"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Grekët kthejnë çamët në kufi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Grekët kthejnë çamët në kufi

#1

Post by Adriana »

Grekët kthejnë çamët në kufi


Sulltane Bajrami, 71-vjeçare çame e kthyer nga policia greke në kufi vetëm për faktin se në pasaportën e saj shkruhej se kishte lindur në Çamëri. "I bëj apel shtetit që të mbrojë qytetarët e vet dhe të mendojë për ta", thotë 71-vjeçarja, e cila banon në Vlorë, në një nga pallatet e vjetra të zonës, në katin e pestë.



Në orët e vona të mbrëmjes së të dielës është ende e tronditur, ndërkohë që dridhja e duarve ndërsa flet shpreh gjithë shqetësimin e saj.
"Kam djalin në Greqi prej 15 vjetësh, - rrëfen ajo, ndërsa thotë se kishte qenë shumë i sëmurë. - Më njoftoi se po humbiste shikimin, kështu që u nisa për ta takuar. Në momentin që policët grekë morën të gjitha pasaportat, thirrën edhe emrin tim. Më morën në pyetje dhe pastaj më thanë se nuk do të kalojë. Pasi sipas tyre, Çamëria e shkruar në pasaportën time, ishte e Greqisë.



U tregova "Green Card"-in, por as ky dokument nuk bëri punë. Njerëzit aty më thanë se policët ishin shprehur se mund të shkoja në Amerikë e që aty të udhëtoja drejt Çamërisë", vijon Bajrami.



"U ndjeva shumë e fyer. M'u duk vetja shumë e përbuzur. Ishte komplet racizëm mënyra se si u sollën. Këtu janë liberalizuar vizat. Flet ministri për liberalizimin. Liberalizim është të ikim të gjithë si qytetarë të lirë dhe jo të na sillen kështu në kufi.



U ndjeva keq edhe në doganën tonë, ku ndjeva mospërfillje. Policët thjesht u shprehën se s'kishin çfarë të bënin. Thjesht më gjetën një taksi për të cilën pagova 85 mijë lekë. Dhe u ktheva në shtëpi.



I bëj apel shtetit të mbrojë qytetarët e vet dhe të mendojë për ta. S'është normale të përbuzemi në kufi. Unë kisha të gjitha dokumentet e rregullta. Kasha edhe Green Card...



Jam rritur jetime. Por jam çame.
Vajta në polici. Doja të takoja drejtorin. Nuk më morën shumë në pyetje. Do të shkoj prapë nesër të denoncoj rastin.



Reagimi



Lidhur me ngjarjen ka reaguar menjëherë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në të thuhet se PDIU denoncon kthimin në kufi të tre të moshuarve shqiptarë me vendlindje Çamërinë, ndërsa i kërkon ministrit të Jashtëm, Haxhinasto, dhe trupit diplomatik t'i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e shqiptarëve.



"Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptar, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon sot (dje) rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit lindur në vitin 1940.



Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me radhë kryetar i shoqatës "Çamëria" për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer dje paradite në pikëkalimin kufitar të Qafë-Botës. Ata kishin të gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshi edhe një shumë të mjaftueshme të hollash.


Pasi u është konfirmuar se kanë të drejtë të hyjnë në Greqi, oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë, dhe i kanë kthyer.



Sulltane Bajrami është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Bajrami ka leje qëndrimi afatgjatë në SHBA, duke qenë mbajtëse e Green Card, që sipas legjislacionit grek, lejon hyrjen në Greqi. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë lejuar të kalojë kufirin.



Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore në vendin fqinj për të mos lejuar shqiptarët që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe spastrimit etnik të vizitojnë shtetin grek.



Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t'i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë.
PDIU i bën thirrje shtetit grek që të ndryshojë qëndrimin e vet dhe të përqafojë parimet e organizmit në të cilin bën pjesë, Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të patolerueshme për një shtet evropian.



Situata të tilla nuk duhet të përsëriten më. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rikonfirmon qëllimin e saj për një vizitë turistike në Çamëri me të gjithë të moshuarit që kanë lindur në ato troje, sipas të gjitha rregullave në fuqi.



Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas".



