"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Shqiperia
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Deklaratat e konsullit grek, MPJ thërret ambasadorin
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thirrur sot ambasadorin grek në Tiranë për të dhënë sqarime rreth deklaratave të konsullit grek në Korçë se në këtë qytet ka grekë. Mësohet se ambasadori grek Nikos Pazios është thirrur nga ministria e jashtme shqiptare për të dhënë sqarime ndërsa ky institucion e ka cilësuar të papranueshme deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomu. Sipas MPJ-së deklaratat e konsullit grek në Korçë nuk pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ndërkohë ditë më parë konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka deklaruar në Korçë se në këtë qytet ka grekë ndërsa ka bërë thirrje edhe për bashkim në emër të Vorioepirit.
http://www.albeu.com/shqiperi/deklarata ... rin/29662/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Skandaloze: Prifti filmon veten në një aferë 70 mijë euro
Në videokasetën e Metës, amerikanët rizbulojnë filmin që Prifti kishte fshirë. Analiza shkencore arriti të zbulojë pamjet e “fshehura”
Dritan Prifti përfshihet në skandalin e përgjimeve ku kërkoi të fundosë Ilir Metën. Këtë herë ai ka filmuar vetën duke marrë ryshfet në të njëjtën videokasetë, ku kishte filmuar Metën, ish-shefin e tij politik. Por para se ta çonte videokasetën në Prokurori, ai është kujdesuar të fshijë pjesën kur ishte vetëfilmuar. Kështu krejt i qetë ka dorëzuar videokasetën pranë organit të akuzës.
Por kanë qenë ekspertët amerikanë që i kanë nxjerrë në shesh “sekretin” e madh të Priftit. Ata kanë zbardhur videon e menduar të fshirë nga Prifti. Janë burimet zyrtare nga nga Prokuroria e Përgjithshme që bëjnë të ditur se ky institucion ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të deputetit, Prifti. Në videon e “dorëzuar” nga ish-ministri, ai vetë shfaqet duke marrë rreth 70 mijë euro në dorë nga një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë.
Historia e kësaj videoje ka dalë gjatë hetimeve të prokurorisë pas denoncimit që Dritan Prifti i ka bërë ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Burime nga Prokuroria saktësojnë se faktet kanë dalë në dritë pasi ish-ministri dorëzoi te ekspertët e organit të akuzës orën me të cilën kishte filmuar ish-shefin e tij në zyrë.
Aparati i përgjimit është marrë nga ekspertët amerikanë që po kryejnë hetimet dhe është vënë re se brenda saj ishte dhe një video tjetër, të cilën Prifti kishte kujtuar se e kishte fshirë nga memoria. Në këtë video shfaqet ish-ministri Dritan Prifti dhe ish-zyrtar i kësaj ministrie, duke diskutuar për një aferë me vlerë 70 mijë euro.
Prifti i ka dorëzuar materialet filmike në datën 13 janar, duke qenë i bindur se brenda orës që bëri përgjimin ishte vetëm videoja mes tij dhe Ilir Metës.
Në kërkesën e Prokurorisë theksohet se “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston edhe një video tjetër, e cila ishte fshirë, dhe është rikuperuar nga eksperti. Kjo video është e datës 11 mars, në të cilën janë regjistruar 2 persona.
Bota Sot

Arvizu: Policia qëndroi me kurajo para dhunës së projektuar nga opozita
14-02-2011 / Gazeta 55
Ambasadori amerikan apeloi për vënien para drejtësisë të organizatorëve të 21 janarit
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka dhënë mbështetje të plotë Policisë së Shtetit sot duke shprehur mirënjohje për qëndrimin që ajo mbajti gjatë dhunës së ushtruar nga demonstruesit të opozitës më 21 janar. Zoti Arvizu ka dorëzuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë raportin e ekpertëve amerikanë për ngjarjet e 21 janarit. Në fjalën e tij ambasadori Arvizu theksoi se ekspertët amerikanë janë shprehur se qëndrimi i policisë së shtetit në demonstratë është i drejtë. “Gjatë dhunës së projektuar nga opzoita, policia e shtetit ishte e pambrojtur dhe ka shprehur kurajo që duhet lavdëruar. Ata qëndruan të palëvizuar në sulmet që iu bënë përfshirë këtu gurë dhe bomba molotov”- theksoi Arvizu. Gjithashtu ambasadori Arvizu kërkoi që organizatorët e akteve të dhunshme të ballafaqohen me drejtësinë.
http://www.gazeta55.al/index.php?artikulli=18308
Per ata qe mendojn ndryshe ketu : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/21- ... 56267.html

