në DYRAH nga një popull albanësh, i cili në shekullin III para Krishtit, pas një lufte njëqindvjeçare me Rromën, u mund prej saj dhe u përzu nga gadishulli Italik dhe erdhi e u ngul në Epidam, aty nga ku ndoshta dikur me emrin etërit Albanë ishte nisur me trojanët sipas Virgjilit? Albanët e kishin kultin e perëndeshës së dashurisë TYRAN , DYRAN, DYRAH, e cila për ta ishte edhe mbrojtësja e lundërtarëve.
Sigurish që ky është provokim i një gazetari që udhëton në natyrën dhe kulturën shqiptare dhe e di se emri i Dyrahut është shjeguar deri më sot nga studiuesit me ndihmë të mitologjisë, si emri i djalit të një hyu. Por, i lutem lexuesit të kërkoj e të gjej në internet se Turan, Tyran ishte perendesha e dashurisë edhe e Albanëve, e atij populli që rronte në mal, në jug lindje të Romës, Curiaz (Guras), ashtu si edhe e atij populli që rronte në fushë Oraz (Aras) rreth Romës, të cilin edhe sot romanët në dialektin e tyre e quajnë arban.
Athere rreth Romës kishte shumë popuj albens, albanes, arbanes. Thonë se ishin nja tridhjetë popuj të tillë.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=91870
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#130

Post by Adriana »




Nje numer i konsiderueshem ekspeditash arkeologjike parashikohen per kete vit ne teatrin antik te Hadrianopolit ne Gjirokaster, ndersa kane nisur punimet e para nga misioni arkeologjik italo-shqiptar. Keto ekspedita synojne rritjen e numrit te turisteve ne kete zone, vecanerisht pergjate stines se veres.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Hymniarber
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1018
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#131

Post by Hymniarber »

Fier, zbulohet statuja antike në Bylis.

FIER- Në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik "Bylis", sot gjatë punimeve për sistemimin e rrugës nga Qafa e Kashit në Bylis, që po rikonstruktohet plotësisht, doli në dritë një shtat prej guri gëlqeror, skulpturë antike, pa kokë, e ruajtur në gjëndje shumë të mirë.
Drejtori i parkut, Prof. Dr i asocuar, Bashkim Vrekaj tha se statuja mund të jetë një perëndi lufte, ose një luftëtar ilir, por saktësisht do t'a provojnë studimet në vijim.
Vrekaj tha se ka rëndësi fakti që është një gjetje e rrallë artistike, e punuar nga mjeshtrat e Bylisit, sepse është e punuar me gurin gëlqeror të zonës.
"Është nga trup-statujat e pakta që kemi gjetur në Bylis, sepse këtu portrete kemi gjetur edhe më parë, ndërsa shtatet janë të rralla. Me të, objekteve arkeologjike të Bylisit i shtohet dhe një monument, i rëndësishëm me vlera për kohën e vet":- tha Vrekaj.
Sipas tij, statuja i përket kohës helenistike, rreth shekujve IV –II pes, pra me një moshë mbi 2200- vjeçare.
"Zbulimi ka vlerë pasi tregon se ndoshta në këtë pjesë të teritorit bylin, pak para se të hysh në qytetin antik mund kemi gjetur një monument, tempull, altar,ose ndoshta kemi të bëjmë me një varr monumental. Kjo statujë shton pasurinë arkeologjike të Bylisit":- përfundoi Vrekaj.
Fere libenter homines id quod volunt credunt
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#132

Post by Mallakastrioti »

Le te hedhim nje veshtrim ngjashmerise se elementeve se veshjes:

Image
Image
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#133

Post by Zeus10 »

Per kupen foto. e meposhtme, te zbuluar ne Shqiperi dhe qe i perket shek. 7 Pas Krishtit:

Image

une kam dy pyetje, nese dikush mundet te pergjigjet.