Vetëm një muaj më parë, një tjetër çift çam u kthyen në kufi në Kakavijë për shkak se kishin lindur në Çamëri. Rasti u denoncua nga deputetët çamë edhe në parlament, gjithsesi për këto raste nuk pati reagime të mëtejshme.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#2

Post by Adriana »



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#3

Post by Adriana »

Nëse përsëritet rikthimi i çamëve në kufi, nisim protesta masive

http://pdiu.al/artikull.php?id=295

Dy ditët e fundit në kufirin shqiptaro-grek janë kthyer tre shtetas shqiptar, me dokumentacion të rregullt, vetëm dhe vetëm pse kanë lindur në Çamëri. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon sot rastet e kthimit në kufi të Avdul Sulejmanit, lindur në Varfanj të Gumenicës në vitin 1933, Myfit Rakipit lindur në Sklavë të Filatit në vitin 1935 dhe Sulltane Bajramit lindur në vitin 1940.

Myfit Rakipi dhe Avdul Sulejmani, i cili ka qenë për vite me rradhë kryetar i shoqatës Çamëria për Durrësin dhe nënkryetar i përgjithshëm i saj, janë kthyer dje paradite në pikëkalimin kufitar të Qafë Botës. Ata kishin të gjitha dokumentet e kërkuara nga udhëzimi i Bashkimit Evropian, përfshi edhe një shumë të mjaftueshme të hollash. Pasi u është konfirmuar se kanë të drejtë të hyjnë në Greqi, oficerët grekë kanë vërejtur se vendlindja e tyre ishte përkatësisht Sklavë dhe Varfanj, dy fshatra të Çamërisë dhe i kanë kthyer.

Sulltane Bajrami është kthyer në pikëkalimin kufitar të Kakavijës. Bajrami ka leje qëndrimi afatgjatë në SHBA, duke qenë mbajtëse e Green Card, që sipas legjislacionit grek lejon hyrjen në Greqi. Oficerët e kufirit sapo kanë vërejtur vendlindjen e saj Çamëri nuk e kanë lejuar të kalojë kufirin.

Ne shpresojmë që këto incidente të mos jenë një politikë shtetërore në vendin fqinj për të mos lejuar shqiptarët që kanë lindur në Çamëri dhe që janë dëbuar me anë të genocidit dhe spastrimti etnik të vizitojnë shtetin grek.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i bën thirrje Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto dhe trupit diplomatik shqiptar që të reagojnë ndaj këtyre rasteve dhe t’i japin fund heshtjes kur shkelen të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

PDIU i bën thirrje shtetit grek që të ndryshojë qëndrimin e vetë dhe të përqafojë parimet e organizmit në të cilin bën pjesë, Bashkimit Evropian. Veprime të tilla janë të patolerueshme për një shtet evropian.

Situata të tilla nuk duhet të përsëriten më. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet rikonfirmon qëllimin e saj për një vizitë turistike në Çamëri me të gjithë të moshuarit që kanë lindur në ato troje, sipas të gjitha rregullave në fuqi.

Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#4

Post by Adriana »

Konsullata Greke nuk njeh certifikatat e reja ku nuk është kombësia


Gjirokastër- Konsullata e Përgjithshme Greke në qytetin e Gjirokastrës nuk njeh certifikatat e reja të lëshuara nga gjendjet civile për efekt dokumentesh. Gjatë ditëve të fundit qytetarët e ndryshëm që janë paraqitur pranë kësaj konsullate me dokumente, mes të cilave edhe certifikata e re, janë kthyer mbrapsht. Sipas qytetarëve, punonjësit e konsullatës u kanë pohuar se ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ndërrimin e modelit të certifikatave të lëshuara nga gjendet civile.