Protestë para parlamentit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike

Të rinjtë e PDIU dhe Klubi i Patriotëve të rinj janë ngritur së bashku në një protestë përpara Parlamentit, duke kërkuar shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Duke mbajtur flamurin shqiptar nëpër duar, dhjetra te rinj nga “Klubi i Patriotëve të Rinj” të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë lëshuar thirrje, ku me pankarta nëpër duar kanë protestuar kundër kësaj nisme. “Himara është Shqipëri” dhe “Shqipëri etnike”, ishin ndër thirrjet e lëshuara nga te rinjte. \\\"Shqipëria nuk është shtet multietnik\\\", \\\"Regjistrimi etnik cënon sigurinë kombëtare\\\",

Qeveria shtyn regjistrimin e popullsise mbi baza etnike e fetare
video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=9243
video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=9243
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
3800 shqiptarë bëhen grekë

Mbi 3800 shqiptarë që jetojnë kryesisht në jug të vendit brenda katër javëve të fundit kanë ndryshuar kombësinë. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu gjatë një takimi me anëtarët e shoqatës “Fan Noli” ka përshëndetur shtyrjen e proçesit të regjistrimit, por ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe të rekomandimeve të fundit të Brukselit përsa i përket vetëdeklarimit të fesë.
Zoti Spahiu ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e ligjit të gjendjes civile dhe kryerjen e regjistrimit të popullsisë duke hequr pyetjet mbi vetdeklarimin e fesë dhe kombësisë.
“Duhet të presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila sapo ka caktuar ditën e gjykimit për çështjen dhe kërkesën e kryetarit të Gjykatës së Sarandës dhe Gjykatës së Shkodrës në lidhje me nxjerrjen antikushtetuese të dispozitave për ndryshimin e kombësisë në ligjin për gjendjen civile. Kjo i jep kohë ligjbërësve që në këto muaj deri në tetor-nëntor të 2011-s, të reflektohen të gjitha opinionet e grupeve të interesit apo profesionistëve me qëllim amendimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë”, është shprehur Spahiu.
Ky regjistrim i popullsisë në bazë të fesë dhe etnisë bie në kundërshtim të plotë me konventat europiane dhe nuk është zbatuar në asnjë vend europian.
Por për zotin Spahiu, ky process kërkon edhe hetimin e plotë të të gjithë nëpunësve në gjendjet civile të cilët në këmbim të favoreve personale, apo rryshfeteve kanë kryer falsifikime.
“Në këto muaj shteti ka detyrim të bëj një hetim dhe verifikim të plotë të gjitha gabimeve apo falsifikimeve që mund të jenë realizuar në ndryshimin e kombësisë, sepse edhe nëse do të realizohet një regjistrim, mbi baza etnie, por jo vetëdeklarimi, të mundet shtetit të vërë në dispozicion regjistra dhe akte të cilat të provojnë përkatësinë etnike të çdo qytetari të këtij vendi”, theksoi Spahiu.
Kreu i shoqatës “Fan Noli” i ka drejtuar një thirrje publike gjithë grupeve të shoqërisë civile, që ditën e shtunë të bëjnë një tubim ku të ndalin regjistrimin e popullisë në bazë të fesë e etnisë.
“Të marrin pjesë në tubimin e ditës së shtunë për të diskutuar rrugët më të mundshme ligjore në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë për të mos lejuar regjistrimin me formularët asgjësues për kombin shqiptar, duke mundësuar një regjistrim normal të popullsisë, siç veprohet në të gjitha vendet e zhvilluara të Evropës, pa deklarim të etnisë dhe të fesë”, deklaroi Nuri Dragoi, kryetar i shoqatës “Fan Noli”.
Gjyqtari i Shkodrës ka saktësuar se ky regjistrim në qytetin e tij mund të jetë burim i tensioneve të larta mes qytetarëve.
http://www.albeu.com/shqiperi/3800-shqi ... eke/30737/