1. Une arrij te lexoj KOSTANDINOPO..., kush e ka mbishkrimin e plote?
2. Kjo qartazi eshte artifakt bizantin, por pse shkrimi ka te njejtin karrakter me ate qe ndoshta klasifikohet, si "klasik"?

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#134

Post by Arbëri »

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme Arkeologjike/Historike

#135

Post by Adriana »

Gjurmë të vendbanimit parahistorik në Reshtan


Reshtan, 25 maj – Gërmimet arkeologjike në Reshtan të Therandës kanë rezultuar me gjetjen e një vendbanimi të periudhës së mesme dhe të vonë të Neolitit, shkruan sot “Koha Ditore”. Arkeologët kanë hasur në shumë elemente që dëshmojnë se kjo zonë ka qenë e populluar dhe mjaft e zhvilluar në këtë periudhë parahistorike. Gërmimet arkeologjike të nisura muajin e kaluar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, atë të Tiranës dhe të Tetovës, kanë pasur karakter shpëtimi të këtyre vlerave arkeologjike, pasi që mu mbi këtë vend ka nisur të ndërtohet rruga Therandë-Studençan.
Udhëheqësi i gërmimeve në këtë lokacion, Shafi Gashi, nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se kjo është një ndër qendrat më të mëdha të Neolitit të mesëm.
“Qëllimi është që në këtë pjesë të kryhet gërmimi me karakter shpëtimi dhe të njëjtën kohë të bëhet një kurs i studentëve të arkeologjisë, që të përfitojnë në aspektin metodik e shkencor”, ka thënë ai. Gashi ka bërë të ditur se gjer tani kanë arritur të evidencojnë tri horizonte të banimit, të Neolitit të mesëm dhe të vonë dhe shumë gjurmë arkeologjike të kësaj periudhe, me dysheme, vatra dhe me shumë objekte të lëvizshme.
“Synimi është që i gjithë materiali të analizohet dhe në fund të vitit me këtë do të botohet një monografi për vendbanimin parahistorik të Reshtanit”, ka bërë të ditur ai.
Adem Bunguri, specialist në Institutin e Arkeologjisë të Shqipërisë, ka theksuar se vendbanimi i Reshtanit ka qenë njëri nga më të rëndësishmit në parahistorinë e Kosovës dhe Ballkanit Qendror.
“Ky vendbanim në literaturën arkeologjike është bërë i njohur që në vitin 1979. Ka nisur fushata e gërmimit nga arkeologët serbë, në vitet 1967, megjithatë botimi i plotë i materialit nuk është realizuar”, ka potencuar ai.
Bunguri ka thënë se në Reshtan mbizotëron elementi apo komponenti kulturor Danilik apo adriatiko-mesdhetar. Sipas tij, një nga tiparet e kësaj kulture - përpos poçarisë të dekoruar me metoda dhe teknika të larmishme dekorative - janë edhe ritonet e kultit, të cilat i kushtoheshin kultit të gjallesës.
Sadat Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka bërë të ditur se Theranda është një ndër zonat më të pasura arkeologjike në territorin e Kosovës, por ka theksuar se regjimi i kaluar disa prej tyre i ka shkatërruar gjatë ndërtimit të vreshtave.
“Deri më tani gjurmët datojnë që në Neolitin e mesëm, që është pikërisht lokaliteti i Reshtanit. Gjithashtu kemi Hisarin, që është një territor shumështresor që ka vlera arkeologjike. Pastaj kemi Tumat e Shirokës, varreza të periudhës së hekurit. Por ato varreza gjatë ndërtimit të vreshtave të asaj kohe shumica janë shkatërruar. Pastaj kemi Hisarin e Kostercit, gjithashtu janë kryer gërmime vitin e kaluar. Aty kemi një kala të antikitetit të vonë. Gjithashtu kemi lokalitete të tjera që nuk është arritur të gërmohen, por janë evidencuar dhe shpresoj që në të ardhmen do të gërmohen”, ka thënë Baraliu.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Arkeologji, antropologji”