Ankesat

“Unë i kisha të gjitha dokumentet të legalizuara dhe vulosura si nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, ashtu edhe nga Prefektura e Gjirokastrës, ndërkohë që porsa i paraqita ato në konsullatë m’i kthyen mbrapsht, pasi i kisha shoqëruar me certifikatën e re që e mora përpara disa ditësh në gjendjen civile”, thotë N. Jani, banor nga zona e Gjirokastrës. Aktualisht Konsullata Greke në Gjirokastër vazhdon të përballojë një volum të konsiderueshëm pune përsa i përket përpunimit të dokumenteve të personave të ndryshëm që udhëtojnë në drejtim të Greqisë për arsye biznesi, shkollimi, probleme shëndetësore etj. Me punën e saj ajo mbulon gjithë pjesën jugore të vendit tonë. Për këtë shkak mosnjohja e certifikatave të reja nga ana e kësaj konsullate ka krijuar probleme te qytetarët. “Unë nuk e kuptoj një gjë të tillë, kur konsullata nuk është marrë vesh me shtetin shqiptar për daljen e certifikatave të reja dhe pajisjen me to të qytetarëve”, thotë një tjetër banor i zonës së Gjirokastrës, ndërsa i janë kthyer mbrapsht dokumentet për shkak se ato shoqëroheshin me certifikatën e re të gjendjes civile.

Deklarata

Në një deklaratë për shtyp, të publikuar ditën e enjte, organizata Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) e cilësonte si shkelje të të drejtave të njeriut modelin e ri të certifikatës së lëshuar nga gjendja civile, pasi në të nuk pasqyrohet kombësia. Sipas OMONIA-s, “ ky akt pa asnjë paralajmërim i qeverisë shqiptare për të ndryshuar formatin dhe përmbajtjen e certifikatës së lindjes etj. dhe që të mos referohet më elementi i kombësisë, përveç që krijon probleme të shumta të karakterit teknik dhe burokratik për nënshtetasit me origjinë greke, konfirmon me fakte se cilat janë mentalitetet që zotërojnë në aparatin shtetëror shqiptar edhe përsa i përket çështjes së madhe të regjistrimit të popullsisë”. Sipas organizatës Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, shteti shqiptar tregon se nuk është shkarkuar ende nga mentalitete politike që e pengojnë si në realizimin e kohezionit të brendshëm shoqëror edhe në rrugëtimin e qetë drejt BE-së.”Akte si ky i fundit, sikundër edhe prapësimet e vazhdueshme në çështjen e regjistrimit, bien erë rigjallërim të fenomeneve neotomane që i duan qytetarët e këtij vendi të ndarë në dy kategori. Të tilla fenomene sigurisht nuk mund të konceptohen në një shtet ligjor dhe të europianizuar. “Kërkojmë anulimin e menjëhershëm të procedurës dhe do të ndërmarrim të gjithë hapat dhe mjetet ligjore në mënyrë që ky akt edhe të denoncohet edhe të rregullohet kjo procedurë lëshimi e certifikatave të lindjes etj. Elementi i kombësisë përbën një argument themelor për theksimin e veçorive të një minoriteti dhe për ne përbën një të drejtë të dhënë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#5

Post by Adriana »

Grekët kthejnë gjyqtarin në kufi



Policia greke shënon skandalin e radhës në pikën kufitare të Kakavijës, duke refuzuar hyrjen në shtetin fqinj të një gjyqtari nga Shqipëria, të cilin e ka konsideruar “person të rrezikshëm”.Ngjarja është denoncuar dje nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. “Në cilësinë e zv.kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, jam shumë i shqetësuar për ngjarjet që kanë ndodhur në pikën doganore të Kakavijës”, tha Spahiu. Ai sqaroi se nga informacioni i marrë ka rezultuar se më datë 10 qershor 2011, ora 20:00, Skënder Damini, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, nuk është lejuar të kalojë kufirin nga Shqipëria në Greqi. E gjithë kjo histori, me sa duket, ka të bëjë me qëndrimin e administratës greke ndaj çështjes çame, pasi gjyqtari Skënder Damini ka pasur me vete babanë e tij, të cilit në dokumente, vendi i lindjes i rezulton të jetë një zonë e Çamërisë. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, deklaroi dje se më 10 qershor gjyqtari është penguar të kalojë kufirin me shtetin grek. Ai po udhëtonte me bashkëshorten dhe babanë e tij, shtetasit Lindita dhe Damin Damini, ndërsa policia i ka penguar ata me motivacionin “konsiderohet person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike” etj.