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
Ëndrra që Shqipëria t'i bashkohet BE-së është në telashe. Ky është vlerësimi i drejtëpërdrejtë i Miroslav Lajçak të emëruarit të Bashkimit Europian në Ballkan, gjatë vizitave të tij në Tiranë, kur u mundua të negocionte me kreun e opozitës Edi Rama dhe kryeministrin Sali Berisha.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lajme nga Shqiperia
Burimi dhe ushqimi, i te ashtequajtures krize, eshte e lidhur vetem me nje emer: 'Edi Rama', ose me sakte me etjen e tij, per te ardhur ne pushtet me cdo kusht, me cdo forme dhe ne nje menyre te menjehershme. Kjo ngutje e tij, per te marre pushtetin, provokon nje krize artificiale, qe ne fakt me imoralitet i faturohet atij qe ka pushtetin, qe megjithese eshte nje njeri i demonizuar politikisht, moralisht dhe familjarisht, ka demonstruar shume me perkushtim ndaj interesave kombetare, sesa kundershtari i tij, qe po sakrifikon pikerisht keto te fundit per te marre pushtetin.
Teza se Berisha, duhet te largohet nga pushteti, sepse ne mendojme qe ai ka kryer korrupsion(e paprovuar realisht), ne menyre qe te zhvillojme dhe ne te krahut tjeter pak korrupsion, eshte aq imorale aq dhe e papranueshme.
Une nga ana ime, mendoj vertete se ne fund te ketij mandati Berisha duhet te largohet, sepse e keqja e perdor si alibi.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
[quoteemPunishte minash me telekomandë në Tiranë, policia arreston dy persona .]TIRANE—Lajmifundit—Policia e Tiranës njoftoi sot për realizimin e operacionit të koduar “Celulari” gjatë të cilit janë nën pranga dy persona dhe u sekuestrua një punishte që shërbente për prodhimin e minave me telekomandë. Policia tha se ka arrestuar Artan Hasanin 38 vjeç dhe Endri Hametajn, 28 vjeç të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me persona të tjerë, dyshohen se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, të cilët përmes përdorimit dhe montimit të mekanizmit të lëndës eksplozive, nëpërmjet aparatit celular, realizonin shpërthimin në distancë me telekomandë.
Sipas policisë vendndodhja e punishte ishte në një apartament në afërsi të rrugës të Elbasanit ndërsa gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja,mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm, 35 copë fishekë të modeleve të ndryshme, dy krëhër pistolete, me kaliber 9 mm, një silenciator që përdoret për armët pistoleta, 20 copë kapsollë elektro-detonatore, 3 kg lëndë eksplozive, 8 copë bateri 1.5 voltëshe, 22 aparate celula së bashku me karta sim, një sasi parash prej 5000 euro, 5 ora dore të llojeve të ndryshme, një kompjuter, 17 disqe cd me pamje filmike të ndryshme, një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, 22 karta sim të kompanive telefonike , 16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik, paisje elektronike në formë radio me antenë, pulte elektronike të komandimit në distancë, paisje elektronike për nderprerje valë telefonike, si dhe thika metalike. Policia thekson se 38-vjeçari Artan Hasani kishte plagosur dy ditë më parë bashkëpunëtorin e tij Endri Ahmetaj për motive ende të paqarta.
http://www.lajmifundit.com/lajmet/faqja ... dy-persona[/quoteem]
Sipas policisë vendndodhja e punishte ishte në një apartament në afërsi të rrugës të Elbasanit ndërsa gjatë kontrollit të policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja,mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm, 35 copë fishekë të modeleve të ndryshme, dy krëhër pistolete, me kaliber 9 mm, një silenciator që përdoret për armët pistoleta, 20 copë kapsollë elektro-detonatore, 3 kg lëndë eksplozive, 8 copë bateri 1.5 voltëshe, 22 aparate celula së bashku me karta sim, një sasi parash prej 5000 euro, 5 ora dore të llojeve të ndryshme, një kompjuter, 17 disqe cd me pamje filmike të ndryshme, një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, 22 karta sim të kompanive telefonike , 16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik, paisje elektronike në formë radio me antenë, pulte elektronike të komandimit në distancë, paisje elektronike për nderprerje valë telefonike, si dhe thika metalike. Policia thekson se 38-vjeçari Artan Hasani kishte plagosur dy ditë më parë bashkëpunëtorin e tij Endri Ahmetaj për motive ende të paqarta.
http://www.lajmifundit.com/lajmet/faqja ... dy-persona[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Rama takim me Ivanov i dhuron celesin e Tiranes
Presidenti maqedonas Georgie Ivanov , ne diten e dyte te vizitites se tij ne Tirane u takua me liderin e opozites, kryebashkiakun Edi Rama. Pas nje bisede qe ka zgjatur me shume se 30 minuta, Rama i ka dorezuar presidentit te Maqedonise, celsin e qytetit, nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne bashkine e Tiranes.
Presidenti maqedonas Georgie Ivanov , ne diten e dyte te vizitites se tij ne Tirane u takua me liderin e opozites, kryebashkiakun Edi Rama. Pas nje bisede qe ka zgjatur me shume se 30 minuta, Rama i ka dorezuar presidentit te Maqedonise, celsin e qytetit, nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne bashkine e Tiranes.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- arianmarku
- Regular Member
- Posts: 67
- Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
- Gender: Male
- Location: Finland
Re: Lajme nga Shqiperia
Gjithë atyre burrave që u ka dhënë qelësat ky Ramua si do u bëjë ballëArbëri wrote:Rama takim me Ivanov i dhuron celesin e Tiranes
Presidenti maqedonas Georgie Ivanov , ne diten e dyte te vizitites se tij ne Tirane u takua me liderin e opozites, kryebashkiakun Edi Rama. Pas nje bisede qe ka zgjatur me shume se 30 minuta, Rama i ka dorezuar presidentit te Maqedonise, celsin e qytetit, nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne bashkine e Tiranes.