Reagimi


Në cilësinë e zv.kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucion i cili është organi kushtetues kompetent për mbrojtjen dhe përfaqësimin e gjyqtarëve, Kreshnik Spahiu kërkoi dje nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë që të marrë sqarime tek autoritetet kompetente greke në lidhje me veprimet e autoriteteve të pikës kufitare Kakavijë. “Ne kërkojmë nga këto autoritete të sqarojnë pozicionin e shtetit grek në lidhje me përcaktimin që i bëhet një gjyqtari të shtetit shqiptar, i cili udhëton me një pasaportë shërbimi, si dhe bashkëshortes së tij, si persona të ‘rrezikshëm’”, tha Spahiu. Ai sqaroi se gjyqtari Skënder Damini ka kaluar kufirin dhe ka hyrë në shtetin grek duke respektuar rregullat e këtij shteti, pa krijuar asnjëherë incidente që nga viti 1993, duke hyrë dhe dalë rregullisht në këtë vend. Nga shqyrtimi i dokumentacionit dhe rrethanave të ngjarjes, Spahiu tha dje se incidenti ka të bëjë me praninë e babait të gjyqtarit, shtetasit Damin Damini, i cili ka të shënuar në pasaportën biometrike vendlindjen Mazrek, Marglliç, një krahinë në Çamëri. Ky informacion në dokument ka shërbyer që punonjësi i pikës kufitare të vendosë shënimin që ai nuk disponon një dokument të vlefshëm udhëtimi, pavarësisht se ai udhëtonte me një pasaportë të vlefshme biometrike. Punonjësi i pikës kufitare, duke përdorur këtë paragjykim, nuk ka lejuar të hyjë në shtetin grek as gjyqtarin Skënder Danimi dhe as bashkëshorten e tij, të cilët, sipas punonjësit, ishin duke shoqëruar një person “të padëshiruar”. “Në cilësinë e zv.kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vlerësoj se arsyet e paraqitura nga autoritetet kufitare greke janë të paarsyeshme dhe diskriminuese, prandaj kërkoj nga autoritetet shqiptare të ndërhyjnë tek autoritetet më të larta shtetërore greke, që të japin sqarime përfundimtare në lidhje me çështjen”, ka pohuar dje Kreshnik Spahiu.

16 mars 2011


Policia greke ktheu mbrapsht në pikën kufitare të Kakavijës një çift të moshuar, pasi u lexua në pasaportën e tyre vendlindja “Çamëri”. Bebi dhe Marie Bajrami ishin nisur me autobus për të vizituar fëmijët e tyre në Greqi, por policia kufitare i ktheu ata mbrapsht në momentin kur konstatoi në pasaportat përkatëse vendlindjen e tyre, e cila përkonte me një zonë të Çamërisë. Policët grekë e kanë kthyer çiftin mbrapsht me pretekstin se çamët nuk mund të hyjnë në territorin grek.

24 prill 2011


Policia greke kthen mbrapsht tre shtetas shqiptarë me dokumentacion të rregullt, vetëm e vetëm se kanë lindur në Çamëri. Ngjarjet janë denoncuar nga vetë personat, por edhe nga PDIU-ja, e cila i bëri apel shtetit grek t’i ndalojë këto incidente. Kontrollori grek i Kakavijës i ka refuzuar kalimin e kufirit një 71-vjeçareje, ndërsa i ka pohuar me tone të ashpra se “Çamëria është pjesë e Greqisë”. Ndonëse e pajisur me “Green Card” amerikane, Sulltane Bajrami nga Vlora nuk është lejuar të kalojë.