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
Anija e tragjedisë së Otrantos do shkatërrohet, familjarët kundër
Anija e tragjedise së Otrantos në vitin '97 rrezikon të shkatërrohet nga pala italiane, nese nuk tërhiqet deri në 31 mars, ndërkohë që ajo nevojitet ende si provë për procesin e hapur gjyqësor, i cili mund të kalojë deri në Strasburg. Familjarët kërkojnë rikthimin e saj në Shqipëri
Anija e tragjedise së Otrantos në vitin '97 rrezikon të shkatërrohet nga pala italiane, nese nuk tërhiqet deri në 31 mars, ndërkohë që ajo nevojitet ende si provë për procesin e hapur gjyqësor, i cili mund të kalojë deri në Strasburg. Familjarët kërkojnë rikthimin e saj në Shqipëri
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Shqiperia
Eshte per te habitur se si antishqiptaret shpallen ne Tirane qytetare nderi , njejte ishte para ca vitesh edhe me serbin Goran Bregovic , njeriu qe organizonte ne Beograd demonstrata kunder shqiptareve te Kosoves ne kohen kur ishin masakarimet , edhe ky tjetri eshte nje nga ata te njejtin ...arianmarku wrote:Gjithë atyre burrave që u ka dhënë qelësat ky Ramua si do u bëjë ballëArbëri wrote:Rama takim me Ivanov i dhuron celesin e Tiranes
Presidenti maqedonas Georgie Ivanov , ne diten e dyte te vizitites se tij ne Tirane u takua me liderin e opozites, kryebashkiakun Edi Rama. Pas nje bisede qe ka zgjatur me shume se 30 minuta, Rama i ka dorezuar presidentit te Maqedonise, celsin e qytetit, nje simbol qe i dhurohet te gjithe njerezve te njohur qe vizitojne bashkine e Tiranes.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php? ... s_start=20
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lajme nga Shqiperia
Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri dhe dy ish-punonjës policie sulmojne minibashkine Nr-6.Tashme po kryhen veprimet hetimore..
nga Ora Alb Lajme më 2011-03-23
Njësia numër 6 bën kallëzim penal kundrejt Krenar Cenollari dhe Besim Kocaqi, ish-punonjës policie ndersa sot mbyllën derën kryesore të Bashkisë me dryn.
E gjithë kjo situatë është krijuar sot ndërsa forca policie kanë rrethuar njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet pas një incidenti që ka ndodhur në këtë minibashki.
Mësohet se deputeti i PS-së Sajmir Tahiri i ka vënë drynin minibashkisë pas refuzimit nga ana e kryetares Luzhiana Abazi që t`i jepte listat zgjedhore.Tahiri tha se punonjes se Bashkise i deklaruan se kryetarja e njesise bashkiake nuk ndodhej ne godine.
Tashme po kryhen te gjitha veprimet e para hetimore