Ndalimi i çamëve në kufi, PDIU informon ambasadat


Shoqata atdhetare “Çamëria”, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, denoncuan shkeljen e të drejtave të njeriut, të ndodhur vetëm pak ditë më parë në pikë-kalimin e Kakavijës ndaj shtetasit shqiptar Iliaz Alimani, lindur më 05.12.1939 në Margëlliç të Gumenicës. Në një deklaratë të dhënë dje në zyrat e PDIU-së thuhet se ky shtetas, pasi kaloi pikë-kalimin shqiptar, nuk u lejua të vazhdonte udhëtimin në Greqi si pasojë e ndalimit nga oficeri grek. “Në Formularin e mospranimit të hyrjes në kufi, në kundërshtim me detyrimin e tij, polici nuk ka shënuar asnjë prej rasteve të përcaktuara në këtë formular, por me shkrim dore ka shënuar në greqisht ‘Toponim i papranueshëm’, duke iu referuar vendlindjes së z. Alimani, që është Margëlliç, Gumenicë”, tha PDIU. Sipas Ardian Tanës, kryetar i Shoqatës atdhetare “Çamëria”, pala greke nuk dha asnjë referencë të ligjit shtetëror grek, ndërsa nuk shënoi në formularin e refuzimit të hyrjes asnjë procedurë për apelim, ndonëse këto referenca janë të detyrueshme sipas Rregullores së Bashkimit Europian. Sipas PDIU-së, e njëjta shkelje ka ndodhur edhe ndaj shtetasit Damin Damini vetëm pak ditë më parë, që është ndaluar të hyjë në Greqi për të njëjtat arsye. Ndërkohë që edhe i biri i tij, gjyqtar, është ndaluar me motivacionin se përbën rrezik për rendin publik. PDIU theksoi se i ka ndjekur nga afër të gjitha këto raste dhe ka informuar ambasadat e të gjitha vendeve anëtare të zonës “Shengen”, komisionerin Fyle dhe Presidentin e Komisionit Europian, Barroso
.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#6

Post by Adriana »

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


ernestkasapi
Member
Member
Posts: 13
Joined: Sat Jun 18, 2011 8:28 pm
Gender: Male

ERNEST KASAPI

#7

Post by ernestkasapi »

une kam pase shef te shtabit te TMK-se KOLONEL me prej ardhje nga Cameria dhe jeton ne DURES dhe ka qen pjestar i UCK-se ne koshare kolonel ADEM DAHRI Ushtarak i ARMATES SHQIPTARE TENKIST por me plot goj flisnim se si dhe sa ma shpejt te bejme diq per Camerin por me thoshte se shpejti do jet edhe ajo. Kur Z.HILLARY KLINTON ju tha grekeve qe duhet me u qel qeshtje e Cameris greket i nervozun pakes por greqi duhet me i trgu forcen tone e me shiku se kush kujna do i bon lidhecat e kepucve prej zorve. e ky klyshi i grekofilave naum disho ai na tha se 2 ushtaret grek e paskan shliru vendin ton dhe gjaku i tyre na sot e gozjim lirin jo o naum disho ndro emrin o pis o klysh i grekeve se me pase qen gjall naum veqil hargji do te kishte vra menjehr o kopil i grekeve mos e flliq emrin e naum veqilhargjit.ndersa lopt e parlamentit asgje shtyhen prap per kutijat e 8 majit.edhe kete mbeturinen edvin bollano ramen duhet me largu nga shqipnija e me mare edhe hashim thaqin me vete se ase buna e ase drini nuk i lan keta hora te kombit. dhe duhet sa ma shum te perkrahim aleancen kuq e zi dhe vet vetvendosjen. dhe me nje ze te bashkuar ti tregojim grekut se ne detin jon na jemi ata qe duhet me fillu me nxjer naften dhe gazin dhe me i tregu grekut se per pasurin e ali pashe tepelenes jemi na ata qe duhet me i mare e jo greqija dhe me i leshu ishujt ton.por me fjal nuk leshohen pa e fitu me gjak me ngren buk e mos me bo troha nuk bohet apo darsem pa mish nuk ka dhe kthim te trojeve pa gjak nuk ka. O VDEKJE APO LIRI.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#8

Post by Adriana »

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka kërkuar reagimin e Parlamentit ndaj kthimit që Greqia po iu bën camëve në pikat e kalimit kufitar. Ai e ka konsideruar këtë veprim të pafalshëm dhe në shkelje me të drejtat që rrjedhin nga demokracia dhe lëvizja e lirë e njerëzve. "Ajo që po konsumohet sot në kufijtë e Greqisë, në kufijtë e Europës së bashkuar është e pafalshme dhe buron prej harresës, prej tërheqjes sonë të vazhdueshme nga kërkimi i së drejtës.


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#9

Post by Mallakastrioti »

Image
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Grekët kthejnë çamët në kufi

#10

Post by Arbëri »

Interesant se si neve durojme gjdo lloj provokimi...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”